• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2020

AJKUNA

December 14, 2020 by dgreca

NGA EGLANTINA MANDIJA/

Isha krejt e befasuar nga Ajkuna.  Hana më kishte folur për të dhe unë nuk e dija se do ta njihja Dervishe Currin në muzgun e jetës së saj, kur po i kapërcente të shtatëdhjetat. Atëherë, më dukej e habitshme që një grua në moshë  të shtyrë, të kishte një  lëkurë aq të freskët, ngjyrë trëndafili dhe sy aq të kaltër, që të tronditnin me bukurinë e tyre.

Hana e pikasi që po e  kundroja  e hutuar  Ajkunën  dhe qeshi nën buzë. Ajo e pranoi menjëherë lutjen time për ta mbajtur për disa kohë në Tiranë  Ajkunën, sepse doja t’i bëja një portret.

“A nuk të pata folë se kur kalonte Ajkuna, trandej dheu?”- tha Hana.

Unë nuk e dija  që bukuria, aq kalimtare e aq fluturake, të mund të kishte një jetëgjatësi të tillë. I rrija me orë pranë. E përqendruar  hyja thellë  e më thellë në detin e kaltër të syve të Ajkunës  dhe rijetoja  bashkë me të gjithçka. Doja të dija se çfarë kishte lënë në fytyrën e saj atë mirësi, nga vinte ai zë i plotë i Ajkunës që fliste rrallë e për mall dhe lëvizjet e saj gjithë hir.

Isha në vitet e para të punës dhe ende nuk e kisha fituar sigurinë. Sapo isha martuar  e nuk isha gjë tjetër, veçse një nuse e dashuruar. Çdo gjë ishte e bukur dhe e shndritshme  në jetën time.

Atëherë ishte pranverë, një pranverë e vërtetë,  pa shira  të rrëmbyera, me erën e mirë të  luleve në blerimin e thellë. Rrushi  në oborrin e Hanës  e kishte fletën të hollë  e si të tejdukshme dhe Hana mbushte japrakët me jeshillëqe, se e dinte që Miroshit tim i pëlqenin  pa masë. Shtëpia jonë e re, dhomat e sidomos, studioja  na dukeshin shumë të mëdha në atë kohë e ne të dy,  unë me Mirushin gëzoheshim, kur mbushej  çdo boshllëk në to.

Isha aq e dashuruar sa kisha pak frikë, jo për Miroshin, por për veten. Dëshiroja të  ishim  përherë si në atë pranverë, pa dimër, pa pleqëri të trishtuar, pa sëmundje dhe  pa vdekje.

Ajkuna qëndronte  e drejtë dhe e shkujdesur para meje. Edhe Hana shihte si lëvizte në skicimet e mia figura e Ajkunës. Hana nuk çuditej aspak prej meje, veçse shkonte e vinte nëpër shtëpi, duke tundur kokën si  me qortim.

“Mos ma  prish  Ajkunën  çiko!”- thoshte. “Ajkuna është Ajkunë.”

E ku ta dinte Hana që mua më pati humbur gjumi për të? Unë i tregoja  çdo natë Miroshit për  Ajkunën  dhe i thosha se ishte e vështirë të punoje me të.

Miroshi qeshte dhe më thoshte: “Mos u mërzit Drinë, se bukuria është përherë e vështirë!”

Më dukej vetja si një trung para Ajkunës. Më dukej sikur s’dija fare të pikturoja. Shqetësimi filloi të më brente si një kërcënim. Ndoshta nuk do të kisha fare mundësi  të jepja në linja dhe në ngjyra atë  çka dëshiroja. Kur ia tregoja në darkë skicimet e mia Miroshit, prisja gati me ankth gjykimin e tij. Ai më bënte vërejtje. Kërkonte më shumë nga unë. Miroshi pati i pari besim tek unë. Doja të  isha e denjë për  të, nuk doja ta zhgënjeja. Kjo është e rëndë   te njeriu që do, sepse është baras me humbjen më të thellë. Ai më thoshte  se  talenti matet vetëm me punë  dhe unë e përfytyroja këtë  si ngjitjen e një të përpjete që të merr frymën. Sikur të mund të arrija të jepja në portretin e Ajkunës gjithë atë brez grash të dashura, të mira e të thjeshta, që e jetuan jetën nëpërmjet epokës së burrave të tyre, kjo do të ishte e para kënaqësi e plotë në punën time.

“Mos ma mbaj gjatë të ngulun  Ajkunën, çiko! – më thoshte Hana.

“Hanë, Hanë, – mendoja, – E paskam të vështirë me Ajkunën. E paskam shumë të vështirë. Flet rrallë. Është si fletët e një libri të lashtë, gjithë hieroglife të panjohura…

“Përse e quajtën Ajkunë, Dervishe Currin?”

“Ndoshta, sepse zbriti në Kosovë, si nuset e Jutbinës… Nuk pati lodër, as të shtëna në dasmën e saj. Dasma e saj qe e thjeshtë, rruga e gjatë e bora e ngrirë. Nusen e përcillnin krushqit dhe kënga, kënga qe e rreptë, e sertë,  si vetë plaku Gjetë. Gjeta pati mbetur i rrethuar në një grykë në Kaçanik nga bora, akulli dhe nga armiku. Armiku i kërkonte Gjetës të dorëzohej. Plaku i drejtoi djemtë e çetës nëpër një shteg në lumin e ngrirë dhe vetë, bashkë me ko­miten e thinjur u dolën përballë zaptijeve. I kishin mbu­shur sajat me gjylet e topave. Sajat rrëshqitnin me shpejtësi. Pleqtë shtinin me armë dhe as përkuleshin, as ruheshin nga plumbat. Asqerët e zaptijet gjuanin mbi ta. Të gjitha predhat e topave, ne të pesë sajat, bashkë me komiten e thinjur, shpërthyen e uzhdukën vetëm për disa çaste. U trand dheu e u drodhën shkëmbinjtë e Kaçanikut. Armiqve iu pre udha. Djemtë kapërcyen përtej lumit të ngrirë!

Dasmën e Dervishes e përcolli vetëm ajo këngë komitësh.

Emri i erdhi fare papritur. Kur e zbuluan nusen,  di­kush thirri: “E bardhë dhe shtatnaltë, si Ajkuna!”

     Me se ishin mbushur sytë e nuses?

     Në sytë e Ajkunës,  tërmetet e tronditjet e Kosovës. Gjoksi i lokes qe plasa-plasa, nga karvanët e hakmarrjes osmane. Nusja e pa Bajramim drejt e në zemër. I fortë, shpatullgjerë, në lulen e moshës së burrit. Sytë e saj he­tuan më thellë. Trung i lashtë, si ahu treqindvjeçar, rrema-rrema. E një plasë, vetëm një plasë, ku shihej dritëza e hënës, e praruar si vetë dashuria. A ishte e vërtetë që Bajrami pati thënë për të që asnjë gruaje nuk i duhet burri që e ka emnin në shtëpi dhe trupin e mend­jen në mal?

“Ani, në qoftë fisnike, e mbart dertin”, i ishin përgjigjur miqtë e dashamirësit, që ngulmonin ta martonin. Curri nuk ishte më i ri. I pati vdekur gruaja dhe kishte një çikë thuajse moshatare me atë nuse të re. Gruan e kishte dashur, e megjithatë,  po qëndronte krejt i shtangur para saj.

“Ajkunë!”- pëshpëriti me zë të butë. Iu dhimbs nusja e re, e lartë si çetinë e Bjeshkëve të Nëmuna, me sy të kulluar, që i sjellin jetë udhëtarit të etur për ujë. Ai nuk ishte më i ri. I madh, i rëndë, i fuqishëm, i butë si një fëmijë, po ngazëllehej për nusen e pastër, si pika e lotit, që iu ngul në zemër që në vështrimin e parë.

Bajram Curri pati lindur në një qerre në rrugët e Gjakovës, kur po ia nisnin familjen për internim zaptijet turke. Malësori rugovas, sapo dëgjoi klithmën e foshnjës, i thirri: “O Curr, rrugës linde e rrugëve do ta çosh jetën!” Këtë e dinte edhe Ajkuna, që herët në fëmijëri, por bukuria e burrit është trimëria.

Më dukej se  po punoja pak e po mendoja shumë. Miroshi më ngushëllonte se, në qoftë se paskam fi­lluar të kuptoj  se ç’fshihet pas të menduarit shumë, jam në udhë të mbarë. Asnjë punë nuk del për të qenë, po të mos lodhesh së menduari.

“Ajkuna ishte dashuruar me trimërinë e Currit”, i thosha.  “E në qoftë se do ta dish më saktë Mirosh, e tatëpjeta fillon kur burri frikësohet. Atëherë, mos prit asgjë të mirë nga zemra e gruas.”

“Kujdes, Drinë!” – më pëshpëriste Miroshi.      

“Duhet të gjesh çelësin e bukurisë, që duron mbi shtatëdhjetë vjet!”

Pritjet e Ajkunës ishin  gjithë ankth e shpresë. Shpresa ishte  si një pranverë që vjen pas dimrit të madh. Se dimër madh qe, kur Ajkuna e Bajram Curri u gjendën përballë njëri-tjetrit. Ajkuna shumë e re dhe shumë e bukur,  Bajrami i vjetër e me plagë shumë.

Luftë dhe uri. Ikje nga njëra kullë te tjetra. Jetë e mbushur me shtëpi të rrafshuara, me klithmën  e Kosovës dhe të Shqipërisë, që përplasej ngado shkonin  hordhitë otomane,  ngado shkelte këmba e çetnikut të nëmur, ngado mbillte vdekje vojniku i krajlit.

–                   Më shkoi jeta duke pritë! Rrotullohej toka rreth diellit e jeta ime rrotullohej rreth bacës, – më thotë Ajkuna.  

Në sytë e Ajkunës u ngul përjetësisht pritja.

Një herë i patën pyetur trimat në ditët e kryengritjeve të mëdha: “Si luftohet për Shqipëri?”

“Me vesh opinga, qylaf të bardhë e me u ba Bajram Curr”, qe përgjigjja.

Bajrami nisej për luftë. Ajkuna qëndronte e hesh­tur para tij. Mendonte për betejën në Krasniqe. Curri luftoi në atë betejë me pushkën e shkurtër. Shtinte me një dorë, pa e mbajtur pushkën me tjetrën. Nuk kishte fare në ato çaste fytyrën e një luftëtari, por kishte fytyrë  të qeshur.

 “Po a qeshet në luftë, o Curr?” – e pyetën shokët pas betejës.

“Nuk e di, s’e kam provu”, – u përgjigj Bajrami.

E ja ku qëndronin atë mëngjes përsëri përballë. Kur ia zgjati armën Ajkunës, Bajrami kishte po atë fytyrë të qeshur, si në betejën e Krasniqes.

“Ajkunë, ti e di kur duhet ta përdorësh.”

Asgjë më tepër. Dhe as që ishte nevoja. E mbajti paksa ndër krahët e tij të fuqishëm Ajkunën.

Të gjata e të shkurtra këto rrugët e Shqipërisë. E vogël toka, e madhe lufta.

Ajkuna priti sa u rrotullua edhe një here toka rreth diellit. Në mes të luftës, një oaz i qetë, i mbushur me dhimbje e me trishtim. Ishte kthyer Curri nga udhët e vdekjes në shtëpi. Qëndronte para nuses, i malluar.

           “U mërzite, Ajkunë?- e pyeti.

Ajkuna e vërente e heshtur. Bajramit i qenë thelluar rrudhat ne ballë, i ishin shtuar thinjat, po zëri ishte po ai, si zëri i një fëmije që ngashërehet dhe i kapërcen lotët me fjalë shumë, vetëm e vetëm që të mos dëgjojë përgjigjen e saj.

“E ku mërzitesh ti, –    i tha, –    ti e kalon mërzinë me një kangë. A hoqe keq? Je grue kaçaku ti, nuk pyet për të keqen. A pate frikë? E ku e njeh frikën ti!”

Një lumë fjalësh, vetë pyet e vetë përgjigju.

Ajkunës iu shtrëngua zemra, ndërsa mendonte: “A kaq pak po më njeh, o burrë i dheut?”

Nxori nagantin nga brezi i çitjaneve pa asnjë fjalë dhe e vuri në mes tyre. Bajrami u ul i këputur.

“Ndizni një zjarr të madh, se po më fillon dimri në korrik”, tha ai.

Ajkuna vrapoi e tronditur. Mezi i ndalonte rrahjet e zemrës. Nuk i duronte dot dhëmbët e tij që kërcitnin si një trok kuajsh mbi kalldrëm. Ajkuna ndizte zjarrin me duar të këputura. Drutë e thata kërcitnin. Të merrej fryma me atë zjarr në pisk të vapës!

Ajkuna qëndronte qiri në këmbë, si e ngrirë, nga që nuk dinte ç’të bënte tjetër. I kishte hedhur disa velenxa të leshta, por Bajrami nuk pushonte së dridhuri. Dridhej nga ethet, si të ishte në mes të dimrit në një akullnajë.

“Mos u tremb, Ajkunë, – i pëshpëriti. – Unë, nuk do të vdes në dyshek!”

Ajo e mblodhi veten menjëherë. Vërtet, si mund të vdiste në dyshek Bajram Curri?

Kështu kaloi ajo natë e vështirë. Të nesërmen Baj­rami ishte i dërrmuar nga ethet, por u ngrit e filloi të hante me oreks. Që ta qetësonte krejt nusen e tij, i tregoi këtë ngjarje:

“E di, Ajkunë? Një herë, në një pushim, midis luftërash, ndërsa po haja bukë me djathë në mes të luftëtarëve, një i ri më kërkoi të kërceja një valle.”

Ajkuna, qeshi dhe ai u gazmua.

“Nuk të kam pa kurrë në valle”, – i tha Ajkuna.

“Edhe unë u çudita pak, – vijoi Bajrami, – dhe e pyeta: “Unë të    kërcej?”

“Po, o Curr!” – më tha djali.

“Arusha kërcen ma bukur, bre bacë”, iu përgjigja.

  “Ke kërcye dikur një valle në dasmën e tim vëllai.”- ngulmoi djaloshi, – Ajo ishte një valle që nuk e kishim pa. Hyre ndërmjet të rinjve, më zure dorën dhe më thi­rre: “Ngule fort kambën në tokë, o t’u thafshin krahët!”

Iu kujtua vërtet ajo dasmë bacës, vallja, e ai vetë ishte krejt i njomë atëherë. Shpejt ishte burrëruar.

“As unë nuk e di, Ajkunë, se si jam hedhë në atë valle, kërceja e i bija tokës, e ngulja kambën në të, thuajse i përgjigjesha asaj kur ankohej. Mos më leni në duer të të huejve, bre! A thue do të shkojmë deri në fund të kësaj beteje të vështirë, se shumë ujq të uritur po duen të na shkyejnë, oj loke?”

      Ajkuna e vështronte me dashuri Bajramin. Sumbullat djersës i shkëlqenin në ballin e gjerë. Ajo po ia fshinte lehtë me shami.

 “Po e kërcejmë këtë valle të egër të luftës, Ajkunë, për të mos na e zhgulë jetën mbi këto troje të shtrenjta.”

   “Po, a me gjithë mend prishet jeta mbi tokën e lashtë të vjetër sa bota?”- e pyeti Ajkuna.

      Bajrami ia shtrëngoi dorën fort. Dora e tij e madhe, e rëndë, e djersitur, mbante duart e Ajkunës, të buta e të bardha.

“Ti, u trembe për mue, Ajkunë?-  e pyeti me zë të u1ët.

“Jo, he burrë.”

“Mos u tremb kurrë për mue! E kam pasë një qerre për djep. Më së pari e kam pa botën nga dritaret e burgut turk. E unë nuk due që fëmijët ta njohin jetën pas dritareve të burgjeve. Burgu të shtrëngon shpirtin, ta humbet fytyrën.”

Ajkuna ishte dhembja e madhe e ndrydhur në ku­llat e Jutbinës. Ajkuna ishte pritja e gjatë, pa mbarim. Priste Mujin, priste të birin. Ajo e donte kreshnikun dhe kishte frikë për të birin. Diçka janë të afërta këto Ajkunat.

     “E ke në dorë fillin e Arianës, – tallej Miroshi, –veç mos u ngatërro nëpër  labirintet e Lugjeve të Ver­dha!”

“Përse të lindte dielli e të mos të nxehte, Mirosh?”

“Ishte dimër i madh, e dashur, dimër i  rëndë. Bora e madhe rëndonte ahet e çetinat për t’i thyer. Njeriu ngrinte në atë akullnajë, Mirosh.”

Ishte me të vërtetë dimër i madh, si dimri i Jutbinës. Dimër i Shqipërisë e i botës. Të huajt as që e kishin bërë Shqipërinë e as që do ta ruanin e mëkëmbnin. Kosova vlonte në luftë. Të shiturit deshën ta vrisnin Bajramin para shtëpisë së tij në Shkodër. Në Shkodër Ajkuna kishte shumë miq e shumë e dashamirë, por para shtëpisë së tij doraci shtiu mbi Bajram Currin.

 Gruaja u drithërua nga të shtënat.

     “Zemër e fortë më paska qëllue, kur nuk po më ndal tash”, – tha me vete e u ngjesh pas dritares. Priti një çast, dy, tri. E pa tek vraponte këlyshin e shitur, si ujku në mjegull. Mendonte me hidhërim: “Si mund të lindë  një grua shqiptare përbindësha të tillë?! Ma mirë barku bosh e jeta thatë!”

I ishte ndrydhur krejt zemra Ajkunës. Po iu mor fryma kur e pa Bajramin tek hynte, krejt i qetë në derë. Kishte dashur atëherë të vraponte drejt tij, të vraponte e ta kalonte frikën me një klithmë gëzimi, por ajo nuk lë­vizi fare nga vendi. I qëndroi edhe buzëqeshjes së mekur në buzët e Bajramit e vështrimit pak të vrenjtur të syve të tij, që thoshin: “Nuk na mjaftojnë krajla e mbreta, po tash u dashkan edhe Esatat me dovleta!”

   Ajkuna ngazëllente që Bajrami ishte shëndoshë e mi­rë. Një ishte ai burrë mbi dhè. Të dytë, zor se bënte nëna.

        “Ajkunë”,  i tha Bajrami.

“Po”, – iu përgjigj Ajkuna.

“Nuk mund të vdes kaq lehtë, se i kam edhe do punë, – i tha,  ai dhe ia mori dorën.

“ Po dridhesh, nuse?”

“Jo, aspak.”

“Më duhet të iki përsëri.”

“Po,  e marr vesh. Tri ditë i ke pasë tepër në shtëpi.”

“Mos të të shoh kurrë të ligështueme, Ajkunë!”- i tha Bajrami dhe heshti për një  çast.  “Po a kemi gjë pas shpirtit, grue?”

Ajkuna solli stolitë, që nuk kishte pasur rast t’i mbante kurrë. Bajrami u drithërua.

“Ajkunë, nuk ke çue jetë me mue”,  i tha.

“Nuk të jam ankue se jam e shoqja e Bajrram Currit.”

“Me t’i lanë peng këto, nuk të siguroj se t’i kthej, Ajkunë.”

“Nuk ka dert, veç të kryesh punë.”- iu përgjigj ajo, gati me gëzim.

Po gëzimet ishin tepër të rralla në jetën e tyre.

Ajkuna përgatiti shpejt ç’mundi për rrugën e gjatë të Bajramit, pa thënë më asnjë fjalë. U ndanë në heshtje. Ajo priti një kohë të gjatë, me zemër të ngrirë. Asnjë e shtënë. Bajrami matej me vdekjen. Vetëm pas një kohe, Ajkuna e përmblodhi veten dhe shtrëngoi nagantin në brezin e çitjaneve. Mbeti vetëm dhe duhej të mbrohej e të luftonte vetëm. Ishte nuse e re dhe shumë e bukur Ajkuna,  por rininë e jetoi në kohën kur duhej ose të shu­heshim ose të qëndronim, atëherë, kur gratë nuk anko­heshin, të zëna me ato punët e vogla e të thjeshta.

“Pushkës së Bajramit po ia sheh sherrin kush po do me e hangër  në besë Shqipërinë”,  përsëriste vetë me ve­te Ajkuna.

Trupat e pushtuesve bridhnin nëpër  Shkodër. Ajkuna priste lajm nga Bajrami. Për një  kohë i ndau vetëm heshtja, por heshtja ishte e mirë. Nuk kishte të shtëna në mes të rrugës. Lajmi i keq çan edhe detin. Heshtja ishte pritje. Ajkuna pret, nuk e zë vendi, sa të kthehet Muji nga Lugjet e Verdha.

Trokiti dera. Ajkuna zbriti me vrap. E hapi. Para saj qëndronte një ushtar i shkurtër, qesharak, që belbëzonte: “Gospodari do t’ju takojë.”

“Takohemi me barut”, – iu përgjigj Ajkuna, pa e lëvizur dorën nga brezi i çitjaneve, ku shtrëngonte na­gantin.

Ushtarit i mbetën të ngrirë sytë e rrumbullakët si prej qelqi. Ajkuna mbylli derën e nuk lëvizi fare nga shtëpia.

 “Nuk i trembemi egërsisë,  – përsëriti me vete fjalët e Currit, – kurthit i trembemi ma shumë!”

Dimër i madh i botës e i Shqipërisë. Me qindra Aj­kuna prisnin t’u ktheheshin burrat nga frontet e largëta, por ata mbeteshin në akullin e tokave të huaja. Ushqe­nin korbat. Ushqenin gjëmën e nuseve të reja.

Në një nga  ato ditë i dërguan Ajkunë Currit lajmin  se duhej të largohej menjëherë nga qyteti. Ajo nuk deshi të ikte nga Shkodra. Rojat e prisnin te dera, të armatosur e të zymtë. Lufta e Parë Botërore mund të ngrinte gjithçka me akullnajën e saj vdekjeprurëse, por shkodranët nuk indrynte brenda. Kishin mbushur te dyja anët e rrugës. Nuk donin t’i linin esa­tistët të festonin internimin e familjeve të patriotëve.

Rojet e shtynin Ajkunën bashkë me të tjerët, por shkodranët u këndonin:

Ku len dielli e ku len hana,

Bajram Curr’ nuk ban ma nana!

    Ajkuna kapërdinte lotët.

“Ti je bijë Kosove”,  dëgjonte zërin e dashur të Currit. “Mos të të shoh të ligështueme!”

Ajkuna nuk kishte asgjë pas vetes, veç një bohçeje të lehtë dhe nagantit. Do t’i largonin në vende të huaja.

“E huej në mes të të huejve, krejtësisht e vetme”, men­donte Ajkuna.

 Aty kishte shoqet e saj e të bacës. Së largu po e përcillnin edhe Fatimja me mësuesen e re. Atë mësuese ua kishte sjellë Luigj Gurakuqi asaj dhe Fatimes, mikeshës së saj të ngushtë. Ndoshta Bajramit nuk i binte fare në sy që Ajkuna e tij nuk dinte as të shkruante, as të 1exonte,  por Luigjit po. Ai ua solli mësuesen e re, me flokë të prerë e me kokë krejt të zbuluar. Po ato nuk arritën t’i mësonin shkronjat deri në fund. Ndërsa Ajkuna mendonte, dikush iu afrua e i lëshoi në dorë disa të holla.

Ajo mbeti e hutuar, por e përmendi  një zë: “Merrio burrneshë, e mos të të vijë zor! Ç’ka ka ba baca për Shqi­pninë, nuk elajnë as deti i gjanë e as bota e tanë!”

Mirënjohja trazohej me lot në sytë e Ajkunës.

Nuk i bënin këmbët të ikte nga Shkodra. Po e shty­nin të ikte bashkë me të dëbuarit e tjerë. Ifutën në një varkë e i hodhën në det të hapur. Ajkuna, si e përhumbur shikonte brigjet e atdheut që mbetën tutje. Vetëm një ngjyrë, tokë e det. Një vijë e largët, e hollë në horizont. Ajo i mbante ende në dorë paratë qe i kishin falur shkodranët. Mendonte për Bajramin, i cili do të trishtohej kur të kthehej e të mos e gjente në shtëpi.

“Ku asht Bajrami, ku asht tani?” – mendonte gruaja.

***

Edhe pak e portretit po i vinte fundi.

–  Kij kujdes, – përsëriste Miroshi. – Në çdo detaj, në çdo vijë, në dritëhijet e fytyrës së kësaj gruaje shtatë­dhjetëvjeçare është ngulitur kjo jetë. Shihja pak sytë! Sytë e saj janë të ftohtë.

– E kuptoj, Mirosh. Sytë duhet të flasin, – i thashë e pezmatuar. – Siç duket, nuk do të mundem. E di, kështu më ndodh gjithmonë. Atë që dua më tepër se çdogjë, asaj i druhem e nuk e arrij dot.

– Ajkuna kudo shihte Bajramin e saj.

      – Sytë e nuses kishin mall e dhembje, por më tepër kishin mall. Ku ishte Bajrami në atë kohë?

Bajram Curri kishte rënë në pritë të armikut e çante me shokët nëpër  pyll. Një grua i udhëhiqte trimat. U dha bukë e u tregoi shtigjet e daljes. Bajrami i dha asaj një pare ari. Kishte lënë peng stolitë e së shoqes, por varfëria e popullit i therte në shpirt. E trondiste deri në palcë bujaria e tij. Malësorja, me zërin e sertë prej burri, e kundërshtoi:

“Kush po ma jep këtë pare ari? – pyeti ajo me një fy­tyrë gati të zemëruar.

“Bajram Curri, o fisnike”, – i thanë.

“Ani, po e marr e po e ruej, atëherë”, – u përgjigj Dila dhe e rrotulloi në dorë paren me çudi. Rrallë i ki­shin zënë sytë të tilla pare e në dorë nuk i pati mbajtur kurrë. Dhe e ruajti Dila atë pare ari.

Kaloi si stuhi Lufta e Parë Botërore. Erdhën traktatet dhe pazarllëqet e fuqive të mëdha, që shisnin eblinin kom­bet. Bajrami i qëndroi krah popullit e nuk u çudit, që malësorja Dile ia ktheu paren earit, kur ata ishin më ngu­shtë e më hollë se çdo herë tjetër. Fëmijët pa bukë i ka lanë Dila, por paren e arit ia ktheu bacës për Shqipërinë.

Ajkuna u kthye përsëri në Shkodër. Erdhi edhe Baj­rami.

“E s’ka si të na humbasë Shqipnia”, – drithërohej baca, tek i tregonte Ajkunës për Dilën, ndërsa rrinin në shtëpinë e tyre në Shkodër.

“Përse nuk po i çon sytë?”- e pyeti ai të shoqen. Ajkuna kishte mbetur e shtangur, si atëherë, kur po e internonin dhe nuk ishte e zonja të lëvizte as gishtin.

“Jo, ashtu kot.”

Bajrami nuk u turpërua prej saj, që po i rrëshqitnin lotët mbi mustaqet e thinjura.

Miroshi i ndiqte me vëmendje ndryshimet në portretin e Ajkunës. Po punoja me sytë e saj. S’po ma dridhte më dorën pasiguria.

– Drina, – më thoshte Miroshi,- e sheh që po ia del? Sytë po marrin jetë.

– Mua më duket vetja e përkëdhelur, bile e llastuar, kur mendoj jetën e Ajkunës.

– Ajkunë, ç’pate, përse heshte? – e pyeta me druaj­tje, kur portreti i mbaruar qëndronte para saj.

– M’u kujtu laku që i vuri Zogu, çika ime.

– E di,  Ajkunë. Kjo është më e vështirë për ty, – i thashë.

– Jo, Drinë, pak trimni i ka mbetë edhe grues së Bajram Currit, – ngulmoi Ajkuna, ndërsa shihte port­retin në heshtje.

Ishte dimri i egër i vitit 1925, kur Bajrami çante borën e ngrirë të staneve të Droçes. Po e ndiqnin këlyshët e Zogut e të Kryeziut. Në mes të akullit e të borës ecte baca me këmbë të ngrira. Xhandarët  qenë ngjitur ba­shkë me mjegullën Dragobisë. Baca pati lënë një fishek për vete, e luftoi deri tek ai.

– Ajkunë, përse hesht? A nuk po të pëlqen portreti yt?

– Ta dish, Drinë, se e kam peng që e kanë shëtitë të vramë mbi kalë, – më tha Ajkuna.

 “Nuk ka kërkuar tepër Bajram Curri. Një qerre për lindje e një shpellë për vdekje, mendova.- Nuk e pa dot më Ajkuna. Nuk e pa më kurrë. Burrecët, edhe të vdekur e patën frikë Bajramin! Nuk e pa më Ajkuna. S’e qau dot te koka. Nuk e vajtoi  dot me ligje. Dila pa pyetur për rrethimin e xhandarëve, e shpërtheu gardhin e tyre dhe e vajtoi bacën:

“Q’ajo pushkë, vëlla si të muer ty,

Muer Krasniqen shpi më shpi,

Gash, Bytyç deri në Dri,

Muer Kosovën bitevi.”

Pak paska kërkuar baca. Një qerre për lindje e një shpellë për vdekje. Por edhe nga vdekja e tij paskan pasur frikë.

Lot të mëdhenj u rrokullisën nga sytë e Ajkunës.

-Ta dish që e kam peng, që e kanë shëtitë të vramë mbi kalë… – përsëriti.

-Ti je bijë Kosove, – desha t’i thosha. – Je gruaja e Bajram Currit.”

Por tashmë lotët ishin tharë dhe  sytë e Ajkunës u bënë  më të thellë, sikur po ndiqnin  Mujin ndër Lugjet e Verdha bashkë  me vikamën  nga thellësia e shekujve:

“T’u shkimtë drita mori hanë,

Qysh me e lanë nanën pa djalë!”

Filed Under: Politike Tagged With: AJKUNA, Eglantina Mandia

Në tre Vjetorin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. New York

December 14, 2020 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ndonëse për një shoqatë shqiptare në Amerikë mund të mos jenë shumë si vite, por për nga larmishmëria e aktiviteteve të saj shumë të rëndësishme që ka organizuar duket sikur të jetë prej 10 vjetësh.   Këtë e them me konfidencë dhe krenari ngase kam marre pjesë dhe e kam parë nga afër punën që ka bërë kjo shoqatë qysh në fillimet e saj.  Ajo ka rrugëtimin e suksesit çka e çmoj dhe e vlerësoj për punën e dobishme në komunitet dhe më gjerë.  

Në pikun e Luftës pandemike me të cilën po përballet bota, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” me kryetarin e saj z.Mark Qehaja, n/kryetar z.Imer Lacaj, sekretare znj.Alketa Ktona Veshi dhe anëtarët e kryesisë si: Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj kanë qenë në ballë të punëve për ta ngritur dhe më lart emrin e kësaj shoqate.  

Në këto 3 vjet kam ndjerë se sa me përgjegjësi punon kryetari, n/kryetari, sekretarja dhe kryesia për ta mbajtur lart emrin e madh të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Heroit Kombëtar, emër që kanë pagëzuar shoqatën e tyre.

Programin e aktivitetit në Online e drejtoi sekretarja e shoqatës znj.Alketa Veshi për të cilën më duhet të them se ka qenë shume aktive dhe me kontribut serioz për këto tri vjet të krijimit të shoqatës.  Ajo tha se tri vite para, ekzaktësisht ne të njëjtën datë si sot, u bëmë bashkë një grup miqsh me dëshirën për të qenë krah njeri tjetrit, për t’u gjendur pranë ne raste gëzimesh dhe nevoje.  Ne jemi krenarë për çfarë kemi arritur në keto tri vite jete të shoqatës “Skënderbej” Inc.  Sot nuk jemi më një grup i vogël miqsh, por nje shoqatë e konsoliduar, sot ne parashikojmë të ardhmen si nje zë i fuqishëm i Diasporës!  Jeta prej mergimtari që secili prej nesh ka zgjedhur,  këtu në shtetin më modern, në kryeqëndren e botës, larg Mëmëdheut tonë të dashur, ta bën më të ndjeshme domosdoshmërinë e të pasurit afër të miqve të vërtetë, të miqve që festojnë nën të njejtin Flamur. 

Nën tingujt e Himnit të Flamurit në ekran u shfaq kolazhi me foto nga aktivitetet e shoqatës ndër vite.

Nga fjala e kryetarit të shoqatës z.Mark Qehaja

U bënë tre vjet që nga krijimi i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”, kjo ka qenë kohë e mjaftueshme për  të shpalosur gjithë veprimtarinë tonë, për të konsoliduar më tej strukturën organizuese e drejtuese, nxjerrjen në pah të vlerave, përpunimin e objektivave  për një zhvillim normal të aktivitetit tonë në përputhje të plotë me statusin e miratuar.

Mirënjohja jonë sot shkon për ata që e bënë të mundur themelimin e kësaj shoqate e në veçanti për z Bashkim Shehu, z.Qemal Zylo, Imer Laçaj, Anton Deda, Clirim Musta, Kujtim Nutaj dhe Mark Qehaja, avokatin e njohur z.James Mandel që përgatiti dokumentacionin e gjithashtu Departamentin e Shtetit të New York-ut që e njohu ligjërisht.

Po t’i hedhim një vështrim në harkun kohor të tri viteve kemi shumë arsye për të qenë entuziastë. Festimi i 550-të vjetorit të lindjes së Heroit tonë kombëtar ka qenë një aktivitet i mire organizuar, historik për shoqatën tonë. Krenare që shoqata jonë mban emrin Skënderbej dhe për vlerat kombëtare që promovon këtu në Amerikën e demokracisë e të zhvillimit botëror.

Festimi i Pavaresise së Amerikës, Atdheut tonë të dytë, pjesëmarrja dhe organizimi i aktiviteteve për këtë këtë rast, janë dhe mbeten obligimi yne i vazhdushëm i vlerave të qytetarisë dhe respektit për shtetin e madh amerikan ku jetojmë e kontribojmë.

Shoqata jonë është perfaqësuar denjësisht e ftuar në një nga seancat e Kongresin Amerikan për krimet në Kosovë.  Zëri ynë është dëgjuar në çdo tubim që është mbajtur për çështjen e Kosovës, për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Me shumë interes është pritur simpoziumi shkencore i organizuar për gjeniun e Kombit tone At Gjergj Fishta. Organizimi i këti aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, Qendrën kulturore “NënëTereza” me komunitetin Shqiptaro Amerikan dhe përfaqësues të medieve.  Kishte një pjesëmarrje të gjerë të studiuesve të At Gjergj Fishtës,  shkencëtarë e personaliteteve elitare nga Shqipëria  dhe atyre nga Amerika e Diaspora, të shoqatave e organizatave shoqërore. 

Sot dua të falënderoj të gjithë anëtarët e shoqatës për këtë organizim të jashtëzakonshëm. Mirënjohje për kryetarin e nderit z.Bashkim Shehu, i cili në cilësinë e kryetarit të Shoqatës organizoi këtë veprimtari të madhe e të veçantë, pjesëmarrësit nga Shqipëria, poetin Agim Doci “Mjeshtër i Madh”, Dr.Rovena Vata, Z.Paulin Zefi, studiues dhe drejtor i Muzeut të Lezhës pinjollët e Familjes Fishta si Simon Ndoka e Besnik Paci. 

Mirënjohje për Dom Pjetër Popaj, Kryetarin e Këshillit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, z.Nikollë Grishaj, z.Marjan Cubi drejtues i qendrës kulturore “Nënë Tereza”, z.Fran Shala e 

z.Gjergj Domgjoni, pasardhës i familjes Fishta, z.Frank Shkreli ish drejtor i divizionit për Europën e Azinë në Zërin e Amerikës, Z.Mhill Velaj  kryetar i shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, z.Nosh Camaj, z, Nikollë Nilaj studiues, Lekë Celaj  z.Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UCK-së, zotin Imer Lacaj dhe zotin Lek Preci.

Nderuan  aktivitetin  Z,Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e New Jork-ut, z. David Tubiolo ligjvënës në Westchester County, Z. Marko  Kepi, President i organizatës “Rrënjët” i cli i dorëzoi mirënjohje z.Perparim Likollari aktivist i njohur i shoqatës  shoqatës sonë, Dr. Pashko Camaj nga Federata “Pan Shqiptare Vatra”,shoqata “Devolli” me kryetar z. Odise Salillari, z.Haki Collaku dhe z.Agim Kola, përfaqësues nga shoqata “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia dhe z,Ibrahim Kolari ish Kryetare i Shoqatës “Dibra” etj, të cilëve u përcjellim falënderim të veçantë.

Artistët e mirënjohur Tomë Gjergji, Shaban Lajçi  dhe Xhevat Kukaj për interpretimin e vargjeve të Fishtës, lahutari Martin Smajlaj.  Pjesëmarrja e artistit Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Valbona Peraj, Zamira Laçaj, grupi i valleve “Rozafati” Mjeshtër i madh dhe këngëtarëve të tjerë i dhanë hijeshinë e bukurinë aktivitetit.

Dua të veçoj punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e veçantë të z.Kozeta Zylo moderatore e simpoziumit, shkrimtare, poete, bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe shkollave Shqipe në New York, Ambasador i Kombit, të z.Qemal Zylo themelues i TV dhe shkollave shqipe si dhe procudent, Anëtar Nderi i Shoqates sonë, z.Dalip Greca editori i Gazetës “Dielli” etj.

Shqiperia ka qenë dhe mbetet malli dhe dashuria jonë e përhereshme.

Solidariteti njerëzor e human u pa qartë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019.  Kontributi ynë modest në ndihmë të popullsisë së dëmtuar rëndë në zonën e Thumanës, në fshatin Bubq dhe prezenca jonë në mbështetje të banorëve të dëmtuar është shprehje e qartë e vlerave njerëzore e humane që karakterizon shoqatën tonë.

Organizimi për kremtimin e ngjarjeve dhe datave historike, njerëzve të shquar që kanë kontribuar për Kombin, Festimi i Shpalljes së Pavarësisë, ditës së Flamurit etj kanë qenë dhe mbeten në të ardhmen angazhimi ynë konstant.  Ne e kemi shtrirë aktivitetin tonë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Vizita dhe vlerësimi i lartë i autoriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosoves ka qenë nder dhe inkurajim për Shoqaten tonë. Ndjekja e aktivitetit dhe prezenca e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit te Mrbojtjes, z.Jashar Ramadani të këshilltarit për sigurinë kolonel Feriz Trezhnjev, të veteranëve të Luftës së UCK-së, z.Nikë Marashi etj janë tregus i qartë i këtij vlerësimi.

E pa harrueshme do mbetet vizita në Prekaz, në shtëpinë e Jasharajve dhe biseda me djalin e heroit legjendar Adem Jashari z.Lulzim Jashari.

Në varrezat ku prehen pjestarët e familjes Jashari shoqata jonë nderoi kujtimin e heroit legjendar Adem Jashari e të familjes së tij që flijuan jetën për Liri.

Shoqata jonë vazhdimisht ka qenë në mbështetje të luftes së Kosovës kunder pushtuesve serb.  Thirrja nga gjykata e Hagës të drejtuesve të UÇK-së ishte djallëzore e i pa drejtë dhe se nuk e zbehin aspak rolin dhe luftën çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që në bankën e të akuzuarve duhej të ishin drejtuesit e organizatarët e genocidit serb.

Ne aktivitetet tona të përditshme me përparësi kemi parë bashkëpunimin me Federatën Pan Shqiptare “Vatra” duke e cilësuar këtë si Vatra e madhe e shqiptarëve dhe e drejtuesve mendje ndritur ndër vite. Takimi dhe pritja e bërë pjesëtareve të shoqatës nga anëtarët e Vatrës dhe drejtuesi i saj z.Elmi Berisha është në traditën e mirënjohur të saj dhe në respektin që ushqejnë për shoqatën tonë.

Këto ishin shkurtimisht disa nga veprimtaritë kryesore të shoqatës sonë në këtë tre vjetor më hollësisht e në mënyrë të detajuar i kemi analizuar herë pas here në takimet tona periodike. Grupi i punës do hartojë drejtimet kryesore për vitin 2021 mbi bazën edhe të diskutimeve që do bëhen rreth keti materiali.

Ju uroj të gjithë anëtarëve miqve bashkëpunëorevë gëzuar festat e fund vitit,s hëndet e lumturi në familjet tuaja. Ndoshta kjo situatë nuk do na lejojë të organizohemi së bashku, por me shpresën së shpejti do u kthehemi gëzimeve tona të përbashkëta familjare dhe shoqërore.

Përshëndetje nga të ftuarit dhe pjesëmarrësit

Znj.Alketa Ktona Veshi ftoi pranë ekranit z.David Tubiolo anëtar i Bordit të ligjvënësve  të County Westchester.  Z.David Tubiolo nuk e ka për herë të parë që merr pjesë në këto organizime jo vetëm të shoqatës “Skenderbej”, por është i mirëpritur dhe në shumë organizime të tjera të komunitetit.  Z.Tubiolo ka qenë një nga suportuesit kryesor të shoqatës.  Ai përshëndeti dhe falënderoi anëtarët e shoqatës si qytetarë amerikanë dhe shqiptarë.  Me shumë respekt foli për lidhjet e tij me shqiptarët dhe shpreson që një ditë Shqipërinë dhe Kosovën ta shikojë të bashkuar.  

Pas Z.Tubiolo fjalën e mori z.Imer Lacaj n/kryetar i shoqatës dhe financier i saj.  Ai me profesionalizëm dhe kulturë mbajti raportin mbi gjendjen financiare të shoqatës, punë që e ka kryer me përkushtim maksimal dhe atdhetar. 

Zonja Alketa Ktona Veshi mbajti kumtesën me evidentime të sakta si: “Anëtaresimet e reja, evidentimi i të dhënave të tyre, dhe mendime për të ardhmen”. Znj.Ktona midis te tjerash tha se: “pavarësisht se ky ka qëne nje vit me aktivitete tepër të limituara për shkak të pandemisë  COVId 19, anëtarët e shoqatës kanë bërë punë sensibilizuese me bashkatdhetarët.  Gjatë vitit 2020 shoqatës i janë bashkur 13 anëtare, me nje potencial të dukshëm intelektual dhe plot prej tyre të rinj me perspektivë.   

Programin e punës për vitin 2021 e paraqiti Z. Mark Qehaja.

Interesante ishte se në këtë takim përshëndetën me fjalë miradie nga Tirana z.Nikolle Qehaja i cili i uroi shoqatës punë të mbarë dhe tha se më ngazëllehet shpirti për sukseset tuaja.  Ju duhet të vazhdoni të punoni për ta mbajtur gjallë shqiptarizmën dhe në Amerikë. Humanisti dhe Aktivisti i Diasporës në Londër z.Skënder Perpepa tha se shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” është një bërthamë fantastike.   

Përshëndetën dhe shumë anëtarë të shoqatës të cilët ndanë mendime dhe opinione të ndryshme duke respektuar njeri-tjetrin në diskutime.  Ata ishin z.Bashkim Shehu kryetar nderi i shoqatës i cili vlerësoi lart punën e kryetarit si dhe të gjithë anëtareve të shoqates për një përkushtim plot me vlera të aktiviteteve të tyre.  Diskutuan znj.Adelina Laçaj, zotërinjtë Blerim Gjocaj luftëtar i UÇK-së, z.Qamil Osmani, Mirlind Bedeni etj, të cilët përshëndetën punimet dhe uruan për vazhdimësi të mëtejshme të shoqatës.

Në këtë kohë pandemike jo pa prekur kanë qenë dhe anëtarët e shoqatës si Nikolle Nilaj dhe Biank Sadikaj të cilët sollën përvojën e tyre.  Ata folën për kujdesin rigoroz që duhet të ketë gjithësecili duke vahzduar rregullat që ka caktuar mjekësia, ndërkohë inkurajuan që të mos frikësohemi se padyshim që do ta mundim këtë armik të padukshëm.  Z.Agim Hasanaj një mësues me përvojë të gjatë në Atdhe shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe dëshiron të jap kontributin e tij.

Pjesëmarrësit I kanë mbështetur dy artistë të mirënjohur të komunitetit dhe të Kombit të cilët gjithmonë marrin pjesë dhe intepretojnë duke sjellë me pathos patriotik figura të ndritura të Kombit.  Z.Tom Gjergji solli poemën krijuar prej tij kushtuar Burrit të ndritur të Kombit At Gjergj Fishtës.  Ai tha se as 1.000.000 fjalë nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë burrë të rrallë.  Në Mirditë me Gjyshi Pacin bënë histori.  Kombi e ka në krye të tij.  Artisti Shaban Lajci intepretoi poezinë me ndjesinë dhe dhimbjen e emigrantit që nuk shkon dot atje se u mplak, ndërkohë dha mesazhin po shko ti i riu atje dhe më sill një grusht dhe nga toka që digjem mall.  Amanet bre burra kur të vdes më çoni në Atdhe të prehem i qetë. 

Në pikun e pandemisë me shumë vlerë ishte diskutimi i Dr.Merita Shehut

Dr.Merita Shehu tha se ka qenë mjeke kardiologe në Shqipëri dhe për disa kohë punoi dhe pranë spitalit ushtarak Tiranë.  Ajo pohoi se në fillim të përhapjes së Covid 19-të ajo ndjente frikë dhe rrahje të forta zemre kur shkonte pranë të sëmurëve të infektuar, por kur mendoja misionin tim si mjeke i harroja dhe fokusohesha si t’i shpëtoja nga kjo epidemi dhe të dilnin sa më parë nga kthetrat e sëmundjes.  Ne duhet të jemi sa më shumë të izoluar larg kontakteve për të mos u infektuar nga ata që e mbartin, të ndjekim rregullat e higjienës, pastërtinë dhe të marrim ushqime të shëndetshme dhe ajer të pastër.  Ajo foli me profesionalizem dhe dituri per vaksinimin e popullsisë dhe pohoi se vaksinimi do ta ndihmojë popullsinë.  Në këtë temë ajo solli dhe rezervat e një pakice të FDA-s si dhe dy anëtarë të shërbimit mjekësor në Angli që nuk jua pranoi trupi vaksinimin, por ata ndodhen jashtë rrezikut në saje të monitorimit të mjekëve.  Ne nuk duhet t’i humbim shpresat dhe për njerëzit që janë në intubim pasi në Amerike 30-50 % e tyre shpëtojnë nga infektimi.  Dr.Shehu këshilloi të gjithë pjesëmarrësit se vaksinimi është rruga më e mirë dhe unë bashkë me burrin tim do ta marrim patjetër.  Këshillat e Dr.Shehut u mirëpritën si një specialiste e mirëfilltë jo vetëm në Shqipëri, por dhe si mjeke në vijë të pare në frontin e luftës kundër Coronavirusit në Westchester ne Amerikë.

Shumë gjeneroze ishte dhurata e bërë nga Steve Laçaj, nje ndër nxënësit e parë dhe të shkëlqyer të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe që ëshë integruar plot kulturë në botën amerikane.  Ai dhuroi nga 500 dollar për Shkollën Shqipe “Alba Life” dhe Shoqatën shqiptaro Amerikane “Skënderbej”. 

Aktiviteti u filmua direkt nga gazetari Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj në zyrën e shoqatës dhe do të transmetohet nga TV “Alba Life” dhe Radio Televizioni i Kosovës.

Ishte një aktivitet për të festuar tre vjetorin e shoqatës “Skënderbej” dhe që sfidon Covidin në këtë kohë të pandemisë botërore.

13 Dhjetor, 2020, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: 3 vjetori, Keze Kozeta Zylo, Shoqata Skenderbej

SHBA nisi dhënia e vaksinës kundër COVID-19

December 14, 2020 by dgreca

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 nisi të hënën në Shtetet e Bashkuara – vendin me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

Një infermiere e kujdesit intensiv në Llong Ajllënd të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA.

“Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter.

Miliona doza të vaksinës janë duke u shpërndarë në SHBA, ndërsa 150 spitale pritet t’i marrin ato vetëm gjatë ditës së sotme.

Programi i vaksinimit synon të arrijë 100 milionë amerikanë deri në muajin prill.

Vaksina Pfizer/BioNTech e ka marrë të premten autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së.

SHBA-ja ka konfirmuar mbi 72 milionë raste me COVID-19 dhe afro 300,000 viktima.

Vaksina Pfizer/BioNTech – një bashkëpunim midis një gjiganti farmaceutik amerikan dhe një kompanie gjermane të bioteknologjisë – ofron mbrojtje deri në 95% dhe është vaksina e parë kundër COVID-19 që aprovohet nga rregullatorët amerikanë.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës me Pfizer/BioNTech.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Filed Under: Featured Tagged With: SHBA

PAVARESIA ENERGJITIKE E KOSOVES,PREJ SOT…

December 14, 2020 by dgreca

PAVARËSIMI ENERGJETIK I KOSOVËS, PREJ SOT…/

-Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) prej sot operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë/

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti: Pavarësimi energjetik sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë/

-Kosova dhe Shqipëria lidhen edhe me “autostradë” energjetike – historiku…/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 14 Dhjetor 2020/ Prej sot Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah  Hoti, pavarësimin energjetik të Kosovës e vlerësoi si një sukses të madh për vendin.

“Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”,  tha Kryeministri Hoti, ku shtoi se, nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Këto komente Kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës sot në  KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Në 29 Shtator 2020 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, njoftonte se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), vendosi që Marrëveshja e re e Kyçjes, e nënshkruar në 30 Qershor 2020, në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi, me ç’rast e bën të mundur pavarësimin energjetik të vendit tonë.

 Kryeministri Hoti theksonte se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, deklaronte Kryeministri Hoti Në 29 Shtator 2020.

MPJD URON FILLIMIN E OPERIMIT TË BLLOKUT ENERGJIK KOSOVË-SHQIPËRI

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës, përshëndetë fillimin operimit të pavarur energjetik të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, si dhe fillimin e operimit praktik, të zonës së re rregulluese energjetike, Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri.

Deklarata e dërguar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thekson se, kjo është një arritje e madhe për Kosovën, si në planin e brendshëm e gjithashtu edhe në atë të përmbushjes së sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, në fushën e energjisë.

Themelimi dhe funksionalizimi i bllokut të mëvetshëm të kontrollit energjik Kosovë-Shqipëri, do të forcoj bashkëpunimin energjetik dhe ekonomik kombëtar, si dhe do të garantojë më shumë siguri të operimit dhe balancimit të të dy sistemeve elektro-energjetike.

Me këtë rast, Kosova dhe Shqipëria, do të kenë mundësi që t`i shkëmbejnë rezervat në kuadër të dy tregjeve energjetike dhe të ofrojnë më shumë energji për qytetarët dhe bizneset e të dyja vendeve.

Presim që ky bashkëpunim të avancohet tutje me themelimin e bursës së përbashkët të energjisë, në kuadër të së cilës do të mundësohet që edhe palët e tjera tregtare të bëhen pjesë e saj.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA LIDHEN EDHE ME “AUTOSTRADË” ENERGJETIKE – HISTORIKU:

Në 28 Qershor 2016 është finalizuar “autostrada” energjetike, projekti më i rëndësishëm energjetik – Linja e interkoneksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë, e cila ka një gjatësi totale prej 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km në territorin e Kosovës, duke i hapur kështu rrugë tregut të përbashkët të energjisë.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në kryeqytetin shqiptar – në Nënstacionin Tirana 2, me pjesëmrrjen e përfaqësuesve të Shqipërisë e Kosovës.

 Projekti ka vlerën 75 milionë euro dhe u financua nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW nëpërmjet kredive të zhvillimit. Me linjën e interkoneksionit 400 kV, Shqipëria dhe Kosova do të mund të përfitojnë për shkak të kombinimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Shqipëria e bazon prodhimin e energjisë në 95 për qind nga hidrocentralet, ndërsa Kosova nga termocentralet.

 Në 17 Dhjetor 2015, në Kosovë u bë  inaugurimi i Projektit “Rregullimi Sekondar Frekuencë-Fuqi Kosovë-Shqipëri” dhe përfundimi i punimeve në linjën interkonektive 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. Inaugurimi u bë pasi në “autostradën” energjetike të Kosovës drejt Shqipërisë u bë edhe energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik  dhe të  mëse 45 fshatrave.

Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit Shtator 2015 u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike – 239 u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.

Në 21 Dhjetor të vitit 2013, në praninë e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, ministrit të atëhershëm të Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli, dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë në atë kohë, Peter Blomeyer, në hapësirat e Lidhjes Shqiptare në Prizren, në një ceremoni solemne, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Në Forumin e Nivelit të Lartë me temën “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, i zhvilluar në Prishtinë në fillim të Marsit 2016, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe mbështetur nga USAID-i, pjesëmarrësit u pajtuan se një komponentë shumë e rëndësishme për stabilitetin e furnizimit dhe operimit të sistemit është tregu i përbashkët i energjisë elektrike me Shqipërinë.

“Plotësimi i gjenerimit të energjisë elektrike të Shqipërisë – i bazuar kryesisht në hidro dhe i gjenerimit të Kosovës – i bazuar kryesisht në thëngjill, është konsideruar si alternativa më e lirë dhe e sigurt për furnizim të përbashkët të dyja vendeve, duke eliminuar kështu mungesën sezonale”, u theksua në përfundimet e Forumit të Nivelit të Lartë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, në Prishtinë.

29 SHTATOR 2020 – FJALA E MINISTRIT TË EKONOMISË DHE AMBIENTIT, BLERIM KUÇI, PAS HYRJES NË FUQI TË MARRËVESHJES KOSTT DHE ENTSO:

Lajm i madh për Kosovën në energji!

Pas një angazhimi afatgjatë të rrjetit tonë të transmisionit KOSTT si dhe disa qeverive me radhë, sot hyri në fuqi marrëveshja e kyçjes KOSTT dhe ENTSO-E.

Kjo marrëveshje:

·         E bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë.

·         Mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri.

·         Ndal padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës, dhe

·         PËRFUNDIMISHT kjo marrëveshje kornizon kufijtë energjetik të Kosovës.

Përtej entuziazmit dhe suksesit të jashtëzakonshëm, kjo marrëveshje prodhon edhe shumë obligime teknike të operimit, për të cilat KOSTT-i në vazhdimësi ka dëshmuar përgjegjësi dhe kapacitet të lartë të menaxhimit.

Kurse ne si Qeveri, jemi duke punuar fuqishëm për të shtyrë përpara opsionet mbi zgjidhjen e problemit të inkasimit në veri të vendit, si problem i trashëguar që nga paslufta.

Dua të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtar, të cilët na mbështetën në vazhdimësi në këtë proces.

Shpresoj që kjo do të reflektohet edhe në zgjidhjen e problemeve energjetike në veri, sepse përtej çdo problemi politik që mbretëron në atë pjesë, kjo është çështje e sundimit të rendit dhe ligjit.

Çdo konsumatorë ka të drejtë të patjetërsueshme për qasje në furnizim dhe shërbime me energjie elektrike, dhe po ashtu çdo konsumatorë duhet të paguajë për furnizimin dhe shërbimet në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, Kosova prej Sot, Pavaresimi energjitik

FLORIAN MARKU: E MERITOJA FITOREN!

December 13, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari- Florian Marku:” A e njeh ky gjyqtar boksin apo jo?Meritoja fitoren “/

Ne ndeshjen e boksit midis Florian Marku dhe Marcus McDonnell nuk pati fitues. Gjyqtari Marcus McDonnell tha se ndeshja shënoi një barazim 76-76.  Rekordi i boksierit shqiptar Markut tani është 8-0-1. Florian Marku ishte shumë i zemëruar me gjyqtarët pasi pësoi barazimin e parë në rekordin e tij të shtunën në mbrëmje. Kur u pyet nëse nuk pajtohet me vendimin, Marku i tha: “A po bëni shaka? A e njeh ky gjyqtar boksin apo jo? Një herë mendoj se ai më goditi i pastër. Unë po luaja me të, e godita shumë herë pastër. Çfarë është boksi? Për çfarë bëhet fjalë? Të goditesh në doreza? Po talleni? Ata po ma shkatërrojnë karrierën. E dini, një barazim për mua është gjithçka. Si mund ta japë ai këtë luftë një barazim? Nuk e di se çfarë duhet të them”.

Lidhur me një revansh, Marku vazhdoi: “Sigurisht që do ta bëj përsëri, por kjo luftë për një barazim? Po tallesh me mua. Ky gjyqtar, a e dinë ata boksin apo jo? Çfarë ke parë? A patë diçka të bukur kur luftonte? Sigurisht, ai është një djalë i fortë, urime për të, ai e pranoi luftën. Ai u godit shumë herë në kokë i pastër. Çfarë është barazimi? Unë e vura poshtë. A po talleni me mua?” Stewart u përgjigj: “Mendova se bëra një luftë të ndershme. Edhe pse e kam boksuar. Ai bëri presion, pa dyshim për këtë. Ai më kapi me një goditje të bukur trupi, por unë mendova se e boksova rrumbullakët. Ai vjen me shpërthime të shkurtra në vend që të qëndrojë në majë të këmbëve dhe në boks. Ai e bëri presionin dhe unë boksin”.Postimi i Florian Markut nw Facebook. Të gjithë e patë sot se çfarë padrejtësie më bërën live në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur. Edhe komentatorët dhe vetë Stewart. Me të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mija më të mira, por e meritoja fitoren. E ula në tokë në raundin e dytë. S’diskutoheshe fare barazimi. Kam kaluar shumë gjëra në jetë, kush me njeh e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdekur deri sa t’ja arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe. Të them të drejtën se kam prit. Jeta vazhdon! Unë brenda meje jam fitues. Kurrë s’ishte barazim dhe as s’ka për të qenë, edhe pse gjyqtari e shkroi ashtu, por Zoti e di më së miri. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do shplodhem 3-4 ditë dhe do të përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe”. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Florian Marku, Marcus McDonnell

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT