• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

Liga e Kampioneve-Dinamo Tibilis-Tirana

August 9, 2020 by dgreca

I eleminoi si lojtar. Po si tranjer ?/

-Liga e Kampioneve- Drita e Kosoves eleminon Inter Escaldes dhe perplaset me Linfied/

-Andrea Pirlo:”Nje Kampion, per Kampionet e Italise”/

Pergatiti :Albano Kolonjari-

Tranjeri aktual Emanuel Egbo ishte heroi i bardhebluve ne vitin 2003. Ne kupen UEFA, Tirana kishte humbur takimin e pare ne Gjeorgji me rezultatin 3-0. Por ne takimin e dyte ne stadiumin Kombetar Qemal Stafa, skuadra e drejtuar nga Sulejman Mema arriti te shenonte tre here me ane te Licit 11′, Fortuzi 64′ dhe Halili 77′ . Pas 120 minutash per te percktuar fituesin e ketij cifti (3-3) u gjuajten penalltite. Bardheblute fituan me rezultatin 4-2 dhe u kualifikuan per me tej.  Tranjeri aktual Emanuel Egbo qe ruante porten bardheblu arriti te priste 2 penallti, duke u bere “heroi” i Tiranes ne kete takim. Egbo i ka eleminuar gjeorgjianet si lojtar. Po si tranjer? Kjo ngelet per tu pare. Tirana pas shpalljes kampione eshte shendruar ne “kantier ndertimi”. Lojtare qe vijne dhe lojtare qe ikin. Nje gje eshte e sigurte. Formacioni i Tiranes nuk do te jete ai qe nxorri skuadren kampione. Kapiteni Erando Karabeci, pasi ngriti trofeun e titullit kampion vendosi te mos rinovoje.  Edon Hasani zyrtarizoi sot “divorcin” me bardheblute. Drejt largimit eshte edhe sulmuesi Majkell Ngoo, i cili ka kerkuar rritje rroge, por qe eshte refuzuar nga bardheblute. Nderkohe qe Batha, Torrasa dhe Muca kane rinovuar edhe per nje sezon me kryeqytetasit. Me kampionet eshte bashkuar Jurgen Vrapi, por edhe sulmuesi Albion Avdijaj. Ne shortin e hedhur per Ligen e Kampioneve, Tirana “peshkoi” kampionen e Gjeorgjise Dinamo e Tibilisit. Takimi do te zhvillohet ne Gjeorgji dhe do te jete me nje takim. Fituesja e ketij cifti do te luaje ne raundin e dyte eleminator te Liges se Kampioneve. Skuadra qe humbet do te kaloje ne turin e dyte te Liges  se Europes. Ne faqen e saj zyrtare skuadra e Dinamos se Tibilist publikoi deklaraten e tranjerit te saj Khakaber Cketiani i cili theksoi se:”Tirana eshte nje ekip i mire dhe me pervoje dhe eshte klubi me i titulluar ne Shqiperi. Ate qe kam mesuar kur jam perballur me skuadrat shqiptare eshte fakti qe nuk duhet te ndalesh edhe pasi ke fituar ndeshjen e pare. Ata jane te afte te luajne dhe te permbysin ndeshjet. Eshte mire qe do te luajme ne shtepi”. Presidenti i Tiranes Refik Halili u shpreh se:”eshte nje short i mire dhe shpresoj te ecim bindeshem perpara. Gjate kesaj jave do te kemi edhe tre afrime te reja”. 

***

to me

Liga e Kampioneve- Drita eleminon Inter Escaldes dhe perplaset me Linfied

Pergatiti : Albano Kolonjari- Ne Colovray Sport Center te Nyon te Zvicres, skuadra kampione e Kosoves Drita, arriti te fitoje me rezultatin 2-1 perballe skuadres kampione te Andorres Inter Escaldes. Kampionet e Kosoves te drejtuar nga tekniku Ardian Nuhiu e dominuan lojen dhe arriten te shenojne dy here gjate pjeses se pare me ane te Xhevdet Shabanit dhe Hamdi Namanit. Keto ndeshje eleminatore po zhvillohen ne Zvicer. Ndeshjet luhen me nje takim dhe ne masa teper te repta per shkak te situates se Covid-19. Ne ndeshjen tjeter kampionet e Kosoves do te kene perballe kampionen e Irlandes se Veriut Linfied qe eleminoi me rezultatin 2-0 Tre Fiori te San Marinos. Linfied eshte nje skuader shume e njohur ne Iranden e Veriut dhe eshte nje klub histori 134 vjecare. Linfied eshte nje skuader e njohur edhe per futbollin shqiptar. Ne sezonin 1981-1983 te Kupes UEFA, skuadra irlandese ka luajtur perballe Tiranes (17 Nentorit) duke fituar ndeshjen e pare 2-1 dhe humbur te dyten 0-1. Linfied ka nje eksperience shume me te madhe se Drita ne kompeticionet europiane. Ne Ligen e Kampionve ka zhvilluar 70 ndeshje, fituar tete, barazuar 23 dhe humbur 39 me nje golavarazh te pergjithshem 58-124. Ne Europa Lige 40 ndeshje, fituar 13, barazuar nenete dhe humbur 18 me nje golavarazh te pergjithshem 49-72. Linfied ka fituar Ligen e Kampioneve te Irlandes 54 here,  Kupen e ketij vendi 43 here, Super Kupen 10 here dhe shume tituj te tjere duke qene klubi me i titulluar ne Irlande. Ne pamje te pare duket qe ndeshja per kampionet e Kosoves do te jete shume e veshtire, por shpresojme qe kosovaret te japin me te miren dhe te kualifikohen per me tej. 

Andrea Pirlo:”Nje Kampion, per Kampionet e Italise”

Foto Daniele Badolato / LaPresse 05 01 2014 Torino (Italia) Sport Calcio Juventus – Roma Campionato italiano di calcio Serie A Tim 2013 2014 Nella foto: Andrea Pirlo Photo Daniele Badolato / LaPresse 05 01 2014 Torino (Italy) Sport Soccer Juventus – Roma Italian Football Championship League A Tim 2013 2014 In the picture: Andrea Pirlo


Juventus emeroi  Andrea Pirlo si trajner vetem disa ore pasi shkarkoi Maurizio Sarri. Vendimi erdhi  pas eliminimit te Juventusit ne Ligen e Kampioneve nga skuadra francese e Lyon-it. Pirlo, 41 vjeç, eshte nje ish lojtar legjendar per klubin  e Juventusit por edhe per AC Milan dhe Kombetaren Italiane.  Gjate karrieres se tij te gjate ne futboll Pirlo ka fituar tituj te shumte ne Seria A, Ligen e Kampioneve, por edhe nje Kupe Bote ne 2006. Ai u emerua menaxher i Juventus ‘Under -23 muajin e kaluar por tani do te drejtoje ekipin e pare.  “Sot fillon nje kapitull i ri i karrieres se tij ne boten e futbollit. Ashtu siç u tha pothuajse nje jave me pare: nga Maestro te Mister.  Zgjedhja e sotme bazohet ne besimin qe ne kemi se Pirlo ka potencialin e duhur per te çuar skuadren nga debutimi i tij ne stol, nje skuader ekspertesh dhe e talentuar per te ndjekur suksese te reja,” thane perfaqesuesit e  Juventus ne nje deklarate per mediat, duke bere te ditur qe kontrata e Andrea Pirlos eshte 2 vjecare. Juventus shpreson qe Pirlo te perserise arritjet e Zinedine Zidane, nje tjeter ish-lojtar i klasit boteror, qe ka veshur bluzen e Juventusit 1996-2001, por edhe qe ka shijuar sukses me Real Madrid, pavaresisht se nuk kishte  pervoje te meparshme stervitore dhe drejtimi te nje ekipi. Zidane, ka fituar 2 La Liga dhe tre tituj te Liges se Kampioneve me skuadren spanjolle qe nga momenti kur iu dha mundesia per te tranjer i Realit te Madritit.  “Vendimi per Pirlo ishte shume i natyrshem, ne stilin e Juventusit, sepse ai eshte dikush qe ka luajtur per ne, gjithmone ka qene ne kontakt me te gjithe. Ne gjithashtu besojme se ai eshte paracaktuar per madheshtine e tij ne boten e futbollit. Ai ishte si lojtar dhe jemi te sigurt se ai mund ta beje kete edhe si trajner.”, tha shefi i futbollit te klubit Fabio Paratici. “Klubi falenderon trajnerin Maurizio Sarri qe ka shkroi  nje faqe te re ne historine e Juventusit me fitoren e kampionatit te nente radhazi”. Megjithe edhe pse fitoi titullin e nente rradhazi ne Serie A skuadra e drejtuar Sarri nuk arriti te binde specialistete te clilet ishin kritike gjate sezonit qe ai ishte ne krye te bradhezinjeve. Mosarritja e kualifikimit ne Ligen e Kampioneve Juventus-Lion 2-1 0-1 (2-2) ishte fundi  per 61-vjeçarin Sarri. AI u largua nga Juventus me nje rekord prej 34 fitoreve ne 51 ndeshje konkurruese, tete barazime dhe nente humbje, duke grumbulluar 83 pike ne Serine A. Juventus gjithashtu humbi Superkupen e Italiase me Lazion dhe finalen e Kupes se Italise me Napoli. Por eleminimi nga Liga e Kampioneve i vuri kapakun karrieres se teknikut Sarri ne krye te Juventus. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Dinamo tiblis, Egbo, Tirona

Kosovë-Në Karaçevë, a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n?

August 9, 2020 by dgreca

Kosovë-Në Karaçevë, a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n/

-Ministrja Haradinaj – Stublla: Askush nuk ka mandat të bëjë patrullime me xhandarmerinë serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n, që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!/


PRISHTINË, 9 Gusht 2020- Gazeta DIELLI/ Në një njoftim dërguar sot nga Ministria theksohet se, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, ka deklaruar se është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas Ministres Haradinaj – Stublla, patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin, dhe se palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare, duke njoftuar njëra tjetrën për atë se çka kanë hasë në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar.

“Ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim. Prandaj, popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATO-n, që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak!”, ka thënë kryediplomatja e Republikës së Kosovës. 

Më tutje, Ministrja Haradinaj – Stublla ka thënë se terrorizimi i popullit shqiptar të brezit kufitar me Serbinë, përmes defilimit të uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hapë plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999. Andaj, mekanizmat e sigurisë në asnjë mënyrë nuk do të duhej të lejojnë, e aq më pak të lehtësojnë patrullime të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, që shkaktojnë shqetësime dhe pasiguri tek qytetarët e asaj ane, trazojnë paqen, dhe provokojnë dhunë e vetëmbrojtje”, është shprehur Ministrja e Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë njohur gati mbi 2/3-tat e shteteve të botës, 22 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, dhe 26 nga 30 shtetet anëtare të NATO-s, e poashtu të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e plotë të Pavarësisë të Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008 në kufijtë ekzistues.

Veprimi sipas Kushtetutës dhe Ligjit nuk është deklaratë pompoze, por obligim shtetëror që duhet ta ndjekin të gjithë!

KFOR DHE POLICIA E KOSOVËS – RIFILLIM I PATRULLIMEVE TË PËRBASHKËTA

-Ministri Veliu u takua me Komandantin e KFOR-it Gjeneral Majorin Michele Risi/

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në një komunikatë dërguar dje theksonte:

Pas shqetësimeve të ngritura në media nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, në lidhje me hyrjen e forcave të Xhandarmerisë Serbe në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë-Komuna e Kamenicës, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, zhvilloj një takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, duke diskutuar edhe çështjen në fjalë.

Komandanti i KFOR-it e vlerësoi lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë mjaft të qëlluar dhe të mirëseardhura. Ministrit Veliu, ju bë e ditur se KFOR ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë.

Në ketë takim gjithashtu u tha se, që nga viti 2008, KFOR zhvillon patrullime të përbashkëta dhe të sinkronizuara me Ushtrinë dhe Xhandarmërinë Serbe, përgjatë vijës kufitare. Në ketë rast, pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i KFOR-it dhe i Forcave te Armatosura të Republikës së Serbisë. Aktivitetet të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave.

Ministri Veliu mirëpriti faktin se në të kaluarën ishin organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës.

Nga ana e tij, Gjenerali Ris e mirëpriti iniciativën, duke theksuar se janë të gatshëm t’i asistojnë Policisë së Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla.

Në fund të takimit u dakorduan që KFOR dhe Policia e Kosovës, të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Karaçevë, NATO

HIMNI I UÇK-SË NUK ËSHTË I “SHQIPËRISË SË MADHE”, POR I SHQIPËRISË NATYRALE…

August 9, 2020 by dgreca

 Të mos dezinformohen, të mos frikësohen dhe të mos trazohen ambasadorët e huaj në Prishtinë, kinse nga “rreziku” i trilluar dhe i fantazuar “Shqipëria e Madhe”, sepse kjo “armë atomike” është prodhuar për mbrojtjen e interesave kolonialiste, neokolonialiste dhe militariste të Serbisë së Madhe në tokat autoktone të SHQIPËRISË ETNIKE, të cilën që nga shekulli XIX e quajnë “Velika Albanija-Shqipëria e Madhe”!?

* UÇK-ja mbrohet në Kosovë, JO në Hagë e as në Nyrnberg .

– “KOSOVË-SHQIPËRI, JEMI GJALLë, KUR T’JEMI NJË” !

Shkruan: Prof.Dr. Mehdi HYSENI-DIELLI*-

Prandaj, veteranët e Kosovës, duhet të demantojnë dhe të përtrollisin shpifjen ordinere serbe dhe proserbe, se gjoja BETIMI I UÇK-së qenka bërë për njëfarë “Shqipërie të Madhe”, të falsifikuar, të fabrikuar dhe të imagjinuar nga çetnikët kolonialistë dhe hegjemonistë të “Serbisë së Madhe” të Jovan Stratimiroiviqit, të Vuk Karaxhiqit, të Jovan Cvijiqit, të Vladan Gjorgjeviqit, të Nikola Pashiqit, të Vasa Qubriloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit, të Vojislav Sheshelit, të Slobodan Milosheviqit, të Aleksandar Vuçiqit, të Ivica Daçiqit, të Aleksandar Vulinit, të Marko Gjuriqit….etj. Kjo është industria e prodhimimit të produktit “Velika Albanija”, e cila, as historikisht, as de fakto e as de jure nuk ka figuruar në Gadishullin Ilirik (ballkanik).
Derisa Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin mbi UÇK-në dhe betimin e saj historik, çlirimtar kombëtar dhe atdhetar shqiptar, askush nuk ka të drejtë ta kontestojë, ta sofistikojë dhe ta mohojë sikurse serbomëdhenjtë vrastarë të mbi 2000 ushtarëve të UÇK-së dhe të mbi 11 mijë shqiptarëve të tjerë civilë, në emër të “Velika Srbija” (1989-1999).
Vetëm maskarenjtë, idiotët, zagarët dhe klyshët e agjenturave serbo-ruse, të ndërsyer nga Beogradi dhe nga Moska, mund ta kontestojnë Ligjin për UÇK-në, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, se shqiptarët e vërtetë jo kurrën e kurrës, sepse Betimi i UÇK-së nuk përmban asnjë element të trilluar dhe të shpifur të së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe” , ngase as në tokë e as në qiell nuk ekziston një ngrehinë e tillë, e trilluar nga kuazishkenca, nga politika, nga propaganda dhe nga Kisha Ortodokse Serbe antishqiptare dhe anti-SHQIPËRI ETNIKE.
Prandaj, spiunët e vegjël dhe të mëdhenj shqipfolës të shërbimeve dhe të agjneturave të ndryshme antishqiptare në Kosovë, nuk kanë pse t’i trazojnë dhe t’i frikësojnë përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Prishtinë, sepse ata 100 herë më mirë e dinë (sesa spiunët endacakë shqipfolës) se ç’do të thotë “Shqipëri e Madhe” dhe, kush , ku, kur, pse dhe për çfarë qëllimesh dhe interesash e ka fabrikuar atë në kurrizin e mohimit të identitetit nacional, territorial dhe shtetëror të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan . Këtë të vërtetë historike (1878-2020) e dinë edhe Evropa e sotme, edhe ambasadorët e saj në Kosovë, edhe Amerika jonë mike.
Prandaj, e përshëndesim dhe gjithanshmërisht e mbështesim vendimin e Kuvendit të Kosovës, që ka miratuar Ligjin për UÇK-në dhe betimin e saj për Shqipërinë Etnike, e cila as historikisht, as kombëtarisht, as shkencërisht, as ligjërisht nuk njeh kurrfarë “Shqipërie të madhe”, sepse kjo nuk “banon” as në mendjen, as në shpirtin, as në zemrën e asnjë shqiptari qoftë brenda apo jashtë SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është djepi, shtrati dhe foleja e mbarë kombit shqiptar për çlirimin, për shpëtimin dhe për bashkimin e së cilës shqiptarët kanë luftuar brez pas brezi, jo vetëm UÇK-ja dhe dëshmorët e heronjtë e saj, siç ishin Adem Jashari, Hamzë e Shaban Jashari, Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci, Agim Ramadani, Fehmi e Gjevë Lladrofci, Luan haradinaj, Adrian Krasniqi, Sali Çeku…e qindra e mijëra luftëtarë të tjerë të rënë dhe të gjallë, që me gjakun dhe me sakrificëne e tyre mbinjerëzore çliruan dhe pavarësuan Kosovën e Shqipërisë Etnike. Kjo është shtëpia jonë, JO “Velika Albanija” e trilluar dhe e fabrikuar nga “Velika Srbija” dhe nga spiunët e saj shqipfolës !

Pra, maskarenjtë dhe bishtat e “Velika Srbija” me gënjeshtrat dhe me shpifjet e tyre politiko-propagandistike antishqiptare, kot e kanë se me armën e tyre-“Velika Albanija”, kurrë nuk do t’ia arijnë qëllimit të tyre të ndyrë anticivilizues, kolonialist dhe imperialist, që t’i heshtin dhe t’i ftohin shqiptarët e vërtetë nga kërkesa e tyre e drejtë nayrore, historike dhe kombëtare dhe ndërkombëtare për rikthimin e territorve të tyre të Shqipërisë Etnike. Kjo është përmbajtja e BETIMIT TË FLAMURIT TË UÇK-së, jo “Velika Albanija”, “O, kirenarë, o, gomarë…O, hasana, baraba…”, do t’i mallkonte Fan S.Noli ynë i madh, Rilindësi ynë i shquar shqiptar, po, KU ËSHTË AJO “SHQIPËRI E MADHE”, Perëmdia u mallkoftë ?
Këtë të drejtë natyrore, historike dhe kombëtare shqiptare për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, e dëshmon edhe ky AMANET HISTORIK I PAVDEKSHËM I HEROIT DËSHMOR, ILIR (HALIT) KONUSHEFCI, i cili e flijoi jetën së bashku me Dr. Hazir Malën, duke mos e tradhtuar BETIMIN E UÇK-së:

“KOSOVË-SHQIPËRI,
JEMI GJALLë,
KUR T’JEMI NJË” !

Fundja, kujt i pengon KY HIMN I UÇK-së, prehjen, kënaqësinë, drejtësinë, lirinë dhe ngushëllimin e përjetshëm le ta gjejë nën flamurin e “VELIKA SERBISË-SAMO SLOGA SRBINA SPASHAVA”. Le ta thyejë qafën, duke mos e tradhtuar betimin e Serbisë së Madhe, dhe Kushtetutën e Serbisë, ku thuhet se “Kosova është Serbi” (2006).
Ky është rreziku më i madh dhe permanent jo vetëm për Kosovën dhe për Shqipërinë Etnike, por për gjithë rajonin ballkanik dhe për sigurinë dhe për paqen e mbarë Evropës. Për këtë ditë e natë, duhet “alarmuar” ambasadat e huaja në Prishtinë, jo për HIMNIN ÇLIRIMTAR KOMBËTAR të UÇK-së, sepse UÇK-ja është mike dhe partnere e denjë e Amerikës dhe e Evropës Perëndimore, që e kanë ndihmuar dhe legalizuar si faktor vendimtar për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës. Me një fjalë, as BETIMI KOMBËTAR E AS FLAMURI KOMBËTAR I UÇK-së nuk i sfidon e as nuk i rrezikon ambasadat e huja në Kosovë, POR, përpjekjet, provokimet e përditshme dhe përzierja e vazhdueshme 20-vjeçare e Serbisë së Madhe (Velika Srbija) në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, me qëllim të zhbërjes së saj si shtet i pavarur dhe sovran. Këtë e dëshmon edhe shkelja (e qëllimshme, disa herë radhazi) e territorit sovran të Kosovës në komunën e Kamenicës (në Karaçevë dhe në disa fshtra të tjera). Për këto ndërhyrje të paligjshme, spiunët e Serbisë, duhet të alarmojnë popullin, institucionet dhe organet kompetente të shtetit të Kosovës, KFOR-in dhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë, JO kinse për “rrezikun” nga “Shqipëria e madhe”, sepse ajo është një “pordhë e ftohtë” e lëshuar me shekuj nga “Velika Srbija” dhe Kisha Ortodokse Serbe për zhdukjen e shqiptarëve dhe për vrasjen e SHQIPËRISË ETNIKE si “shprehje gjeografike” në Ballkan.
“Velika Srbija” me betimin racist në flamurin e saj shtetëror “Samo Sloga Spashava Srbina” ishte, është dhe, do të jetë flaka dhe zjarri I Ballkanit !
Nën këtë betim dhe, me këtë flamur, serbomëdhenjtë kolonialistë, militaristë dhe hegjemonistë me forcë, me agresione, me shpatë, me pushkë, me topa, me gjenocid ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre etnike kanë krijuar Serbinë e Madhe.
Pra, nga ky betim i Serbisë së Madhe, edhe sot, edhe nesër, duhet të frikësohen jo vetëm shqiptarët e kolonizuar, por të gjithë shqiptarët, tërë Ballkani, si dhe tërë Evropa, mbase “Velika Srbija” është “detonatori” përfalkës i Ballkanit.
Për këtë rrezik potencial, që mund të shprthejë në çdo moment në Kosovë nga ndërhyrja e forcave paramilitare, policore dhe militare serbo-ruse për ta rikthyer Kosovën nën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal, duhet alarmuar përditë diplomatët e ambasadave të huaja në Kosovë, JO për Ligjin e UÇK-së dhe të betimit të saj, të miratuar me plot të drejtë legjitime, ligjore dhe kushtetuese nga ana e Kuvendit të Kosovës.
*Dergoi per Diellin-autori.

Filed Under: Featured Tagged With: Hymni i UCK, Prof.Dr. Mehdi Hyseni

Nostalgjikët

August 9, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI-Të majtët në Shqipëri janë gjenetikisht të lidhur me bindjet e tyre; të papërgjegjshëm të pandreqshëm; aq sa deklarojnë se janë të majtë sepse zemra është në krahun e majtë. Sipas arsyetimit të tyre, të gjithë njerëzit duhet të jenë të majtë dhe i gjithë vendi duhet të qeveriset vetëm nga partia e tyre; 30 vjet pas dështimit, mendjen e kanë të fiksuar në propagandë, dhe veset i shesin për virtyte.Nostalgjia e tyre duket se është maskë për zemërimin e panjohur, atëherë kur ishin të vetëdijshëm për të mos njohur mundimet e jashtëzakonshme dhe nuk vlerësonin sesa rëndë punonin të tjerët për të mbijetuar dhe për t’u ruajtur nga tmerret e luftës së klasave me viktima të shumëfishta gjatë rrugës. Shpesh kanë tendencë të shohin larg prapa – dhe të mohojmë mjerimin e plotë, zhgënjimin dhe tragjedinë shoqëruar me versionin e idealizuar, romantizues servirur nëpërmjet kalemxhinjëve të ulur në sofër me djallin.Ashtu siç është shkruar historia – nga fitimtarët – kështu edhe kujtimet e asaj periudhe të sëmurë psiqikisht duhen shkruar nga ata që i mbijetuan gjendjes së frikës. Prandaj dëshira/ ambicia për të shkruar për atë kohë bëhet nxitëse për të përcaktuar historinë e jetës së atyre që vetë nuk mund ta përcaktojnë. Mësimi krijon kohën për të shkruar, kur, dhe si të shkruash.Asnjëherë nuk duhet menduar se duhet pasur ndonjë dhuratë e veçantë për shkrime a poezi; në fillim të gjitha u ngjajnë kumtesave. Sidoqoftë, del të jetë një shans më i mirë sesa ëndrra tjetër (kthimi në një parti, në një gjithçka). Leximi i gjerë është përgatitja më e mirë; kur mëson të lexosh, mëson të tjerët të shkruajnë.Një mënyrë për të menduar është të mendosh për të gjithë ata që kanë linja faji; dhe një shtresë gjeologjike faji të mos hapet kurrë të shkatërrojë të tjerët. Ne të gjithë kemi linja gabimesh emocionale, disa prej të cilave vijnë përmes gjeneve, dhe disa përmes përvojave tona; ndonjëherë ato luhaten e zhvendosen dhe shkaktojnë një trazim përbrenda që e bëjnë jetën më të vështirë, sidomos në një vend ku cilësitë parësore konsiderohen të jenë dhuna, arroganca, vulgariteti, korrupsioni, mendjemadhësia e lakmia, dhe ku maxhoranca (bolshevizmi) mendon se mund t’i mashtrojë përsëri të gjithë nëse reklamimi është i duhur.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Nostalgjikët

DËNOHET HYRJA E TRUPAVE SERBE NË TERRITORIN E KOSOVËS, PDK-KRITIKA KFOR-it DHE QEVERISË HOTI

August 8, 2020 by dgreca

– KFOR-i: Patrullimi me forcat serbe, i sinkronizuar–

Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovrantitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territorale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.   

Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme.

Nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrise serbe në territorin e Kosovës.

Eshtë e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cënim i sovranitetit.

Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.

Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë.

Veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani.

Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme.

 ***

KFOR-i: Patrullimi me forcat serbe, i sinkronizuar

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Mediat në Kosovë më 7 gusht raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Për këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se organet kompetente janë duke hartuar një raport të detajuar, duke shtuar se “veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”.

KFOR-i thotë se në mënyrë rutinore kryen patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, por sipas këtij misioni, kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mirë.

“Vija kufitare administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin përgjatë Vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.​

Policia e Kosovës thotë se nuk hasi në njësite të Ushtrisë së Serbisë

Lidhur me rastin në Komunën e Kamenicës, Policia e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

***

Hoti thotë se për rastin në Karaçevë do të veprojnë sipas Kushtetutës…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se organet përgjegjëse janë duke hartuar një raport lidhur me ngjarjen që ndodhi të premten, më 7 gusht, ku u raportua se xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës, përkatësisht në Komunën e Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se qytetarët e kësaj ane, nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të Kosovës.

“Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar Hoti.

Më 7 gusht, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku pretendohej se pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë, kishin hyrë në fshatin Karaçevë, të Kamenicës.

Në një përgjigje me shkrim të Zyrës për informim të Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, bën të ditur se po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, lidhur me këtë rast, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.

Fshati Karaçevë ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë.

AVDULLA HOTI NE FB: Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend.

Kastrati: Të papranueshme patrullimet e KFOR-it me Ushtrinë serbe në Karaçevë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga KFOR-i se patrullimet e Ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë, janë bërë në bashkëpunim me KFOR-in.

Megjithatë, edhe kjo formë e patrullimit, thotë Kastarti, është e papranueshme për Kosovën.

“Unë i jam drejtuar me një shkresë presidentit të Kosovë (Hashim Thaçi), kryeministrit (Avdullah Hoti), dhe ministrave të linjave lidhur me rastin në Karaçevë dhe pastaj kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme (Agim Veliu) kanë kontaktuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it (Michele Risi). Pastaj ata kanë kontaktuar edhe me mua dhe na kanë thënë që ka qenë një kontrolli përbashkët i KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë, që këto kontrolle mendohet të jenë rreth vijës kufitare. Por, e vërteta është se dje kanë hyrë qindra metra brenda territorit të Kosovës në dy fshatra: Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e Poshtme”, thotë Kastrati.

Ai shtoi se edhe kjo formë e patrullimit me KFOR është e papranueshme dhe nuk duhet përsëritet më.

“Unë i kam kërkuar edhe KFOR-it që nuk duhet të përsëriten më këto gjëra dhe forcat serbe nuk duhet të hyjnë brenda territorit të Kosovës apo vendbanimeve ku frekuentohen nga qytetarët e moshave të ndryshme”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, misioni i KFOR-it thotë se në përputhje me mandatin që ka, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin, si me organet e sigurisë së Kosovës dhe po ashtu edhe me Forcat e Armatosura serbe.

Filed Under: Analiza Tagged With: territori i Kosves, Trupat Serbe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT