• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2019

OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme kundër KZAZ-ve

June 19, 2019 by dgreca

Tirane, 19 Qershor 2019- OSBE-ja tha se i dënon me forcë sulmet e dhunshme kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në disa bashki të Shqipërisë.

Në një deklaratë, prania e OSBE-së në Tiranë tha të mërkurën se të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

OSBE-ja u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit e dhunës.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, në një letër drejtuar zyrës së OSBE-ODIHR-it, thotë se nëse qeveria ngul këmbë për t’i zhvilluar zgjedhjet në 30 qershor, ato do të ishin të pavlefshme, pasi do të binin ndesh me dekretin e nxjerrë prej tij, që e anulon këtë datë zgjedhjesh.

Zoti Meta thotë se ky dekret, që socialistët në fuqi e quajnë të pavlefshëm, ka fuqi ligjore dhe duhet të zbatohet. Ai thotë gjithashtu në letër se përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të mos e përfillur dekretin janë të paligjshme dhe e keqësojnë krizën në Shqipëri.

Filed Under: Politike Tagged With: OSBE-Dhuna- KZAZ

Përsëri të fundit

June 19, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Nga mesi i viteve 400, Roma u pushtua nga barbarë dhe perandoria u shpërbë. Nga ky pështjellim i madh lindën grupet etnike. Ilirët, ish-pjesë e perandorisë romake, ishin të parët që e pësuan; ata u shpërndanë, disa me Lindjen e të tjerë me Perëndimin. Prej tyre lindën albanë, arbanë e shqiptarë. Shqiponja me dy koka që zgjodhën për flamur, simbolikisht, tregon se si etni ata ishin jo të bashkuar.
Edhe anglezët, francezët e gjermanët dolën nga shpërbërja e perandorisë romake si grupe etnike dhe menjëherë do të hidheshin në sulm për të provuar se cili prej tyre ishte më i zoti se tjetri për kontrollin e Kontinentit.
Gjatë shekujve, etnitë u transformuan në kombe dhe deri në vitin 1900, shumica e Evropës Perëndimore përbëhej nga shtete-kombe. Shqiptarët, prej rënies së perandorisë romake deri në shpalljen e pavarësisë më 1912, cilësoheshin grup etnik në kuadër të perandorisë osmane.
Pas humbjes në Luftën e Parë Botërore, perandoria austro-hungareze dhe ajo osmane u shpërbënë, dhe shumë kufij europianë u ripërcaktuan sipas parimit një komb-një shtet. Nga kjo Shqipëria lindi, ndërsa shqiptarët në trojet e veta, jashtë kufijve, mbetën me statusin etni.
Gjatë viteve 1930, socialistët nacionalistë gjermanë (Nazistët) dolën me parimin se të gjithë gjermanfolësit përbënin një komb
dhe duhej të unifikoheshin në një shtet. Fuqitë e tjera europiane në heshtje e pranuan këtë ide dhe nuk u përpoqën ta ndalnin Gjermaninë nga marrja e Austrisë dhe pjesës gjermanfolëse të Çekosllovakisë. Por kjo heshtje morri fund kur gjermanët pushtuan Poloninë që nuk është vend gjermanishtfolës. Si rrjedhim, më 1939, Anglia dhe Franca u përpoqën ta ndalnin Gjermaninë. Parimin një komb – një shtet, Italia e Gjermania naziste e zbatuan edhe me rajonet shqiptare në Ballkan, duke i bashkuar në një shtet i cili dështoi me kapitullimin nazist.
Një shtet, pasi themelohet, duhet të mbajë besnikërinë e qytetarëve të vet. Nacionalizmi zakonisht promovon ndjenjën e vetëdijes kombëtare, që lartëson një komb mbi gjithë të tjerët. Për shumë shtete, mediat masive janë mjetet më efektive të nxitjes së nacionalizmit. Sot vetëm disa shtete lejojnë masmediat të veprojnë të lira, pa ndërhyrje të qeverisë.
Nacionalizmi mund të ketë ndikim negativ. Ndjenja e unitetit brenda një shteti-komb nganjëherë rritet përmes krijimit të imazhe negative të shteteve të tjera. Nacionalizmi është si një forcë centripetale, që tenton unifikimin e njerëzve dhe rritjen e mbështetjes për një shtet. (Fjala centripetal do të thotë “drejtuar drejt qendrës”. Është e kundërta e centrifugales, që do të thotë “përhapje nga qendra”.) Shqipëria komuniste, psh., zhvilloi një propagandë centripetale, duke u përpjekur me programet e Radios për të tërhequr rreth vetes besnikërinë e dëgjuesve shqiptarë dhe të gjithë botës në përgjithësi. Sipas raporteve të ndryshme, shqiptarët mjaftohen sot me një shtyp vetëm pjesërisht të lirë dhe me një garë të papërfunduar, shpesh të lëne përgjysmë për Bashkim Europian. Kroacia aplikoi për anëtarësim në 2007 dhe u bashkua në 2013, duke e çuar anëtarësimin në 28 anëtarë. Turqia sot mbetet një vend kandidat. Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi janë në prag, duke lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën shumë etnike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi- Te Fundit

Dilema në Prishtinë e Beograd për takimin e 1 Korrikut në Paris

June 19, 2019 by dgreca

Nga Bekim SHEHU*/Kosova po bën përgatitjet e duhura për takimin e Parisit që mbahet më 1 korrik, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit dhe ku temë e vetme kësaj radhe do të jetë dialogu Kosovë-Serbi, një përpjekje për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy vendeve. Ndonëse akoma nuk ka një draft të shkruar për një marrëveshje eventuale, edhe në Prishtinë edhe në Beograd janë skeptikë, nëse takimi i Parisit mund të rezultojë me ndonjë marrëveshje, për shkak se palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta.Në takimin e Parisit më 1 korrik, nikoqirë të të cilit janë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, ndërsa nga pala kosovare tashmë e konfirmuar, se do të marrin pjesë Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, si edhe dy bashkudhëheqësit e ekipit negociator për dialogun, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.

Rezultatet në Paris me pikëypetje?

Mediet në Prishtinë dhe Beograd shkruajnë se ka mëdyshje për rezultatet e takimit të Parisit, pasi Kosova nuk po e heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e faktorit ndërkombëtar. Serbia nuk po pranon të rinisë dialogun me Prishtinën pa u hequr taksa. Mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, siguron se askush nuk do ta drejtojë gishtin nga Kosova për ndonjë dështim të mundshëm eventual të takimit të Parisit. 

“Sa i përket Samitit të Parisit, besoj se është një punë shumë palëshe. Por, ju siguroj që askush s’mund ta drejtojë gishtin nga Kosova, pra Kosova është treguar palë serioze në përgatitjet e veta, pikërisht sa i përket Samitit të Parisit”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur dyshime nëse takimi i Parisit do të mbahet. Ai ka përmendur sërish taksën ndaj produkteve të Serbisë të vendosur nga qeveria e Kosovës, si pengesë për vazhdimin e dialogut.

“Në qoftë se do të ketë takim në Paris, do të jemi në situatë të rëndë. Por, nëse nuk do të ketë takim në Paris, do të jetë edhe më e rëndë ose të shprehem me gjuhën e popullit, do të jemi në një baltë shumë më të madhe, ne dhe i gjithë rajoni”, ka thënë Aleksandër Vuçiq, citon mediumi në Serbi N1. Sipas tij, “Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog konstruktiv”, por siç thotë Vuciq, “Serbia nuk do të heqë dorë nga parimet e veta”.

Qëndrimet mbeten të pandryshuara

Njohësit e zhvillimeve në rajon, ndërkaq,  janë shumë skeptikë për një rezultat pozitiv nga takimi i Parisit sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se pozicionet e palëve deri tash nuk kanë ndryshuar, janë të njejta dhe rrjedhimisht në këtë situatë, procesi është në vendnumëro. “Nuk ka ndonjë zhvillim shumë pozitiv paraprakisht. Palët nuk kanë levizur nga qëndrimet e tyre të kundërta dhe nuk ka ndonjë sinjal se gjërat po shkojnë ka ndonjë  përafrim. Një dokument strategjik do të ishte mirë të ofrohet apo është dasht shumë më herët të ju ofrohet palëve nga ndërmjetësusi  dhe pastaj me e dikutue këtë dokument kornizë. Për mendimin tim do të duhej të ishte dokument teknik për kufirin”,  thotë Blerim Burjani.

Deutschland, Westbalkan-Gipfel in Berlin (Getty Images/C. Koall)

Analisti Burjani, thotë se palët, Kosova dhe Serbia nuk duhet të humbin rastin për një marrrëveshje të mundshme, për faktin që ndërmjetësues janë dy shtetet më të fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca. “Bisedime të gjera politike nuk mund të ketë më, por vetëm biseda teknike për njohje reciproke. Nuk pres shumë nga ky Samit, por palët nuk duhet ta humbin rastin që iu ofrohet tash, megjithëse Gjermania dhe Franca deri më tash nuk kanë bërë me dije se ka një draft marrëveshje teknike për zgjidhje, së paku nuk ka një dokument publik”, thotë Blerim Burjani.

Një analist tjetër politik Artan Muhaxhiri, thotë se qëndrimi i palës kosovare për ta mbajtur taksën në fuqi edhe përkundër kërkesës së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për heqjen e saj, mund të vërë në pikëpyetje mbajtjen e takimit të Parisit.

“Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon ta kundërshtojë me këmbëngulësi heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë. Të gjithë aleatët e Kosovës po e përsërisin se pa largimin e taksës, nuk mund të ketë vazhdim të dialogut. Kështu që është e pritshme që edhe mos të mbahet fare Samiti i Parisit, por edhe nëse mbahet, nuk besojë që do të ketë rezultat për sa kohë që nuk ndryshojnë qëndrimet aktuale të palëve, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë.”

Berlin - Angela Merkel trifft auf Ramush Haradinaj (Getty Images/AFP/O. Andersen)

Konsultime me delegacionet

Në fillim të këtij muaji ndërkaq në Kosovë qëndroi një delegacion i këshilltarëve diplomatikë nga Gjermania dhe Franca ku diskutuan me udhëheqësit politik kosovar për përgatitjet për takimin e Parisit që mbahet me një korrik. Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura pa praninë e medieve, ndërsa, burime brenda qeverisë thanë, se delegacioni gjermano-francez ka ardhur në Prishtinë me mesazhe të qarta, përmbajtja e të cilave megjithatë nuk u publikua. Diplomatët gjermano-francez sipas burime brenda qeverisë së Kosovës kanë thënë se “takimi i Berlinit dhe takimi i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi’.Kosova dhe Serbia ka disa muaj që e kanë ndërprerë dialogun  pas vendosjes së tarifës 100% nga qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë. Kjo masë sipas udhëheqësve politik kosovar është vendosur për shkak të “agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”, siç thuhet në Kosovë. E Serbia nga ana e saj, nuk pranon që të rikthehet në dialog pa e hequr Prishtina taksën ndaj prodhimeve të Serbisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj Kosovës pas takimit të Parisit, nëse Prishtina nuk e heq taksën ndaj produkteve të Serbisë.(Kortezi-DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: Dyshime- Takimi i arisit-1 Korrik

PAS SHKODRES, KAMZA, MATI, KLOSI, TROPOJA-ZJARR MATERIALEVE ZGJEDHORE

June 19, 2019 by dgreca

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim – dy parti opozitare në Shqipëri – i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës.

E gjithë baza materiale e sjellur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit u dogj, raporton Zëri i Amerikës.

Në mesin e protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija, i cili tha se “ky është vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje”.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se po vazhdon punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe paralajmëroi se çdo cenim i këtij procesi përbën vepër penale të ndëshkueshme.Këtij incidenti i parapriu ai në Bashkinë e Tropojës, kur një grup mbështetësish të opozitës bashkë me zyrtarë vendorë dhe deputetetin e zonës u futën me forcë në mjediset ku është vendosur Komisioni Zonal i Admistrimit të Zgjedhjeve Vendore të 30 qershorit në Bashkinë e Tropojës.Zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin paraparë të mbahet më 30 qershor. Mirëpo, presidenti Ilir Meta shfuqizoi dekretin e datës së zgjedhjeve, duke thënë se kështu po shmangë një përshkallëzim të situatës. Kryeministri Edi Rama ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në datën e paraparë më 30 qershor.

Përshkallëzohet situata në Burrel dhe Kamëz të Shqipërisë

Shqipëria, që nga janari i vitit 2018 është përfshirë nga protestat e opozitës që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në qytetet ku partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kontrollojnë bashkitë, është raportuar për tensionim të situatës, pasi mbështetësit opozitarë janë grumbulluar pranë mjedisve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke kërkuar ndërprerjen e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, transmeton Zëri i Amërikës.

Situata është thënë të jetë përshkallëzuar në Kamëz dhe në Burrel, pasi protestuesit kanë tentuar hyjnë në mjediset e këtij Komisioni.

Është raportuar se policia ka përdorur edhe gaz lotjsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët më vonë kanë depërtuar brenda Pallatit të Sportit, dhe u kanë vënë flakën materialeve zgjedhore.

Tashmë ka disa ditë që mbështetësit opozitarë janë duke kërkuar që të lirohen hapësirat e vëna në dispozicion për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ata vlerësojnë se duhet respektuar dekreti i presidentit shqiptar, Ilir Meta për anulimin e këtyre zgjedhjeve dhe të mos ketë asnjë proces zgjedhor.

Por zyrtarë të KQZ-së në anën tjetër e kanë konsideruar të pavlefshëm vendimin e presidentit Meta dhe kanë vazhduar përgatitjet për zgjedhje.

Përshkallëzim i ngjashëm i situatës është raportuar edhe në Tropojë dhe Shkodër, ku policia ka arrestuar 13 persona.

Filed Under: Featured Tagged With: Opozita ne Shqiperi-Djegia e materialeve zgjedhore

AMERIKA, FATI I KOSOVËS

June 19, 2019 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj: Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me SHBA-në /

PRISHTINË, 19 Qershor 2019-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, të cilët po qëndrojnë në vend për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet- Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë”, organizuar nga Fondacioni për Lidership, mbështetur nga Ministria e Arsimit, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane.


Kryeministri Haradinaj falënderoi profesorët e këtyre universiteteve të njohura për organizimin e kësaj konference, që ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të shkathtësive.


“Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me ShBA-në. Mbështetja në shkollimin e të rinjve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim”, tha kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj shprehu vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjate të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësor dhe praktikat më të avancuara të lidershipit.


Nga ana e tyre, delegacioni i drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: amerika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT