• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2020

Tirana ngre titullin, rivalet hapin merkaton

July 30, 2020 by dgreca

-I dashur Egbo:”Titulli shijohet edhe me banane”/

Nga Albano KOLONJARI- Tirana u shpall zyrtarisht kampione e Shqiperise ne futboll. Bardheblute u rikthyen pas 11 vitesh tek titulli kampion ne Kategorine Superiore.  Me 15 gusht Tirana do te festoje 100 vjetorin e krijimit te klubit bardheblu, dhe kjo ishte dhurata me e bukur qe klubi me me shume tituj ne Shqiperi 25 te tille mund ti bente tifozeve te saj. Ne ndeshjen e fundit Tirana barazoi me Bylisin ne “Air Albania” me rezultatin 1-1. Trofeun e titullit kampion, kapitenit te Tiranes Erando Karabeci ia dorezoi Presidenti i Republikes Ilir Meta. Gega suprizon Partizanin, akord me Kukesin.Skender Gega pritet te jete tranjeri i ri i Kukesit. Verilindoret u renditen ne vendin e dyte dhe do te luajne ne Europa Lige. Pritet qe pas deshtimit te sezonit aktual, Kukesi te largoje tranjerin aktual Orges Shehi. Pak dite me pare drejtori i Partizanit Rama, theksoi se:”Gega i ka dyert e hapura tek Partizani”. Por mesa duket Skender Gega, ka vendosur te drejtoje Kukesin. Kjo eshte here e trete qe Kukesi dhe Gega ulen ne tryeze per bisedime. Dy heret e para negociatat kane deshtuar, por kete here duket se palet jane shume prane akordit. Gega eshte pare ne tavoline me zevendes tranjerin e Kukesit Rrahman Hallaci, dhe kjo ka bere qe hipoteza per nje bashkepunin midis Kukesit dhe Geges te jete faktive. Ne gare me Gegen por postin e tranjerit te Kukesit eshte edhe Alban Bushi qe me heret ka drejtuar U-21. Eksod ballshiot.Pas perfundimit te takimit me Tiranen, gjashte futbolliste jane larguar nga skuadra e Bylisit. Portieri Miraka, futbollistet Mozone, Peci, Shkalla, Peposhi dhe Goxhaj nuk do je jene pjese e skuadres ballshiote per sezonin e ardhshem. Partizani kater gola, per kater lojtare. Partizani humbi me rezultatin 4-1 ndeshjen e fundit me Skenderbeun ne Korce. Ne perberje te skuadres se kuqe kishte shume lojtare te rinj. Stafi i Partizanit u dha me shume hapsire lojtare qe jane aktivizuar shume pak ne kete sezon. Nga ana tjeter drejtuesit e kuq mesohet se kane vazhduar bisedimet me tranjerin aktual te Skenderbeut Ilir Daja, duke shikuar mundesine qe ai te drejtoje sezsonin e ardhshem Partizanin. Ne listen e te kuqve jane edhe kater futbolliste te Skenderbeut, behet fjale per futbollistet  Asion Daja, Nazmi Gripshi, Dejvi Bregu dhe Bajram Jashanica. Por ne listen e Partizanit mesohet qe eshte edhe ish mesfushori i Kombetares Sabjen Lilaj, i cili ka shprehur deshiren per te riluajtur ne Kategorine Superiore. Vllaznia meson kundershtarin.Vllaznia do te luaje perballe Beselidhjes me daten 2 gusht, ne nje duel per te fituar nje vend ne Kategorine Superiore. Ne ndeshjet Pay-off Beselidhja fitoi me rezultatin 3-2 perballe Pogradecit ne nje ndeshje shume te luftuar nga te dyja palet. Vllaznia barazoi ne ndeshjen e fundit perballe Flamurtarit ne Shkoder me rezultatin 1-1. Bruno Dita largohet nga Skenderbeu. Bruno Dita do te luaje sezonin e ardhshem me skuadren e Shkendije se Tetoves. Ndaj Partizanit Dita luajti ndeshjen e tij te fundit me korcaret. Dita luajti me Skenderbeun per tre sezone duke qene nje lojtar me peshe. 

***

I dashur Egbo:”Titulli shijohet edhe me banane”

Opinion nga Albano Kolonjari

“Ne Shqiperi ka racizem. Ne nje ndeshje ne transferte me hodhen banane dhe me peshtyne. Zyrtaret e ndeshjes nuk bene asgje sepse ishte nje ndeshje jashte fushe dhe aty kishte shume tifoze”, shprehet per gazetarin Ben Ugbana, tranjeri kampion i Tiranes Emmanuel Egbo. Deklarata e tij botuar ne  gazeten Ripples Nigeria (por edhe BBC) ka lene nje shije shume te hidhur ne ambientin sportiv shqiptar. Por a eshte vertete se  Egbo ka vuajtur racizmin ne Shqiperi?  47 vjecari Emmanuel Egbo erdhi per here te pare ne Shqiperi ne vitin 2001 dhe per tre sezone mbrojti porten e Tiranes duke luajtur me bardheblute 157 takime. Pas largimit nga Tirana,  per tre vjet luan me Al Masary ne Egjypt dhe rikthehet ne Shqiperi per te qene portier i Bylisit  per kater sezone 2007-2011 (52 ndeshje). Pasi le futbollin e luajtur, ne vitin 2010, emerohet tranjer portieresh i skuadres se Bylist. Kater vjet me vone ne vitin 2014 Tirana i beson per pese sezone Emmanuel Egbo rolin e tranjerit te portiereve ne nje prej kubeve me emer dhe histori brilante ne Shqiperi. Ne gjysem sezonin e ketij viti, Tirana emeron Egbo tranjer te pare. Fale aftesive dhe ekspreriences se fituar ne Shqiperi por edhe kualiteteve qe ekipi i Tiranes ka, Egbo arrin te fitoje titullin Kampion ne Shqiperi. Pak a shume Egbo ka jetur ne Shqiperi rreth 17 vjet, flet shqip shume mire, jeton ne Tirane dhe ka nenshtetesine Shqiptare. I solla keto statistika per te bere disa pyetje:”Nese ne Shqiperi Egbo ka vuajtur nga racizmi, si e shpjegon Egbo faktin qe jeton ne vendin e  shqiponjave per nje periudhe 17 vjecare dhe ka pranuar te jete nenshtesash shqiptar? Egbo ka luajtur 209 ndeshje si portier(Tirana dhe Bylisi), dhe ka nje kariere 10 vjecare si tranjer portieresh (Bylis&Tirana). Ndaj tij eshte hedhur nje here nje banane, edhe peshtyre apo edhe eshte share. A eshte ky nje tregues i racizmit ne Shqiperi? “Historia e Egbo eshte sukses ne nje vend si Shqiperia, ne aspektin shqiptar eshte mirepritur, edhe ne aspektin fetar, askush nuk e ka cenuar ne besimin e tij qe e shpreh gjate ndeshjes, duke cenuar ndonje parim te olimpizmit sportiv”, shprehet profesor Perparim Kabo ne emision “Procesi Sportiv” duke i kerkuar Egbo te terhiqet nga deklaratat e tij, ose te denohet rende:”. Ne rastin me te mire te terheqe kete gje qe ka thene, nese jo te marren masa ekstreme ndaj ketij njeriu qe akuzon nje shoqeri  te tolerances. Ne si shoqeri mund te kemi shume te meta por kete nuk e kemi” vazhdon profesor Kabo. Egbo nuk eshte i vetmi sportist me ngjyre qe ka luajtur dhe jeton ne Shqiperi. Shume ekipe futbolli  ne Shqiperi Partizani, Tirana, Laci, Flamurtari etj kane lojtare me ngjyre te cilet ne shumice e rasteve, jane pjese e “sharjve nga tifozte kundershtare, apo edhe nga tifozet e tyre” gjate 90 minutave te futbollit, por askush deri me sot nuk kishte akuzuar shoqerine shqiptare per racizem. Nje nga  virtytet e shqiptareve ka qene dhe eshte bujaria qe ata tregojne me te huajt dhe Egbo e di kete shume mire. Mbase Egbo eshte dehur nga fitimi i titullit kampion. Mbase per Egbo “yjet kane zbritur ne toke dhe ai eshte mbreti i ri i Afrikes, pasi ai shprehet se:”Afrikanet e mi te dashur me thone se “nuk e ke idene se çfare ke bere per ne duke fituar kete kampionat”. Eshte njesoj sikur Obama fitoi dhe u be president i Amerikes”. Mbase klubi i Tiranes duhet ta zgjoje Egbo nga gjumi dhe ai te shikoje realitetin shqiptar ku jeton dhe punon prej 17 vjetesh, me syte e jo nje kampioni. Deklaratat e tij ne radhe te pare demtojne figuren e klubit te Tiranes dhe ulin ndjeshem suksesin e tij ne krye te bardhebluve. Egbo e di mire qe eshte ftuar ne te gjitha dasmat qe futbollistet e Tiranes apo edhe Bylist kane bere . Ai ka qene ne nje tavoline me shqiptaret, ka kercyer me shqiptaret:”Kam qene kur u martua Fortuzi, Sina, Pinari, Halili. Dasmen time e bera ketu, nje miks midis dasmes tiranase, nigeriane dhe filipinase. Kishte edhe kenge shqiptare ne dasmen time” eshte shprehur pak dite me pare vete Egbo kur ka treguar nje pjese se jetes se tij. E pra Egbo nese ne Shqiperi do te kishte racizem ashtu sic thua ti, askush nuk do te kishte ftuar ne dasem apo askush nuk do te vinte ne dasmen tende. Nese ne Shqiperi do te kishte racizem ashtu sic thua Ti, sot Egbo ti nuk do te drejtoje Tiranen, nuk do te  kishe nenshtetesine shqiptare. Egbo ne kemi pare dhe do te vazhdojme te shohim ne futbollin europian skema kur tifozet hedhin portokalle, banane, uje, shishe ndaj kundershtareve me ngjyre apo pa ngjyre. Kemi pare skema kur tifozet jane futur ne fushe dhe kane sulmuar lojtaret ..kemi pare shume…Kemi pare  dhe degjuar qe edhe futbollistet shqiptare te shahen me liber shtepie, gjate nje ndeshje,  dhe ndaj tyre te hidhen edhe shishe me uje, gure etij. Kemi pare qe tifozerite te shahen me fjalor te rende banal, por asnjehere nuk kemi pare qe lojtaret me ngjyre ne Shqiperi te sulmohen me banane, portokalle etij. Ti e di mire qe nje tifoz i vetem, apo edhe nje rast i vetem nuk simbolizon shoqerine shqiptare. Ne Shqiperi ashtu si ne te gjithe boten mund te kete racizem, apo diskriminim, por ne rastin tend JO. Egbo mbase titulli kampion te ka dehur, dhe njeriu kur eshte i pire flet dhe nuk di se cflet.  Por kujdes, por kujdes nga bananja. Mos e hidh e mos e shkel sepse rreshqet dhe eshte e veshtire te ngrihesh. Egbo te e di mire qe Titulli te shijon shume edhe me nje banane ne 17 vjet. Ti e di mire qe tranjeret shqiptare jane diskriminuar ne punen e tyre  me shume se Ti. Ata mund te jene thyer ne personalitetin, nga presidentet e ekipeve, jane share nga familja ne shumicen e ndeshjeve, jane goditur ne fushen e lojes, por asnjehere nuk kane hedhur balte mbi shoqerine shqiptare. Prandaj Egbo zgjohu nga gjumi. Yjet jane serisht ne qiell, dhe nuk kane zbritur ne toke. 

‘Fans threw banana at me, spat on me’ – Egbo on racial discrimination in Albania.
By Ben UgbanaEmmanuel Ndubuisi Egbo, coach of newly crowned champions of Albanian league, KF Tirana, has narrated his experiences of racism during the course of the season.
47-year-old Egbo led Tirana to a historic triumph, becoming the first African manager to lead an European team to league victory and securing a spot in the UEFA Champions League.
But the former Nigeria goalkeeper said he did not achieve the feats without first overcoming some racial assaults.
“There are people who don’t want me to win because of my colour,” he told BBC Sport.
“There is racism. One game they threw a banana at me. They spat at me.
“The officials of the Albanian FA did not do anything, because it was an away game and they had a white set of fans.
Read Also: NFF congratulates coach Egbo on historic feat with KF Tirana in Albania
“The police and security were there – and nobody did anything. They were afraid of the fans there. I couldn’t do anything. I just had to accept it.”
In the report, Egbo went on to narrate how one time when getting on a bus in the city with a backpack, two men behind said in Albanian: “this one might be from Al Qaeda.”
“I said to them, ‘have you finished’? (in his fluent Albanian).
“They wanted the ground to open up for them to disappear.”
He said that he had been contacted by many African and black coaches since his historic feats last weekend.
“My fellow Africans said, ‘you don’t know what you’ve done for us by winning this championship’,” he said.
“It is just like when Obama won the Presidency in America. That’s exactly how it is seen here.”
KF Tirana won the league last weekend having been threatened by relegation earlier in the season, before Egbo took over as manager.
Egbo, who had previously been a caretaker coach at the club, having joined them as goalkeeper coach in 2014, took over properly following the sacking of the previous manager in late 2019, with Tirana eighth in the 10-team division.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, tirana, titulli

Kushtetuta

July 30, 2020 by dgreca

Nga Ilir Levonja-

Nëse ndalon një shqiptar në rrugë dhe e pyet rreth ndryshimeve në kushtetutën e vendit, nëse është i majtë do të thotë menjëherë që, po, duhet. Dhe kjo kuptohet nga që po e kërkon dhe po e bën Edi Rama. E nëse është i djathtë, menjëherë jo, nuk duhen. Dhe kjo nënkupton faktin që po e kundërshton opozita. Megjithëse të jemi të qartë, në këtë rast opozita po e kundërshton parimisht nga mos’dakortësia në këshillin politik për hapjen 100% të listave dhe absurdit të kufirit në lidhje me koalicionet. Se kushtetuta në vetvete nuk është tabu, ajo mund të preket veç me shumicë të dakortësuar, ose më perfektja referendum. Nga 1991 deri më 1998, pas anulimit të kushtetutës së partisë së punës, Shqipëria operoi me dispozita kushtetuese, ku vendi shkoi edhe në një referendum popullor për forcimin e pozitave të presidentit. Asokohe Sali Berisha. Qe një humbje katastrofike përmes një pjesëmarrje të lartë në votime, megjithatë Berisha ia kërkoi këtë popullit, jo parlamentit. Nëse do kishte vepruar ashtu, sot do kishim një Llukashenko albanez në krye të Presidencës, pra vet shkop e vet zot. Në u bëm me kushtetutë konsensuale në tetor 1998, me votë popullore dhe pjesëmarrje gati historike afro 93%. Dhe po t’i referohesh historisë sonë të re, kjo kushtetutë e miratuar në tetor 1998, prapë është prekur disa herë. Jo vetëm për rolin e KQZ-ës, por edhe numrin e anëtarëve. Eshtë prekur për mandatet kohore të kryebashkiakëve, nga 3 në 4 vjet. Eshtë prekur për zgjedhjen e presidentit, për të rrëzuar shifrën magjike prej 84 votash. Pasi të gjithëve u kujtohet ngërçi presidencial, sa herë afrohej dita e zgjedhjes së presidentit në parlament, vendi shkonte në krizë politike. Pra shifra magjike 84 u hoq, kësisoj presidenti mund të zgjidhej fët e fët, mjafton edhe 1 votë më shumë se kundërshtari. Kjo fuqizonte kompetencat e kryeministrit, madje i jepte atij pushtet deri në shkarkimin e presidentit. Qenë ato ndryshime kur Ilir Meta fluturoi mbi tavolina duke iu hakërryer Jozefina Topallit, mirëpo konsensusi PD-PS apo Berisha Rama qe arritur. U prek edhe për sistemin zgjedhor miks, këtë që po vuajnë sot shqiptarët, që i dha mundësinë e tepsisë Edi Ramës, por që qytetarët kurrë nuk e kuptuan. Aq sa edhe sot ka një konfuzion sa listat e hapura konceptohet si shpëtim nga bota e krimit. Në fakt është një thikë me dy presa, duke i dhënë mundësinë edhe blogerëve, apo trendit në modën e listave ta shfrytëzojnë deri në pikën e fundit anarshinë kombëtare. Gjithsesi është koha ajo që do e dëshmojë dhe ndofta Shqipërisë i duhet të kaloj mes kësaj xhungle politike. Është prekur rishtas për KQZ-ën. Është prekur me presionin e botës, kjo qe prekja në dukje në nerv, e vitit 2012, ajo e heqjes së imunitetit. Ky privilegj absurd që e mbante larg politikanin shqiptar përpara ligjit. Pjesa e shëndetshme e shoqërisë gjykoi se më në fund do fillonte era e demokracisë së vërtetë, por koha vërtetoi se drejtësia kishte vdekur. Nuk ishte vetëm imuniteti, por edhe drejtësia 99% e korruptuar, balanca jetike për funksionimin e shtetit demokratik. Kësisoj po me presionin e botës, kushtetuta u prek rishtas, korrik 2016 kësaj here për reformën në drejtësi, por me konsensus palësh. Një reformë që sot e 4 vjet e ka futur Shqipërinë jo vetëm në krizë politike, por stanjacion, pa institucione funksionale aq sa një shtetar mund të vrasi e të pres si të dojë dhe në emër të ligjit. Dhe kjo jo për faj të botës, jo për faj të reformës, por kulisave të politikës dhe atyre që janë këmbë e kokë fytyra të varfërisë së shqiptarëve të lodhur që shohin liderët e forcave si baballarët e kombit. Megjithatë po ta vini re nga 1998-ta e deri sot, ndryshimet që janë bërë me referendum popullor, u minimizuan në konsensus forcash politike, deri sot në veton e një individi dhe ca deputetëve listash, produktit të dështimit tonë. Mund të fitoj kushdo, por asesi shqiptarët. Afërmendsh nuk ke si fiton kur nuk voton.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kushtetuta

Si râ murtaja komuniste ….

July 30, 2020 by dgreca

At’ dr. Paulin Margjokaj dhe libri i tij: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?”

Shkruan: Lekë Mrijaj-

Botimi i librit studimor në shqip: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë – Liri prendimore apo despoti orjentale?” i At’ dr. Paulin Margjokaj, është një libër shkencor ku përfshihen të dhëna të ndryshme faktike të një periudhë të idhët të historisë sonë dhe të mbeshtetësve të tyre servil komunist, padyshim që është edhe një libër i bazuar me dëshmi të fuqishme bazike të viteve të komunizmit, komunizëm i cili për shumë dekada e sundoi dheun.

Ky artikull shkrimi rreth botimit të këtij libri bëhët në kuadër të 45 vjetorit të përkujtimit të kalimit në amshim të At’ dr. Paulin Margjokajt. Ndaj nxitimthi pa humbur kohë dhe me një përkushtim të plotë nisa ta shfletoj, lexoj dhe t’i prezantoj disa nga të dhënat e këtij libri-kapitujt dhe nënkapitujt, për të cilin libër po e them me plot përgjegjësi se është një libër me vlera qe vërtetë ia vlen të lexohet, jo vetëm nga studiuesit por edhe nga politikanët, intelektualët e lexuesit e tjerë sepse shikuar hollë e hollë, ky libër pasqyron një lloj enciklopedie shumë të vlefshme, me të dhëna të nevojshme për rrjedhën e mortajës së komunizmit në Shqipëri e vendet tjera.

Një ndër burimet e tilla apo të gjeturat faktike veq librave të tjerë të At’ dr. Paulin Margjokaj është edhe ky libër studimor qe sjell fakte, dokumente, dëshmi, kujtime të ndryshme rreth të kaluarës moniste diktatoriale enveriane e rusoserbe, i cili libër u botua nga Provinca Françeskane në Shkodër, pikërisht nga At’ Aurel Gjerkaj OFM., Ministër Provincial, i cili edhe mbanë të drejtën e botimit të librave të botuara të françeskanëve.

Ky vëllim i këtij libri studimor është vëllimi i dytë i librit: “Kush janë anmiqtë e Shqipnisë” i botuar nga Botimet françeskane në vitin 2012 ndërsa si shtesë e librit është edhe pjesëza tjetër e librit: “Liri prendimore apo despoti orjetale?”, e që në total perfshin gjithsejt 241 faqe, me ISBN – 9789995697853. Libri në fjalë është nxjerrë në dritë disa muaj me parë apo në fund të vitit 2019. Pikërisht është botuar në 800 vjetorin e Shën Françeskut në Shqipëri 1219-2019, nën mbështetjen të plotë financiare të veprimtarit, studiuesit e publicistit të mirënjohur shqiptar, z. Tomë Mrijaj nga Nju Jorku.

Autori i këtij libri, At’ dr. Paulini edhe pse ishte françeskan, ai, ishte edhe një doktorant gjeograf dhe historian tejet i spikatur i cili e zotëronte shumë mirë edhe gjeografinë dhe historinë mbarëshqiptare dhe atë globale. Ai, u mor me studime rreth historisë së përgjithshme të Shqipërisë që me ilirët, epokën mesjetare, periudhën barbare të pushtimit osman e deri te historia e kohës sonë përfshirë edhe ideologjin komuniste gjë qe e njeh shumë mirë çështjen e Shqipërisë, problemet, shkaqet si dhe mbrapaskenat e saj.

Lënda studimore tematike e veprës së At’ dr. Paulin Margjokaj veç fjalës hyrëse dhe parathënies së autorit është ndarë edhe në tre pjesë tjera përbërëse tejet koncize me këtë përmbajtje të kapitujve.

Ndaj paraprakisht që nē fillim të librit gjejmë Diftojsi:

• Bleni II

• Pjesa II

• Si ra murtaja komuniste e muer dhenë. Vjenë 1967,

• Nuk mund të heshtojmë (Parathënie e Blenit I- Kush janë anmiqtë e Shqipnisë,

• Dy fjalë për emrat e mesiperm,

• Parathanje e autorit.

Në kapitullin e parë gjejmë nentitujt kje rrena:

1. Kerkojm vizën e kufinit mes rrenës dhe çmendjës,

2. Mjeshtrat e rrenës,

3. Rrenë – jerm – andërr.

Kapitulli i dytë i librit shperfaq tejët qartë dhe natyrshem qe i solli lufta e dytë ndihmuen fort qi të përhapej komunizmi rus me nentitujt siq vijon:

1. Anglezët dhe Amerikanët mish e shpirt me Rusë kundra Gjermanëve,

2. Nder sy të Rusve janë edhe Anglo-Amerikanët anmiq njini sikurse Gjermanët,

3. Huj i mad hi pat kap krent e ksaj lufte.

Ndërkaq në kapitullin e tretë mund të mësojmë për komunizmin si një shpirt sllav me nentitujt:

1. Popujt sllav e ndryshimet e tyne,

2. Shumica e krenPopujt sllav e ndryshimet e tyne,

3. Shumica e krenëve bolshevikë të Rusisë,

4. Shpirti sllav në komunizëm,

5. Gja e rrezikshme.

Ndersa në kapitullin e fundit apo të katërtin verejmë qartasi se kush shkoi me komunizëm me këta nentitujt:

1. Skamnori, pasaniku,

2. Puna e mungesa e dishirës me punue,

3. Uniforma e kadillëku,

4. Shfrytëzimi i njeriut,

5. Të tanë do të jemi barabar: nuk do të ketë ma zotni,

6. A asht gja ma lehtë me kenë komunist a kristian,

7. Rrnoftë liria!

8. Kur u ba magjupi pashë vrau t’anë,

9. Budallajt e dobishëm,

10. Si kje intelegjenca shqiptare e kohes mjes dy luftave,

11. Inatet fetare,

12. Toskë e Gegë.

Në kuadër të këtij libri pas kapitujve është përmbledhur edhe një shtojcë plotësuese me emrin: Liri prendimore apo despoti orjentale? – Pjesa e tretë – Perëndim/Lindje – Romak/Kristian me nentitujt e meposhtëm:

1. Qysh kur perdorët fjala Prendim,

2. Kufijt,

3. C’rrugë ndoq qytetrimi,

4. Koha e bushtit,

5. Si e kuptojm Oksidentin?

6. E Romakët a i duhen gja kujt?

7. Prendim-Kristijanizëm,

8. Pse asht a qi perparuem Prendimi?

9. Nji permbledhje e shkurtë.

Po i referohem në mënyrë konkrete pakëz librit: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?”, në të cilin autori i librit e analizon fije për fije mortajën komuniste e cila kishte ardhë në pushtet me parimet mesjetare otomane, marksiste e leniniste të sojit mashtrues satanik e qe epiqendrën të saj e kishte në Moskën sovjetike staliniste dhe vëndeve tjera perçafuese të komunizmit ( si jugosllavia, Polonia, Rumania etj.)e cila ideologji kishte një mbeshtetje të fuqishme nga Anglo-Amerikanët, Kina etj., shtete të cilat ishin kundrejt Gjermanisë hitleriane. Njëkohësisht autori në librin e tij përmend edhe shkaqet e ardhjes në pushtet të diktaturës komuniste, pikërisht flet per krimet e Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut (siq i quan autori kanibalët e Ali Pashës, armiq mizor të kombit shqiptar) e arsyet që quan në shfarosjen me dhunë të intelektualve e klerikëve shqiptarë (ishte baza e shenjestrës së komunsitëve ) të cilët i arrestuan, diskriminuan, persekutuan lirinë e pergjithshme.

Vlen të potencohët në pjesën e këtijlibri shtesë: Pjesa e tretë – Perëndim/Lindje – Romak/Kristian autori jep mendimet e tija  se çfarë do të thotë orjental? E çfarë prendimor? Ndaj e permend se nga e ka prejardhjen Europa? Cili është roli i krishtërimit në formimin e identitetit europian? Ku i ka burimet kultura e përgjithshme në fjalë madje i spjegon edhe mentalitetet, orijentale e prendimore si dhe orientin dhe oksidentin nga këndveshtrimet e tija.

Biografia e At’ dr. Paulin Margjokaj:

Është lindur në Kçirë të Pukës në vitin më 26 shtator të vitit 1908. Në pagëzim prindërit i vëndosën emrin Bibë. ishte i biri i Dedës dhe i Lules së Gjin Gegës. Shkollën fillore dhe unike e kreu në Kolegjin Françeskan e më pas në liceun “ILLYRICUM”. Pas përfundimit të studimeve, ai caktohet mësues i ciklit fillor, po në kolegjin ku u diplomua. Me 26 mars 1932 u shugurua meshtar. Prej vitit 1938 deri më 1941 shërbeu si sekretar i Provincës shqiptare dhe si profesor i historisë dhe gjeografisë në liceun Illyricum. Arsimin e lartë për teologji e kryen gjatë viteve 1937-1940 në Siena, Firence. Në vitin 1941 u dërgua për studime të larta në Torino, ku më 9 dhjetor 1943 u bë doktorant në histori e letërsi. Pas përfundimit të studimeve, ai qëndron në Austri, ku jep mësim në seminare françeskane. At Paulin Margjoka vdiq në vitin 1975 dhe prej asaj kohë eshtrat e tij prehen në Vjenë të Austrisë, në pritje të plotësimit të amanetit të tij për t’u varrosur në Kçirën e vëndlindjës së tij.

At’ dr. Paulin Margjokaj numëron një sërë botimesh të ndryshme ndër të cilat po i përmend disa prej tyre:

Át Paulin Margjokaj, Njerzimi midis liris e tiranis.

Át Paulin Margjokaj, Si ra murtaja komuniste e muer dhen, Bleni II.

Át Paulin Margjokaj, Liri prendimore apo despotí orjentale.

Át Paulin Margjokaj, Kundrim i shkurt i historis ruse.

Át Paulin Margjokaj, Historia e shqipnis: a) Albanien in Altertum; b) Das Mittelalterliche Albanien; c) Albanien unter Tűkischer Herrcschaft.

Át Paulin Margjokaj, Dromca historike. Ditar kujtimesh.

Át Paulin Margjokaj, Studime historike rreth personalietit te Gjergj Kastriotit.

Át Paulin Margjokaj, Studime rreth personalietit të Át Bernardin Palaj, OFM.

Át Paulin Margjokaj, Tue shfletue shtypin e mërgatës.

Át Paulin Margjokaj, Studime të ndryshme rreth Lahutës s Malcìs e Át Gjergj Fishtës, OFM.

Át Paulin Margjokaj, Lugati i Legalitetit.

Át Paulin Margjokaj, Pro-memoria (1946)

Át Paulin Margjokaj, Pro-memoria (1948)

 Episode Historike nga jeta e Ali Pash Tepelenës në Romë,

At ‘Paulin Margjokaj, “Epizode historike”

Kush janë armiqtë e vërtetë të Shqipërisë etj…

Françeskani At’ dr. Paulin Margjokaj ka edhe qindra e qindra leterkëmbime nga me të ndryshme e dorëshkrime të birit kçiras të cilat gjenden dhe sot e kësaj dite në arkivat e seminareve françeskane të Austrisë të shkruara edhe në gjuhën gjermane etj.

Siq njoftohemi nga disa burime tjera thuhet se shumë shpejt do të dal në dritë edhe botimi tjetër më i ri libriti librit i cili do të titullohët “Ditari”, i At’ dr. Paulin Margjokaj.

Në bazë të një verdikti edhe Bashkia e Pukës më 26/08/2016 mori një vendim unanim në emërtim të segmentit të rrugës nacionale që shpie drejt për tek Kisha në Luf, që rruga e permendur në fjalë të emërtohet: “At Paulin Margjokaj”.

Ps: Libri: “Si râ murtaja komuniste e muer dhenë-Liri prendimore apo despoti orjentale?” i At’ dr. Paulin Margjokaj është shkruar në gegnishte ndaj artikulli në fjalë është realizuar në gjuhë standarde shqipe njëkohësisht është realizuar si homazh-në kuadër të përkujtimit të 45 vjetorit të kalimit në amshim të këtij françeskani shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: At Paulin Margjokaj, Lek mirjaj, OFM

Gjergj Fishta dhe komunizmi

July 30, 2020 by dgreca

Nga Frank Shkreli*-

At Gjergj Fishta, françeskani, edukuesi, poeti, politikani, rilindësi, përkthyesi dhe shkrimtari i Kombit Shqiptar ka lindur, më 23 Tetor, 1871 dhe ka vdekur në moshën 69-vjeçare, më 30 Dhjetor, 1940. Ata që e admirojnë, e konsiderojnë Fishtën si Poeti i Kombit dhe njëri prej shkrimtarëve shqiptarë më me influencë i të gjitha kohërave. Në këtë përvjetor të lindjes dhe pothuaj 80-vjet pas vdekjes, detyrohem të pyes veten, se pse Fishta edhe sot, 30-vjet pas shembjes së komunizmit, mbetet ende i padëshiruar dhe i lënë pas dore nga politika zyrtare nga kultura, shkenca dhe akademia – mbetet armik dhe reaksionar, ashtu siç konsiderohej nga komunizmi, megjithëse ai nuk jetoi as nuk veproi asnjë ditë nën atë regjim. Duke lexuar disa gazeta të vjetra të komunitetit shqiptaro-amerikan ditë më parë, ndesha në një shkrim të Profesorit Arshi Pipa, titulluar pikërisht, “Fishta dhe Komunizmi”, botuar në gazetën “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit “Shqipnia e Lirë”, më 31 janar, 1961 në Nju Jork. Në atë artikull, Profesor Pipa e shpjegon shumë mirë politikën komuniste ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, gjurmët e së cilës trashëgimi politike anti-kombëtare, fatkeqësisht, i shohim edhe sot në fushën e letërsisë dhe në lëmin e kulturës shqiptare në përgjithësi. Ishte një freski pjesëmarrja e Presidentit Ilir Meta në Kuvendin Folklorik Kombëtar, organizuar ditët e fundit në Lezhë, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës. “Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete” është shprehur Presidenti i Shqipërisë. Shpresojmë që fjalët e Z. Meta të jenë një frymë e re e kohës, një hap “zyrtar” simbolik ky sado i vogël, drejt rivendosjes së këtij burri të madh të Kombit në vendin që i takon në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve – një vend që i është mohuar atij me pa të drejtë.

Por le t’i kthehemi artikullit të ndjerit Profesor Arshi Pipa, “Fishta dhe Komunizmi”. Në artikullin e tij të gjatë mbi këtë çështje, Profesor Pipa, edhe vetë ai një ndër autorët shqiptarë të ndaluar nga regjimi komunist dhe që ka kaluar 10 vjet në burgjet dhe kampet e punës së detyruar – shkruan se dy tre vitet e para të sundimit komunist, Fishta ende nuk konsiderohej si një subjekt “tabu”. Por, megjithëkëtë shkruan ai, qysh në fillim, shihej se nga frynte era. Nëpërmjet “qarkoresh, këshillash, qortimesh e porosish, mësuesve të gjuhës dhe letërsisë”, u ishte dhënë urdhri që të vinin në dukje anën “reaksionare”, jo vetëm të Gjergj Fishtës, por edhe të Faik Konicës. Kështu filloi dalëngadalë  të “përgatitej terreni”, sipas Profesor Arshi Pipës, për eliminimin e Fishtës dhe të veprave të tij.

Arshi Pipa shkruan nga përvoja personale, bazuar në ato që kishte parë e dëgjuar, mbi përpjekjet fillestare të regjimit komunist për të eliminuar Fishtën nga letërsia dhe historia e Shqipërisë, pasi ai thotë se në, atë kohë, ishte vetë mësues i letërsisë në “Institutin Femnuer të Tiranës” dhe pjesëmarrës në mbledhjen e arsimtarëve të shkollave të mesme të Tiranës, mbledhje e thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit të asaj kohe, Shemsi Totozani. Kjo mbledhje që kishte një karakter krejtësisht politik, ka shkruar Arshi Pipa, ishte thirrur me qëllim për t’u imponuar mësuesve dhe arsimtarëve pikëpamjet marksiste leniniste të pedagogjisë sovjetike, sidomos për lëndët si letërsia, filozofia dhe historia. Ishte kjo mbledhje, shton ai, ku u bë thirrje haptas që Gjergj Fishta dhe Faik Konica të shpalleshin “reaksionarë” dhe të hiqeshin nga mësimi në shkollat shqiptare. Në mbështetje të Totozanit doli Qibrie Ciu, në atë kohë Drejtoreshë e “Institutit Femnuer”, kujton Profesor Pipa, e cila “u vërsul ashpër kundër Fishtës, duke e quajtur atë; oportunist, reaksionar me damkë e deri tradhtar.”

Është interesant fakti se, sipas Profesor Pipës, kundër pikëpamjeve ekstreme të Totozanit dhe shokëve të tij kundër Fishtës, doli Ministri i atëhershëm i Kulturës, Sejfullah Malëshova. Sa ishte Malëshova në atë detyrë, thotë autori, Fishta dhe Konica u kursyen, por shton se me rrëzimin e Malëshovës pak më vonë, “Fishta u fshi nga defteri”.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për t’u bërë republikë e shtatë e saj dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tij kundër Jugosllavisë.” Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist brenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Ai shton se “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi i madhor i vlerave kombëtare”.

Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Sipas tij, është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta. “Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elemente”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcis”, vepra madhore e Fishtës, është një himn i gjatë i jetës së malësorëve të Veriut. Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut”, thotë Pipa.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinist të tërbuar antisllav që urren kombet e tjera, si reaksionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist, sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë Shqipërinë?” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qëndrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson: “At Gjergj Fishta u rrëzua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas Profesorit.

-Fishta i përkiste urdhrit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa. Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai.

-Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa.

-Dhe arsyeja e tretë, sipas Profesor Pipës, ishte thjesht çështje inati. “Fishta nuk e ka pasur veç me sllavët e jugut, kufitarë me Shqipërinë, por me vetë Rusinë”, nënën e sllavëve të jugut. Për Fishtën, “shkjetë e Ballkanit” janë klyshtë e Rusisë”. Rusia atëherë dhe sot mbronte interesat e sllavëve të Ballkanit në dëm të shqiptarëve, por për komunistët shqiptarë, mjafton që Fishta e kishte futur Rusinë në një thes me fuqitë e tjera “imperialiste” dhe kjo sipas Profesor Pipës, mjaftonte që regjimi komunist i Enver Hoxhës ta fuste At Gjergj Fishtën dhe veprat e tij në listën e zezë. Pipa kujton se në fakt, Fishta nuk ka kursyer as fuqitë e tjera të mëdha të kohës, që vepronin kundër interesave të Kombit shqiptar, përfshirë Italinë, të cilën e sulmon keq në “Anzat e Parnasit”. Ai e quan Evropën, “kurva e motit”, shënon Pipa dhe shton se këto janë fakte historike që dihen botërisht. Fliste mirë për Austrinë, se në atë kohë Vjena ka mbështetur Shqipërinë, shton Arshi Pipa.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e artikullit të shkruar nga Profesor Arshi Pipa në gazetën shqiptaro-amerikane “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Poetit Kombëtar. Ishte një shkrim retrospektiv mbi fatin e keq të Fishtës nën regjimin komunist të Shqipërisë, ndërsa autori e përfundon artikullin me pyetjen: “A do të mbetet Fishta përgjithmonë armiku numër një?” Ai shprehet optimist duke thënë: “jo përgjithmonë”. Ai shpreson një ndryshimi zyrtar ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, që sipas Arshi Pipës, do të ndodhë kur “komunizmi të ndërroj qime”. Profesor Arshi Pipa do të habitej shumë po të jetonte sot se, megjithëse komunizmi në Shqipëri mund të ketë “ndërruar qime” me shembjen e Murit të Berlinit, Fishta mbetet ende, me shumë autorë të tjerë shqiptarë të ndaluar nga komunizmi, i pa pranuar zyrtarisht. Ndonëse shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në Atdheun e të parëve tonë në periudhën “post-komuniste”, pothuaj asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me Fishtën. Natyrisht, se veprat e tij botohen dhe lexohen, por At Gjergj Fishta, zyrtarisht, edhe sot ,30-vjet post-komunizëm – “mbetet i zhdukur nga pasuria kulturore” dhe nga historia e Kombit shqiptar. Udhëheqja shqiptare komuniste nuk mund t’ia falte Fishtës shprehjet kundër sllavëve të jugut dhe Rusisë.

  • Po çfarë mund të themi për neo-jugosllavët e Tiranës sot?!
  • A vazhdojnë të besojnë ata në “logjikën revolucionare”, në mënyrën se si trajtohet sot zyrtarisht At Gjergj Fishta në Shqipëri?

“Ujku qimen e ndërron, por vesin jo”, thotë populli! Fishta ishte i neverituri i stalinizmit shqiptar. Zyrtarisht, At Gjergj Fishta mbetet ende “reaksionar” dhe “armik i popullit”. Deri kur? STOP URREJTJES! Bëjuni mjet i paqes dhe i pajtimit!

*Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Filed Under: Featured Tagged With: At Gjergj Fishta, Frank shkreli, Komunizmi

The U.S. must rein in Erdoğan’s war-mongering

July 30, 2020 by dgreca

By David L. Philips- Proclaiming “zero problems with neighbours”, former Prime Minister Ahmet Davutoğlu heralded a new era of Turkish foreign policy in 2013. However, Davutoğlu and other stalwarts of the ruling Justice and Development Party (AKP) were eventually side-lined as Recep Tayyip Erdoğan consolidated his dictatorship.

With Turkey’s economy collapsing, Erdoğan is fuelling regional conflicts in order to distract Turks from his economic mismanagement. Instead of helping Turkey, the administration of U.S. President Donald Trump has turned a blind eye to Turkey’s economic strife, democratic deficit, and nefarious role in the region.

Today, Turkey is engaged in multiple armed conflicts.

Turkey invaded northern and eastern Syria, killing hundreds in the Syrian Defence Forces, America’s ally against Islamic State (ISIS). Kurds, Armenians and Syriac Christians were targeted. Hundreds of thousands were driven from their homes in Afrin and communities east of the Euphrates River.

In Iraqi Kurdistan, Yezidis in Sinjar and Christians in Zakho were victimised by Turkey’s bombing and occupation. Yezidis, who barely survived a genocide by ISIS, now face persecution from Turkey’s jihadist proxies. Forced conversion to Islam, rape of women and girls, arbitrary arrest, torture, and ethnic cleansing are routine.

Turkish warships are plying the eastern Mediterranean to disrupt an agreement between Egypt and Greece on an exclusive economic zone (EEZ), which will produce natural gas with Israel as a major beneficiary.

Mock dogfights regularly occur between Greek and Turkish war planes, as Erdoğan questions the 1923 Treaty of Lausanne that established Turkey’s current borders. Seizing islets in Greek territorial waters would be a major provocation and causus belli between NATO allies.

Turkey recently encouraged Azerbaijan to launch cross-border attacks against Armenia. With drones and missiles from Turkey, Azerbaijan is threatening to renew the conflict over Nagorno-Karabakh.

Turkey has also intervened in Libya, where tribal and regional factions are in desperate need of reconciliation. There is real risk of conflict escalation between Turkey and Egypt, who support different sides in Libya’s civil war.  

While all these front-line states are at-risk from Turkey’s aggression, Libya is a laboratory for Turkey’s malign foreign policy. During the first months of 2020, Turkey deployed up to 3,800 Syrian mercenaries to Libya. These mercenaries from the National Syrian Army, some allegedly drawn from al-Qaeda and ISIS remnants, are notorious for war crimes. They have beheaded opponents, raped women and girls, tortured and killed opponents. They are the dregs – the worst of the worst.

Their deployment to Libya swung the tide in favour of the Government of National Accord (GNA), led by Prime Minister Fayez al-Sarraj. Turkey’s actions are fuelled by geo-strategic and economic interests. Libya is an oil-rich country with energy assets coveted by foreign powers. Backing Farraj gives Erdoğan influence over Libya’s energy sector.

Since 2011, when Libyan dictator Muammar Gaddafi was ousted, Libya has been at war with itself. Libya has been divided for years between Farraj’s GNA and the Libyan National Army (LNA) led by Khalifa Haftar. Backed by Russia and the Gulf States, the LNA’s forces were on the verge of seizing Tripoli when Turkey and its mercenaries intervened. Having turned the tide, the GNA now vows to capture Sirte, the gateway to Libya’s oil fields, and the al-Jufra air base.

Egypt, which backs the LNA, has pledged to defend Sirte. To this end, the Egyptian parliament authorised the deployment of troops “to defend Egyptian national security against criminal armed militias and foreign terrorist elements”. Recent developments pit Turkey against Russia and the United Arab Emirates. Tensions could boil over into a full blown war without a ceasefire and international mediation.

These are times when countries look to the United States for leadership. However, the Trump administration does not have a Libya policy. Its ambivalence and lack of leadership has opened the space for ill-intended and self-serving powers to intervene. It is understandable that the United States wants to avoid another entanglement in the Middle East. But America’s neglect of Libya is another example of a situation gone awry when the United States abrogates its leadership role

In each of the violent conflicts where Turkey is involved, the Trump administration has failed to lead.

Trump gave Erdoğan a green light to invade and occupy northeast Syria, betraying the Syrian Democratic Forces (SDF), which lost 11,000 fighters killed and 24, 000 wounded fighting ISIS.

U.S. officials barely said a word when Turkey invaded Iraqi Kurdistan, threatening American troops and oil companies. 

And as Turkey provokes Greece and Cyprus, there is serious concern whether the Trump administration would enforce Article 5 of the North Atlantic Charter in the event of a clash between treaty allies.

None of these problems are intractable if the United States uses diplomatic leverage to address them. Regarding Libya, the U.S. should call for a ceasefire and humanitarian access while endorsing a United Nations-led mediation.

U.S. national interests are served by upholding sovereignty and international humanitarian law. Trump’s fawning over Erdoğan is inexplicable. Erdoğan is a serial war-monger who will continue his aggression until a punitive reprisal from the U.S.

Much damage has been done. However, it is not too late to stabilise these conflicts. If Trump is unable or unwilling to do, his successor must.

Filed Under: Politike Tagged With: David L.Phillips, The U.S. Erdoğan’s war-mongering

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT