Nga Marjana Bulku/
Të zotërosh prona apo pushtet është një rrugëtim i vjetër nëpër të cilin shumë njerëz ecën, kulmuan , u zhgënjyen, mbijetuan, u dorëzuan, por të zotërosh vyrtyte t’i trashëgosh ato , t’ja pasosh brezave që vijnë, t’ja pohosh vetes me krenari edhe vuajtjet por edhe qëndrueshmëritë e karakterit të cilat prodhojnë vyrtyte , kjo është pasuria më e rrallë të cilën pak ose aspak ke rast ta takosh në ditët tona . Është pa as më të voglin dyshim vlera që mban gjallë cilësinë e jetës madje edhe cilësinë e miqësisë që të rrethon.
Pikërisht kështu gjendesh përballë Beti Benos e cila ka lindur në kryeqytetin shqiptar Tiranë nga dy prindër të cilët ajo i konsideron si frymëzim në çdo hap të jetës së saj ndërsa miqtë e vjetër të Doktor Benos( siç ata e quajnë ) Dhimitër Benon dhe Diana Benon mund të flasin pafundësisht për mjekun e palodhur që shpëtoi qindra jetë dhe për NJERIUN që nuk i la kurrë të vdisnin vyrtytet brenda vetes së tij në ato kohë të errëta, të çuditëshme, të dhunshme ku mbijetesa e vyrtyteve ishte sfida më e vështirë .
Beti Beno qysh prej dhjetorit të vitit 2016 drejton organizatën “Motrat Qiriazi “ Albanian American Women Organization AAWO e cila rendit rreth 27 -vite aktivitet në SHBA, duke mbështetur dhe ndihmuar gratë dhe familjet shqiptare në Amerikë , duke nxitur dhe vlerësuar kontribute dhe arritje të profesionistëve në fusha të ndryshme dhe duke shënuar kështu një organizatë jetëgjatë plot me suksese për nga mënyra se si i menaxhon energjitë njerëzore në përgjithêsi dhe ato femërore në veçanti.
Kur je pranë Betit kupton se ka një sekret të cilin jo gjithkush mund ta zotërojë në menaxhimin e suksesit , është përulësia. Ajo ka bazë në fisnikërinë e rrënjëve familjare, kultivuar me dije dhe punë . Është unike, e paimitueshme, e pariciklueshme por pa dyshim është frymëzuese.
Ajo thotë se fati e deshi që të rritej nga prindër të cilët e mësuan se edukimi dhe varësia prej tij janë shtegu më i sigurt i të qenit NJERI!
Por në jetën e saj një rol të rëndësishëm luan edhe vëllai ;Thoma jo vetëm për nivelet e larta të edukimit ( PHD në inxhinieri bio-mekanike)të cilat i ka arritur me aq shumë përpjekje e mund por edhe me ato kualitete njerëzore brenda dhe jasht familjare të cilat zënë një pjesë të veçantë tek Beti -hallë ku dashuria për James dhe Daniela duket se kanë pushtuar ndjenjat ndaj edhe rrëfimet e Betit -hallë që nuk lodhet së përshkruari botën plot botë të mbesës Danielë e bëjnë kaq të dashur portretin e saj .
Inteligjenca ka rast të manifestohet tek disa zonja jo përmes lukut, egoizmit , jo dhe jo, ky është pikërisht ai rasti ku inteligjenca manifestohet përmes natyrës së rregullt familjare dhe karrierës e cila e ka bazën në formimin akademik( Hunter College,Thomas M Cooley Low school with Cum Lade 2002) .
Beti Beno Tsamblakos është nënë e dy djemve ;George and John që padyshim janë plotësues i një portreti femëror që bashkë me bashkëshortin Isidoros Tsamblakos , partnerin në jetë dhe në biznes (Marku, Beno and Tsamblakos PLLC) janë kryemanifest i inteligjencës profesionale ku ndjenjat e humanizmit, vullnetit të mirë dhe të qenit përkrah problemeve njerëzore bëhen pjesë e një suksesi që Beti e përjeton me përulësi .
Ajo është një mike e mirë që fal ndjesitë e motrës me këshillat e urta ,me ndihmën ligjore e profesionale , me organizimet sistematike të AAWO -as, por mbi të gjitha ashtu me butësinë e saj karakteristike në zë dhe shpirt por edhe vepra gjë që mikeshat e saj por edhe kominiteti përreth e çmojnë shumë .
Marseve kur gratë manifestojnë dëshirat, ambicjet, problematikat ,përpos organizimeve me AAWO -n ku Beti shprehet se ka rastin jo vetëm ti shërbejë komunitetit shqiptaro-amerikan , por edhe të njohë shumë gra të forta, të pavarura, inteligjente, prejt historive të të cilave ka mësuar dhe është frymëzuar ajo ka edhe një mesazh për zonjat , nënat , motrat kudo ato janë ; balanca midis të qenit nënë dhe grua e angazhuar është edhe çelësi i suksesit, balancojini ato duke shunuar në çdo çast së qëni bijë , bashkëshorte a nënë , mike por mbi të gjitha NJERI!