• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2020

PROTESTAT PËR VRASJEN E GEORGE FLOYD DHE KLODIAN RASHËS- PARALELIZMA

December 13, 2020 by dgreca

Nga Rafael Floqi/Nëse benzina mbi zjarr e padrejtësive racore në SHBA dhe të dhunës së policisë që mbërtheu vendin, pavarësisht se nuk ishte implikim i tij direkt dhe indirekt çoi dhe në humbjen e Trumpit në zgjedhje. Po në Shqipëri, ç’ mund të ndodhë ?

Vrasja e 25 vjeçarit, Klodian Rasha pranë banesës së tij, teksa në dorë mbante dy hurma, dhe po i ikte me vrap policisë për të mos marrë gjobën 30 mijë lekëshe për shkak të kalimit të orarit të lejuar, është në vetvete një ngjarje mjaft tronditëse, për të shkaktuar reagim e indinjatë e ngjashme me atë nëntë minutat në qafën e George Floyd kur thërriste në grahmat e fundit nënën. Po akoma më shumë, ndryshe nga protestat në Amerikë , e gjitha u kthye në një revoltë që shpërtheu në rrugë, në bulevard e tek portat e kryeministrisë, nga sjella e ministrit Sandër Lleshajt, e Edi Ramës, e qeverisë, dhe mediave të saj, pas kësaj ngjarje tragjike. 

Manipulimi i vrasjes 

Në fillim pati përpjekje për të manipuluar vendngjarjen, dhe opinionin publik, ku në komunikatat e policisë u shkrua se i ndjeri pati armë, se armën e kish hedhur. Më pas mediat e qeverisë, u hodhën në sulm duke i bërë biografinë viktimës, ku e sollën si person me precedent penal dhe të rrezikshëm. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, nuk pati asnjë reagim nga Edi Rama. Vetëm kur ai u kthye me urgjencë për të bërë ata që quhet  “damage remedy “ dhe plotësoi shpejt e shpejt njërën nga kërkesat e protestuesve  duke bërë Ministrin Sandër Leshaj me detyrim përcaktim të japë dorëheqjen. Po pse Rama lëshoi Leshajn dhe nuk e lëshon shefin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliun? Pyetja qëndron. 

Në po të  njëjtën ditë kur ndodhi kjo vrasje në SHBA njoftohej nga CNN , se 17- vjeçarja  Darnella Frazier që regjistroi me telefonin e saj celular ngjarjen e 25 Majit, ku u vra George  Floyd u nderua me çmimin PEN. 17-vjeçarja kishte dalë në dyqan me kushëririn e saj më të ri, atë ditë kur pa një burrë të prangosur dhe me fytyrë për tokë. Ajo kapi ish oficerin e policisë së Minneapolis Derek Chauvin duke shtypur gjurin në qafën e George Floyd për gati nëntë minuta – cilat do të ishin momentet e fundit të Floyd. Ajo shpërndau videon në mediat sociale dhe shumë shpejt u pa në të gjithë botën. Kjo shkaktoi ndryshime në komunitetin e saj lokal, duke çuar në pushimin nga puna të katër oficerëve të përfshirë, një ndalim të policëve të policisë dhe një hetim federal. Ai gjithashtu u bë katalizatori për një lëvizje globale të drejtësisë racore.” Me asgjë më shumë se një celular dhe guxim të dukshëm, Darnella ndryshoi rrjedhën e historisë në SHBA, duke shkaktuar një lëvizje të guximshme duke kërkuar fund të racizmit dhe dhunës sistemike ndaj zezakëve nga duart e policisë,” tha CEO, i PEN America, Suzanne Nossel në një deklaratë.

Rama zjarrvënës dhe zjarrfikës 

Nëse benzina mbi zjarr e padrejtësive racore në SHBA dhe të dhunës së policisë që mbërtheu vendin, pavarësisht se nuk ishte implikim i tij direkt dhe indirekt çoi dhe në humbjen e Trumpit në zgjedhje. Po në Shqipëri  ç’ mund të ndodhë. Edi Rama u kthye me urgjencë nga Amerika, asnjë lajm për marrjen e ndonjë vaksine. Se nga ana tjetër edhe pse tani për tani Amerika, as kompania prodhuese Pfizer nuk pa kontrata me vendet e tjera.  Po Rama pas ca shopingjeve në New York, i hypi avionit duarbosh dhe u kthye në Tiranën që kishte marrë zjarr. Por a nuk mund ai ta shuajë zjarrin që ka ndezur vetë?    

Një njeri u vra nuk ka rëndësi ngjyra, një qenie njerëzore e pafajshme humbi jetën në duart e policisë dhe duart e atyre diktatorëve dhe tiranëve të vegjël që i “ fuqizoi” dhe i nxori në dukje Covidi. Ato nëntë minuta në qafën e George Floyd i vunë flakwn Amerikës. Kurse, benzina mbi zjarr në Shqipëri ishte qëndrimi cinik i Ministrit Lleshaj, i cili nuk denjoi të mbante asnjë përgjegjësi për ngjarjen, dhe aq më pak të kërkonte falje kur qe koha. Dhe në mënyrë të paprecedentë, ishte i fundit që foli për një ngjarje ku është i përfshirë institucionalisht drejtpërdrejt dhe dorëheqja e tij me “ detyrim përcaktim”, nuk është nder për të dhe as zgjidhja.

Gjenerali u tregua një ushtar në duart e Ramës

 Gjenerali u tregua një ushtar në duart e Ramës dha dorëheqjen kur iu kërkua. Vrasja ka nisur qysh se policia është bërë agresive dhe është lëshuar me nerva e arrogancë ndaj qytetarëve. Kjo histori është brumosur me planin për të dhunuar e sunduar. Me gaz lotsjellës në protestë. Me gaz lotsjellës për t’i nxjerrë burra, gra e fëmijë, natën e në mes të dimrit nga streha e tyre në Astir. Me policinë që rreth brutalisht të riun me biçikletë në kodrat e liqenit, e më pas fajëson të ëmën dhe e qorton publikisht për moralin e saj.

Kjo dhunë që po vazhdon me ditë ishte kulmim, produkt i një dhune që është manifestuar pa asnjë pendesë nga gjenerali ministër e nga shefi i tij, kur vunë poshtë çizmes të rinj e studentë që kërkonin të mbronin Teatrin, apo kur u sulën me tabor ushtarak e forca speciale ndaj artistëve në mes të errësirës. Ngjarja tragjike, është pikërisht pasojë e kësaj sjellje armiqësore, fodulle, nëpërkëmbëse që drejtuesit e policisë nën orientimin dhe frymëzimin e rilindjes, kanë kohë që manifestojnë ndaj njerëzve. Nuk ka asnjë dyshim, se shumë miq të qeverisë, deputetë, ose ministra, të fortë, apo kriminelë me lidhje lart, kanë qenë edhe ata jashtë në mbrëmjen e asaj nate përtej orës 22.00, po asnjëri nuk është ndaluar, lajmëruar, gjobitur, apo përndjekur nga policia.

I gjithë ky mekanizëm i vënë në punë, duke shpërfillur kështu një viktimë të pafajshme dhe dinjitetin e tij, duke fyer familjarët, duke injoruar dhimbjen e tyre dhe të shoqërisë, bëri që spontanisht mijëra të rinj kryesisht, mes tyre vajza e gra, të mblidhen që të nesërmen pasdite në orën 4, në një rezistencë të pashoqe, deri kur policia bën atë që është e preferuara tashmë e gjeneralit ish-ministër, hedhja e gazit lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Zemërimi disa orësh tregoi se arroganca e rilindjes e ka mbushur kupën, pakënaqësia është akumuluar aq shumë, sa shpërthimi mund të dalë jashtë kontrollit nga çasti në çast.  As vizita hipokrite në shtëpinë e të vrarit se mbulon dot këtë arrogancë.

Pse nuk e pyet veten Rama, përse ka kaq shumë të rinj dhe adoleshentë? 

Rama fajëson opozitën me atë zhargonin tij gjoja popullor të cilin e quan gojëtari,  “se Meta me Berishën duan të venë Lulin në fron dhe thesarin t’ia japin Monikës”. Këto paradigma si dhe ato me “zazan” apo me “timon” të përsëritura shpesh deri në neveri, sipas 10 pikave të propagandës së Gëbelsit, nuk ngjisin tani. Aq më pak tek të rinjtë protestues. Ata vandalët që i quan Rama rrezik ngatërrojnë dhe Ramën me Lulin dhe Metën me Berishën. Rama nuk po arrin të kuptojë se ata nuk janë fëmijët e opozitarëve që po e sulmojnë. Ai është mësuar të luajë me opozitën si macja me miun. Nuk e kupton se këta të rinj nuk janë të gjithë fëmijë të opozitarëve. Thirrja që bëri Edi Rama prindërve opozitarë që të mbajnë larg fëmijët e tyre nga tubimet e protestës, është sa qesharake aq dhe naive. Kryeministri nuk po e kupton që të rinjtë janë të frustruar dhe nuk po e duan. Frustrimin e ka shtuar pandemia, të pa punë , pa para , pa mundësi për të pirë një kafe, kafenetë janë mbyllur, ata nuk dijnë si të shfrehen, është si tenxherja me presion që është gati të shpërthejë.   Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika. Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.

Zemërimi i pashpresë shkon përtej një polici, ministri apo politikani

Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani. Këto protesta si edhe ato në Amerikë u organizuan spontanisht, por natyrisht që ka në mes të turmave edhe elementë të infiltruar ashtu siç ka edhe persona të inkriminuar se “ujku mjegull do” vjedhës dhe grabitës.  Natyrisht politika kërkon t’i përdorë për interesat e saj. Ashtu si dhe Partia Demokrate në SHBA i përdori si Antifan dhe “Black life matters“, asnjë fjalë kundër tyre në Konventën Demokrate, vetën kur pa nga sondazhet që po humbin vende në Kongres thanë ndonjë fjalë kundër dhunës dhe grabitjeve dhe parullave “defund the police”.   Por shumica e atyre protestuesve si në ShBA dhe në Shqipëri janë kundër presionit dhe dhunës që shkakton mungesa e lirisë në normat e ngurta jo shkencore të gjoja mbajtjes nën hyqëm të pandemisë së Covidit me dhunë policore. Ç’ kuptim ka p.sh. ndalimi qarkullimi pas orës 22 , mos vallë virusi nuk ngjitet natën , apo dalja me autoblinda me mitralozë kundër virusit qysh nga fillimi i pandemisë në mars (?!)

Loja e politikanëve dhe zemërimi i turmave

Forcat kryesore politike kërkojnë të përfitojnë kapital nga këto protesta po shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësitë e ngjarjeve, ndërsa Presidenti Ilir Meta, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për të ndryshim të madh, sepse të rinjtë po braktisin vendin, të dëshpëruar nga varfëria dhe papunësia.  Në pamje të parë presidenti duket se ka të drejtë, por dhe ai është vetë pjesë e asaj politike që çoi në këtë gjendje. Në Tiranë vazhdojnë reagimet politike nga institucionet shtetërore dhe partiake për protestat që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së një të riu 25-vjeçar nga një patrullë policie në periferi të kryeqytetit. Pas disa ditë protestash në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës, figurat kryesore të shtetit dhe politikës vazhdojnë të shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësit e këtyre ngjarjeve. Rama e akuzoi presidentin dhe politikanë të opozitës si organizatorë dhe nxitës të këtyre tubimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se protesta e ditës së 5-të në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ishte model, paqësore dhe që mori duartrokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Bardhi thotë se kaq ka mjaftuar pasi mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4-ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”. “Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror. Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare”. 

Polici që vrau të riun 25-vjecar Klodian Rasha mesnatën e të hënës doli sot para gjykatës, ku u konfirmua masa e arrestit të tij me burg. Përfaqësitë diplomatike të SHBA, BE dhe OSBE bëri thirrje për hetim të ngjarjes, gjakftohtësi në protesta dhe distancim nga dhuna gjatë tubimeve. Por ato përsëritën të njëjtat akuza të qeverisë së fajin e kanë liderë të kaluar të opozitës. Por aktualisht kjo nuk është realiste kjo është një lëvizje popullore si ajo e armëve kimike e mbani mend si protestuesit se qasën asokohe Berishën. Vetëm se tani janë më shumë të rinj që Rilindja u ka vrarë shpresat.

Nga Lleshaj tek Rama 

Edi Rama mendon se e ka luksin që, neverinë, revoltën, zemëratën ndaj policisë dhe sjelljes së tij, ta mbajë në kurriz dhe madje ta transferojë edhe tek zyra e tij. Po nuk mendojnë kështu njerëzit. Ndaj, protesta, nga dorëheqja e Lleshajt, tashmë kërkon largimin kryepolicit të shtetit policor Ardi Veliu edhe të vetë Ramës.

Pas ngjarjes ku një 25-vjeçar u vra nga policia në mënyrë të panevojshme, të pajustifikueshme, për shkak të shkeljes së orarit të qarkullimit, në derën e banesës së tij, kanë reaguar publikisht politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe miliona qytetarë sipas mënyrës së tyre, kryesisht në rrjetet sociale. Disa kanë heshtur, kryesisht qeveritarët. Po heshtja që ka rënë më shumë në sy ka qenë e Ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshaj, duke mos reaguar, ka mbajtur një qëndrim. Dhe cili mund të ishte qëndrimi në këtë rast? A mund të kishte pozicionim tjetër pos dënimit të asaj që ka ndodhur? Me gjasë po! Është gërmuar shumë, duke sajuar disa variante, duke e nxjerrë viktimën me precedent, duke e paraqitur me armë, duke e vizatuar si të rrezikshëm. Pra, ka pasur një përpjekje të ethshme për të krijuar një front kundër tij. Dhe heshtja, e ka hedhur Lleshajn, në atë anë. Kur doli se të gjitha marifetet shkuan dëm, dhe ngjarja u pa se ishte e pajustifikueshme në asnjë drejtim, pra kur rezultoi se kishim të bënim me një vrasje, me një krim, ministrit nuk i ngeli gjë tjetër, dhe sot, pas dy ditësh u shfaq në publik. Me një deklaratë të shkurtër, ku në thelb ai lan duart, e heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se qenka detyrë e autoriteteve, pra e drejtësisë, ta shërbejë këtë rast. Ta zgjidhë! T’i japë drejtim!

Pra, ai nuk ka fare të bëjë, askund dhe me asgjë. Ministri përfshihet në mesazhin e tij, vetëm kur i shprehu ngushëllimet. Po pse vallë duheshin 40 orë për t’u shprehur ngushëllimet familjarëve? Pse ministri i Brendshëm, ishte i fundit që e bëri, ja pse dorëheqja e tij nuk është e ndjerë është e sforcuar dhe e zgjidhur si rruga e mesme edhe mes përplasjeve personale që kishte pasur me kryeministrin.

Ndërkohë ndërsa shqiptarët janë të tronditur, kreu i qeverisë bënte pazar në rrugët e Nju Jorkut.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdonte shopingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!” – shkruante Bardhi numri 2 i PD-së.

Rama i lyp lobit grek një foto me Bidenin

Rama  reklamoi se po shkonte në New York për te gjetur vaksinat, Po pse duhej një kryeministër të bëjë punën e Ministrisë se Shëndetësisë apo te agjentit  tregtar? Thjesht për të treguar se po bënte gjithçka për “popullin” . Apo pse Edi Rama është para zgjedhjeve dhe do, siç bëri me Obamën, të bënte edhe nje foto me Presidentin e zgjedhur Biden. Dhe për pushtetin nuk ka rëndësi mjeti. Ai ishte në një takim dreke madje me klerikun greko ortodoks Alexandros , i cili njihet për afërsinë e tij me administratën demokrate.  I biri i tij, Michalis Karloutsos ka dhe një kompani lobimi të afërt me rrethet pranë Biden-it. Burime nga lobi grek ne SHBA bëjnë me dije se patriarku i NY ishte fare pranë qëllimit për të siguruar një foto takim Rama- Biden.  Por Biden nuk ndodhej në orë të mirë, pas deklaratës të FBI që po hetonte të birin e tij, Hunter Biden. Po pse Rama do të kërkonte ndihmë nga lobi grek dhe jo nga bashkatdhetarët e tij? Pse nuk u takua me shqiptarët pro Bidenit. Ata do të përpiqeshin me çdo mjet për këtë mundësi.  A se keni vënë re se sa hera kryeministri shqiptar Edi Rama  vjen në SHBA e shmang diasporën shqiptare. Nuk dihet se sa një gjë e tillë do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të sigurojë më shpejt vaksinën apo puna e vaksinës duket se “ishte loja!.

Vetvendosje si Antifa

Në Shqipëri nga ana tjetër Qendra në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo thotë se rrethanat që çuan deri te kjo vrasje nuk janë zbardhur. Vetëvendosje nënvizon se Shqipëria sundohet prej kohësh nga një shtet policor. “Këtë e ndjejnë të gjithë ata që e kundërshtojnë arbitraritetin e këtij pushteti, si dhe të gjithë atyre që u shtypen çdo ditë të drejtat nën dhunën strukturore dhe direkte të këtij regjimi” – thotë deklarata që më pas bën një kërkesë të qartë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri reagonte i bashkohej kërkesës së qytetarëve për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe kryepolicit të shtetit policor Ardi Veliu. Këta dy pushtetarë e kanë humbur prej kohësh besimin e publikut dhe legjitimitetin, nga urdhrat që ata kanë dhënë për aksione policore ku janë përdorur mjete dhe dhunë shproporcionale ndaj qytetarëve që kanë protestuar në mbrojtje të kauzave publike. Largimi i këtyre dy pushtetarëve të shtetit policor është hapi i parë për të fituar besimin e publikut dhe për të vendosur drejtësi” – thuhet në deklaratë.

Është interesant si lëvizja kundër racizmit ne SHBA u mobilizua nga grupet e majta si “Antifa” dhe “Black life maters” dhe në Shqipëri po mbështet po nga një lëvizje e majtë si ‘Vetëvendosje”. Opozita jashtë parlamentare vetëm po bën vetëm burizanin, pasi kjo lëvizje proteste nuk është një akt politik, por  është diçka më shumë.  

Djegjia e PS së Shkodrës si Rajshtagu

Vrasja nga policia e 25-vjeçarit rreth orës 2 të mëngjesit në derën e shtëpisë, është një ngjarje që nuk ndodhi thjesht për shkak të dinamikës aty për aty, por për fat të keq, ka nisur shumë më herët. Protesta e Tiranës, që ka zgjatur disa ditë ato janë zgjeruar edhe në Durrës, Korçë, Elbasan Lushnje dhe Shkodër, është shenjë e qartë se qytetarët nuk do ta durojnë shtetin policor. Dekori i prishur në qendër të Tiranës edhe disa qyteteve është njësim i gjendjes së qytetarëve me qendrën e kryeqytetit. Objektet e dëmtuara ishin shprehje e qartë e revoltës që buron nga një situatë padrejtësie e thellë. Eshtë një kohë për të tërhequr të gjithë njerëzit së bashku … është një kohë për të dëgjuar. Boll me provokime. Zëra me influencë në Shqipëri, thonë se Rama po përdor provokimin. Djegia e selisë së PS në Shkodër nga disa adoleshentë në prani të policisë që nuk ndërhyri duket si djegia e Rajshtagut, për të akuzuar opozitën në rastin e Shkodrës kryebashkiaken dhe PD-në .  Disa burime thonë se kjo është dora e Ramës e krerëve të Rilindjes për të justifikuar mbajtjen e dorës së fortë policore me sebepin e Pandemisë deri për zgjedhje.

Vandalizmi si dukuri e përbashkët 

Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh. Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, e njëjta gjë dhe në protestat në Amerikë, si në Mineapolis , si në New York, Washinton apo Seatle. “Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembëta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup. E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule”, komentonte analisti Andi Bushati.

Nëse nuk i themi ndal dhunës sistematike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e slitës së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare. A nuk ndodhi në mjaft qytete amerikane kështu?

Është një kohë për të mësuar

Është një kohë për të mësuar, kur padrejtësitë vazhdojnë pavarësisht përparimit me vite.  Është koha për ndryshim. Dëgjoni këtë apel te lëvizjeve për George Floyd , sa reale janë për ato çka ndodhin tani  në Tiranë dhe Shqipëri. 

“Le të qëndrojmë së bashku, krah për krah, të mbajnë duart me çdo njeri, sepse së bashku ne ngrihemi dhe do të qëndrojmë me drejtësi dhe fuqi përgjithmonë, në mënyrë që të mund të marrim frymë në paqe në liri.”

PO PROTESTAVE, JO DHUNES !

Filed Under: Featured Tagged With: Klodian Rasha-George Floyd, Paralelizem, Rafael Floqi

LUSHNJA, MODELI I PROTESTES…

December 13, 2020 by dgreca

Shqiperia po proteston ne shenje zemrimi per ate çfare ndodhi ne Tirane , ku polici i mori jeten 25 vjeçarit Klodian Rasha. Duket se doreheqja e Ministrit Sander Lleshaj nuk i ka qetesuar protestuesit. Kemi pare protesta te zemruara, te shoqeruara me shkaterrime, ne Tirane e qytete te ndryshme te vendit, siç kemi pare dhe gaz nga policia dhe shume te arrestuar.. .

.Natyrisht shkaterrimet nuk jane te shendetshme per Demokracine, Protestat PO. …Sot Lushnjaret dhane nje leksion demokracie per protestat paqsore me kulture demokratike. Vetem Flamuj Kombetar dhe thirrje kunder qeverise…. 

Ja information qe dergio per Gazeten DIELLI, gazetari Shkelqim Bylykbashi: Partia Demokratike Lushnje ka organizuar nje proteste model si nga pjesemarrja po ashtu edhe nga qytetaria! Mijera banore te qytetit dhe simpatizante te se djathtes se bashkuar kane shprehur indinjaten e tyre ndaj qeverise dhe kryeministrit Rama! Me parullat “Rama IK”!, “E duam Shqiperine si Europa”, “Qeveri e Krimit” etj protestuesit kane pershkruar shetitoren nga stadiumi tek sheshi ne qender te qytetit. Pjesemarrja e rinise dhe grave ishte nje tjeter simbol i protestes per qellimin e saj politik, social, shoqeror e ekonomik.  “Lushnja nuk i Nenshtrohet Diktatures”! Me kete moto u nis dhe u mbyll kjo proteste qytetare dhe paqesore! Nese nuk protestojme nuk mund te fitojme te drejtat tona qytetare! Kjo qeveri eshte e kapur nga krimi, mafia dhe oligarket! Se bashku do t’ja dalim! Fitore ne 25 prill!

Filed Under: Featured Tagged With: proteste, Shkelqim Bylykbashi

THYERJA E MURIT MES DY DIBRAVE

December 13, 2020 by dgreca

-13 DHJETORI SI DITË E MADDHE MBARËDIBRANE-

Nga Abdurahim Ashiku/

Njëzet e tetë vjet të shkuara, saktësisht më 13 dhjetor 1992, u hap zyrtarisht Pika Kufitare e Bllatës, u përqafuan për të mos u shkëputur më kurrë burra e gra të moshuar që 45 vjet të shkuara ishin ndarë dhimbshëm, me lot në sy, me brengë në zemër, të rinj e të reja që nuk e kuptuan (dhe nuk e kuptojnë) pse në vitin e egër 1913 i ndanë për palce fuqitë e mëdha në Londër, pse 45 vjet i ndau ideologjia e mbjellë në një tokë shterpë që as e ujiste, as e prashiste, as e ushqente…
Më 13 dhjetor 1992 u thye kufiri shqiptaro-shqiptar…


Një precedent pak ndryshe nga thyerja e Murit të Berlinit…
I Dibrës, megjithatë mbeti. Mbeti si një litar i kalbur që nuk mban peshën e një varbeci…
Çdo vit në Gjermani, në ditën e rënies së Murit të Berlinit, bëhet festë e madhe edhe tej tri dekadave të ngjarjes.
Çdo vit…


Pse, asnjëherë, nga 13 dhjetori 1992, nuk është bërë asnjë festë popullore, nuk kanë vërshuar në të dy krahët dibranët për tu gëzuar e festuar?
Nuk e di por ngjarje më të madhe midis dibranëve të kësaj e asaj ane të kufirit shqiptaro-shqiptar… NUK KA.
Pse Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Peshkopisë dhe Këshilli Komunal i Komunës së Dibrës së Madhe nuk janë mbledhur bashkërisht në Bllatë e të caktojnë 13 Dhjetorin ngjarje të madhe e FESTË POPULLORE?
E përsëris edhe njëherë:
NGJARJE MË TË MADHE SE KJO DIBRA NUK KA PASË…
E mbase nuk do të ketë…
Sigurisht,  PO QE SE E HARROJMË ATË DITË…
Për të ardhë ajo ditë, 13 dhjetor 1992, u desh që një ditë të fillimit të erës së re të shkuleshin gardhet e të rrafshohej kloni, u desh një udhëtim prej më se 480 kilometrave (kur mund të udhëtoje vetëm 8 kilometra) i dy skuadrave me të njëjtin emër, me të njëjtin gjak, me të njëjtën gjuhë, skuadrave të “Korabit” të Peshkopisë” dhe “Korabit” të Dibrës së Madhe, udhëtim që e kam ndjekë me reportazhe e skica dhe me fotografi.
U desh një udhëtim masiv në këmbë në Ditë Bajrami drejt Dibrës së Madhe dhe Dibrës së Vogël për tu gëzuar, për tu çmallur…
U desh pena e gazetarëve për ta bërë publike e për ta shpejtuar hapjen zyrtare të kufirit midis “Dy Dibrave”, ndarë dhunshëm nga Londra 1913…
Personalisht, por edhe kolegët e mi Sami Selishta në Peshkopi, Nefail Spahiu, Ramadan  Telqiu, Kujtime Kica në Dibër të Madhe dhe në Shkup, punuam me penë të fortë, me kamerë televizive dhe me mikrofon radiofonik, duke sensibilizuar qeverinë e Shkupit dhe Tiranës për të përshpejtuar rrugët e bashkimit, për të mbushur me zhavorr e beton përroin natyror të ndarjes, për ndërtimin e pikave përkatëse kufitare…
Dhe dita e kalimit zyrtar të njerëzve erdhi…
Erdhi me një protokoll zyrtar…
Erdhi me një vërshim popullor pa doganë, pa leje kalimi, thjesht si njëherë e një kohë kur nuk ishte vënë gurë kufiri, tela me gjemba e rrjeta elektrike.
Ishte një festë e madhe popullore…
Nga dhjetëra shkrime e fotografi (të mjaftueshëm për një libër) që kam bërë në kërkim të kësaj dite por përcjell, një…
“SHËNUAR NË BLLATË, MË 13 DHJETOR 1992”
Këto shënime, së bashku me shënimet e asaj dite ia përcolla, Kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Dionis Ymer…
Më premtoi se do të bisedonte me homologun e tij në Dibër të Madhe.
Më kërkoi edhe mendimin tim se si mund të organizohej festa, FESTA
E MADHE E BASHKIMIT TË DIBRËS…


Po përcjell emocionet e 13 dhjetorit 1992…
Po përcjell edhe një letër drejtuar kryetarit të bashkisë së Dibrës, Dionis Ymeri me dëshirën që një ditë të jem një meditues i thjeshtë në një festë që do të jetojë në shekuj.

SHËNUAR NË BLLATË, MË 13 DHJETOR 1992

Meditim ‘92

Bllatë. E diele 13 dhjetor 1992…
Pas asaj nate me shi e borë e atij mëngjesi të ftohtë me mjegull, pason një ditë e bukur.
Një pamje e mrekullueshme fiksohet në retinën e syve të gëzuar, në objektivin e qelqtë të aparateve fotografikë e televizivë. Kërçini dhe dorë për dore me të Malet e Dibrës, të Dibrës së Sipërme dhe të Dibrës së Poshtme, janë veshur në të bardhë.
Kronika zyrtare e 13 dhjetorit 1992 është kjo: Në orën 12 delegacioni shqiptar i përbërë nga Safet Zhulali, ministër i mbrojtjes, Mentor Bunguri, kryetar i këshillit të rrethit, Kadri Rrapi, kryetar i bashkisë së qytetit të Peshkopisë, deputetë, përfaqësues të partive politike etj. kalon Bllatën.
Para kompleksit doganor të sapondërtuar delegacioni pritet nga Beqir Zhuta, nënkryetar i qeverisë së Maqedonisë, Vllado Popovski, ministër i mbrojtjes Qemal Xhafa, kryetar i këshillit komunal të qytetit të Dibrës, deputetë, përfaqësues të partive politike etj.
Përshëndet Qemal Xhafa, kryetar i komunës së Dibrës. Në fillim në maqedonisht e pastaj në shqip.
Përshëndet Mentor Bunguri, kryetar i këshillit të rrethit të Dibrës.
Fjalimi i oratorëve në esencë është një: 13 dhjetori 1992, hapja e pikës së kalimit kufitar të Bllatës (bashkë me të edhe i dy pikave të tjera që hapen në të njëjtën ditë) është një ngjarje e shënuar, një ëndërr 45-vjeçare e realizuar.
Pritet shiriti i përurimit. Delegacionet vizitojnë kompleksin e ri doganor.
Shqiptarët e të dy krahëve të kufirit, pas marrëveshjes së palëve për takim masiv (për atë ditë) “pa rregulla doganore” shpërthejnë drejt njeri tjetrit. Pleq e të moshuar, gra, të rinj e të reja, fëmijë takohen me njeri tjetrin me gëzimin e njerëzve të një gjaku në zemër, me lotin e përmallimit në sy. Drejt Maqellarës e Peshkopisë, drejt Dibrës së Madhe e fshatrave të saj, udhëtojnë njerëz me krahët e hedhur supeve të njeri tjetrit. Arteriet e vjetra të shqiptarëve zgjerohen e në to rrjedh gjaku i pastër i vëllezërve…
Jashtë kronikës zyrtare është e domosdoshme të shënojmë:
Vonë, në mbrëmje  teksa nata kishte rënë, magjistrali i Bllatës ziente nga lëvizjet e ndërsjella…
Në shënimet e mija të 13 dhjetorit 1992 dua të përcjell kontributin e gazetarëve, luftën e tyre me penë, valë radioje e figurë televizive që kjo ditë të vinte sa më shpejt.
Nefail Spahiu, gazetar i “Flaka e Vëllazërimit” në numrin 4431 të 13 dhjetorit 1992 shënon: “Sot në Bllatë të Dibrës hapet kalimi i rregullt me Shqipërinë. dhe vazhdon “Pas shumë kërkesave dhe negociatave më në fund 13 dhjetori i këtij viti do të shënojë datën kur Bllata merr statusin e vendkalimit të rregullt ndërkombëtar kufitar…”
E takoj Nefailin i cili thotë: “Maja a lapsit të gazetarëve e shpoi murin dibran. Tani duhet të punojë për ta shembur, për ta shkulur…”
Ramadan Telqiu më kujton një moment nga kalimi i dibranëve të Dibrës së Madhe nëpër Bllatë në maj 1992: “Tek kalonim kufirin, thotë ai, emisioni shqip i Radio Shkupit përcillte një reportazh të “Zërit të popullit” për kalimin masiv të 15 prillit për Bajram të Madh. Zëri i spikeres Kujtime Kica i jepte reportazhit emocion të fortë. Për një moment ai ndërpritet dhe pak sekonda më vonë në efir përhapet zëri i Lutfi Turkeshit…
“Kujtimja, tregon Lutfiu të nesërmen e asaj dite në Peshkopi, nga emocionet u bllokua. Ia mora nga dora gazetën dhe vijova leximin…”
Marr nga kujtesa (i kthehem edhe bllokut të shënimeve) diçka nga kujtesa  në maj 1991, kur “Korabi” i Peshkopisë dhe “Korabi” i Dibrës së Madhe takohen në “kryeqytetin” e trevës së moçme, në Dibër.
Atëherë Lutfiut e Ramadanit për të përcjellë në radio informacionin, iu desh të ndiqnin linjën telefonike Peshkopi- Tiranë- Athinë- Beograd-Shkup…
Tani këto distanca janë shkurtuar. Nga Peshkopia mund të lidhesh e të bisedosh me linjë të drejtpërdrejt me Dibrën e Madhe nëpërmjet linjës Peshkopi-Maqellarë-Bllatë-Dibër në çdo kohë të ditës.
Midis dy Dibrave ka edhe një pengesë që duhet shembur: detyrimet doganore, taksa e kalimit të kufirit. Për xhepin e grisur të dibranit (të të dy anëve të kufirit) taksa e vënë është një pengesë në rrugën e afrimit të vëllait me vëllanë.
Më 14 dhjetor 1992 në mesditë, nga Peshkopia përcolla Nefail Spahiun. Nxitonte për ti dhënë “Flakës së vëllazërimit” reportazhin e vet me mbresa të dibranëve  në të dy anët e kufirit arbitrar të viti 1913…

DIBRA, E MADHJA DHE E VOGLA, NË NEVOJËN PËR BASHKIM

Një letër publike…

Kryetarit të Bashkisë Dibër

Zotit Dionis Ymeri

Peshkopi

E kam jetuar vrullshëm jetën në Dibër, ku linda një ditë maji 1941, ku punova me përkushtim e dashuri, ku brodha nga Llanga në Draj Reç e Mërkurth të Lurës, ku derdha shpirtin tim në shkrime që do të desha ti mbledh një ditë bashkë në libra, ku fiksova në celuloid mijëra e mijëra pamje, njerëz e evenimente historike, ku më se dhjetëmijë prej negativëve kam arritur ti fusë në një arkiv vetjak. Dibra ku ika prej dhunës të forcave të egra që erdhën në pushtet, ka qenë edhe në këtë një çerek shekulli  mërgim, në mendjen time, në shpirtin tim, në krijimtarinë time.
Po jo vetëm ajo, edhe “koka e ndarë” e saj, Dibra e Madhe, qendrën e së cilës e kanë pas në pronësi me troje të lashta paraardhësit e bashkëshortes sime, Sheh Hysen Kuçi, shoqërues i Amdyl Frashërit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me rastin e 100 vjetorit të saj, pushkatuar nga serbi më 22 shtator 1913 si pjesëmarrës dhe organizator i kryengritjes popullore dibrane…
Kërkimet në shtypin e kohës dhe në arkiva më afruan me Dibrën, ma bënë ëndërr të jetës sime për të shkuar një ditë…
Dhe shkova një ditë maji 1991, si gazetar shoqërues i skuadrës së futbollit “Korabi”…
Dhe shkova një “Ditë Bajrami” masivisht me mijëra dibranë…
Më pritën bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët njerëz të një gjaku…
I prita me dashuri e respekt në kthimin e tyre masiv në Peshkopi…
Ajo që nuk do ta harroj kurrë është 13 dhjetori i vitit 1992, Dita e Bashkimit Shpirtërorë të dy Dibrave, vendosja e pikë kalimeve përkatëse kufitare.
Nga ajo ditë nuk ka dhe nuk do të ketë udhëtim “480 kilometra” por vetën “8 kilometra” për të shkuar e për të ardhë nga Peshkopia dhe Dibra e Madhe.
Ajo thënia popullore e “zierjes së jufkave në Peshkopi dhe ngrënia të nxehta me njerëz të gjakut në Dibër të Madhe,” atë ditë u bë realitet.
Atë ditë e përcolla në shtyp në një reportazh që më doli nga shpirti…
Më vjen keq që filmin ku fiksova fotografitë e asaj ditë të shënuar nuk e gjej midis dhjetëmijë negativëve që kam skanuar. Mbase ka humbur përgjithnjë së bashku edhe me shumë negativë të tjerë.
Por ngushëllohem me mbi 100 fotografi që kam fiksuar në ndeshjet e “Dy Korabëve” në Peshkopi dhe në Dibër të Madhe.

13 DHJETORI 1992, SI NJË FESTË E PËRHERSHME POPULLORE
MBARËDIBRANE

Për mendimin tim 13 dhjetori 1992 mund e duhet të shndërrohet në një FESTË E PËRHERSHME POPULLORE MBARËDIBRANE.
Mbase mund ta quajmë “BASHKIMI DIBRAN”, nisur edhe nga një shoqatë dibrane me të njëjtin emër e vitit 1921, statuti i së cilës gjendet në bibliotekën e Peshkopisë.
Vendimi mendoj se duhet të dalë nga mbledhjet e këshillave bashkiake e komunale të Dibrës (Peshkopi) dhe Dibrës së Madhe (Maqedoni) mbase në një mbledhje të përbashkët pikërisht në pikë lidhjen e dy Dibrave.
Vendimi duhet të gjejë përkrahjen e pushtetit në Shqipëri dhe në Maqedoni për të qenë si detyrim e mbështetje zyrtare.
Vendimi duhet komunikuar në masmedie të të dy vendeve.
Në vijën e kalimit kufitar, pikërisht në lartësi të përroit që ndante dy Dibrat (e që u mbush me zhavorr e tokë të virgjër, një gjë e bukur dhe domethënëse kjo) të vendoset një memorial i lartë që të simbolizojë atë ditë por edhe të flasë me gjuhën e bashkimit përfundimtar të dy Dibrave e të shqiptarëve nën Maqedoni.
Në ditën e caktuar të mblidhen mijëra banorë dibranë të të dy krahëve dhe të kalojnë lirshëm drejt Peshkopisë e Dibrës së Madhe, si një herë e një kohë, si atë ditë të 13 dhjetorit 1992.
Atë ditë të organizohet nga të dy anët “PANAIRI DIBRAN” me prodhime bujqësore, blegtorale, industriale, artizanale etj. dhe mallrat me pakicë të kalojnë në të dy krahët pa doganë.
Atë ditë grupet e përbashkëta kulturore të zhvillojnë veprimtari të gjera kulturore e artistik, në kufi por edhe në pallatet përkatëse të kulturës në të dy qytetet.
Ajo ditë duhet të shoqërohet me një ekspozitë të arteve figurative e fotografike.
Atë ditë në Dibër ose në Peshkopi duhet të bëhet një ndeshje midis dy skuadrave futbollistike respektive.
Atë ditë dy skuadra alpinistësh duhet të ngjiten nga të dyja anët e maleve dhe të takohen në kufi ose në manastirin që ndodhet atje.
Unë do të përgatis një ekspozitë fotografike me pamje nga takimi futbollistik  i “Dy Korab-ëve”.
Po mu krijua hapësirë kërkimi mund të përgatisë edhe një libër kushtuar bashkimit.
Atë ditë të ndahen çmime simbolike për persona që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të Dibrës mbarë.
Në Këshllanë e  Dibrës së Madhe, në ditën e kryengritjes dibrane kundër serbit, më 22 shtator 1913 janë pushkatuar 5 vetë nga paria e Dibrës. Emrat e tyre janë përmendur nga gazeta “Përlindja e Shqipnies” ( “Më parë se të vijnë luftëtarët në Dibër, – shkruan gazeta “Përlindja e Shqipërisë” Nr.13 Vjeshtë e Parë -1913 ushtria serbe burgoi tetëdhet veta nga parësia e vendit, me qëllim që t’i vrasin dhe të nesërmen. Kur u rradhuan për me i plumbos, i arritën Malësorët, andaj s’munden me i vra të gjithë, por veç pesë shpirt.

Këta janë ata që ranë dëshmorë për lirimin e atdheut të vet, të cilëve historia meriton t’i shkruaj emënat e tyne për një kujtim të përjetshëm: Sheh Hyseni, Sadullah Strazimiri, Ramiz beu, Karafil beu, Numan Efendiu. U ndrittë shpirti”) dhe në shumë gazeta të kohës. Për nder të tyre të planifikohet ngritja e një memoriali ku të përjetohen betejat dibrane për mbrojtjen e territoreve shqiptare. Një shkollë apo institucion në Peshkopi apo Dibër të marrë emrat e tyre.
Këto janë mendimet e mija shkruar “me vrap”. Shpresoj që ata të zgjerohen në procesin e vënies në jetë të nismës.
Koha e shkurtër, koronavirusi mbase për këtë vit nuk mund të bëhet një festë e madhe popullore.
Një festë me përmasa të mëdha duhet të organizohet në dhjetorin e vitit tjetër por hapat duhen nisur pa humbur kohë.

Abdurahim Ashiku, 23 shtator 2020

Filed Under: Kronike Tagged With: 13 Dhjetor 1992, Abdurrahim Ashiku, Dy dibrat, muri

Deart Ramadani, kineast shqiptar në SHBA: Hollywood-i nuk është qëllimi për të cilin Kosova duhet të përpiqet …

December 13, 2020 by dgreca

NGA ILMI MUSLIU/

Deart Ramadani, 21-vjeçari me origjinë nga Kosova, aktualisht ndjek studimet në Universitetin Shtetëror të Guvernatorëve në Chicago, drejtimi Digjital Media dhe Film dhe është në listën e studentëve më të mirë të universitetit.

Ndonëse ka lindur në Amerikë dhe është rritur dhe shkolluar atje, dëshira e Deartit është që të kthehet në vendlindjen e prindërve të tij, në Kosovë dhe të kontribuojë në avancimin e filmit. Për këtë, ai ka një vizion të qartë.

…..Emri im është Deart Ramadani dhe kam lindur në Amerikë në vitin 1999. Kam jetuar si çdo fëmijë amerikan në moshën time. Kam kaluar kohë jashtë, duke luajtur video-game dhe një kohë të mirë duke shikuar TV. Gjate fëmijërisë time, gjithnjë u ndjeva që isha shqiptar, sepse për çdo fjalë angleze që mësoja, mësoja edhe fjalën shqipe. Kam konsumuar gjithçka që ka bërë një fëmijë amerikan, kam parë shumë filma vizatimorë dhe kam dashur ikonat e njohur si Batman dhe Spiderman. Prisja që Kosova të kishte homologë për këto, ashtu si për të gjitha fjalët dhe konceptet që po mësoja. Në ditëlindjen time të gjashtë, në kulmin e asimilimit tim amerikan, hipa në aeroplan për të lëvizur në Kosovë për një kohë të pacaktuar, për të jetuar me familjen dhe për të qenë afër gjyshit tim i cili ishte diagnostikuar me kancer. Pritjet e mia për homologët kosovarë të argëtimit jo vetëm që ishin të paplotësuara, por është qesharake sa shumë kisha pritur.

Kosova ishte arsyeja pse hoqa dorë nga mjekësia dhe vendosa të merrem me filmin 

Lufta në Kosovë kishte përfunduar dy muaj para se të lindja unë, Kosova ishte ende duke u rikuperuar nga të gjitha dëmet, përfshirë edhe kinemanë. Ajo që pashë në ekran-filmat në vitet e mia në Kosovë, ishte rrallë shqiptare. Ne kishim varg telenovelash nga vendet tjera, si Spanja dhe Turqia, shumë ndeshje sportive te ekipeve te huaja dhe filma vizatimorë që nuk ishin kurrë në një gjuhë që unë i kuptova. Unë mund të flisja anglisht dhe shqip, por isha shumë i ri për të lexuar ose shkruar, duke bërë që të mos isha në gjendje të lexoja titrat. Gjithçka që pashë nuk kishte kontekst ekspozues dhe besoj se këtu duhet të mësoj t’i kushtoj vëmendje të madhe ekranit për informacion. Kam mësuar të shfrytëzoj burime të ndryshme të mediave që kam ndjekur gjatë qëndrimit tim në Kosovë dhe kjo më kishte hapur idenë e perspektivës kulturore në media deri në kohën kur unë u ktheva në Amerikë, pas një viti dhe kam jetuar këtu në SHBA që nga atëherë, përjashtimisht vizitave të rastit në Kosovë, për të parë familjen.

Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës time duke dashur të bëhem mjek, deri rreth 5 vjet më parë kur kërkova në internet filma kosovarë. Rezultatet ishin: një ose dy filma të bërë nga shqiptarët e Kosovës dhe pjesa tjetër e filmave të lidhur me tema të Kosovës që financohen dhe bëhen nga krijuesit serb. Pjesa tjetër e rezultateve ishin filma që mund të kenë një aktor apo aktore shqiptare.

Duhet të ketë një dritë mbi popullin shqiptar, artin e krijuar nga populli shqiptar, për popullin shqiptar. Unë nuk kam vendosur që të jem ajo drita për Kosovën, aq shumë sa po përpiqem ta ndezi atë dritë. Prezantimi im i fundit në festivalet e filmit më ka bërë që të gjej filma vërtetë të bërë nga shqiptarët. Kjo më ka frymëzuar dhe më ka ngjallë një shpresë për popullin shqiptar në Kosovë. Jo vetëm që dëshiroj ta shtyj praninë shqiptare në ekran, por dëshiroj ta bëj këtë. Ajo që kam mësuar në Amerikë është se media mund dhe do të humbasë identitetin e saj kur orientohet drejt fitimit në vend se te orientohet drejt punës.

Disa nga filmat më të mirë në Amerikë janë krijuar nga artistë që kërkuan të shtyjnë mediumin për shprehjen artistike. Hollywood-i nuk është qëllimi për të cilin Kosova duhet të përpiqet, ne nuk duhet të krijojmë një recetë për filmat dhe t’i shkulim ato pa mend. Në vend të kësaj, ne duhet t’i kushtojmë përpjekjet tona në krijimin e një pune të mbushur me substancë, punë që sfidon mendjen dhe perspektivat e një shikuesi. Me qëllimin e vetëm fitimin, vepra shqiptare nuk ka shanse të ngrihet kurrë si shtet për argëtimin dhe kulturën.

Do të mundohem të hap rrugën për filmin në Kosovë për individë me mendje të njëjtë që kërkojnë të shprehin artistikisht diçka, jo vetëm duke qenë shqiptarë, por njerëz si njerëz të artit. Pas të gjithë filmave që ne krijojmë duhet të argëtojmë dhe informojmë së pari njerëzit e Kosovës. Ne tashmë e dimë se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, ne duhet t’i sigurojmë vetes dritare të vërteta për botën që na rrethon dhe atë qe nuk na rrethon. Pjesa më e madhe e përvojës sime me filmat e bërë nga shqiptarët, ka qenë në lidhje me luftën në një formë apo në një tjetër. Unë respektoj objektivin e këtyre filmave dhe rëndësinë e tyre në kujtimin e historisë sonë. Sidoqoftë, unë duhet të theksoj rreziqet në identifikimin e vazhdueshëm të një populli nga ajo që të tjerët u bënë atyre. Populli i Kosovës duhet ta shoh veten në ekran në prezantime të ndryshme për të kuptuar më mirë identitetin shqiptar dhe sa larg ka arritur që nga përpjekja e armikut për ta shtypur atë.

Sa isha në Kosovë takova njerëzit më të aktivë që do të kem takuar në jetën time. Pas shkollës së mesme, u ktheva në Kosovë për herë të parë pas dhjetë vjetësh dhe isha i kënaqur kur zbulova se njerëzit ishin aq të ndritshëm dhe dinamikë si kurrë më parë. Tani është koha, kjo klimë gjithnjë në ndryshim e ndryshimeve moderne që përplasen me historinë tonë të rrënjosur thellë ka sjellë një shprehje interesante në mënyrën e modës dhe muzikës sonë. Në të njëjtën mënyrë siç kemi arritur të shprehim një identitet të ri shqiptar përmes këtyre mediumeve, ne duhet ta transformojmë edhe kinemanë tonë. Tani është koha që ne të shohim veten në kinema, ashtu siç e shohim ne veten tonë.

Kam mësuar shumë për artin në vitet e fundit, ndryshimi në shprehje midis kohës dhe kulturës është i madh. Unë kam vlerësim të thellë ndaj artit nga të gjitha kulturat dhe jam shumë mirënjohës që kam qenë në gjendje të përjetoj identitetin shprehës të krijuesve gjatë gjithë historisë. Unë nuk kam hasur në shembuj shqiptarë në studimet e mia, unë e kuptoj estetikën dhe artin e shumë kulturave, por gjatë studimeve të mia po kërkoj të gjej diçka për kulturën time në këto studime. Më duhet të mendoj për gjendjen e artit të lënë pas nesh sot. 

Unë kam pritur për një kohë kaq të gjatë dhe nuk mund të rri e të pres më 

Duke ndjekur lirshëm rregullat e redaktimit klasik të Hollivudit, këta filma priren të jenë drama ose komedi e rastit. Ky është ose rezultat i krijimit të filmit komercial ose thjesht një mungesë e inovacionit artistik. Paratë motivojnë gjithçka dhe pa dyshim që shumica e filmave të bërë në Kosovë, kishin për qëllim fitimin. A është kjo arsyeja pse filmat gjithnjë përfundojnë se janë të lehtë për t’u bërë? Projektet i japin vetes një mbledhje të lehtë, një përmbledhje skenash të bashkuara për të treguar një histori. Unë ende nuk kam parë një film kosovar që mori rreziqe në mënyrën e ekzekutimit. Ka pak kontribut në krijimin e kinematografisë artistike, nuk duket se ka një kuptim për audion e mirë kinematografike dhe kurrë nuk ka nxitje për një zhanër tjetër. Unë ende nuk kam parë një film aksion kosovar, ose një tjetër që përshkruan një aventurë, dhe vepra e fundit vizuale e bazuar në Skënderbeun ishte shume vjet më parë.

Si krijues filmash, kam disa ide për filmat e mi dhe kërkoj të frymëzoj kineastë të tjerë që të shtyjnë gjithashtu mediumin. Kam frikë nga shkrepjet statike dhe aderimi në krijimin themelor të filmit është i mjaftueshëm për të kënaqur kuriozitetin shqiptar. Mbi të gjitha, arriti t’i mbajë ata disi të mahnitur deri më tani. Një nga gjërat e para që Kosova duhet të vendosë të bëjë është zgjerimi i mëtejshëm i infrastrukturës së saj kinematografike. Prishtina ka një nga studiot më të mëdha të filmit në Evropë. Kinemaja në Kosovë bën që të fitojë shumë me prezantimin e ekipeve ‘stunt’. Kjo do t’i lirojë kineastët shqiptarë nga detyrimi për të ndërtuar një film që i mungon eksitimi fizik. Futja e ‘stunt’ në kinema ka krijuar shumë emocione brenda Amerikës për shkak të njerëzve si Buster Keaton dhe Tom Cruise. Shumë filma kung fu janë filma që nxjerrin shumë nga kinemaja fizike dhe vizuale. ‘Stunts’ nuk janë të nevojshme për të gjitha projektet, por ne e humbasim shansin për të parë ata filma kosovarë që kërkojnë ‘stunt’ njëqind për qind të kohës derisa të krijojmë ekipet ‘stunt’ brenda vendit. Ashtu si futja e ‘stunt’ në kinemanë e Kosovës, ekziston një mundësi e madhe e shanseve të humbura në lidhje me efektet vizuale. Kosova ka nevojë për artistë të efekteve vizuale, shumëllojshmëria në filma në të gjithë botën për shkak të grafikës së krijuar nga kompjuteri është eksponenciale. Artistët e efekteve vizuale do të jenë në gjendje të rrisin shumë nga kinematografia, si dhe më tej aftësinë e tregimit të filmave, në mënyrën e kapjes së të papartishmes. Këta artistë janë gjithashtu të aftë të vijnë me material të animuar për të rinjtë në Kosovë, shumica e filmave te vizatuar dhe shfaqjeve për fëmijë janë krijuar për të trajtuar gjithashtu çështje në komunitetet e tyre përkatëse.

Kosova mund të përdorë disa filma te vizatuar që mund të adresojnë shumë çështje lokale dhe kulturore që ndoshta shoqëria është duke i përjetuar. Krahas filmave te vizatuar, ekziston një treg i pashfrytëzuar për filma animacion dhe shfaqje brenda Kosovës. E di se shumë njerëz që transmetojnë material të animuar, si për shembull Dragon Ball Z në filmin e ri Pixar edhe në Kosovë. Këta janë njerëzit që meritojnë përmbajtje shqiptare që u përshtaten shijeve të tyre krijuese. Krahas animacionit, artistët e efekteve vizuale do të jenë në gjendje të minimizojnë shumë nga procesi i buxhetimit pasi teknikat dhe inovacionet e ndryshme në efektet vizuale kanë shtyrë dhe arritur foto-realizëm. Kështu, duke lejuar aftësinë për të futur rekuizita ose pajisje të shtrenjta përndryshe me një kosto shumë më të ulët nëse është e nevojshme. Përmirësimi i njohurive në manipulimin e pamjeve vetëm mund të ofrojë përfitime për kinemanë e Kosovës.

Si një kineast aspirant, kam menduar thellë në disa projekte që do të doja të sillja në ekranin e madh për kosovaret. Sidoqoftë, me gjendjen e kinemasë në Kosovë siç është tani, këto projekte janë gati të pamundura për t’u realizuar, pasi mungojnë disa nga gjërat që përmenda më lart. Mund të formoj ekipe nga e gjithë bota, por kërkoj një premtim se puna do të kryhet me dashamirësi ndaj këtij projekti. Kjo mund të vijë vetëm nga dikush që është i lidhur kulturalisht me këtë punë, po aq sa unë. Unë tashmë kam ndërmarrë iniciativa të shumta dhe po përpiqem të mësoj sa më shumë që të mundem në mënyrën e kinematografisë dhe redaktimit përmes përvojës personale dhe shkollimit.

Projektet e mia dëshiroj t`i realizoj në Kosovë

Unë jam një person fizik dhe do të kërkoj trajnimin e duhur të ‘stunt’ pas mbarimit të shkollës, para se të kthehem në Kosovë për të bërë koreografi më të mirë dhe për të drejtuar projektet e mia të synuara. Sa i përket efekteve vizuale, unë shpresoj të avancoj aftësitë e mia dhe mund të shpresoj vetëm të filloj një nga këto ekipe VFX vetë brenda Kosovës. Derisa jam duke ndërmarrë gjithë këtë njohuri, dua të jem i qartë se nuk dua të jem vetëm figura e filmit. Nuk më intereson as të jem i famshëm, thjesht kam një pasion të zjarrtë të shprehem përmes disa filmave dhe shpresoj të hap rrugën për të tjerët si unë. Jam thjesht i përqendruar në punën që kam parashtruar dhe synoj plotësisht të bëj maksimumin për të krijuar diçka për të cilën mund të krenohem. Unë jam vetëm një perspektivë brenda popullit kosovar, dëshiroj të eksploroj të gjitha perspektivat e tjera të fshehura në Kosovë.

Populli ynë i afrohet artit me një mendje kaq të ndritur. Kam friken se një shumicë e madhe e popullit tonë nuk tregon asnjë vlerësim ndaj artit, jo për mungesën e artit, por për mungesën e perspektivës së re. Shqiptarët në Kosovë mund të jenë mospërfillës nëse nuk janë kritikë ndaj artit dhe atyre që e ndjekin atë, aq shumë potencial artistik shpërdorohet tek të rinjtë shqiptarë për shkak se u është thënë të ndjekin hobi dhe karriera më të prekshme. Unë e di se ka mendje të ndritshme dhe krijuese brenda Kosovës që me të vërtetë mund të lulëzojnë nëse u jepet mundësia. Ka tashmë disa institucione që po kërkojnë të shtyjnë praninë e Kosovës brenda komunitetit, përkatësisht Qendra e Kinematografisë së Kosovës. Ky është në thelb një fond publik i filmit që kërkon të arrijë qëllimet e publikut dhe interesin për kinematografinë. Ata janë të njohur për të financuar dhe krijuar filma të ndryshëm të shkurtër si dhe disa filma artistikë. Unë e respektoj shumë punën dhe iniciativën e tyre drejt ofrimit të kinemasë të krijuar dhe zhvilluar brenda Kosovës. Është e vështirë për parë gjithë punën që ata kanë bërë atje. Faqja ka bërë një përzgjedhje të filmave në dispozicion për shikuesit për të parë, por ka vetëm dhjetë opsione të listuar. Ky është lloji i mendësisë që dëshiroj të shoh që shqiptarët në Kosovë adoptojnë. Të merren këto çështje kinematografike në duart tona dhe të sigurojmë përfaqësimin aq të nevojshëm për njerëzit tanë në ekran. Këta janë individë me të njëjtin mendim, me të cilët shpresoj të punoj një ditë, dhe unë besoj fort se ka më shumë shqiptarë atje me ide krijuese. Shqiptarët janë një grup i fuqishëm individësh. Dikur kishte një pabarazi në ikonat shqiptare për t’u parë në ekranin ndërkombëtar. Tani në vitin 2020, ka shumë ikona shqiptare që kanë krijuar një prani dhe kanë shprehur perspektivën e tyre mbi identitetin shqiptar në një formë ose në një tjetër. Ka shumë shqiptarë të famshëm që unë i vlerësoj, si Rita Ora dhe Dua Lipa. Këta janë artistë që njihen në shkallë globale dhe e kanë pranuar dhe promovuar haptas kulturën e tyre shqiptare.

Identiteti i Kosovës është i rëndësishëm për t`u shfaqur para botës

Sigurimi i një dritareje mbi një kulturë që shpesh keqinterpretohet, ndërsa shton gjithashtu një flakë të perspektivës personale është ajo që më frymëzoi të ndjek përpjekjet e mia artistike. Një reper popullor i quajtur Action Bronson arrin të fusë kulturën shqiptare në muzikën e tij rap angleze. Tekstet e tij përbëhen nga njohuri kulturore të disponueshme vetëm për ata që bëjnë një jetë të zhytur në kulturën tradicionale shqiptare. Të dëgjosh një njeri të famshëm, të pasur, duke lavdëruar “bakllavanë e nënës” të jep një krenari ndaj identitetit tim shqiptar që më ndihmoi të vlerësoja më mirë detajet më të vogla të kulturës sonë. Shqiptarët kanë arritur të krijojnë një prani jo vetëm në muzikë por edhe në sporte të ndryshme. Ekipet e ndryshme profesionale evropiane përbëhen nga shqiptarë të ndryshëm. Ekipi ndërkombëtar i futbollit te Zvicrës përbëhet nga disa shqiptarë të Kosovës, të cilët nuk dështuan të shprehin kulturën dhe identitetin e tyre kur luanin me serbët në vitin 2018.

Identiteti shqiptar brenda Kosovës është i rëndësishëm për t`u shfaqur. Shumica e shembujve nga ne në botën e jashtme priren drejt stereotipave negativë, ose thjesht rishkruan se kush jemi ne që bota të miratojë vizionin e tyre për shqiptarët. Shumica e kulturave që kanë zhvilluar versionet e tyre të Hollywood-it e kanë bërë këtë me qëllimin për të përfaqësuar me saktësi kulturat e tyre dhe për të shmangur efektin e etnocentrizmit dhe përshkrimet e tij të pasakta të kulturës së tyre. Të gjithë kanë pjellë si rezultat i përshkrimeve të hershme që keqinterpretojnë identitetin e kulturave të tyre. Shqiptarët keq përfaqësohen vazhdimisht në mediat, filmat që kanë arritur përtej Kosovës. Unë shoh shqiptarët neper filma që përdoren si banditë, trafikantë, gangsterë dhe kriminelë. Unë shoh historinë tonë që zhvendoset nga paragjykimet dhe politika në ekranin e madh, disa filma te Amerikës për Kosovën priren të jenë filma të financuar dhe të krijuar nga Serbia. Unë shpresoj që ne te ardhmen, rezultatet e kërkimit ne internet për filmat kosovarë, do të ofrojnë më shumë filma kosovarë sesa veprat e lidhura ngushtë me të cilat tentojnë të nxjerrin tani.

Si përfundim: Unë nuk jam i zgjedhuri për këtë, perspektiva ime mbi identitetin shqiptar është vetëm imja. Unë nuk dua ta shoh atë të adoptuar si perspektivë. Shpresoj të hap rrugën për të gjitha perspektivat e tjera në udhëtimin tim, me shpresë që të shoh perspektivat eklektike nga shqiptarë të ndryshëm të formojnë një kolazh identiteti që merr frymë sinkroniteti. Nëse Kinemaja e Kosovës tashmë do të kishte të njëjtën gamë të larmisë që shfaq në muzikën e saj, unë me kënaqësi do të merrja pjesë si shikues. Sidoqoftë, unë kam qenë duke pritur për një kohë kaq të gjatë dhe nuk mund të qëndroj e të pres më gjatë. Unë pres me padurim veprat që Kosova do të prodhojë pa mua, ndërsa komplotoj idetë dhe punët e mia me shpresën për të argëtuar dhe kapur imagjinatën shqiptare që më edukoi dhe më ushqeu në jetën time. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dear Ramadani, Ilmi Musliu

MYRTEZA BAJRAKTARI, figurë e shquar patriotike ndërroi jetë në Bruksel

December 13, 2020 by dgreca

Nga Redaksia Kus e Zi/

Lajm i zi   nga Brukseli  që përfshinë  Kombin shqiptar,  vdekja e Dr. Myrteza Bajraktarit. një figurë e nderuar ne shkalle kombtare, dhe personalitet  i shquar i patriotizmit të kulluar shqiptar.  Përmatepër një ish i burgosur politik, i vendosur  dhe i pamposhtur kurdoherë.  Vdekja e tij ra e rendë mbi familjën  dhe mbi shqiptarët e Belgjikës dhe  mbi shoqatën e të burgosurve politike. 

Veprimtar politik i shquar mësues. Lindi më 15 prill të vitit 1933, në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, ne një familje të përtme,ndur për patriotizëm.  Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste «Shkëndija». Mbrojti mësimin e gjuhës shqipe ne shkollat shqiptare, dhe jo turqishtën. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962 kaloi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit: mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër R.P.SH.». Pas lirimit, iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësusesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat.U martua me zonjën Kimete violiniste e shquar e orkestrë kombëtare. Me te ai pati tre fëmijë.  Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal «Fronti Antikomunist Tanshqiptar». Në janar të vitit 1993, u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.Këtu Myrtezaj fitoii simpati e popullaritet  ndër kosovarët, të cilët ia dinin shumë mirë renjët patriotike familjare dhe punën e tij  për kauzën shqiptare. Ky popullaritet i doli keq, sepse e tërhoqën në Tiranë, si nëpunës në  Ministrinë e jashtme. Figura e tij duket se i bente hijje dikuj. Kështu Myrtezaj detyrohet te largohet e të gjejë azil politik ne Mbretërinë Belge, ku u mirëprit e fitoi të drejtat.  Ai menjeherëu inkaudrua ne shoqatën e isht të burgosurve politikë në Belgjikë. Një shoqatë e vogël por me përberje të fortë patriotizmi e nivel kulturor. Ne këto kushte Myrtezaj i përvishet shkrimeve, me karakter historik, e boton disa libra, e artikuj në shtyp. Kryesorja e punës së tij, është nxierrja bë dritë e të vërtetave historike, të mohuara, të fallsifikuara e të përdorura për interesa meskime partiake.. Vepra kryesore u botua me sukses, dhe përben një dokument shumë të rendësishëm për historiografinë shqiptare.    Në Bruksel iu bene promovime per librat, dhe për çdo përvjetor iu festua ditëlidja, që për të ishin kënaqësi. Por mbi të rendobte semundja qe ai vuente nga shqetësime kardiake.  Por edhe ne kushte të sëmundjes, ai tregonte nje kurajo të madhe qendrese, e nuk linte aktivitet e mbledhje pa qenë i pranishëm. Gjithashtu qejfi i tij të shoqërohej me miq e dashamirë intelektualë për një kafe e biseda kulturore.  Kënaqësia e fubdit ishte ajo që i dha Komuna e tij, që organizoj 50-vjetorin e martesës së artë të qiftit.  Ky gjest merrte dhe kuptimin e dekoratës si ish i burgosur e patriot  që në Shqipëri nuk i iu dha as i jepej.  Ndërsa ai semundjës i bente ballë me kurajo, erdhi Covid-19, që na mbylli të gjithëvve në shjtëpijat tona, pa guxuar të dalim jashtë.  Fatkeqësih e zuri cid-19 dhe u shtrua ane spital. Problem! Nuk nguroji, dhe firmosi daljenj nga spitali. Më mire shkoj e vdes ne shtepi i rrethuar nga njerëzit e mi. Ishte gjesti i fundit burrëror e trimlnor i tij, ku dhe para vdekjës qendroi kryelartë, siç kishte qendruar gjithë jetën në kushtet e vështira ë kishte kaluar. Ardhja ne Mbretërinë e Belgjikës, në një shtet ku mbretëron liria e demokracia, i krijoi kushtet që ai të merrej me shkrime et botojë dhe libra me vlerë, për historin e Shqiptarve, ku pasqyrohen fakte të vërteta qe hedhdin poshte fallsifikimet qe janë berë nga historianët komunistë.  Kjo ishte një përmbledhje e përafërt e jetës se këtij shqiptari të vërtetë, që vendi i tij e mohoi dhee detyroi tëlargohet në një vend të huaj.i, në Mbterinë e Belgjikës, ku u prit mirë e fitoi të gjithë të drejta jetësore e kujdes të veçante,  i ndertuiar e respektar.  e kryesisht nga ana e mjekësisë  që i dha mundësi t’i zgjasë jetën deri 88 vjeç.  

Kujtimi i tij mbetët i pahharuar, të një shqiptari të vertetë, patriot i kulluar dhe intelektal i lartë. Nder  i vendlinjës, nder i familjës, ndër i atdheut, nder i të përdjekurve politikë, nder i Kombit Shqiptar.

Familjës së të ndjerit Myrteza B ajraktari, gruas e femijeve si dhe të afërmve të tjerë,   u  shperhim ngushullimet tona me te thella  për vndarjen nga jeta njeriut më të dashur e të shtrejtë të tyre. 

Kujtimi i tij qoftë i prëjetshëm. 

 Pushoftë  në Paqë. 

Me këtë rast dhe revistë Kuq e Zi ku ai ishte bashkëpuntor, i  bie të  mbajë zi e të presë ngushullime, veçanërisht drejtori Lek Pervizi, mik i ngushtë dhe i pandarë; me një njohje e respekt qyshë në vitin 1966, kur u njohën për herë të parë, në kushtet e diktaturës, dhe u takuan përsëri  pas 40 vjet në Bruksel, me një miqësi të pathyeshme.  Zi edhe për  Shoqatën e të   perdjekurve ,në Belgjikë dhe Shqiëri, dhe gjithë miqtë  e patriotët, shokë burgjesh e kampesh,  në Shqpëri e Kosovë, 

Myrteza Bajraktari Lek Pervizi ,i   biri, Bekim, Beba,  dhe e shoqja Kimete në 80 vjetorin e lindjës,

Prurje të reja për historinë tonë kombtare (Portret i atdhetarit Myrteza  Bajraktari) nga Thanas L. Gjika | Radi and Radi

Durak Duraku, Lek Pervizi, Kol Tahiri,  Luan Dode Myrtyeza Bajraktari, ne mbledhjen  kushtuar Gjergj Fishtes, 70-vjetorin e vdekjës.

C:\Users\IPC INFORMATIQUE\Downloads\20181027_193711.jpg

Kol Tahiri, Lek Pervizi, Myrteza Bajraktari, në 25-vjetorin e Revistës Kuq e Zi.

Miq te shterjtë  gjithë jetën , të bashkuar në idealet kombëtare e shpurt shqiptarizmi

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT