• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2020

Por edhe me pensionet e gjete o legen?

April 30, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Kjo do të ishte ulërima më normale e ditës dhe më kuptimplota për të bërë dallimin esencial midis qytetarit që do demokracinë dhe shushunjave që flasin në emrin e tij. Por në përgjithësi njerëzit e kanë të vështirë t’i bien kokës njëshit dhe merren me bishtat apo me argatët, me shërbyesit që nuk e kanë problem të lyhen kokë e këmbë me mut. Kështu po ndodh edhe tani, të gjithë sot i janë vërsulur ish ministrit Beqja si gjoja ideatori i uljes së pensioneve dhe pagave në administratë, por nuk është ai. Akoma nuk e kuptoni se si funksionon në sojin e hienave në politikë, në sojin e dështakëve të një ekonomie komplet informale. I madhi fare merr në telefon dhe i thotë vemjeve të përdorura dil diku dhe thuaj që do ulim pensionet, kaq se të tjerat i rregullon shefi. Se këta për kësi punësh paguhen madje bëhen pronarë të mëdhenj ose oligarkë siç kemi filluar t’i quajmë. Nuk e kanë për gjë të vënë në shërbim gjithë familjen, ekrane, gazetarë siç edhe ka plasur sot me ca vipa province që nga një anë mbrojnë idetë e Edi Ramës dhe nga ana tjetër marrin shuma të majme në borderotë e Erionit. Eshtë thjesht një tatim i pulsit social për t’i rritur vlerat Ramës, i cili jo rastësisht doli mbrëmë dhe tha që nuk ulen pensionet, pra ideatori mori një tjetër plus karshi popullit. Megjithatë është e dhimbshme ta mendosh se në një vend ku shesin pordhë të gjithë se i duan prindërit, si ”heronj” që ua bëjnë deri më një, e çon nëpër mend uljen e pensionit si një strategji në ndihmë të ekonomisë. Eshtë absurde pasi konvertuar me vitet e punës dhe në raport me vendet perëndimore, etërit tanë apo nënat tona janë shtresa më e diskriminuar. Por Edi e ka çuar nëpër mend pasi beson në strategji të tilla si ”çfarë thotë partia e bën populli”. Nga ana tjetër përse e çon do thoni ju? Ai e di shumë mirë që pjesa dërrmuese e të moshuarve nuk jetojnë me vlerën monetare që marrin nga sigurimet shoqërore, ata kanë hisen e tyre nga fëmijët emigrantë. Ndryshe nga brezat e tyre në botë ku duhet thënë se pensioni kudo është i pa mjaftueshëm, por jo diskriminues, shoqëritë perëndimore jo pa qëllim aplikojnë pensionimet private si shtesë, politika shëndetësore efikase, por edhe tregun e lirë për krahun e punës i cili kush ka nevojë dhe do akoma të punojë. Në Shqipëri një mundësi e tillë është thuajse zero, bilës quhet i mbaruar një burrë 50 vjeçar, jo më ai tek të 70-tat, prandaj pensionistët janë sot një kontigjent dominosh, kafenesh dhe mbledhjesh partish ku edhe nuk luajnë nga istikami me një fanatizëm gati të pabesueshëm.

Pensioni nuk vlen të mbylli ciklin mujor të nevojave jetike si drita, uji, medikamente për sëmundjet tashmë imunitare të tyre si diabeti, tensioni etj.,asesi. Ata që i përmbushin janë fëmijët jashtë, ose pagat e pa meritura në bordero si rasti i këtyre dy bibave që dominojnë studiot deri në një ditëlindje banale a një ndarje nga jeta të ndonjë familjari të tyre. Rama dhe surragot e tij nuk e kanë problem të thonë mes tyre për pensionistët, e mo t’i mbajnë fëmijët. Për më tepër mund të kenë kaluar në shoshë edhe vlerat monetare të shumë prindërve emigrantë, por në pension, që kanë marrë rrugën dhe ndihmojnë fëmijët e tyre ku janë. Para pak muajsh një nënë vlonjate u bë mish për top pse tha që jetonte me ujë me sheqer, pra ka kohë që përbuzja ka nisur. Dhe kjo ndodh për të përmbushur rrogat extra për bibat e studiove, jo për të rritur pensionet. Megjithatë ka edhe një domethënie të frikshme si shpjegim, rënien fundore të ekonomisë shqiptare e cila po të ketë gojë do i hajë të gjalla këto shushunja të 30 viteve ekonomi e tregut. Kini parasysh që sipas FMN-ës muajt e ardhshëm borxhi publik i Shqipërisë do kapi shifrat 91% të prodhimit vendas dhe kjo ka emrin falimentim. Prandaj mos i sillni Beqajt por Ramiut…, ideatorit. Në një vend perëndimor një si Beqja nuk do riciklohesh kurrë në politikë nëse do shkarkohej nga Gjykata Kushtetuese siç ndodhi me ‘të në 2015. Por Edi Rama e ricikloi, i dha mandat të ri, madje e përdor si ideator të planeve të tia dhe ne si shoqëri e toleruam, këtë dhe shumë të tjerë si ky.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Pensionet

MARSYAS…

April 30, 2020 by dgreca

 Nga Astrit Lulushi/Sokrati ishte i varfër, nga një familje e shtresës së ulët, por fuqia e fjalës së tij ishte e jashtzakonëshme. Megjithëse kishte një farë besimi në shoqërinë e lartë athinase, ai tregohej i kujdesshëm ndaj saj. Fjalimet e Sokratit, që kur ishte gjallë, krahasoheshin me muzikën e satyrit Marsyas, i cili duhej vetëm të vinte fyellin e tij në buzë për të magjepsur njerëzimin. Mitologjia thotë se Marsyas u ‘muar sysh’ për shkak se mburrej me talentin e tij. Apollo u hakmuar dhe trupin i tij e hodhi nga një shkëmb që u bë burim i lumit Marsyas. Në Romën e lashtë, Marsyas u bë gjithashtu eponimi i Marcii, një nga popujt e lashtë të Italisë. Nga emri tij lindi edhe koncepti filozofik “parrhesia” – të folurit e së vërtetës përballë parisë, sy-për-sy me të fuqishmit. 

“Dallimi midis jush dhe Marsyas”, i thotë Alcibiades Sokratit gjatë një bisede, “është se ju mund të sillni të njëjtin efekt pa asnjë instrument – me asgjë përveç disa fjalë të thjeshta, madje as me poezi. Dhe zemra ime hidhet dhe lotët fillojnë në sytë e mi….Ky Marsyas i ditëve të mëvonshme, këtu, shpesh më ka lënë në një gjendje të tillë mendore sa jam ndjerë se thjesht nuk mund të vazhdoj të jetoj ashtu siç kam bërë … Ai më bën të pranoj që ndërsa po e kaloj kohën time në politikë, unë jam duke lënë pas dore të gjitha gjërat që janë duke qarë për vëmendjen në veten time”. Sokrati, kur kishte qenë ushtar në luftë, i kishte shpëtuar jetën gjeneralit athinas, Alcibiades.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

Dr. Rifat Latifi tregon përballjen personale dhe profesionale me COVID-19

April 29, 2020 by dgreca

Dr. Rifat Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester një nga pikat e hershme të nxehta të koronavirusit në Nju Jork. Para disa javësh, Dr. Latifi u bë një nga mjekët që u prek nga COVID-19, ashtu si edhe bashkëshortja dhe vajza e tij. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, dr. Latifi tregon se si e përjetoi sëmundjen dhe sfidat që pandemia paraqet për gjithë botën. Dr. Latifi, krijues i programeve të telemjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, foli me kolegen Keida Kostreci përmes Zoom edhe mbi mundësitë që kjo formë mjekësie paraqet në realitetin e ri të krijuar.

Zëri i Amerikës: Dr. Latifi, fillimisht desha t’ju pyes se si jeni me shëndet, sepse juve, bashkëshortja dhe vajza kishin koronavirusin, kështuqë desha të dija se si jeni të tre?

Dr. Rifat Latifi: Ju faleminderit për këtë pyetje, është kujdes shumë i madh nga ana juaj. Ne jemi jashtëzakonisht mirë. Tani kemi kaluar fazën akute, unë jam në punë prej dy javësh. Dy javë kam punuar prej shtëpisë. Tash të gjithë jemi shëndoshë e mirë. S’kemi asnjë problem.

Zëri i Amerikës: Ma shpjegoni pak për publikun se si e përjetuat sëmundjen, cilat ishin ndjesitë, shenjat?

Dr. Rifat Latifi: Ky infeksion, kjo sëmundje, dy pacientë nuk i kanë shenjat e njëjta. Mund të kenë shenja të ndryshme prej atyre që janë shumë të rënda, ka nga ata që kanë insufiçencë të mushkërive dhe duhet të ndihmohen me respirator, deri tek ata që nuk kanë fare shenja. Unë kam qenë diku në mes. Ne kemi qenë me një kollitje të thatë, një kollitje

të mbrapshtë. Kam pasur kokëdhimbje, unë kurrë nuk kam kokëdhimbje, vetëm në anën e djathtë, rreth syrit, mbrapa syrit. Temperaturë nuk kam pasur kurrë, nuk kam pasur humbje të shijes, por nuk e ndjeja veten mirë 100 %, ndonëse edhe gjatë atyre ditëve këtu në oborrin tonë, ne dilnim për të bërë ushtrime, mundoheshim të jetonim sa më normalisht. Pas katër-pesë ditësh që simptomat nuk kalonin, u testova bashkë me shoqen dhe të dy rezultuam pozitivë. Vajza nuk u testua, por edhe ajo e ka pasur, 100 për qind e ka pasur, të paktën për nja dy ditë.

Zëri i Amerikës: Kjo që thoni ju tregon se jo të gjithë njerëzit e përjetojnë njëlloj këtë sëmundje pra…

Dr. Rifat Latifi: Absolutisht, ka pasur edhe dy elementë të tjerë që nuk i thashë. Kam pasur problem të flija për dy netë dhe një natë nuk mundesha të mbyllja sytë, sepse sa mbyllja sytë, mendoja se do më ndalej fryma, se do të harroja të merrja frymë. Dhe një natë tjetër kam pasur haluçinacione aq të tmerrshme, ëndrra aq të tmerrshme, që nuk më lanë as të flija. Kështuqë është shumë e qartë se ky virus po ndikon edhe

në sistemin nervor qendror, edhe në sistemin kardiak, edhe në mëlçi, edhe në veshka, edhe në organe të tjera.

Zëri i Amerikës: Ju mendoni se kjo është pasojë e shqetësimeve që kishit jo, ose që kanë njerëzit në përgjithësi, apo është një simptomë mjekësore apo një kombinim i të dyjave

Dr. Rifat Latifi: Mund të jetë një kombimin i të dyjave, unë absolutisht nuk kam pasur shqetësim nëse diçka e tmerrshme do të ngjajë me këtë, pasi unë jam në gjendje shumë të mirë fizike, siç është edhe shoqja dhe vajza ime, por unë kam përshtypjen se virusi po ndikon në sistemin nervor, qendror, edhe në sistemin epitelial të gjakut, siç është në zemër dhe në inde të tjera.

Zëri i Amerikës: Spitali ku jeni ju ishte në një nga pikat më të nxehta ku pati një numër të madh rastesh me COVID-19. Çfarë do të thotë kjo për mjekët e qendrës suaj, përfshirë juve. Si e përballoni ju këtë situatë?

Dr. Rifat Latifi: Unë po shkruaj një artikull për COVID-19 dhe në parathënie shkruaj se jemi bërë të gjithë “ekspertë” të COVID-19, sëmundje që para katër muajve nuk e dinim që ekzistonte, por me të

vërtetë është dashur të mësojmë një sëmundje të re, mekanizma të rinj dhe të adaptohemi për ta përballuar këtë sëmundje. Spitali ynë Westchester Health Center që është në Westechester, në pikun e tij, ka pasur 90 pacientë në respiratorë, pra gati çdo ditë kemi pasur 200-220 pacientë. Shumica e tyre kanë dalë nga spitali, por ka një numër ende të shtruar. Nuk është gjithmonë njeriu plak që vdes nga kjo sëmundje. Vdesin të rinj, vdesin edhe ata që nuk kanë pasur sëmundje përpara

Zëri i Amerikës: Po ta shihnim në shkallë globale si do ta përshkruanit krizën e koronavirusit?

Dr. Rifat Latifi: Ashtu siç e ka përshktuar organizata botërore e shëndetësisë: pandemi. Kjo është një katastrofë e madhe, është një gjendje e tmerrshme për njerëzimin. Por të mos harrojmë se në vitin 1918, 500 milionë e popullsisë së botës është infektuar nga gripi spanjoll, prej të cilëve 50 milionë kanë vdekur. Unë nuk besoj se do të shkojmë në atë gjendje, sepse kemi mundësi të tjera t’i mbajmë gjallë njerëzit, por megjithatë kjo është mjaft e rëndë.

Zëri i Amerikës: Cili është rreziku më i madh në fazën ku jemi për momentin?

Dr. Rifat Latifi: Rreziku i momentit është që ne të relaksohemi shumë shpejt, sepse tani meqë nuk po e shohim virusin para nesh, të hapemi shumë shpejt, të hapim shtetet, të hapim ekonominë dhe të kthehemi, siç ishim para 4-5 muajve. Ky ka për të qenë rreziku më i madh pasi është shumë e mundshme që të kemi edhe riinfektime, shkencëtarët janë të ndarë. Duhet t’u them shikuesve tuaj se unë nuk jam infektolog, jam kirurg. Fakti që ke antitrupa nuk do thotë që nuk e ke në qarkullim. Domethënë ne seriozisht duhet të kemi shumë kujdes që të përhapet sa më ngadalë dhe të mos t’i heqim maskat nga fytyra dhe dorezat.

Zëri i Amerikës: Ju po thoni se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos nxitojmë në rihapjen e shteteve. Si ekspert i mjekësisë, çfarë do t’u thonit atyre që thonë se në këtë vend kaq të madh si Shtetet e Bashkuara, jo të gjitha shtetet janë njëlloj. Nju Jorku vazhdon të jetë epiqendër, por për shembull një shtet si Arizona ku ju keni qenë më parë, mund të mos ketë aq shumë raste?

Dr. Rifat Latifi: Këto janë argumenta me rëndësi dhe vlerë të madhe. Unë megjithatë prapë e them se edhe në Arizona, edhe ne Georgia, edhe në Karolina, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ketë hapje

masive, të mos shkojnë në stadium ose në bar, të mos rrinë shumë afër njëri-tjetrit. Nëse hapen shtetet, si po thuhet fazë e re, atëherë ne duhet prapë të jemi të kujdesshëm, mos ta riinfektojmë, ose infektojmë njëri-tjetrin. Ndonëse jeta duhet të vazhdojë, ne duhet të kemi shumë kujdes që të mos hapemi shumë shpejt.

Zëri i Amerikës: Dr. Latifi, ju jeni kreu i kirurgjisë në spitalin tuaj. Si ka ndikuar tek puna juaj koronavirusi?

Dr. Rifat Latifi: Puna veçanërisht e kirurgëve dhe kirurgjisë është prekur më së shumti prej të gjitha degëve të tjera të mjekësisë, për shkak se ne kemi rastet akute dhe tani në spitalin tonë bëhen vetëm rastet urgjente, por rastet elektive nuk po bëhen ende. Është edhe një viktimë tjetër që nuk po flitet shumë për të, ndonëse në qarqet shkencore po flitet mjaft: Janë ato që nuk janë prekur me domosdoshmëri nga virusi, janë sëmundjet e zemrës, të mushkërive, të mjekësisë së përgjithshme, ata që janë me tumor, që kanë nevojë për transplantim të organeve. Plot njerëz po vdesin në shtëpi. Njerëzit kanë frikë të shkojnë spital. Pra është problemi i Covid-it, por problemi edhe më i madh është se ne nuk po

bëjmë kirurgji normale. Unë besoj se kur të hapemi tani, rastet tona kanë për të qenë shumë më të larta se vitin e kaluar.

Zëri i Amerikës: Dr. Latifi, ju jeni krijuesi i programeve të telemjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Në kushtet e sotme, telemjekësia po del si një nga mënyrat kryesore të trajtimit të pacientëve. Si ju bën kjo të ndjeheni?

Dr. Rifat Latifi: Nëse do ta mbaj mend Covid-in për diçka të mirë, kjo do të jetë sepse ka popullarizuar telemjekësinë jashtëzakonisht shumë në gjithë botën. Tashmë nuk është vetëm një luks i madh i dalë prej disa entuziastëve, sikurse unë dhe ekipi im i mjekëve në gjithë botën, por është bërë pjesë e realitetit. Çdo spital, gjithkund në botë po e përdor. Sidomos në Shtetet e Bashkuara. Ne duhet ta përdorim telemjekësinë për dy arsye: I ndihmojmë të sëmurët, pacientët, qytetarët tanë në shtëpitë e tyre derisa të kujdeset mjeku për ta. E dyta: I mbrojmë mjekët, i mbrojmë infermierët, i mbrojmë punonjësit e tjerë shëndetësorë në spital që të mos ekspozohen ndaj atyre që janë simptomatikë, por edhe atyre që janë asimptomatikë, sepse ka pasur raste nëpër botë, që punëtorë shëndetësorë, mjekët, përfshirë që shok timin shumë të ngushtë, që unë

kam kryer specializimin me të, që ka vdekur nga koronavirusi. Dhe së fundmi telemjekësia që ne e kemi bërë për 20 vjet në Kosovë dhe 10 vjet në Shqipëri, po aplikohet dhe do të aplikohet rreth e rreth botës. Kjo më bën të lumtur. Nëse ka një gjë pozitive është kjo. Dhe i ka ndërgjegjësuar edhe politikëbërësit se është shumë më e lehtë dhe shumë më lirë, shumë më mirë për pacientin që të shihet në distancë, sesa të vijë dhe të infektojë edhe 4-5 veta të tjerë, kur sillet pacienti në spital.

Zëri i Amerikës: A do të ishit të gatshëm të ofroni shërbimet që i keni ofruar përmes telemjekësisë, edhe tani në këtë kohë të vështirë?

Dr. Rifat Latifi: Absolutisht! Programi i telemjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, është i pavarur prej gjithkujt tjetër. Në qendrën e telemjekësisë në Tiranë dhe Prishtinë, të gjitha instrumentet, të gjitha elementet që duhet me i pasë në vende të ndryshme. Nuk ka asnjë arsye që dikush të vijë prej Korçe në Tiranë, që të vërtetojë a e ka Covid-in apo jo. Këto mundet të bëhen të gjitha nga distanca. Prandaj me kënaqësi të posaçme

unë i kisha ndihmuar, por tani është në Ministri të Shëndetësisë për të dyja shtetet.

Zëri i Amerikës: OBSH-ja thotë se koronavirusi mund të rigjallërohet në vjeshtë. Si e shihni në vazhdim ecurinë e kësaj krize globale?

Dr. Rifat Latifi: Unë kam të njëjtin mendim, sikurse autoritetet mjekësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OBSH-së, se ne mund të përjetojmë edhe një valë të re dhe ndoshta edhe vitin e ardhshëm, edhe më tutje dhe ne duhet të mbrohemi, ta ndërtojmë infrastrukturën, një infrastrukturë të mençur, funksionale. Po që bota jonë ka ndryshuar 100 për qind, nuk ka asnjë dilemë. Prandaj ne do ta krijojmë një normalitet të ri. Nuk e di se çfarë normaliteti do të jetë: a do te jem me maskë gjithë kohën kur e bëj vizitën me pacientët. Unë natyrisht kam dy maska kur bëj operacion. Por a do të jetë ky një normalitet i ri? Këtë nuk e di, sepse nuk dimë gjithçka për këtë sëmundje. Ndoshta shkenca virale në muajt e ardhshëm, sa më së, mund të përgjigjet me vaksinë, por megjithatë besoj se do të kemi një rrugë të gjatë përpara.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit: A ka arsye për optimizëm dhe ku qëndrojnë këto arsye për optimizëm?

Dr. Rifat Latifi: Unë gjithmonë e kam parë gotën gjysmë të mbushur. Unë besoj se do t’ia dalim për shkak se shkenca, niveli shkencor kurrë nuk ka qenë më i lartë në jetë. Tani ne na duhet bashkëpunim i teknologjisë me shkencën dhe unë besoj se shumë shpejt do t’ia dalim. Por kjo shumë shpejt në terma shkencore mund të zgjasë vite, nuk mund të jetë javën e ardhshme. Ndërkohë ne do duhet t’i ruajmë dhe t’i mbajmë gjithë organet e atyre që janë të infektuar dhe duhet të bëhemi qytetarë të mirë dhe të dëgjojmë ata që na japin urdhra, që nuk mund të jemi më afër se dy metra prej njëri-tjetrit, se nuk mund të shkojmë në dasëm, ose funerale. Jeta jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht.

Filed Under: Interviste Tagged With: Kejda Kostreci

Shefqet Dibrani: LUSHNJEN SI E PASHË

April 29, 2020 by dgreca

Kujtime – Lushnje, 21 dhjetor 1994/

Hyrje:

Legjenda: 1. Ballina e librit “LARG PIKON HËNA”, 2. Ftesa për diskutim krijues/

Poeti Shpend Sollaku, vite më parë, në rrjetin social Facebook, ka hapur një Klub Virtual, që e ka pagëzuar “Lushnje underground”. Ballinën e ka zbukuruar me një peizazh karakteristik, punuar nga artisti i madh Sadik Kaceli, të cilin e shoqëroi me një shënimin përcjellës ku thuhet se: “VLEN SHUMË PËR LUSHNJARËT”. 

(Legjenda: Piktura e Sadik Kacelit)

Në këtë KLUB Virtual, rreth të cilit janë mbledhur lushnjarët e shkapërderdhur kudo në botë. Janë afruar edhe lushnjarët “ZOT NË TOKAT E VETA”, intelektual dhe personalitete të shumta që i lidhin ndjenjat, emocionet, kujtimet a përfytyrimet e tyre me Lushnjën e për Lushnjën. E ndonjëri sish edhe për miqësi, që kanë me këtë e atë lushnjar, sigurisht edhe ndonjë çun a gocë për ndonjë flirt dashuria, apo të moshuarit që janë plakur me mendje beqarie për ato dashuriçkat e lëna nëpër moçalishtet e Myzeqesë së dikurshme. Ndonjë tjetër do të anëtarësohet në Klubin Virtual, për kujtimet që e lidhin me ndonjë piknik, të tjerët për ndonjë pikë artistike, ndokush për…, po ku ta dijë unë që kam vetëm NJË kujtim të mirë për LUSHNJEN, sepse me lushnjarët në vijën virtuale, kam lidhje e komunikime të panumërta?! He nejse… më mirë po kthehem te rrëfimi im “Lushnjën si e pashë”.

Edhe poetin Shpend Sollaku, e kam të njoha nga rrjetet sociale, nuk e kam takuar asnjëherë, por kjo nuk më ka penguar t’ia njohë krijimtarinë, ashtu siç ua njohim me dhjetëra shkrimtarëve e artistëve me famë botërore që nuk i njohim as takuar kurrë.



(Legjenda: Portreti i Shpend Sollakut)

Ky njeri i mirë, e dinte se edhe mua më lidhin kujtime me Lushnjën, po ashtu e dinte se aty kam prezantuar librin e parë me poezi “LARG PIKON HËNA”, botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë, qysh në vitin 1994, në kohën sa ishte poeti Visar Zhiti drejtues i saj.

Në anën tjetër, më duket se intuita e Shpend Sollakut, shkon edhe përtej reales. Sikur ai ka mundësi imagjinatave të lexoj edhe fshehtësitë e arkivuara në memorien e njeriut, veçmas kur ai është krijues. Nga kjo paralele, secili mundet me fantazua se çfarë paska menduar për të fantazuar Shpendi i Sollakëve. Apo, ai ishte i sigurt se shkrimtari mund të thotë, e të shkruaj edhe diçka përtej reales?! Një si imagjinatë krijuese, ku ta dijë?!

Për një gjë jam mbase i sigurt se jo vetëm këtë herë, por edhe më parë ma ka rikujtuar lidhshmërinë time me Lushnjën TUAJ, të cilës për t’i dhënë peshë e vlerë, jo aq thjesht e krahason me ndjenjën e vet, sidomos është hyjnore shprehja se “Shefqet Dibrani, është i lidhur pazgjidhshmërisht me Lushnjën tonë”. E veçantë, e rrallë dhe një thirrje hyjnore, po më shumë artistike, për të më kthjelluar mua për t’i shpalosur ato kujtime, them tashti “PËR LUSHNJËN TONË”!

Vazhdimisht kam hezituar nga frika se do të varfërohem me diçka që e mbaja të fshehur, e ruaja për vete, dhe kujdesesha si për shpirtin tim: Vërtetë kam hezituar sepse secili autor, secili artist, librin a krijimin e vet, e ka për sall për vete, deri në çastin kur e publikon. Me të dal nga shpirti i tij, ashtu sikurse fjala kur del përtej dhëmbëve të gojës që nuk e frenon njeri, ashtu edhe libri dhe krijimi artistik bëhet pjesë e një universi më të gjerë njerëzor e shoqëror, dhe nëse merr përkrahje të mbarë, ai krijim të lumturon, të bënë me flatra për tu ngritur në zenit, e kundërta të përmbyt në humnerë. Në anën tjetër krijuesi është qenie e ndjeshme, ai vuan për mospublikimin dhe po aq i frikësohet edhe publikimeve të tija, tamam si prindi i mirë, edhe autori dëshiron t’i shijojë mbarësitë dhe sukseset e publikimeve.

Në këtë kohë ngujimi të pashembullt, kur bota po ballafaqohet me një pandemi globale, e vetmja gjë mbetej kujtimi dhe përfytyrimi i miqve. Ata në zonat e prekura kanë hallin e tyre si të shpëtojnë, si të mos vdesin qoftë edhe nga uria. Të tjerët që janë më pak të rrezikuar, me të dëgjuar lajmet e zeza, për këtu e atje, sakaq kujtojnë ata miq, ata krijues që mund t’i kenë atje, aty, ku bëhet luftë me diçka që nuk duket e nuk preket, por po thuhet se mund të ta zë frymën, mund të ta marrë jetën.

Pra në këto rrethana jeton e gjallëron diku në një skaj të globit edhe Shpend Sollaku. Por nuk dorëzohet, edhe tashti është aktiv. Sidomos me Klubin Virtual për Lushnjën, të themeluar vite më parë. Më datën, 15 prill 2020, ai bëri një shënim në të cilin thuhej: “Shefqet Dibrani është i lidhur pazgjidhshmërisht me Lushnjën tonë. Ishte koha e gjëmës së madhe kosovare kur ai, i gjendur në qytetin tonë, (pak më herët se ky aludim, shënimi im Sh.D.), prezantoi me krijuesit lushnjarë librin e tij të parë. Tashmë është një intelektual i afirmuar, me kulturë 360 gradëshe, i shquar si poet, shkrimtar, gazetar, veprimtar shoqëror i nivelit kombëtar. Në foton e më poshtë ka dalë me liderin historik Rugova, kur Shefqeti ishte akoma një djalosh”.

(Legjenda: Postimi i Shpend Sollakut, i datës, 05.04.2020)

Provokimi pozitiv:

Ndodhi ky provokim pozitiv, i cili më ngacmoi, veçmas pasi ruaja prej vitesh, jo vetëm kujtime, por edhe një material të rrallë arkivor, i cili nuk është publikuar kurrë më parë. Andaj këtë herë vendosa lidhshmërinë time me Lushnjën ta përforcojë edhe më tej, me shpresë se jo pak emocione do t’i ngjallim, për të pranishmit nëse janë gjallë, ose të paktën për të afërmit që mund t’i njohin a të kenë qenë pjesëmarrës i atij diskutimi poetik.

Të saktësojmë se, më 21 dhjetor 1994, në Lushnje është promovuar libri im i parë me poezi “LARG PIKON HËNA”, i botuar po atë vit, siç thamë më lartë në Tiranë. Natyrisht, për mua ishte ngjarje e rrallë, por nuk e imagjinoja si diçka të paharruar?! Po ashtu, ishte hera e parë që vija në Lushnje, dhe ishte hera e parë që promovoja libër, e si karakteristikë e “E të parës”, po ashtu ishte hera e parë që Lushnja i organizonte një autori nga Kosova, promovimin e librit poetik. Emocione të shumta kanë ndodhur atë ditë të largët, natyrisht të përziera me shqetësim dhe frikën, se mbase kisha përgjegjësi intelektuale, se mbase “Koria (turpi)është për burra”, themi ne kosovarët.

Megjithatë ndodhi një aktivitet i cili edhe nga të pranishmit u cilësua i mirë. Mua do të më lë mbresa të pashlyeshme. Ky rast do të më lidh pazgjidhshmërisht me Lushnjën tuaj dhe timen.

Për fatin tonë të mirë, ne me vete kisha një radio (kasetofon), për të incizuar atë aktiviteti, dhe e bëmë. E ky veprim bëhej pa ndonjë paramendim historik, sepse historitë shkruhen edhe nga ngjarjet e vogla, që iu prijnë ndryshimeve apo karrierave të mëdha. Jo vetëm kaq, po ne posedonim edhe një kamerë, ku kemi marrë vetëm sekuenca të ngjarjes, pa qenë aq të vetëdijshëm se ka qenë e nevojshme e tëra. Megjithatë këto incizime qitën në pah një dokumentar faktik, dhe bashkë me zërin si në radio, po i kompletojmë këto kujtime. Për ndryshe sikurse shumë ngjarje te tjera do të fironin edhe kujtimet e mia, por edhe ato diskutime me vlerë, të cilat do të përfshihen në këto kujtime. Siç thamë, edhe pse ishim papërvojë, prapëseprapë paskemi regjistruar për memorien historike gjëra të vlefshme dhe mjaftë dokumentuese.

Në këtë shpërfillje, mbi çerek shekulli, për fatin tonë të mirë, materiali i incizuar i ka rezistuar kohës, pasi ka mbetur i paprishur, (natyrisht aty këtu i dëmtuar), por mjaftoni ato pjesë që kanë shpëtuar. Padyshim diskutimet kanë qenë në nivel dhe të rëndësishme edhe për sot, për tu publikuar e për tu lexuar edhe nga një rreth më i gjerë. Nuk përjashtohet ndonjë devijim i mundshëm, ndonjë shprehje a shtrembërim, por aty ku nuk ishim të sigurt, kemi bërë prerje, shkëputje, për ta ruajtur origjinalitetin e folësit. Me gjithë defektet që mund t’i shoqërojnë këto kujtime, në masë të madhe do të sjellim atë atmosferë, duke i shpalosur ato emocione, sepse janë vlerësime e kritika të realizuara letrare, janë të virgjëra ashtu si atëherë kur janë shqiptuar e lexuar.

Kur jemi këtu, do të vërehet se disa emra nuk kemi arritur t’i saktësojmë, sikurse as t’i theksojmë me saktësi emrat e fëmijëve që kanë qenë të angazhuar në program, qoftë për të lexuar ose për të interpretuar në instrumentet muzikore. Prandaj ne do t’i publikojmë ato që i ditëm dhe mundem, me shpresë se nuk do t’më mungojë ndihma juaj për t’i kompletuar edhe ca këto kujtime.

Për të lehtësuar punë, po më shumë për të shpalosur emocione, nga incizimi kemi arritur për t’i nxjerrë gati të gjitha fotografitë, (ndonëse me rezolucion të dobët), besoj të jenë të mjaftueshme për t’i identifikuar diskutuesit, ndoshta dikush edhe ndonjërin nga fëmijët e angazhuar në këtë ngjarje kulturore, të cilët tashmë janë, të moshuar, rreth të dyzetave.

Në kuadër të këtyre shpalimeve, e shohë të udhës, në formë kujtimesh, të jap edhe një kronologji të asaj dite, por edhe të shpjegoj më mirë, për ardhjen time në Lushnje, dhe përgjithësisht në Shqipërinë e atyre viteve të pasdiktaturës komuniste. Prandaj lidhjet e mia me atë kohë janë emocionale, sepse janë ngjarje të përjetuara të cilat do të kompletojnë më mirë mozaikun emocional të këtij rrëfimi, (për mua si autor), i pari i këtij lloji, për ta sfiduar vetveten!

Siç kërkova më lartë, të shpresojmë se bashkërisht do t’i korrigjojmë e përmirësojmë gabimet evidente, në mënyrë që këto kujtime të marrin formën e tyre përfundimtare.

Pasi shpresa e mban shpirtin e njeriut edhe ne po shpresojmë….

Vijon…

Filed Under: ESSE Tagged With: Shefqet Dibrani 1

Dr. Fauci praises remdesivir after breakthrough in coronavirus treatment

April 29, 2020 by dgreca

White House coronavirus task force member Dr. Anthony Fauci said Wednesday that research finding the drug remdesivir reduces coronavirus recovery times is a “highly significant” breakthrough that will improve COVID-19 treatment.

Fauci told reporters in the Oval Office that a study finding that the drug reduced hospitalization times was akin to an early breakthrough in treating HIV.

“Although a 31 percent improvement doesn’t seem like a knockout hundred percent, it’s a very important proof of concept. Because what it has proven is that a drug can block this virus,” Fauci said.

“It was reminiscent of 34 years ago, in 1986, when we were struggling for drugs for HIV, and we had nothing,” Fauci said. “We did the first randomized placebo-controlled trial with ACT, which turned out to give an effect that was modest. But that was not the endgame because of building on that every year after we did better and better. We had better drugs of the same type.”

HIV drugs were honed to suppress the virus and extend lives by decades.

Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, said preliminary remdesivir study results featured a placebo group and more than 1,090 hospitalized patients in the US and at least five European countries.

The research was conducted by Fauci’s agency.

“This drug happens to be blocking an enzyme that the virus uses,” Fauci said of remdesivir. “And that’s an RNA polymerase but there are a lot of other enzymes that virus uses that are now going to be targets for this. This will be the standard of care.”

Fauci dismissed a different study of the drug, conducted in China, which found the drug ineffective, saying it was “an underpowered study.”

“I don’t like to pooh-pooh other studies, but that’s not an adequate study and everybody in the field feels that,” he said.

President Trump, sitting near Fauci in the Oval Office, hailed the development.

“It’s a beginning. Tony explained it really well, it’s a beginning,” Trump said. “It means you build on it. I love that as a building block.”

More than 1 million US residents have tested positive for COVID-19 and nearly 60,000 have died. As of last week, 26 million Americans — or about 16 percent of all workers — had lost their jobs as a result of the virus and government-ordered closures.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Fauci, remdesivir

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT