NGA HAKIK MENA/*/
Nuk ka gja ma te mire se sa me perkujtu e nderu jeten e bamat e Abaz Kupit ne keto dite rrapulline ne te cilat kalon raca shqiptare, rrapullime e shkaktume prej ideologjise coroditese te cilen ai me mish, shpirt, pushke e mergim u mundua t’ia parandaloje Shqipnise.
Kemi fole me vite te tana dhe tashma populli I din, per ato qe dojne me dite, se c’ka qe e bani Gjeneral Abaz Kupi.
Zogismi si thelb te filozofise se saj ka shtetformimin. Kriteri i vetem te cilin kjo filozofi perdori per te mbledh njerzit rreth saj ishte kontribut i gjithanshem ne kete shtetformim. Po te analizojme perbamje njerzore te kesaj filozofie aty gjejme Shqipnine e vertete. Aty gjejme te shkollumin dhe te paditunin, gegen edhe tosken, kosovarin dhe camin. Ajo ashte filozofi gjitheperfshirse dhe jo perjashtuese. Ajo nuk asht filozofi Elitash apo te ashtequjtura elita. Aty asht gjithsecili qe e ndjen se shqiptareve u duhet nji shtet. Pikerisht per kete Abaz Kupi e gjeti vedin ne ate filozofi qe dalengadale u personifikua me te.
Pjesmarrja ne xhandarmarine e famshme shqiptare, qe karakterizohej nga besnikeria e larte ndaj shtetit, ia rriti atij reputacionin ne shkalle vendi. Ai kontriboi me pushke ne dore per shkaterrimin pa meshire te levizjeve te Shales, Mirdites, Delvines dhe Fierit, te cilat jane te miredokumentuara si levizje te frymezuara nga shtete keqdashese ndaj Shqipnise per kohen. Habiten njerzit se si ia arriti Ahmet Zogu qe te bante qe te deshtonin te gjitha keto levizje antishtet, kurse shtetaret e Shqipnise se 1997-es, me gjithe ate ushtri e armatim nuk arriten me i tregu vendin Zani Caushit me shoke? Pergjigjja asht krejt e thjeshte! Jane keto burra si Abaz Kupi qe i munguan dhe vazhdojne t’i mungojne ketij shteti motra e vellazen.
Fakti qe Mbreti Zog ia besoj qendresen ne portin e Durresit ne ate kohe Major Abaz Kupit, na tregon shume gjana rreth Mbretit, Abaz Kupit dhe Shqipnise se kohes. Kolonel Selmani e analizon shume bukur ne librin e tij kete fakt. Mbreti nuk kishte besim te ushtria, meqe ajo kishte dhane sheja ne levizjen e Delvines dhe Fierit se ishte nen inflencen e Italise, vend ku shumica e oficereve ishin shkollu. Kjo nuk do me thane se Ahmet Zogu nuk kishte ushtrine me vedi, por se per faqe te zeze te disa oficereve, ashtu si dhe shume te tjereve qe hangren buken e turpit mbas 7 prillit te 1939, pranonin ma mire qe si mbret te kishin Viktor Emanuelin e Italise se Ahmet Zogun e Burgajetit. Perseri Zogizmi, me pragmatizmin qe e karakterizon, u mbeshtet tek besnikeria ndaj shtetit, nderi e burrnia. E natyrisht besimi iu shperblye me Epope. Po, po Epope. Ajo cka Abaz Kupi dhe Ushtaret dhe Xhandaret e Mbreterise Shqiptare bane ate dite asht epopeja ma e lavdishme dhe e randesishme e shtetit shqiptar. Ajo defacto na rreshtoi ne krahun e Aleateve kunder Boshtit. Ne kujtimet e tij Ambasadori Grand na e shpjegon qarte se Mbreti e kishte te qarte se do te kishte nje lufte boterore, nga e cila do te dilnin fitues aleatet. Ai me bindje e rreshtoi Shqipnine drejt perendimit. Por, jetsimi I ketij vendimi te zogizmit drejt Perendimit u krye nga epopeja e Abaz Kupit me shoke.
Ashte e vertete se cka bani Abaz Kupi me 7 Prill na flet per trimnine e burrnine e tij. Por, ajo qe ai bani pas kesaj dite per Shqipnine e Zogizmin na tregon shume per karakterin dhe filozofine e tij ne jete. Ishte kollaj me I qendrue Mbretit e Zogizmit besnik ndersa mbretnonte ne Shqipni, por ishte sacrifice dhe vetmohim me vazhdu ne ate rruge tuj u ende maleve te Shqipnise e kontinenteve te Botes.
Si pjese e planit aleat qe nepermjet Mbretit Zog te krijohej nje front antipushtim Abaz Kupi u kthye ne Shqipni pas nji emigrimi te shkurter. Fisher e pershkruan keshtu arsyen pse British Special Operation Executive (SOE) iu afruan dhe e angazhuan Abaz Kupin ne organizimin e rezistences kunder Italianeve: 1. Ai kishte nje force te konsiderueshme njerzish ne zona te caktuara: 2. Si lider I forcave zogiste ai kishte rreth tij te vetmet forca qe kishin njefare pergatitje ushtarake per kohen ne Shqiperi. Pra Abaz Kupi I vuni pushken dhe nuk e priti me lule pushtimin italian, as I thirri clirimtar, apo bani sehir. Mbretnoret vazhduan, ne koordinim me aleatet te banin organizimin e rezistences, sidomos ne Veri. Pra u luftua ndaj pushtuesve, per aq sa ishin mundesite, gjate 1939, 1940, 1941 dhe 1942. Deri me 1942-in komunistat nuk e kishin qite as edhe nje pushke. Abaz Kupi iu pergjigj pozitivisht thirrjes se komunistave per mbledhjen e Pezes. Ai iu bashkua Frontit. Fakti qe Abaz Kupi iu bashku Frontit I hoqi komunistave armen e propagandes kunder nacionalistave. Imagjinoni se cila do te kishte qene propaganda e tyre kundrejt zogistave sikur Abaz Kupi te mos merrte ate vendim. Nga ana tjeter qendrimete tij ndihmuan dhe historine tone qe te mund te lexojne qendrimet e Aleateve ndaj nacionalizmit ne Shqipni. Une them se Abaz Kupi I ka ba nderet me te medha Zogizmit gjate Luftes se Dyte Boterore, biles personalisht e coj deri aty sa pa dyshim them se nuk e lejoi me vdeke. Qendrimet e tij gjate kesaj Lufte ia cjerrin masken propagandes komuniste ndaj nacionalizmit e Zogizmit. Kjo ishte arsyeja qe Enver Hoxha me shoke donin me e vra me cdo kusht.
Ideali I Shqipnise Etnike ishte vija ndarese mes nacionalizmit dhe internacinalizmit shqiptar. Ne Mukje, ai pa se Shqipnise i bahej nder me luftu komunizmin njisoj si pushtimin. Ai e kuptoi se ngadale Shqipnise po I bahej gati nji pushtim edhe ma I zi. Zogizmi zyrtarisht I vuni pushken komunizmit ate shtator te 1943. Kete lufte ai se pushoi deri sa vdiq. Kesaj lufte I sherbej edhe krijimi I Levizjes se Legalitetit, edhe pjesmarrja ne Komitetin Shqipnija e Lire. Ai bani te pamundunen per Shqipnine, fatet e se ciles ishin percaktu tjeter kund. Edhe pse u ndje I tradhtum nga aleatet, te cileve u ndejti gjithmone besnik, perseri per hater te zogizmit, nderit e burrnise, per hater te Mbretit reagoi me fisnikeri. Kujtimet e Xhuljan Emrit jane nje ilustrim I shkelqym I atyne diteve te trazume.
Ne kete dite duhet me fole edhe per ato qe ai la ne Shqipni. Vujtjet e tyne filluan me 11 prillin e 1939. Zogistat I kan fillu internimet dhe vuajtjet ne prillin e 1939. Qe nga ajo dite dhe deri diten qe iken nga internimet e Lushnjes ne vitet 90 nuk e pane nje dite te mire. Dhe pse? Sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti dhe mbrojti Shqipnine, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti qe Shqipnija te rreshtohej nga Aleatet, sepse baba dhe gjyshi I tyne deshti Shqipnine Etnike, sepse baba dhe gjyshi I tyne ishte besnik I Mbretit te Shqiptareve, besnik I Shqipnise. Shqiptaret I kane borxh nje “Na falni” te madhe kesaj familje e shume te tjerave.
Uroj qe Zoti i paste fale parajsen Abaz Ages!
Uroj qe familjes Kupi Zoti t’ua shperbleje vuajtjet.
Uroj qe shqiptareve tu ndricohen mendjet qe me nderue herojt e vet!
Falemnderes
*Fjalimi i kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit per SHBA ne diten e perkujtimit te Gjeneral Abaz Kupit, organizuar me 11 Janar ne Queens, NY