• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2020

PARAQITJET FIGURALE PARAHISTORIKE QË DËSHMOJNË HERSHMËRINE E QYTETRIMIT NË PLAVË E GUCI

December 13, 2020 by dgreca

Nga Prof.Dr. Naser FERRI/

Në pjesën  malore  rrënzë Majes Popadia (2057 m.) afër Gucisë (mes Karaullës, Pyllit të Dobkut e Majës së Prehtë) në një lartësi prej 1700 metrash kanë qenë disa blloqe të gurëve një nga të cilët aktualisht është vetëm një me dimensione 200×170 cm. në të cilin janë të skalitura figura antropomorfe.Aty janë të paraqitura 10 figura nga të cilat 4 sosh kanë si duket simbole të gjenitalieve që mund të kenë lidhje me kultin primitiv të pjellorisë femërore. Figurat janë të paraqitura në mënyrë skematike me vija të thjeshta  në një skenë të përbashkë,t e cila mund të paraqet pjesë nga  kultet e pjellorisë ose ndoshta nga ritet mortore.

Sipas disa të dhënave, figurat i përkasin periudhës së broncit (2000 deri 750 vite para erës sonë), por në bazë të karakteristikave që i kanë paraqitjet figurale, të  vendzbulimit dhe të disa veçorive të tjera, duket së  ka më  shumë  gjasa që i përkasin kohës së neolitikut (greqisht: neos-i ri, dhe lithos- gur, prej 6500 deri 3500 vite para erës sonë), respektivisht periudhës së vonshme të gurit, kur kishte filluar i ashtuquajturi “revolucion neolitik,” proces ky  i tranzicionit nga mënyra nomade e jetesës në atë sedentare  me vendbanime të përhershme dhe i fillimit të zbutjes dhe të kultivimit  të kafshëve dhe të kulturave bujqësore (gruri,elbi, bimët bishtajore).

Sipas gjasave në këtë vend mund të ketë qenë një vend kulti i banorëve të ndonjë vendbanimi në afërsi ku janë zhvilluar ritet e ndryshme magjike e religjioze.

Kërkimet dhe gërmimet arkeologjike në terren do të dokumentojnë më saktësisht domethënien e figurave të skalitura në gur dhe do ta përcaktojnë kohën cilës i përkasin, por sidoqoftë këto janë pa dyshim fakte të sigurta, të prekshme, të cilët dëshmojnë (bashkë me disa zbulime të tjera arkeologjike në disa lokalitete të kësaj trevë) ekzistencën e jetës nga parahistoria dhe vazhdimësinë e saj deri në ditët tona në rajonin e Plavë e Gucisë.

Në fund fare një apel publik për të gjithë banorët e Plavë e Gucisë që ta ruajnë këtë, por edhe lokalitetet e tjera arkeologjike deri në krijimin e kushteve për gërmime arkeologjike se janë pjesë e trashëgimisë tonë të çmuar  kulturore mijëravjeçare!

Photo credit: B.Rexhepagiq,Plavë

Filed Under: Fejton

PARADOKSE

December 13, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Krimi është i shfrenuar, sepse secili prej nesh e pranon, e justifikon, e lejon, i nënshtrohet atij, sepse ne nuk e luftojmë menjëherë, aty për aty, ku ndodh. Krimi nuk është i shfrenuar sepse nuk kemi burgje të mjaftueshme, se gjyqtarët dhe prokurorët janë shumë të butë, apo se policia është inefikase nga teknikat absurde. Defekti është në karakterin tonë. Ne jemi një komb frikacakësh që u bëjmë dredha përgjegjêsive. Një shoqëri nuk mund të drejtohet, ose problemet e saj nuk mund të përballohen, nëse njerëzit nuk mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë. Sado paradoksale që tingëllon; “atje ku nuk ka ligj nuk ka liri”, shkruan John Locke, edhe pse ligjet kufizojnë lirinë. 

Filed Under: Analiza

Protesta në Shkodër…

December 12, 2020 by dgreca

Nga Gresa Kraja/*

Një efektiv i Policisë së Shqipërisë ka mbetur i plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit në qytetin e Shkodrës, pasi këta të fundit thyen dhe i vunë zjarrin orendive të selisë së Partisë Socialiste në këtë qytet. Marshimi i thirrur në Shkodër për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga një polic në një lagje të Tiranës, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtua mesditën e së shtunës selisë së Partisë Socialiste. Policia reagoi duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka akuzuar opozitën për keqpërdorim dhe abuzim të të miturve.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme”, ka shkruar Rama.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nga Partia Demokratike, me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me ngjarjen. Ajo ka thënë se të rinjtë nuk ishin pjesë e protestuesve, ndërsa theksoi se pasi ka parë përshkallëzimin e situatës ka njoftuar autoritetet e policisë.

“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime”, shkruan Voltana Ademi.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Partisë Socialiste kanë thënë se ngjarja është nxitur nga opozita. Drejtuesi i shtabit elektoral të socialistëve për qarkun Shkodër, Ilir Beqja tha se tashmë pas djegies së selisë së PS-së protestat nuk kanë më lidhje me vrasjen e Klodian Rashës.

Shqipëria që disa ditë po përballet me protestues që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një polic. Policia ka bërë të ditur se 87 protestues u arrestuan përgjatë tre ditëve të protestave. Ata kanë thënë se Klodian Rasha ka thyer orën policore kundër pandemisë, ka qenë i armatosur dhe ka bërë disa lëvizje të dyshimta.

Miq dhe familjarë të Rashës kanë thënë se ai nuk ka qenë i armatosur. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, dha dorëheqje pas vrasjes së 25-vjeçarit duke thënë se “vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike”.

* Evropa e Lire/ Fotografite-Kortezi MAPO

Filed Under: Featured Tagged With: Gresa Kraja, protestat, shkoder

Sfida të reja për PD në 30 vjetorin e themelimit

December 12, 2020 by dgreca

Partia Demokratike, që ka hyrë në histori si partia, e cila rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, feston 30-vjetorin e themelimit. Mesazhe urimi vijnë edhe nga politikanë europianë.

Partia Demokratike, (PD) e para dhe më e madhja Parti Opozitare në Shqipëri feston të shtunën (12.12) 30 vjetorin e themelimit të saj. Ajo ka hyrë në histori si partia që rrëzoi diktaturën komuniste, më të egrën ndër vendet e ish-Europës Lindore komuniste.

“30 vjet më parë  u ngritëm nga hiri i një vendi të shkatërruar. Ne sollëm demokracinë, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, dhe bëmë të mundur lëvizjen e lirë, pa viza, ne jemi zëri i popullit që nga dita kur përmbysëm diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin të shqiptarëve, jemi zëri i tyre,” theksoi Lulzim Basha, kryetar i i PD, në  një video mesazh  të publikuar të shtunën në median sociale.

PD u themelua 1 ditë pas shpalljes së pluralizmit politik nga presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, dhe 3 ditë pas Lëvizjes Studentore,  më 8 dhjetor 1990, duke ndezur shkëndijën e protestave që sollën përmbysjen e regjimit komunist, 46 vjeꞔar. Kryetari i parë i PD, Sali Berisha, mbetet lideri i saj historik dhe një nga politikanët kryesorë të së djathtës në Shqipërinë post- komuniste. Ai ka qenë President i Republikës, 1992-1997 dhe Kryeministër në dy mandate, 2005-2013.

Ne shkurt të vitit 2019 deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandatet e tyre parlamentare dhe nisën protestat 4 mujore për rrëzim të kryeministrit Rama, i akuzuar prej se ” fitoi mandatin e dytë qeverisës, 2017-2021 me vota të vjedhura”.

PD nuk mori pjesë në Lokalet 2019 gjë që solli që nga 61 bashki që ka Shqipëria 60 prej tyre të drejtohen nga kryetarë bashkish, që i përkasin PS në pushtet.

Sfida të reja përpara për PD

Donald Tusk, Presidenti i Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD, në mesazhin e urimit për 30 vjetorin e themelimit thekson se ajo ” i dha fund regjimit komunist dhe orientoi Shqipërinë drejt Evropës”. “PD ka sfida të reja përpara” vë në dukje Donald Tusk.

Kreu i Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen J. Harper në mesazhin e tij të urimeve thekson se ky Union ” ka besuar tek PD si një mbështetëse e vendosur e lirisë dhe demokracisë në kushte shumë të vështira të të bërit politikë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat e përditshme që përballet PD si parti politike në Shqipëri”. Ish-deputetët e PD janë pjesëmarrës në reformën zgjedhore, duke u bërë kështu pjesë e sistemit politik, edhe pse jashtë Parlamentit. PD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të radhës, në prill 2021.

Filed Under: Politike Tagged With: 30 vjetori, Lulzim Basha, PDSH

Protestat, të shëndetshme për Demokracinë, Dhuna e Pa Pranueshme

December 12, 2020 by dgreca

Nga Zenel Çeliku*/

Pak ditë më parë ndodhi ajo që tashmë e kemi parë, është vrarë në mënyrën më të pa përgjegjshme një 25 vjeçar pa asnjë arsye ligjore. Kjo shkaktoni zemërimin  mbarë të shoqërisë civile e cila rezultoi në protesta të forta ku pjesa dërmuese ishin të rinj që dënonin vrasjen e beftë të 25 vjeçarti Klodian Rasha.

Në parim protesat të cilat marin shkak nga ngjarje shumë të rënda siç është rasti I të ndjerit Klodian Rasha, janë apsolutisht të shëndetshme, janë të mirprituara të cilat kërkojnë vëmëndjen dhe mbështetjen e mbarë shoqërisë. Por protestat nuk duhet të degradojnë me pjesmarjen e politikës dhe nuk duhet të shkaktojnë dhunë dhe demtime tek prona private, deri tek Muzeumi Kombëtarë dhe më e shëmtuara dhunë deri tek Bibloteka Kombëtare. Protestat e këtij rasti e dhanë rezultatin e tyre duke nxjerre përgjegjësinë e vrasjes së 25 vjeçarit, arrtitën të detyrojnë Ministrin e Brëndshëm Lleshaj, që të jepte dorëheqje nga posti i tij. Ndoshta akti I dorëheqjes së Lleshajt kishte më shumë moral dhe qytetari, por përgjegjësia ligjore ishte dhe I takonte dikuj tjeter. Piksëpari, duhej të jepte dorëheqje Drejtori I Policisë të Qarkut Tiranës, e pse jo, edhe Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit . Gjithsesi, dorëheqja e Lleshajt sikur e mbylli qarkun e përgjegjësisë e cila tashmë ka ngelur tek polici I cili në mënyrë të papërgjegjshme mori jetën e Klodian Rashës. Shumë kush iu bashkua këtyre protestave me qëllimin për të dënuar dhunën policorë, shumë kush u përfshi në veprimet emocionale të protestave. Shumë nga shoqëria civile mund të ketë këndvështrime apo qëndrime të ndryshme për mënyrën e të protestuarit, por mos të harojmë se momentet emocionale bëjnë të veten dhe protestuesit pa kuptuar dalin nga vetja. Ka qytetarë që mendojnë se protestat duhet të jenë pa dhunë, ka nga ata që mendojnë se qytetarët kanë të drejtë edhe të rrebelohen dhe për pasojë të ushtrojnë edhe dhunë, ka qytetarë që dalin në rrugë për të protestuar fort dhe larg dhunës, ka qytetarë që dënojnë dhunën ndaj policëve, sikurse ka nga ata qytetarë që janë kundër protestës në rrugë, por kur vjen moment ata e shprehin  revoltën e tyre me votë duke u organizuar në rrjete sociale. Dhe gjithkush duhet ta respektojë mendimin dhe qëndrimin e tjetrit por pa lënduar askënd.

 Mbarë shoqëria shqiptare I ka ndjekur me vëmëndje këto protesta të cilat për fat të keq kanë përfunduar në dhunë sociale, por pse ndodhën këto veprime të dhunshme? A ka skenar politik? A përjashtohet mundësia se brënda protestuesve ka edhe politikë? Pse Kryeministri Rama nuk kërkon takim me një përfaqësi të protestuesve? A do të kemi protesta të tjera të dhunshme? Këto pyetje e kanë përgjigjen brenda protestusve të cilët qëllimin e tyre për të dënuar dhunën në polici e kanë shprehur dhe e shprehin me akte dhune të cilat realisht janë të papranueshme. Mbrëmë DW në emisionin e lajmeve, ndër të tjera  dha edhe sekuenca filmike nga dhuna e protestusve dhe sekuenca filmike nga dhuna e policisë ndaj protestuesve. Si shumë qytetarë edhe unë jamë ndjer keq, por në fund  të fundit është realitet. Është për të ardhur keq kur në ditën e dytë protesta përfundoi me sulme të dhunshme ndaj Muzet Kombetar, ndaj Biblotekës Kombëtare dhe drejt bizneseve private të cilat po mbijetojnë me shumë vështirësi si pasojë e Covit 19. Dhunën askush nga shqiptarërt nuk e pranojnë, sepse më shumë se kushdo, janë shqiptarët që nëkëto 30 vite e kanë pësuar nga dhuna e herëpashershme. Dhuna është dënuar edhe nga Ambasadori I BE dhe nga Ambasadorja  Amerikane të cilët u shprehën egzakt se – ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë për të udhëhequr në mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e të kaluarës duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ata  iu bënë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen dhe që zërat e tyre, gjithashtu të mbrohen të drejtat protestuesve që të kenë mundësi të shprehen por të dëgjohen pa dhunë.

Mbas apelit të fortë të ndërkombëtarëve, duke u nisur nga shqetësimi i qytetarëve për të qëndruar larg dhunës policia dhe protestuesit, le të shpresojmë se protestat në vijim do të jenë larg frikës dhe ankthit qyeteraë, le të shpresojmë se nuk do të sulmohen sërisht institucionet shteterore, nuk do të sulmohen objekte e rëndësisë historike dhe nuk do të dëmtohen bizneset private.

*Zenel Çeliku

TIR-Fax News Agency                                                                                        12 Dhjetor 2020

Filed Under: Analiza Tagged With: Dhune Jo, Protestat po, Zenel Celiku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT