• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2019

KOSOVA REFUZON TAKIMIN RAJONAL ME SERBINË E BOSNJËN

December 18, 2019 by dgreca

Kosova refuzon pjesëmarrjen në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Thaçi: Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal/

PRISHTINË, 18 Dhjetor 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot në ‘facebook”:

Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet. Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova Refuzon-Minishengen-Shqiperi-Serbi-Bosnje

Kemi akoma në oborr strategjinë e luftës karshi armikut të klasës

December 18, 2019 by dgreca

– Dimrin e kaluar po këto kohë studentët dolën në protesta dhe shoqëria civile kënaqej nga kafenetë. Opozita heshte…, nga ana tjetër një tërësi intelektualësh postonin në internet foto tavoline me drekë bërxollash e birra, pa e kuptuar asnjëherë se e vetmja qenie që i gëzohet ushqimit është kafsha. Edhe sot opozita heshti megjithëse në mënyrë demagogjike nënshkroi një pakt se do e rizhvlerësonte të ashtuquajturin ligjin e shpifjes.

Nga Ilir Levonja*

Askush nuk ka shpifur më shumë gjatë këtyre viteve në faqet e portaleve se sa Edi Rama sot nga foltorja e kuvendit të Shqipërisë. Sado sado të ”llapin” nëpër internet zëra a emra të ndryshëm nuk e kanë barazpeshën e fjalës së një burri shteti. Arsyeja është e thjeshtë, nuk e kanë vëmendjen që ka goja e një kryeministri. Mund të shihen aty për aty dhe dikush mund të qeshi a t’ia transmetojë dikujt tjetër dhe aq, aty mbetet. Por është tjetër efekti i drejtpërdrejtë nga goja e qeveritarit të parë, për më tepër në një kohë piku transmetimesh dhe me një gjendje të nderë sociale për shkak të një kundërvënie a protestë nga grupi interesit. Dhe akoma më shumë në një gjëndje sociale pas tërmeti ku Shqipëria humbi 51 qytetarë. Fakti që ai kaloj në emra konkretë ka domethënien e një lufte personale dhe ne e kemi akoma në oborr strategjinë e luftës karshi armikut të klasës. Nuk ka ligj në botë që i vlen vendit a të nesërmes së tij duke u konkretizuar në luftë personale emërore etj. Dhe në të gjithë këtë hori gjoja portalesh janë pikërisht inatet dhe mëritë personale. Duke e ditur këtë, Edi Rama ka të drejtën e plotë të vrasi e të presi, pasi teknikisht ka devijuar nga problemet jetike të shoqërisë, informaliteti. Sot ky kungull përpara se të cilësoj me pullë a pa pullë të kuqe iks apo ypsilon person, flet për tragjedinë e Thumanës duke e cilësuar se do ta ribëj ashtu sikur nuk ka qënë, ashtu sikur shqiptarët nuk e kanë patur kurrë më parë. Eshtë karakteristikë e kungullit që ta gjej vetë rrugën e rrokullisjes për një fakt të thjeshtë, ka gjashtë vjet në pushtet dhe nga tërmeti i parë deri tek ky i dyti, dikasteri përkatës nën hyqmin e tij ka fjetur. Kjo është një vepër e pastër penale, por nën hyqmin e tij tespiexhiu që ka rënë në dashuri me kuranin, skandali dhe veprat normale janë frymë organike. Megjithatë ai ka arritur qëllimit bash kulmet e skandaleve i përthyen me një pordhë dhe e zhvendos vëmendjen qytetare nga njëri zjarr në tjetrin. Ai sot ka hallin se si e quan ta zëmë iks njeri i fjalës atë, pallosh apo pallavesh, edhe pse vet është kampion i poronomeve, se sa hallin e jetimëve të Thumanës, Madje po luan tespihesh me jetën e tyre, ashtu siç ka gjashtë vjetë që luan po tespihesh me jetën e katër të vrarëve në bulevard më 21 janar 2011. Megjithatë ngjarjet që pasojnë njëra-tjetrën dhe ai vret e pret, bërtet, kërcënon dhe e lartëson unin e tij. Ajo që trishton sot, është mungesa e solidarizimit social me grupimin mos na i prek fjalën. Vimë nga një kulturë ku fjalën gjoja e donim baraz me lirinë tonë pasi më të shumtën e kohës e kemi pëshpëritur se sa thënë atë. Por nuk qenka kështu, vendi jonë është tabloja e përkryer e një falciteti social. Dimrin e kaluar po këto kohë studentët dolën në protesta dhe shoqëria civile kënaqej nga kafenetë. Opozita heshte…, nga ana tjetër një tërësi intelektualësh postonin në internet foto tavoline me drekë bërxollash e birra, pa e kuptuar asnjëherë se e vetmja qenie që i gëzohet ushqimit është kafsha. Edhe sot opozita heshti megjithëse në mënyrë demagogjike nënshkroi një pakt se do e rizhvlerësonte të ashtuquajturin ligjin e shpifjes. Ndërkohë që duhej të vuloste mosmiratimin e tij sot, aty në shesh tek grupimi mos ma prek fjalën. Duhej t’i mbyllte gojën plot shpifje shpifësit më të madh të kohëve të reja, gogolit të shqiptarëve. Nuk e bëri dhe kjo e shton akoma më shumë fallcitetin social a mbi përgjegjësinë qytetare tonën. Të përçarë e ndarë në disa grupe interesi parti dhe militantë. Një shoqëri që po ta konkretizosh sot me një fakt historik si dita e emigrantit, ka afro 40% të sajën në emigrim. Në një vendimmarrje të sajën Organizata e Kombeve në vitin 1990, vendosi që 18 dhjetori të përkujtohet si dita e emigrantëve. Shqipëria ka një çartisje të madhe në këtë aspekt ajo çfarë e ka bërë qytetarin e saj të braktisi vendin është një tërësi minusesh, këto nga dështimi i politikës. Ka qënë ekonomia, liria e fjalës, lufta e klasave, kërcënimi i jetës etj. Po ta shohësh sot ka një popullatë të moshuarish që rrinë në dritare, mbushin sheshet e Ramës, edhe pse janë krejt të vetmuar. Nuk mbushin dot sheshet e grupimit mos na i prek fjalën, grupimit të studentëve etj.Por edhe prindër që presin me sytë nga fëmijët në kurbet. Ekonomia e tyre janë fëmijët që ropaten në kapitalizëm, kurse morali sëmundja e propagandës e qeverisë së Ramës. Këto janë subjekte të gjalla që do ia kishin bërë në kokë Edi Ramës, por kujt t’ia thuash. Na e solli duarsh dita e emigrantit. Janë subjekte sociale të gjalla, që frymojnë e bëjnë sehir me moral të kuq. Janë prindër që na kanë mësuar postulate të tilla që, për inat të sime vjehrre do shkoj me mullixhiun e fshatit etj… A ka të drejtë Rama të talli menderen me ne, ka sa nuk e luan topi.

* Titulli i redaksise se Diellit, titulli origjinal: Edo bjeri më të lumtë dora!

Filed Under: Politike Tagged With: te lumte dora

NJË QENDËR SHQIPTARE ME EMRIN E BUKUR”VATRA”NË BRUKSEL

December 17, 2019 by dgreca

Nga Bajame Hoxha-Çeliku/ Bruksel/

       Në Bruksel, më datën 14 dhjetor 2019, nën drejtimin e deputetit Amet Gjana, u inaugurua qendra kulturore dhe ekonomike “Vatra”, dhe njëkohësisht, u festua dhe festa e shtyrë e 28 Nëntorit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor. Në këtë urim, morën pjesë autoritetet më të larta rajonale, si Ministri-President i Rajonit të Brukselit z. Rudi Vervoort dhe Ministrja rajonale e kohezionit social znj. Nawal Ben Hamou, dhe znj. Catherine Moureaux, Kryetarja e komunës Molenbeek! Ishin të pranishëm dhe anëtari i kryesisë z. Abderrachid Azdad dhe shoqatat e ndryshme, në veçanti “Iliria Tongeren”! Nga Kosova nderuan këtë event, profesor Nusret Pllana, autor librash e kronikash mbi temën e kujtesës së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe një përfaqësues i ambasadës së Kosovës!

Nga bota e biznesit, një kontribut të veçantë për ngritjen e qendrës “Vatra”, dha z. Nurijet Ebibi të “Brico Alma”, i cili mori të gjitha falënderimet! Prindërit e nxënësve të shkollës shqipe dhe pjesëtarët e komunitetit shqiptar morën pjesë në mënyrë masive në këtë përurim të jashtëzakonshëm, ku nuk munguan këngët e vallet patriotike nën himnin e flamurit kombëtar nga nxënësit e shkollës shqipe, që drejton z. Gjana!

Nxënësit e shkollës shqipe dhe pjesëtarët e grupit “Vatra” mahnitën publikun me performancat e tyre, me veshjet kombëtare të përgatitura nën drejtimin e znj. Vaile Shkodra – Azizi! Ajo që më bëri përshtypje e që më ra më tepër në sy, qe prezantimi ndryshe nga herët e tjera, më e madhërishme festë, dhe që u paraqitë si një surprizë mjaft e bukur dhe shumë domethënëse, ku syri i mprehtë i një artisti nuk do t’i shpëtonte dot pa u ndalur e pa e studiuar atë çfarë ka dashur të japë e të thotë autorja e një pikture aq madhështore. Aty në mes flamujve kuq e zi që valëviteshin, u prezantua flamuri ynë edhe në një formë tjetër, që vinte si një përqafim i ngrohtë, afronte paqe, dashuri, me shqiponjën dy krenare, po për çudi, në mes mbante një zemër të madhe të rrethuar nga një garniturë e verdhë, dhe përsëri në mes të kësaj zemre të sheh syri dy duar që formojnë krahët e shqiponjës të pikturuara, dhe në njërën dorë është pikturuar harta e Kosovës, e në tjetrën e Shqipërisë. Në atë zemër, në atë flamur shqiptar, në ato ngjyra aq bukur të kombinuara, jo pa një qëllim ishte shtuar rreth zemrës kordoni i verdhë, brenda atyre tre ngjyrave shpalosej edhe flamuri Belg. Kjo ide ishte e një shqiptareje e cila e pikturoi me dashuri për të tre shtetet, dhe kjo zonjë ishte bashkëshortja e deputetit shqiptar në belgjikë znj.Sylbie Gjana. Në përfundim të aktivitetit, u pre shiriti inaugurues nga deputeti i mirënjohur dhe kontribuuesi kryesor z.Amet Gjana! Qendrës kulturore dhe ekonomike “Vatra” i urojmë mbarësi dhe aktivitete të shpeshta në favor të komunitetit shqiptar në Belgjikë!

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Bajame Hoxha Celiku- Qendra Vatra-Bruksel

Java e Filmit të Kosovës në Bujanoc

December 17, 2019 by dgreca

-Bashkëpunim i Qendrës Kinematografike të Kosovës me Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës dhe Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc/

BUJANOC, 17 Dhjetor 2019-Gazeta DIELLI/ Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës dhe Shtëpinë e Kulturës organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc, nga data 20 deri më 24 dhjetor, për vitin e dytë me radhë.

. Gjatë javës do të shfaqen katër filma të metrazhit të gjatë dhe dy të metrazhit të shkurtër të realizuar në vitet e fundit në Kosovë.
Java e filmit do të hapet me filmin e propozuar nga Kosova për çmimet OSCARS, “Zana” nga Antoneta Kastrati, dhe do të vazhdoj me filmin “Echo” nga Dren Zherka, “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar” nga Kushtrim Bekteshi, “Babai” nga Visar Morina, “Në mes” nga Samir Karahoda, dhe “Shok” nga Jamie Donoughue.
Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 18:00 nën përkujdesjen e koordinatorit të projektit Nagip Tashi.

Bujanoci është qytet në rajonin e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, në jug të Serbisë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Java e Filmit - të Kosovës- në Bujanoc

Do mallkoni veten një ditë siç e mallkuat për Enverin…

December 17, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Në Shqipëri po diskutohet një ligj për portalet, por që qeveria e ka cilësuar si ligji kundër shpifjes. Nuk do ndalem shumë në faktin konkret pra mbi shpifjen, pasi që në krye nuk ia vlen, se ligji për shtypin ekziston. Aty gjeni dhe problemin e precedentit në fjalë dhe hapat që ndërmerren nga organet kompetente etj. Për më tepër problemi në Shqipëri nuk është ligji, nuk janë ligjet, por edukata profesionale mbi zbatimin e tij. Sepse ligjet me të mirat dhe të këqijat e tyre brenda, kanë ekzistuar, por në masën 99% janë zbatuar sipas taksës së qerasjes a rryshfetit etj., pa diskutim edhe mikut. Megjithëse edhe ky e kishte një haraç të majmë, biles karatët e mikut i caktonte ky haraçi. I vetmi ligj që nuk hante rryshfet a mikun ishte ai për agjitacion e propogandë dhe koha tregoi se ne mbartnim zellin e kafshës për ta zbatuar pikë për pikë. Pra problemi qëndron tek zbatimi ose ajo që ca zagarë afër kryeministrit kënaqen dhe nxitojnë të ta shpjegojnë me argumentin se e shikon, prandaj duhet reforma në drejtësi. Dhe sjellin si dëme kolosale atë çfarë kanë bërë paardhësit e tyre, iksi apo ypsiloni, ndërkohë që gdhihen vetë kryemilionerë, zhvasin e rrjepin të gjallë edhe më të vobektin, prapë hujdët janë ata që ishin dikur në pushtet. Mund të rrinë vetë edhe një shekull në qeverisje, prapë fajtori është ai që iku. Ca zagarë që vrapojnë e thonë që Edi Rama është viktimë e publiçistikës së tij, ose nëse një kryeministër sulmon shtypin është normale kjo ndodh edhe në Amerikë etj. Pikë e zezë, as e kanë idenë e Amerikës, mentalitetit të një europiani të lindjes nuk i mjafton qoftë edhe një jetë për të kapërdirë demokracinë e dheut të lirisë.

Nga ana tjetër vetëm tek ne ndodh që i teket qeverisë ose më saktë kryeministrit të marri inisiativën për të bërë një ligj për shpifjen a shtypin pa i lënë platformën bazë njerëzve të medias. Ndryshon puna në një ligj për taksimin a doganat, por në raport me komunikimin është tjetër gjë. Megjithatë gjithë ky debat nxorri në pah një fakt që të gjithë nuk e besojnë por është reali, tmerri që kanë shtetarët shqiptarë, kastat, esnafllëku otoman që drejton këto 30 vjetë vendin tonë nga liria e fjalës. Kur një kryeministër del e thotë publikisht se iks portal i bëri njerëzit të mos shkojnë në spital sepse aty u tha që godina është në rrezik shembje nga shkaku i tërmetit etj., me një fjalë ngjalli panik, është e kollajshme ta vërtetosh se sa i ndjekur është ky iks portal a ky shpifës, ky që panikos njerëzit. Për më tepër kur dihet që ujqërit e shikimit janë dominant në sytë e shqiptarëve, ujqërit si kryeministri a ai kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe shtatë emrat e studiove shto edhe personazhet e telenovelave turke që thuajse 85% e shqiptarëve i dinë përmendësh. Si mund të shkaktojë panik një portal me 5 mijë ndjekës kur 24 orë shqiptarët janë të pushtuar nga ERTV-ja. Ajo çka rezulton nga ky debat është pikërisht jo cënimi, pasi elefantët nuk ndigjojnë nga mushkonjat, por është urrejtja me nuanca bezdije, është pronësia e shpërndarë e të të drejtës s fjalës. Dhe kjo një shpjegim fakti që ne vimë nga një kulturë diktature ku gjithçka jo vetëm kontrollohej por edhe posedohej. Pra të shpreheshe ishte privilegj dhe pronë private e një grushti njerëzish, është fobia nga liria, mjaft t’i dëgjosh kur thonë për portalet a deri muret personale të fejsbukut se po ngrihet një realitet paralel i të të shprehurit. Në ditët e sotme tema qëndrore duhej të ishte se si po instalohet me mjetet e demokracisë një neo diktaturë që do i kushtojë Shqipërisë po aq sa diktatura e kaluar, por fatkeqësisht nuk ndodh. Eshtë një vëmendje e zhvendosur suksesshëm nga thelbi që autorët e informalitetit, të propagandës, a regresit tonë të mbijetojnë. Dhe po ja dalin. Shikoni banalitetin e batakçiut, kundërvihet me ironi, mos ma prekni fjalën. E ka me germa të mëdha në murin e tij. Sikur vetëm ai të ketë aftësi dhe dhunti për të folur, sikur vetëm ai di të flasë, të tjerët bezdisin botën. Edhe Enveri thoshte që kushdo ka të drejtën të thotë me germa të mëdha dhe pa frikë atë çfarë mendon. E thoshte dhe e shkruante me gërma të mëdha, parullë sa një pallat pesëkatësh, por nga ana tjetër ta lëronte shtatë breza ku t’i kishe vetëm pse të kapte mërzia në radhën e qumështit. Kësisoj edhe ky, një demagog i dalë hundësh. Ngrihuni e hiqeni qafe se do ta keni në qafë një jetë dhe se një ditë do mallkoni veten siç e mallkuat për Enverin.

Filed Under: Analiza Tagged With: mallkim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 36
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT