• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2019

Lokalet 2019 – të bojkotuara nga opozita zhvillohen të qeta

June 30, 2019 by dgreca

Qytetarët për DW- Zgjedhim më të mirin nga ata që konkurrojnë, vota e drejta jonë. KQZ: Pjesëmarrja 21.9%/

Nga Ani Ruci/DW

Në situatën e pazakontë të bojkotit nga opozita jashtë parlamentare, e drejtuar nga Partia Demokratike (PD), më e madhja në opozitë në Shqipëri, Zgjedhjet Lokale 2019 ( 30.06.) u karakterizuan nga qetësia dhe rregulli. Sipas të dhënave paraprake të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në votime kanë shkuar gjithsej 771863 votues, pra, 21,9% e elektoratit. Në një deklaratë për media, KQZ bëri të ditur, se “procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të Komisionit të Zonave të Administrimit Zgjedhor nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim”.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë për DW se incidentet nuk janë mbizotëruese. Pati disa protesta sporadike në Tiranë nga mbështetës të opozitës para qendrave të votimit në mjediset e disa shkollave të mesme të kryeqytetit. U raportua për thyerje xhamash në një qendër votimi në Skrapar dhe grisje demonstrative të fletës së votimit në një qendër votimi në Kamëz. Disa protestues zgjodhën të talleshin duke dalë nëpër rrugë me muzikë dhe slogane, siç bëhej në votimet moniste të regjimit komunist.

Në këtë atmosferë të qetë, por të ngarkuar me potencial trazirash, Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it ka shmangur përplasjen me protestat e opozitës. Në një njoftim zyrtar; Misioni bën me dije se kryesuesja e tij, Ambasadorja Audrey Glover, anuloi vëzhgimin e saj në qendrën e votimit të ngritur në shkollën Vasil Shanto, në Tiranë. ”Situata ishte e pafavorshme për vëzhgim, për shkak të protestave të opozitës joparlamentarë nga militantë të PD”, – thekson njoftimi.

Qytetarët për DW: Zgjedhim më të mirin ndër ata që konkurrojnë

Në ndërtesën e kopshtit publik të fëmijëve, “Nënë Tereza në Tiranë”, në qendrën e votimit 17152, në Njësinë Bashkiake nr.2, disa qytetarë kishin shkuar qysh në orën 7:00 të mëngjesit për të votuar. Bashkim Toska, banor prej 50 vitesh në këtë njësi, tha për DW se bojkoti i opozitës nuk prek të drejtën e tij për të votuar. 
“Do të votoj për atë që mendoj mes dy kandidatëve që janë në garë për të qenë kryetar Bashkie në Tiranë, për atë që unë mendoj se është më i miri. E kam të drejtën e zgjedhjes, të votës, duhet ta ushtroj. Nuk më prish punë që opozita i ka bojkotuar këto zgjedhje. Kjo është puna e saj, Po të më pyesësh mua, bëri gabim kur dogji mandatet parlamentare. Ato ia kishte dhënë populli për ta përfaqësuar, jo për t’i djegur” tha Bashkim Toska për DW.

Albanien Kommunalwahlen (DW/Ani Ruci)

Madara Vargo, një tjetër votuese në këtë qendër votimi, tha se nuk i intereson se cila parti është në pushtet dhe cila jo.     
“Pres që votimet të mbyllen pa dhunë, pa tensione, që populli të votojë për atë që mendon se e bën punën më mirë. Secili prej nesh ka pëlqimet dhe bindjet e veta politike. Duhet të votojë për bindjen e vet, jo të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe të rrijë indiferent. Shpresoj t’i jepet fund rrëmujës, kaosit, trazirave,  Dhuna nuk është e mirë për askënd. Pse nuk merren vesh politikanët me njëri tjetrin? Për interes të tyre jo për tonat. Nuk jam dakord me ata që i quajnë këto zgjedhje njëpartiake. Çdo njeri ka të drejtën e vet: të votojë ose të mos votojë. Por ama nuk ka fare, fare të drejtë të nxisë dhunën dhe bojkotin,” thotë për DW  Madara Vargo.

Albanien Kommunalwahlen (DW/Ani Ruci)

PD kundërshton shifrat e KQZ lidhur me pjesëmarrjen 

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, bëri me dije që pjesëmarrja në votime, në nivel kombëtar, deri në orën 15.00 të pasditës ka qenë 15,5 % e numrit të zgjedhësve, sipas listës përfundimtare të publikuar nga Ministria e Brendshme, prej 3,5 milion zgjedhësish. PD e kundërshtoi këtë shifër dhe dha shifrën prej 12%. Në një deklaratë për media, Sekretari i PD-së për Çështjet Zgjedhore, Ivo Kaso, fliste për “falsifikim të pjesëmarrjes në votimet njëpartiake, të paligjshme”. Por, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale njohja ose mosnjohja e zgjedhjeve nuk varet nga niveli i pjesëmarrjes. 

Opozita jashtëparlamentare, e kryesuar nga PD, konsideron 13 tetorin 2019, si datë  të ligjshme për zgjedhjet vendore 2019. Këtë e dekretoi tre ditësh Presidenti Ilir Meta, por KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e shpallën dekretin të pavlefshëm. Por edhe pse e njeh këtë datë si të ligjshme, koalicioni opozitar ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Lokalet 2019, pa u larguar më pare kryeministri Rama dhe pa u rrëzuar qeveria e tij. Ky kusht ka qenë motoja e protestave anti-qeveritare që nga shkurti i kaluar dhe deri para një jave. 

Filed Under: Politike Tagged With: Zgjedhjet ne Shqiperi-21 perqind pjesmarrja

Rrugëtimi i shenjtë i gjuhës shqipe në Diasporë

June 30, 2019 by dgreca

Nga Marjana BULKU/

Rrugëtim i shenjtë…kështu e quajti ambasadorja e Republikës së Kosovës në Nju Jork, të gjitha përpjekjet që bëjnë mësuesit dhe shkollat shqipe këtu në Amerikë për të mbajtur gjallë gjuhën dhe për ta trashëguar atë ndër breza. 

Ka qenë një e shtunë aktive jo vetëm për stafin e konsullatës mikpritëse e Seminarit shkencor-arsimor mbi arritjet dhe perspektivat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë, por edhe për shumë prej shkollave shqipe që operojnë në Nju Jork, mësues dhe aktivistë të komunitetit. 

Zonja Drita Gjongecaj, n/drejtore e një prej shkollave publike të Nju Jorkut, iniçuese dhe organizatore e kësaj veprimtarie e dyta në radhe por natyrisht me vlera të shumfishta për stafin mësimdhënës , prindërit dhe të interesuarit e shumtë duke falenderuar pjesmarrësit sqaron se përse ky seminar është një mjet që i bashkon mësimdhënësit qoftë edhe duke prezantuar apo debatuar e dëgjuar njëri -tjetrin me qëllim arritjet dhe cilësitë në funksion të ruajtjes dhe konsolidimit të gjuhes kombëtare si detyrim profesional  intelektual dhe patriotik. Në prag të përmbylljes së vitit akademik një komunikim i tillë do ti jepte rezultate edhe më të mira proçesit të të mesuarit të viteve të ardhshme , siguri familjeve se kanë bërë zgjedhjen e duhur për ndjekjen e ketyre programeve si dhe nxitje e motivim për të tjerët që nuk janë ulur ende mbi abetaret dhe shkrimin shqip.

Shkolla shqipe “Children of the eagle ” , Albanian American dual language and culture ,organizatorët e këtij seminari të dytë shkencor-arsimor por edhe shumë nga të pranishmit e shohin si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e shkollave shqipe në Nju Jork dhe më gjërë me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët : ruajtjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe.

Seminari u përshëndet nga zonja Teuta Sahatçija e cila ka një ndjeshmëri shumë të lartë, vemendje dhe kujdes të veçantë ndaj gjuhës shqipe  rrugëtimin e së cilës , aspak të lehtë kur je larg atdheut ajo e quajti të shenjtë.

Marjana Bulku trajtoi : Rolin e institucioneve, individëve dhe medias nē kultivimin e gjuhës shqipe në Diasporë nga ku mjaft inspirues ishte rasti i katedrës 60 -vjeçare të gjuhës shqipe që Martin Camaj krijoi në Mynih dhe intelektualët jo vetëm me kombësi shqiptare e mbajnë ende gjallë.

Vera Belliu. Një prej rasteve që edhe pse e lindur në Amerikë gjuhën shqie jo vetëm e flet dhe shkruan por ka ndërtuar mjaft produksione televizive  rrefeu përvojën e saj personale në familje e televizion.

Azeta Zhabjaku Kola trajtoi në mënyrë të detajuar dhe shkencore vlerat e mësimdhënies së gjuhës dhe historisë tonë duke referuar dhe sugjerime për rezultate pozitive e pritshmëri më të larta .

Arjeta Ferlushkaj solli një trajtesë mbi ” Proçesin e të lexuarit , sfidat si dhe mundësitë “.

Thëllëza Arifi Krasniqi  dhe Programi i integruar i mësimit shqip në diasporë dhe kurrikulat u ndoq me shumë interes.

Drita Gjongecaj shtjelloi në mënyrë të detajuar dhe mjaft profesionale trajtesën : ” Programi i ndërsjellë dy gjuhësor anglisht -shqip në shkollat publike të Nju Jorkut”.Të pranishmit ndoqën me interes disa nga avantazhet që sjell ky aplikim për femijët që anglishten e kanē gjuhë parësore por edhe për fëmijêt e porsa ardhur tek të cilët shqipja është ende e tillë.

Një prezantim plot larmi, kreativitet dhe mjeshtëri metodike solli Mirjana Lukic Kim e cila trajtoi ” Metoda efektive në diferencimin e mësimdhënies në klasat me fëmijë të moshave dhe niveleve të ndryshme gjuhsore”.

Alban Biba me një dinamizëm dhe mjeshtri profesionale prezantoi ” Projekti i kulturës shqiptare me nxënësit e Qendrës Kulturore në Riverdale , Nju Jersey.

Mësuese Haxhere Veseli Matoshi  prezantoi një material  me temë” Aktivitete dhe materiale didaktike në punën me fëmijët e moshës 4-6 vjeç në shkollën Children of the eagle”

Dhe nuk munguan pyetjet dhe sygjerimet që e bënë interaktiv dhe mjaft të frytshëm këtë seminar komunikues e informues ku asnjë minut nuk ishte kohë e humbur . 

30 qeshor 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Marjana Bulku-Seminari-Shkollat Shqipe

Romani “Bisha prej qelqi” e shkrimtares Eliona Gjergo dhe bota delikate e fëmijëve në prag të adoleshencës

June 30, 2019 by dgreca

Nga Mëhill Velaj*/

Shpesh flitet që shkrimtarët dhe  poetët në jetën e tyre shkruajnë vetëm një libër. Sepse në jetë ka ëndrra dhe dëshira. Mund të kesh dhunti e pasion për sportin, dikush tjetër ka për pikturën, muzikën  dhe gjithcka që përmblidhet brenda botës së bukur të artit e kulturës, mes tyre edhe arti i të shkruarit që është  talent, vullnet, durim, këmbëngulje dhe prirje. Të botosh një libër për fëmijët dhe adoleshentët, për ardhmërinë në ditët e sotme, është shërbimi më domethënës që i bën shoqërisë në progres dhe kombit. Nënkupton të vërtetën sublime,  që nëpërmjet librit, i cdo lloj zhanri; prozë, poezi dhe publicistikë, autorët  shprehin shpirtin mitik, me rrjedhën e vetkzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, alfabetit të gjuhës , – të dyja të dëgjuara apo të padëgjuara.Unë vetë si autor kam pasur një fëmijëri interesante, një familje e madhe e varfër, por dhe fëmijë të shumtë. Kjo si pasojë edhe e vendit ku unë u linda dhe u rita, aty në Gllogjanin e Pejës, buzë Lumëbardhit, degë e Drinit të Bardhë. Flija cdo natë dhe zgjohesha cdo  mëngjes duke dëgjuar gurgullimën e Lumëbardhit, dhe kur hapja frëngjinë e odës sime, para meje cfaqej një pamje magjepsëse me drurët e lartë shekullore në Bjeshkët e Nëmuna të  Rugovës dhe lëndinat e blerta, përreth rrjedhës së Lumëbardhit. Packa se ishim të varfër, kjo lloj fëmijërie mbeti një muzë shpirtërore  tek unë, më inkurajoi ëndrrën për t’u bërë mësonjës, dhe u bëra dhe pasione të tjera të bukura. Ishte po kjo fëmijëri e varfër dhe jeta prej mësonjësi, unike dhe bukur, që më motivoi të hedh vargje për fëmijë, ku në këtë atmosferë interesante dhe dashamirëse, botova librin e parë me poezi për fëmijë, të titulluar “Gërshetat e Aulonës”. Në një vështrim të përgjithshëm,  autorët që shkruajnë edhe letërsi për fëmijë, njohin dhe vlerësojnë mbi bazat e subjektivizmit krijues hapësinor, me të cilat shpirti i fëmijëve merr frymë, c’ka më motivoi gjithashtu të shpreh edhe unë këndvështrimin tim për novelën e autores Eliona Gjergo.

*****

“Bisha prej qelqi” titullohet romani i autores Elion Gjergo, i cili për fatin e mirë të admiruesve, dashamirësve dhe lexuesve të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, suksesi i kësaj novele pati qenë  i menjëhershëm. Ndoshta edhe vetë autorja Gjergo, kurrë nuk e pati besuar se kritika moderne e kohës do e vlerësonte  suksesin kryesor të kësaj novele, e cila endet mes letërsisë artistike dhe publicistikës, dhe është një libër vërtet i merituar,  vecmas për moshën e adoleshencës. Lexova gjithashtu edhe disa përsiatje të disa autorëve –kolegë, ku edhe ata ashtu si unë,  i mëshonin faktit se “Bisha prej qelqi”, -aq me tepër që ky “etiketim” lindi nga mëncuria dhe urtia  fisnike e gjyshes së Veronikës, heroinës kryesore të novelës, e cila gjatë gjithë zhvillimit të  romanit rrëfehet në vetën e parë. Novelë intersante për fëmijë, e cila në sajë të tematikës që ajo trajton, është bërë bisedë letrare në disa shkolla nëntëvjeçare në Shqipëri, Greqi, Itali, dhe në shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.

Teksa e lexon novelën, autorja krijon  atmosferën e një institucioni arësimor, -shkollën,- ajo krijon një sërë personazhe, të rritur, fëmijë, adoleshentë, –mësonjësit, prindërit, gjyshja, rrjeti social, librat, mësimet, etj. Pra, autorja bëhet protagoniste e një fëmije adoleshente që ka ëndrra dhe dëshiron të bëjë gjëra të bukura dhe intersante, me qëllim që jeta e saj dhe e personazheve të tjera të ndjehet, porse ajo dëshiron edhe vëmendjen e familjes, që nga gjyshja, nëna e babai, shkolla dhe mësueset e saj, shokët e shoqet e shkollës, dhe të shoqërisë në të cilën ajo/ata  jetojnë e rriten. Veronika,  shokët e shoqet e shkollës janë në prag të adoleshencës dhe gjithkush prej tyre është me të mirat e të metat e tyre, me bëmat e tyre prej adoleshenti, të fajshëm kundrejt së pafajshëmes, kështu që ata ecin krah për krah njëri -tjetrit. Të gjithë së bashku, duan në një mënyrë a tjetër të realizojnë ëndrrat e tyre, duke u dhënë krahë dëshirave dhe shpresave, për të kapërxyer dhe sfiduar pengesat dhe vështirësitë e adoleshencës dhe jetës. Edhe Veronika edhe Marta e heshtur me dramën e saj sociale në familje, ecin krah për krah njera –tjetrës, por edhe  me mësuesen e vjetër në arësim, Athinanë thatuqe e shtatvogël, e cila gjithmonë mbantë anën dhe i kushtonte më tepër vëmendje  Anjezës a Natalies: “Dëgjoni të zgjuarat e klasës dhe mësoni edhe ju prej tyre”!! 

Autorja Gjergo, me përshkrimin fizik të  mësuese Athinasë, këkon të na japë formën, përmbajtjen dhe funksionin e një mësuese, që edhe kur ajo është në rolin e mësimdhënëses, me c’rast  simbolizon fenomenin grotesk dhe mediokritetin në arësim, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të disa prej tyre. Veronika, heroina e romanit, një vajzë e shkathët, ëndërrimtare, e ciltër dhe kurreshtare e cila po përjeton edhe ajo si moshatarët e saj pragun e adoleshencës, përpiqet me të gjitha mënyrat të mbështesë, përkrahë dhe të gjejë ura komunikimi me të gjithë shokët e shoqet e klasës të cfarëdo niveli dhe shtrese të shoqërisë i përkasin. Veronika me hartimet e saj dëshiron të komunikojë  me mësuese Athinanë, megjithëse ajo  kurrë nuk e vlerësoi me notën që meritonte, me Drejtoreshën e Shkollës që zbuloi personalitetin admirues e dashamirës të Veronikës, por vecmas ajo mbështet Martën e heshtur, e ndihmon atë për ecurinë dhe  e mbron nga “Bully-ing konsiderohej si pjesë e rritjes së të rinjve”-shkruan autorja. Mposhtjen e kulturës së dhunës psikologjike, fizike dhe verbale, teksa Veronikës i tërheqin vëmendjen: “Të bërtiturat dhe fjalët ofenduese të disa vajzave….” , “Ajo vuri re se vajza që po keqtrajtohej ishte Marta e heshtur!” 

Autorja mjeshtërisht ka  rizbuluar fuqinë e karakterit, personalitetit dhe ndjeshmërisë së një adoleshenteje (Veronikës) ndaj ngacmimeve (“bullying at school”), në  paraqitjen e një  incidenti e ndodhie, deri në grindje e keqtrajtimin ekstreme, derisa Veronica  rrezikon me vetëdije të plotë për shpëtimin e Martës nga kthetrat e bully-ing. Por Veronica nuk ndalet këtu, megjithë ngjasimet e forta, ajo bëhet  heroinë duke shpëtuar shoqen e saj të ngushtë Martën, nga një abuzimi aspak i këndshëm që e kanos miken e saj të fëmijërisë. E gjitha kjo motivohet me dashurinë dhe respektin që Veronica ka, për botën e Martës së heshtur dhe  të pafajshme. 

Më e rëndësishme në novelë,  është ndryshimi i botës së adoleshëncës larg dhe afër devotshmërisë dhe mirësisë morale, burimi kryesor i ndikimit me forcën absolute të personalitetit të heroinës adoleshente së novelës (Veronikës). Autorja Gjergo edhe pse ndërmjetëson  përmes një heroine të gjallë dhe të papërmbajtëshme, ajo  rikthen mirësinë morale, miqësinë dhe dashurinë, vlera edukative dhe aspirata shprese këto për ardhmërinë.   

Veronica dhe Marta, me të dyja këto personazhe, autorja Gjergo dëshiron  të lerë gjurmë se kujdesi dhe edukimi i fëmijëve duhet të jetë primar dhe interesi kryesor në jetën e familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Zhvillimi i aftësive fizike, psikologjike dhe intelektuale te fëmijët, edukimi i tyre, janë  garancia  e së ardhmes e një familje e shoqërie të shëndetshme fizikisht, moralisht e mendërisht si qytetarë të devotshëm. Pra shoqëria, mësonjësit, shkrimtarët dhe të gjithë ne së bashku, përfshi këtu edhe mjetet e informimit masiv e mediatik, rrjetin social, vecmas atë “Bisha prej qelqi”,(kompjuterin) duhet të bëjmë  përpjekje e sakrifica, t’i mbrojmë fëmijët dhe adoleshentet nga “Strange Profile” që krijohen enkas për të abuzuar me vajzat e djemtë adoleshentë online, por  të  mbështesim kujdesin, ngrohtësinë, edukimin dhe dashurinë ndaj tyre dhe t’i themi: Stop Bully-ing! Stop Dhunës dhe abuzimit me fëmijët dhe adoleshentët! Romani “Bisha prej qelqi”, është një klasifikim tejet i dobishëm i librit si pjesë e zhanrit  të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, i “leximit familjar dhe atij shkollor”,  njësoj për të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët; një roman tipik i traditës shqiptare në edukimin e brezit të ri. Popullariteti i vazhdueshëm me një audiencë të tillë “familjare dhe shkollore” dhe angazhimi i autores në letërsinë për fëmijë, motivohet me dashurinë që ajo ka  për fëmijët dhe respekti për botën e tyre të pafajshme, respekti për nxënësit e vegjël dhe adoleshentë, c’ka na sugjeron forcën e shkrimtarisë së autores, Elona Gjergo.

*Ligjëratë e mbajtur nga Shkrimtari Mhill Velaj në promovimin e veprës letrare të shkrimtares Eliona Gjergo, organizuar nga Shoqata e Shkrimatrëve Shqiptaro-Amerikanë dhe VATRA në sallën e Vatrës me 29 Qershor 2019

Filed Under: LETERSI Tagged With: Mhill Velaj-Bisha prej Qelqi

WISDOM ON LIFE:

June 30, 2019 by dgreca

Man is a mere victim of his own Karma, which is an inevitable cosmic law. God always saves those who surrender to Him. The word is SAVED. Surrender your

S- SINS, A-ANGER, V-VIOLENCE, E-EGO and D-DELUSION.

We commit many sins, some knowingly, and some unknowingly. God has given us all the strength of Will, and the power to discriminate. Therefore we must always keep righteous company, and live by righteousness. The next biggest enemy of man is Anger. Anger leads to violence. Man loses all discrimination and balance of mind once angry. Man almost becomes a demon!. God says “Love all serve all” One must remain humble and truthful. Violence is an aftermath of Anger, where man commits acts which are against the Cosmic Laws of God. Therefore we must never get violent.  Ego is the principle cause of all problems. Ego promotes arrogance and anger. Ego crushes the compassionate heart of man, and turns him into a beast. Many great men, kings and kingdoms have fallen, because of ego. One must try to be humble at all times. Lastly, delusion. Delusion is the result of greed, lust, temptation and desire. Desire, Anger, Attachments, Greed and Ego and the causes of the downfall of man. 

Know that God resides in your heart. Man forever lives in mind and senses, in materialism and selfishness. That’s why he gives in to the devil, rather than to God within. The good, the bad, happiness, grief are all a part of the world. But we must not get swooned by the temptations of the evils, and must exercise our discrimination and follow a righteous path, which leads to a spiritual life and God.

What the world is suffering today is not because of God has made for man, but because of what man has made for man. Therefore we must unmake, and remake ourselves, so as to become refined human being, which pleases God the most. He loves us all, and is forever waiting to take us in His arms. But we have to cross the barriers of Maya, the worldly delusions and distractions, in order to cross over to His side. He, our loving father loves you too! You are just as dear to Him as me. Do introspection within your heart, as to your true purpose of life. Let this time and situation be an ashram, a spiritual disciplining time, for you to do some deep contemplation and introspection, about your being and purpose of life. And God will give you the answer.  

Let me give you some clues about discrimination and dual mindedness of man. The human mind is infused with both positive and negative energies. The wise and disciplined ones seek the positives, and the weak and unrighteousness ones, seek the negative energy. The question is, how do we pick up and apply the positive energies? Then we come to the next part which deals with discrimination. I have defined both the energies for you to understand. But before you even begin to start, pray to God to give you the strength and will power, to be able to apply these values in your day to day life. God is the source of all life and energy. Pray from the deepest of your heart, and He will hear. He is the light, and He will surely guide you away from the darkness. It is your faith and dedication, which counts. There was one John, the Baptist, and there is one John Robinson. What is the difference between the two Johns? Only one major difference. Consciousness! While John the Baptist was in consciousness of God, you are not. You too, can attain that God consciousness!

DUALITIES OF MIND

NEGATIVE ENERGY POSITIVE ENERGY

D- DESIRES – D- DUTY

D- DESTRUCTION – D- DEVELOPMENT

D- DEGENERATE – D- DISCIPLINE

D- DARKNESS – D- DEDICATION

D- DEPRESSION – D- DISCRIMINATION

D- DISEASE – D- DIGNITY

D- DEATH – D- DEVOTION

D- DEVIL – D- DIVINE

DISCRIMINATION

D – Divine – Divine contemplation

 I – Introspection – Constant self check

S – Spiritual – Righteousness

C – Control – Senses and desires

R – Righteousness          – Live by right values

 I – Intuition – Deep insight

M – Mind         – Control the mind

 I – Instinct – Judge correctly

N – Noble – Live virtuously

A – Awareness – Of Soul, not body

T – Truth – Truth is consciousness

 I – Information – Be well informed of world

O – Observation       – Look out for good and bad

N – Non violence – Don’t give in to anger

Some deep breathing exercises called Pranayama in Yoga helps control your anger and desires. Meditation helps in controlling the mind and senses and develops an equilibrium state of mind. Reading spiritual scriptures and stories help one connect to God. Once you practice these, you will attain a spiritual state of mind. Then you will not suffer from sorrows, miseries. Even in joy and happiness, you will maintain a calm equilibrium state of mind. This is the true mind of a Yogi, who is able to control the mind and senses. Your soul power will increase and you will be able to overcome Maya, and the distractions of mind and senses.

Do not be sad if your children or family did not do what was expected of them, for expectations bring grief. You true father, friend, companion and guide is God. People come and go. Blood relations and human relationships are there as long as they are in the mortal body, and as long as they thrive in mind and senses, with a sense of selfishness. But God is ever loving and selfless. Forever giving and forgiving.  He is the beginning, He is the end. From Him you came, and into Him you shall go. HE is the only one who will NEVER leave your side. He loves you and cares for you, because He is the ONLY true one. He is the truth. Rest all and everything is illusion. So take away the darkness in your life, by replacing it with the light of God. That light is consciousness, love, and bliss.

God bless!

Dr. Rakesh Kumar

Founder and Chairman

ISHWAR CENTER, New York.

Filed Under: Sociale Tagged With: Dr. Rakesh Kumar-WISDOM ON LIFE

E ARDHMJA

June 30, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vetmia është lloj izolimi…dhe mungesë miqsh. Është provuar se emocionet janë biologjikisht afatgjatë, ndërsa mendimet, afatshkurtër. Edhe marrëdhëniet në punë zgjasin për aq kohë sa puna ekziston, sepse lidhjet profesionale motivohen thjesht nga një interes i përbashkët. Kur ky interes përfundon, kështu edhe marrëdhëniet.
Statistika të tjera tregojnë se njerëzit pësojnë humbje në cilësinë dhe sasinë e miqëve. Përparimi teknologjik gjithashtu është fajësuar për rënien e miqëve. Orët e gjata të punës dhe komunikimi në internet i largojnë njerëzit nga komunikimi personal. Kjo vështirëson bërjen dhe mbajtjen e miqësive. Mediat sociale kanë çuar gjithashtu në një rënie të komunikimit të drejtpërdrejtë, duke e bërë më të vështirë vendosjen e lidhjeve emocionale.
Biseda ballë për ballë po i hap rrugën teksteve dhe mesazheve; njerëzit madje preferojnë këto shkëmbime elektronike dhe më pak të folurit në telefon. Rrethet e miqve janë duke u zëvendësuar me të njohur a miq në Facebook, që shkojnë në qindra e mijëra. Madje sugjerohet se njerëzimi mund të hyjë në një periudhë krize përsa i përket kuptimit të konceptit të miqësisë. E ardhme duket e errët, kur stimulet elektronike do të zëvendësojnë gëzimet e kontaktit njerëzor, kur njeriut do t’i duket se mund të jetojë më mirë i vetmuar.
Një efekt tjetër i mënyrës idealiste të jetës është tjetërsimi dhe mungesa e miqve; shkak kryesor i pakënaqësisë. Pavarësisht nga niveli në rritje i të ardhurave, niveli i lumturisë është në rënie, pasi njerëzit nuk janë të interesuar drejtpërdrejt në lumturi, por në arritjen e qëllimeve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi-E ardhmja

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT