• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2021

PËRMETI DHE BUKURITË MAHNITËSE TË VJOSËS

May 25, 2021 by dgreca

Dritan Zaimi, ekspert i turizmit dhe eksplorues, rrëfen ekskluzivisht per gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, bukuritë mahnitëse të Përmetit, Luginën e Vjosës me lulet dhe trëndafilat, Urën e Katiut një magjepsje natyrore, Kanionin e Lengaricës si një bukuri e thiktë dhe Banjat e Bënjës perlat e mrekullueshme të natyrës. Me Dritan Zaimi bashkëbisedoi gazetari i DIELLIT Sokol Paja. 

PËRMETI DHE BUKURITË E TIJ TË PAFUNDME 

Udhëtimi ynë është gjithmonë i veçantë, sot do përjetojmë një gërshetim të mrekullueshëm të bukurive natyrore me ato sociale e kulturore. Do të vizitojmë një zonë që i ka dhënë shumë kulturës dhe gjuhës tonë por është edhe simbol më vete i mikpritjes. Gati, gati, ka vendosur markën e vet në lëmin e gatimit. Hë pra, a ju afruat sado pak? Atëherë po ju servir edhe ndihmën e fundit, në hyrje të këtij qyteti, ju do të lexoni me të mëdha një parrullë të tillë: PËRVEÇ DETIT, KEMI GJITHÇKA TJETËR. Po pra, sot do të vizitojmë Përmetin dhe bukuritë e pafundme të tij, kulturën dhe njerëzit e mrekullueshëm që investojnë dhe e mbajnë gjatë këtë traditë nga brezi në brez. Përmeti, qyteti që njihet ndryshe si qyteti i trëndafilave, me simbolin e Gurit në qëndër të tij. 

PËRMETI I TË MËDHENJVE LAVER BARIU E MENTOR XHEMALI

Qyteti (zona) ku lindën, u frymëzuan dhe krijuan një plejadë brilante e rilindasve tanë. Përmeti, vendlindja e vëllezërve Frashëri, frymëzimi nga ku lindi poema “Bagëti e Bujqësi”, “Gjuha jonë” etj. Përmeti i sazeve dhe i të madhit Laver Bariu apo tenorit të pavdekshëm Mentor Xhemali. Fjalë, melodi e zëra të ëmbël ashtu siç është edhe ëmbëlsia e glikove të pakrahasueshme të duarartave përmetare. Por që padashur ta nis me kritika, meqënëse ra fjala tek parrulla e mësipërme, dashamirësisht ju kërkoj ta hiqni, nuk është as etike as strategjike ti thuash dikujt direkt, aq më shumë mysafirit në turizëm, se çfarë të mungon, pastaj, ki parasysh s’ke pse i tregon dikujt pikën tënde të dobët, le ta gjej vetë po deshi. (Batuta nga filmi “Dy here Mat”). 

Por nëse ju ka ngel kaq shumë meraku tek deti, atëherë unë ju propozoj parrullën si më poshtë: 

Në përmet, nuk ke nevojë për det që të ndihesh mbret! Më duhet ta bëja këtë kritikë e sqarim të shkurtër, pasi ky është edhe qëllimi i reportazheve, shkrimeve apo i analizave të mia, të eksplorojë, të promovojë, të ndërgjegjësojë  por edhe të rekomandojë kur konstatoj që diçka mund të bëhet më mirë. 

LUGINA E VJOSËS, LULET, GURI DHE TRËNDAFILAT

Por, le ti kthehemi Përmetit. Qyteti i bukur i Përmetit shtrihet në luginën e Lumit Vjosë dhe përveç trëndafilave, luleve dhe harmonizimin e gjelbërimit me ngjyrat e kaltra të këtij lumi, është i pangatërrueshëm edhe për simbolin e tij të veçantë në mes të qytetit, Gurin e madh, i cili qëndron në këmbë si një fortesë e ngritur nga mema natyrë për të treguar besëlidhjen midis natyrës dhe njeriut, simbolit të vazhdimësisë dhe jetës pasi guri nuk përfaqëson vetëm qëndresë por është edhe një material i rëndësishëm ndërtimi për shtëpitë, urat dhe kalldrëmet e zonës. E ndërsa jeni në Përmet mos harroni të vizitoni punishten e glikove. Për të shijuar më shumë ngjyrat e lumit Vjosës ne i afrohemi Grykës së Këlcyrës ku shtrati ngushtohet dhe ngjyrat e kaltra theksohen ndërsa lumi zbret ngadalë e qetë dhe trazohet nga burimet e shuma që zbresin në formë ujvarash duke pasuruar koloritin me bardhësine e tyrë. Por padiskutim, konaku i pritjes, “oda” më e mirë për të pritur e gostitur miqtë janë Banjat e Bënjës, ku mund të shijojmë pamjet e mrekullueshme të ujrave të Lumit të Lengaricës, të sodisim Urën e gurtë të Katiut, të eksplorojmë Kanionin e Lengaricës e më pas të qetësohemi në ujrat termale të Bënjes.

URA E KATIUT, MAGJEPSJE ARKITEKTURORE

Ura e Katiut, është ndërtuar në vitin 1700 dhe dallon për kompozimin e veçantë. Ajo është e ndërtuar prej guri dhe shtruar me kalldrëm nga lart, ka shtatë harqe dhe është e gjatë diku tek tridhjetë metra gjatësi. Ndërtimi me harqe të kujton shumë ura të tjera në Shqipëri si ajo e Grabovës së Sipërme në Gramsh por edhe Urën e Tabakëve në Tiranë etj. Prej shumë vitesh monument kulture, kjo urë është kthyer së fundmi në një pasarelë të vërtetë mode ku askush nuk reziston së bëri foto aty apo me atë në sfond.

KANIONI I LENGARICËS, NJË BUKURI E THIKTË

Kanioni i Lengaricës e merr emrin nga Lumi i Lengaricës që është një ndër degët më furnizuese të Lumit Vjosë. Shpeshherë edhe i rrëmbyeshëm, në brëndësi të kanionit do të zbulosh formacione teje të bukura që ngrihen thikë mbi kanion. Ujrat brenda kanionit janë të ftohta por ky është një shqetësim i vogël duke patur parasysh se përgjatë kanionit kemi vaska të shumta natyrore me ujra termalë e për më tepër sapo dalim nga kanioni në kthim, ruajmë embelsirën për në fund, për të shijuar me nge Banjat e Bënjës. 

BANJAT E BËNJËS PERLA TË MREKULLUESHME TË NATYRËS

Banjat e Bënjës ishin të njohura që në antikitet. Perla të mrekullueshme të cilat natyra i ofron me shumicë në Përmet dhe madje falas. Janë disa vaska të tilla me ujë sulfuror veshur në ngjyrë të kaltër ku humbet tejdukshmëria dhe temperatura arrin 26-27 gradë celsius, e qëndrueshme dimër, verë. Ashtu sikur ka, edhe vaska të tjera, të cilat ruajnë pastërtinë dhe tejdukshmërinë e ujit siç është ajo direkt në krahë të majtë të urës. Padyshim që vaska më e parapëlqyer është ajo më e madhja në formë rrethore ku ujrat që dalin nga muri prej guri krijojnë një bukuri të rrallë. Këtu vërtet e ndjen veten mbret, dhe as nuk ta ndien fare për të qënë në det. Vaska të ngrohta dimër a verë, ku mund edhe të kurohesh nga sëmundje të lëkurës, stomakut apo rehumatizmës, ku mund të marresh me vete një gotë verë apo shampanjë dhe komoditeti nuk do ti linte mangut as xhakuzit në hotelin më luksos.  

Filed Under: Histori Tagged With: Permeti, Sokol Paja, Vjosa

Paradokse nga e sotmja

May 25, 2021 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI/Në demokraci me pak njerëz të mirë, të këqinjt janë shumicë. Të ikurve në vende të lira u është krijuar një ministrit, por nuk kanë të drejtë të votojnë. Ata kanë mbetur si dikur, ‘pa triskë fronti’; kufijtë ditën e zgjedhjeve qeveria i mbyll për emigrantët, të sëmurët me Covid nuk i lejon t’u afrohen qendrave të votimit. Vetëm ata që janë brenda territorit, si dhe të burgosurit votojnë. Prej zgjedhjeve të tilla dihet se çfarë qeverie del, dhe çfarë kuvendi. 
I gjithë qëllimi i politikës sot është të mbajë të alarmuar popullsinë (dhe kështu me lavdi ta çojë atë në siguri) duke e frikësuar me një seri të pafund rreziqesh, të gjitha imagjinare. Propagandë. Kjo teknikë është përdorur nga sundimtarët. Kombi i njerëzve pa Guxim ka vetëm një fat, të presë, sepse nga qeveria vjen shpëtimi. Kështu do ajo që populli të mendojë. Covid-19, dhe vaksinat që dalin e i presin çdo ditë në aeroport. Thjesht, vazhdon e vazhdon e vazhdon, veçanërisht tani që vendi qeveriset pa program, por vetëm me mesazhe e pamje me drone në FB. 
Dhe nëse nuk mund të presësh mjaftueshëm që ndonjë protestë të ndizet, bëje vetë, atëherë mund të thuash, ‘hej, plasi dhuna – duhet të bëjmë diçka!’ Dhe bën atë që doje të bëje duke përdorur justifikimin se nuk do të ndodhë kurrë më…por do të ndodhë kur të vendosësh të bllokosh aeroportin.
Flamuj alarmi të rremë – historia është e mbushur me ta. Njerëzit besuan në këto qeveri për 30 vjet. Por ishte besim i çimentuar nga diktatura e mëparëshme që i kishte bërë njerëzit ta quanin derrin dajë. Ata përshtaten me të gjithë alarmistët. Teoritë e konspiracionit mund të jenë argëtuese, sepse krijojnë një ndjenjë aventureske dhe mbase epërsie. Por të gjitha bien vetëm me pak analizë. Kurdoherë që ndjen dëshirën për t’u entuziazmuar kontrollo veten dhe mendo për gjërat e tjera të ngjashme që kanë ardhur dhe kanë ikur me kalimin e kohës, për të gjetur se asnjë nuk është më, të gjitha mungojnë. Njeriu, thotë një fjalë e urtë, gjithmonë ka dy arsye për atë që bën – një e mirë dhe një e vërtetë. Ka gjasa ndonjëherë që arsyeja e mirë dhe arsyeja e vërtetë të jenë e njëjta. Kjo mund të ketë ndodhur thjesht rastësisht, por jo mes politikanëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Paradokse nga e Sotmja

Kalendar Historik- Sot,175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)-

May 25, 2021 by dgreca

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)- Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.Ai botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900.(Kortezi:Instituti Lumo Skendo)

Filed Under: Histori Tagged With: 175 Vjet nga Lindja, Naim Frasheri

Lëshohu në Kosovë – Ekspoloro bukuritë e atdheut!

May 25, 2021 by dgreca

GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina, të Shtunën me 22 Maj 2021, lansuan fushatën “Lëshohu në Kosovë”, me lëshime (rappelling) nga ndërtesa e KESCO në Prishtinë.Kjo fushatë i dedikohet diasporës sonë, të cilës i bëjmë thirrje të kalojnë pushimet verore në Kosovë përmes eskplorimit të bukurive të atdheut. Vizitat e diasporës sidomos gjatë sezonit veror kanë qenë gjithmonë të rëndësishme, jo vetëm për mirëmbajtjen dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me Kosovën, por edhe për ndikimin ekonomik që ato kanë për vendin. Raporte të ndryshme theksojnë se “turizmi i diasporës” përbën një lloj infuzioni ekonomik për shumë ndërmarrje në Kosovë, sidomos atyre të ndërlidhura me sektorin e turizmit dhe gastronomisë. Por në vitin 2020, pandemia ndikoi ndjeshëm që numri të vizitave nga diaspora të bie për rreth 60%.

Ndërkohë, në Kosovë vërehet një trend në rritje i turizmit malor dhe alpin. Duke pasur parasysh se diaspora (me theks gjeneratat e reja) janë më pak të njohura me bukuritë natyrore të Kosovës, GERMIN dhe Klubi Alpin Prishtina përmes kësaj fushatë synojnë të ofrojnë mundësi dhe arsye shtesë që diaspora të kaloj pushimet verore 2021 në Kosovë.#LeshohuneKosove do të përcillet me një kalendar aktivitetesh të ndryshme rekreative gjatë gjithë verës 2021, të cilat do të publikohen në kanalet tona në rrjete sociale.

Filed Under: Featured Tagged With: Ekspoloro bukuritë e atdheut!

Sekretari Blinken arrin në Izrael

May 25, 2021 by dgreca

Foto: Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përshëndetet me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabi Ashkenazi, me të arritur në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion afër Tel Avivit në Izrael./

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me armëpushimin e arritur javën e kaluar, pas 11 ditësh luftime në Gaza dhe Izrael mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

Blinken ka thënë se udhëtimi i tij në Lindje të Mesme ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për të mbajtur armëpushimin mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit që udhëheqin me Rripin e Gazës.

Sekretari Blinken do të qëndrojë edhe në Bregun Perëndimor ku do të takojë presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ndërsa më pas do të shkojë në Egjipt dhe Jordani. Diplomati i lartë amerikan nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit. Perëndimi e cilëson këtë grup si terrorist.

Autoritetet izraelite kanë thënë se po lejojnë furnizimin e Gazës me ilaçe dhe ushqime. Edhe SHBA-ja ka premtuar ndihma për Gazën, mirëpo në atë mënyrë që të mos bien në duart e Hamasit.

Nga luftimet më të ashpra në vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve janë vrarë më shumë se 250 njerëz, kryesisht palestinezë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë para nisjes së Sekretarit Blinken në rajon se ai do të përsërisë “angazhimin e fortë të SHBA-së për sigurinë e Izraelit” dhe do të “vazhdojë përpjekjet për të rindërtuar lidhjet dhe mbështetjen për popullin palestinez dhe udhëheqësit e tij”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrine ne Izrael, Secretary Blinken

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT