• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2020

Ëndrra e dhjetoristëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”…

December 8, 2020 by dgreca

(Përjetime të një mësueseje në 30 vjetorin e Lëvizjes studentore që përmbysi regjimin diktatorial të Enver Hoxhës).

Nga Keze Kozeta ZYLO/ Ndonëse ka kaluar 30 vjet qëkur filluan lëvizjet e mëdha për të përmbysur regjimin më dikatorial në Europë, ato perseri duhen kujtuar me shkrim si në rastin në fjalë: psh rreth një përjetimi personal si mësuese aktiviste për këtë lëvizje nga më qytetaret, më civilizueset për Kombin shqiptar.

Megjithatë shpesh hesht, sepse udhëhiqem nga motoja e babait tim veteran të Luftës si: “Ne bëmë detyrën karshi Atdheut”!

Për të qenë e sinqertë si bijë e tij, veçanërisht kur ishja e re mund të më ketë irrituar thjeshtësia e  tepruar, sepse s’kishja ëndrra për të ndenjur në mjerimin e burgut të fshatit, jo për faktin e thënies së tij lapidare për mua: “Ne bëmë detyrën”, por për faktin për vuajtjet e tij dhe të nënës sime.  Ata s’panë një ditë pushimi në jetë, por vetëm puno e puno në punë të rëndë stropacitëse fizike si 90% e popullsisë fshatare, ndërsa disa të tjerë u ngritën me katapultë pa hedhur qoftë dhe një krismë arme kundër okupatorit, pa ditur të shkruanin e të lexonin, të pagdhendurit përfituan gjer në ekstrem…

Ishin vitet e errta, të egra që gjithëkush e ka përjetuar në forma nga më të ndryshmet. Vërtetë fati më hodhi në Tiranë nga eksellenca e rezultateve të bashkëshortit tim të cilin mbasi mbaroi universitetin e inxhinierisë në kontigjentin e ushtrisë e emëruan direkt në Institutin e projektimeve, por shpirtërisht edhe sot në New York në zemër të botes së lirë them: “Lumturisë sime i ka munguar gjithmonë diçka: në radhë të parë lumturia e vëllezërve të mi dhe pastaj shumicës së bashkatdhetarëve që jetojnë akoma me listë për të marrë bukën e gojës apo duan të ikin sa më parë…

E fatkeqësisht kjo dhimbje gërryese vazhdon të ndihet gjer në asht dhe sot pas ëndrrës së bukur të studentëve: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

  Por më lejoni të hidhem tek përjetimet e mia për këtë lëvizje historike, demokratike, paqësore për të ndaluar krimet e përbindshme karshi të persekutuarëve, të dhunuarve dhe mjerimit mbarë kombëtar.

Ishte i çuditshëm përjetimi ndërkohë shihja se si nje dritëz hyjnore po ulej pranë Tiranës, pranë intelektualëve shqiptarë, punëtorëve plot ëndrra, dhe në këtë rast e kam fjalën për Tiranën, pasi atë e njoh gjer në imtësi, sepse e fillova profesionin e mësuesisë dhe e ushtrova për 20 vjet në kryeqytet, pak fat apo jo?

Kishte vite më përpara që diskutohej brenda mureve të shtëpisë, brenda dhomave pakënaqësia midis intelektualësh që me siguri do të vinte një ditë që do të shpërthente si vullkan, por këtë radhë jo me karabina pushkësh, por paqësisht dhe plot kulturë…

Kështu në shtëpinë e njerit prej ish grevistëve të urisë prof.Mehdi Shehut, të intelektualit erudit ndjesë pastë arkitektit Nesti Çabirit, në shtëpinë e demokratit dhe mësuesit profesionist të boksit, Baftjar Shehut, apo në shtëpinë time diskutoheshin herë pas here probleme të dhunës, të mohimit të lirisë etj, të gjitha këto nën besim miqsh të ngushtë dhe të kahershëm.  Kur Nesti Çabiri na bënte leksione private, kuptohet pa pagesë për italishten në vitet 88-89 në kohë të lirë na thoshte: “Sa keq!

Hamë me tallon, rrimë me orë të gjata për të marrë vezë, ndërsa Europa i shkel me këmbë.  O Zot ç’mjerim është këtu përsëriste herë pas here”!  Ne e dëgjonim me kurreshtje sepse ishte i vetmi person nga ne që ishte shkolluar për arkitekturë në Gjermani dhe Itali dhe sigurisht krejtësisht i besueshëm për atë që thoshte.  Ndërsa prof.Mehdi Shehu i lëndëve inxhinierike na solli një ditë fshehtas Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut e miratuar me 10 dhjetor, 1948, ku ndër të tjera do të më ngulitej në kokë si thumb neni 19 i cili thotë: 

“Gjithkush ka të drejtën e Lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin

lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të

informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë”. 

Në gjimnazin “50 Vjetori i Pavarësisë” dhe shtrimi në spitalin ushtarak

Grupi ynë kishte në përbërje disa mësues të ish gjimnazit “50 vjetori i Pavarësisë” në Kombinat ku shumica e gjimnazistëve i kishin prindërit punëtorë me tre turne në Kombinatin tekstil.  Këta mësues ishin:  Inxh.Valentina Shehu, Inxh.Liri Çabiri, Baftjar Shehu dhe Kozeta Zylo, ku më duhet të theksoj se mësueset Valentina, Baftjari dhe autorja e këtij shkrimi kishin ngritur probleme rreth dhunës psikologjike që ushtronte organizata bazë e partisë së shkollës rreth mendimeve tona të lira, të hapura deri diku në orën e mësimit, ku u përfshinë dhe katër mësues të tjerë si Beatriçe Capo etj, dmth bëheshim 7 mësues pa teserë partie, që nxënësit na quajtën 7 shaljanë.  E sjellë këtë kujtim pasi dua të tregojë fytyrën e shtetit të egër që për problemet që ne ngritëm solli në shkollën tonë dy herë radhazi Vangjel Moisiun sekretarin e punëve ideologjike pranë Ramiz Alisë, sekretar i parë i Komitetit qendror të Partisë së Punës së Shqiperise në vitin 1985 mos gaboj, për të marrë takim me të shtatë prej nesh, ish drejtorin e shkollës demokratin dhe intelektualin Myfit Ishmaku si dhe me organizatën bazë të partisë që kishte për sekretare Razie Stafa.  Për hir të së vërtetës Vangjel Moisiu më shumë dëgjoi prej nesh dhe sjellja e tij ishte tepër ndryshe nga diktatorët dhe të pagdhendurit.  Pas tij erdhi për katër herë radhazi Pirro Lako i akuzuar si qejfli femrash, ish sekretar i komitetit të partisë së Tiranës i cili organizoi mbledhje kolektive me gjithë mësuesit për të na diskretituar dhe për të marrë masa siç dinin ata të merrnin.  Zëri mbrojtës i mësueses inxh.Valentina Shehut, mendimet burrërore, trimit sypatrembur Baftjar Shehut ishin tejet tronditëse për një sekretar me aq fuqi partie për gjithë Tiranën. Kur më erdhi radha mua ndërmjet të tjerash thashë se nxënësit tanë po marrin shumë pak bursa për të shkuar në Universistet, sepse nuk kanë krah janë bij të klasës punëtore… Në fund Pirro Lako i “përndritshmi i partisë” erdhi me konkluzionin se Këze Zylaj ka rënie ideologjike…  Kaq duhej për të qenë në shenjestër nga falangat kanceroze dhe sahanlëpirësit që nuk ju ndanë kurrë Kombit tonë.

Pas disa ditësh më vjen njoftimi nga sekretarja e organizatës bazë të partisë Razie Stafa që në atë kohë funksiononte për dy gjimnaze:  “50 Vjetori i Pavarësise” dhe “Myslym Keta” në Kombinat se duhet të paraqitesha pranë Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës ku më kishte thirrur për takim Pirro Kondi i cili ishte në atë kohë sekretar i parë i rrethit të Tiranës dhe kandidat i byrosë politike.  Së bashku me bashkëshortin tim dhe vëmendjen e familjes të cilet u shqetësuan shumë, më çuan pranë godinës së Komitetit të Partise, sot godina qendrore e partisë socialiste.  

Më duhet të theksoj pa lejen e tij përtej modestisë se kam pasur në krah një bashkëshort shembullor, burrëror me mendime të hershme liberale demokratike dhe që s’i trembej syri nga e vërteta…  

Sekretarja e zyrës se Pirro Kondit pasi më mori dhe më çoi në paradhomë më tha që do të presësh këtu derisa të na njoftoj për të vajtur në zyren e tij. Dhe erdhi momenti i shkuarjes atje, ndërsa Qemali priste perjashta, me mendimin dhe dyshimin se mund të arrestohesha ose kushedi çfarë dënimi tjetër.

Pirro Kondi ishte me një veshje sportive me një bluzë me mënga të shkurtëra që më befasoi për paraqitjen e tij si zyrtari më i lartë i kryeqytetit.  Sekretari i parë Kondi e filloi bisedën:  -Ju jeni Këze Zylaj? – Po i thashë Këze Zylaj.  – Ju keni sjellë shumë shqetësime dhe ç’është më e keqja se keni bërë për vehte mjaft nxenës të mirë me partishmëri të fortë politike dhe ju po i prishni ata.  Këtu medoemos e kishte fjalën për një nxënëse të shkëlqyer, të jashtëzakonshme, që për katër vjet njohu vetëm 10-ën, që lexonte dhe jepte opinione si një kritike e mirëfillte, Merita Gjeçin e cila na kishte bërë një mbrojtje dinjitoze si nxënësja ime për katër vjet.  Ju keni thënë në disa mbledhje të drejtuara nga i deleguari i Ramiz Alisë Vangjel Moisiu dhe yni Pirro Lako midis të tjerash se: “partia e punës nuk po u jep bursa fëmijëve të “kllasës” punëtore (sqaroj këtu se të gjithë të mëdhenjtë e parties, fjalen klasë e shqiptonin kllasë si në rusisht…)  I thashë se unë kam ngritur me guxim një të vërtetë që duhet thënë se shumë pak po shkojnë në Universitet nga gjimnazi ynë, nxënësit tanë, është një shkollë që është lënë mbrapa liste.  

Pirro Kondi me hakërrim në dialektin lokal gjirokastrit dhe forcë detyre partie u përgjigj: “Vajzo, vajzo ( shtoj ketu se ishja 27 vjeçe) ne kemi dhënë dhe vazhdojmë t’ju japim “kllasës” punëtore bursa, ata janë prioriteti ynë.  Duke vazhduar dhe dëgjuar më së shumti atë për gati 2 orë pasi ishja e thirrur atje në emër të grupit të 7 mësuesëve, kuptova se koefiçienti i inteligjencës së tij vlente për të dëshëruar, ishte thjesht një vegël qorre e partisë në pushtet, fal bëmave dhe lidhjeve të ngushta që kishte me klanin e fuqishëm të byrose politike.  Pasi më tha se do të heqim nga gjimnazi për shkak të rënies ideologjike dhe do të çojmë në një cikël më të ulët, siç ishte shkolla 1 Qershori, që midis nxënësve kishte mjaft rom, shkolla ishte prane Selitës, vazhdoi se përsëri ne do të shohim se si do të punosh pranë tyre…

Me lot në sy e kundërshtova se heqja ime nga shkolla është cënim i profesionit tim dhe njëkohësisht shkatërrohet reputacioni im duke lënë shkas që shumë gojë të liga të flasin dhe të intepretojnë sipas dëshirës së tyre.  

Pirro Kondi me një kërcënim të frikshëm m’u përgjegj: “Vajzo, vajzo, ka dhe punë detyronjëse, ka dhe burg, ke dy vajza të vogla për të rritur, bashkëshortin e keni përjashta që po u pret, është në pozicon të mirë pune…  ( e dinte sekretari i parë Pirro Kondi punën dhe lëvizjen e bashkëshortit tim i cili në atë kohë ishte shef i teknikës së gjithë ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes).

Të gjitha këto janë herë e parë që i shkruaj në publik, por janë kujtime të përjetuara të thëna aq lirshëm, aq miqësisht aq besueshmërisht në shtëpinë e ish grevistit të urise prof.Mehdi Shehut dhe rrethit tonë miqësor ku diskutuam me aq guxim për bëmat dhe tmerret e kokave që udhëhiqnin partinë.

Pas vendimit të 2 Pirrove të famshëm përfundova në spital ushtarak me një lodhje nervore, ku më jepnin valium për të bërë gjumë…  Kurrë s’do ta harroj veçanërisht shqetësimin e atit tim i cili erdhi për gjithë natën nga Mezhgorani për të më parë në spital dhe këshilluar.  Duke më vënë dorën tek balli këshilloi: “Bija ime!  Kudo që të vesh më beso se do të dali më mirë!”  Çfarë profecie që pati!  Pasi dola nga spitali me lot në sy shkova pranë shkollës “1 Qershori”, ku më duhet të shtoj se ish drejtoresha e shkolles znj.Miranda Kalaja një intelektuale erudite me shumë gjuhë, ish mësuesja e matematikes me një familje të persekutuar autoktone tiranase Lejla Begeja, mësuesja e biologjisë Afërdita Bega, ishin pakuptuar ëngjëjt mbrojtës të mi.  Drejtoresha ishte informuar nga organizata bazë e partisë së shkollës rreth dosjes sime dhe me elegancë dhe plot mirësi më hapën një vend të ngrohtë reth ”oxhakut” të kesaj shkolle me aq vlera dhe plot kulturë.  O Zot kur i kujtoj filmat dhe librat që diskutonim pa ndrojtje, edhe sot habitem se sa me fat ishja që shkova pranë tyre, dhe çuditërisht gjithë kolektivi i atjeshëm arsimor ishte në rezonancë me lirinë individuale…  

Eja mblidhuni këtu-këtu!…

Si çdo nismë e bukur apo e pabukur e ka një zanafillë e ka një shtysë për ta realizuar.

Duke e pasur shtëpinë pranë qyteti studenti, ish shkollës “Labinoti” dhe dhoma e gjumit tonë përkonte nga ana e oborrit të saj, papritur një natë e zakonshme u shndërrua në zëra Lirie, në zëra të rinjsh studentësh që hidhnin parrulla në kor:  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kadare, Kadare, Kadare hajde me ne, ose këndonin:  Ejani mblidhuni këtu, këtu, eja mblidhuni këtu, këtu”!…

Për bashkimin me nismën e studentëve e kam fjalën jo vetëm që ishim të bindur plotësisht për ndryshim dhe këto falë bisedave pothuajse të përnatshme me intelektualë të mirëfilltë, por të pabujshëm ose të harruar, por nga ana tjeter e kishja parë dhe ndjerë në shpatulla egërsinë e Pirrove dhe vasalëve të tyre në organizata partie arsimtarësh që më së shumti këto organizata i drejtonin injorantë me shpirt katran…

Për hir të së vërtetës protestave të studentëve të dhjetorit po i bashkohej pothuajse paprimtas gjithë populli i Tiranës të udhëhequr nga intelektualë liberal dhe plot kulturë perëndimore.  Kjo nuk duhet harruar kurrë, nuk është koha për të marrë i pari flamurin e demokracisë, pasi prijësit në se nuk i venë luftëtarët pranë, kanë mbaruar misionin.  

E kam fjalën për popullin e shumëvuajtur, punëtorë, fshatarë, minatorë, anëtarë me tesera të partisë së punes që janë me mijëra të ndershëm prej tyre dhe shumica vuajtën po njëlloj si ata pa tesera, që erdhën dhe shpërthyen gjokset e tyre duke thirrur:  “Eja mblidhuni këtu-këtu, E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!

Filloi të diskutohej ethshëm nëpër grupime mësuesish, nëpër grupime nxënësish, ku filloi ndarja në demokratë e socialistë, ku vazhdonte akoma klithma e kukuvajkave të disa mësueseve komuniste, veçanërisht ato e ata qe ishin komplet trushpëlarë dhe të vinin fletë rrufe për shfaqje të huaja që më shkaktojnë neveri kur i kujtoj.

Një natë pranë shkollës “Labinoti” u dëgjua zëri i Azem Hajdarit dhe emri i tij nga studentët që ishin mbledhur duke hedhur parrulla, te cilët ishin përzënë nga policia e Ramiz Alisë dhe Byrosë politike për të shtypur dhe shpërndarë lëvizjen.  Ishte një natë e frikshme, por e bukur, ishte një dhimbje e bukur siç thotë poeti kombëtar Ali Podrimja.

Ne shkonim çdo mëngjes në sheshin e Demokracisë pranë studentëve të grevistëve të urisë, shkonim me miken time të ngushtë, inxh.Valentina Shehun e cila kishte bashkëshortin e saj në grevë urie, prof.Mehdi Shehun, shkonim së bashku me vajzat tona aq të vogla, ish nxënëse të shkollës “Kosova” të cilat në mënyrën e vet thoshnin:  “Babi është me ju, Babi është me ju”! 

(Në atë kohë ishte në Ministrine e Mbrojtjes dhe pastaj e hoqën për pikëpamje demokratike).

 Emocionet, energjinë aq pozitive që merrnim pranë qytetit studenti do të ngelen të paharruara në kujtesën tonë.  Po dëgjoheshin zëra Lirie, zëra të rinjsh që kishin ëndrra aq të bukura, zëra nga greva e urisë, që mund të dilnin ose jo të gjallë.  Midis tyre dëgjoja zërin e prof.Shenasi Ramës ish studentit të grevës së urise dhe njërit ndër themeluesit e opozitës kundër sistemit komunist në Shqiperi.  Opinionet e tij analitike dhe tejet profesionale në publik i përkasin një elite të zgjedhur që mjerisht akoma heshtet për këta intelektualë që i shërbejnë realisht Kombit. 

Dëgjoja zërin e dhëmbshur të Edlirës, vogëlushes që kërkonte të atin e saj në grevë urie prof.Mehdiun që siç kujton prof. Rama në statusin e tij se: “Në këto momente kishja dash me kujtue e nderue grupin e ngushtë të shoqatës dhe promotorët e vërtetë të grevës së urisë Arben Liken, Arben Sulon, Edmond bushatin, Xheni Taninin, Vilsa Dade, Edvin Shvarc, Alban Picin, të ndjerin Fred Gremin, si dhe pedagogët patriotë Mehdi Shehun dhe Ukë Bucpapaj.  Pavarësisht rrugëve që kanë marrë në jetë të gjithë shqiptarët e kanë një borxh nderi me ua kthye këtyre djemve dhe vajzave të papersëritshme dhe studentëve të tjerë pjesëmarrës”.

Në pallatin e Kulturës dhe hedhja e bustit të diktatorit Hoxha

Pjesëmarrja e popullit në qytetin studenti sa vinte dhe po merrte përmasa të papara duke u mbështetur nga shumë intelektualë.  Kështu një mbasdite të gjithë mësuesit demokratë u mblodhëm në Pallatin e Kulturës ku në presidium midis të tjerëve do te ishte prof.Ylli Vejsiu.

Pjesëmarrësit në sallë më caktuan për të lexuar në emër të gjithë mësuesëve të Tiranës telegramin në mbështetje të grevës së urisë së studentëve në Pallatin e Kulturës në Tiranë që drejtohej nga prof.Ylli Vejsiu, ish një nga nismëtarët themeltarë të partisë demokratike.  Kur dolëm përjashta vëllai, shumë miq dhe kolegë dashamirës më thanë se brenda në sallë janë vendosur kamerat dhe mund të ketë arrestime, sigurisht këto ishin presione, por dhe me të vërtetën e hidhur brenda, por a po pyesnim më nga ai regjim që kishte sjellë sa e sa drama njerëzore, a mund të vritej më ëndrra e Lirisë së mohuar?  

Regjimi po ndjente nga afër grahmat e fundit ndaj dhe mblidhte forcat e zeza dhe më shumë rreth vehtes për të shtypur dhe vrarë demonstruesit.

Ishin ditë dhjetori, ditë të ftohta për nga stina, por vullkani i zemrave rinore ngrohte atmosferën dhe zjarri i shenjtë prej Perëndie dukej se kishte prekur dhe tokën e pushtuar nga banditët udhëheqës që mjerisht e kanë gllabëruar atë tokë pothuajse në çdo sistem…

  Ishin muaj tejet me ngarkesë sidomos për ne banuesit e Tiranës dhe që i mbështetnim ata pasi na duhej të merrnim pjesë paradite, mbasdite deri në hedhjen e bustit të diktatorit Enver Hoxha.  

20 Shkurti ishte një ditë historike për shqiptarët, ishte një ditë që i tregoi botës se shqiptarët e duan Lirinë, se shqiptarët s’jetojnë dot nën diktaturë.

Në këtë ditë u nisëm nga sheshi i studentëve, ku me artopalant na drejtoi drejt sheshit qendror aktorja e Teatrit Kombëtar Raimonda Bulku.  Do të kishja shume dëshirë të kishim aparat fotografimi për t’i pasur si relike apo pikturë nëpër bluzat dhe fustanet tona ujin me ngjyrë që lëshuan makinat e policisë duke filluar para TVSh-s drejt trupave tanë.  Ëndërroj të kishja një vidio ku të ishin rekorduar thirrjet e demonstruesve, kur panë policët para TVSH-s apo kryeministrisë dhe ish komitetit qendror si: “policia është me ne, policia është me ne”!…

Shumë interesante është fakti se mësuesi Baftjar Shehu i cili ishte direkt në hedhjen e bustit të Enverit kokëposhtë, mori nga busti i diktatorit në sheshin e Tiranës një pjesë nga këmba e tij, nuk e di në se e ruan akoma apo jo?  

 Ditët e shkurtit po rrokulliseshin me shpejtësi si dhe shumë gjëra të tjera kardinale për Shqipërinë.

Në Partinë Demokristiane të Shqipërisë

U krijuan parti të ndryshme demokratike, për nga radha partia demokristiane ishte e treta pas demokratikes dhe republikanes.  Mora pjesë qysh në krijimin e Partisë demokristiane, e ftuar nga miku i ngushtë i familjes sonë intelektuali shkodran inxh.Franc Marku.  Arsyeja ishte shumë e thjeshtë:  Ishte e vetmja parti që shkruante në status se nuk pranonte ish komunistë dhe që sot pas 30 vjetësh kur e mendoj më vjen për të qeshur se sa naivë tregoheshim ndonjëherë nga gënjeshtrat dhe gjepurat e “liderëve” të korruptuar fund e krye…  Por kjo do te jete nje shkrim tjeter që mjerisht ne nuk ndryshojmë kurrë, mjerisht ne mohojmë njeri tjetrin.  As më pak e as më shumë kam parë historikun në Web të Partisë Demokristiane ku aderova, dhe absolutisht nuk zihet emri dhe pse me krenari e them që u zgjodha sekretare e përgjithshme publikisht nga shkodranët edhe pse ishja nga Jugu dhe e vetmja grua, ndërkohë drejtova gazetën “Ora e Shqipërisë” organ i partisë në fjalë.  Po ku do t’ja dije Nard Ndoka që është në krye të PDKSh-s dhe as ka qenë fare anëtar të pakten deri në shkurt të 1997-ës, kur u arratisëm nga bandat dhe kallashnikollët që të shponin sytë tej përtej…    

Në këtë parti takova një nga burrat e rrallë të kombit, intelektualin erudit Dr.Lazër Radin i cili u burgos dhe internua për 50 vjet nga regjimi diktatorial hoxhist.  Nëpërmjet gazetës “Ora e Shqipërisë” Dr.Lazer Radi sillte shkrime që ja rrisnin karatin nivelit të saj dhe nëpërmjet publikimeve njoha një shkrimtar të një race të epërme që do të mbetet emblemë për kulturën, filozofinë dhe letërsinë shqiptare.

  Është e pamundur t’i përshkruash gjithë ato skena që ke marrë pjesë dhe i ke parë me sytë e tu, por është e mundur të tregosh historinë e patreguar që ka qenë brenda teje dhe që rrinte në agoni deri në shpërthim siç dhe do të shkruante shkrimtarja amerikane Maya Angelou.

Megjithatë unë po i referohem Rosa Parks, kësaj gruaje trime, amerikane, aktiviste e shquar e cila ka thënë: “I’d like to be remembered as a person who wanted to be free and wanted other people to be also free.” që do të thotë: “Unë dua të kujtohem si një person ku dëshironte të ishte e lirë dhe ka dëshiruar që edhe të tjerët të jenë të lirë”.

Në këtë rast unë kujtoj nga Nju Jorku me mall e nostalgji të gjithë miqtë liridashës, të gjithë ata martirë të Lirisë, të gjithë demonstruesit që u sollën plot kulturë dhe pa dhunë në sheshe e kudo, kujtoj atë kohë aq të afërt, por ende shumë të largët në përmbushjen e ëndrrës rinore dhe të gjithë shqiptarëve:  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”!

Filed Under: Featured Tagged With: Endrar e Dhjetoriste, Keze Kozeta Zylo, Shqiperia si Europa

MEZI TË PRITËM DEMOKRACI POR EDHE SHUMË U ZHGËNJYEM

December 8, 2020 by dgreca

 -Përjetime personale në 30 vjetorin e demokracisë-

Nga  Asllan Bushati/

Bindjet e mija se “socializmi do të jetë një e ardhme e lumtur për shqiptarët”, filluan të shemben që në vitin 1974, kur u pushkatuan: Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Cako (udhëheqsit kryesor të Ushtrisë Shqiptare). 

Si shumë ushtarakë të tjerë në atë kohë edhe unë isha i tronditur madje  disi edhe i tulatur. Kështu në një nga ditët e fundvitit 1975 kur po pinim një kafe në verandën e Hotel Turizmit në Berat me padagogun , mikun e familjes, profesorin e universitetit dhe Drejtor i Bankës Kursimeve Berat, Shukri Bulica (nga Kolosiani i Lumës), dëgjova prej gojës së tij  të më thoshte se:”I kam njohur të tre. Nuk ishin sit ë thuash intelektualë të vertetë, por assesi nuk ishin tradhëtar”.

Kjo ishte hera e parë  që mora një ” grusht të fortë”  për të shkundur pak prej vehtes baltën e madhe të propagandës së kohës,  për ”tradhëtin e tyre të madhe”  ndaj atdheut. Sikur të mos mjaftonte kjo, në të njejtin vend në dhjetorin e 1976-tës, pasi ishin shpallur “armiq të partisë e të atdheut” grupi i ekonomisë me Abdyl Këllezi, Koco Theodhosin, Kico Ngjelën etj, Profesor Bulica më tha: ”Në një vend a hapsirë të caktuar që thonë se prona është e të gjithëve, por në fakt nuk është e askujt. Në një vend që të gjithë thonë pronën e ruajmë por në fakt të gjithë e vjedhin. Në një vend që thonë se pronën e përparojmë dhe e mirtrajtojmë, por në fakt e shkatrrojnë dhe e përdhosin. Kjo shoqëri është pa të ardhme dhe  e destinuar të  vetshkatrrohet”.

Ky ishte “grushti’ i dytë, që shembi përfundimisht bindjet e mija se i ashtu quajturi socializëm do të na sillte prosperitet, përparim e jetë më të mirë. Që nga kjo kohë kam menduar vetëm të kundërtën, megjithse isha pjesë e strukturave të mbrojtjes.

Trasferimi në Ministrinë e Mbrojtjes  më mundësoi të njihesha edhe me intelektualë të sferave të ndryshme në Tirane. Njeri prej tyre shpesh më jepte fshehurazi të lexoja “axhanset” (pjesë nga shtypi i huaj i lejuar vetëm për një rreth të ngushtë njerzish të nomeklaturës). Prej tyre mësova shumë gjëra që smund ti shihja nga shtypi i brendshëm, e  as nuk guxoja  të flisja qoftë edhe një fjalë të vetme, por që me kalimin e kohës  ato u bënë pjesë e akumulimit tim antikomunist.

Pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, vecanërisht në Tiranë filloi një farë liberalizimi i mendimit në sferat intelektuale. Por në mjediset ushtarake ishte akoma cdo gjë strikte e në të ashtuquajturën “vijimsi e rrugës së Enverit”. Cdo kapërxim  nga kjo linjë ishte fatale deri nga fundi i viteve tetëdhjetë.

Në “demostratën e heshtjes” që u mbajt në Tiranë, së bashku me mikun tim të ngushtë Nezir Murati, vendosëm të merrnim pjesë edhe ne. Para Hotel Dajtit u shkëmbyen me Ismail Kadarenë dhe Gramoz Pashkon me të cilët pa folur  u përshëndeten  vetëm me lëvizjen e kokës. Pak më poshtë tek Ura e Lanës  po ashtu u përshëndetëm me Ing. Orhan Zarshati (nipi i Ismail Qemalit) dhe një arkitekt të cilit nuk ja kujtoj dot emrin. Nga kjo “shëtitje“, pas dy ditësh miku im Nezir më tha :” Ruhu se Kico Mustaqi (Ministri) e Agim Zamani (shefi sigurinit Ushrisë) se ta kanë rihapur dosjen, por mos të të hapin varrin”.

Pas ardhjes për vizitë në Shqipëri të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Perez De Kualar, situate u fermentu akoma më shumë dhe mendimi i lirë u bë më i pranishëm në biseda të lira. Kurse në shtypin e shkruar bënë efekt shpërthyes  një shkrim i Dr. Sali Berishës dhe Dr. Ylli Popës. Pas tyre erdhën ngjarjet e 2 korrikut me hyrjen e mijra të rinjëve në selitë e ambasadave në Tiranë, takimi i Ramiz Alijës me intelektualët, largimi i Ismail Kadaresë për në Francë dhe greva e studentëve që coin ë përmbysjen e sistemit një partiak dhe më 8 Dhjetor 1990 krijimi i Partisë Demokratike (si sot 30 vite më pare).

Për mu si person kjo ka qenë një ditë e madhe e historisë tonë, por nuk ka qenë e tillë për shumë ish kolegë të mijët. Madje disa prej tyre më vonë  u bënë  shtysë  për rebelim e përmbysje me dhunë të segmenteve të shtetit.

 Pikpamjet e mija politike nuk i fsheh aspak, ata  janë të djathta (edhe familja ime ishte përkrahëse e Mbretit Ahmet Zogu). Por i respektoj plotësisht edhe pikpamjet e së majtes së moderuar (por jo ato komuniste). Në gjykimin tim as pikpamjet e djathta dhe as ato të majta të moderuara nuk janë antikombëtare. Antikombëtare janë ekstremizmat e të dy krahëve dhe  veprimet e papërgjegjeshme  të atyre që qeverisin duke e konsideruar vehten zot (pronar) të vendit. Që e trajtojnë hapsirën, mjedisin, pronën, punën e investuar  si placë për të nxjerrë përfitime personale.

E djathta në këto tri dekada  ka bërë gjëra madhore që do të mbahen mend si lëvizja e lirë e shqiptarve, pranimi në NATO, shkatërrimi i shumë bandave kriminale, zgjerimi i biznesit të vogël, punësimi, mbajtja e taksave të ulta, e shpenzimeve të vogla qeveritare ne qendër e në bazë, ulja e dificitit buxhetor etj. Por nga ana tjetër ajo dështoi: me skemat piramidale që i plasën si bombë  në duar, me paaftësinë për të vendosur rendin e rregullin e një demokracie funksionale, me pronën,korrupsionin, me dënimin e krimeve të komunizmit, me lejimin e varrezave greke në hapsirën  e shtetit shqiptar etj.

Kurse e majta në përpjekjen për shtet ligjor, instaloi shtet policor. Në përpjekjet për një të majtë të moderuar  instaloi një amalgam absurde  “alla rilindase” si reminishencë e PPSH-së. Me fjalë e luftoi korrupsionin, kurse me vepra e shumfishoi atë. Në vend të luftës kundër krimit të organizuar e shtoi atë , madje e solli në Parlament, qeverinë qëndrore e lokale. Në vend të zvoglimit të dificitit buxhetor e coi atë afër nëntëdhjetë përqindshit. Në vend të zvoglimit të taksave i shtoi ato, në vend të zgjerimit të vendeve të punës  dështoi tërësisht sa rreth 450 mijë të rinjë u larguan nga Shqipëria etj etj.

Mezi e pritëm demokracinë, por jemi totalisht të zhgënjyer në këto tri dekada. Një poet para disa vitesh duke parë shumimin e fenomeneve negative tha:”Në qofsh e tillë demokraci, mos ardhësh kurrë”. Unë nuk mund ta them këtë ,se demokracinë në vendin tim e dua shumë, por më besoni se personalisht jam i dezilizionuar në kulm , vecanërisht me qeverisjen e sotme të Edi Ramës.

Filed Under: Analiza Tagged With: asllan Bushati, Demokraci, Mezi te pritem

HISTERIA COVID-JANE-Përmbledhje faktesh dhe komente…

December 8, 2020 by dgreca

Dr Roger Hodkinson:Pandemia Corona-virale asht “MASHTRIMI ma i madh dhe qëllimkeq, i ndërmarrë ndaj publikut… Është absolutisht një HISTERI publike e drejtuar nga media dhe politikanët….Ne jemi duke pa politikanët duke lujtur mjekësi, dhe kjo ashtë një lojë shumë e rrezikshme…/

SHKRUAN PËR DIELLIN : DR. ZEKRI PALUSHI-AUSTRALI/

             Qëllimi i këtij shkrimi është THEKSIMI i fillimit të hershëm të mjekimit ,në  të sëmurët me COVID-19, që pak më poshtë, po e trajtoj shumë thjeshtë.

Për t’lehtësuar sado-pak panikun, ankthin frikën dhe konfuzionin e qëllimshëm, por krejtësisht të pa-nevojshëm -që qeveritarët e ndryshëm, dhe medjat në të gjithë botën, kanë filluar ti përdorin kudo, e pa-pushim, që nga Marsi e n’vazhdim – dashje-pa-dashje, kanë hyrë dhe kanë zënë vend, në palcën kockore të sejcilit!  Po e filloj pak me PSYKOTERAPI. 

           Për këtë arsye, -fillimisht po komentoj  “fizio-pathologjinë” e ngjarjeve të lidhura me COVID-19, -në mënyrë që ju të njifeni ma konkretisht me “rrezikshmërinë” e këtij virusi dhe “mbartësit” e tij t’vërtetë.

       Siç shifet, nga rrjedhimi i ngjarjeve të deri-tanishme,- rrënjët e ktij problemi qëndrojnë në marrdhënjet mes qeverive, dhe kshilltarëve të tyre mjekësor. Qeveritarët vazhdimisht thonë se ‘udhëhiqemi nga shkencat’, -kur në t’vërtetë, vendimet e tyre janë krejt politike,- të mbështetur në PSEUDOSHKENCAT. Faktet e mëposhtme, tregojnë se -Qeveritë, në përpjekjet përfundimtare të arritjes së qëllimit të tyre -gjithnjë “në emër të mbrojtjes së shëndetit të popullit”, dhe “në emër të shkencës”, – po abuzojnë popullin, dhe injorojnë shkencat.

Këshillat dhe mendimet profesionale të shkencëtarëve të vërtetë mjekësor, në lidhje me masat mbrojtëse kundra COVID-it,-jo vetëm që i kanë injoruar, por edhe i kanë çensorizuar, bllokuar, apo ndaluar të publikohen. 

Dukshëm, qëllimi i masave qeveritare të deri-tanishme, s’ka të bajë me kontrollimin e COVID-19, -por ka të bëjë me kontrollimin e Sjelljes Njerëzore.

Lord Jonathan Sumption, -një nga Gjykatësit e Gjygjit të Naltë Britanik,- në një intervistë me ‘The Post’,- me datën 30 Mars 2020, -paralajmëroj se rregullat e ndryshme të marruna nga qeveritë për COVID-19,- janë duke shtruar rrugën për DESPOTIZEM- ushtrim ABSOLUT i fuqisë shtetërore, në një mënyrë tiranike brutale. 

Fakti që për t’njëjtin problem, -pra për COVID-19, -qeveritë e ndryshme, kanë nxjerrë rregulla të ndryshme, -tregojnë se vetë PANDEMIA ashtë thjeshtë një AVENTURË POLITIKE. 

Për ne, -tashma, ka ardhur koha që të kuptojmë e pranojmë se COVID-19, do të jetë në mes nesh, përgjithmonë, –si të gjithë viruset e tjera. E shumica prej nesh, -sado që të fshihemi në bodrumet tona, -herët-a-vonë, do të infektohemi prej tij, në mos sivjet, -vitin tjetër. Lajm i mirë është se ky virus, me kalimin e kohës zbutet në virulencë, -ndërsa shton aftësitë infektuese, (pra, infektohen më shumë njerëz por në forma të lehta)                         

Ne jetojmë në një Ekonomi Globale, dhe ky është një infeksion GLOBAL, -pra PANDEMI. Kështu që, -na pëlqen kjo, apo jo, -bota asht duke shkuar drejt një IMUNITETI INDIREKT (herd immunity), -një fenomen natyral, që shkaktohet kur një përqindje e mjaftueshme e popullsisë krijon mbrojtje imunitare, ndaj një infeksioni të kaluar më parë. Ky asht një koncept i viteve 1930, -kur ishte vënë re se pas një numri t’madh fëmijësh të infektuar me fruth, (measles) -numri i infeksioneve të reja ishte ulur. 

Këtë fenomen natyral, e dinë fort mirë edhe qeveritarët djallëzor -megjithatë ato janë duke vazhduar të shesin FRIKËN dhe KONFUZIONIN për t’fitue VOTAT e popullit, -si shpërblim për “mbrojtjen” ndaj COVID-19!

Nuk asht e çuditshme që Dr Anthoni Fauçi, -në vitin 2017, pak ditë para inagurimit të Trump-it si president, të mbante në Qendrën Mjeksore Universitare të Georgetown, fjalimin ‘Pandemia në administratën e ardhshme’,-ku ndër të tjera ka thanë: ‘Pa diskutim që Administrata e ardhshme do të sfidohet në fushën e sëmundjeve Infektive’,-kjo, kur deri m’tani ne dimë se -COVID-19, u shfaq ma s’pari, nga fundi i vitit 2019 në Kinë, -ndërsa kitet e testimeve, çuditërisht ishin shpërndarë pothujse në t’gjith botën, gjatë viteve 2017-2018!

Intersante asht edhe fakti që Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Prevenimit të Sëmundjeve, (Center for Disease Control and Prevention), zotron jo vetëm patentën e coronavirus-it, -por edhe patentën dhe të drejtat ekskluzive të Metodologjisë së Testimeve. 

Ndërsa qeveritë janë përqëndruar në testimet, (që n’shumicën e rasteve janë fals, dhe japin rrezultate false), –për mjekimin apo terapitë efektive për sëmundjet e rrugve të frymëmarrjes të shkaktuar nga COVID-19, -jo vetëm që s’interesohen, por ndalojnë të publikohen, edhe ato ilaçe ekzistuese që specialistët ma të mirë në fushën mjekësore, i rekomandojnë, si tepër të suksesshme, në trajtimin e këtij infeksioni.

Aty ku u intereson, shkojnë edhe kundra udhëzimeve të Përfaqësuesit Special të OBSH-së për COVID-19, David Nabarro, -i cili, me 8 Tetor ka thanë se: “Ne,- në Organizatën Botrore të Shëndetësisë, nuk i këshillojmë, apo përkrahim mbylljet e njerëzve në shtëpia (lockdowns), -si një mjet primar për të kontrollue këtë virus”.   

 Në lidhje me mbylljet nëpër shtëpia, (LOCKDOWNS), -Dr Matt Strauss, -Queen’s University, Canada, ka thanë: “Nqs lockdowns do të ishin ilaçe që jepen me receta për COVID-19, -atëherë  Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve, (Food and Drug Administration, FDA), kurrë s’do ti aprovonte për konsum njerëzor”,-por edhe kjo nuk ju intereson qeverive.   

Injorimet e Qeveritarëve janë të pa fund,-në lidhje me MASKAT,ato kanë injoruar, e po injorojnë edhe institucione e specialistët më të njohur në fushën e mjekësisë botrore,

Për shembull: OBSH-ja: – ka thënë se: “…nuk kemi një evidencë direkte në efektivitetin e përdorimit të maskave në përgjithësi, që t’prevenojnë infeksionet nga viruset respiratore, përfshi edhe COVID-19, në njerëzit e shëndetshëm të komunitetit. (Qershor 2020).

Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve, (U.S Centre for disease Control): “Nuk i ka rekomandue Amerikanët të përdorin maskat-faciale, për të prevenue Coronavirusin”. 

DR Russell Blaylock- neurokirug, pedagog, specialis shëndeti, kërkues shkencor me famë botërore, -ka thanë: “Përdoruesit e maskave faciale, duhet të jenë në dijeni se, viruset e frymë-nxjerruna, që ngelen në maskë, merren përsëri me frymë-marrjen, duke shtuar kështu koncentrimin në mushkri, dhe në hapsirat e hundës, nga ku hyne në nervat olfaktore, dhe hyjnë brenda në tru. 

 Mbi të gjitha, dihet se coronavirusi asht aq i vogël sa do të duheshin 1000 prej tyre me arritë madhësinë e diametrit të një fije floku, duke e ba kështu një  maskë prej bezi, si më thanë, të bënim një gardh me zinxhirë për t’u mbrojtur nga mushkonjat. 

 Dr Margarite Griesz-Brisson MD,PhD, -konsulent Neurologjist, dhe Neuro-Fisiologjist, me PhD në Farmakologji, dhe me një Interesim Special në Neuro-Toksikologji, -thotë se: -ri-thithja e ajrit që ne nxjerrim, patjetër që krijon defiçit oxygjeni (O2), dhe përmbytje me Dioxid Carboni (CO2). 

Ne dimë se truri i njeriut asht shumë sensitivë ndaj deprivimit të O2. Për shembull, qelizat nervore të Hipokampusit (në trurin tonë)- s’mund të jetojnë ma shumë se 3 minuta pa O2. Shenjat paralajmëruese të formës akute janë: -dhimbjet e kokës, përgjumësia, marrje mendësh, ulje të përqëndrimit, etj., -megjithatë në format kronike të deprivimit të O2, këto shenja “zhduken”,-por pamvarësisht kësaj, pamjaftueshmëria e O2 në trurin tonë vazhdon të progresojë. Ne dimë që sëmundjet neuro-degjenerative marrin vite për t’u zhvilluar, apo shfaqur, -psh., nqs sot harroni numrin e telefonit tuaj, kjo do të thotë se damtimet e trurit tonë mund t’kenë filluar vite më parë. Kështu pra, kur ju mendoni se tashma u mësuat me maskat, dhe ri-thithjen e ajrit të nxjerrun nga mushkritë tuaja, -proceset degjenerative në trurin tuaj janë në zhvillim dhe duke u shumëzuar.

Problemi i dytë asht se në këto kushte, qelizat nervore të trurin tonë s’janë të afta për tu ndarë si normalisht. -Kshu pra, -edhe nëse qeveritë, në pak muaj, do t’na lejojnë ti heqim maskat, – prap-se-prap, qelizat nervore të humbur, nuk mund të rigjenerohen ma.

Ajo vazhdon duke thënë se: shkaktimi me ndërgjegje, i deprivimit të O2, ashtë një dëmtim i qëllimshëm i shëndetit të njeriut,- dhe kjo duhet me qenë një KONTRAINDIKIM ABSOLUT MJEKËSOR, -që në mjekësi do të thotë se: ky ilaç, kjo terapi, kjo metodë apo masë, s’duhet të përdoret, apo s’asht e lejueme të përdoren. 

 Dr Griesz-Brisson, më poshtë bane thirrje: “Të dashur kolegë,- ju LUTEM, ne të gjithë duhet të ZGJOHEMI”,- Unë e di se sa dëmtues asht deprivimi i O2 për trurin, një kardiologjist e dinë se sa i dëmshëm asht ai për zemrën, një pneumolog e din se sa i damshëm asht ai për mushkëritë…,-Deprivimi i O2 damton sejcilin prej organeve të trupit tonë.

Kush asht përgjegjës për këto KRIME? -Ato që duan t’i detyrojnë njërëzit me forcë që ti mbajnë maskat? Ato që e lejojnë këtë që të ndodhë, dhe pajtohen me to, apo ato që se prevenojnë këtë që të ndodhë?

Të njëjtën gja ka thanë Dr Roger Hodkinson, a top pathologist, dhe CEO për Kompaninë  Bioteck, që prodhon Testet për COVID, -në një tele-konferencë me zyrtarët e qeverisë Kanadiane në Alberta, ka thanë: “ Pandemia Corona-virale asht “MASHTRIMI ma i madh, dhe qëllim-keq, i ndërmarrë ndaj një publiku që se dyshonte, -ai vazhdon duke thanë se: -Është absolutisht një HISTERI publike e drejtume nga media dhe politikanët, -ai thotë se: “Ne jemi duke pa politikanët duke lujtur mjekësi, dhe kjo ashtë një lojë shumë e rrezikshme”. 

Ai vazhdon në lidhje me testet, duke shpjeguar se: “Rezultatet pozitive të Testeve s’tregojnë për një infeksion klinik”, (“Pozitive test results do not mean a clinical infection”), -Të gjitha testet duhet të ndalohen, sepse prodhimi fals i numrave që ato prodhojnë, janë duke drejtue HISTERINE PUBLIKE.

Fox 35, në muajn Korrik investigoj një numër t’pa fund laboratorësh, dhe gjeti se ato kishin raportuar 100% POZITIVE, testet për COVID-19! – Dhe se shumica e laboratoreve në Florida, s’kishin raportue asnjë COVID-test, Negative. Në Orlando, 83 njerëz të testuar për COVID-19, -të gjithë ishin raportuar ‘Positive’, gjë që është e pa-mundur statistikisht. 

Pra, defektet në Sistemin e testimeve, janë duke dhanë në mbi 50% të rasteve, rezultate ‘Falls-Pozitiv’.

Po kshtu, i pa-vlefshëm asht edhe Distancimi Social, -sepse COVID-19, shpërndahet nga aerosols, -që udhëtojnë rreth 30 metra, përpara se t’ulen në objekte.  

Tani, një “koincidencë” statistikore: -Departamenti i Shendetit në Australi me 31 Tetor 2020, raportoi 36 vdekje nga gripi, -ndërsa vjet, -po në të njëjtën periudhë, kanë raportuar 943 vdekje nga gripi. Ndërkohë, numri total i vdekjeve nga COVID-19, deri m’tani, në Australi, është raportuar 907, -nqs ne i shtojmë këtij numri, 36 vdekjet e sivjetshme nga gripi, -pra 907+36=943, -del i njëjti numër me atë të vdekjeve të vitit 2019, t’shkaktuar nga gripi.   

Për mendimin tim, -tepër shqetësues asht edhe kjo intervistë telefonike e Dr Scott Jensen, -senator i shtetit Minesota,-dhënë gazetarit të mirënjohur amerikan,-Jon Rappoprt: Ai shprehu qartë se, pacjentët që kanë Medicare, dhe diagnostikohen me një pneumoni të thjeshtë, mund ti sjellin spitalit 4.600 dollar, nga Medicar-a, por nëse i njejti pacjent, etiketohet “COVID-19 pneumonia”, – spitali merr 13.000 dollar, dhe nëse ky pacjent vihet në ventilator, atëherë spitali merr 39.000 dollar.   

Në këto raste, kur shteti i ban të ligjshme abuzimet e tij ndaj qytetarëve të vet, -s’na mbetet gja tjetër në dorë, përveç BINDJES ndaj Ligjeve, dhe VET-KUJDESIT.

Pra tash po flas pak për MJEKIMIN, -dhe para se ta përmbledh atë, po përshkruaj shkurtimisht rastin e kardiologut të mirënjohur nga Texas, -Profesor Peter McCullough. 

-Ai sapo ka kaluar një infeksion me COVID-19, thotë se vuan edhe nga Asthma bronkiale dhe sëmundje arterosklerotike të zemrës, – por që ndjehet pothujse 100% i shëruar, pas një trajtimi me Hydroxychlorquine, Ivermictin, Doxycycline, Azithromycine,-dhe pas 8 ditësh mjekimi, ai thotë që ndjehesha mjaft mirë, sa edhe kamë vrapuar. Ai tregon se të njëjtin mjekim i ka dhanë edhe babës së tij, që jeton në një Shtëpi Pleqësh, dhe si rrezultat i këtij mjekimi, ai u ba mirë, e s’pati nevoj që të hospitalizohej. 

Ai e ka publikue këtë protokoll në Rrevistën Mjekesore Amerikane (Amerikan Journal of Medicine),-në muajin Gusht:

-Hydroxychloroquine (plaquenil), 200mg,-nga 2 tableta, dy herë në ditë, ditën e parë, -pastaj 1tablet dy herë në ditë, për 5-10 ditë.

-AZITHROMYCIN 500mg, -1 tablet në ditë, për 5 ditë

-Zinc Sulfate (supplement), -220mg, një herë në ditë për 5-10 ditë.

Ai thotë se “Shanset kur Hydroxychlorquina nuk punon, janë kalkuluar të jenë 1 në 17 miljard, dhe se “Nuk ka kundërshtime që Hydroxychlorquina, nuk punon, -Kundërshtimet janë në përqasjen e Autoriteteve të Shëndetit Publik, ndaj COVID-19.

Për profilaksinë e mpiksjes së gjakut (blood clottings), -ai rekomandon ASPIRINË 325mg në ditë.

Ai thotë se: “unë kurrë s’kam menduar që një ditë mund të shof se doktorët censorizohen, dhe pacjentve u denjohet kujdesi”.

Fatkeqësisht si në Amerikë, Australi, e në shumë vende të tjera të botës, -përveç Indisë dhe Greqisë, nuk e rekomandojnë, e as nuk i lejojnë mjekët që ti japin kto ilaçe, -nga ana tjeter s’kane marre as mundimin ma te vogel per te prodhue ilaçe te posaçme per COVID-19, -ato mjaftohen duke leshue urdhera per ti detyruar njerezit qe te mbyllen ne shtepite e tyre, e te presin deri sa të prodhohen vaksinat!

India qysh në Mars, e ka perdorur Hydroxychloroquinen, 400mg (2 tableta), një herë në javë, edhe si PROFILAKSI, për punonjësit shendetësor, -doktorat, infermjerë, në pacjentët me rrisk të madh, në antëtarve e familjeve të individve të ekspozuar ndaj COVID-19.Dhe si rezultat i kësaj profilaksie, -dhe mjekimit të hershëm me hydroxychloroquine, -vdekshmëria ka qenë më pak se 100 për 1.000.000, -ndërsa në Amerikë, -ku profilaksia dhe mjekimi i hershëm,  nuk janë rekomanduar, -vdekshmëria ka qenë rreth 800 për 1.000.000.

Ndërsa profesori Australian Thomas Borody,-duke përdorur një teknologji shumë të avancueme, ka shpik tripletherapinë për shërimin e ulçërs peptike të stomakut që sot përdoret në të gjithë botën, ka shpikur një triplet herapy për trajtimin e Crohn’s disease, e po kështu,-edhe tripletherapinë për trajtimin e COVID-19.

Protokolli i ktij mjekimi asht:

-IVERMECTIN 3mg, -4 tableta, që jepen njëherësh në mëngjez, në ditën e parë, në ditën e katërt, dhe në ditën e 8të.

-DOXYCYCLINE 100mg,-1 tablet dy herë në ditë, për 10 ditë,

-Zinc supplement, -1tablet ç’do mëngjez, për 10 ditë.

Profesor Borody ka thanë se: “Literatura Clinike asht duke u shtuar  shumë në të gjith botën, ku thuhet se përdorimi i Ivermectin-tripletherapise,- kuron 100% rastet me infeksione nga COVID-19, dhe përmirësimet e shenjave të sëmundjes shifen brenda 4-6 ditësh.

Çfare asht IVERMECTIN-a?

Asht një anti-parazitik i zbuluem në vitin 1970, -ban pjesë në Listen e Ilaçeve shumë t’rëndësishme (List of Essential Medicines), -të Organizatës Botrore të Shëndetësisë.

Ndërkohë, po ju ri-kujtoj edhe një herë Protokollin e trajtimit me HYDROXYCHLOROQUINE:

-Hydroxychloroquine 200mg,-2 tablet, dy herë në ditë, ditën e parë, pastaj 1tablet dy herë në ditë, për 5-10 ditë.

-AZITHROMYCIN 500mg, -1 tablet në ditë, për 5 ditë

-Zinc Sulfate (supplement), -220mg, një herë në ditë për 5-10 ditë.

Dëshiroj të theksoj se këto dy protokolle, në rast nevoje,- mund të gërshetohen me një efekt të shkëlqyer, dhe pa efekte ansore të rëndësishme. 

Për të dy  protokollet, shtohen edhe:

-Vitaminë C, 500mg, 2 tableta, tri herë në ditë,

-Vitaminë D (apo D3), 1000 IU në ditë.

Po CORTICOSTEROIDET a mund të përdoren në infeksionet nga COVID-19?

Të gjith e dimë efektin e “Thikes me dy prersa” të corticosteroidve.

Edhe OBSH-ja, nuk i kshillon corticosteroidet për menaxhimin ë Infeksioneve respiratore acute te rënda,- shkaktuar nga COVID-19, -veçse nqs ashtë edhe një arsye tjetër, dhe nqs kjo arsye ekziston, atëher . Nqs ka një arsye për tu përdorur, -atëherë OBSH-ja rekomandon dhanjen e DEXAMETHASONIT, HYDROCORTISONIT apo PREDNISOLONIT, në ato raste shumë të rënda, por JO në rastet e lehta. 

Ndërsa,- Dr McCullough, në protokollin e tij, thotë se, nqs i sëmuri zhvillon symptoma respiratore, apo pas 5 ditësh, s’ndjehet ma mirë, – atëherë jepet PREDNISONE 1mg/kg, -një herë në ditë, për 5 ditë, si dhe COLCHICINE 0.6mg, -1 tablet, dy herë në ditë.

Konkludoj se njerëzit janë duke vdekur ma së shumti prej mungesës së kordinimit të udhëzimeve korrekte të trajtimit mjekësore, se sa nga infeksionet covid-jane. Kjo duhet të ishte ‘thembra e Akilit’, -ku OBSH-ja, dhe qeveritë, duhej të përqëndroheshin, dhe të kordinonin punën, me mjekët në të gjithë botën. 

Dhe tani po e mbylli shkrimin tim, duke qenë pak sarkastik, -Sa interesant asht që si problemet e COVID-19, -ashtu dhe të Ndryshimit të Klimës, -kanë të njëjtën zgjidhe:- shkatrrimin e ekonomisë, fundin e kapitalizmit, shtetin policor, dhe një qeveri  komuniste, për të gjithë botën! Kjo mund të jetë vetëm një “KOINCIDENCE”!

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Zekri Palushi, Histeria Covid-jane

GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR NË ITALI

December 8, 2020 by dgreca

Dritan Mashi, mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Gjergj Fishta” në Trento, Itali, ish-nënkryetar i LMSHI dhe aktualisht anëtar i Këshillit të Mësimit Shqip në Diasporë (KMSHD), rrëfen ekskluzivisht për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Itali nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Dritan Mashin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA…

FUNKSIONIMI I MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË ITALI

Duke pasur parasysh që Shqipëria nuk bën pjesë në BE, që të mundësohet mësimi i gjuhës amtare për pakicat kombëtare dhe duke ditur që Italia nuk ka një ligj të mirëfilltë që të mundesojë organizimin dhe zhvillimin e mësimit të gjuhës përkatëse të pakicave që jetojnë në vend, mësimi i gjuhës shqipe është bërë e mundur në shumicën dominuese nga shoqatat kulturore në formën e kurseve. Janë këto shoqata që bëjnë të mundur funksionimin, zhvillimin, krijimin e kushteve, ambjenteve,bazën materiale, gjetjen e mësuesve ose të mësimdhënësve, si dhe propagandimin në komunitet të funksionit të kursit shqip. Deri para pak vitesh këto kurse kanë funksionuar në menyrë të pavarur dhe individuale, gjë që ka sjellë edhe komunikimin me institucionet shtetërore të shteteve tona (Shqipëri-Kosovë), që ka qënë i rezervuar dhe i ngushtë. Shtimi dhe nevoja për zgjerimin e mësimit shqip në komunitete bëri që numri i këtyre shkollave të rritej dhe nevoja për mësues ishte më e madhe. Lindi nevoja që këta mësues dhe mësimdhënës duhej të trajnoheshin dhe të përditësoheshin. Ndihmë të madhe ka dhënë qeveria e Kosovës dhe më pas ajo e Shqipërisë me seminaret e organizuara në Itali dhe në Shqipëri, si dhe me bazë materiale, abetare, fletore pune, libra të ndryshëm për fëmijë dhe “Doracaket”. Të gjitha këto bënë të mundur që të fillojë konkretizimi dhe ndërgjegjësimi i një fillese më serioze e mësimit shqip. Në shumicën derrmuese këto kurse apo shkolla funksionojnë një herë në javë me 2-3 orë dhe në 2-3 grupmosha, gjë që ka vështirësitë e veta në sistemimin dhe organizimin e orëve të mësimit. Duhet të theksojmë që mësuesit dhe mësimdhënesit, me punën e tyre vetmohuese, përkushtimin dhe dëshiren e madhe që brezi i ri që rritet në dhe të huaj të marrë informacionin e duhur për atdheun dhe gjuhën mëmë. Numri i madh i kurseve bëri që të shtohej edhe numri i mësuesve dhe mësimdhënesve të cilët kishin nevojë të ishin më të organizuar dhe të informuar, gjë q çoi në formimin e Lidhjes së Mësuesve Shqipëtarë të Italisë. Kjo nuk pati funksionin e duhur për shkak të keqdrejtimit dhe personalizimit të direktivave për të cilat shumë mësues të nderuar dhanë kontributin e tyre. Kjo do të thotë që mbi 60% të mësuesve dhe ndihmësve informohen në mënyrë të pavarur ose rajonale.

ORGANIZIMI NË QYTETE, MËSIMDHËNIA DHE KURRIKULA QË PËRDORET

Mësimi i gjuhës shqipe i ka fillimet në vitet ‘90 me disa grupime të vogla nxënësish dhe qytete të vogla, por një zhvillim dhe perkushtim më të gjërë ka marrë në dhjetë vjeçarin e fundit, ku rolin kryesor e luajtën shoqatat kulturore. Duhet të themi se mësimi shqip zhvillohet në të gjithë territorin italian, por duke u bazuar në fluksin emigrator dhe dendësinë e komuniteteve shqiptare, numri më i madh i kurseve të gjuhës shqipe është i përqëndruar në qendër dhe në veri të Italisë si: Lombardi, Veneto, Trentino – Alto-adige, Emilia Romagna, Piemonte etj. Metodat dhe materialet e përdorura deri para pak vitesh ishin ato që silleshin privatisht nga Kosova dhe Shqipëria, pa pasur një udhëzues të metodës dhe mënyres së veçante të kësaj mësimdhënieje. Megjithatë, në këto 3-4 vitet e fundit, interesimi i institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë ka qënë i dukshëm dhe për pasojë është bërë e mundur bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi. Kjo ka bërë që në pothuajse të gjitha shkollat në Itali të përdoret Kurrikula e përbashkët e ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË ITALI

 Duhet të theksojmë se mësimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm me të folurin nëpër ambientet shtëpiake. Kjo mënyrë e të mësuarit të gjuhës shqipe është vetëm një pjesë e formimit paraprak dhe prejardhjes sonë si komb. Pjesa më e rëndësishme, kjo edhe sipas statistikave dhe për më shumë sipas mësuesve të parë dhe martireve të mësimit të gjuhës shqipe, që gjuha e shkruar është forma më e përshtatshme e ngulitjes së gjuhës tek personi. Duke e shkruar, nxënesi do e përmirësojë atë çka ka mësuar në ambjentet familjare, duke e ilustruar me historinë do mësojë kush jemi dhe cila është prejardhja, duke parë dhe përdorur veshjen tradicionale në vazhden e mësimit dhe veprimtarive që shkolla ka në programin e saj, komunikimi dhe angazhimi në orën e mësimit me traditën dhe doket, gatimit, instrumentet, vizatimin me tematikat tradicionale, do kemi krijuar një formacion të mundshëm dhe të programuar për një imazh funksional të përgatitjes së brezit të ri me identitetin dhe prejardhjen e kombit tonë. Megjithatë, kjo do ishte maksimumi duke parë statistikat. Aktualisht në Itali janë në funksion rreth 100 kurse ose shkolla. Kjo është një shifer jo e mjaftueshme për numrin e madh të komunitetit shqiptar që ndodhet në Itali (rreth 1.000.000 shqipfoles). Me një fjalë, duhet të bashkohemi, të gjejmë rrugën e duhur, të veprojmë me më shumë përgjegjësi dhe profesionalizem, si nga ana e shteteve tona përkatëse, si nga ana jonë si profesionistë t gjuhës shqipe. Themelet janë, duhet vetem të veprojmë me më shume këmbëngulje që të ndërgjegjësojmë komunitetin tonë që e vetmja rrugë që vërteton identitetin tonë është t’i mësojmë brezit të ri gjuhën e shenjtë dhe të bukur shqipe. Nga ana jonë si mësues ka marrë rrugën e duhur që me formimin e Këshillit të Mësimit Shqip në Diaspore (KMSHD), do të mundesojë unifikimin e mësimit shqip në të gjithë diasporen. Gjë që vlen edhe për mësimin e gjuhës shqipe, si formë e ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar. 

SI PRITET MËSIMI SHQIP NË ITALI NGA SHOQËRIA ITALIANE

Duhet të theksojmë që populli italian ka qënë në shekuj një popull emigrator. Kjo ka ndikuar pozitivisht në organizimin dhe zhvillimin e mësimit shqip në të gjitha aspektet, si në frymëzimin emocional ashtu edhe material. Kemi marrë përgezimet më të sinqerta për iniciativen, gjithashtu kemi marrë edhe ndihmen materiale kur ka qënë e nevojshme, ambjente ose bazë materiale.

 ROLI DHE PESHA E SHQIPTARËVE NË ITALI

Komuniteti shqiptar në Itali është nder më të rëndesishmit në shoqerinë italiane. Kjo ka të bëjë edhe me numrin e madh të shtetasve shqiptarë të emigruar ndër vite. Duhet theksuar se integrimi ynë ka qënë i shpejtë dhe i natyrshëm. Kemi të bëjmë me një krah pune të dobishëm për ekonominë italiane, por edhe intelektuale. Kjo është vërtetuar me rezultatet, arritjet dhe suksese si në fushat profesionale dhe ekonomike, por edhe në ato politike. Nuk janë të paktë personazhet që pothuajse i njohim të gjithë. 

MESAZHI JUAJ PATRIOTIK PËR DIASPOREN NË SHBA

Jemi të vetëdijshëm që diaspora shqiptare në SHBA është ndër më të vjetrat dhe më frytdhënëse, ndër më patriotiket dhe më të frymëzuarat në çështjen kombëtare të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe dokeve të kombit shqiptar. Duke qënë kaq larg nga toka mëmë dhe duke qënë aq afër me zemër, jemi krenarë që ju vëllezër na jepni një motiv më shumë që të angazhohemi me shpirt e zemër që të mbrojmë me fanatizëm emrin SHQIPTAR. Kemi tre gjërat më të bukura në botë: GJUHËN, FLAMURIN dhe TRADITAT. T’ua lëmë trashëgimi fëmijeve tanë dhe brezave të ardhshëm. Zoti e bekoftë Shqipërinë etnike dhe shqiptarët.

Filed Under: Featured Tagged With: gjuha shqipe, Itali, Sokol Paja

PATRIOTAT TE RREME…

December 8, 2020 by dgreca

ALFONS GRISHAJ/

Patriotat e rremë/

Në pragun e  Vjetorit të zgjimit/ 

dolën do cfurqe e kosa me kositë/

lavdinë e t’parve  ditën e ngadhnjimit…/

t’ verbuem pa dert se kan me u koritë.

Ma keq xhepi i Vatrës prej heqimave…

dhe ma përdreq sherri i futun n’ sheriatë,

sorrat e “bardha” frymzu prej krymave…

kurvaburrash, piratni  shkërdhatë.

Dalin… vrrasin: “Na jena e vërteta!”

fallsifikojnë  lavdinë e Diellit…

pa pikën e turpit dhe Stemën shkreta

tue u ba  “rriqna t’pista” e bijtë e djallit! 

Kur kthej kryet mrapa me pa kush ishin…

për ndonji më dhemb shpirti e zemra,

por kur i miri ha n’ nji tas me pisin… 

Le ta ndajnë  baglën qi u’ shkel themra!

***

Më pëlqen  me e mbajtë  fjalën

Më pëlqen me e mbajtë  fjalën 

edhe kur  nuk ka ma kuptim…

edhe kur  shkelin dhe e shesin   

e kandili  i Diogjenit tund kryet varun n’ ferrën e nji honi 

tuej përkund djepin e metamorfozës,

si  dallgë tërmeti, jo si mirësi  e shpresë  zbulimi,

por si rob i tmerrit kataklizmor.

Më pëlqen me e mbajtë fjalën,

gur i randë qi ngriti dhe shembi kshtjella,

qi mbjelli e rrënoi  ura,

qi naltoi heroj e la gra t’ veja,

e fali dashni sublime si Romeo e Xhulieta…

Më pëlqen me e mbajtë  fjalën,

dhe në ndrrimin e stinve 

dhe kur  gjethet zverdhen n’ tjetërsimin stinor  

mos me fluturue ma n’ puhizë

por me u tokzue si trupi i njirit mas mortit.

Më pëlqen me e mbajtë fjalën, 

diferencë mes  njeriut dhe kafshës

burrit dhe t’ paburrit

t’ mirit dhe llumit 

krundes dhe grunit.

Më pëlqen  me luftue për  fjalën,

amaneti i t’parve…

ozon dhe bosht i jetës

tregues i rrenës e i të vërtetës.

Kujdesi selektiv

Gjithë jetën jam marr me shpirtnat  “satelitë” …

Po jo me t’ gjallët qi prej  kohësh kan vdekë, 

Shëmtia   e laramanve   nuk bahet kurr  elitë’ …

Gjallesat  pa shpirt s’ kanë Sh. Pjetër e Mekë!

Bjen kumona

Bjen  kumona për nji tjetër mort!

E keqja e madhe ende s’ ka mbrri…  

Miq,  t’ lutemi mos me na ra short

Zemrimi i qiellit  me  na zhbi!

Filed Under: Emigracion Tagged With: alfons Grishaj, Patriotat e rremë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT