• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sfida të reja për PD në 30 vjetorin e themelimit

December 12, 2020 by dgreca

Partia Demokratike, që ka hyrë në histori si partia, e cila rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri, feston 30-vjetorin e themelimit. Mesazhe urimi vijnë edhe nga politikanë europianë.

Partia Demokratike, (PD) e para dhe më e madhja Parti Opozitare në Shqipëri feston të shtunën (12.12) 30 vjetorin e themelimit të saj. Ajo ka hyrë në histori si partia që rrëzoi diktaturën komuniste, më të egrën ndër vendet e ish-Europës Lindore komuniste.

“30 vjet më parë  u ngritëm nga hiri i një vendi të shkatërruar. Ne sollëm demokracinë, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, dhe bëmë të mundur lëvizjen e lirë, pa viza, ne jemi zëri i popullit që nga dita kur përmbysëm diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin të shqiptarëve, jemi zëri i tyre,” theksoi Lulzim Basha, kryetar i i PD, në  një video mesazh  të publikuar të shtunën në median sociale.

PD u themelua 1 ditë pas shpalljes së pluralizmit politik nga presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, dhe 3 ditë pas Lëvizjes Studentore,  më 8 dhjetor 1990, duke ndezur shkëndijën e protestave që sollën përmbysjen e regjimit komunist, 46 vjeꞔar. Kryetari i parë i PD, Sali Berisha, mbetet lideri i saj historik dhe një nga politikanët kryesorë të së djathtës në Shqipërinë post- komuniste. Ai ka qenë President i Republikës, 1992-1997 dhe Kryeministër në dy mandate, 2005-2013.

Ne shkurt të vitit 2019 deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandatet e tyre parlamentare dhe nisën protestat 4 mujore për rrëzim të kryeministrit Rama, i akuzuar prej se ” fitoi mandatin e dytë qeverisës, 2017-2021 me vota të vjedhura”.

PD nuk mori pjesë në Lokalet 2019 gjë që solli që nga 61 bashki që ka Shqipëria 60 prej tyre të drejtohen nga kryetarë bashkish, që i përkasin PS në pushtet.

Sfida të reja përpara për PD

Donald Tusk, Presidenti i Partive Popullore Europiane, ku bën pjesë edhe PD, në mesazhin e urimit për 30 vjetorin e themelimit thekson se ajo ” i dha fund regjimit komunist dhe orientoi Shqipërinë drejt Evropës”. “PD ka sfida të reja përpara” vë në dukje Donald Tusk.

Kreu i Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen J. Harper në mesazhin e tij të urimeve thekson se ky Union ” ka besuar tek PD si një mbështetëse e vendosur e lirisë dhe demokracisë në kushte shumë të vështira të të bërit politikë. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat e përditshme që përballet PD si parti politike në Shqipëri”. Ish-deputetët e PD janë pjesëmarrës në reformën zgjedhore, duke u bërë kështu pjesë e sistemit politik, edhe pse jashtë Parlamentit. PD do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të radhës, në prill 2021.

Filed Under: Politike Tagged With: 30 vjetori, Lulzim Basha, PDSH

Frank Shkreli: 30-vjetori i vizitës së parë të dr. Ibrahim Rugovës në Washington

January 22, 2019 by dgreca

…dhe 13-vjetori i kalimit të tij në amshim/

fr-768x384

Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjëll Sedaj në shtëpinë e autorit në Falls Church, të shtetit Virginia, jo larg Washingtonit (1989) ku miqtë e dashur kaluan dy net e tre ditë, të shoqëruar nga aktivisti i komunitetit, Z. Simon Simolacaj. Mysafirët e lartë nga Kosova erdhën për herë të parë për vizitë në Washington, pasi kishin marrë pjesë në seminarin e organizuar me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit, të organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Universitetin e njohur Fordham, të New Yorkut.

Disa ditë pas përfundimit të seminarit në Universitetin e njohur Fordham, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Engjell Sedaj erdhën me një mik timin, Zotin Simon Simolacaj të më vizitonin në Washington. Në atë kohë, unë punoja si Këshilltar i Programeve radiofonike drejtuar botës komuniste në Drejtorinë Evropiane të “Zërit të Amerikës”.

Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989. Ishte kjo vizita e parë dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës në Washington, por jo e fundit.

Në atë kohë, unë nuk i njihja dhe as nuk dija shumë, as për Dr. Rugovën, as për Dr. Sedajn, përveç faktit se ishin dy intelektualë të dalluar nga Kosova, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York për të folur me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit. Por e prita mirë vizitën e tyre pasi, pa dyshim, ishte një privilegj për të pasur në shtëpinë tonë dy mysafirë të tillë, të nderuar. Për më tepër, vizita e tyre bëri të mundur për të biseduar me dy intelektualë të kalibrit të tyre, mbi gjendjen e atëhershme në Kosovë, pasi megjithëse punoja në qendër të informacionit dhe lajmeve ndërkombëtare, lajmet nga Kosova ishin të pakta dhe ato që na vinin në redaksi ishin pothuaj, pa përjashtim, të ngjyrosura nga propaganda serbe, e cila ia paraqiste botës çështjen shqiptare në Kosovë si donte vetë dhe bota fatkeqësisht e besonte. Zëri i shqiptarëve në Kosovë nuk dëgjohej dhe bota e jashtme nuk ishte aspak në dijeni të vuajtjeve e torturave që diktatura serbe bënte mbi popullsinë shqiptare në atë krahinë. Ishte jetike që të krijohej një kundër-balancë, por edhe të zbuloheshin shpifjet e Beogradit dhe të njoftohej bota, e sidomos Washingtoni rreth instalimit të një regjimi diktatorial dhe terrorist, policor e ushtarak serb në Kosovë, që si objektiv kryesor kishte zbatimin e planit për shfarosjen e shqiptarëve nga Dardania antike.

 Në një moment miqësor me vizitorët e nderuar nga Kosova në Washington, 1989

Kanë kaluar 30-vjet, por me kënaqësi e kujtoj këtë vizitë dhe bisedat e paharrueshme me miqtë nga Kosova, të cilët megjithëse nuk i kisha njohur më parë, na shkoi biseda si është më mirë dhe sikur të kishim qenë miq të vjetër, megjithëse isha pak më i ri nga mosha. Pa ditur se si do shkonin punët në Kosovë dhe për atë vetë si person dhe politikan i ardhshëm i Kosovës, pasi në atë kohë ishte vetëm Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, më kujtohet se shqetësimi i tij kryesor ishte nevoja për sensibilizimin e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, në përgjithësi, por sidomos në Washington. Si studiues i mirë i historisë dhe si atdhetar i vërtetë që ishte – ai i dallonte mirë miqtë nga armiqtë e Kombit shqiptar. Megjithëse ishte vizita e parë e tij në Washington dhe në Shtetet e Bashkuara, Dr. Rugova ishte i bindur në mendjen e tij, se Kosova dhe shqiptarët – në Shtetet e Bashkuara dhe në Washingtonin zyrtar, do të gjenin mikun dhe përkrahësin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç edhe ka ndodhur që prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Udrou Wilson e këtej.Në mendimin tim, vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Nju Jork dhe në Washington – sigurisht pa e ditur as ai vetë këtë gjë në atë kohë – mund të konsiderohet si fillimi i diplomacisë moderne të Kosovës ose si fillimi i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës. Koha e tregoi se Dr. Rugova u kthye në Kosovë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i frymëzuar dhe me një ndjenjë misioni personal, megjithëse disa kritikë e ndoshta edhe disa miq të tij mund të thonë se, i hyri kësaj fushe, me një mungesë dëshire për t’u marrë me politikë.

Historia e mëvonshme tregoi se, me gjithë të metat që mund të kishte si njeri dhe si udhëheqës, që kundërshtarët e tij, pa hezitim ia venin në dukje vazhdimisht, jo vetëm Kosova, por i mbarë Kombi shqiptar tashti kishte një zëdhënës ndryshe dhe si asnjëherë më parë. Sidomos Kosova, megjithëse në rrethana shumë të vështira, tashti kishte një zë të urtë që dëgjohej dhe respektohej nga të gjithë bashkëbiseduesit e tij ndërkombëtarë.

Ishte një zë që fliste për të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre, për liri dhe demokraci për popullin e vet dhe si asnjë përfaqësues tjetër i Kombit shqiptar, siç ka thënë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare në një mënyrë të kuptueshme – nga pikëpamja historike dhe njerëzore, sidomos për të huajt.

Si askush tjetër – para tij ose pas tij – Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të Kombit shqiptar dhe bota filloi ta dëgjonte dhe, më në fund, filloi të interesohej për tragjedinë dhe krimet që regjimi kriminal i Serbisë po bënte në Kosovë, me qëllim zhdukjen e racës shqiptare nga trojet e veta mijëvjeçare.

Foto e fundit e autorit me Presidentin Ibrahim Rugova, në zyrën e tij në Prishtinë, 2005

Në këtë 30-vjetor të vizitës së tij të parë në Washington, desha vetëm të shënoj dhe të ndaj me miqtë e mi disa mbresa, shkurtimisht – por për mua të paharrueshme – nga vizita dy-tri ditëshe e Dr. Rugovës në shtëpinë tonë në Washington, më 1989 dhe arsyet se pse jam përpjekur ta përkrah gjatë viteve. Ajo vizitë nuk më harrohet mua, as familjes time dhe njohja ime me të, gjatë asaj vizite, çoi në një miqësi shumëvjeçare, deri sa ai ndërroi jetë – dritë i baftë shpirti! Respekti im për Dr. Rugovën e ka zanafillën, pikërisht, në atë vizitë, pasi përshtypjet e mia të para dhe respekti për këtë udhëheqës të madh të Kombit shqiptar, sa ka ardhur e është rritur gjatë viteve. Për mua, arsyeja për këtë është se, si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar që unë kam njohur, Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Si asnjë tjetër udhëheqës, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar për t’u radhitë ndershmërisht në radhën e kombeve të përparuara të perëndimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge e, sidomos, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – drejt rrugës së bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar me vendet perëndimore.

E respektova për bindjen e tij se komunizmi ishte rreziku dhe fatkeqësia më e madhe që i kishte ndodhur Kombit shqiptar në shekullin e 20-të dhe për faktin se besonte që Kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindësve të vërtetë. Ibrahim Rugova nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione të qarta për një të ardhme më të mirë të Kombit të vet, duke i dhënë kështu një emër të nderuar dhe të respektuar gjakut shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare. E respektova Dr. Rugovën, sepse ai nuk ishte i frymëzuar nga ideologjia komuniste, as në mendime, as në veprime – si shumë nga ata të brezit te tij që ishin rritur e shkolluar në atë sistem ideologjik të huaj. Përkundrazi, Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetëdijshëm se, natyrisht që, trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdorur në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur nderin emrit shqiptar – një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën sot – sidomos për politikanët e sotëm anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kjo është edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 30-vjetorit të vizitës së tij të parë në Washington dhe në 13-vjetorin e kalimit të tij në përjetësi. Për këto ai gëzon respektin tim!

Duke bërë nderimet e mia para arkivolit të ndjerit President Ibrahim Rugova, Prishtinë, 21 Janar, 2006

Filed Under: Histori Tagged With: 30 vjetori, DR. IBRAHIM RUGOVA, Frank shkreli, Vizita ne Washington

30 Vjetori i gjeneratës së Plavë Gucisë

June 14, 2016 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj/New York/

Vitet po ikin shpejt por kujtimet shokëve të gjeneratës ringjallen serish duke u takuar pas 30 viteve të maturës. Gjenerata e jonë nga Plave Gucia e dëshmoj se koha kalon por kujtimet e bukura të femërisë tonë ende janë të fuqishme dhe të pa harrueshme në mesin shoqërisë së kohës së gjeneratës që ne i përkasim.

Mbrëmë në ambientet e lokalit Sapori në White Plains, NY pronë e vëllezërve Selman dhe Skënder Balidemaj u mbajt një takim që do të mbetet për një kohe të gjat në kujtimet shokëve dhe shoqeve të gjeneratës tonë.

Bashkimi i shokëve dhe shoqeve të gjeneratës u be po sikur e bënim dikur ne vendlindje, në oborret e shkollave tona, aty pastaj po sikur ishim në vendlindje dhe të vegjël posa ra zilja e shkollës  hymë të gjithë  të bere në rresht për dy dhe kështu stimuluam kujtimet e femërisë të një ore të rregullt “orë kujdestarie”.

Posa u ulem si dikur në bankat shkollore dhe me fletore në dorë filluam “orën e kujdestarisë”.

Të gjithë të shtangur nga malli i kohës dhe emocionet e një ribashkimi pas një kohe kaq të gjat filluam orën e kujdestarisë.

Arsimtar të klasës e kishim shokun tonë te gjeneratës Vesel Qosaj i cili posa hyri në “klasë” që te gjithë u ngritëm në këmbë dhe e përshëndesim. Në përshëndetje e tij  Veseli shprehi kënaqësinë e Ribashkimit tonë dhe fjalën ia dhe “kujdestares së klasës” shoqes tonë Hatmane Prelvukaje cila theksoj se sot fatkeqësisht të dashur shoqe dhe shokë në mesin tone na mungojnë dhe janë shuar nga jeta shokët dhe shoqe të gjeneratës, për te cilët ne mbajtëm një minutë heshtje për të nderuar ata që na mungojnë  por edhe shprehur mallin tonë të thell qe ndiejmë për mungesën e tyre sonte. Ora e stimuluar e mësimit vazhdoj me fjalimin e “kryetarit të kasës” Esad Gjonbalaj i cili theksoj se meritat për këtë mbrëmje u takojnë ju të gjithëve që kjo natë të jetë kaq madhështore me pjesëmarrjen e 33 shoqeve dhe shokëve të gjeneratës.

Pastaj ne të gjithë shprehem respektin dhe mburrjen tone për shokët e gjeneratës, luftëtaret e lirisë Sadri Mehaj dhe Deme Hasangjekaj të cilët me veprën e tyre të atdhedashurisë nderuan Plave Gucinë por edhe tërë gjeneratën tonë.

Kolë Camaj theksoj se kjo mbrëmje duhet të shndërrohet në diçka tradicionale sepse vitet po ikin e ne duhet të takohemi sërish por duke marr edhe familjet tona në këso mbrëmjesh të kësaj natyre.

Kjo mbrëmje ishte një gërshetim malli , një gërshetim kujtimesh, kjo mbrëmje dëshmoj se  edhe pse vitet dhe koha bëjnë të veten ne plavë-guciasit kemi ngrohtësinë e sinqert njerëzore dhe vëllazërore te ruajtur  dhe kalitur thell ne sinqeritetin malësorëve dhe ma malësoreve te Plave Gucisë.

Po kjo mbrëmje nuk përfundoj pa dëshmuar edhe humanizmin dhe solidaritetin me dy shokët e gjeneratës qe sot jetojnë ne vendlindje te cilëve ne ua tubuam nga $1000 për shoq, para këto qe do ua dërgojmë së shpejti si dhuratë nga ne në mërgim për ata qe qëndrojnë ne vendlindjet tona.

New York.12 Qershor 2016

Filed Under: Komente Tagged With: 30 vjetori, Esad Gjonbalaj, i gjeneratës, së Plavë Gucisë

U PERKUJTUA 30 VJETORI I VDEKJES SE MUSINE KOKOLARIT

August 13, 2013 by dgreca

Në një ceremoni të veçantë është përkujtuar 30-vjetori i vdekjes së Musine Kokalarit disidentes së parë të komunizmit. Miq, të afërm, akademik vlerësuan lart rolin e Kokalarit pasi ajo arriti të sfidojë një sistem politik,i cili përndiqte intelektualët dhe mendimin ndryshe,vlera të cilat Musine Kokalarit i kushtuan 40 vjet burgim dhe internim.

Ministri i kulturës Visar Zhiti vlerat e Kokalarit nuk janë vetëm akademike por edhe politike,pasi ajo endërronte për një Shqipëri demokratike. Ndërsa studiuesi Agim Musta kërkoi më shumë vemëndje për figurën e Kokalarit.

Të pranishëm në ceremoni të afërmit e Kokalarit shprehn se edhe fundin e jetës,meraku i Musines ishte Shqipëria.

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Turqi. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.

Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie,. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 vjetori, i vdekjes, perkujtua, se musine Kokolari

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT