• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2020

PRITSHMËRITË NGA ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

October 26, 2020 by dgreca

Lereni komunitetitn të bëjë atë që gjykon se është më e dobishmja  për ne në SHBA dhe për Kombin/

NGA ASLLAN BUSHATI-

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Ata po vijnë në një kohë jashtzakonisht të vështirë e të paimagjinueshme  që na imponoi  pandemija botrore e  koronavirusit kinez. Pra, në kohë krize ekonomike botrore (kuptohet dhe amerikane), kohë  krizë shëndetsore, kohë krize të brendëshme e të jashtmë për cdo vend, (politike e diplomatike), kohë e streseve madhore dhe mbi të gjitha paqartësie e besimi për të ardhmen.

Në SHBA, masmedia, stafet elektorale të të dy krahëve të politikës, e  kandidatët për president, i kane cuar përceptimet  programore  në kufijt e të pabesueshmes. Si asnjëherë më parë, ka akuza të dyanëshme  në skajet e të papranueshmes për: korrupsion, neglizhencë, paaftësi, indiferencë, mosmenaxhim e deri qëndrime  rracore e antikushtetuese etj. Këto e kanë polarizuar mjedisin shoqror deri në kufijt e një “lufte klasore” krejt të panevojëshme, vetëm për ruajtjen ose përmbysjen e karrigeve qeverisëse.

Në gjykimin tim e majta amerikane para dhe pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump e teproi  shumë me informacine jo të besueshme për: histori  rozë me femra që para tridhjetë viteve, me insistimin e ndihmesës së segmenteve sekrete ruse në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-tës, të cilat me dokomenta u rrëzuan. Po ashtu  me kundërshtimet për  emrimet në Gjykatën e Lartë, me sistemin shëndetsor, emigracionin, mjedisin, diplomacinë për  Iranin, Korenë e Veriut, NATON  etj, ku lihet të kuptohet se njera palë është patriote e tjetra jo patrote. Kjo ka ndjellë e frymëzuar segmente ekstreme të dhunëshme në rrugë e në mjediset qëndrore të shumë qyteteve  duke dhunuar policinë, pronën e qytetarëve, rendin e qetsinë publike. Pse? Për karrigen e pushtetit.

Edhe e djathta nuk e ka ruajtur qetsinë dhe menaxhimin e situatave si forcë në pushtet që ka detyrime pavarsisht bindjeve politike. Shpesh ajo ka rënë në “grackën  e skifterve” të së majtës duke i quajtur  pikpamjet  e tyre politike  si “socialiste”e “komuniste” e duke insistuar se ata janë mina në themelet e Kombit Amerikan. Pse? Vetëm që  të blokohet rrotacioni për karrigën e pushtetit.

Parë nga këndshikimi mbarshqiptar, pavarsisht nga dallimet substanciale  të dyja krahët e politikës amerikane, ata kanë treguar e tregojnë  ndiesi positive për shqiptarët. Ata e dinë mirë se ne jemi dashamirësit më të mëdhej amerikan në planet. Ne nuk kemi qenë, nuk jemi aktualish dhe nuk do të jemi asnjëherë edhe në të ardhmen jashtë planeve korente e perspective përkrahjes amerikane pavarsisht se kush është  e do të jetë në pushtet (republikan apo demokrat).

Nisur nga sa më sipër, më duket fëminore e deri qesharake  rreshtimi  apo thirrjet e medjave shqiptare, e aq më keq e politikanve të caktuar, për të përkrahur këtë apo atë forcë politike, këtë apo atë president në këtë process zgjedhor.

Kryeministri ynë Edi Rama, në procesin zgjedhor 2016  në SHBA, bëri gafën më të madhe politike, deri  rrugacrore,  me deklaratën që tha për Presidentin Trump. Kjo  sigurisht që  nuk kaloi papasoja, madje na baltosi të gjithë ne që jetojmë këtu  në SHBA. Atëhere lypset të mësojmë nga  këto qëndrime diletante dhe të lihet  rehat komunitetit shqiptaro- amerikan që të votojë lirshëm  e në përshtatje me interest personale, familjare, të komunitetit dhe të Kombit.

Komunitetit shqiptaro- amerikan, ka nevojë për të patur miq e dashamirë në të dy krahët e politikës amerikane. Për të patur miq tek të zgjedhurit vendor, në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit  dhe po të jetë e mundur edhe në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm kështu do ti shërbehet më mirë komunitetit dhe Kombit. E them këtë se vendimet më të rëndësishme për Kombin tonë janë marrë këtu në SHBA, dhe roli i këtij komunitetit shpesh ka qenë vendimtar e shpëtimtar dhe i tillë do të jetë edhe për të ardhmen.

Komuniteti shqiptar lypset që me mencuri të menaxhojë votën e përqëndruar. Ajo mund të përqëndrohet për një antar të këshillit bashkiak, për një asamblist, kryetar bashkie apo guvernator, për një kongresmen apo senator etj.

Në rastin konkret të zgjedhjeve  presidenciale të 3 Nëntorit këtij viti, në qoftë se  vota e komunitetit shqiptar vecanërisht në Michigan e Florida  adresohen për Presidentin Trump, atëherë ka shumë gjasa  që ata  ta cvendosin  balancën në favor të zgjedhjes  tij si President i SHBA-së. Nga ana tjetër, në NY cdo votë për  Trump do të ishte  votë e djegur se mjedisi është madhor për demokratët. Kjo nënkupton atë që përqëndrimi i votive  është mencuri dhe i rëndësishëm.

Si përfundim, ajo që më duket si substanciale për ta ritheksuar në këtë proces zgjedhor,  është nënvizimi edhe një herë i faktit  se mediat dhe politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë nga tifozllëku për ta drejtuar komunitetin në  një kah të caktuar partiak. Lereni komunitetitn të bëjë atë që gjykon se është më e dobishmja  për ne në SHBA dhe për Kombin. Respekte.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, Prtshmerite, SHBA

SHQETESIME PARA ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NE SHBA

October 26, 2020 by dgreca

Shkruan: SAMI REPISHTI, PhD- Me 3 nandor 2020, në Shtetet e Bashkueme do të mbahen zgjedhjet katër vjeçare për presidentin e ri amerikan. Zakonisht, zgjedhjet mbahen të marten e parë të muejit nandor dhe zgjasin vetëm njI ditë. Kanë të drejtën e votës vetëm ata qytetarë amerikanë, dhe emigranë me residencë permanente që janë të rregjistruem për votim. Kësaj rradhe mendohet se do të votojnë rreth 150 miljonë persona, shifër rekord!

    SHBA ka shumë parti politike; prej tyne dy janë të mëdha me marrë pjesë në konkurrencen e zgjedhjeve: Partia Demokratike dhe Partia Republikane. E para ka programe   progresive; e dyta mban qendrime konservatore. 

    Në votimet e fundit, 2016, mandatin e mori Presidenti  Donald J. Trump për nji periudhë katër vjeçare. Kjo periudhë mbaron me datën 20 janar 2021, 70 ditë mbas përfundimit të zgjedhjeve, ditën kur edhe presidenti i zgjedhun ban betimin para publikut, në prezencën e Kryetarit të Gjykatës së Naltë dhe nji numri autoritetesh që përfaqsojnë Administratën amerikane në kryeqytet dhe në shtetet tjera. Ma shumë se nji  miljon qytetarë deshmojnë këte ceremoni. Kjo periudhë quhet “tranzicioni”.

    Në përfundim të numrimit të votave ditën e zgjedhjeve, Komisioni për Mbikëqyrjen e Zgjedhjeve ban njoftimin zyrtar, dhe fituesin me votat ma të shumëta. Kandidati që humb, zakonisht i telefonon kandidatit  fitues se pranon rezultatet e zgjedhjeve dhe uron presidentin e ri në detyrën e re. Por SHBA ka edhe nji procedurë jo të zakonshme: Kolegjin Elektoral. Ky institucion qytetarësh, të njohun si “electors”, ka 538 elektorë. dhe secili përfaqson votuesët e nji shteti të caktuem. Janë pikërisht këta elektorë që vendosin përfundimisht për presidentin e ri. Po sa të përfundojë numrimi i votave të elektorëve, zyrtarët e zgjedhjeve njoftojnë kandidatin që ka fitue shumicën e votave (270 plus). Elektorët mblidhen me datën 24 dhetor dhe votojnë. Zakonisht elektorët votojnë për kandidatin që fiton shumicën e votave në shtetin  e tyne. SHBA ka 50 shtete, disa të vogla nen nji miljon, dhe disa, si California, 40 miljonë banorë. Shtetet e vogla numerikisht kanë të drejten e nji “elektori” por përfitojnë edhe dy elektorë të tjerë me ngritë peshën në votim. Ky konçesion quhet “federalizëm”, që përfaqson frymen federaliste.

     Mbas deklarimit të fitimtarit, përfaqsues të Administratës së kalueme dhe asaj të ardhme takohen periodikisht dhe bajnë transferimin e autoritetit me të gjitha hollësitë e nevojshme, sidomos zyrtarët e ngarkuem për sherbime sekrete shtetnore. Nji ose dy takime bahen  edhe në mes të dy ish kandidatëve ku shkembimi i informatave ka karakter tepër sekret, sidomos në fushën e armëve nukleare. Kjo ashtë, në përgjithësi, forma e ndjekun me sukses tradicionalisht.

    Zgjedhjet e reja dhe përfundimi i tyne kanë tregue se ka mundësi që njeni kandidat-sidomos ai që humbet – vendosë të mos pranojë rezultatet e Komisionit dhe të refuzojë dorëzimin e pushtetit. Në këte rast, kandidati Trump dhe kandidati Biden. Kjo situatë e krijueme nga deklaratat e Presidentit Trump se “zgjedhjet janë të montueme” dhe se ai nuk do të pranonte rezultatet e Komisonit të Zgjedhjeve, kanë shkaktue shqetësime të mëdha dhe tensione politike që, në se realizohen, do të jenë shkatërrimtare për demokracinë amerikane. Amerika me peshën e saj të madhe në të gjithë kontinentet do të shkaktonte dridhje tektonike në botë, dhe nji ndamje në mes shtetesh pro-demokratike dhe ato gjysmë totalitare, sidomos në Europë, ku rreshtohen Hungaria, Polonia, Slovakia, Turqia e tjerë…. Efekti i parë i këtij zhvillimi negativ do të ishte prishja e Bashkimit Europian ashtu si e njohim ne sot.

       Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit 2020 kanë nji randësi të dorës së parë!

   Në edicionin e saj të 2 tetorit , gazeta shqiptare TEMA botonte përkthimin e nji artikulli të shkruem nga tre autorë të njohun të skenës gazetareske  gjermane  (Becker, Hoffmann, Matler) ku flitet për mundësinë e nji skenari të tillë. “Çfarë do të ndodhë sikur Donald Trump të refuzonte largimin nga detyra dhe pretendon para kohe dhe në mënyrë të paligjëshme fitoren“ shkruen gazeta, “dhe  mban presidencen e republikës edhe për nji mandat katër vjeçar?” Pyetja tmerron Berlinin dhe Brukselin. Europa po përgatitet për ate ma të keqen e asaj që mund të ngjasë në Washington, D.C..shkruen TEMA. Në nji Raport të gazetës Der Spiegel të derguem nga Washingtoni theksohet se nji skenar i tillë nuk mund të shpërfillet. Raporti ven në dukje se SHBA rrezikon të bie në nji krizë të ketill, e cila mund të zgjatë disa muej dhe të ketë pasoja  shumë negative për pjesën tjetër të botës. Gjermanët mendojnë se në këte gjendje i gjithë rendi botënor ashtë në balancë.   

    Para nji skenari të këtill, udhëheqsi demokrat i Senatit amerikan, Senatori Menendez (D,N.Jersey) paraqiti nji “Report” ku thuhet se “…pasojat e fjalëve dhe veprimeve të Donald Trump-it kanë qenë pothuejse pa dyshim negative për popullin amerikan dhe për interesët afatgjata të SHBA si fuqi globale”. Ai i referohej rastit fatkeq të incidentit kur nji grup “supremacistësh të bardhë” tentuen grabitjen e governatorit demokrat te Michigan-it, gjykimin dhe ekzekutimin e saj për arsye të korrektesës sajë në marrjen e masave të nevojshme për luftimin e virusit COVID 19. Pak ditë ma vonë ky skenar u përsërit edhe për governatorin demokrat të shtetit Virginia. Konspiracioni u zbulue me kohë dhe 14 aktorë u arrestuen dhe do të dalin para gjyqit. Nji javë ma parë, nji djalosh 19 vjeçar, përkahës i Presidentit Trump, u kap 4 km. larg banesës së kandidatit demokrat J.R.Biden,jr me nji maqinë  të mbushun me armë e municion dhe me shenime për vrasjen e kandidatit Biden. Ai u arrestue dhe do të dalë para gjyqit.

     Kandidati presidencial  demokrat Joseph R. Biden,Jr. në nji analizë të botueme në Foreign Affairs, mars-prill 2020, shkruen: “Nga çdo kand që të veshtrojmë kredibiliteti dhe influenca e SHBA-s në botën tonë ashte pakësue….Donald Trump ka zvogëlue, dobësue, në disa raste abandonue aleatët e SHBA-së. Ai ka sulmue sherbimet tona informative të udhëhequna nga profesionistë, nga diplomatë, ashtu edhe si forcat e armatosuna. Ai ka forcue kështu kundërshtarët tonë: Korenë e Veriut, Iranin, Sirinë, Afganistanin, Venezuelën  etj. Ai ka krijue konflikte tregëtare të panevojshme që damtojnë klasën e mesme. Ai ka heq dorë nga politika që mbledh rreth vehtes shtete që bashkëndajnë vlerat tona, nji orientim që forcon kombin tonë e na bashkon si popull’.

     Senatori Ben Sasse (R. Nebraska) qorton: “Mënyra si (Presidenti) përqafon me paturpësi diktatorët, due të them mënyra si injoron gjendjen e popullit mysliman Uighur të mbyllun literalisht në kampe përqendrimi në Xinjiang edhe sot e kësaj dite. Ai nuk lëvizi nji gisht me ndihmue demonstratat pro-demokraci në Hong Kong….Udhëheqja e tij gjatë krizës së epidemisë nuk ka qenë as e arsyeshme, pa sensin e përgjegjsisë, dhe as e drejtë”. Me shifrat e nalta të viktimave të pandemisë (po  i afrohemi shifrës frikësuese 250.000 të vdekun) nji pjesë e madhe për gabime dhe pa aftësi udhëheqje, COVID ashtë ba problemi i parë i SHBA-së. 

     Prandej, votimet e 3 nandorit  marrin nji randësi të dorës së parë!

     Analisti i mirënjohun i gazetës The NYTimes, Thomas L. Friedman, me 2 tetor shkruente:” Me rizgjedhë Trumpin do të ishte nji “marrëzi kolektive”; masoshizmi në ditët e pandemisë nuk ashtë trimni, as nji akt çlirimtar; ashtë nji marrëzi e rrezikshme; mbyllja e disa aktiviteteve nuk ashtë kufizim lirie, ashtë mbrojtje kundër vdekjes nga virusi. Shkencëtarët nuk janë politikanë: fjala e tyne ashtë vendimtare, pavarësisht nga “politikanët”, sepse jo gjithëçka në veprimtaritë tona ashtë “politikë”. Prof. Dov Seidman, drejtor i Institutit LRN and How, këshillon:” …Sot, na kemi nji krizë reale udhëheqje dhe autoriteti; populli nuk din ma cilin udhëheqës me besue, dhe cilin me mbështetë. Ajo që ashtë e qartë ashtë se udhëheqsit që na kujtojmë e admirojmë janë ata që historia nderon. Presidenti Tump nuk ashtë njeni nga ata”

      Prandej zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!

     Analisti Frank Bruni shkruen:” Amerika ashtë para nji rreziku të madh. Mos gaboni: ky vend i yni tashma pa cilësi qytetare, ashtë në prak të nji situate që nuk mund të kontrollohet sepse institucionet e tia janë degradue kaq shumë,  sepse partizania konsumon energjitë tona, dhe sepse Trumpi, që pruni në pushtet këto vese, ashtë mobilizue me rrenue Amerikën; e Partia Republikane nuk përdorë frenat me pengue” (The NYTimes 27 shtator) Kjo gazetë permbledh situatën e krijueme nga Presidenti me këto fjalë: “genjeshtra-zemrim- korrupsion- paaftësi- kaos- kalbëzim- Duhet të ndalojmë këte krizë kombëtare”.Unë e quej “nji tragjedi amerikane”! 

     Avokati personal i Presidentit, Michael Cohen, shkruen: “Ashtu siç e kam thanë që në fillim, Trump ashtë nji Mafioz, shkurt e thjeshtë”.“Presidenti ofendon njerëzit me sjelljen e tij, me gjuhen e tij, me mesazhet e tij….”shkruen Ty Cobb ish avokati i Shtëpisë së Bardhë. “Donald Trump ashtë i pari president që nuk përpiqet me bashkue popullin amerikan….Na kemi mundësi me qenë të bashkuem pa ate, tue marrë fuqi nga forcat tona në shoqëninë tonë civile.” shkruen Gjeneral Mathis, ish Sekretar i Mbrojtjes.”Trump ka damtue atdheun…me përhapje të urrejtjes dhe ndasive që e kanë ba popullin amerikan ma pak të sigurtë” thotë Miles Taylor, ish  shef i departmentit te Sigurimit të vendit.”Nji individ që ashtë shumë i padisiplinuem….”gjykon Rex Tillerson, ish Sekretar i Shtetit. ”Ai ka dalë jashtë binarit. Dhe ata të ndershmit që e sherbejnë e dijnë që ashtë i çmendun” komenton Anthony Scaramucci, ish drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. ”(Presidenti) sheh konspiracione kudo, dhe mbetet jashtëzakonisht i pa informuem si punohet në Shtëpinë e Bardhë, aq ma pak në Administratën e madhe federale…”shkruen diplomati John Bolton, ish drejtor i Këshillit Kombëtar të Sigurimit. 

     Prandej zgjedhjet e  3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!

     Artikulli i Jeffrey Goldberg në revisten The Atlantic na paralajmëron se ka shumë mundësi- ashtu si u konfirmue pak orë ma vonë nga vetë Presidenti Trump me komentet e tia  se “…ai (Trump) ka mundësi që të kontestojë zgjedhjet në nji mënyrë që lejon me  qendrue në fuqi pavarësisht se çka populli amerikan dëshiron dhe voton.” E pa besueshme por e vertetë!

      Prandej, zgjedhjet e 3 nandorit marrin nji randësi të dorës së parë!   

      Para se të shkojmë në qendrën e votimit, bashkëshortja e ime dhe unë, dy pleq tashma të krrusun, do të pyesim vehten: “Çka kemi mësue gjatë këtyne katër viteve të kalueme; dhe çka  kanë mësue ata që e përkrahen këte Adminstratë të personifikueme  nga nji individ narcisist in extremis, gënjeshtar patologjik dhe i rrezikshëm, për vehte e për të gjithë kombin amerikan.  

        Donald Trump nuk ashtë nji çfaqje spontane që rrethanat politike në SHBA e spjegojnë! Gjatë këtyne 50 viteve të fundit “…kahet positive (në politikën amerikane) janë kthye mbrapa, si anëtarësia në organizatat qytetare ka ra shumë, polarizimi politik ashtë keqësue, mosbarazia ekonomike ashtë rritë, mirëbesimi social ashtë fundosë, pjesëmarrja në lutje fetare ashtë pakësue, mobiliteti social ka ra, vdekjet nga deshprimi janë shtue shumë, e kështu me radhë” shkruen Op-Ed shkruesi i NYTimes, David Brooks. Ai vazhdon: “ Ndryshime rranjësore janë ba në botëkuptimin dhe në kulturën amerikane. ”Historia e eksperimentit amerikan të shekullit 20 ashtë njena nga ngritjet drejt nji forcimi të solidaritetit të ndjekun nga ramja e thellë drejt individualizmit në rritje. Nga “unë” në “ne” dhe përsëri në “unë”….nji “unë” ku mbështetet e gjithë struktura mendore e Presidentit Trump”, spjegon ai.  Qytetari Donald Trump qendron si nji figurë e vetmueme, pa asnji rival, në historinë moderne të Amerikës. Në Editorialin e datës 19 tetor 2020, gazeta me influencë ndërkombëtare The NYTimes jep këte gjykim: “Ne jemi para zgjedhjeve në këto ditë të pandemisë. Megjithate, republikanët diskutojnë mbi taktikat agresive që synojnë, simbas disa akuzave, asgjasimin e votave Demokrate. Presidenti Trump ka mbjellë dyshime në avantazhin e votimeve me korrespondencë postare në këto ditë të vështira, dhe ka përsëritë se refuzon me premtue nji tranzicion paqësor të pushtetit në rast të humbjes në votime. Demokratët shpresojnë për nji pjesëmarrje masive në votime (“blue wave-valë blu”) të mjaftueshme me pengue akrobaci të tilla të rrezikshme”.

      Për katër vite të gjata, kongresistët republikanë heshtën para sulmeve shkatërrimtare të Presidentit Trump. Vetë Partia Republikane, me nji të kalueme  të lavdishme si Partia e Abraham Lincoln-it u kthye në “Trump Party”, tue pranue politikën e rrezikshme të ‘kultit të individit’ që karakterizoi diktaturat fashiste, naziste e komuniste…e që shqiptarët njohin shumë mirë! Ata heshtën kur Presidenti Trump abandonoi aleatët tonë ushtarakë në Europë e në Azi; sulmoi institucionet qeveritare të vendit, dhe nxiti sentimentet raciste e frikën në popull. 

      Sot, ata janë para votimeve ku ka shenja se kongresistët republikanë kanë arrijtë në përfundimin se Presidenti Trump do të pësojë humbje të thellë, dhe bajnë përpjekje me shpëtue pozitat e tyne personale në Kongres. Ata flasin për nji fëtyrë tjetër republikane që nuk ashtë ajo e Trump-it dhe për forcimin e identitetit të humbun republikan. 

      Tërheqja e përkrahjes për Presidentin ka qenë e dukëshme në deklaratat e shumë figurave me randësi publike të Partisë Republikane që denojnë abandonimin e vlerave dhe parimeve tradicionale republikane. Ky moment reflekton edhe frikën se me humbjen në votime, kongresistët republikanë mund të fundosen bashkë me Presidentin. Nji skenar i njohun nga të gjithë. Gjithashtu tashti flitet haptas se qarqet republikane  punojnë intensivisht për rindertimin e PR mbas humbjes që parashikoh të jetë e thellë në votime. Ma shumë se dyzetë personalitete republikane kane dhanë dorëheqjen dhe janë deklarue botënisht si “kundërshtarë” të Presidentit.

                                     *****

     Jam jashtëzakonisht i shgënjyem nga situata politike në SHBA; por jam i bindun se ky sentiment vjen edhe nga simpatia e ime pa kufi për SHBA që në vitet e rinisë sime studenteske, kur SHBA mendohej si “toka e shenjtë” e së tashmes dhe e së ardhmes  për të gjithë. Koncepti “exceptionalism” nuk i referohet pasunisë prrallore të vendit, as edhe fuqisë superiore ushtarake të vendit; ai sentiment vjen nga aftësia e Shteteve të Bashkueme të Amerikës me u tregue si vendi i parë në histori që eksperimenton me krijue “atdheun universal” për të gjithë dhe për të gjitha, në nji atmosferë ku mbretnon liria dhe drejtësia universale pa dallim, pa përjashtim!

    Nji andërr? Ndoshta! Por nji andërr që frymëzon aksione qytetnuese dhe në anën e duhun të historisë , e konceptueme si marshi solemn i mbar njerëzimit drejt lirisë së plotë për të gjithë,  kudo që jetojnë! 

    Ashtë ky  sentiment  fisnik e thellësisht humanitar që justifikon çdo sakrificë!

Filed Under: Politike Tagged With: Sami repishti, Shqetesime para zgjedhjeve

OPEN LETTER TO THE ALBANIAN AMERICAN COMMUNITY

October 26, 2020 by dgreca

ALBANIAN AMERICANS FOR TRUMP

A LEGALLY REGISTERED GROUP OF DONALD J. TRUMP FOR PRESIDENT INC.

US PRESIDENTIAL ELECTIONS 2020

OPEN LETTER TO THE ALBANIAN AMERICAN COMMUNITY

Dear Albanian compatriots in Michigan and throughout America,

On behalf of the “Albanian Americans for Trump”, a legally registered group of the Donald J. Trump for President, Inc., we would like to direct you our sincere call to vote for the re-election of President Donald J. Trump. This is the most crucial time in decades, when the United States of America has another chance to stay on its secure path, as the most powerful capitalist country of the world, or otherwise, to shift towards the radical left with its socialist politics of the economy and the society development. We Albanian Americans, as a solid and integrated ethnicity in America, can make a difference.

This call to you to vote for Trump, has to do mostly with those principles which identifie us best as Albanians, such principles we find embraced by the person Donald Trump and the Republican Party.

1. Communism or the Marxist ideology has been practiced at its worst forms as the best example of inhumanity, by killing, torturing and persecuting hundreds of thousands of innocent people in eastern Europe, especially in Albania. Over the past century, communist totalitarian regimes around the world have killed more than 100 million people and subjected countless more to exploitation, violence, and untold devastation. 30 years ago, while the communist regime in Albania was collapsing, it left behind a dark history of crimes against its own people, such crimes have been engraved in our memories.

It was President Trump, the first world leader that, in 2017 to announce November 7, the National Day of the Victims of Communism. On such announcement, President Trump said: “Today, we remember those who have died and all who continue to suffer under communism…Today, we renew our commitment to helping secure for all people a future of peace and prosperity founded on the core tenets of democracy—liberty, justice, and a deep respect for the value of every human life. Communism is the past. Freedom is the future”.

2. Mother Theresa, our most beloved saint, the perfect personification of the kind, hardworking, generous and devoted Albanian woman will forever fill us with honor and pride. It was President Trump who wrote tributes and deeply paid respect towards our Mother Theresa, before and after he was elected president. President Trump has said: “Mother Theresa had an amazing life of charity and holiness. She gave food to the hungry, shelter to the homeless, education to the needy. Mother Theresa represents the best of each of us. I am truly happy to see people across the world, join together and celebrate Mother Theresa’s uniquely humbled, generous and pious life. There was nobody like her”.

3. Abortion is the number one cause of human death, taking over 42 million innocent lives worldwide every year. Mother Theresa has said: “Today, the greatest destroyer of peace is abortion, because it is a war against a child”.

President Trump is a Pro-Life president. He is the first President of the United States of America to attend a March for Life rally. In 2018, during the United Nations General Assembly, President Trump said: “Like many nations here today, we in America believe that every child – born and unborn – is a sacred gift from God”.

President Trump recently signed an executive order to provide life-saving medical care for infants who survive abortion. The order reads: “Every infant born alive, no matter the circumstances of his or her birth, has the same dignity and the same rights as every other individual and is entitled to the same protections under federal law.”

Trump has said: “Unborn children have never had a stronger defender in the White House.”

On the other side, candidate Joe Biden has declared: “I am pro-choice in every respect”. He has also voted for legal abortion on the very final stages of pregnancy, taking away the right to life for millions of children to be born.

4. Family is the foundation of our society. We Albanians recognize that and take

pride of our families: our family trees, our parents, grand-parents and all ancestors, generation after generation. The Trump family possesses all the attributes of a good family, a honored and strongly bonded husband and wife with well-educated hard-working children. We see President Trump as a defender and supporter of family. President Trump has said: “The happiest people I know are those people who have great families and real values. I’ve seen it. I know it. People who have a loving spouse and have children they really love are happy people.”

On the contrary, candidate Biden represents the far-left liberal values. Only one fact sells it all: in 2016, Biden while serving as vice president, he married two men. On that day he wrote: “Proud to marry Brian and Joe at my house. Couldn’t be happier, two longtime White House staffers, two great guys.”

5. Religion is one of the strongest values for us Albanians and we take pride of the peace between all faiths among us. President Trump has been continuously encouraging and supporting the freedom of religion. At the same time, he has been defending the people of all faiths from religious persecution. Trump’s most recent statement on religion was:

“In this country, civil society, especially religious institutions, are the essential foundation of the American freedom. A nation is strong because of the people of all faiths. That’s why as president, one of my top priorities, is to defend religious liberty, and to cherish the role of faith and faith-based organizations in our national life. As a President I will defend the right of religious believers of every race, religion, color or creed… Religion plays a very large factor in happiness. People who have God in their lives receive a tremendous amount of joy and satisfaction from their faith.”

6. Children are our most precious creatures, the inspiration and the motivation of our lives. They have never had a better supporter and protector in the White House. President Trump has recently undertaken a war unseen before against child abuse and human trafficking. Trump’s Homeland Security Investigations have arrested over 1600 criminals associated with child trafficking. Law, order and the safety of our lives and our children has been one of his priorities. Public schools throughout the country have downgraded their standards. Their administrations have removed God from educational institutions, trying to induce liberal values and indoctrinate our children. President Trump’s policies are to restore religion and the right to pray in our schools. Furthermore, Trump’s plan is to allocate funds toward private schools, encouraging and advancing school choice for our children.

On the other side Biden has been promoting most demonic values, encouraging parents to allow prepubescent minor children to transgender. Biden has recently stated: ”If your 8 year old child says they want to be transgender to make life easier… they have a right to transition and there is no reason for you [parents] to deny it”. Parents, please reconsider again before you vote for Biden. Put your children first.

7. Kosovo is our unfinished project until we Albanians have national unification of Albania, Kosovo, Çameria and all our territories. Trump and his administration, on the recent years have been putting their full attention to the peace in Balkan. Under the President Trump’s supervision, Kosovo and Serbia recently achieved a great peace agreement of their economic development.

President Trump has started and will accomplish his project for a permanent peace and mutual recognition between Kosovo and Serbia.

Candidate Biden has apologized to Serbia for NATO bombing raids which liberated Kosovo and it was him who repaired and rehabilitated relations with Serbia. Only a few weeks before Presidential elections, candidate Biden proposed an uncertain written proposal on Kosovo-Serbia relations, but in eight years, Biden serving as a vice-President, did nothing but left Kosovo unattended and completely forgotten.

Dear our fellow brothers and sisters of Albanian blood, we all left our countries and chose America for a safer and better life. This is our permanent country for the generations to come. Please don’t hesitate but vote! Before you vote remember who you are and where you come from. Vote for conservative values and those principles which identify you as an Albanian heir. Vote for the family of the image of the Holy Family. Vote for your own children’s future. Vote for Trump! Preserve the great America.

Prepared by Valentino Lumaj

Michigan, October 25, 2020

Filed Under: Opinion Tagged With: ALBANIAN AMERICANS, for Trump, Open Letter

Riad Ymeri- Tenori shqiptar që po bën karrierë në New York, sjell projekte të reja operistike

October 26, 2020 by dgreca

Intervistoi: Eneida Jaçaj-New York/

Eneida Jaçaj-

Riad Ymeri- është artisti shumëdimensional që me talentin dhe zërin e tij potent u katapultua nga Kosova, në skenën ndërkombëtare. Pas një veprimtarie të gjerë operistike në Kosovë por edhe në Shqipëri me Teatrin e Operas dhe Baletit, tenori Riad Ymeri vazhdon karrierën e tij në NewYork, ku ka ngritur në piedestal emrin e tij në skenën ndërkombëtare, duke bërë të ndihet krenar mbarë komunitetin shqiptar. Riad Ymeri ka debutuar pranë yjeve të muzikës klasike, ka interpretuar Moxartin, Verdin, Bethovdn etj, ndërsa ka punuar fort për të thelluar karrierën artistike pranë legjendave si Samuel Ramey. Amerika është një terren i ashpër pasi konkurrenca është shumë e lartë nga të githa vendet e botës, por Riadi ka mundur të rezistojë falë punës së tij të palodhur dhe talentit, duke spikatur me zërin e tij. Nuk është e lehtë të ngjitesh në skenën ndërkombëtare dhe aq më tepër të qëndrosh mbi të, nëse të mungon talenti dhe ambicia për të thelluar veprimtarinë artistike, duke përçuar vlera muzikore për publikun ndërkombëtar, veçanërisht për atë shqiptar. Riadi ia ka dalë mbanë, por nuk do të ndalet këtu. Tenori Ymeri do të vijë me projekte të reja ambicioze, ku do të shpalosë edhe një herë talentin e tij dhe zërin që buron nga kraharori i shqipes, duke na bërë të ndihemi krenarë se jemi shqiptare! Në një intervistë për gazetën “Dielli”, tenori Riad Ymeri rrëfen historinë e tij se si u ngjit në skenën e NewYork-ut, planet e tij për vitin që vjen, etj. Ai thekson me krenari se përveç talentit, është puna ajo që të bën të mbash gjallë ëndrrën tënde. Duke vënë në dukje se terreni në Amerikë është i ashpër për të rezistuar për shkak të konkurrencës, Riad Ymeri thotë se pati fatin të fitojë në NewYork  2 çmime në 2 konkurse lirike në 2014 dhe një në 2015. Më pas, ai fitoi edhe një bursë që të studionte me top emrat e industrisë, siç ishte edhe Sam Ramey.

-Ju keni një veprimtari të gjerë artistike në Amerikë, duke përçuar vlera muzikore te publiku ndërkombetar, vecacnërisht ai i diasporës shqiptare. Ju keni interpretuar fillimisht në Kosovë. Si arritët të katapultoheni nga Kosova, në skenën ndërkombëtare?

Riad Ymeri- Gjithçka filloi nga Kosova, aty ku u inspirova me vizion të qartë për më tutje, ku fillova të hedh hapat e parë drejt një rruge të gjatë dhe të bukur! Aty mësova bazën e muzikës dhe gjeta përkrahjen e publikut që, si performues të vazhdoj të ëndërroj edhe skena më të mëdha. Skena e rradhës, shumë e madhe gjithashtu, ishte Teatri i Operas dhe Baletit në Tiranë, ku performova për dy vite role të realizuara me sukses, brenda dhe jashtë vendit.  Pastaj fillova të lëviz ngadalë nëpër rajon, duke fituar çmime domethënëse në Shqipëri dhe Kosovë, duke performuar në Kroaci, Greqi, Slloveni, Maqedoninë Veriore, pastaj edhe në Evropë nëpër Teatro, si Dante Aleghieri në Itali,  Bozar Hall në Belgjikë, dhe gati në të gjithë kontinentin e vjetër si: France, Gjermani, Austri, Angli, etj, për të vazhduar më pas edhe nëpër Amerike si: NewYork, LA, Florida, Vegas, etj. Pra, katapultisti kishte planifikuar dhe punuar fort, që dikur të marrë hovin në ngjitje-fluturim nëpër skenat ndërkombetare! 

-Sa e vështirë ka qenë për ju të integroheni në një vend të huaj dhe të keni një karriere të pasur operistike, ku keni ngritur në piedestal emrin tuaj dhe keni bërë komunitetit shqiptar të ndihet krenar?

Riad Ymeri- Çdo fillim është i vështirë, por unë pata fat dhe fitova në NYC, 2 çmime në 2 konkurse lirike 2014 dhe një në 2015. Këto çmime më hapën një copë të mirë të rrugës më tutje, ku unë fitova edhe një bursë që të studioja me top emrat e industrisë, ndër ta edhe Sam Ramey. Pastaj pata angazhime në opera të ndryshme, koncerte në sallat botërore, etj, në United Nations, dhe shumë e shumë artikuj e kritika pozitive, të cilat ishin vërtet momente për t’u kujtuar! Këto suksese më sollën afër edhe me komunitetin shqiptar që në fillim, dhe kështu deri më sot audienca shqiptare këtu ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e familjarizimit të projekteve të mija. Pasi që une kam tani një bi-audiencë shqiptare dhe të huaj, edhe projektet e fundit i kam me muzikë të huaj dhe shqiptare.

-Cilat janë vështirësitë për të interpretuar në Amerike, dhe cilat janë mangësitë për të bërë karrierë në Kosovë?

 Riad Ymeri- Amerika si në çdo sferë tjetër është një kafshatë e madhe për t’u kapërdirë, dhe është një konkurencë shumë sfiduese. Opera si industri është e vogël, prandaj talentet nga e gjithë bota ia mësynë metropoleve të operës siç është një ndër ta edhe NewYork-u, po ta krahasojmë madhësinë e qytetit me ato evropiane, atëherë mund të supozojmë që NYC ka numrin më të madh, dhe në këtë mënyrë e bën shumë të vështirë por jo të pamundur. 

Kurse Kosova ka lëvizje aty-ktu,  por siç e ceka edhe më lart industria e Operës është e fokusuar nëpër shtetet e zhvilluara industrialisht e pastaj vetë edhe kultura është në gjendje më të mirë pastaj.  Gjithashtu isha i lumtur shumë kur performoja në Kosove edhe në Shqipëri, sidomos TOB-i në Tiranë më mbushte artistikisht, sepse ka një Teatër të Operas funksional. Kam momente të mira shumë! 

-Cilat janë projektet tuaja të ardhshme, dhe si do ta konsideronit vitin që po lëmë pas në aspektin e veprimtarisë tuaj artistike?

Riad Ymeri- Projektet e ardhshme janë kryesisht ato që po bëj me video-performancat, por do eksperimentoj gjithashtu duke shëtitur nëpër dimensione të tjera të të performuarit, dhe kështu duke prekur një audiencë të konsiderueshme të huaj dhe kombëtare. Shpresojmë mos të mbyllemi nga Covid më, pastaj puna do ta ngrejë punën tjetër. 

Kurse për kohën e mbylljes ishim ashtu si të gjithë, pastaj kishte disa lëvizje koncerte online. Relativisht pasiv ishte periudha shkurt-qershor. 

-Ju keni punuar përkrah legjendave si Samuel Ramey. Sa e vështirë është të punosh përkrah yjeve të muzikës klasike, dhe a keni ndonjë ikonë që ju frymëzon?

Gjithsesi, unë kam pas fatin (Me ndihmën e Zotit) të punoj me emra si këta, por në të njëjtën kohë edhe kam mësuar shumë prej tyre. Kërkon punë dhe durim shumë, ndonjëherë stresuese, por pastaj e bën puna të vetën të shpërblehesh për atë që ke punuar.

 Ikona kam shumë që më kanë frymëzuar, e një ndër ta edhe Franco Corelli, por ndoshta si model do të thoja: zërin diçka dhe teknikën e Pavarotit, stilin e Alfredo Kraus, dhe repertorin e Nicolai Gedda. 

-Për ta mbyllur, një mesazh për të gjithë qoftë për kolegët, por edhe për mbarë konunitetin shqiptar?

Riad Ymeri- Do të doja të falenderoj të gjithë për përkrahjen në projektin tim të fundit (që po vazhdon ende…), familjen, kushërinjtë, miqtë, komshinjtë, shokët/shoqet e klasës, koleget, etj. Gjithashtu do të falenderoja të gjithë dashamirësit nga komuniteti mbarë-shqiptar për përkrahjen në media televizive, sociale dhe të shtypit. Gjithashtu i ftoj të qëndrojnë me ne edhe më tutje: Facebook: Riad Ymeri Official, Youtube: Riad Ymeri, Instagram: riadrymeri.

Filed Under: Featured Tagged With: Eneida Jaçaj-, Projekte te reja, Tenori Riad Ymeri

PRESPA-Liqen në trojet shqiptare që po zhduket!

October 26, 2020 by dgreca

 Shkruan: Fejzulla ABDULLAI (magjistër i shkencave të gjeografisë) Detroit, Mi)/- Në trojet shqiptare ekzistojnë tre liqene me origjinë tektonike:  Liqeni i Shkodrës (369.72 km2), Liqeni i Ohrit (348 km2) dhe Liqeni i Prespës. 

Liqeni i Prespës, edhe pse gjeografikisht ndodhet në trojet shqiptare, prej vitit 1913 kur fuqitë e kohës i caktuan kufijt politikë në Ballkan, u përfshi në territoret e tre shteteve: Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Në fakt liqeni është i pozicionuar në kufirin trepalësh: në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në juglindje të Republikës së Shqipërisë dhe në veri të Republikës së Greqisë.

Liqeni përfshin një sipërfaqe prej 274 km2 (në kushte normale). Prej sipërfaqes së përgjithshme 176.8 km2 i takojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut, 49.4 km2 Republikës së Shqipërisë dhe 47.8 km2 Republikës së Greqisë. Gjatësia është 28.6 km, kurse gjerësia 16.9 km. Volumi i përgjithshëm është 4.8 miljonë m3 ujë. Thellësia maksimale është 54 m, mesatarja 18.8 m dhe gjatësia e vijës bregore 100.1 km.

Pellgu ujëmbledhës dhe akuatoria e tij përfshijnë një sipërfaqe prej 1.360 km2 ose 45.18% nga sipërfaqja e pellgut të përgjithshëm  (3.010 km2) të Liqenit të Ohrit e të Drinit të Zi.

Ky liqen me Liqenin e Ohrit përbëjnë një sistem hidrografik të përbashkët, nga fakti se ujrat e këtij liqeni gravitojnë kah i Ohrit dhe nëpërmjet kanaleve sublakustrikë janë të lidhur ndërmjet tyre. Ujra rrjedhëse sipërfaqësore liqeni nuk ka. Ky është një rast i veçantë në Ballkan që s’egziston në liqenet e tjerë.

Në këtë shkrim nuk do të bëhet fjalë për ndonjë studim të veçantë mbi këtë liqen, por do të jepet një informacion  mbi një dukuri që vazhdimisht ekziston tek liqeni dhe që nuk ekziston në dy leqenet e tjerë tektonikë të trojeve shqiptare. 

Në aspektin gjeologjik, Liqeni i Prespës nuk është shumë i vjetër. Sipas studimeve të autorëve të ndryshëm është formuar pas paroksizmit alpin në oligo-miocen, përkatësisht me lëvizjet neotektonike në mezin e periudhës së neogjenit/ fillimin e epokës së pliocenit, para rreth 6 miljonë vitesh. Në kohën kur është formuar, ka pasur lidhje sipërfaqësore me Liqenin e Ohrit dhe me atë të Korçë-Bilishtit, që  s’ekziston sot, duke u emërtuar me emrin Liqenet e Dasaret-it (Fisher). Më vonë, lëvizjet  intenzive neotektonike në pleistocen, mundësuan që lidhja sipërfaqësore ndërmjet tyre të ndërpritet. Prej kësaj kohe uji/niveli i liqenit periodikisht është zvogëluar duke  mbrijtur nivelin e sotëm. Madje, ndryshimet klimaterike në postpleistocen (diluvium) dhe drenimet nëntokësore ndikuan që niveli i liqenit e më tutje të ndryshojë. 

Duke u ndodhur në një lartësi mbidetare prej 853 m, dhe me 158 m lartësi relative mbi nivelin e Liqenit të Ohrit, pastaj përbërjes gëlqerore të malit të Galiçicë që gjendet në mes tyre, është mundësuar që ujrat e këtij liqeni vazhdimisht, pandërprerje, të drenojnë në atë të Ohrit. Dukuria e këtillë hidrologjike që rrallë ekziston në botë, ka ndikuar që niveli i liqenit vazhdimisht të fluktuojë. Kjo mund të vërehet edhe prej kohës kur ekzistojnë të dhëna morfometrike, ndonjëherë niveli ka qenë i lartë e ndonjë herë i ulët. Mirpo, në fillim të këtij shekulli, për shkaqe të ndryshme, duke qenë vazhdimisht bilanci ujor negativ, liqeni në mënyrë të përshpejtuar ka filluar ta humbasë ujin, duke mbrijtur në një gjendje kritike sa që parashtrohet pyetja për ekzistencën e tij.

Në kohën e fundit në qarqet shkencore dhe faktorëve kompetentë të të tre shteteve ku shtrihet liqeni, parashtrohen shumë pyetje lidhur me këtë dukuri. Ç’po ndodh me liqenin që vazhdimisht po e humbet ujin? Pse këtij liqeni vazhdimisht po i ulet niveli, gjer kur do vazhdojë ulja e këtillë dhe çfar do ndodhë në të ardhmen me këtë liqen? Do zhduket tërësisht apo do të ekzistojë në përmasa më të vogla? Këtyre dhe pyetjeve të tjera që mund t’i ketë me numër,  në sajë të literaturës përkatëse shkencore dhe të dhanave të tjera, do të orvatem  të jap një shpjegim që pak a shumë  ta nxjerr në dritë të vërtetën e tij.

Furnizimi i liqenit me ujë 

Varësisht nga faktorët që e ushqejnë liqenin me ujë, regjimi i nivelit liqenor si element morfometrik në të kaluarën ka qenë jostabil. Akuatoria liqenore është në varësi të plotë nga faktorët pluvionivalë. Në fakt, liqeni me ujë furnizohet nga lumenjtë, nga të reshurat, burimet sublakustrikë (burime në bazamentin e liqenit) dhe nga tretja e dëborës në fillim të stinës së pranverës. Ndërsa ujin e humbet me avullim dhe nëpërmjet drenimeve nëntokësore që kanë lidhje me Liqenin e Ohrit, i cili është për 158 metra nën nivelin e këtij liqeni. Ujëra rrjedhëse sipërfaqësore sikurse që ka Liqeni i Ohrit ose ai i Shkodrës prej ku mund të largohet uji, ky liqen nuk ka. Në zvogëlimin e sasisë së ujit ndikim ka edhe faktori antropogjen nëpërmjet të sistemit të irigacionit.

  Në Liqenin e Prespës nga të katër anët derdhen një numër afluentesh sipërfaqësorë dhe nëntokësorë që e ushqejnë vazhdimisht me ujë. Lumenjtë burimin e tyre e kanë në hapësirat e larta të shpateve të Pelisterit dhe maleve të tjera përreth ku reshjet janë në formë të dëborës. Në stinën e pranverës me tretjen e dëborës kur lumenjtë regjimin ujor e kanë më të lartë, liqeni  furnizohet më tepër me ujë. Furnizuesi më i madh i liqenit është Lumi i Madh. Nga ky lumë në liqen gjatë vitit dedhet një sasi prej 29.96 miljonë m3 ujë. Madje rol të rëndësishëm e përcaktues në sasinë e ujit të liqenit ka sasia e ujrave që grumbullohen nga pellgu, i cili ka një sipërfaqe të përgjithshme për 3.5 herë më të madhe se ajo e vetë pasqyrës së ujrave të liqenit. Nga kjo shihet se liqeni ka burime të mjaftueshme për furnizimin e akuatoris së vet me ujë, por përsëri po e humbet ujin, gjë që nuk vërehet në Liqenin e Ohrit.

Ku shkon uji i liqenit?

Edhe pse liqeni vazhdimisht është duke u furnizuar me ujë, nivili i tij pandërprerë po vazhdon të ulet. Këtu veç faktorëve të tjerë, në rradhë të parë ndikim kanë drenimet nëntokësorë të ujit i cili me një inensitet të pandryshueshëm është duke u derdhur në Liqenin e Ohrit. Kjo është e mundur sepse pjesa perëndimore e akuatorisë liqenore dhe mali i Galiçicës që e ndan nga ai i Ohrit, janë të përbërë prej gëlqerorëve të cilët  nga proceset kimike (korozionit) dhe plasaritjeve të ndryshme, mundësojnë që uji i liqenit vazhdimisht të largohet nëpërmjet kanaleve nëntokësorë dhe të shkarkohet në atë të Ohrit në formë të burimeve anësorë (buzëliqenore) dhe sublakustrikë.

Vendet ku drenon sasija më e madhe e ujit dhe prej të cilëve varet fluktuimi i nivelit të liqenit janë ponori Zavir, në gjirin e Liqenasit dhe Kazan, në pjesën veri-perëndomore të liqenit. Observime mbi drenimin e ujit në ponorin Zavir në fillim të shekullit të kalua kanë bërë K.Estrajh (K.Oestreich) dhe F. Kosmat (F. Kossmat). Estrajh thotë se ky ponor është me përmasa të vogla. Pasi gjerësia është e vogël (1,5 m),  ponori s’është në gjendje të lëshojë masën e ujit që  rrymon në drejtim të tij, ndaj pjesa tjetër e ujit humbet edhe nëpër kanale të tjerë, të cilët më vonë bashkohen në një rrjedhje të përbashkët. Kosmat, nga ana tjetër, nënvizon se përmbytjet që i shkakton liqeni gjatë niveleve të larta, janë në varësi të plotë të ponorit Zavir. Sipas tij, ky ponor është rregullator i nivelit të liqenit (J.Cvijiq (1911): Osnovi za geografiju i geologiju Makedonije i Stare Srbije, kn.III, Beograd). Përshkak të përbërjes gëlqerore (karstike), autorë të tjerë nuk e përjashtojnë mundësinë e drenimit nëntokësor të ujit edhe në vende të tjera.

Madje, këta autorë dhe autorë të tjerë, janë të mendimit se sasia e ujrave që shkarkohen në Liqenin e Ohrit , padallim kushteve klimaterike, është konstante. Sipas autorëve shqiptarë kjo sasi sillet rreth 16 m3/sek, që i përgjigjet një moduli vjetor prej rreth 12.2  l/sek për km2 (Grupë autorësh(1990): Gjeografia fizike e Shqipërisë, vëllimi i parë, Tiranë.).

Sa është prurja e ujrave që derdhen në Liqenin e Ohrit, është vështirë të konstatohet, ngase numri më i madh i tyre shkarkohen nën sipërfaqen e liqenit ku s’mund të bëhet kurfarë matjeje.

Sasia më e madhe e ujit, buron në gurën “Ostrovo” në afërsi të manastirit “Shën Naum”, në jug-lindje të liqenit. Kjo gurë pranon ujë prej rreth 30 burimeve nënujorë ku 15 prej tyre gjenden në pjesën bregore, uji i të cilëve përzihet me ujin e gurës menjëherë në vetë plasaritjet bregore të bazamentit ujor. Vlerësohet se këtu prurja mesatare sillet rreth 30-40 m3/sek (Cvijiq). Sipas një vlerësimi të mëvonshëm, prurja sillet rreth 6-7 m3/sek (Haxhiev).

Faktorët që ndikojnë në debalansin e sasisë së ujit në akuatorinë e liqenit, janë të numërt. Ndryshimet klimaterike, padyshim janë faktori kryesor. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar sasisa e reshjeve në formë të shiut dhe dëborës vazhdimisht është zvogëluar. Kjo shihet  prej vitit 1963 kur niveli e arrijti maksimumin dhe qenë shkaktuar përmbytje të mbëdha në rajon. Madje edhe vetë njeriu duke mos llogaritur mirë se ç’mund të ndodhë në të ardhmen, në vitin 1956 ndërtoi sistemin ujitës për nevojat e bujqësisë. Ky projekt qe totalisht i dështuar nga dy arsye: E para, uji i liqenit nuk përdorej në mënyrë racionale për ujitjen e tokës bujqësore dhe e dyta, pas paraqitjes së thatësirave, pati reperkuse negative të dukshme në balansën e ujit të liqenit.

Oshilimi i nivelit të liqenit

Faktorët e përmendur më lartë, vazhdimisht kanë ndikuar në fluktuimin e nivelit të liqenit.

Gjatë shekullit të kaluar, nivel të lartë liqeni ka pasur pesë herë: në vitin 1917 (muaji i VIII), në vitin 1938 ( VI, 290 cm), në vitin 1948 ( VII, 487 cm), në vitin 1963 (VII, 436 cm) dhe në vitin 1964 (VI, 412 cm).Prej vitit 1963, niveli   filloj vazhdimisht të ulet.

 Fluktuimet e nivelit të liqenit për një periudhë kohore 53 vjeçare (1951-2004)  

           Burimi: Pričini za niskoto nivo na Prespanskoto Ezero (Internet) 

Regjimi i nivelit të ujit në vitin 1963 e pat mbrijtur maksimumin mbi kuotën  852 metra. Prej këtij viti, në vitin 2002, zbret në 843 metra, që është një zbritje vertikale për 9 metra. Tutje, në sajë të observimeve të bëra prej vitit 2003-2005 qe konstatuar se boshti i oshilimit pat qenë shumë më i madh, dhe sillej mbi 15 metra. Në kohën e fundit ekzistojnë të dhëna se niveli është ulur për rreth 10.5 metra! Për gjendjen alarmante të ujit të liqenit, shtypi maqedonas vazhdimisht është duke dhënë informacione.

Banorët e fshatrave përrreth bregut të liqenit, janë mjaft të brengosur për gjendjen e këtillë, sepse fshatrat që qenë pozicionuar buzë liqenit, tani mbi 200 ose 300 metra janë lark liqenit. Kështu është rasti me Dupenin e Poshtëm, Nakolecin, Asomatin, në lindje;  Perovën e Poshtëme dhe Sir Han, në veri dhe Stenjën e Konjskën, në perëndim, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Rast i njëjtë është edhe me fshatrat në territorin shqiptar e atë grek. Në pjesën veriore vija bregore është larguar rreth 3,5 km! Sipërfaqja e liqenit është duke u zvogëluar. Ujrat nëntokësore përrreth liqenit kanë shterur. Këneta në veri të liqenit, nuk ekziston më. 

Si është e ardhmja e liqenit, do të ekzistojë, apo do të zhduket?

Kjo që po ndodh në kohën e fundit, vë në pyetje ekzistimin e liqenit. Nëse ky proces vazhdon, është e mundur që për një kohë gjeologjikisht të shkurtë, të zhduket duke lënë pasoja të rrënda në ekosistemin natyror. 

Që do zhduket liqeni nuk ka dyshim, por pyetja është: sa është e gjatë jeta e tij? Duke u nisur nga fakti se liqenet janë objekte të shpeshta hidrologjike-morfologjike në sipërfaqen e tokës dhe në pikpamje gjeologjike kanë jetë afatshkurtë, atëheren mund të pritet se ky liqen do vijë koha që do zhduket. Kështu ka ndodhur në të kaluarën gjeologjike. Me formimin e fushëgropave në truallin e Ballkanit nga lëvizjet vertikale tektonike, sistemi hidrografik morri kahje të kundërt, përkatësisht ujrat filluan t’i mbushin me ujë fushëgropat dhe në këtë mënyrë aty u krijuan liqene me origjinë tektonike. Mirpo, më vonë me lëvizjet neotektonike paraqitet përsëri ulja e tokës në pjesën jugore të gadishullit gjë që mundësoj uji i  liqeneve në përmjet grykave të largohet dhe të derdhet në detet e afërta. Në këtë mënyrë liqenet e asaj kohe që jetuan një kohë të gjatë u zhdukën. Kështu pra do ndodhë një kohë me Liqenin e Prespës sepse edhe ky e ka jetën e vet.

Liqenet gjatë jetës së vet kalojnë në katër stade: stadi i rinisë, i pjekurisë, i pleqërisë dhe stadi i zhdukjes së liqenit. Në stadin e parë relievi i liqenit është i pandryshuar; në të dytin paraqitet krijimi i teracave lakustrike dhe thepisjeve, kurse gropëzat e ndryshme në tabanin e liqenit akoma nuk janë të mbushura; në të tretin, përshkak të shtresimeve, tabani i liqnit është tërësisht i rrafshtë dhe, në të katërtin, është zhdukja, liqeni fillon të zvogëlohet të bëhet më i cekët, në brendësi fillojnë të rriten kallamishte të ndryshme dhe në këtë mënurë liqeni shndërrohet në kënetë. Tani të shohim se në cilin stad ndodhen ky liqen. Shumë autorë janë të mendimit se ky liqen ndodhet në fund të stadit të dytë. Këtë ata e konstatojnë në sajë të teracave të krijuara në fazat më të larta dhe thepisjeve të krijuara gjatë lëshimit vertikal të liqenit. Madje edhe me tabanin e liqenit, i cili akoma nuk është i rrafshuar nga shtresimet të bajturinave me origjinë potamogjene të cilat mund t’i rrafshojnë gropëzat e ndryshme.

Mirpo, tek ky liqen është një rast specifik që rrallë ekziston në liqenet e tjerë.  Liqeni , siç përmendëm më lartë, pjesën perëndimore e ka me përbërje gëlqerore ku mundësohet largimi i ujit nëpërmjet drenimerve nëntokësore, kurse me ujë ushqehet nëpërmjet ujrave derdhëse dhe reshjeve. Kushtet e këtilla mundësojnë që jeta e liqenit të zgjatet ose të shkurtohet. Në gjendjen e tanishme, kur liqeni është duke humbur ujë më tepër se sa pranon, mund të thuhet se nëse vazhdon edhe më tutje në këtë mënyrë, jeta e tij do të jetë më e shkurtë. Ndaj shumë shkencëtarë të huaj e vendas të fushës limnologjike, janë të brengosur për jetën e këtij liqeni.

Vlerat themelore dhe masat për mbrojtjen e liqenit

Rëndësia kombëtare dhe ndërkombëtare e liqenit është në varësi të plotë të vlerave themelore të pejzazhit natyror, bukurive unikate të natyrës, vlerave specifike gjeologjike dhe gjeomorfologjike, karakteristikave hidrologjike dhe hidrobiologjike dhe pozicionimi ndërmjet tre maleve të shpallur parqe kombëtarë:  në lindje Paku Kombëtar i Pelisterit (1948),në perëndim i Galiçicës (1958) e në jug në territorin grek. Nga këto vlera paraqitet edhe nevoja imanente për mbrojtjen e ihtiofaunës dhe ornitofaunës të cilat aty janë të përfaqësuara me një numër të madh reliktesh. 

Shikuar nga aspekti i vjetërsisë gjeologjike dhe përbërjes petrografike, liqeni me vjetërsinë e vet prej rreth gjashtë miljonë vjet, rradhitet ndër liqenet më të vjetër në botë. Ndërsa me përbërjen e shkëmbinjve gëlqerorë (karbonikë) mundëson drenimin e ujrave nëntokësore të cilat derdhen  në Liqenin e Ohrit dhe janë rregullator i nivelit të këtij liqeni dhe Drinit të Zi. Edhe gjeomorfologjikisht liqeni e ka anën specifike të vet. Malet që e rrethojnë janë një barierë për mbrojtjen e llojeve të ndryshme të shpezëve autohton.

Duke njohur vlerat e rralla të këtij ekosistemi natyror, siç është pasuria e ihtiofaunës me lloje endemike, ornitofaunës, rrëshqitsave, ujëtokësorëve, gjitarëve dhe llojeve të bimëve, Qeveria e Maqedonisë me Ligjin për mbrojtjen e natyrës të vitit 2004, neni 76, alineja 1 dhe 2, Liqenin e Prespës e klasifikon në përmendore të natyrës. Madje, lokalitetin “Ezerani” në veri të liqenin me sipërfaqe rreth 2.800 hektarë, prej fshatit Sir Han gjer në fshatin Asomat, ku është i koncetruar një numër i madh i specieve endemike të tokësorëve e shpezëve dhe llojeve të ndryshme të bimëve, me Ligjin për mbrojtjen e pasurive të rralla natyrore të vitit 1973, me Ligjin për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, Prespës e Dojranit të vitit 1977 dhe Ligjin për mbrojtjen e lokalitetit “Ezerani” të vitit 1996, shpallet për rezervat natyror me mbrojtje të rreptë.

Nga vlerat e këtilla, Liqeni i Prespës gjendet në listën  e lokaliteteve me rëndësi të veçantë të ornitofaunës në Europë. Në vitin 1995 është shpallur për zonë e Ramsarit. Liqeni jovetëm që ka rëndësi lokale e rajonale, por edhe europjane e globale.

Vlerat e larta natyrore të këtij ekosistemi të veçantë natyror dhe egzistimi i mundshëm për shndërrimin e liqenit nga liqen oligotrof në eutrof, ku është në rritje e sipër sasia e biomaterjeve të dëmshme për ihtiofaunën e liqenit, nga ana e institucioneve shtetërore, janë ndërmarrë masa të ndryshme për mbrojtjen dhe për të nxjerrë në dritë vlerat e paçmuara të ekosistemit liqenor. 

Procesi i planifikimit fillon me Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë, si dokument më i lartë i planifikimit. Ky plan qe aprovuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2004 (“Gazeta zyrëtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 39/2004). Bazuar në këtë Plan, në vitin 2010, shteti aprovon Plan hapësinor për rajonin e Ohër-Prespës (“Gazeta zyrëtare e Republikës së Maqedonisë” nr.22/2010).

UNDP më 06/2008 në suazat e  e projektit “Integrated Ecosystem Management in the Prespa Lakes Basin of Albania, Macedonia and Greece, paraqet STUDIM DRAFT FIZIBILITETI MBI LOKALITETIN “EZERANI”.

Më vonë Qeveria Maqedonase paraqet Plan për menaxhimin e Liqenit të Prespës. Projekt-plani: STUDIM MBI REVALORIZIMIN DHE PLANI PËR MENAXHIMIN E PËRMENDORES NATYRORE LIQENI I PRESPËS, qe përgatitur nga një grup ekspertësh, i sponzoruar nga United Nations Development Programme, botohet si libër në vitin 2013 me titull: PLAN MBI  MENAXHIMIN E PËRMENDORES NATYRORE LIQENI I PRESPËS. 

Plane të këtilla ndoshta egzistojnë edhe nga ana e Republikës së Shqipërisë e Republikës së Greqisë, për të cilët s’kemi informacione. Problemet me këtë ekosistem të dhuruar nga natyra me bukuri të rralla, vazhdojnë më tutje. Dhe tani është në pyetje egzistenca e tij në përmasa normale, apo të zvogëluara gjer në zhdukje?

Fejzulla ABDULLAI (magjistër i shkencave të gjeografisë)

Detroit, Mi)

                        Pasojat nga largimi i ujit

Picture1.png
Koula_canal,_Prespes_8285575.jpg

Filed Under: Opinion Tagged With: Fejzulla Abdullai, Liqeni i prespes, rrezik zhdukjeje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 37
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT