• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2020

FIGURA E LEF NOSIT NË SHTYPIN E SHKRUAR KOMUNIST NË REGJIMIN TOTALITAR SHQIPTAR 1945-1965

March 6, 2020 by dgreca

Lef Nosi, portret i viteve’40

Shkruan: Sokol PAJA/

Sokol Paja

Shtypi i shkruar komunist përgjatë viteve 1945-1965 ishte një instrument i përqëndruar forcërisht në duart e partisë-shtet që kontrollonte gjithçka. Faqet e shtypit mbushen me gjyqe të zbardhura të kundërshtarëve të regjimit komunist. Shtypi, me qëllim forcimin e pushtetit dhe përgatitjen e publikut për forcën dhe egërsinë e regjimit, i bënte jehonë të madhe goditjes së kundërshtarëve politik të sistemit monist. Të njëjtin fat pati edhe Lef Nosi, firmëtari i pavarësisë, i cili u akuzua nga komunistët si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i nazifashizmit. Në këtë punim do të zbardhim dhe do të analizojmë paraqitjen e figurës së Lef Nosit në faqet e shtypit të shkruar komunist. Do të merren në shqyrtim artikujt e botuar si në gazetën “Bashkimi”, “Zëri i Popullit”, “Zëri i Rinisë”, etj të cilat ishin më afër partisë-shtet. Në regjimin totalitar shqiptar media kontrollohej totalisht nga shteti dhe “propaganda ishte si një drogë e detyruar për të gjithë kombin”. Media ishte aktori kryesor në lidhjen mes pushtetit dhe masave. Propaganda sistemit komunist shqiptar bazohej në zbatimin sistematik të mendimit marksist-leninist i cili nëpërmjet mediave depërtonte në çdo qelizë shoqërore dhe shtetërore.

Lef Nosi në faqet e gazetës “Bashkimi”

Shtetet totalitare median e kanë një ndër partnerët më të fuqishëm për konsolidimin e diktaturave. Regjimi komunist në Shqipëri përgjatë 45 viteve të sundimit, median e kishte një aleat të fortë sidomos kur bëhej fjala për dënimin e kundërshtarëve të regjimit. Gjyqet ndaj “tradhtarëve” tëregjimit, mbushnin me porosinë e Komiteteit Qëndror dhe drejtuesve të propagandës, faqet kryesore të shtypit të shkruar. Në faqen e parë dhe kryetitull hapeshin gazetat e kohës ku titujt mbititujt e nëntitujr pompozë i bënin jehohë “kriminelit” të radhës që po likujdohej nga regjimi. Në regjimin totalitar shqiptar “shtypi, mediat në përgjithësi, sikurse dhe sektorë të tjerë, si arsimi e kultura, konsiderohen si pjesë përbërëse e sistemit të propagandës së Partisë në fuqi dhe vendosen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Partisë”[1]. Përgjatë monitorimit të shtypit të shkruar komunist në periudhën 1945-1965, në gazetën Bashkimi si organi më zyrtar i qeverisë për kohën, Lef Nosi paraqitet si: Fytyrë e poshtër tradhëtie, kriminel lufte i dorës së parë, bashkëpunëtor i nazi-fashizmit, gjakpirës dhe mashtrues i popullit, trashëgimtar i institucioneve antikombëtare, trashëgimtar i gjakpirësve feudalë, përgjegjës për luftën vëllavrasëse, shkaktar i robërisë kombëtare dhe mjerimit të popullit, tradhtar i popullit, përkrahës i politikës së aventurës me qëllim nënshtrimin e Shqipërisë, sabotator, njeri dhelprak e djallëzor, pjesëmarrës në mbledhjet ku është vendosur atentat ndaj njerëzve të frontit, dhunues të rendit popullor nëpërmjet bashkëpuimin me reaksionin ndërkombëtar, propagandues i parullave helmatonjëse te “ballit” etj. Akuza në shtyp përgjatë zbardhjes së procesit gjyqësor ndaj Lef  Nosit në kuadër tëgjyqit kundër Këshillit të Lartë të Regjencës, Nosi akuzohet: “Ke inspiruar, urdhëruar, ndihmuar, okupatorin në vepra kriminale si : vrasje, tortura, arrestime dhe burgime në masë, internime dhe shpërngulje masive të popullsisë në masë drejtë kampeve të shfarosjes në Gjermani, Prishtinë etj, për grabitje, djegjie, plaçkitje, rrënime pasurish të shtetit e privatëve”[2]. Ndër faqet e shtypit Nosi paraqitet si publicist dhe propagandist i vënë në shërbim të nazizmit. Nosi fajësohet dhe akuzohet në shtyp se kishte ndihmuar në përhapjen e Legalitetit dhe Ballit kombëtar. Nosi akuzohet edhe si bashkëpunëtor në tradhtinë e klerit katolik, dhe pjesëmarrës e miratues i pushtimit italian të Shqipërisë. Ashpërisia e sistemit në gjyqin ndaj regjentëve, justifikohet si një hakmarje e drejtë e popullit ndaj tradhëtarëve që shitën atdheun, që shitën interesat e popullit dhe sabotuan ndërtimin e shtetit komunist. Referuar dosjesgjyqësore tëzhvilluar më 1 shkurt 1946, rezulton në faqet e gazetës Bashkimi se Lef Nosi akuzohej se: gjatë okupacionit italian, në bashkëpunim me Mustafa Krujën, ka qenë kryetar i komisionit të Elbasanit për mbledhjen e ndihmave të leshit, për ushtarët e Italisë fashiste; ka qenë kryetar i Komitetit Qarkor të Ballit për Elbasanin; përgjegjës për krijimin e çetave bashibozuke të Ballit, në prefekturë, ka qenë nisiator, pas kapitullimit të Italisë fashiste, për krijimin e Komitetit Ekzekutiv Provizor Kuisling, për krijimin e Asamblesë Kombëtare, akuza për të cilat sipas ropagandës në shtypine kohës, vdekja ishte pak. Nosi akuzohej si “anëtar i regjencës gjakatare, përkrahës i reaksionit ndërkombëtar, spiun i kuislingëve, njeri me ndërgjegje naziste” dhe regjimi i ri nuk mund të kishte në gjirine tij tradhtarë të këtillë. Reagimi i regjimit komunist mbështetet si një dëshirë e pakompromis e popullit, pra paraqitet sikur këto po i dënon populli jo pushteti dhe shteti ishte idetyruar të përmbushte deshirën e popullit. Partija pushteti e populli ishin një. Lef Nosi përmendet sëbashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Lartë të Regjencës si Maliq Bushatin, Pater Anton Harapin. Në vitin 1946 që përkon dhe me dënimin me vdekje te Lef Nosit dhe qeverisë së regjencës, shtypi shfaqet shum i ashpër dhe kthehet totalisht si një tabelë ku vareshin vendimet e gjykatave që dënonin kundërshtarët e regjimit. Regjimi nuk pranonte kundërshtarë.

Specifikat e regjimit komunist në Shqipëri 1945-1965

Regjimi politik që qeverisi Shqipërinë 1945-1990 ishte totalitarizëm stalinist. Totalitarizmi është regjim politik ku kavetëm një parti politikedhe icilinuk pranon asnjë kundërshtimtë organizuar. Shteti kontrollon, menaxhon dhe orkestron totalitetin e aktiviteteve të shoqërisë. Shtetet totalitare kontrollojnë dhe përcaktojnëçdo aspekt të jetës dhe aktiviteteve njerzore. Totalitarizmi është sistem unik që nëesencë, është model qeverisës ku, një parti ka të gjitha pushtetet: ekonomike, politike, ushtarake dhe juridike. Shteti totalitar shqiptar përgjatë 45 viteve kishte në themel nje ideologji të imponuar për të gjithë; një partie vetme që kontrolloi tërë aparatin shtetëror, një aparat të tmerrshëm policor që ushtroi terror, dhunë, frikë e përndjekje; një autoritet qendror për ekonomi, një monopol të mjeteve të komunikimit masiv dhe një monopol të forcës ushtarake. Sistemi komunist në themel të ndërtimit të shtetit totalitar kishte si qëllim eleminimin e kundërshtarëve, eleminimin e fesë dhe një propagandë ekstreme në media për të përgatitur orkestruar dhe manipuluar opinionin e median që i kontrollonte totalisht. Me qëllim frikësimin e popullit ndaj pakënaqësive apo ndoj revolte të mundshme, regjimi komunist përdori torturat fizike dhe psikologjike që gjatë 45- vjetëve të diktaturës ishin nga më të pashembulltat në Shqipëri dhe më gjërë. “Diktatori paranojak Enver Hoxha e bëri Shqipërinë një skenë ku luajti teatrin më gjigand të absurdit, ai që për ironi ish kundër artit moder, vetë ish autori, regjizori dhe aktori më i pamëshirshëm i aplikimit të terrorit absurd në jetë”[3]. Propaganda në shtypin e shkruar komunist në fillimet e vendosjes së regjimit totalitar është e tipit parapërgatitës ku ngulmohet dhe jepet ideja mbi rëndësinë që kishte lufta ndaj gjithçkaje që binte ndesh me sistein e ri që po instalohej. Feja dhe tradhtarët si Lef Nosi e kundërshtarë të tjerë të regjimit, mbushnin faqet e shtypit të përditshëm. Komunistët në shtyp propagandonin për një shoqëri të unifikuar dhe pa ndarje fetare se në këtë mënyrë ndarja dhe lufta e klasave do të ishte e dobët.Me anë të propagandës antifetare po përgatitej njeriu i ri komunist antifetar. Ideologjia fetare zëvendësohet me ideologji komuniste. Në çdo punë apo në çdo vendodhje të komunistit, “ai duhet të japë shembull organizimi, ideologjie, të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore, të tregojë iniciativën, të jetë novator dhe luftëtar për një prodhimtari të lartë në punë. Komunisti është organizatori, është edukonjësi dhe prijësi politik i masave”. Të dënuarit dhe të persekutuarit e regjimit komunist akuzoheshin si kriminelë lufte, grabitës, shkatërrim e plaçkitje të pasurisë së popullit, bashkëpunëtorë të shtypësve dhe okupatorëve të huaj. Të burgosurit në regjimin komunist “liheshin për ditë radhazi pa bukë e pa ujë, hera herë lidhur kokëposhtë, hera herë nga duart. Rriheshin egërsisht me grushte, me shkelma, me shufra hekuri”[4]. Regjimi totalitar në Shqipëri bëri që të kishim ateizmin si ideologji shtetërore dhe praktikimi dhe ekzistenca e institucioneve fetare ndalohej me ligj. Totalitarizmi shqiptar kishte nën zotërim gjithçka ndodhte në këtë vend. Vërehej roli udhëheqës i Partisë së Punës në të gjithë jetën e vendit, politizimi i pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor, parimi i unitetit të pushtetit, planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore, ideologjizimi i plotë i krejt shoqërisë.

Përfundime

Në regjimin diktatorial, shtypi ishte mjet i fuqishëm i propagandës në shërbim të konsolidimit të pushtetit monist. Në likujdimin e armiqve të pushtetit, mediat shfrytëzoheshin masivisht nga shteti për të bindur publikun dhe frikësuar masat. Përgjatë monitorimit të shtypit të shkruar komunist në periudhën 1945-1965, në gazetën Bashkimi si organi më zyrtar i qeverisë për kohën, Lef Nosi paraqitet si: Fytyrë e poshtër tradhëtie, kriminel lufte i dorës së parë, bashkëpunëtor i nazi-fashizmit, gjakpirës dhe mahstrues i popullit, trashëgimtar i institucioneve antikombëtare, trashëgimtar i gjakpirësve feudalë, përgjegjës për luftën vëllavrasëse, shkaktar i robërisë kombëtare dhe mjerimit të popullit, tradhtar i popullit, përkrahës i politikës së aventurës me qëllim nënshtrimin e Shqipërisë, sabotatorë, njeri dhelprak e djallëzor, pjesëmarrës në mbledhjet ku është vendosur atentat ndaj njerëzve të frontit, dhunues të rendit popullor nëpërmjet bahskëpuimin me reaksionin ndërkombëtar, propagandues i parullave helmatonjëse te “balli” etj. Akuza në shtyp përgjatë zbardhjes së procesit gjyqësor ndaj Lef  Nosit në kuadër të gjyqit kundër Këshillit të Lartë të Regjencës, Nosi akuzohet: “Ke inspiruar, urdhëruar, ndihmuar, okupatorin në vepra kriminale si : vrasje, tortura, arrestime dhe burgime në masë, internime dhe shpërngulje masive të popullsisë në masë drjetë kampeve të shfarosjes në gjermani, prishtinë etj, për grabitje, djegjie, plackitje, rrënime pasurish të shtetit e privatëve”. Ndër faqet e shtypit Nosi paraqitet si publicist dhe propagandist i vënë në shërbim të nazizmit. Nosi fajësohet dhe akuzohet në shtyp se kishte ndihmuar në përhapjen e Legalitetit dhe Ballit kombëtar. Nosi akuzohet edhe si bashkëpunëtor në tradhtinë e klerit katolik, dhe pjesëmarrës e miratues i pushtimit italian të Shqipërisë.

Bibliografia

Cenaj, Adelajda, Lef Nosi filolog, Naimi, Tiranë 2015

Fuga, Artan, Monolog,Dudaj, Tiranë, 2010

Gazeta “Bashkimi” 1945-1965

Gazeta “Në Shërbim të Popullit” 1945-1965

Gazeta “Zëri i Popullit” 1945-1965

Gazeta “ Zëri i Rinisë” 1945-1965

Kasoruho, Amik, Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, UET Press, Tiranë 2012

Velo, Maks, Esse për Diktaturën Komunistë, 55, Tiranë 2003


[1] Fuga, Artan, Monolog, faqe 80, Dudaj, Tiranë, 2010

[2] Gazeta Bashkimi, 2 Freur 1946, “Krerët e tradhtisë japin llogari. Lef Nosi në bangon e të akuzuarit”, faqe 1.

[3] Velo, Maks, Esse për Diktaturën Komunistë, faqe 13, 55, Tiranë 2003

[4] Kasoruho, Amik, Shqipëria, ankthi dhe ëndrra, faqe 23, UET Press, Tiranë 2012

Filed Under: Histori Tagged With: Lef Nosi, Sokol

Homazhe, nderim për Familjen JASHARAJ

March 6, 2020 by dgreca

Komuna e Skenderajt nën udhëheqjen e  Kryetarit,  Bekim Jashari, se bashku me zyrtar komunal, asambleist, drejtorë, deputet, gjeneral e  veteran të UÇK-së, kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Skenderaj, me rastin e 22 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke vazhduar tutje, Kryetari Jashari se bashku me Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, në kujtim të kontributit të jashtëzakonshëm të familjes Jashari.

Pas homazheve i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh krenar për kontributin e familjes se tij por edhe u zotua se do të ecin përpara në rrugën që ata e dëshiruan.

“Ndihemi krenar me veprat e tyre dhe marrim forcë e kurajo që së bashku të ecim përpara në rrugën e drejtë dhe të pastër në vendin tonë, ashtu siç dëshiruan ata”, është shprehur Kryetari Jashari.

Edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ngriti lartë kontributin e Familjes Jashari si dhe të gjithë luftëtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

“Ne si dy komuna po mundohemi ta jetësojmë amanetin e heronjve, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes se tij si dhe të gjithë luftëtarëve e dëshmorëve të tjerë”, ka thënë nder të tjera Kryetari Lladrovci.

Pas Prekazit, homazhe nga të dy komunat u bënë edhe tek shtatorët e Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas  si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Familja jasharaj, nderim

Edukimi … thelbi i të qënit NJERI

March 6, 2020 by dgreca

Nga Marjana Bulku/

  Të zotërosh prona apo pushtet është një rrugëtim i vjetër nëpër të cilin shumë njerëz ecën, kulmuan , u zhgënjyen, mbijetuan, u dorëzuan, por të zotërosh vyrtyte t’i trashëgosh ato , t’ja pasosh brezave që vijnë, t’ja pohosh vetes me krenari edhe vuajtjet por edhe qëndrueshmëritë e karakterit të cilat prodhojnë vyrtyte , kjo është pasuria më e rrallë të cilën pak ose aspak ke rast ta takosh në ditët tona . Është pa as më të voglin dyshim vlera që mban gjallë cilësinë e jetës madje edhe cilësinë e miqësisë që  të rrethon. 

Pikërisht kështu gjendesh përballë Beti Benos e cila ka lindur në kryeqytetin shqiptar Tiranë nga dy prindër të cilët ajo i konsideron si frymëzim në çdo hap të jetës së saj ndërsa miqtë e vjetër të Doktor Benos( siç ata e quajnë ) Dhimitër Benon dhe Diana Benon mund të flasin pafundësisht për  mjekun e palodhur që shpëtoi qindra jetë dhe për  NJERIUN që nuk i la kurrë të vdisnin vyrtytet brenda vetes së tij  në ato kohë të errëta, të çuditëshme, të dhunshme ku mbijetesa e vyrtyteve ishte sfida më e vështirë . 

Beti Beno qysh prej dhjetorit të vitit 2016 drejton organizatën “Motrat Qiriazi “ Albanian American Women Organization AAWO e cila rendit rreth 27 -vite aktivitet në SHBA, duke mbështetur dhe ndihmuar gratë dhe familjet shqiptare në Amerikë , duke nxitur dhe vlerësuar kontribute dhe arritje të profesionistëve në fusha të ndryshme dhe duke shënuar kështu një organizatë jetëgjatë plot me suksese për nga mënyra se si i menaxhon energjitë njerëzore në përgjithêsi dhe ato femërore në veçanti. 

Kur je pranë Betit kupton se ka një sekret të cilin jo gjithkush mund ta zotërojë në menaxhimin e suksesit , është përulësia. Ajo ka bazë në fisnikërinë e rrënjëve familjare, kultivuar me dije dhe punë . Është unike, e paimitueshme, e pariciklueshme por pa dyshim është frymëzuese. 

Ajo thotë se fati e deshi që të rritej nga prindër të cilët e mësuan se edukimi dhe varësia prej tij janë shtegu më i sigurt i të qenit NJERI!

Por në jetën e saj një rol të rëndësishëm luan edhe vëllai ;Thoma jo vetëm për nivelet e larta të edukimit ( PHD në inxhinieri bio-mekanike)të cilat i ka arritur me aq shumë përpjekje e mund por edhe me ato kualitete njerëzore brenda dhe jasht familjare të cilat zënë një pjesë të veçantë tek Beti -hallë ku dashuria për James dhe Daniela duket se kanë pushtuar ndjenjat ndaj edhe rrëfimet e Betit -hallë që nuk lodhet së përshkruari botën plot botë të mbesës Danielë e bëjnë kaq të dashur portretin e saj .

Inteligjenca ka rast të manifestohet tek disa zonja jo përmes lukut, egoizmit , jo dhe jo, ky është pikërisht ai rasti ku inteligjenca manifestohet përmes natyrës së rregullt familjare dhe karrierës e cila e ka bazën në formimin akademik( Hunter College,Thomas M Cooley  Low school with Cum Lade 2002) .

Beti Beno Tsamblakos është nënë e dy djemve ;George and John që padyshim janë plotësues i një portreti femëror që bashkë me bashkëshortin Isidoros Tsamblakos , partnerin në jetë dhe në biznes (Marku, Beno and Tsamblakos PLLC) janë kryemanifest i inteligjencës profesionale ku ndjenjat e humanizmit, vullnetit të mirë dhe të qenit përkrah problemeve njerëzore bëhen pjesë e një suksesi që Beti e përjeton me përulësi .

Ajo është një mike e mirë që fal ndjesitë e motrës me këshillat e urta ,me ndihmën ligjore e profesionale , me organizimet sistematike të AAWO -as, por mbi të gjitha  ashtu me butësinë e saj karakteristike në zë dhe shpirt por edhe vepra gjë që mikeshat e saj por edhe kominiteti përreth e çmojnë shumë . 

Marseve kur gratë manifestojnë dëshirat, ambicjet, problematikat ,përpos organizimeve me AAWO -n  ku Beti shprehet se ka rastin jo vetëm ti shërbejë komunitetit shqiptaro-amerikan , por edhe të njohë shumë gra të forta, të pavarura, inteligjente, prejt historive të të cilave ka mësuar dhe është frymëzuar ajo ka edhe një mesazh për zonjat , nënat , motrat kudo ato janë ; balanca midis të qenit nënë dhe grua  e angazhuar është edhe çelësi i suksesit, balancojini ato duke shunuar në çdo çast së qëni bijë , bashkëshorte a nënë , mike por mbi të gjitha NJERI!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Marjana Bulku-Beno, Thelbi i te mbeturit Njeri

RROFTË SHOKU STALIN!

March 6, 2020 by dgreca

Nga Pellumb Kulla */
Gazetat në Gollokamje vinin një ditë më pas.
Flitej se Stalini ishte i sëmurë rëndë, por asnjëri nuk zinte në gojë vdekjen e tij të mundshme.
Në sallën e shkollës ishin mbledhur burrat e fshatit. Gjyshi im pat zënë vend aty në radhët e para dhe megjithë pleqërinë e tij, u ngrit në këmbë tok me të tjerët, kur hyri Rako Baruti me një burrë nga qyteti. Burri pat ardhur enkas me veturë që nga larg, për t’u dhënë zemër njerëzve, në këto ditë të rënda për Shqipërinë.
Mysafiri hodhi çantën e zezë mbi tavolinë dhe pa u ulur hiç, tha se kulakët shpresonin kot në vdekjen e strategut të madh.
Edhe këtë radhë, me t’u zënë në gojë fjala kulak, tërë vështrimet e sallës, me marifet, u drejtuan përmbi Maqo Bezhanin që, siç thonë, bash aty e bash atë çast, po e merrte vesh se Stalini na paskej qenë i sëmurë. Kulaku uli kokën.
Shoku nga qendra tha, se reaksionarët e tërë botës uronin me gjithë shpirt, që Stalini t’i mbyllte sytë, që kështu frenat e botës t’i merrnin në dorë ata.
Maqoja, i vetmi përfaqësues i reaksionarëve të botës në fshatin Gollokamje, nuk merrte frymë. Shoku i ardhur nga Partia, u shpreh më qartë.
“Në tërë vendin këto ditë bëhen vetëm mbledhje. Urimet më të zjarrta, nisen nga ky vend i vogël mik, drejt dimrit rus dhe Moskës, ku lëngon Stalini i madh. Dhe plaku dhe i riu janë gati, që për udhëheqësin e ndritur të falin vite nga jetët e tyre. Kudo shkruhen letra e telegrame… Po me bukë, ama! Jo kot! Thuhet: Filan fshat fali kaqë vjet jetë! Kuptohet, kjo është simbolike… Është ngrohtësi! Mbështetje… Këta janë vite për të ardhmen e fshatit kooperativist!”
Ai nxorri një fletë të bardhë dhe tha:
“A bashkoheni dhe ju, si fshat?”
Salla nuk nxorri zë.
“Nuk e kuptojmë ç’kërkoni,” foli për të gjithë Bobo Rredhi, duke u ngritur përgjysmë me atë trupin e tij të madh.
Rako Baruti u shpjegua më shkoqur:
“Të japim vite naga jeta jonë, që t’i zgjatet jeta Stalinit, ja se ç’ duhet!”
Të gjithë e kuptuan. Dhe e kuptuan ashtu siç duhej, me një fjalë, si urim, si shfaqje të dhëmshurisë, të besnikërisë, si lutje për vesh të Perëndisë.
“Unë vetë,” tha Rakoja, “do ta nis i pari. Jap për Stalinin, njëzet vjet nga vjetët e mi!”
Salla trokiti duart, ndërsa shoku nga qyteti, e vuri Rakon në krye të listës.
“Edhe unë njëzet vjet!” bërtiti Boboja nga vendi. “Hallall i pastë!”
Rakoja e vështroi Bobon me inat e të gjithë e kuptuan, që para Rakos nuk duhej të dilte asnjëri.
Dikush nga fundi, i fali të sëmurit të ndritur tetë vjet dhe kopracinë e tij salla nuk e gëlltiti hiç.
“Unë,” u hodh një tjetër, “po jap dhjetë vjet e ju bëfshin dritë. I dhashë kooperativës tokat e bagëtinë. Po me atë vullnet, i jap edhe këto dhjetë vjet për Stalinin. Jam gati të vdes që sot për të, m’u këtu përpara jush!”
Kur, fshatshe, ishin dhuruar afro njëmijë e njëqind vjet, u ngrit Maqo Bezhani, kulaku.
“Shëno dhe njëzet vjet nga mua!” tha ai.
Në sallë ra heshtja. Bomba pritej, kjo e Maqos kurrësesi!
“Nuk t’i duam vjetët e tua!” ia priti Rakoja dhe pëshpëriti në vesh të të deleguarit, arsyen e mospranimit.
Përbuzja e Rakos nuk qe hiç e mirë, por edhe vitet e kulakut nuk duroheshin aty. Me kryetarin u bashkuan shumë, por nuk vonuan dhe zërat e pakënaqur. Njëri andej nga fundi i sallës, tha, se nuk kish kuptim që të pranoheshin vetëm vitet e fukarenjve dhe të hidheshin tej vitet e kulakëve! Dhe se, po të shkonin me mendjen e Rako Barutit, vegjëlia do të ngopte varret, kurse kulakët do të rronin e do të trashëgonin fushat. Por, atë që foli kështu, desh e mbytën.
“Hesht o i marrë, se kjo simbolike është!”
“Simbolike, mo, simbolike! Sikur vërtet! Ja!”
Maqo kulaku nuk ulej pa marrë shpjegim.
“E demek, përse nuk i pranoni vitet e mi?”
“Nuk t’i duam!” ia ktheu Rakoja pa e parë fare në sy.
“E përse më bëre zë, që të vija në mbledhje?” pyeti Maqo Bezhani i inatosur.
“Kur mblidhet fshati, do të vish edhe ti! Por, vitet e tua, Stalinit nuk i hyjnë në punë.”
Maqoja u gatit të dilte nga salla, por Rakoja nuk e la.
“Rri, rri aty, të shikosh bashkëfshatarët e tu, se si e japin jetën për Stalinin, pa ua bërë syri tërr! Hidhuni ju, rinia!”
Maqoja u ul. U ngritën të rinjtë e ia bënë fora: kush dhjetë vjet, kush pesëmbëdhjetë!…
Im gjysh deri në atë çast, nuk kishte bërë zë hiç. Me mend qepte dhe mblidhte vitet e fshatit, që i shtonin jetën të parit të Rusisë.
Rakoja u kujtua dhe për të.
“Po ti, xha Melis?! Hidhu de! Nga familja yte, ne presim shumë. Luftës ia kthyet kurrizin. Tunduni tani, për paqen!”
Gjyshi u përtyp.
“Ç’të bëj?” pyeti.
“Sa vjet do t’i falësh Stalinit?”
Plaku ynë nëntëdhjetë e ca vjeçar, u zu ngushtë.
“Po sa të them ?!.. Dij unë sa më kanë mbetur akoma! Të flas në tym, thua ti?”
“Ti bëj tënden,” ndërhyri shoku i qendrës. “Solidarizohu. Bashkohu me fshatin.”
Gjyshit i dukej budallallëk. Megjithatë nuk deshi të prishte qejf.
“Të them i jap njëqind? Ëh?”
Rakoja kërceu përpjetë.
“Ama, dokrra do të na thuash?! Ku do t’i gjesh ata njëqind?! Ti, nëntëdhjetë, e mezi po mbahesh në këmbë!”
“E po ja, nga që nuk di sa më kanë mbetur, prandaj!” tha me turp gjyshi.
Rakoja nuk e linte të ulej.
“Thuaje vetë! Gjeje!”
“Dymbëdhjetë!” tha plaku.
Burrat e fshatit nisën të bënin hamendje për vitet që i kishin mbetur gjyshit tim. Plaku nuk e prishte gjakun, por ashtu, i ngritur në këmbë, vërtitej sipas kërkesave, majtas e djathtas, që t’ u jepte të tërëve nga një çikë dorë ta gjenin se kur do zinte gropën e t’i linte pas të tërë ata. Atë vit dimri e pat drobitur. Megjithatë, ca thoshin që xha Melisi kish kockë të fortë dhe do ta arrinte qindin. Ca të tjerë vinin bast, se plaku edhe dy dimra të tjerë i kishte shumë dhe do ta përcillnin për nënëdhe.
E mbytën me pyetje babagjyshin e gjorë.
“Ke pirë duhan, xha Melis?”
“Kurrë.”
“Si je me përdhesin, xha Melis?”
“Kur prishet moti, më therr.”
Njerëzit tundnin kokat e mblidhnin supet.
“Sa vjet fale zotrote, tani në fund, xha Melis?”
“Dymbëdhjetë, dhashë.”
Rako Baruti i ra tryezës me grusht.
“Do të flasësh si eshtë për të folur, apo, për ideal…! Ç’janë këto dymbëdhjetë, që thua?! Oj, kuturu, ky!”
Gjyshi pat duruar shumë. Tërë burrat zhurmëronin dhe ai iu hakërrye së pari atyre:
“O po, pushoni ju!” Pastaj iu kthye atyre që drejtonin. “Zotëria juaj ma caktoni njëherë sa vite më kanë mbetur, që të dij edhe unë i ziu ç’të them! Vendosni për dhjetë, t’i jap Stalinit pesë! Thoni dy, t’i jap një!”
Fshati dëgjonte në heshtje gjyshin tim të mirë, me kacabuj të ngrehur.
“Të jap, unë s’kam! Të mos jap, ju të dëfteni me gisht! Ou!”
Rakoja jepte e merrte nën zë, me shokun që kish ardhur e mblidhte vitet. Më në fund, i ardhuri nga qyteti i tha gjyshit:
“Jep pak. Diçka, sa për të thënë. Simbolike, xhaxha. Ti ke të drejtë. Shoku Rako po nxitohet disi.”
Të gjithë prisnin.
“Dy javë!” tha plaku.
Burrat e fshatit ulën kokat. Rakoja e pa vëngër dhe turfulloi. Megjithatë, shokut nga qyteti, edhe aq pak, iu duk dhuratë bujare dhe i shënoi dy javët e xha Melisit, në listë.
Gjyshi im vdiq që atë natë, nga një hemorragji cerebrale. Ishte gjashtë marsi i vitit njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetetre.
Stalini pat vdekur një ditë më parë. Por gazetat vinin me vonesë në Gollokamje.

  • Marre me shkurtime, nga romani “Lejlekët nuk do të vijnë më”  

Filed Under: LETERSI Tagged With: pellumb Kulla

President Trump Signs $8 Billion COVID-19 Legislation

March 6, 2020 by dgreca

President Donald Trump takes part in a FOX News Channel Town Hall, co-moderated by FNC’s chief political anchor Bret Baier of Special Report and The Story anchor Martha MacCallum, in Scranton, Pa., Thursday, March 5, 2020. (AP Photo/Matt Rourke)

U.S. President Donald Trump has signed legislation Friday releasing $8.3 billion in emergency spending to combat the COVID-19 outbreak, including money for developing a vaccine.  The legislation passed through the Senate and the House almost unanimously.

Senate Appropriations Committee Chairman Richard Shelby said, “In situations like this, I believe no expense should be spared to protect the American people and in crafting this package none was.”

The U.S. Health and Human Services Secretary said Thursday a million test kits for the COVID-19 are expected to arrive this weekend at U.S. labs.  

Alex Azar said the coronavirus tests are shipping from a private manufacturer.

The Trump administration has received criticism about the short supply of test kits.  

Vice President Mike Pence said in Washington state Thursday, “We don’t have enough tests today to meet what we anticipate will be the demand going forward,” but added that “real progress” had been made “in the last several days.”

Pence met Thursday with Washington Governor Jay Inslee.  Washington is the site of 11 of the 12 U.S. deaths from the virus.  Most of the deaths in Washington took place in a nursing home near Seattle.

National Nurses United said its members have not been given the resources, supplies, protections and trainings they need to do their jobs properly.  Executive Director Bonnie Castillo said, “It is not a successful strategy to leave nurses and other health care workers unprotected.”  Castillo, who is a registered nurse, said when nurses are quarantined, “We are not only prevented from caring for COVID-19 patients, but we are taken away from caring for cancer patients, cardiac patients and premature babies.”

US states affected

Five U.S. states – Maryland, California, Florida, Washington and Hawaii – have declared states of emergency because of the virus.

Maryland joined the roster Thursday after three Montgomery County residents – a husband and wife in their 70s and a woman in her 50s – were diagnosed with the coronavirus.  All three were reported to have contracted the virus while on an overseas cruise.  Montgomery County is a Maryland suburb located next to Washington, DC.

Colorado has announced its first two cases – a man and a woman – of of the coronavirus.  Both had traveled internationally, but officials say the cases are not related.

U.S. Forces Korea said Friday that one of its workers in South Korea has tested positive for the virus.  She is the seventh USFK employee to test positive for the coronavirus.  Authorities say she is in quarantine at her off-base residence in Cheonan.

Vatican, Cameroon

The Vatican reported its first coronavirus case Friday.  Spokesman Matteo Bruni said its health clinic has been closed for a deep cleaning, but its emergency room remains open.

Cameroon also has its first coronavirus case.  The minister of health said in a statement  Friday the victim is a 58-year-old French male who arrived in Yaounde on February 24.  “The active surveillance put in place by the country since the occurrence of the Covid-19 outbreak has made it possible to detect this case,” the statement said.  The French citizen has been placed in “solitary confinement.”

Palestinian President Mahmoud Abbas declared a state of emergency Thursday, shutting down schools for 30 days and closing the Church of the Nativity in Bethlehem after seven coronavirus cases were confirmed in the city. These are the first cases in the Palestinian territories.

Closing the church in the town that worshipers say was Jesus’s birthplace will devastate Bethlehem’s vital tourism industry and comes just weeks before Easter.

China

The threat appears to be waning in China, where the outbreak erupted in December. The WHO said Thursday there are about 17 times as many new cases outside China now than inside China itself.

On Friday, however, China reported that the number of new cases had risen from 139 on Thursday to 143.  

Hundreds of patients are being released from Chinese hospitals and shuttered factories are starting to reopen. But Chinese President Xi Jinping has called off a scheduled state visit to Japan, where Tokyo has declared that all visitors from China and South Korea will be placed under quarantine. South Korea has the largest number of coronavirus cases outside China.

Travel bans

Australia joined China and Iran in banning travel from South Korea.

Indonesia is also restricting travel from parts of South Korea as well as two other hard-hit nations — Iran and Italy. Both of those nations have shut down schools.

The United Nations said the virus has disrupted classes for nearly 300 million students worldwide from preschool through 12th grade. That number does not include colleges that have also been shuttered.

The U.N. High Commissioner for Human Rights called on governments to find a holistic approach in their efforts to stop the spread of the virus.  Michelle Bachelet, who is also a medical doctor, said in a statement Friday that “efforts to combat this virus won’t work unless we approach it holistically, which means taking great care to protect the most vulnerable and neglected people in society, both medically and economically.”

She said the measures to halt the spread of the coronavirus will likely “disproportionately affect women” and that people “who are already barely surviving economically may all too easily be pushed over the edge by measures being adopted to contain the virus.”  

The High Commissioner added, “Being open and transparent is key to empowering and encouraging people to participate in measures designed to protect their own health and that of the wider population, especially when trust in the authorities has been eroded.  It also helps to counter false or misleading information that can do so much harm by fueling fear and prejudice.”  
 
Fake news

President Trump took some heat Thursday from health experts after he told Fox News that the World Health Organization is sending out false information, and he suggested infected patients are safe going to their jobs in offices and stores.

The U.S. Centers for Disease Control and Prevention said the coronavirus is highly transmissible and that people who are sick must stay home.

Asian markets tumbled again Friday over apprehensions about the virus.

Thursday, global markets took another beating with investors nervous about the coronavirus outbreak and uncertain about exactly which way the situation is going.

Experts say the roller coaster ride in the markets is likely to continue as long COVID-19 spreads to more countries, with investors acting out of fear over where the next state of emergency, quarantine or business shutdown will be declared.

At his daily virus briefing Thursday, WHO chief Tedros Adhanom Ghebreyesus again stressed the seriousness of the virus about which scientists still know little.

“This is not a drill. This is not the time for giving up, this is not a time for excuses,” Tedros said. “Countries have been planning for scenarios like this for decades, Now is the time to act on those plans.”

As of late Thursday, there were more than 98,000 COVID-19 cases worldwide and at least 3,300 deaths.(Courtesy VOA NEWS)

Filed Under: Opinion Tagged With: Coronovirus, President Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 45
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT