
MARK MILAN DJERRI /
Vatranët Gëzim dhe Angjelina Nika përjetuan në harkun e dy ditëve dy vdekje të dhimbshme; me 7 Janar u njoftua vdekja e babait të Agjelinës-MARK MILAN DJERRI, që u varros në vendlindje, – dy ditë më pas ndërroi jetë babai i Gëzim Nikës, NIK VUKSAN BUSHGJOKAJ.

NIK VUKSAN BUSHGJOKAJ /
Babai i Gëzimit do të varroset ditën e Shtunë, 11 Janar 2020, ora 1.00 pasdite, në fshatin Cerrnicë, Tropojë. Njoftimin e ka përcjellë në faqen e tij të fb këngëtari i shquar , zv /kryetari i degës së Vatrës Hudson Valley, Gëzim NIKA, Mjeshtër i Madh. Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta DIELLI i shprehin ngushëllimet më të thella kangëtarit të shquar Gëzim Nika, familjes, të gjithë miqëve dhe të njohurëve. Pushoftë në Paqe shpirti i njeriut të tyre të shtrenjtë, Nik Vuksan Bushgjokaj!
Po ashtu, Dielli dhe Vatra ngushëllojnë koreografen e shquar, Angjelina Nika për humbjen e babait të saj të dashur Mark Milan Djerri. I pushoftë shpirti në Paqe!
VATRA & DIELLI