• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

Liga”memece”behet me ze

August 6, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari- Mos e besoni po deshet. Po ja qe eshte e vertet. Liga Profesioniste ne Shqiperi ekziston dhe ajo ka ze. Po, po ka ze. E cfare zeri. Kur e degjon te le pa mend ne koke dhe duhet te ndryshosh kanalin e radios ose te televizorit. Nuk me besoni ende. Ata qe deri dje nuk mbidheshin, ata qe deri dje nuk flisnin kane vendosur qe :”LPF vendosi, te bojkotoje Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore nga data 12 shtator e  ne vijim, deri ne plotesimin e kerkesave”. Bravo. Bravo. Bravo. Por kush jane klubet qe krijojne Ligen Profesioniste. Partizani ( i vetmi ekip privat) Tirana, Teuta, Skenderbeu, Kukesi, Kastrioti, Vllaznia, Laci, Bylisi dhe Apolonia . Hmmm. Nje jave me pare Apolonia dhe Kastrioti nuk ishin anetare te kesaj Lige sepse luanin ne Kategorine e Pare, ndersa Flamurtari dhe Luftetari ishin pjestare te kesaj Lige, por me zbritje nje kategori me poshte kane humbur te drejten per te qene pjestare te Liges Profesioniste, ne vend te tyre Apolonia dhe Kastrioti. DMTH. Po zbrite nga Kategoria Superiore humbet edhe karrigen ne Ligen Profesioniste, dhe po u ngjite nga Kategoria e Pare ne Kategorine Superiore, ke karrige edhe ne Ligen Profesioniste. Pse e permenda kete fakt. Pytja qe shtrohet eshte:”Klubet dhe presidente e Kategorise se Pare, a kane te njejten probleme me ato te Liges Profesionite(Kategoria Superiore). Natyrisht qe Po. A nuk kane qene dhe do te jene pjese e Liges Profesioniste, Lushnja, Besa, Flamurtari, Luftetari etj ? Patjeter qe Po. Atehere pse Kryetari i Liges Profesioniste Edvin Libohova, nuk therret dhe diskuton edhe me perfaqesuseit e klubeve te Kategorise se Pare, kur ata e kane te drejten qe te jene pjese e Liges Profesioniste. Pse klubet e futbollist ne Shqiperi nuk behen bashke dhe te dalin me nje kerkese te vetme? Me cte drejte Liga Profesioniste vendos qe ne Shqiperi te mos kete futboll per Kategorine Superiore. A eshte konsultuar Liga qe nuk bente ze me FSHF, duke pasur parasysh faktin qe te gjitha klubet jane pjese perberse e UEFA-s dhe FIFA-s dhe mund te ndershkohen per nje veprim te tille.  Pak dite me pare ne Parlamet kaloi dhe u miratua nje draft ndryshimesh ligjore qe ndihmojne ne sportin ne pergjegjesi. Por ky ndryshim ka qene i pamjaftueshem per perfaqesuesit e Liges Profesioniste dhe kjo ka bere qe nga kjo mbledhje te dilet me kerkesa te reja duke kerkuar edhe liri te tjera financiare. Pikerisht duke qene se ky ligj nuk ishte vetem per Ligen qe s’bezane per vite me radhe, perfaqesuesit e saj duhet te therrisnin ne tavolinen e bisedimeve te gjitha klubet e futbollit ne Shqiperi. Dhe me pas te ftonin edhe presidentet e  Basketbollin, Vojebollin, etj sepse Ligji i miratuar eshte per sportin ne pergjegjesi dhe jo per keshillin ” e humb apo jo karrigen sezonin tjeter”. Me fjale  te tjera Ju te Liges Profesioniste, qe realisht nuk jeni te tille: O behuni te gjithe bashke ne kerkesat e drejta qe keni ne menyre qe te shkoni tek suksesi, ose ne te kundert rrutolloheni topin sic e keni rrotulluar deri tani. 

DEKLARATA – Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.
Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:
Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, behet me ze

EMOCIONE NË BAJGORË…

August 6, 2020 by dgreca

EMOCIONE NË BAJGORË: VEZULLIMA TË KRENARISË SË KARADAKUT MBI MALET E LARTA TË BAJGORËS DHE NË ZEMËR TË TREPÇËS

IMG-fc305f8dba6a4b1966a208566b8da900-V.jpg

Vapa e 3 gushtit 2020 u shndërrua në freski të këndshme shpirtërore, kur delegacioni nga Stublla vizitoi kompaninë tonë, tashmë të njohur edhe në hapsira ndërkombëtare “ELEKTROSTUBLLA”, në kryerjen e punëve të mëdha për prodhimin e mbi 100 Kilovat-orë të energjisë eëlektrike me erë, lartë bë Malet e Bajgorës, mbi pikën më të pasur të Kosovës, nga ku presim ushqimin dhe përmirësimin e jetës ne fara dardane. Në fytarat e të gjithë ne që e vizituam, por edhe të vëllezërve pronarë të kompanisë së përmendur më lartë, shumë qartë vëreheshin emocione gëzimi, por edhe krenarie dhe kumbonin urime reciproke nga zemrat e të gjithëve.

u1_Engjell-Koliqi.jpg

Shkruan: Engjëll KOLIQI–

Mitrovicë e Vushtrri, gusht 2020 –

Kur morëm lajmin për projektin fantastik të prodhimit të energjisë elektrike me erë, në Malësinë e Bajgorës, nga investitorë gjermanë, u gëzuam të gjithë. Ne në Stubëll, për këtë projekt ishim të dijeni shumë më herët, para rreth pesë vitesh, sepse ndërmjetësues në këtë ishte kompania jonë e mirënjohur “ElektroStublla”. Sapo ishin bindur për fuqinë e erës, në bazë të matjeve dhe eksperimenteve që ishin bërë në Bajgorë, investitorët e kishin ngarkuar kompaninë tonë “ElektroStublla” të bëjë projektin. Siç na dëshmoi, pronari dhe drejtori i përgjithshëm i Kompanisë, Z. Marjan Pal Ramaj i kishte angazhuar mbi 100 ekspertë fushash të ndryshme dhe kishin hartuar projektin e detajizuar, që e kishin dërguar në Gjermani. Gjermanët e kishin pranuar në plotni projektin dhe, pa hezituar, e kishin marrë vendimin të investojnë, duke ndarë mbi 170 milionë euro për realizimin e këtij projekti.

IMG-260a2ac648712c752d54f2ce59510dad-V.jpg

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë “ElektroStublla”, Marjan Pal Ramaj, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Stubllës, shpesh na rrëfente për ecurinë e punëve në realizimin e projektit madhor. Ne shpesh bisedonim për mundësinë e një vizite atje, për të parë nga afër realizimin e projektit. Gjendja e nderë me pandeminë Covid-19 na e imponoi shtyerjen e kësaj vizite. Nuk duruam më dhe megjithë gjendjen jo të mirë me pandeminë në Kosovë, vendosëm dhe të hënën e 3 gushtit, një delegacion intelektualësh dhe biznesmenësh nga Stublla ia mësyem Bajgorës. Delegacioni përbëhej nga këta: Unë – Engjëll Koliqi, drejtori i SHFMU “Dom Mikel Tarabulluzi – Marjan Ukaj dhe biznemenët Luz Zefi, Franklin Ramaj, Frok Ballabani e  Nikollë Jakovi. 

20200803_135614.jpg
Turbinat me erë.jpg

Drejtori Marjan Ramaj na priti në Bogë të Bajgorës, në restaurant “Dodona”, ku po ushqeheshin punëtorët e tij, çdo ditë që po punonin aty. Me këtë rast, ai na njoftoi me shumë bashkëpunëtorë vendorë aty, na gostisi dhe dolëm në terren, për të vizituar çdo turbinë për prodhimin e energjisë me erë – gjithsej 27 sosh dhe çdo shtyllë të tensionit të lartë përçues, që ishin 92 sosh, që nga maja më e lartë e Bajgorës e deri në Vushtrri, ke fabrika e llamarinës.

Takonim punëtorë profilesh të ndryshme, duke punuar, jo vetëm të kompanisë “ElektroStublla”, por edhe të kompanive të tjera vendore dhe gjermanë që po relizonin bashkë, në kombinim projektin shumë milionësh. Ekspertët që po merrshin me realizimin e këtij projekti na bënë të kuptojmë se nga kjo pikë do të prodhoheshin mbi 105 megawat-orë energji elektrike, që është diku rreth 10 përqind e prodhimit të KEK-ut në Shkabaj (Obiliq). Me këtë lajm ne kënaqeshim, por na kënaqi shumë edhe lajmi tjetër, se punët po rridhnin shumë mirë dhe se plani dinamik i punëve po zhvillohej brenda afatit të paraparë në projekt. Veç levërdisë ekonomike për vendin tonë, me realizimin e këtij projekti po fitohej shumë edhe në ruajtjen e ajrit të pastër, si dhe në zbukurimin e natyrës, që veç tjerash kishin lidhur me rrugë të asfaltuara çdo shtyllë të përçuesit të lartë dhe çdo turbinë për prodhimin e energjisë elektrike me erë. Ishin hijeshuar shpatijet e Bajgorës me rrugët gjarpërore, që po shkëlqenin nga asfalti i ri.

20200803_143717.jpg

Pak minuta mbas orës 14 u gjetëm në Muzeun e gjigantit tonë “Trepça” në Stantërg, ku po na priste gjeologu Ibrahim Musa. Aty, sa na u rrit zemra kur shihnim dhe kur gjeologu na tregonte për pasuritë tona dhe për krenarinë tonë kombëtare Trepçën, aq edhe u mërzitem se ende nuk janë funksionalizuar shkritorja dhe fabrikat tjera të Trepçës, në Kosovë.

20200803_143736.jpg

Duke dashur që sa më thellë të jemi brenda traditave tona shekullore, në restorant Dodona, në vend mishërave kemi ngrënë fli me sallatë bio, me djath e me kos të shijshëm të Bajgorës. Emocionet na kanë mbuluar edhe gjatë vizitës së pikave, ku luftëtarët tanë të lirisë, të Zonës Operative të Shalës, të UÇK-së, kishin zhvilluar betejat e lavdishme dhe koshin ngadhnjyer kundër hordhive pushtuese serbiane. Kemi patur rastin edhe të takojmë familjarë të dëshmorëve tanë nga ajo zonë, të cilët na kanë emocionuar, duke na rrëfyer lavdinë e UÇK-së në Zpnën Operative të Shalës.

20200803_144427.jpg
20200803_144430.jpg
20200803_144506.jpg
20200803_144452.jpg
IMG-a7a79ef686947b9e615498d6790b28f6-V.jpg
IMG-c3e1c68b3ce5f672316055364c2145fe-V.jpg
IMG-d2c81b9a7097cf3d6bde5613ab60f325-V.jpg

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bajgore, Emocione, Engjell Koliqi

Të shkruarit

August 6, 2020 by dgreca

Astrit Lulushi

Nga Astrit Lulushi-Të shkruash është lehtë, do të thotë dikush, mjafton një laps dhe një copë letër, ose vetëm një iPad. Por, jo!…Deri këtu ke bërë gjysmën e rrugës. Më tej, nëse ke pasion, mënyra do të ndjekë.

Rruga për në ferr është e shtruar me ndajfolje, thotë autori Stephen King. Ato janë si luleradhiqe që duken të bukura dhe të veçanta. Nëse shihni një dhe nuk arrini ta shkulni, 5 të tjera do të gjeni të nesërmen…15 të pasnesërmen dhe pas kësaj …vendi është plotësisht i mbuluar me përvojë të keqe me luleradhiqe; derisa sa t’i dalloni për barëra të këqija, që janë në të vërtetë, është shumë vonë.

A janë ndajfoljet që shtrojnë rrugën e ferrit? Jo domosdoshmërisht, por janë modifikuese, kështu që nëse zgjidhni fjalë me më shumë fuqi nuk do të keni nevojë për ndajfolje për t’u shprehur. Për të fituar zërin tënd, harro që ta dëgjosh atë, thotë poeti Allen Ginsberg.

Disa shkrimtarë janë të shtyrë më shumë nga nevoja për të shkruar, sesa nga ndonjë pretendim për famë. Nëse vërtet e doni shkrimin, do ta bëni edhe nëse dikush do ta lexojë ose jo. Sigurisht, botimi do të ishte akoma më mirë.

Asnjë fjalë kot. Kjo ka qenë një pikë kryesore e mendimit letrar gjatë gjithë gjithë krijimtarisë së Hunter S. Thompson, themelues i zhanrit “Gonzo’ (çmenduri). Stili i tij i të shkruarit ishte shumë i përmbledhur; shkrimi dhe autori bëhet një; çdo fjalë (jo vetëm e shkruar) duhet të ketë peshën e vet. Përndryshe, fshijeni.

Ne jemi të gjithë nxënës në një zanat ku askush nuk bëhet mjeshtër, thoshte Ernest Hemingway. Nëse edhe Hemingway pranon se nuk e zotëron aftësinë e të shkruarit, atëherë cili është qëllimi? Vazhdoni të mësoni. Vazhdoni të kërkoni. Kurrë nuk do të dini gjithçka që duhet të dini për të shkruarit, por kjo është arsyeja pse është magjike.

Çdo sekret i shpirtit të një shkrimtari, çdo përvojë e jetës së tij, çdo cilësi e mendjes së tij, është e shkruar në veprat e tij, thotë Virginia Woolf; dhe duhet të futni pak autobiografi në gjithçka që shkruani. Kjo është ajo që e bën punën tuaj unike dhe të vlefshme.

Për shkrimtarin e lindur, asgjë nuk është aq shëruese sa kur gjen fjalën e duhur, thotë Catherine Drinker Brown, e njohur për biografitë e saj. Dhe asgjë nuk është aq qetësuese sa të gjesh rrjedhën tënde dhe të shkruash prozë pothuajse të përsosur.

Nuk ka agoni më të madhe sesa të bartësh pa leje një histori brenda teje, shkruan poetja Maya Angelou. Shkrimi është terapi, dhe Angelou do ta dinte këtë më mirë se pothuajse kushdo. Kjo fjali është marrë nga autobiografia e saj –

“Unë e di pse Zogu këndon;

Flet për tregimet e fuqishme.

Mos kini frikë të derdhni emocionet tuaj në letër.”

Ne të gjithë jemi kuriozë për atë që mund të na dëmtojë, thotë Frederico Garcia Lorca. Shkruani për atë që ju frikëson. Thjesht mund të ndihmojë dikë tjetër. Dhe nëse tingëllon si shkrim, unë e rishkruaj, thotë Elmore Leonard. Tregimi është ritëm e këngë që rrjedh. Jo aq lirshëm sa një këngë, por më pak i shpenguar sesa një libër shkollor. Diku diku aty gjendet individualiteti ynë. Ne nuk do t’i themi mësuesit për disa rregulla që hedhim nga dritarja.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Të shkruarit

Kolë M. Berisha, hero i pamposhtur para torturave çnjerëzore serbe

August 6, 2020 by dgreca

Kolë M. Berisha krahu i djathtë i presidentit dr. Ibrahim Rugovës

Shkruan: Tomë Mrijaj-Nju Jork/

Vitet kalojnë dhe në kujtesën e freskët të historisë së Kosovës, gjithmonë një vend të veçantë zë figura e patriotit dhe personalitetit të shquar shqiptar Kolë M. Berisha, i cili, gjatë gjithë jetës së tij aktive tregoi me shembuj pozitiv konkret një heroizëm të veçantë, duke përballuar ngjarjet e dhimbshme të historisë plot plagë të atdheut tonë martir.

Me mikun tim të dashur kolën për herë të parë u takuam në vitin 1966 në shkollën Normale “Hysni Zajmi” të Gjakovës. 

Ai ishte një djalë elegant, i dashur dhe shumë serioz me të gjithë, fjalë pak e punë shumë, mik dhe shok besnik me të gjithë atë që e kanë njohur nga afër. 

Që asokohe dhe deir sot në jemi miq të njeri-tjetrit. Pas përfundimit të shkollë së mesme, Kola, ka punuar disa vite si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqit” në Klinë, dhe gjatë kësaj kohë jemi takuar disa herë, ku kemi shkëmbyer mendime dhe ide mbi Kosovën, dhe fatkeqsitë që e ka pllakosur atë në ato ditë. Kola ishte një patriot i flaktë.

Atë e kam takuar edhe gjatë vizitave të shpeshta zyrtare, që ka bërë në New York, duke qenë kryetar i LDK-së. Ai këtu kishte dajët e tij. 

Ai ishte në shtëpinë time këtu në New York, me të cilin kemi folur gjatë për Kosovën. Kola, sa here që ka ardhur në SHBA, ka vizituar edhe zyrën e Lidhjes së Tretë të Priztenit në Bronx, New York, kryetarin e Lidhjes Ismet Ukë Sadik Berishën, të cilin e kishte bashkëvendas, dhe mua si Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes. 

Presidenti dr. Ibrahim Rugova, shumë vite më parë kishte organizuar një manifestim të madh, për përkujtimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, ku, ai kishte ftuar shumë personalitete të botë shqiptare nga të gjithë vendet e ndryshme të botës. 

Midis tyre, me ftesë të posaçme nga Presidenti dr. Rugova ishte edhe delegacioni i ynë i ardhur nga SHBA, në krye të të cilës ishte kryetari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit Ismet Ukë Sadiku Berisha dhe unë si Sekretar i Përgjithshëm i saj. 

Për ne ishte një çast shumë emocionues, mbasi Presidenca e Kosovës, vlerësonte shumë kontributin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA (1962), e cila kishte bërë shumë përpjekje për çeshtjen e Kosovës, përmes demostratave, peticioneve, memorandumeve, letrave dërguar presidentëve në Shtëpinë e Bardhë, senatorëve, kongresmenëve etj. 

Ditën e nesërme vizitën e parë në Prishtinë e filluam me nacionalistin Kolë M. Berishën, në zyrën e tij si fuksionar i lartë i LDK-së. Atë ditë mbas një bisede të ngrohtë dhe miqësore, Kola mua dhe Ismetit na dhuroi nga një libër të tij, me titull: “Ditari i një izolanti”. 

Gjatë bisedës sonë në zyrën e tij, në një moment, unë i drejtohem mikut të vjetër të shkollës Kolës me shaka: “Pse kaq shumë roje për udhëheqësit sot në Kosovën e Lirë!?” Pergjigja e tij ishte buzëqeshja, e cila na la shumë për të kuptuar. 

Gjatë një dite tjetër, të qëndrimit në Prishtinë, ne pamë më sytë tanë makinën e presidentit të Kosovës dr. Rogovës, të rrethuar nga shumë roje. 

Ne, u shqetsuam shumë, kur pamë këtë skenë. Në ato momente shumë të ardhur, që ishim vendosur në hotelin “Grand”, në ditët në vijim, ku, kishim takime dhe darka pune të ndryshme, në të cilat na shoqëroi edhe vetë Presidenti Dr. Rugova, Kolë M. Berisha dhe akademik Mark Krasniqi etj., sërisht ne na u krijua një përshtypje e pakëndshme, se diçka nuk shkonte në Kosovën e lirë. 

Këto skena me badigarda, kërkojnë shumë shpenzime financiare, të cilat rëndonin shumë ekonominë e shkatërruar dhe të lodhur të Kosovës, që sapo kishte dalur nga lufta e saj për liri. Kosovën e lamë me zemër të thyer.

Një ditë në shtëpinë time

Në shtëpinë time, një ditë erdhi për vizitë miku i familjes Ukë Gjoka, i cili, për disa vite ka punuar si profesor i gjuhës angleze në gjimazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës. 

Uka kur e pa në bibiotekën time librin: “Dirari i një izolanti”, me autor Kolë M. Berishën, iu mbushën sytë me lot. 

Unë e pashë në sy, se ai ishte prekur thëllë dhe mbasi e mori vetën e pyes Ukën. Ai filloi të rrëfej: “Një ditë mbas orarit të mësimit me shumë kolegë të gjimnazit, ishim nisur për të pirë një kafe sëbashku dhe biseduar për gjendjen e vështirë të atyre ditëve, që po kalonte Kosova e jonë, në mesin tonë ishte edhe sekretari i saj Kolë M. Berisha, para se të mbërrijmë në qendër tek udhekryqi, pamë disa policë serb. Njeri nga kolegët tha: “Pse kaq shumë policë aty!!!”

 Kola, duke e ndjekur nga afër situatën, që u krijua ai menjëherë tha: “Policët nuk kanë punë me ju, por vetëm me mua.” Dhe ashtu ndodhi. 

Policët, sapo u afruan tek ne, u drejtuan menjëherë drejt Kolës në mënyrë agresive dhe filluan me shkopinj që kishin në duar ta qëllonin papushim në trup. Ata vetëm e qëllonin pa ditur se ku i binin atij. 

Kola, i gjatë qëndrote stoik. Trupi i tij u nxi nga shkopinjt e gomës dhe shqelmat e mallkimet me fjalë banale që përdorinin policët…

Ai kishte vendosur dy duart në mbrotje të kokës së tij dhe gjatë gjithë asaj kohe deri që është rrëzuar përdhe. 

Ne, asokohe në atë skenë makrabre të krijuar nga policët mizorë serb, jemi ndier shumë keq, sepse nuk ishim në gjendje ta ndihmonim shokun tonë Kolën.” 

Kulla apo shtëpia e tij në Klinë, është e para që është goditur nga breshëritë e plumbave të çetnikëve serbë, e cila edhe sot është e pabanueshme dhe ka gjurmët e plumbave dhe nuk banohet nga askush. Ajo është një dëshmi historike e dhunës policore serbe, ndaj shqiptarëve dhe shtëpive të tyre. 

Miku im Kolë Berisha, prej shumë viteve nga plagët që ka marrë gjatë asaj periudhe të vështirë, gjendet sot i sëmurë në shtëpinë ë tij në Prishtinë, nën kujdesin e vijueshëm të familjes së tij të dashur.

Më vjen shumë keq, që prej shumë vitesh, për patriotin e shquar Kolë M. Berisha, askush nuk ka shkruar asnjë rresht përkujtimi të historive të tij plot plagë, kur të gjithë e dijnë se ai ishte edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, lider kryesor i LDK-së, miku dhe krahu i djathtë më i ngushtë i Presidentit dr. Rugovës.  

Dhimbjet e Kolës janë plagët e përgjakshme të të gjithë shqiptarëve

Një vepre të kompletuar si: “Ditari i një izolanti”, shkruar nga atdhetari i shquar Kolë M. Berisha, është e vështirë t’i bëhet një parathënie, sepse nuk mund t’i bësh ndonjë interpretim ose koment, të japësh ndonjë meditim apo shtosh fjalë pa rënë në përsëritje të atyre çfarë ka thënë vetë autori, sepse ai ka rrëfyer me sinçeritet gjithçka, që mund të thuhet rreth lëndës, që ka trajtuar me një vërtetësi absolute.

Aty tregohen deri në hollësitë më të vogla të gjitha vuajtjet fizike dhe shpirtërore, traumat dhe streset psiqike, që pësoi “izolanti” dhe jo vetëm ai, gjithë asaj periudhe afro tre mujore të atij “izolimi arbitrar”, që në fakt nuk ishte një “izolim”, por një burg i vërtetë.

Prandaj edhe unë nuk do t’i bëj ndonjë parathënie këtij libri, gjë të cilën ia ka bërë vetë autori me shkrimin “Në vend të hyrjes”, por dua të them vetëm dy fjalë, duke theksuar fort me plot gojën, se kjo vepër nuk është thjesht një “Ditar” i zakonshëm kujtimesh e ngjarjesh të kaluara, që lexohen dhe harrohen shpejt; por është një akt-akuzë, që të ngulitet thellë në memorie e të lë mbresa të paharruara për gjithë jetën; është një akt-akuzë më e fuqishme, që mund t’i bëhet diktaturës serbo-komuniste të Millosheviqit, për urretjen psikologjike dhe për gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, jo vetëm për atë periudhë tre mujore, por edhe gjatë sundimit të diktatorit Millosheviq gjatë një shekulli të tërë.

Kjo urretje e pakufishme e brymosur për dekada me radhë në shpirtin serb ndaj popullit kosovar, për të vetmin faj se ai është një popull autokton në trojet e veta, i ka rrënjët pikërisht në faktin e qënies së tyre të vetëdijshëm, sepse sipas serbëve ata janë si mish i huaj në atë tokë, të cilën e zaptuan dhe e mbajtën me dhunë.

Prandaj, autoktonët duhet të shfarosën ose të detyrohen të largohen me dhunë, që Kosova shqipare të bëhet plotësisht pronë e përjetshme e tyre. Kjo është filozofia shoviniste serbe. 

Pikërisht, këtu qëndron edhe vlera e këtij “Ditari i një izolanti”, i cili, duhet të ruhet përjetsisht si një dokument dhe provë e gjallë, për të gjitha ato krime monstruoze të ushtruara nga përbindshat serbë mbi popullsinë shqiptare të Kosovës, me qëllim që mos të harrohen dhe kurrë të mos përsëritet më kjo histori e dhimbshme.

Dhe këtë mësazh kaq human, jam i bindur se z. Kolë M. Berisha, ia ka dalë ta përçojë me sukses në zemrat e çdo lexuesi e veçanërisht të rinisë e popullit kosovar.

Si shok i tij, shpiptar e si kosovar, e përgëzoj me gjithë zemër e mirënjohje të thellë për këtë vepër edhe pse ndodhem mijëra kilometra larg Atdheut dhe Kosovës sime të dashur.

page10image4120

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë M. Berisha, duke pritur kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli

page20image2920

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë M. Berisha, duke peruruar Bibliotekën e Kuvendit të Kosovës, një project i mbështetur nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare.

/var/folders/zd/24j9ndz12kgdgwm67htpzv3m0000gp/T/com.microsoft.Word/WebArchiveCopyPasteTempFiles/kolee_1508410672-3468284.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, një prej figurave të rëndsishme të LDK-së gjatë viteve të 90-të dhe pas luftës një kujtim i paharruar me dr. Ibrahim Rugovën.

Filed Under: Politike Tagged With: dr. Rugova, Kole Berisha, Tom mrijaj

PRESIDENTI RUGOVA: SHTATORJA E NËNËS TEREZE, DHURATË E LEKË GOJÇAJT

August 6, 2020 by dgreca

-Presidenti historik i Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr.Ibrahim Rugova, në 2 Korrik 2002 duke zbuluar  Shtatoren e Nënë Terezës në Prishtinës shprehej me shumë vlerësim e mirënjohje: Kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar. Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze… -Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës/

PRISHTINË, 6 Gusht 2020- Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA, DHURATË E LEKË GOJÇAJT

Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi, Presidenti historik i Republikës së Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr. Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës.

Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën.

“Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur.

Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova.

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova.

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai.

Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova.

Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:
-Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.
-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës.

-Zoti i bekoftë SHBA-të.

-Zoti e bekoftë Kosovën.

7 DHJETOR 1995: RRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai.

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

RUGOVA: NËNA TEREZË MË KA FRYMËZUAR SHUMË GJATË KËSAJ KOHE PREJ QË MERREM ME PUNË EDHE TË SHTETIT TË KOSOVËS

“Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike.

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur Presidenti Rugova.

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin.

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…

NË 26 GUSHT 2005 RUGOVA VURI GURTHEMELIN E KATEDRALES NËNË TEREZA NË PRISHTINË

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN

Në 4 Shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.

Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj.

“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës.

Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Filed Under: Featured Tagged With: Leke e Pashko Gojcaj, Nene Tereza, President Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT