Sipas zyrës të kryebashkiakut të New York-ut numri i vdekjeve nga koronavirusi u dyfishua në 22 viktima të enjten, 19 Mars 2020.
Numri i rasteve të konfirmuara pozitive arriti në shifrën 3.615, nga 1.871 raste të mërkurën në mbrëmje, kur qyteti kishte raportuar 11 vdekje.
Raporti shton se nga ora 5.00 pm të mërkurën, 554 njerëz u shtruan në spital për shkak të virusit, 169 prej tyre duke marrë kujdes intensiv, saktëson zyra e kryetarit të Bashkisë. Në Brooklyn kishte 1.030 raste, shifër kjo që përbën shumicën e bashkive të shtetit të New York-ut.
Zyra e Kryebashkiakut tërhoqi vëmendjen se duhet ndaluar fenomeni që po shfaqet këto ditë kur një pjesë e klinikave po nxisin qytetarët të shkojnë për testimin e Koronavirusit edhe nëse nuk do të kishin nevojë për këtë. Këtë shqetësim e përcolli të mërkurën edhe Këshilltari Mark Levine, i cili kryeson Komitetin e Shëndetit të Këshillit.