• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2020

MLLEF NË KOHËN E COVID-19

March 20, 2020 by dgreca

Njëherë e një kohë një burrë i moshuar tek endej rreth lojërave olimpike në kërkim të një vendi për t’u ulur, ishte hidhëruar në turmën që nuk i bënte vend, derisa arriti te spartanët, ku secili spartan më i ri se ai, dhe disa që ishin më të vjetër, u ngritën dhe i ofruan vendin e vet. Turma u përshëndet dhe plaku u kthye tek ata me një psherëtimë: “Të gjithë grekët dinë se çfarë është e drejtë, por vetëm spartanët e bëjnë atë”.

OPINION:Alban Krasniqi/

Inicimi i një mocioni mosbesimi për Qeverinë Kurti është absurd. Të iniciosh mocion mosbesimi për qeverinë që bën pjesë dhe vetë, si dhe të iniciosh mocion mosbesimi në një kohë me rrethana të jashtëzakonshme, e ku bash kjo qeveri është duke bërë punë titanësh, nuk do koment. Shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është vetëm casus belli për ta rrëzuar këtë kryeministër. E “gjetën” shkakun, por jo pasojën. Vullneti dhe gatishmëria për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe këtë kryeministër vjen pas bisedës së kreut të LDK-së, z. Mustafa, me presidentin e shtetit për gjoja shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila gjendje sot për sot është e panevojshme.  Dhe këto biseda e opinione bëheshin në mesnatë. ” Pak gjëra shihen në dritë të pastër, njëjtë si në errësirë!” – thoshte Hegeli. Presidenti i shtetit, një Mefisto gëtjan, arriti të çekuilibrojë mendjen, edhe ashtu të çekuilibruar, të z. Mustafa, e përmes tij edhe të Kalit të Trojës, z. Agim Veliu. Presidenti i shtetit, ky virus në jetën tonë politike e sociale, tentoi që në një kohë të njëjtë me presidentin serb, z. Vuçiq, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ku përmes kësaj gjendjeje të merrte kompetencat dhe, mos e thëntë Zoti, ta dërgonte ushtrinë deri tek Ibri dhe ta legjitimonte ndarjen e Kosovës. Për të kamufluar planet ogurzeza, u thirrën në shkarkimin e ministrit dhe në mos heqjen e taksës apo “prishjen e raporteve me ShBA-të”, ku menjëherë pas shfaqjes së inicimit për mocion mosbesimi, z. Mustafa takoi z. Haradinaj, një person tjetër që në dukje është kundër heqjes së taksës, edhe pse nuk i besohet, se kështu fliste edhe për demarkacionin me Malin e Zi, deri sa erdhi në pushtet. Eksperti i njohur amerikan për çështjen e Ballkanit, z. Daniel Server,  deklaron se “Grenell dhe Trump nuk janë e gjithë Amerika dhe se tashmë Grenell ka kaluar tërësisht në anën e Serbisë”, prandaj një marrëveshje me këtë zotërinë e panatyrshëm ku do të na shpinte? Kryeministri në mënyrë gjeniale arriti ta prolongonte një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për të cilën marrëveshje po lufton presidenti dhe z. Mustafa, duke u thirrur në “miqësinë e përjetshme me amerikanët”. Jo çdoherë thuhet “PO”, pavarësisht kush ta kërkon një pohim të tillë. Nganjëherë mohimi del pohim i saktë. Ky gjakim i presidentit dështoi, tash për tash, fal intuitës së kryeministrit dhe kryeparlamentares, të këtij binomi bashkëpunues model jo vetëm në politikë dhe jo vetëm në rajon.

Duke lexuar ultimatumet e z. Mustafa dhe duke parë opozitën, këtë Triumvirat të krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, tek ngarendte te z. Mustafa për një koordinim për mocion të mosbesimit, kuptojmë se ky është një skenar i parapërgatitur. Qeverinë po duan ta rrëzojnë edhe ata që kundërshtonin heqjen e taksës, edhe këta që humbën bordet drejtuese dhe shumë e shumë përfitime tjera. 

Z. Mustafa, “nuk digjet jorgani për një plesht”, prandaj lëre qeverinë të punojë, se kjo Qeveri është qeveria më legjitime e pasluftës. Ky kryeministër është person ideal i përlindjes kombëtare, është hero nga instinkti dhe intelektual nga edukata; ky kryeministër në politikë është par excelence; ky kryeministër është person që shumë shtete, duke përfshirë edhe armikun tonë, dëshirojnë ta kenë në krye të shteteve të tyre; ky kryeministër është ai që na bën krenarë në takime rajonale e globale; ky është ai kryeministër që filloi të vendosë një standard të ri komunikimi dhe veprimi jo vetëm në Qeveri. Deri më sot qeveritë janë drejtuar nga borde shefash partish, e jo nga një kryeministër, siç e thotë edhe Kushtetuta.  Në rast se e rrëzon këtë kryeministër, ti do të hysh në armiqësi me sovranin. “Më e keqja që mund të pritet nga armiqësia me popullin është braktisja nga ana e tij” – konstatonte Makiaveli. Kurrë mos mendoni se mund ta nënshtroni këtë kryeministër, kurrë mos mendoni se mund ta rrëzoni këtë kryeministër. Sa herë mundoheni ta dërmoni, ai nxjerrë xixa dhe bëhet edhe më i fortë; sa herë mundoheni ta rrëzoni, ai ngrihet si Anteu dhe bëhet edhe më i qëndrueshëm.  Ai para jush shëmbëllen si një Homo sapiens përballë Homo habilis. Mos mendoni se keni mundësi, mos mendoni se keni të drejtë dhe arsye. 

Të gjithë ju pretendoni se dini çfarë është e drejtë dhe çfarë është e mirë, por vetëm Albin Kurti e bën atë. Prandaj le të vazhdojë punën kjo Qeveri, le të vazhdojë punën ky kryeministër, se kjo Qeveri dhe ky kryeministër është i vetmi ilaç që kemi kundër këtij virusi të jetës sonë politike e sociale.

Filed Under: Analiza Tagged With: Alaban Krasniqi, Alban Krasniqi, Mllefe

URDHERI ME I FUNDIT I GUVERNATORIT TE NJU JORK-ut

March 20, 2020 by dgreca

GUVERNATORI I NJU JORK-UT URDHERON EDHE MBYLLJEN E DYQANEVE TE BERBERËVE, SALLONEVE TË BUKURISË DHE SALLAVE TË TATUAZHEVE/

  • Ndalimi hyn në fuqi në orën 22.00 PM të së shtunës, 21 mars 2020

      – Guvernatorët e New Jersey, Connecticut dhe Pennsylvania nxorën aktet e ngjashme./

New Yorku vazhdon që t’i marrë masat ndaluse hap pas hapi. Pritet që coronavirusi të shtojë ofensivën në qytetin me popullsi të shumtë, dhe nuk po kursen moshat e reja.Pas mbylljes së shkollave, teatrove, klubeve, kafeneve, restoranteve, (që shërbejnë vetëm me porosi), kompanitë po i dërgojnë punonjësit në shtëpi.

      Ndër masat e reja, Guvernatori Cuomo urdhëroi që dyqanet e berberëve, sallonet e bukurisë, të mbyllen deri në mbrëmjen e së shtunës.

     Ndalimi, i cili përfshinë edhe sallat e tatuazheve, hyn në fuqi në orën 20:00 të së shtunës.

Guvernatorët e New Jersey, Connecticut dhe Pennsylvania nxorën aktet të ngjashme.

Urdhri i sapo publikuar është përpjekja më e fundit për të provuar që njujorkezët të mos grumbullohen bashkë në mjediset e lagjeve për të frenuar përhapjen e virusit ngjitës.(D greca)

Filed Under: Politike Tagged With: Urdheri me I fundit

Një gabim, jo më

March 20, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Skllavëria vjen nga verbëria dhe injoranca që nxijnë errësirën dhe nxisin mashtrimin. Sikur njeriu të kishte aq gjuhë sa Egjeu i mitologjisë kishte sy e duar, të gjitha nuk do të mjaftonin për të bindur tjetrin se gabimet nuk duhen përsëritur. Kjo është një dobësi më shumë që krijon izolimi. Fjala e urtë thotë: Më mashtro një herë, turpi është i yti; më mashtro përsëri, turpi ështi i imi.
Por tirani, veç shtypës, është edhe tinzar; gjendjen këtyre 30 viteve ia faturon popullit duke e mbingarkuar me tatime, taksa, gjoba e dënime. Ai mendon se njerëzit janë si lopët, të cilat nuk mjelin dot veten dhe se do të kërkonin më pak nëse nuk do të dinin më shumë. Nënshtrimi i verbër merret për mirësi, që vazhdon vetëm nga një gabim i bamirësisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse shteti përpiqet të marrë sa më shumë kontroll në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe me zgjedhje “të lira”, mashtruesit vijnë në pushtet, parlament e gjykata.
Tani, nëse ndonjë ngrihet e flet të vërtetën, duke i thënë secilit se një jetë e devotshme është mënyra e vetme për të siguruar një mirëqenie deri të lumtur; se falja e gabimit është paguar me neveri të përzemërt të fajit, apo me rezultate të ndryshimit, dhe se vetëm buste e medaljet nuk janë përkushtimi më i mirë ndaj atyre që u shuan për ideale, por është mishërimi i tyre në sjellje e veprimet tona; nëse do t’i njihnim e pranonim gabimet, çdo gjë do të ishte ndryshe, edhe bota, vërtet, do të hapej – prej saj do të kishim një vlerësim tjetër të fituar me përvojë lotësh e hidhërimesh, vuajtjesh, arratisjesh, burgimesh, internimesh e izolimesh, të cilat më parë kishin qenë aq thellë brenda jetës sonë – sa njerëzit do të shqetësoheshin po ta humbnin atë gëzim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, jo më, Një gabim

CORONOVIRUSI- Rreziku është i përbashkët, por luftën e bën secili…

March 20, 2020 by dgreca

Intervistë  e gazetares Marjana Bulku me zonjën Hairie Lamani-/

Epidemia botërore ka marrë përmasa të frikshme.Pjesa më e madhe e globit është mbyllur dhe duket se njerëzimi është dorëzuar dhe pret mrekullinë pa ditur se si të mbrohet përveçse të kyçet në shtëpi.Rreziku është global, mbrojtja individuale. Ndiqeni bisedën që zhvilluam me Hairie Lamani:

Marjana Bulku: Bota si kurrë më parë ndodhet përballë një rreziku të përbashkët ku edhe format e përballimit janë thuajse të njëjta por me pasoja të ndryshme, si e shihni ju si staf mjeksor këtë pandemi?

Hajrie Lamani RN : – Jemi në kushtet e një lufte botërore me një armik të padukshëm, pa armë dhe pa  mundësi për të bërë paqe. Është cilësuar si lufta e tretë botërore që nuk njeh pozicioni gjeografik, nuk njeh kompromis dhe në këndvështrimin tim është fushë e minuar ku e vërteta e saktë nuk dihet. Po ecet me eksperiencën e Kinës, Italisë dhe çfarë po del gjatë rrugës në shtetet e tjera. Kjo luftë i ka gjetur të papërgatitur të gjithë papërjashtim. Kur filloi të përhapej në Kinë njerëzit ishin skeptikë për lajmet, nuk e besuan, madje bënë ca krahasime krejt pavend, sic janë vdekjet nga aksidentet automobilistike, vdekjet nga kanceri apo HIV/AIDS. Shpejtësia e përhapjes së virusit, numri i madh i të vdekurve, natyra krejt e veçantë e këtij virusi të panjohur dhe shfaqja klinike e bën të pakrahasueshëm me asgjë tjetër. 

Vërtet  rreziku është i përbashkët, por luftën po e bën secili shtet në mënyrën e tij dhe asnjë nuk është në gjendje të ndihmojë të tjerët,  sepse janë të pamjaftueshëm për veten e tyre, nuk është braktisje, nuk është mungesë dëshire, por është pamundësi për shkak të burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion. Kjo qe po ndodh ka nxjerr zbuluar edhe sistemet shendetesore me perfekte imagjinare qe kemi menduar deri tani. Kush me pak dhe kush me shume jane te gjithe perballe pamjaftueshmerise ne kapacitete spitalore, burime materiale dhe burime njerezore. 

MB: Jetojme ne kohen e globalizmit qe sigurisht ka te mirat e veta dhe cdo gje arrihet ne kohe rekord, por ne kete rast ka efekt negativ sepse levizja e lire e njerezve beri qe te perhapet kudo pa dallim shteti, ngjyre, rrace, pozicioni gjeografic, statusi politik apo social, te gjithe te rrezikuar perballe virusit COVID-19.. 

Hajrije Lamani: Mendoj qe perballja e pare me virusin Covid -19  ka qene e njejte kudo, filloi me mosbesim, mos marrje seriozisht dhe nje ç’organizim derisa situata u be serioze dhe filluan pasojat, Menjehere pas shfaqjes se pasojave te para situata  percipitoi shume shpejt, ne kohe rekord.  Pra, dukej krejt e pabesueshme dhe imagjinare derisa erdhi dhe u ul kembekryq mes nesh. Periudha e inkubacionit mendohet 2-14 dite ne te shumten e rasteve por qe ka burime ku thuhet deri ne 28 dite gje qe e komplikon me shume gjendjen sepse te infektuarit asimptomatik behen perhapes te virusit pa qene ne dijeni. Pas pasojave te para drejtuesit e shteteve filluan te ndermarrin masat per te ndal vrullin e perhapjes se virusit. Cdo shtet ka ndermarre nje plan masash bazuar ne specifikat qe ka. Presioni eshte shume i madh, por kur mendon pasojat frika eshte akoma me e madhe. Covid -19 ka tjetersuar jeten e njerezve ne shkalle globale. Ky virus ka detyruar njerezit te mbyllen brenda, te braktisin punen, te qendrojne larg njerezve te dashur, te perballen me mungesat e nevojave baze jetike. Nga ana tjeter ka vene ne sprove te gjithe sistemet shendetesore boterore dhe ka nxjerr zbuluar me te dobetit ne shendetesi.

Eshte pandemi dhe duke qene se nuk eshte ndeshur per kohe shume te gjate eshte supozuar qe nuk do ndodh dhe askush nuk duket se ka pas nje plan B apo nje plan rezerve per kete situate. Nga raportimet  e deritanishme duke qe Italia eshte ne situate me te veshtire, ndoshta sepse ka qene transparente ne informacion?? Nuk mendoj se kemi informacion plotesisht te sakte per Kinen, Iranin  dhe kjo na ben te mendojme qe Italia eshte me keq. Sa i perket  Shqiperise ne pak informacion sa kam duket sikur e ka situaten nen kontroll dhe shpresoj te jete ashtu, por ne kete lufte po deshtojne shtetet e medhaja qe duhet pranuar jane shume here me mire  se sa Shqiperia dhe ndaj jam pak skeptike ne optimizmin e tepruar. Me shpirt dua qe asnje te mos preket ose te preken sa me pak te jete e mundur dhe mundesisht te shpallet vendi qe e ka perballuar me mire kete lufte.  Ketu ne Amerike sapo ka filluar dhe nuk e dime si do shkoje. Dua te jem optimiste dhe te mendoj me te miren.

           Marjana Bulku:  Pandemia pushton globin çdo minut, atë e kemi nëpër këmbët tona, si po e përjetoni?

Hajrie Lamani : Pandemia eshte kryefjala e dites dhe kuptohet ndjekja e lajmeve dhe perditesimeve eshte e pashmangshme. Une jam perpjekur te ndaj ne rrjetet sociale vetem informacione nga burime te besuara si WHO, CDC apo statuse te njerezve qe kam dijeni per aftesite e tyre dhe te jem e limituar ne sugjerimet personale. Une jam pjese e stafit te nje spitali qe po perballet me kete pandemi, po bej pjesen time ne menyren me te mire te mundshme duke reflektuar siguri ne profesion dhe ne punen e perditshme. Profesioni im e perban edhe kete qe po kalojme dhe si e tille e kam pranuar dhe do sherbej me te gjitha mundesite qe kam. Kuptohet  bej cdo gje me mjetet dhe mundesite ne dispozicion per te mbrojtur veten ne rradhe te pare ne menyre qe te jem ne gjendje t’ju sherbej te tjereve. Ka momente qe frika dhe stresi jane dominante, sidomos kur lexoj disa informacione te frikshme apo statuse reale per gjendjen, por une jam edhe besimtare ne Zot qe mendoj se nese eshte e shkruar te ndodh e keqja asgje nuk e ndalon, ndaj dhe lutem ne menyren time duke mos lejuar qe frika te me mund ne perditshmerine time. Gjej menyra per t’ju shmang dhe per te bere dicka qe me fut ne boten optimiste qofte edhe duke degjuar muzike apo nje xhiro me makine pa destinacion. besoj fort qe gjerat ndodhin per nje aresye dhe aresyet e kesaj qe po ndodh tani do t’i marrim vesht me vone pasi stuhia te kete kaluar. 

Marjana Bulku: Ju e keni prekur nga afër rrezikun , a na e përshkruani pak si vjen kjo e padukshme që pushton ngadalë gjithkënd dhe gjithçka.

Hajrie Lamani ;E permenda pak me lart qe eshte kombinim i frikes per jeten dhe njerezit tane te zemres, eshte ankth per te panjohuren qe na pret, eshte  pasiguri per pasojat afatgjate te kesaj situate. Une punoj ne urgjence (Coney Island Hospital , Emergency Department )dhe jam pika e pare e kontaktit me pacientin qe hyn ne spital dhe qe mbart me vete 1000 mije enigma. Jam pjese e triazhit dhe nese pacienti referon kolle, dhimbje fyti, temperature, njeren simptome apo kombinim te tyre atehere pacienti pajiset me maske kirurgjikale dhe trajtohet si i dyshuar per Covid-19 duke ndjekur protokollin perkates. Nese deri dje ky grup trajtoheshin thjesht per influenza apo sic njihet grip i zakonshem dhe klasifikoheshin si niveli 4 apo 5 i akutshmerise se urgjences , tashme  te dyshuarit per Covid-19 shkojne niveli 3 ose 2 per nga akutshmeria e shfaqjes klinike, koha e trajtimit, burimet qe duhen per trajtim dhe rreziku i percepitimit te gjendjes qe paraqesin.

Marjana Bulku :Edukimi me të keqen dhe mbrojtja ndaj saj janë misioni përtej detyrës, cila do ishte këshilla juaj për kolegët, miqtë, familjarët

Hajrie Lamani: Menyra e perhapjes se ketij virusi nuk eshte plotesisht e qarte here thuhet airborne dhe here droplet plus kontakt  dhe si e tille distanca dhe izolimi per te parandaluar perhapjen jane pare si domosdoshmeri dhe menyra e vetme qe  kemi ne dore.  Virusi pozicionohet ne mukozat e syve, hundes dhe fytit dhe nese gjen terren te pershtatshem deperton ne mushkeri duke shkaktuar insuficience repsiratore. Pacientet qe shtrohen vijne me veshtiresi ne frymemarrje dhe saturim oksigjeni te ulet, poshte 95%. Situata e tyre perkeqesohet dhe shkojne deri ne intubim dhe ventilim mekanik. Kuptohet vetem ne nje pjese te tyre ndodh keshtu dhe keto jane grupi qe rrezikojne me shume. Ne vende te ndryshme ka shfaqur forma te ndryshme dhe sic thuhet virusi ka bere mutacion. Te rrezikuar jane pacientet me semundje te tjera shoqeruese, qe kane sistem imunitar te dobet apo te kompromentuar. Nese ne Itali shtrimet ne spital dominohen nga mosha e trete, sot po lexoja qe ne Amerike 19% e te shtruarve me Covid-19 jane mosha te reja 18-40 vjec dhe cilesohej qe ky grupmoshe nuk eshte imun. Pra nga njeri shtet ne tjetrin ka ndryshime ne natyren e shfaqjes por jo ne natyren e perhapjes dhe kontaminimit. Si e tille higjena eshte primare, larja e duarve pas cdo lloj kontakti me siperfaqe qe mendohen si te kontaminuara, dezinfektimi i siperfaqeve te kontaminuara dhe teshtitje apo kollitje ne brryl ose parakrah dhe jo ne ajer. Perdorimi i maskes keshillohet nga personat e konfirmuar me covid 19 per parandalimin e perhapjes tek te tjeret. Ne kushtet aktuale cdokush duhet te jete koshient per rrezikun qe ekziston, te beje ate qe ka ne dore dhe qe mundet duke qendruar ne shtepi, duke respektuar distancen dhe duke i kushtuar vemendje higjenes. Keshilla ime per koleget eshte perkushtim ndaj misionit qe kemi, njerezit kane nevoje per punen dhe kujdesin tone dhe duhet t’ju pergjigjemi. Ankesa dhe pakenaqesi ka kudo, edhe ketu ku jam por te bejme me te miren qe kemi ne dore ne vendin ku jemi dhe me mundesite qe kemi. Ankesat duhet lene per nje kohe te dyte. Ne keto momente jemi ne lufte dhe askush nuk mund te desertoje ne lufte, te gjithe duhet te mendojne ne kete menyre. 

këshilla juaj për kolegët, miqtë, familjarët

Marjana Bulku :A mund të na e përshkruani pak ndryshimin midis një dite të zakonshme në ED dhe një dite pandemie aty?

Hajrie Lamani :Ne keto kohe pandemie dita vazhdon ne fillim me raportimit te situates, diskutimet  e stafit, udhezimet e drejtuesve te urgjences per manaxhimin e situates rast pas rasti dhe ne teresi dhe shperndarja neper pozicionet e punes. Po mundohemi te ekspozojme sa me pak staff  deri ne keto momente duke qarkulluar stafin,  te ekspozohemi sa me pak ne kohe duke bashkepunuar ngushte me mjeket qe gjithcka te behet mundesisht ne nje kohe sic eshte vizita dhe vleresimi i pacientit,  marrja e gjakut, dhenia e medikamenteve, matja e te dhenave vitale dhe lidhja me monitoret cardiac sipas rastit. Kuptohet gjithmone ka specifika sipas rasteve. Rastet po shtohen dhe deri tani jemi ne faze te perballueshme por nuk dime cfare sjell dita, ora apo minuti.

Marjana Bulku:Çfarë do sygjeronit për qytarët pacientë dhe jo pacientë në këto ditë të vêshtira.

Hajrie Lamani . Sugjerimi im per qytetaret jo paciente eshte te qendrojne ne shtepi dhe te expozohen sa me pak te jete e mundur me rrezikun,  mundesisht te mos drejtohen ne urgjenca apo marrin ne telefon  urgjencen per shqetesime që nuk jane akute dhe qe presin ne kohe, te perdoret llogjika dhe t’i jepet mundesi stafit te perballoje pacientet qe jane paresor ne keto vite te veshtira. Për  pacientet e dyshuar dhe të konfirmuar me symptoma  si temperature, dhimbje fyti, kolle që jane te perballueshme në kushte shtepie  te qendrohet ne shtepi duke konsumuar ushqim te shendetshem brenda mundesive, perdorimin e paracetamolit dhe brenda mundesive izolimi edhe nga anetaret e tjere të familjes. Kuptohet qe ne te shumten e rasteve eshte e pamundur ndaj dhe duhet të bejne akoma me shume kujdes me higjenen. Nese keto paciente konstatojne veshtiresi në frymemarrje dhe pamundesi per t’u mbushur me ajer atehere duhet urgjent te drejtohen në urgjence ose te marrin në telefon urgjencen. Keshilla tjeter e imja per kete grup eshte qe te informojne stafin mjekesor qe eshte i dyshuar apo i konfirmuar ne menyre qe stafi te mbrohet dhe te parandalohet kontaminimi. Eshte  nje proces qe duhet te merret ne konsiderate ndryshe ne kushte normale dhe ndryshe ne kushte te dyshuara per kontaminim. Ka specifika por qe nuk dua te hyj ne detaje te tilla. Ajo qe dua te ritheksoj kur njerezit dyshojne ose e dine qe jane te infektuar te njoftojne.

Nuk eshte turp dhe nuk ka vend per mentalitet te tille. Kjo eshte e keqe boterore dhe askush nuk e do, por gjithkush eshte i rrezikuar prandaj nuk ka vend per paragjykime por te luftojme te gjithe bashke me armikun e perbashket.

Lehtesimi i punes se stafit mjekesor ne kete lufte eshte mbeshtetja me e madhe ne menyre qe te jene ne gjendje te rezistojne sa me gjate  per te luftuar. Mbeshtetje per ta mund te ofrohet ne menyra nga me te ndryshmet. Duhet fryme pozitive dhe optimizem, besim tek vetja dhe koleget si dhe pune ne ekip.Beni secili ate qe keni ne dore per te mbrojtur veten, te afermit dhe gjithe shoqerine. Me shume se kurre nevojitet kontributi i gjithesecilit.Uroj per te gjithe me te miren dhe Zoti na ruajt nga kjo e keqe!

Marjana Bulku & Hajrie Lamani 20 Mars 2020 Nju York

Filed Under: Interviste Tagged With: Coronavirusi, Hairie Lamani, Marjana Bulku

KORONAVIRUSI: NEW YORKU REGJISTRON 22 VDEKJE, 3.615 PACIENTË TË INFEKTUAR

March 19, 2020 by dgreca

            Sipas zyrës të kryebashkiakut të New York-ut numri i vdekjeve nga koronavirusi u dyfishua në 22 viktima të enjten, 19 Mars 2020.

      Numri i rasteve të konfirmuara pozitive arriti në shifrën 3.615, nga 1.871 raste të mërkurën në mbrëmje, kur qyteti kishte raportuar 11 vdekje.

        Raporti shton se nga ora 5.00 pm të mërkurën, 554 njerëz u shtruan në spital për shkak të virusit, 169 prej tyre duke marrë kujdes intensiv, saktëson zyra e kryetarit të Bashkisë. Në Brooklyn kishte 1.030 raste, shifër kjo që përbën shumicën e bashkive të shtetit të New York-ut.

         Zyra e Kryebashkiakut tërhoqi vëmendjen se duhet ndaluar fenomeni që po shfaqet këto ditë kur një pjesë e klinikave po nxisin qytetarët të shkojnë për testimin e Koronavirusit edhe nëse nuk do të kishin nevojë për këtë. Këtë shqetësim e përcolli të mërkurën edhe Këshilltari Mark Levine, i cili kryeson Komitetin e Shëndetit të Këshillit. 

Filed Under: Kronike Tagged With: 22 viktima, 3.615 te infektuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT