• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

GJENERAL ABAZ KUPI E GJETI VETEN NE FILOZOFINE E MBRETIT ZOG PER SHTETFORMIM

January 12, 2020 by dgreca

NGA HAKIK MENA/*/

Nuk ka gja ma te mire se sa me perkujtu e  nderu jeten e bamat e Abaz Kupit ne keto dite rrapulline ne te cilat kalon raca shqiptare, rrapullime e shkaktume prej ideologjise coroditese te cilen ai me mish, shpirt, pushke e mergim u mundua t’ia parandaloje Shqipnise.

Kemi fole me vite te tana dhe tashma populli I din, per ato qe dojne me dite, se c’ka qe e bani Gjeneral Abaz Kupi.

Zogismi si thelb te filozofise se saj ka shtetformimin. Kriteri i vetem te cilin kjo filozofi perdori per te mbledh njerzit rreth saj ishte kontribut i gjithanshem ne kete shtetformim. Po te analizojme perbamje njerzore te kesaj filozofie aty gjejme Shqipnine e vertete.  Aty gjejme te shkollumin dhe te paditunin, gegen edhe tosken,  kosovarin dhe camin. Ajo ashte filozofi gjitheperfshirse dhe jo perjashtuese. Ajo nuk asht filozofi Elitash apo te ashtequjtura elita. Aty asht gjithsecili qe e ndjen se shqiptareve u duhet nji shtet. Pikerisht per kete  Abaz Kupi e gjeti vedin ne ate filozofi qe dalengadale u personifikua me te.

Pjesmarrja ne xhandarmarine e famshme shqiptare, qe karakterizohej nga besnikeria e larte ndaj shtetit, ia rriti atij reputacionin ne shkalle vendi. Ai kontriboi me pushke ne dore per shkaterrimin pa meshire te levizjeve te Shales, Mirdites, Delvines dhe Fierit, te cilat jane te miredokumentuara si levizje te frymezuara nga shtete keqdashese ndaj Shqipnise per kohen. Habiten njerzit se si ia arriti Ahmet Zogu qe te bante qe te deshtonin te gjitha keto levizje antishtet, kurse shtetaret e Shqipnise se 1997-es, me gjithe ate ushtri e armatim nuk arriten me i tregu vendin Zani Caushit me shoke? Pergjigjja asht krejt e thjeshte! Jane keto burra si Abaz Kupi qe i munguan dhe vazhdojne t’i mungojne ketij shteti motra e vellazen.

Fakti qe Mbreti Zog ia besoj qendresen ne portin e Durresit ne ate kohe Major Abaz Kupit, na tregon shume gjana rreth Mbretit, Abaz Kupit dhe Shqipnise se kohes. Kolonel Selmani e analizon shume bukur ne librin e tij kete fakt. Mbreti nuk kishte besim te ushtria, meqe ajo kishte dhane sheja ne levizjen e Delvines dhe Fierit se ishte nen inflencen e Italise, vend ku shumica e oficereve ishin shkollu. Kjo nuk do me thane se Ahmet Zogu nuk kishte ushtrine me vedi, por se per faqe te zeze te disa oficereve, ashtu si dhe shume te tjereve qe hangren buken e turpit mbas 7 prillit te 1939, pranonin ma mire qe si mbret te kishin Viktor Emanuelin e Italise se Ahmet Zogun e Burgajetit. Perseri  Zogizmi, me pragmatizmin qe e karakterizon, u mbeshtet tek besnikeria ndaj shtetit, nderi e burrnia. E natyrisht besimi iu shperblye me Epope. Po, po Epope. Ajo cka Abaz Kupi dhe Ushtaret dhe Xhandaret e Mbreterise Shqiptare bane ate dite asht epopeja ma e lavdishme dhe e randesishme e shtetit shqiptar. Ajo defacto na rreshtoi ne krahun e Aleateve kunder Boshtit. Ne kujtimet e tij Ambasadori Grand na e shpjegon qarte se Mbreti e kishte te qarte se do te kishte nje lufte boterore, nga e cila do te dilnin fitues aleatet. Ai me bindje e rreshtoi Shqipnine drejt perendimit. Por, jetsimi  I ketij vendimi te zogizmit drejt Perendimit u krye nga epopeja e Abaz Kupit me shoke.

Ashte e vertete se cka bani Abaz Kupi me 7 Prill na flet per trimnine e burrnine e tij. Por, ajo qe ai bani pas kesaj dite per Shqipnine e Zogizmin na tregon shume per karakterin dhe filozofine e tij ne jete. Ishte kollaj me I qendrue Mbretit e Zogizmit besnik ndersa mbretnonte ne Shqipni, por ishte sacrifice dhe vetmohim me vazhdu ne ate rruge tuj u ende maleve te Shqipnise e kontinenteve te Botes.

Si pjese e planit aleat qe nepermjet Mbretit Zog te krijohej nje front antipushtim  Abaz Kupi u kthye ne Shqipni pas nji emigrimi te shkurter. Fisher e pershkruan keshtu arsyen pse  British Special Operation Executive (SOE) iu afruan dhe e angazhuan Abaz Kupin ne organizimin e rezistences kunder Italianeve: 1. Ai kishte nje force te konsiderueshme njerzish ne zona te caktuara: 2. Si lider I forcave zogiste ai kishte rreth tij te vetmet forca qe kishin njefare pergatitje ushtarake per kohen ne Shqiperi. Pra Abaz Kupi  I vuni pushken dhe nuk e priti me lule pushtimin italian, as I thirri clirimtar, apo bani sehir. Mbretnoret vazhduan, ne koordinim me aleatet te banin organizimin e rezistences, sidomos ne Veri. Pra u luftua ndaj pushtuesve, per aq sa ishin mundesite, gjate 1939, 1940, 1941 dhe 1942. Deri me  1942-in komunistat nuk e kishin qite as edhe nje pushke. Abaz Kupi iu pergjigj pozitivisht thirrjes se komunistave per mbledhjen e Pezes. Ai iu bashkua Frontit. Fakti qe Abaz Kupi iu bashku Frontit I hoqi komunistave armen e propagandes kunder nacionalistave. Imagjinoni se cila do te kishte qene propaganda e tyre kundrejt zogistave sikur Abaz Kupi te mos merrte ate vendim. Nga ana tjeter qendrimete tij ndihmuan dhe historine tone qe te mund te lexojne qendrimet e Aleateve ndaj nacionalizmit ne Shqipni. Une them se Abaz Kupi I ka ba nderet me te medha Zogizmit gjate Luftes se Dyte Boterore, biles personalisht e coj deri aty sa pa dyshim them se nuk e lejoi me vdeke. Qendrimet e tij gjate kesaj Lufte ia cjerrin masken propagandes komuniste ndaj nacionalizmit e Zogizmit. Kjo ishte arsyeja qe Enver Hoxha me shoke  donin me e vra me cdo kusht.

Ideali I Shqipnise Etnike ishte vija ndarese mes nacionalizmit dhe internacinalizmit shqiptar. Ne Mukje, ai pa se Shqipnise i bahej nder me luftu komunizmin njisoj si pushtimin. Ai e kuptoi se ngadale Shqipnise po I bahej gati nji pushtim edhe ma I zi. Zogizmi zyrtarisht I vuni pushken komunizmit ate shtator te 1943. Kete lufte ai se pushoi deri sa vdiq. Kesaj lufte I sherbej edhe krijimi I Levizjes se Legalitetit, edhe pjesmarrja ne Komitetin Shqipnija e Lire. Ai bani te pamundunen per Shqipnine, fatet e se ciles ishin percaktu tjeter kund. Edhe pse u ndje I tradhtum nga aleatet, te cileve u ndejti gjithmone besnik, perseri per hater te zogizmit, nderit e burrnise, per hater te Mbretit reagoi me fisnikeri. Kujtimet e Xhuljan Emrit jane nje ilustrim I shkelqym I atyne diteve te trazume.  

Ne kete dite duhet me fole edhe per ato qe ai la ne Shqipni.  Vujtjet e tyne filluan me 11 prillin e 1939. Zogistat I kan fillu internimet dhe vuajtjet ne prillin e 1939. Qe nga ajo dite dhe deri diten qe iken nga internimet e Lushnjes ne vitet 90 nuk e pane nje dite te mire. Dhe pse? Sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti dhe mbrojti Shqipnine, sepse baba  dhe gjyshi I tyne deshti qe Shqipnija te rreshtohej nga Aleatet, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti Shqipnine Etnike, sepse baba dhe gjyshi I tyne ishte besnik I Mbretit te Shqiptareve, besnik I Shqipnise. Shqiptaret I kane borxh nje “Na falni” te madhe kesaj familje e shume te tjerave.

Uroj qe Zoti i paste fale parajsen Abaz Ages!

Uroj qe familjes Kupi Zoti t’ua shperbleje vuajtjet.

Uroj qe shqiptareve tu ndricohen mendjet qe me nderue herojt e vet!

Falemnderes

*Fjalimi i kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit per SHBA ne diten e perkujtimit te Gjeneral Abaz Kupit, organizuar me 11 Janar ne Queens, NY

Filed Under: Politike Tagged With: Hakik Mena-Abas Kupi-Perkujtim

GJENERAL ABAZ KUPI NE PERVJETORIN E 44 TE PASVDEKJES

January 11, 2020 by dgreca

NGA  ASLLAN BUSHATI*/

Ka njerëz që hyjnë në histori me një akt të vetëm dhe kjo është normale dhe  e pranushme kur dikush jep jetën me vetëdije për dicka që e vlerëson si të shenjtë ose madhore. Por ka të tjerë që hyjnë në histori  dalngadalë, pa zhurmë, pa bujë, pa mburrje, por me vepra , beteja, kuvende të njëpasnjëshme, të cilat ndryshojnë rrjedhat e historisë. Abaz Kupi u përket atyre që hyjnë ngadalë sepse  ai ka bërë shumë beteja në jetën e tij dhe dashuria për atdheun e besa, kanë qenë motivet që e kanë shtyrë përpara . Ato i kanë  përsosur karakterin si burrë zakoni e si udhëheqës popullor, dhe  i  kanë shumëfishuar  energjitë  duke e bërë hero në të gjallë e në jetën e përtejme.

Për një periudhë të gjatë  kohe, shteti  totalitar komunist në Shqipëri dhe vecanërisht vetë  diktatori  Enver Hoxha ,u përpoqën me të gjitha mënyrat, për ta tjetërsuar figurën, veprën dhe kontributin e madh të Abaz Kupit në historinë e Kombit tonë. Hodhën shumë baltë mbi të, nëpërmjet makinës tyre të propagandës, përhapën shumë gënjeshtra, trilluan e tjerërsua ngjarje, data, ndodhi, takime e konferenca . I  burgosën, interrnuan e torturuan familjen, por nuk ia arritën qëllimit. Balta e llumi që ata gatuan e ngritën kundër  Abaz Kupit, u ra atyre që e bënë. Sot figura dhe vepra e Abaz Kupit shkelqen e ndrit sic ju ka hije  heronjëve të vërtetë të Kombit Shqiptar

Por, si  ballafaqim  me qëndrimin dashakeqës, poshtërues, të gënjeshtërt e hipokrit të komunistëve shqiptar, dëshiroj  të sjellë në fokusin e kujtesës tuaj,për atdhetarinë, mprehtësinë  dhe integritetin në bisedime të Abaz Kupit, thëniet e dy ushtarakëve të lartë britanik .Së pari atë të Julian Amery  në librin “Bijtë  e Shqipes” ku  thotë:”Në takimin e parë me të u befasova nga përzemërsia që tregoi dhe vecanërisht më bëri përshtypje profili i tij me atë të Napoleonit, me një cullufe mbi ballë, me të cilën mundohej të fshihte një shenjë plage plumbi…Ai fliste pak me ngadalë, por me një shprehje të mahnitshme, me gjeste dhe me një ton të ngrohtë, të cilat përkthyesi i kishte shumë të vështirë të na i përkthente”.

Së dyti  Davis Smajli në librin me titull”Me detyrë në Shqipëri”, thotë:”Ishte i qetë dhe i rezervuar nga natyra, ai kishte sjellje të përsosur dhe kurrë nuk i tradhëtoi ndjenjat me ndonjë gjest apo shenjë të dukshme”.

Të nderuar bashkatdhetar, ne bëjmë shumë mirë që mblidhemi në cdo janar pranë varrit të Abaz Kupit. Ky ritual, në radhë të parë është nderim për  veprën madhore të gjeneralit popullor,

por edhe për Familjen Kupi. Është nderim edhe për komunitetin tonë shqiptaro-amerikan, për Legalitetin e Vatrën, është nderim për të gjithë  ata që vunë gurë të mëdhej në themelet  e Republikës së Shqipërisë. Të asaj Shqipërie që Abaz Kupi e deshi kaq shumë, që edhe ne e duam po ashtu  shumë, por që na loton syri nga mjerimi që e ka pushtuar, nga korrupsioni e kriminaliteti dhe mbi te gjitha nga keq qeverisja e cila i ka hapur rrugën largimit masiv të rinisë shqipatre.

I nderuar qoftë kujtimi dhe vepra  e Gjeneral Abaz Kupit.

*Fjalim i mbajtur sot, 11 Janar 2020, me rastin e Pervjetorit te 44 vjetorit te ndarjes nga jeta te Gjeneral Abas KUPI, tubi i organizuar nga Levizja e Legalitetit dhe Familja Kupi ne Nju Jork

Filed Under: Komunitet Tagged With: Asllan Bushati-Abaz Kupi

VATRA- KOMISIONI I KUVENDIT TË 19 JANARIT PËRFUNDOI PËRGATITJET

January 11, 2020 by dgreca

–
– Zgjidhen delegatet e Kuvendit te Vatres te 19 Janarit 2020, qe organizohet ne sallen e veprimtarive te Teqese Bektashiane”Baba Rexhepi” ne Michigan, ku perfaqesohen rreth 600 vatrane. /

– Degët që nuk kanë dërguar ende emrat e delegatëve janë të lutur që t’i nisin deri të Hënën-

– Kush ka dëshirë të udhëtojë me autobuz të lidhet në telefon em z. Anton Raja ne nr- cel:646-594–4747.Autobuzi niset të Shtunën në ora 6 të mëngjesit nga Royal Regency Hotel-

Të Premten, 10 Janar 2020, Komisioni përgatitor i Kuvendit të 19 Janarit që do të mbahet në sallën e veprimtarivë të Teqesë Bektashiane”Baba Rexhepi” në Taylor, Michigan, u mblodh për të marrë vendimet përfundimtare. Fillimisht u mblodhën një pjesë e anëtarësisë së Qendrës,të cilët iu përgjigjën njoftimit të publikuar në Dielli online dhe faqa zyrtare në fb e Vatres dhe Diellit, për të zgjedhur delegatët e tyre sipas parimit 1 delegat për 10 anëtarë. Në qendër janë të anëtarësuar 102 vatranë.Mbledhjen e Komisionit e drejtoi Kryetarii tij z. Agim Rexhaj.

Më pas u ballafaquan anëtarësitë reale dhe pagesat e degëve të Vatrës dhe u morën këto vendime:

1- Dega e Vatrës në Jacksonville me 40 anëtarësi të rregullta, do të ketë 5 delegatë(4 nga parimi 10 anëtarë 1 delegat + Kryetari), ndërsa anëtarët e Këshillit, që janë nga çdo degë janë llogaritur mbi këtë kuotë.

2- Dega South Florida me 25 anëtarësi të rregullta do të ketë 3 delegatë plus kryetari.

3. Dega e Vatrës në Tampa-Clearwater me 32 anëtarësi do të ketë 3 delegatë plus kryetarin, plus anëtari i Këshillit.

4- Dega e Vatrës në Hartford-CT, me 22 anëtarë do të ketë 2  delegatë plus kryetarin, plus anëtarin e Këshillit.

5- Dega e Vatrës në Queens, NY me 100 anëtarë do të ketë 10 delegatë plus kryetarin, plus anëtarin e Këshillit.

6- Dega e Vatrës në Michigan me 88 anëtarë ka 9 delegatë plus kryetarin, plus anëtarët e Këshillit.

7- Dega në Hudson Valley në NY me 48 anëtarë ka 5 delegatë plus kryetarin, plus anëtarët e Këshillit.

8- Dega e Vatrës në Toronto-Kanada me 22 anëtarë ka 2 delegatë nga anëtarësia plus kryetarin.

9- Qendra me 102 anëtarësime ka 10 delegatë.

10- Në numrin e përgjithshëm të delegatëve përfshihet edhe Këshilli me 46 anëtarësi si dhe Kryesia e Vatrës.

Komisioni njoftoi degët menjëherë pas mbledhjes që sipas kuotave të dërguara të nisin në qendër emrat e delegatëve, atësitë, dtalindjet.

Komisioni përgatitor zgjodhi z. Agustin Mirakaj, Nazo Veliu dhe Dalip Greca, të përgatisin mandatet e delegatëve, që do të mbajnë: Logon, vulën e njomë të Vatrës dhe emrin e Kryetarit dhe sekretarit të Vatrës.

Komisioni mori vendim që çdo degë ka të drejtë të delegojë vetëm 30 për qind të votave të delegatëve, ndërsa çdo delegat ka të drejtë të përdorë vetëm Një votë plus.

U mor Vendim që Fletët e Votimit të jenë standarte dhe të specifikuara, Letër A -4, Logo e vulë e Vatrës, me emrat e kandidatëve dhe emrat e Firmat e Kryetarit dhe sekretarit të Kuvendit. Nëse do të ketë kandidatë shtesë që do të dalin gjatë Kuvendit, do të shtohen emrat në Fletë-Votimet nga drejtuesit e Kuvendit.

-U mor Vendim për ngritjen e Komisionit të verifikimit të Mandateve, i cili do të aprovohet në Kuvend.

– Delegati më i vjetër në moshë(Zef Balaj) do të hapë Kuvendin.

– Kryetari i Vatrës do të mbajë raportin e punës 2 vjeçare në praninë e medias dhe të ftuarëve. Më pas Kuvendi i vazhdon punimet pa praninë e medias.

– Zgjidhen drejtuesit e Kuvendit- kryetari, ndihmësi dhe Reporteri.

– Punimet e Kuvendit do të regjistrohen nga Vatra.

– Për hartimin e Programit të kuvendit u zgjodh një komision me kryetar Ervin Dine.

Shënim: 1- Degët që nuk kanë dërguar ende emrat e delegatëve janë të lutur që t’i nisin deri të Hënën-

2- Jemi njoftua se Kryetari i degës së Vatrës në Uster z. John Lito ka dhënë dorëheqjen si kryetar. Dega ka nisë të dërgojë pagesat e anëtarësisë në Qendër. Nëse ka dëshirë të dërgojë delegat të njoftojë brenda ditës së Hënë.

– Kush ka dëshirë të udhëtojë me autobuz të lidhet në telefon me z. Anton Raja ne cel:646-594–4747.Autobuzi niset të Shtunën në ora 6 të mëngjesit nga Royal Regency Hotel në Yonkers–

Filed Under: Featured Tagged With: Komisioni-Vendimet-Kuvendi

VATRA fuqizohet kur ne i japim asaj dhe dobësohet kur kërkojmë të marrim prej saj….

January 10, 2020 by dgreca

Nga Valentin Lumaj/

“Vatra fuqizohet kur ne i japim asaj dhe dobësohet kur kërkojmë të marrim prej saj”
Replikë artikullit të z. Mit’hat Gashi botuar tek gazeta Dielli dhe Illyria/
Kam qenë dhe jam një njeri i debatit dhe që i pëlqej replikat për sa kohë janë etike dhe nuk bëhen personale. Nuk kam ndër mend të mund profesor Gashin me këtë replikë por dua kthjelloj sadopak këtë tymnajë deklaratash që kanë qarkulluar së fundmi. 
-Dy janë sipas mendimit tim arsyet e kësaj gjendje kaotike të krijuar: 1-egoja dhe krenaria e tepërt e disa individëve te caktuar dhe 2-mos njohja dhe mos respektimi i Kanunores së Vatrës.
-Të kthehem tek argumentet e z. Gashi (megjithese jam i bindur se këtë artikull e ka shkruar për qejf te ndokujt, por jo se ai vetë i beson ato që shkruan):

-Tek shkrimi i tij, pikat 1, 2 dhe 3 shtjellojnë, sipas profesorit, shkeljet, të metat dhe dobësitë e Kryesisë aktuale dhe në logjiken e tij , siç shkruan ai, këto legjitimojnë krijimin e “Komisionit 5 Tetori”. Me fjalë të tjera, sipas z. Gashi, i jepet te drejtë çdokujt të krijojë komisjone aty-këtu, pra lejohet anarkia. Sipas Kanunit te Lekës ai mund të ketë drejtë, por jo sipas Kanunores së Vatrës e cila shpjegon:
“Deget duhet t’i binden Këshillit dhe kanë të drejtë të kundërshtojnë vetëm në Kuvend nëpërmjet delegatit”
Sipas saj, të gjitha vërejtjet dhe debatet bëhen vetëm në Kuvend.
-Dega e Washingtonit dhe Komisjoni i 5 Tetorit kanë kritikuar dhe frikësuar publikisht Kryetarin dhe Kryesinë me deklarata, mbledhje dhe rezoluta në një kohe që Kanunorja thotë troç:
“Nje dege ska të drejtë të kritikojë ose të frikesojë në mes të motit Kryetarin ose Këshillin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkore “
-Komisjoni 5 Tetori ka përdorur vulën dhe ka folur në emër te Vatrës pa lejen e Kryetarit apo te Këshillit kur Kanunorja thote qarte:
“Asnje Vatren nuk ka të drejtë të falsë ose te perfaqësojë Vatrën pa autorizim specifik te Kryetarit”
-Edhe Dega e Washingtonit, edhe anëtarët e “Komisjonit 5 Tetori”, janë në thyerje flagrante të Kanunores. 
Prandaj, Këshillit apo Kuvendit, si organi më i lartë vendim-marrës i lind e drejta që t’i pezullojë. 
-Shif Nyjen 61:
“Këshilli ka të drejtë te pakufizuar të pezullojë çdo Degë që shkel një ose më tepër nyja të Kanunores”
-Tani t’i kthehemi Kryesisë, e cila në qoftë se ka kryer shkelje, ankesat paraqiten në Kuvend nëpërmjet delegatit dhe vetëm Kuvendi vendos dhe ndërshkon nëse është e nevojshme. Nuk ka rruge tjetër.
-Dega e Washingtonit kërkoi me çdo mjet të pezullojë Kryetarin në mes të mandatit, në një kohë kur Kanunorja shpjegon:
“Kryetarin e Vatrës e zgjedh Kuvendi i Vatrës dhe vetëm një Kuvend i Vatrës mund t’a pezullojë”
-Kanunorja i jep fuqi absolute Kryesisë dhe Këshillit mbi deget, por është Kuvendi ai që mund të ndërshkojë Kryesinë në qofte se nuk ka punuar si duhet. Ka pas shume raste kur Kuvendet e Vatrës janë shtyrë apo nuk janë mbajtur në kohë por vatranët kanë qenë dhe duhet te jenë të duruar. Te mos harrojë z. Gashi se arsyeja e mos-mbajtjes se Kuvendit ka qenë klima e konfliktit e krijuar nga dega e Washingtonit. Kujtoj që z. Gashi ka qenë prezent në mbledhjen e Këshillit te Marsit te kaluar dhe e ka dëshmuar vetë sjelljet anormale te këtyre që ai sot mbështet. Unë personalisht i kam kërkuar Këshillit që të evitohen të gjitha mbledhjet këshillore apo kuvendore, derisa midis vatranëve të vendoset paqa.
– Per mendimin tim, z. Mishto, nuk u lejua që të ushtrojë detyrën e ngarkuar në qetësi, u sulmua pabesisht, si person dhe si familje. Megjithate ai nuk ra poshtë ne batakun debateve denigruese, qëndroi në lartesinë e integritetit dhe të pergjegjësisë, dhe për t’u vendosur paqa ne Vatër, sakrifikoi veten duke kërkuar të mos kandidojë më, megjithëse, sipas te gjitha gjasave e kishte të sigurtë edhe nje mandat te dytë.  
-Ne fund të fundit, Vatra nuk është administrate puplike as organ shtetëror. Vatra është një organizim i lirë dhe vullnetar shoqëror, e krijuar si nevoje kombëtare dhe jo për të bërë karriere. Sado i vjetër të jesh në Vatër, kjo nuk të bën pronar të saj. Dyert e saj janë te hapura si për të hyrë, po ashtu edhe për të dalë. Diaspora e Amerikës ka pasur dhe do të ketë pafund patriotë që duan Atdheun më shumë së karrigen, që duan t’i japin fuqi dhe energji te reja Vatrës. Ajo fuqizohet kur i japim asaj dhe dobesohet kur kërkojmë të marrim prej saj. 
-Lexoni dhe zbatoni Kanunoren dhe ju siguroj se secili do të gjejë vendin e vet dhe të gjithë do të gjeni paqe në mes vedi. Në fund te fundit të gjithë jemi të vegjël para saj dhe atyre që na e lanë amanet.

JA NENET E KUSHTETUTES SE VATRES

Filed Under: Analiza Tagged With: Valentin Lumaj-Replike-Mithat Gashi-Vatra

VATRA & DIELLI NGUSHËLLOJNË GËZIM & ANGJELINA NIKA

January 10, 2020 by dgreca


MARK MILAN DJERRI /

Vatranët Gëzim dhe Angjelina Nika përjetuan në harkun e dy ditëve dy vdekje të dhimbshme; me 7 Janar u njoftua vdekja e babait të Agjelinës-MARK MILAN DJERRI, që u varros në vendlindje, – dy ditë më pas ndërroi jetë babai i Gëzim Nikës, NIK VUKSAN BUSHGJOKAJ.


NIK VUKSAN BUSHGJOKAJ /

    Babai i Gëzimit do të varroset ditën e Shtunë, 11 Janar 2020, ora 1.00 pasdite, në fshatin Cerrnicë, Tropojë. Njoftimin e ka përcjellë në faqen e tij të fb këngëtari i shquar , zv /kryetari i degës së Vatrës Hudson Valley, Gëzim NIKA, Mjeshtër i Madh. Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta DIELLI i shprehin ngushëllimet më të thella kangëtarit të shquar Gëzim Nika, familjes, të gjithë miqëve dhe të njohurëve. Pushoftë në Paqe shpirti i njeriut të tyre të shtrenjtë, Nik Vuksan Bushgjokaj!

Po ashtu, Dielli dhe Vatra ngushëllojnë  koreografen e shquar, Angjelina Nika për humbjen e babait të saj të dashur Mark Milan Djerri. I pushoftë shpirti në Paqe!

                                                                   VATRA & DIELLI

Filed Under: Kronike Tagged With: Vatra-Dielli-Ngushellime-Gezim e Angjelina Nika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT