• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2019

Don’t wrestle with pigs…. You both get filthy and the pig likes it…..

December 27, 2019 by dgreca

FROM THE LIBRARY OF QUOTES/

A popular metaphorical adage warns individuals not to engage with disreputable critics. Here are two versions:

Don’t wrestle with pigs. You both get filthy and the pig likes it.

Never wrestle with a pig. You just get dirty and the pig enjoys it.

This saying has been credited to a triumvirate of quotation superstars: Mark Twain, Abraham Lincoln, and George Bernard Shaw. Quote Investigator has located no substantive evidence that Twain, Lincoln, or Shaw crafted this saying. Each was given credit only many years after death.

The adage evolved in a multi-step multi-decade process. Here is a summary of it: 

An interesting precursor was in circulation by 1776 in a separate article about a variant of the saying: “Don’t wrestle with a chimney sweep or you will get covered with grime.” In 1872 a partial match using “hog” instead of “pig” appeared within a letter by J. Frank Condon published in an Ebensburg, Pennsylvania newspaper. Condon was responding to a previous verbal fusillade. “It has been remarked by a wise man that he who wrestles with a hog must expect to be spattered with filth, whether he is vanquished or not. This maxim I have long known and appreciated, nevertheless, there are occasions when it must be disregarded. A man may be attacked in such a way that he is compelled to flagellate his hogship, even at the risk of being contaminated by the unclean beast.”  

The label “maxim” and the phrase “long known” signaled that the saying was not constructed for the letter; instead, it was already in circulation. This simpler adage differed from the modern version because it did not mention the contentment of the swine.

The earliest strong match for the modern saying located by Quote Investigator appeared in the January 3, 1948 issue of “The Saturday Evening Post” within a profile of Cyrus Stuart Ching who was the head of the U.S. Federal Mediation and Conciliation Service. “A man in the audience began heckling him with a long series of nasty and irrelevant questions. For a while Ching answered patiently. Finally he held up his big paw and waggled it gently. “My friend,” he said,” I’m not going to answer any more of your questions. I hope you won’t take this personally, but I am reminded of something my old uncle told me, long ago, back on the farm,. He said. “What’s the sense of wrestling with a pig? You both get all over muddy…and the pig likes it.”

Ching did not claim coinage; instead, he credited an unnamed uncle who may have been relaying a preexisting item of folk wisdom. Oddly, another later citation shows Ching crediting his grandfather. Whatever the source, Ching did help to popularize the expression.

Additional selected citations in chronological order.

In 1882 the “Worcester Daily Spy” of Worcester, Massachusetts printed a partial match within an article about a sale of railroad stock. In 1884 a temperance advocate Will J. McConnell was quoted in “The Warren Mail” of Warren, Pennsylvania. “You know, if you wrestle with a hog you will become dirty, no matter whether you or the hog should gain the fall.”  In 1896 “The Wichita Daily Eagle” of Wichita, Kansas reported on a financial disagreement during which John Hoenscheidt employed the partial saying. “He was at a hotel in Atchison and although we did not owe him a cent I gave him this money to get rid of him and took his receipt in full, not because I considered that we owed him a cent, but I realized that to quarrel with him would be like wrestling with a hog. The association would be smeared whether it would throw the colonel or whether the colonel would throw it.” 

In 1946 Richard P. Calhoon, who was a corporate personnel director published an advice book: “Moving Ahead on Your Job” which included a version of the adage using the verb “wallow” instead of “wrestle”: “Sometimes a man likes to get into an argument first to show that he is as smart as you are. And when you begin refuting one another’s reasons, fussing back and forth, you generally do what a nationally known industrial relations authority warns you against: you wallow in the mud with the pig. He says,” Never wallow in the mud with a pig, because the pig likes it.” That is exactly what he wants, because you are on his home ground. He can think of arguments as well as you can, so where do you come out?”

In May 1947 the short version of the saying from the 1800s was still circulating. The syndicated columnist Westbrook Pegler attributed an instance to a union representative, Dave Beck of Seattle. 

In January 1948 “The Saturday Evening Post” published the first strong match from Ching as noted previously. In April 1948, a newspaper in Akron, Ohio printed a remark from N. H. Eagle who was the organizational director of the United Rubber Workers. “I shouldn’t bother to reply to their malicious lies. I learned that you can’t wrestle with a pig without getting dirty and the pig likes it.” 

In November 1949 the Chicago Daily News Service distributed a story about Ching that included the adage which was attributed to Ching’s grandfather.  A year later, October 1950 “Time” magazine printed the instance from Ching, and three years later in 1953 “The Speaker’s Treasury of Stories for All Occasions” by Herbert V. Prochnow credited Ching. In 1982 a sports writer ascribed the homespun wisdom to a race car driver, Cale Yarborough’s advice for living: “Don’t ever wrestle with a pig. You’ll both get dirty but the pig will enjoy it.”  In 1994 a Usenet discussion system message attributed the saying to the famous playwright George Bernard Shaw who had died decades earlier in 1950. In 1996 a Usenet message uncertainly attributed the saying to U.S.resident Abraham Lincoln who had died in 1865. “Never mud-wrestle with a pig. You’ll both get dirty, but the pig will enjoy it!” In 2001 a Usenet discussion system message attributed the saying to the renowned humorist Mark Twain who died in 1910: “Guys, give it up. As Twain said, Never wrestle with a pig – it gets mud all over you and the pig likes it.” 

The anonymous adage has evolved over a period of decades. Cyrus Stuart Ching was an important popularizer. The ascriptions to George Bernard Shaw, Mark Twain, and Abraham Lincoln are unsupported. https://quoteinvestigator.com/2017/07/08/pig/  

Filed Under: Sociale Tagged With: From The Library of Quote

MEMORANDUM KUNDER MINI SHENGENIT RAMA-VUCIC

December 27, 2019 by dgreca

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve, Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë në Nju-Jork, më 27 dhjetor 2019, miratoi këtë MEMORANDUM PËR ANULIMIN E MARRËVESHJES TREPALËSHE-SERBI-SHQIPËRI-MAQEDONI VERIORE VERSUS KOSOVËS  SË PAVARUR DHE SOVRANE….

Edhe ne sikur gjithë klasa intelektuale dhe populli liridashës e patriot shqiptar i Kosovës dhe anembanë Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, e denoncojmë ashpër dhe e hedhim poshtë prerazi “Minishengenin” e turpshëm të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, të përfunduar me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kundër interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Prandaj, për të mbyllur  me kapak të hekurt këtë tradhti ndaj Republikës së Kosovës, të bërë me qëllim dhe për interesa egocentrike vetjake dhe të interesave koloniale të Serbisë nga kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, njëzërit kërkojmë që:

1) Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ta hedhin poshtë-anulojnë ligjërisht dhe sipas Kushtutës në fuqi (Premabula dhe Neni 8, Pika 1) Marrëveshjen e “minishengenit ballkanik” të kryeministrit Edi Rama, të lidhur me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore në Novi-Sad (Deklarata e datës 10 tetor 2019); në Ohrid (Deklarata e dates 10 nëntor 2019) dhe në Tiranë (Traktati final, 20-21 2019), të nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i M.Veriore, Zoran Zaev dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sepse kjo Marrëveshje e turpshme ka grindur Prishtinën zyrtare (Qeverinë, Presidencën dhe liderët e tjerë politikë të lartë) dhe Tiranën, ku u mbajtën edhe prostesta popullore kundër mbajtjes së “samitit” të kësaj trojke në Tiranë, si dhe kanë ftohur marrëdhëniet politike në relacionin Prishtinë-Tiranë.

2)  Kryeministri i qeverisë së Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, urgjentisht nevojitet të shpallin PERSONA NONGRATA, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama , spese me vetëdije të plotë, me prepotencë dhe me arrogancë, duke u shtirur si  “lider numër 1” i Ballkanit sheshit po përzihet në punë të brendshme të Kosovës, që së bashku me Serbinë, të marrë në dorë fatin e saj, ashtu si po kërkon miku i tij serb, presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili me “bishtat” e tjerë në Beograd  nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.

3)   Nëse Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë nuk e anulojnë Marrëveshjen e “minishengenit” Rama-Vuçiq-Zaev, që dëmton interesat e përbashkëta vitale  të Kosovës dhe të Shqipërisë, atëherë, nuk mbetet tjetër alternativë veç NDËRPRERJES  SË PËRKOHSHME të marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh DERISA Shqipëria ta anulojë de fakto dhe de jure “Minishengenin” e Edi Ramës, sepse kjo  rrezikon izolimin e Kosovës si në palin e brendshëm rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Këtë fakt e justifikon edhe një numër  i shteteve  të anëtare të OKB-së, të cilat  e kanë njohur Kosovën, do t’i tërhiqnin njohjet paraprake të tyre, ashtu siç vepruan deri tani  16 sosh. Kjo është “dashuria” dhe “miqësia idilike” e Vuçiqit ndaj kryeministrit Rama, që ta ndihmojë në “bombardimin” e shtetësisë së Republikës së Kosovës, jo kurrfarë liberalizimi i “licna kartave” dhe i “radna dozvolave” të punëtorëve dhe të skamnorëve të shkretë shqiptarë, që prapë si punëtorë krahu të mësynin  Beogradin për të kryer punë të vështira krahu si hamajë; për të sharritur dru dhe për të shkarkuar-ngarkuar qymyr në stacionin e trenit, si dhe të bartin nëpër shtëpitë dhe banesat e beogradasve, ashtu sikur këtu e 100 vjet më parë, të përbuzur dhe të poshtëruar,  pa bukë, zdeshur e zbathur, dhe, duke fjetur nëpër parqe, nënviadukte dhe nëpër zgiqe  të errëta  dhe qymeze të braktisura nga njerëzit. Kjo është  esenca e “minishengenit” të tandemit Vuçiq-Rama, që t’i “rehatojnë” lypësarët e papunë shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, në këto vende, ku as vetë serbët nuk gjejnë punë, nuk kanë bukë e as strehë, por përditë ikin nëpër vende të huaja në Evropë, në Amerikë e në Australi etj., ashtu sikurse shqiptarët e shkretë me strajca në krah, qe 30 vjet (1990-2019), me miliona sish, bredhin poshtë e lartë për të gjetur ndonjë krodhe buke dhe ndonjë qati mbi kokë.

4) Të shqetësuar  dhe të indinjuar nga lidhja e paktit  Aleksandar Vuçiq-Edi Rama dhe Zoran Zaev për njëfarë “minishengeni ballkanik”:Serbia+Shqipëria+Maqedonia Veriore, i cili është arritur dhe nënshkruar pa pjesëmarrjen e Kosovës, me qëllim që kjo të anashkalohet si shtet dhe si faktor  i rëndësishëm politik në Ballkan, duke qenë se Beogradi zyrtar nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por vetëm si “provincë serbe”(Këtë e thotë Kushtetuta në fuqi e Serbisë e viktit 2006). Këtë e thotë edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

5)  Kështu, presidenti Aleksandar Vuçiq  vazhdimisht po i trumbeton gjithë botës, duke ia biruar tëmthat kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama  gjoja se “Kosovo is part of Serbia and always will be!’ ( 10 nëntor 2014)!

6) Këtë sintagmë me përmbajtje kolonialiste, hegjemoniste, aneksioniste dhe gjenocidale për “spastrimin” e shqiptarëve nga Kosova dhe të rikolonizimit të saj, miku i ngushtë serb Aleksandar Vuçiq për çdo takim ia përsërit kryeministrit Edi Rama, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, dhe se Serbia nuk ka kryer kurrfarë gjenocidi në Kosovë (1989-1999). Mirëpo, ky qëndrim dhe kurs i politikës zrytare promilosheviqiane i Serbisë së  Vuçiqit, të Daçiqit dhe të Bërnabiqit, të ASHAS-së dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Mirëpo, sa ia vlen, kur kjo politikë antishqiptare e Serbisë së A. Vuçiqit nuk e pengon  fare Edi Ramën për të lidhur “Mini Shengenë” me Serbinë e presientit Aleksandar Vuçiq, gjoja për arritjen e ndonjë prosperiteti ekonomik dhe tragtar, kur Kosova  nuk ka kurrfarë marrëdhëniesh politike e as diplomatike me Serbinë ngaqë kjo nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, por institucionet e saj i quan “institucione të përkohshme” !

7) – Çfarë do të thotë kjo për “politikën” dhe për “diplomacinë” e proserbe të Edi Ramës? – “Pajtimin ekonomiko-tregtar-kulturor e politik” të shqiptarëve të Kosovës me serbët pushtues dhe me Serbinë kolonialiste”, para se Serbia ta njohë Republikën e Kosovës? – Kjo do të ishte tradhti mbi tradhti ndaj luftës çlirimitare kombëtare të UÇK-së dhe të popullit të viktimizuar të Republikës së Kosovës, që me gjakun e tyre të derdhur si lumë kundër pushtuesit barbar dhe agresor, e kanë paguar shtrenjtë, duke humbur mbi 13000 shqiptarë të të gjitha moshave, të vrarë dhe të masakruar nga harangat barbare çetniko-fshiste serbe (1989-1999).

ARSYETIM

(A)        Të anulohet “Minishengeni” nga Shqipëria dhe të revokohet  Edi Rama nga posti i kryeministrit për  shkak të përzierjes në çështje të brendshme të Kosovës për interesa të politikës dhe të diplomacies kolonialiste të Serbisë së Madhe .

(B)        Të gjithë këta “narrativa” të paktit “minishengen ballkanik” Vuçiq-Rama-Zaev, që pengojnë shtetndërtimin e Kosovës në kuptimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, pa DYSHIM SE mund të sjellin jo vetëm ftohjen, por edhe prerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Mirëpo, që të mos ndodhë ky nonsens për  shkak të gabimeve dhe të tradhtisë së kryeministrit Edi Rama, URGJENTISHT DUHET REAGUAR QEVERIA, KUVENDI DHE PRESIDETNI I SHQIPERISE, NE MENYRË  QË TË ANALUOJNË “MINISHENGENIN” E TURPSHËM PROSERB TE EDI RAMES, DHE TË PËRQËNDROHEN VETËM NË STRATEGJINË E OBJEKTIVAVE PRIORITARE NACIONALE DHE SHTETËRORE PËR T’U INTEGRUAR NË BASHKIMIN EVROPIAN (BE). Ky DUHET TË JETË IMPERATIVI I POLITIKËS SË JASHTME DHE I DIPLOMACISË SË SHQIPËRISË, jo kurrfarë “Minishengeni ballkanik”PROJUGOSLLAV, ku fjalën kryesore, do ta ketë Serbia  si superfuqi koloniale ballkanike, natyrisht, e ndihmuar edhe nga Rusia, si dhe nga ndonjë aleat tjetër tradicional sllav i saj (1878-2019).

(C)         Pra, QEVERIA, PARLAMENTI DHE PRESIDENTI I  SHQIPERISE, duhet të reagojnë urgjentisht  dhe të reflektojnë thell dhe me maturi, pa u hamendur ta denoncojnë paktin “Vuçiq-Rama-Zaev sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi (1998), si dhe sipas objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës pozitive ndërkombëtare, të cilat rreptësisht e ndalojnë përzierjen në çështje të brendshme të shteteve të pavarura dhe sovrane. Në këtë kontekst, as Vuçiqi (Serbia) e as Rama (Shqipëria) nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, që të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, edhe pse kjo ende nuk është e njohur de fakto e as de jure nga OKB-ja.

      (Ç)   Një përzierje e tillë e kryeministrit Rama në çështje të brendshme të Kosovës në favorin e politikës kolonialiste dhe hegjemoniste të Serbisë bie ndesh me interesat kompelementare nacionale dhe shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës ngaqë edhe “Minishengeni” i mbështjellur me “folie alumini ekonomiko-tregtar liberal” ka të njëjtin mision historik të shtypjes së mëtejme kolonialiste të shqiptarëve të Kosovës, si dhe të Preshevës, të Bujanovit dhe të Medvegjës. Për këtë qëllim strategjik shumëshekullor të tiranisë koloniale mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike, Serbia gjithmonë ka ditur dhe ka qenë e suksesshme , që t’i ndërtojë dhe t’i ruajë me fanatizëm lidhjet, kontaktet, interesat dhe marrëdhëniet ndërshtetërore me Shqipërinë .

(D)  Kështu flet historia dhe praktika politike dhe diplomatike e Serbisë së Nikola Pashiqit (1912-1926); historia e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941); historia e RSFJ-së Tito-Rankoviq (1945-1980), si dhe historia më e re  e Serbisë gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e Tomsilav Nikoliqit, e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, e Vojsilav Sheshelit, e Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe (Me Memorandumin e saj çetniko-fashist famëkeq 1986) dhe Kisha Ortodokse Serbe, që bashkërisht, duke bashkëdyzuar trurin, pushkën, penën, lutjet dhe mjetet e tjera shfarosëse kundër kroatëve, bshnjakëve myslimanë dhe shqiptarëve, kanë kryer  3 (tre) gjenocide kundë Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Për çudi, kjo Serbia gjenocidale e Sllobodan Milosheviqit dhe e Aleksandar Vuçiqit dhe e Arkanit…etj., nuk pati prerë lidhjet dhe allishverishet diplomatike, ekonomikee as tregtare me Shqipërinë deri më 1998, kur Evroa dhe bashkësia ndërkombëtare e futën Serbinë nën embargën ndërkombëtare për shkak të luftërave gjenocidale të saj, edhe pse Kosova ndodhej në shtetrrethimin e hekurt, në flakën dhe në zjarrin gjenocidal të Serbisë. MJerisht dhe tragjikisht, ky rast provon recidivat miqësore të liderëve politikë shqiptarë  me ata serbë të Serbisë (1990-1999). Së fundi, rast konkret miqësia Vuçiq-Rama, të cilët i ka bashkuar  Kosova ngaqë frikësohen nga pavarësimi i saj i plotë në kuptim e së drejtës ndërkombëtare si subjekt i saj. Mirëpo,  kot e kanë, sepse as Vuçiqët e as Ramiqët, as Toptanët me “bishtat” e tyre proserbë, kurrë nuk do t’ia arrijnë qëllimit që Kosovën ta kthejnë prapa në “baltën e gjallë” koloniale dhe gjenocidale të Serbis֝ë së Madhe, pavarësisht sesa është dhe, sa do të jetë e fortë dhe jetëgjatë miqësia Vuçiq-Rama.

Sa më sipër,  apelojmë Tiranën dhe Prishtinë zyrtare, që sa më parë të jetë e mundur  të marrin masa ligjore dhe kushtetuese përkatëse  për ZGJIDHJEN  e këtij problemi të paparashikuar mes dy vendeve, si rrjedhim i lidhjes së marrëveshjes së “minishengenit ballkanik”  mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore. Ndryshe, nëse kjo Marrëveshje Trepalëshe nuk anulohet nga ana Shqipërisë, atëherë kjo, do të gjenerojë kriza dhe konflikte të paparashikuara mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjë që ky është objektivi strategjik dhe taktik i politikës dhe i diplomacisë së “MINISHENGENIT BALLKANIK” të Serbisë, që sa më parë t’i konfrontojë shqiptarët mes veti, duke krijuar  ndonjë incidient dhe konflikt të rëndë në brezin e kufirit  Kosovë-Shqipëri, me qëllim që ta detyrojë OKB-në,  t’i vendosë forcat e saj paqësore, sepse vetëm në këtë formë, Serbia do të mund t’ia arrinte që të “rikthente murin e Berlinit” në kufirin qindravjeçar serbojugosllav mes dy shteteve shqiptare.  –Kjo, do  të ishte humbja më e madhe  për interesin nacional dhe shtetëror gjithëshqiptar, sepse de fakto dhe de jure, do të pezullohej BASHKIMI i Kosovës me Shqipërinë. –Këtë, edhe përmes “Minishengenit” e do Serbia, këto e do Edi Rama, që ta izolojnë Kosovën si në aspektin rajonal, ashtu edhe në atë ndërkombëtar si shtet të papërfunduar juridikisht sipas së normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke e zvarritur me vite e dakada mosnjohjen e Kosovës nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.  Nga një mision i këtillë antikombëtar  shqiptar Vuçiq-Rama, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë me procedurë të shkurtër ligjore dhe kushtetuese,  do të duhej ta revokonin nga  posti i kryeministrit, Edi Ramën, sepse ka shkelur ligjin, Kushtetutën dhe parimet dhe normat e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar që përmes “Minishengenit” serbojugosllav, të ndërhyjë në punë të brendshme të Republikës së Kosovës.

( Departamenti i Politikës dhe i Diplomacisë së ASHASHA-së, Nju-Jork)

Presidenti,

Akademik Prof.Dr. Skënder Kodra

Filed Under: Komunitet Tagged With: MEMORANDUM, Mini shengeni, Skender Kodra-Akademia

Presidenti i Shoqatës Skënderbej Inc ne Nju Jork pritet në Ministrinë e Brendshme të Kosovës

December 27, 2019 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Z.Mark Qehaja kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. gjatë një vizite pune në Mëmëdhe u takua me përfaqsues të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës si me z.Jashar Ramadani (vëllai i heroit të Kosovës Agim Ramadanit), shefin e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, me Kolonel Feriz Trezhnjeva si dhe me këshilltarë të Ministrit të Mbrojtjes etj.

Në emër të Shoqatës Shqiptare Amerikane “Skënderbej” Inc. në New York z.Qehaja paraqiti një ekspoze të punës për veprimtaritë atdhetare dhe patriotike të shoqatës.

Në emër të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. vendosi një kurore me lule pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Prekaz si dhe pranë Altarit të Heroit legjendar Adem Jasharit.

Të pranishëm në këtë përkujtimore ishin përfaqsues të Ministrisë të Mbrojtjes së Kosovës si Kolonel Trezhnjeva dhe Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Nikë Marashi etj.

Në Familjen Jashari, Lulëzim Jashari djali i Heroit tregoi me detaje momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës për Liri dhe aktin e qëndresës heroike të Familjes Jashari si dhe Heroit Legjendar Adem Jasharit!

Historia e Kosovës dhe e Kombit duhet të mësohet nëpër libra duke filluar në shkolla dhe po ashtu t’i shoqërojë gjithë jetën të gjithë shqiptarët.  Është histori e lavdishme e Kombit tonë që na bën krenar kudo që jemi dhe kudo që jetojmë. 

Historia jonë e lavdishme dhe Gjuha Shqipe është identiteti ynë kombëar.

27 dhjetor, 2019

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Mark Qehaja

MISTERI I NJË DASHURIE

December 27, 2019 by dgreca

NGA SHEFQET DOBRA/

  Katër vëllezërit e familjes Meraja, të Vidohovës së Korçës, shkonin në kurbet, tre në Amerikë, njëri në Australi; kur erdhën  herën e fundit, ishte kohe e luftë dhe ata ndenjën me mendje që, pasi të mbaroj lufta, të shkonin prapë, në këtë kohë u martuan  dhe dy të vegjlit, pasi mbaro lufta, kufijtë u mbyllën dhe ata nuk mundën të shkonin prapë atje. Si të gjithë, ju shtruan punës në arat e tyre. Kur nuk kishin punë në arat,  gjenin ndonjë punë nga qyteti, vonoheshin, ata ishin mësuar që  pa mbaruar punën nuk largoheshin. Por, me që kishin qenë në Amerikë, ndjenin sikur nuk i shikonin e sy të mirë, u dukej sikur një hije i ndiqte nga do që shkonin. Një ditë kur po pushonin- i pyeti një:- po mbAmerikë more, si ishte në krahasim me këtu, sigurisht që paguheshit më mirë, ëh?

-Eh more djalë- iu përgjigj më i madhi, halli na detyronte më atë kohë, të lenim familjen e të shkonim aqe larg për bukënë e gojës, jetë qeni bënim bre,  nuku është i lehtë kurbeti andej, nëpër hauret e zotërinjve flinim. Kush na kishte me tefterë neve. Sado të punnonjim, nuku të vlerësonë i huaji. Me të huajnë, kurrë nuku mund të ndjehesh si me  tëndin…  Pastajza, ç’fitonim, rrugës i lenim. Tashti, nuku eshtë nevoja të shkojmë në fund të dynjasë. Këtu jemi pranë familjes, shkojmë kur të duamë ce, me njerëz tanë jemi,  kuptohemi. I yti është i yti. Po kur këto lloj pyetjesh përsëriteshin, herë nga njëri herë nga tjetri, ata kuptuan rrezikun që po u kanosej. Herën e fundit u vonuan, të vinin.  Një ditë, e thirrën atë më të madhen nga kunatat në zyrë të këshillit- e pyetën:- ku janë burrat e jyve me?

-Po, ngaj qyteti punojnë more shoku kryetar-  tha.

-Nuku dini gje jyve, sa do rrinë? – tha kryetar i këshillit.

-Jo more shoku kryetar, ata nuku na marrën lejë neve, varetë nga puna që më dorë, pa mbaruar  punë nuku vinë. Mirë- i tha kryetari- këto ditë, mos shkoni gjëkund!

-Po, ku otë shkojmë ne pa erdhur burrat o shoku kryetar-tha. Nuk zgjati shumë, një ditë, para derës ndaloi një skodë, ishin tre polica dhe kryetari i këshillit.

-Otë kontrollojmë shtypin- tha kryetari i këshillit.

-Ce more shoku kryetar, ç’ka bërë vaki; për ç’far do e kontrolloni? Kur TV vinë burra, hajeni, ce vetëm ne gratë jemi.

-Ce burrat e jyve, nuku vinë më- tha më i madhi i palicëve- janë arratisur, dhe jyve internoheni.

-Bah! Çështë ay llaf more shoku polic -tha ajo më madhja, nuku ka mundësi, shëkoni ce gjëkundi andej ngaj qyteti do jenë, duke punuar.

– Mirë mirë, të kontrollojmë shtëpinë një herë! -tha. Pasi kontrolluan- tha-  ay i madhi i tyre: -bagëtitë ju konfiskohen!

– Çe more, do i merrni? – pyeti kunata e madhe, tjerat heshtnin.

– Bëni një proçes verbal, i shënoni një për një dhe do i dorëzoni mbë degë të brendshme- tha krye polici. Shtëpisë, i vini dyllin!-tha. Aty në atë makinë, ngarkuan gratë dhe fëmijët. Natën vonë, arritën në Qerret të Lushnjes, ia dorëzuan  këshillit “popullor”. Aty para zyrave, kaluan natën e ftohtë, të mbështjellë me ato batanije që u kishin lënë.

Të nesërmen, fshatarët u habitën me këta njerëz të pa njohur, që dukeshin sikur për gjithë natën, kishin mbirë nga dheu. Këshilli kishte menduar ti ndajë nëpër familje të ndryshme- ishin vetëm katër gra me fëmijë të vegjël.  Duke parë gjendjen e këtyre fakirëve, një burrë- Bato Xhima- edhe ky, kishte ardhur familjarisht,  para shumë kohësh, nga Kosturi dhe këtu, në këtë fshat, i kishin vendosur, por jo me polic- ky Batua- ndërsa tjerët bënin hesape sa do çonin te njëri e sa te tjetri- Batua i tha këshillit: – A di ç’farë more shokë të këshilli- Hë more Bato, thoje një llaf!

– Unë mendoj që mos i ndajmë këta hallexhinj, po i marr unë të terë, në shtëpinë teme- tha

-Po, janë shumë more Boto?- i thanë

-Nuk ka gjë o jo! shtëpi kam, u lëshoj një dhomë, katër gra me fëmijtë e tyre të vegjël janë,  kaqe dunë këta- tha.

-Mirë more Bato, ashtu po e lëmë- i thanë. Filluan të punojnë në kooperativë.        Fshatarët, pavarësisht pse i kishin prurë aty, i respektonin dhe i mëshironin. Ata nuk mendonin se, duke i respektuar, më shumë do u prishnin punë

-Tre vjet më vonë, i hoqën prej Qerretit, i prunë  në sektorin Gjazë.

 Këto ishin: katër kunata me fëmijët e tyre – dy kunatat e vogla, ishin motra, njëra prej tyre kishte një vajzë që quhej Lume, dhe një djalë më të vogël, më duket se Nëshet, e kishte emrin. Tjetra, nuk kishte fëmijë.

Kur isha në Spaç, Xhevat Xhezua, nga Korça, që u kthye nga Amerika, më tregonte se bashkë me këta kishte qenë në Greqi dhe, një herësh kishin shkuar në Amerikë. Unë u ktheva pas pesëmbëdhjetë vitesh- tha- ce lexova në gazetë që thoshte: ata që nuku janë marrë me gjë kondra pushtetit, janë të falur.  Kur u thash, atyre se kështu e kështu- thotë gazeta-  unë do kthenem, hajdeni edhe jyve- ata nuku deshën. Unë u shisnja mend atyre, si më i meçëm pej atyre, ce jesha i lumtur që do kthehesha. Ke parë tinë që ata keshnë patur mend më tepër pej meje. Këta nuku e mbajtnë llafnë, nuku më lanë, as  të shkonja në shtëpi, më çuan në biruce, më dënuan njëzetë e pesë vjet; ata “Budallenjtë”- sipas meje de- rehatë mbAmerikë,  unë punoj në minierë të Spaçit badihava, mbeta edhe pa familje. këtë fitova unë.

Në Gjazë ishin thuajse të gjithë njësoi- këta falë ndihmave që u vinin nga Aamerika e Australia, jetonin mirë- kaluan vitet, u rritën fëmijët, u bënë edhe për të martuar.

Vajzës së atyre dy motrave, Lumes, një plak nga Hudënishti i Pogradecit- xha Selami Xhuti- i thoshte nga hera me shaka: -Lumturi ta kanë vënë emrin me bijë dhe lumturia të ndjektë nga hera. E ëma vajzës- tha: – tynë, të lumtë goja  more xhaxha po, lumturinë tonë, e mori lumi që kur na hoqnë pej  fshatit.

-Jo me bijë jo, mos i humb shpresat, s’dihet ç’kësmet ka caktuarë Zoti për njerinë e vet. Ndoshta, fëmijëve tanë,  do u ndritë fati.

-Edhe Zoti, më duket bre xhaxha,  është bërë shok me të mallkuarit- tha

-Jo me bijë, jo, mos i humb shpresat, Zoti vonon po nuku harron!

Lumen, kur u bë e madhe, e kërkuan për nuse andej nga fshatrat e tyre të lindjes.

Xhaxhesha e madhe, një zonjë e vërtetë, që ç’do gjë më parë e mendonte pa të vepronte- u tha atyre: mirë more djemkat e nënes,  faleminderit që kërkoni vajzën tonë, qejfi na e ka që vajza të martohet ngaj anët tona  ce dhe u njohim ç’njerzë jini po jyve, e dini gjenjen tonë ce, nuku jemi si jyve de, na ndavi ajo dreq biografie e, mos u dalë ndonjë problem më vonë edhe…

-Hiç, mos e vra mendjen për, atë gje!- tha miku. Jyve, ju kanë hequr nga masa e internimit, vetëm ce nuku duan të vini mbë fshat, ce mendojnë, punët e tyr ce…. E mbyllëm këtu këtë muhabet, jyve na jepni çupkën, për tjerat, na i leni neve. Malli për vend- lindjen, i gëzoi se kishin një sebep të shikonin më të rrallë në vendin e tyre- e pranuan miqësinë. Miqtë nuk e zgjatën shumë, e morën nuse Lumen. Ishte e lumtur Lumja në familjen ku shkoi, por më të lumtur ndjeheshin ata me nusen që kishin marrë.

-Ëëëë, është e vojtur nusja jonë, prandaj është kaqe e mirë- thoshte vjehrri.

Kaloi një vit, e kaloi dy, ata prisnin, po nusja, nuk po u dhuronte ndonjë fëmijë,  më pas, filloi të mos duket mirë nga shëndeti. Të gjithë po shqetësoheshin për nusen. Një ditë- i thanë djalit:- po merre more djalkë nusenë, çoje mbë Korçë nde doktori ta vizitonçë! Djali – tha:- nuku ka gjë bre baba, jo, mos u mërzit, po i ati ngulte këmbë. Pa ç’pa djalka shkovi një ditë. Pasi e vizitovi doktori -Lumes i tha të dilte jashtë. Kur ishin të dy, meqë Lumja dukej shumë e re- e pyeti djalin doktori:- motër e ke atë çupkë? Djali e shikoi dhe i tha: -po.

Dëgjo more djalë, mos e leni të vuaj çupkën, bisedoe me prindit, zgjidhjani hallë!

-Ce mor doktor, ça ka motra?

-Jo more jo, nuku ka as gjë pej gjëje por, ka diçka që i gudulis xhanë bre, më kuptonë ku ta kam llafnë? E re eshtë. Ajo e ka të vështirë t’ua thotë, llafose me prindin dhe…

-Bah, po e di ti që i  ke rënë pikës bre doktor! Edhe unë për këtë kam dyshuar- po ç’të bëjë ce im at, është ngaj ata të vjetrit po, të vjetrit fara ama. Po iu drodh mustaqja atinë -tha- mbylle gojënë dhe largohu sa pa filluar rrebeshi!

-Të kuptoi, kështu janë të gjithë të vjetrit, nuku e kuptojnë ce, iku e vate koha e tyrje.  E falënderoi djali dhe doli. Kur vanë në shtëpi, vjehrri  i merakosur- e pyeti: -hë more bir, ç’të tha doktori?

-Çotë më thoshte o baba? Mos ki merak, ce nuku ka gjë pej gjëje!- më tha- vetëm shtoja pak punën ce i bënë mirë.

-Me kë tallesh ti more dinsëz he nasën sitin, mua më ha meraku për shëndenë e nuses, tinë më bënë shaka. Hajt ce do e shpje vetë ndonjë ditë, ta  sqaroj me doktorë, oj, nuku paska gjë!? Ce, kotë është bërë nusja sa gjysma kurë ardhi këtu?  Do thuanë dynjaja:- kush e di ç’heq pej nesh nusja.

-Jo more baba jo, ce do thuanë ashtu. Lumja nuk është ankuar.

Kaluan ditë e jave dhe Lumja, nuk po përmirësohej. Një ditë- i tha  vjehrri: – hajde me bija babajtë, të shkojmë bashkë nde doktori, ce djalka im, nuku bëhet burrë ndonjë herë. Nuku din ay ç’është gruaja.

-Po, nuku kam gjë more baba, nuk kam gje, ce mërzitesh kot. Po plaku ishte në merak, deshi nuk deshi Lumja, shkovi pas vjehrrit.

-Hë bre doktor, ot ma vizitonç një herë këtë çupkën teme!- tha

-Me gjithë qejf ore xhaxha!- i tha doktori. Ngaj se ankohet çupka? -e pyeti.

-Nuku ankonet për gjë, po, më është dobësuar caz si shumë. Pasi e vizitovi doktori- i tha Lumes të dilte jashtë- kjo e bëri merak vjehrrin- hë bre doktor, ka ndonjë gjë me rëndësi, që e ndave?

 Dogjo xhaxha! Çupka nuku ka as gje të keqe! Shëko ce,- e shikoi drejt në sy- Ce të rinj janë. Këta të sotmit, nuku janë si të sërës  tonë! Më kupton?

-Ce mor bir, si eshtë puna, ce më bëre të dridhem.

-Jo bre xhaxha, po të thom që mos u bej merak për ngaj shëndeti. E re është dhe…. ku i dihet, mbase ja ka vënë sytë ndonjë djali. Shëkoe vetë e, mos e lerë të vuaj, jepja lejen.

-Ëëëhë! Bëri plaku, ju errnë sytë, u mendua pak  -të kuptova, të kuptova dhe njëra anë e mustaqes po i dridhej- krejt hundë e buzë,  i ktheu shpinën, doli pa e përshëndetur. Doktori mbeti i habitur- po ç’pate more xhaxha, ç’të bëra?- i tha- po plaku, as nuk i ktheu përgjigje. Gjithë rrugës, nuk i foli nuses fare.

-Po hë more baba, ce je mërzitur kaqe shumë! Nuku kam gjë për kokën tënde, edhe në të ka thënë gjë doktori, ashtu e kana ata, do thuanë një gjë, mos i beso ce, nuku kam gjë pej gjëje unë! – i tha të vjerrit. Po plaku, ishte bërë vrerë, nuk i qeshte buza, as nuk e shikonte nuse.

Kur vajti në shtëpi, panë se plakut, nuk i qeshte buza. E pyeti plaka:- hë more plak, ce qene mërzitur kaqe shume?

-Hiç, as gjë, ç’të kemë!- i tha

 -Ç’të paska prrallisur doktori që qenkërke mërzitu kaqe shumë? E pyeti djali kur u kthye në mbrëmje nga puna.

-As gjë, ç’ot më thoshte! U përgjigje.  Meraku nuk po e linte rehat, dyshimi që krijoi te nusja, nuk po mund t’ja hiqte dashurinë e respektin që kishte për të. Si ka mundësi, mendonte vjerri. Nuku më besohet! Po të jesh e vërtëtë, nuku mund të ketë kaqe  respektë për neve, edhe me të shoqnë, shëkonj që e respekton shumë. Nuku kam diktuar ndonjë ftohje mes tye. Ç’të jetë kjo vallë? Po shpirti, sikur nuku ma pranon, se mos po i bie me qafa kotë nuses.  Po ce shëndeti po e rrënon kaqe shumë de, këtë nuku po e kuptonj. Si mund ta sqaronjë? Edhe djalka më dhimset po, si të bej, si mund ta bisedonj me të? Qenka e rëndë kjo gjë! Nuk më ka renë gjëkafshë mbë sy, që të dyshonj de? Le që, se tha doktori, nuku është se i vuri vulën e.

Pas dy a tre muajve, djali- i tha të atit:- ta çonjë ca ditë mbë Lushnje, te e ëma nusen? Mbase qetësohet dhe shëndeti mbase… si më thua?

-Çoje, ce mos e çoshë! po dëgjo babanë! Rri edhe vetë ca ditë dhe shëkonje mirë gjendjen andej ce, xheç e mundon nusen!

-Ce more baba, për ça mërzitesh tinë?

-Për nusen o, për ça do mërzitem tjetër?

-Si i the doktorit?- kur e hyre brenda.

-Ma vizito këtë çupkën teme!- ce, mos bëra gabim; çupkë e shkuar çupkës e kam.

-Tani të kuptoj ce je mërzitur- i tha djali.  Po ti, hiç, mos e vra mëndjen! Nuku otë kthenem, pa u bindur.

-Ashtu de, më rruaçë!- more djalë. Po, shëko këtu, ce mos i thua gjë nuses, ce, nuk do i keshë mirë punërat me mua.

-Ç’është ay llaf!- more baba- tinë dhe unë, e Zoti lart- tha duke qeshur.

-Jo për gjë po, sikur nuk ma pranon zemre more.

 -Të dhimset eh…, ç’do të thotë kjo bre?

-Oj ç’do të thotë kjo, po nuse të djalit e kam, më dhmset si jo- tha babai.

-Mirë, baba, o ta zgjidh unë këtë problem. 

Një ditë brigadieri i tha: – e thevi lejen djaka, Dilo.

-Po, të rinj janë bre shoku brigadier, kemi harruar neve kur jeshmë në atë moshë, le që në atë kohë, nuku keshmë brigadier- tha, me të qeshur.

Shkoi java, u bënë dy dhe djali me nusen, nuk po ktheheshin. Një ditë që në sabah, ja behën ata të degës, bashkë me këshillin e fshatit te shtëpia.

-Urdhëroni, urdhëroni bijtë e nënes- u tha plaka që u ndosh në oborr- dil more Dilo, dil të shëkonç kush kanë erdhur- sot- i thirri plaka.-

– Ohooo, kush na paska erdhurë! Po çe mirë u solli sot more ce ma gëzuat shpirtin, urdhëroni urdhëroni, o ç’më ndritë shtëpinë sot, kështu ka lezet de, të pimë së bashku, nga një kafe shtëpie nashtithnaj në mëngjes- tha. Ata rrinin serioz. Kur Dilua u afrua ti takonte- i pari i tyre- i tha: -ndalu aty! Nuku kemi erdhur për mik!  

    -Bah! Ç’thua more shoku….shoku..?

-Se, na ke tradhtuar!

– Unë të tradhtojnë, që kam ndihmuar lëvizjen? Kamë qenë dhe do vdesë i partisë, ju më njihni mirë, djalkën e fal për partinë, kaq besnik jamë.

-Ashtu te kemi vlerësuar por, kjo e sotmja, mohonë atë atë që thua.  Hapu të kontrollojmë shtëpinë njëherë, më pas bisedojmë.

-Po shtëpia teme, është edhe e jyve- tha Dilua.

 -Pasi kontrolluan shtëpinë, dhe shënuan çdo gjë- e pyetën: -pa na thuaj Dilo, ku e ke djalin?

  -Mbë Lushnje ka shkuar, te njerztë e nuses, po nuku di pse u vonua djalli, ndofta do ketë nusenë sëmur, ce, nuku ka qenë mirë ka cazë ditë.

     -Kështu je besnik tinë, gënjejnë partinë? Tinë, nuku e ke çuarë në Lushnje, dhe nuku e pret më djalën se ja fale grekut, jo partisë.

-Ç’thua more shshoku…, nuku besonjë, jo! Nuku ma do mendja t’ma bëjë djali këtë! Po është e vërtetë, haram jetën që e ka lindur plaka.

-Po është e vërtetë, haram, ja bej qumështin që i kamë dhënë- tha plaka. E filloi të qante.

-Hiç mos qaj! -I tha Dilua plakës. Po ka bërë atë gabim, na ka prishur biografinë, më mohoj mundin që kam dhënë për vendin tem e partinë, nuk e kemi më djalë, po është e vërtetë. Qaj e mallko djalin, të dy pleqtë, deri sa u larguan ata.

Kur mbetën vetëm, plaku u ul, e po mendohej. Hë me plakë, si më thua?

-Ç’të thomë more Dilo, ç’të thom? – tha plaka.

– Hëë hëë! si nuku kuptova gjë fare moj plakë. Më tha ay kodosh doktori, po unë i varfëri, për tjetër gjë dyshoja, jo ce ay dinte të vërtetën jo, tjetër mendonja unë, tjetër paska patur ajo… Hajde mendje hajde. Si duke, dalka ia paska ditur sëmundjen, andaj më tha:- mos ki merak, co do e zgjidh unë problemin.  Na e hedhin të rinjtë me plakëëë, na e hedhën- laka e shikonte, nuk kuptonte gjë- opo secili, është për kohën e vet, iku vate koha jonë, plakë, nuku mund t’i kuptojmë të rinjtë ne! Bukur të zgjidhur i paska bërë! Na e uli kokën, kam turp ti takoj shokët e pushtetit.- tha

Kaluan ditë e javë, u bënë pesë vjet, kur një ditë, një djalë pru një letër- dhe iku. E shikonte Dilua letrën- është vërtetë a më bëjnë sytë- thoshte me vetë.

-Ç’është ajo kartë more Dilo, ngaj të ka erdhur?- e pyeti plaka

-Hajde, hajde një herë!- i tha Dilua plakës.

-Pa shëkoe një herë!

-Ç’të shëkonjë mor Dilo?

-Pej Amerike thotë me, e dërgon djalka ynë.

-Plaka kërceu nga gëzimi- pusho moj! Mos të dëgjojë njeri që po gëzohesh, ce na more lumi.

-Këndoe, aman Dilo, këndoe një herë kartën, ç’thotë dalka, ju bëftë nënokja kurban!

-Pusho, të thaçë!- apo nuku kupton gjë, hajde brenda. Plaku e lexonte germa germa, plaka qante nga gëzimi: baba- thoshte djali- më fal, po ti më thoshe gjithnjë: ce unë nuk di ç’është gruaja! Dashuria, mundka ç’do gjë bre baba. Unë të besonja tynë, kur më thonje kështu, nashtithnaj të mbushet mendja ce e dinjë ç’është gruaja? Tynë të tha doktori që kjo vuanë nga dashuria, dhe unë e gjeta atë që deshi nusja  teme; unë,  gjeta ilaçnë de. Ju puthim të dyve….

.-Shkruaj djalkës  që na ka marr malli shumë, edhe ne i puthim të dy.

-Ja, kështu thua tinë, moj budallaçë? – i tha Dilua. Do e shanj deri në fund.

-Kë do shash more ditë zi, mua.

-Djalën moj, ç’punë kam me tynë?

-Po, nuk ka nënë tjetër djalka, mua ka.

-Jo ashtu si mendon ti me, jo. Dhe i shkroi shpejtë e shpejt një letër: nuku je më djaka ynë! Më turpërovi, kam turp të dal në fshat. Mohove kontributnë tem që kam dhënë për partinë, që na nxori nga errësira. Na prishe biografinë tu prishtë mëndja si të është prishur, na nxive faqen. Nuk duam ta na shkruaç se ke tradhtuar atdheun, për të cilin luftova. More vesh? Mora thuaj, e mos më shkruaj më, edepsëz. Ç’far nuk i shkroi, dhe lotët i rridhnin nga sytë.

-Po ce i fole kaqe ashpër djalkës mor Dilo? Do të zemronet dalka edhe nusja që e donje aqe shumë- tha plaka.

-Ce ashtu e do pune me!- tha Dilua – dhe shëko këtu! Se llafos me shoqet, ce… hiç, nuk e kemi më djalë -thuaj me kë do që të llafosësh. Edhe njerëzve tu, kur të vinë. Mos i beso as njeriu,  nuku ka besë më. Po atë mbrëmje shkoi te posta e kooperativës, ta postonte letrën.

-O xha Dilo- i tha postjerja- edhe tinë fillove të dërgonçë letra mb’Amerikë ëëh?.

-Po po! Po kjo është e para dhe e fundit. Dhe dëgjo këtu tinë, nëse me dërgon letër tjetër ay rufjani, grise ce nuk dua letra prej atij edepsëzi, ce nuku është më dalka im. More vesh, mora thuaj- dhe doli gjithë inat nga posta. Tani që muarmë vesh se kanë arritur shëndoshë e mirë, do vdesëm rehat- i tha plakës. Po, sakën se llafos me ndonjë shoqe, ëh! More veshë?

-Po më the një herë more Dilo! – tha plaka

-Ce harron, pa ta përsëris. Mallin që ke, mbaje brenda vetes, vetëm shaje e mallkoje, kur të pyet ndonjë shoqe ce nuku e gjenë gjë jo.

Pas nëntëdhjetë e dyshit, familjet Meraja- se tani ishin bërë shumë familje- shkuan në Amerikë. Vetëm djali i kunatës së madhe, Myvreti,- hë ç’djalë ishte, që kur ishte i ri fare, kishte pjekurinë dhe fisnikërinë të një burri të pjekur, ishte i përveçëm në shoqëri, nuk di pse nuk vajti dot edhe ky, se për fëmijët e Muhamerit- nuk di gjë si u ka shkuar puna- ndoshta, i ati i Myvretit dhe Muhamerit, nuk ishte më. Myvreti, shkoi në Tiranë, pranë spitalit, atje kishte rregulluar një shtëpinë, atje i bëra një vizitë një herë se mora vesh që është sëmur, atje ndërroi jetë. Por edhe Kadriut, edhe se shkoi në Amerikë, nuk e eci fati nga shëndeti. Shumë u pikëllova, kur Ylli Iliazi- më tha se Kadriu, ndërroi jetë. Secili, ka kësmetin e tijë.

Filed Under: LETERSI Tagged With: dashuri

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË FAJËSONTE DIASPORËN SHQIPTARE NË AMERIKË

December 27, 2019 by dgreca

KUR KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË FAJËSONTE DIASPORËN SHQIPTARE NË AMERIKË PËR MUNGESË PLATFORME STRATEGJIKE KOMBËTARE/

                                         Nga Frank Shkreli/

Duket se “minishengeni ballkanik” që po promovohet me entuziazëm nga Kryeministri i Shqipërisë dhe nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, e ka ngritur kaosin e rëndë të politikës kombëtare në një nivel tepër të rrezikshëm për interesat e Shqipërisë, të Kosovës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi.  Kjo politikë e ndjekur nga Kryeministri Edi Rama, me të drejtë po kritikohet ashpër nga udhëheqsit dhe nga populli i Kosovës, por jo vetëm – si një politikë që, me mbështetjen e Tiranës zyrtare, po vendosë përsëri Beogradin në qëndër të politikës ballkanike, si një “mini-jugosllavi e re” e cila i hapë dyertë edhe influencës ekonomike, politike dhe ushtarake të Moskës. 

Si përfundim i kësaj politike, të cilën Kryeministri Rama e rivërtetoi dhe e mbrojti me këmbëngulje edhe njëherë në mbledhjen e fundit të udhëheqsëve të vendeve anëtare të “minishengenit” të ardhëshëm ballkanik që u mbajt në Durrës – ngriti mospajtimin kombëtar midis shqiptarëve, në një nivel tepër të rrezikshëshm, sa nuk është parë ndonjëherë më parë.  Nuk jam i sigurt nëse vet Kryeministri Rama, qeveria e tij ose mbështetsit e Kryeministrit shqiptar kudo qofshin ata, janë të vetdijshëm për rreziqet që paraqet një politikë e tillë për interesat politike, ekonomike dhe ushtarake afat shkurta dhe afat gjata, jo vetëm për Shqipërinë por për Kombin shqiptar në përgjithësi.  Kjo politikë, nëqoftse vërtetë vazhdohet të mbrohet kështu deri në marrëveshje përfundimtare me Beogradin, është një politike e rrezikëshme, seriozisht e dëmshme, një kërcënim aktualisht i pranishëm, një politikë që urgjentisht duhet të bërtasë me të madhe për kufizmin e menjëhershëm të kompetencave të Kryeministrit për tu marrë me këtë subjekt, në krye të vet, i vetëm, si një individ, pa u këshilluar me asnjë prej institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë parlamentin – ose e me udhëheqsit legjitim shqiptarë të Repiublikës së Kosovës për të gjetur një gjuhë dhe qëndrim të përbashkët, për një çështje kaq madhore për interesta kombëtare.

Mungesa e këshillimeve në radhët e udhëheqësve shqiptar për një politikë aq me rëndësi për interesat kombëtare, jo vetëm është skandaloze por mund të jetë edhe kriminale ndaj interesave kombëtare. Në shtator të vitit 2018, Kryeministri i Shqipërisë, (SHIKO ARTIKULLIN TIM MË POSHTË, BOTUAR më 24 Shtator, 2018), gjatë një interviste në programin televiziv të Blendi Fevziut, Z. Rama ngarkoi me faj diasporën shqiptare në Amerikë për mungesën e këshillimeve.  “Ku është diaspora shqiptare në Amerikë”, bëri ai një pyetje retorike duke folur për lajmet e atëhershme për “ndryshim kufijsh” midis Serbisë e Kosovës, gjë për të ciën pretendoi se ai nuk ishte këshilluar as informuar nga Prishtina zyrtare.  Një vit më parë, Kryeministri shqiptar bënte thrirrje “për një proces”.  Ku është sot “procesi” për “minishengenin”, Z. Kryeministër?  Cili është Rama i vërtetë?   Ai i vitit të kaluar, a po ky i sodit?  Cila është strategjia kombëtare e platformës tuaj për “minishengenin” ballkanik, Z. Kryeministër” dhe ku janë këshillimet me institucionet përkatëse të dy shteteve shqiptare?  Z. Kryeminsitër, nuk është roli i diasporës shqiptare në Amerikë të përpilojë platforma strategjike kombëtare por e udhëheqësve politikë shqiptarë në të dy anët e kufirit, në konsultim me institucionet përkatëse qeveritare dhe shtetërore të bëjnë një gjë të tillë – sidomos për ëçshtje me rëndësi siç është “minishengeni” ballkanik.  Fatkeqsisht, ju me këshilltarët tuaj po silleni “si një tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë”, një akuzë kjo që ju ia drejtuat të tjerëve, një vit e ca më parë.

————————————————————————————————-

ÇKA PO NDODHË KËSHTU? KAOS I RËNDË NË POLITIKËN KOMBËTARE

24 Shtator, 2018

Ka disa javë që flitet seriozisht tani për shkëmbime territoresh, ndreqje kufijsh, korrigjim ose për diçka krejtësisht tjetër, midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, varësisht reagimeve se kush e thotë dhe kur e thotë.  Sot e kësaj dite askush nuk e di dhe askush nuk thotë se si dhe pse, ky subjekt filloi të diskutohej për herë të parë publikisht, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.  Sot, jemi për shkëmbim territoresh, nesër për ndreqje kufijsh, ose diçka tjetër.  Kriza e parë e pas luftës në Kosovë, në nivel kombëtar, i gjen udhëheqësit shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, krejtësisht të papërgatitur, të zbuluar, krejt lakuriq para popullit të vet dhe para opinionit botëror, se si të merren me këtë situatë përballë të cilës gjenden, pa asnjë ide dhe pa asnjë strategji politike-kombëtare se si duhet shkuar përpara.  Gjithkush në mendje të vet jep idetë e veta, ose kundërshton idetë e atij tjetrit, pa asnjë marrëveshje ose vizion të përbashkët se si duhet vazhduar.  Presidenti i Kosovës kundër Kryeministrit të Kosovës, opozita kundër pozitës, ndërkohë që Tirana kryesisht hesht.  E njëjta ndodh edhe në Tiranë, pa asnjë politikë bashkërenduese midis forcave politike në Shqipëri dhe as midis Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për këtë çështje tejet me rendësi kombëtare. Ekziston pra-një kaos i rëndë mendimesh dhe një mungesë bashkërendimi në politikën kombëtare, për sa u përket interesave afatgjata të Kombit shqiptar, siç mund të vihet re nga debati mbi çështjet e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa dëgjojmë komentet e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Prishtinë dhe në Kosovë, është e qartë se në radhët e tyre – në lidhje me këtë çështje – ekziston një hendek i madh, një pështjellim i madh idesh, pa rregull e pa organizim, një gjendje kaotike, të cilës nuk mund i gjendet filli. Kjo gjendje kaotike vihet re nga komunikimet dhe komentet e udhëheqësve të Kosovës, drejtuar prej së largu ndaj njëri tjetrit, mbi shkëmbimin e territoreve ose ndreqjen e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës – në një kohë, që ju siguroj, se Serbia është e bashkuar për ato që kërkon dhe çfarë pret si përfundim i këtij procesi, siç duket, i planifikuar mirë dhe i promovuar prej saj prej kohësh, pikërisht, në këtë moment – për qëllimet strategjike afatgjata të Beogradit dhe padronëve të tij rusë, në Kosovë dhe në Ballkan. Në këtë kaos politik kombëtar dhe konfuzioni, fatkeqësisht, bën pjesë edhe Tirana zyrtare, të pakën ky është mendimi im pasi dëgjova pjesë të komenteve të Kryeministrit Edi Rama në emisionin televiziv shqiptar, “Opinion”, para disa ditësh, ku kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se nuk di “asgjë” për këtë çështje, kur u pyet nga gazetari, nëse kishte dijeni se ç’po ndodhte. Pyetjes, nëse “Presidenti Thaçi ju ka informuar për këtë çështje, Kryeministri Rama u përgjigj: “Jo. Kur them jo, them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vërë mua në pozicionin, që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet dhe të bëj komente.”  Çështja e kufijve të Kosovës, tërësia e saj territoriale, pavarësia dhe sovraniteti i saj si shtet, janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, e sidomos për Tiranën zyrtare.

Është pak e çuditshme që udhëheqësi shqiptar shprehet, se nuk di gjë për këtë çështje, ndërkohë që përdor një mjet publik të informimit të komunikojë prej së largu në lidhje me këtë temë – ndonëse e vështirë dhe e ndërlikuar – me udhëheqësit e Kosovës, Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, në vend që të takohet me ta, me qëllim që të arrijnë në një qëndrim të përbashkët kombëtar midis tyre, në bashkërendim me aleatët perëndimorë të shqiptarëve, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë. Ndërkaq, nëpërmjet programit “Opinion”, Z. Rama u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që për këtë çështje të “krijojnë një proces”, përfshirë edhe një “konsultim me diasporën shqiptare në Amerikë”. “Tani pse nuk shkojnë ta pyesin diasporën shqiptare të Amerikës sot? Ku është diaspora shqiptare e Amerikës? Të gjithë ata kontributorë të pavarësisë së Kosovës, që lanë pasurinë për të blerë armë për Kosovën, sot janë viktima njësoj si ju, s’po fus veten time, që bëjnë diskutime dhe nuk kemi një proces. Ku janë njerëzit që merren me historinë? Që do të thotë, ne na duhet një proces”, është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në TV Klan. Më herët, Kryeministri Rama kishte pranuar me të drejtë në programin “Open” të televizionit Top Channel se,”Për dialogun Kosovë – Serbi mungon një platformë strategjike kombëtare”. Absolutisht e vërtetë, por kush duhet ta përpilojë këtë strategji, Z. Kryeministër? Kjo duhej të ishte bërë shumë më herët nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe jo nga “Diaspora në Amerikë”. Ky nuk është roli i diasporës shqiptare, pasi falë nderës Zotit sot i kemi dy shtete shqiptare legjitime, të njohura ndërkombëtarisht, të cilat duhej të kishin përpiluar një strategji kombëtare me kohë, jo vetëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por për shumë çështje të interesit kombëtar. Udhëheqësit shqiptarë, në Tiranë dhe në Prishtinë– sipas orekseve të momentit – kanë deklaruar gjysmën e botës si vende strategjike të Shqipërisë dhe të Kosovës, por nuk kanë përpiluar një strategji kombëtare dhe ky nuk është faji i Diasporës shqiptaro-amerikane.

     E vërtetë se Diaspora shqiptare e Amerikës, është këtu, Z. Kryeministër. Sot më pak e organizuar dhe më shumë e përçarë se kurrë, fatkeqësisht, falë edhe politikave zyrtare të Tiranës dhe Prishtinës dhe influencës së tyre në radhët e Diasporës këtu në Shtetet e Bashkuara. Ky proces për një strategji kombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin me të drejtë ju bëni thirrje dhe që është tepër i nevojshëm, nuk i takon Diasporës shqiptare në Amerikë që ta fillojë, por udhëheqësve legjitimë shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, të cilët, falë votës së shqiptarëve, ua kanë besuar atyre fatin e Kombit. Ky moment historik, siç e cilësuat edhe ju Z. Kryeministër, kërkon një bashkim idesh dhe një qëndrim mbarë-shqiptar për bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm, ashtu që të mos dukemi para botës, siç u shprehët edhe ju në programin Opinion”, “si një tufë amatorësh që nuk kanë sensin e historisë”. Është një fakt i njohur tanimë, se komuniteti shqiptaro-amerikan, historikisht, ka luajtur dhe duhet të luajë edhe sot rolin që i takon, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në trojet e veta, pranë enteve më të larta qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe publikut dhe medias amerikane këtu në Shtetet e Bashkuara. Në të vërtetë, gjatë dekadave – atëherë kur shqiptaro-amerikanët konsideroheshin si “armiq” të Shqipërisë nga regjimi komunist enverist dhe kur Kosova pësoi të këqija e mundime nën fashizmin serb – ky komunitet ka luajtur rolin e ambasadorit më të mirë që mund të kishte kombi shqiptar, duke filluar nga Fan Noli e Faik Konica fillim shekullin e kaluar e deri në kohët moderne. Komuniteti shqiptaro-amerikan, e kishte të qartë misionin e vet gjatë shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli. Shembjen e komunizmit në Shqipëri, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nga zgjedha shekullore serbe, duke siguruar mbështetjen amerikane për të drejtat e shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta në Ballkanin Perëndimor. Me vullnet të mirë dhe pa përzierje dhe ndërhyrje politike, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos brezi i ri, mund dhe duhet të riangazhohet përsëri në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar, ashtu si në të kaluarën jo të largët. Edhe organizimi më efikas i Diasporës shqiptare në Amerikë dhe gjetiu duhet të jetë pjesë e një platforme strategjike kombëtare, që ka përmendur Z. Rama, por diaspora nuk i ka as mjetet, as njerëzit dhe as organizmin për të qenë një nismëtare e një procesi të tillë. Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry duke iu drejtuar përfaqësuesve të diasporës në Amerikë, tre vjet më parë, është shprehur se, “Shekulli 21 kërkon një politikë të jashtme më gjithëpërfshirëse. Komunitetet e diasporës janë të parat që mësojnë për një çështje me rëndësi ose krizë në vendet e tyre të lindjes dhe përfaqësuesit e diasporës janë të parët që njoftojnë zyrtarët e lartë të shtetit dhe të qeverisë amerikane”. Këtë fakt e kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër – para tij ose pas tij – Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në qoftë se Tirana dhe Prishtina zyrtare dëshirojnë të konsultohen për angazhimin e Diasporës për marrëdhënie më të mira me to, atëherë ndiqni shembullin e marrëdhënieve që gëzonte dikur Ibrahim Rugova me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me diasporën në Evropë. Dekadat e viteve ’80 dhe ’90, të shekullit të kaluar konsiderohen si periudha e artë e unitetit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth një kauze të shenjtë dhe një udhëheqësi që kishte besimin dhe respektin, jo vetëm të shqiptaro-amerikanëve pa dallim –por si rrjedhim – Presidenti Rugova siguroi shpejt edhe respektin e zyrtarëve më të lartë amerikanë – si simbol i bashkimit të komunitetit shqiptaro-amerikan rreth kauzës së Kosovës, pa dallime politike, fetare a krahinore. Gjatë krizës në Kosovë, influenca e komunitetit shqiptaro-amerikan në Uashington konsiderohej si më e fuqishmja pas Izraelit. Kjo, fatkeqësisht, nuk është më! Lobimi i fuqishëm i shqiptarëve të Amerikës në Uashington gjatë viteve ’80 dhe ’90, si dhe në fillim-shekullin e ri në të cilin jemi, është zëvendësuar tashti me pagesa jo transparente ose gjysmë transparente, prej qindra mijëra dollarësh, dhënë kompanive lobiste amerikane nga udhëheqësit qeveritarë e partiakë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, vetëm për të siguruar ndonjë fotografi individuale me ndonjërin prej presidentëve amerikanë, për t’u përdorur për qëllime elektorale në vend.

Nevojitet pra një angazhim më i madh e më serioz se kaq, për një partneritet të vërtetë alla-Rugovian me Diasporën shqiptare, pasi përpjekjet e deritanishme për të organizuar më mirë Diasporën shqiptare në përgjithësi, kanë dështuar, me gjithë krijimin e Ministrive të Diasporës në Tiranë dhe në Prishtinë. Roli dhe angazhimi i Diasporës shqiptare, në Amerikë dhe në Evropë është jetik, sidomos në fushën e politikës së jashtme, jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve me shtetet mike siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Aleancës Euro-Atlantike, por edhe për fatin dhe mirëvajtjen afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar. Konsultimet e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare me Diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara do të ishin në rregull, por Diaspora shqiptare në Amerikë nuk e ka shkaktuar kaosin aktual në politikën kombëtare shqiptare dhe nuk është e drejtë që tani t’i kërkohet asaj ndihmë që t’ia gjejë fillin. Dikur kjo Diasporë ishte shumë efektive në ekspozimin – para Washingtonit zyrtar dhe popullit amerikan – të krimeve dhe shkeljeve të drejtave të bashkëkombësve tanë, anë e mbanë trojeve shqiptare, nga fqinjët djallëzorë, por është tepër e vështirë për diasporën, që para miqve tanë amerikanë të drejtojmë gishtin e akuzës ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare dhe t’i identifikojmë ata si fajtorë të gjendjes aktuale kaotike kombëtare e politike në trojet tona, përfshirë mungesën e një strategjie kombëtare në bisedimet me Serbinë dhe më gjerë.

Filed Under: Politike Tagged With: Diaspora ne SHBA, Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 36
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT