• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Letërsia e memorjes kombëtare*

October 19, 2021 by s p

Dr. Dorian Koçi

Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar

Kujtesa kolektive ka luajtur një rol të rëndësishëm në momentet e zgjimit kombëtar të popujve të Europës Qendore dhe  Lindore. Vetëm dy  shekuj më parë harta politike e Europës ishte e përbërë nga dy tre perandori që përfaqësonin pushtet politik të përqëndruar me një larshmëri kombësish ku si gjuhë kulture dominonte frëngjishtja, gjermanishtja dhe në skajet e Europës Lindore dhe rusishtja. Fillimi i Romantizmit në letërsitë europiane me kultin e lirisë individuale dhe së kaluarës historike si tipare kryesore të mendimit të vet estetik e krijues, krijoi premisat që memoria kolektive etnike të kthehej në një burim të pashtershëm për krijimtarinë letrare. Kujtesa historike është një proces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton se vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera “harrohen”  sërish për ti shërbyer interesave kombëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve dhe më tepër ka zënë vend kujtimi i heroit zvicerian Vilhem Teli që Shileri e përjetsoi në tragjedinë e njohur me të njëjtin emër.  

Në Europën Lindore për shumë arsye që kanë të bëjnë me rastin specifik të saj në historinë e vonshme të këtij rajoni  por edhe pse zakonisht modelet janë marrë të gatshme nga jashtë, është përqafuar drejtimi i parë ndaj gjejmë vepra monumentale të bazuar në kujtesën kolektive të një Europe para osmane po dhe momentet e kundërshtimit të dominimit të Shtëpisë së Habsburgëve dhe Romanovëve. Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat kundër spanjollëve nën udhëheqjen e Simon Bolivarit, në Evropë me lëvizjen karbonare në Itali, revolucionin grek dhe lëvizjet për pavarësi të Armenisë dhe popujve të Ballkanit. Kjo liri në popujt dhe etnitë e Europës Lindore i gjeti në kujtesën kolektive të mbretërive të vjetra dhe në jetën dhe veprat e heronjve kombëtarë. Ballkani është një trevë e Europës, që mbart në ndërgjegjen e vet kolektive shtresëzime të ndryshme kulturore. Perandoritë e mëdha si Roma, Bizanti, ngjarjet e Kryqëzatës së IV, qytetet e administruara nga Venediku e më vonë çatia e përbashkët e Perandorisë Otomane kanë krijuar një kaledoskop kulturor ku influencat e ndryshme prodhojnë kultura dhe mozaikë kulturorë të ndryshëm. Kultura është pashmangërisht e lidhur me historinë. Herodoti, historiani i parë dhe nga më të shquarit në historinë e njerëzimit para se të jetë një raportues dhe mbledhës faktesh është një kulturolog i madh, që në udhëtimet e veta përshkruan vende, popuj, zakone e rite të tyre. Kjo traditë herodiane u bë baza për gjithë etnografinë europiane në vijim. Ligjërimi historik i trajtimit  të së shkuarës otomane të Ballkanit është kthyer në një ligjërim historik-letrar që pasqyron edhe zhvillimet historike kulturore të marëdhenieve të popullsisë ballkanike me Perandorinë Otomane, por edhe identifikimin e prototipeve letrare, që kanë pasur një ndikim të madh në veprat e mëvonshme në letërsitë përkatëse. Zhanri i romanit historik, duket se është zhanri letrar, që i shkon më për shtat përfshirjes së historisë së rajonit dhe artikulimit të ligjërimit historik në romane historike. Në fillim të shekullit XIX, kombet ende nuk kishin një histori të mirëfilltë. Edhe ata, që tashmë kanë identifikuar paraardhësit e tyre, nuk kanë në dorë veç disa kapituj të mangët thelbi i të cilit është ende për të shkruar.Ky proces, që në Europë fillon me romanet e William Scotit, nuk mund të rri pa influencuar shkrimtarët e Ballkanit, kur ata përfshihen në proceset shtetformuese të shteteteve tyre kombëtarë. Shkrimtarët e Ballkanit në mëyrë të pavetëdijshme, duke shkruar përjetimet e tyre përreth së shkuarës otomane të vendeve të tyre në romane historike, kanë krijuar një epope historike, që lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e vendeve të tyre. Në këtë rast romani historik shërben si model narrativ për përpunimet e para shkencore të historive kombëtare dhe si vektor i shkëlqyer i përhapjes së një vizioni të ri të së kaluarës. 

Paradigma historike letrare, që krijoi Herodoti në vetvete ka lënë një shenjë të rëndësishme në qytetërimin europian pasi është krijoi një shkollë historike letrare të quajtur shkollë herodiane, ku  janë të përfshirë shkrimtarët, të cilët kanë në vetveten e tyre sa hulumtimin, sa njohjen e një bote tjetër, po aq edhe rrëfimin e tyre artistik të lidhur ngushtë me historinë. E para vepër historike, që na vjen si një lloj memorie kolektive kulturore, por edhe si një vepër e botuar është poema “Ali Pashaida” e shkruar nga Haxhi Sherreti. Kjo poemë, madhësia e së cilës shkon deri në 15.000 vargje, nga të cilat u përkthyen në greqishten e re rreth 10.000 vargje, qëndron në fakt si apogjeu i gjithë kësaj periudhe, pasi me korpusin e vet letrar jo vetëm përfaqëson një shije estetike të lartë për kohën, por është dhe një dëshmi e shumë ngjarjeve të vërteta, që ndodhën në Pashallëkun e Janinës. “Alipashaida”, e shkruar sipas modelit të poemave të gjata epike, i njihet autori, çka e bën më të plotë atë, nga dy poemat e tjera të gjetura deri më tani për Ali Pashën. Vlen të përmendet këtu, që historianët më të famshëm grek, të cilët shkruajtën jetën dhe veprën e Ali Pashë Tepelenës i referohen shpesh herë si një pjesë e vërtetë e një ngjarjeje, që ka ndodhur në atë kohë. Nëpërmjet  teknikave të reja të dokumentacionit, që janë të njohura tashmë për historianët nëpërmjet arkivit të Ali Pashë Tepelenës është arritur, që të identifikohet se sa pjesë të vërteta ka, sidomos në historikun e ngjarjeve të njëpasnjëshme dhe kronologjinë. Sigurisht, që nuk duhet  të biem në kurthin për të besuar se çdo gjë, që thuhej aty është e vërtetë pasi të gjitha ato çfarë mund të jenë ditirambe të ndryshme poetike përsa i përket jetës dhe veprës së Ali Pashë Tepelenës duhet të lihen mënjanë, por thelbi i ngjarjeve historike është i atillë që bën të mundur për të sjellë tek lexuesit këtë lloj narative historike, që na vjen nëpërmjet këtij rrëfimi letrar, poetik të kohës.  Në fakt, “Ali Pashaida” është një nga veprat shumë pak të njohura në Shqipëri. Ajo është përkthyer në vitin 1997 dhe nuk ka botime të tjera.  Një pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie kulturore edhe pse në gjuhë të huaj ka humbur dhe kërkohet të shpluhuroset për të dalë në dritë. Një rast tjetër analog është dhe leximi dhe përpjekja për të riprodhuar në shqip poemën “Shtegtimet e Child Harold” të Bajronit, si tregojnë dëshmitë e shumta të përmendjes së kësaj vepre apo përpjekjeve për ta shqipëruar  nga bashkësitë arbëreshe në Kalabri, bashkësitë arvanitase në Greqi e bashkësitë shqiptare në Bukuresht. Si pohon me të drejtë Anne Maria-These në librin e vet “Krijimi i identeteve kombëtarë, Evropa e shekujve XVIII-XIX” kur nënvizon rolin e elitës evropiane në sendërtimin e identeteve kombëtarë të popujve të Europës juglindore, se është një sipërmarrje e rëndë të ndërtuarit e një gjuhë dhe një kulture kombëtare. Një nga pasojat e kozmopolitizmit intelektual është ndihma ndaj kombeve në lindje, mjediset intelektuale të të cilëve nuk janë ende aq të pajisura për të ndërmarrë, pa mbështetje , ndërtimin e lashtësisë së tyre dhe gjuhës së tyre. 

Vitet e mëvonshme në narrativën historike- letrare, në letërsinë shqipe shfaqen dy poetë të mëdhenj, njëri është Jeronim De Rada me “Këngët e Milosaos” më 1836, që shënon dhe fillimet e romantizmit shqiptar dhe tjetri është  Gavril Dara i Riu me poemën “Kënga e Sprapme e Balës”.  Sigurisht që tek “Këngët e Milosaos” kemi të bëjmë më një poemë, e cila në vetvete rikujtohet dhe rivjen ndër ata që e lexojnë si një kujtesë kolektive e një bashkësie të vogël, siç qenë arbëreshët në Iitali, por ka të ndërthurur në të dhe një pjesë të rëndësishme të një elementi historik. Ky element historik tashmë vjen i përmendur përmes rrëfimit letrar romantik.  Kjo përqasje e letërsisë së kultivuar  me poezinë popullore në veprën e De Radës nuk është një trill i yni, por një nga elementët themelorë të botkuptimit romantik që De Rada ndoqi e bëri të vetin. Për të krijimatria e mirfilltë poetike, por edhe puna e mbledhësit të folklorit ishin pjesë e të njëjtit angazhim letrar. Të dyja këto përmasa, poezia e kultivuar që i atribuhohej në mënyrë makfersoniane folklorit dhe poezia popullore që kalonte në filtrat e ndjeshmërisë së tij poetike, duhej të shërbenin për të shprehur më së miri shpirtin e popullit të tij, atë shpirt që romantikët gjermanë e quanin “Volksgeist”, ndërsa letërsia globale, që do dilte nga kjo shkrirje, duhej të vihej në shërbim të emancipimit të kombit dhe rilindjes kulturore e politike të tij. Romantizmi, rryma letrare dhe politike të përhapur kudo në Europë krijonte heronjtë e vet. Karekteristikë e rëndësishme e heroit romantik është fakti që ai është hero në jetën e tij të përditshme i mbytur nga rrethanat dhe sentimentalizmi. Ashtu është në të njëjtën kohë  dhe një hero ndaj fatit të atdheut. Këto dy tipologji karekteristikash do të jenë përcaktuese për veprat e tjera të mëvonshme të romantizmit shqiptar-arbëresh. Ajo çka mund të themi me plot gojën është fakti që me krijimtarinë e De Radës krijohet një shkollë e përceptimit të naracionit letrar nëpërmjet historisë. Milosao, sigurisht që nuk ka koordinata të caktuara dhe të drejtpërdrejta historike për t’u identifikuar si personazh historik, por epoka ku vepron ka elementë të rëndësishëm siç është konflikti arbër-osman, një konflikt shumë i madh, i cili ndihet kudo në poemë. Në letërsinë arbëreshe  nuk do të linimin pa përmendur një poemë shumë të rëndësishme, siç është “Kënga e sprasme” e Gavril Darës, e cila është në të njëjtën frymë si ajo e De Radës, por në vetvete përmban dhe ka një narrativë tjetër. Ashtu si  De Rada, të dyja janë komplet imagjinare, janë pjesë të kujtimeve të një bashkësie kolektive dhe janë pjesë, të cilat nuk i përshtaten drejtpërdrejt realitetit historik siç është “Ali Pashaida” e Sherretit,  por bëjnë të mundur, që në një kontekst më të gjerë europian dhe ballkanik të sjellim para lexuesit gjithë detajet dhe atmosferën e madhe të konfliktit me osmanët. Ne, si lexues jemi të dashuruar me personazhet e këtyre poemave, qoftë me Milosaon, qoftë me Rinën, qoftë me vajzën e  Lalës, apo me toponime, që janë të rëndësishmë dhe që ndonjëherë vijnë nëpërmjet kujtesës kolektive siç është Moreja, vende të ndryshme të shqiptarëve arvanitas në Greqi, por kurrsesi nuk mund të biem në kurthin e marrjes së një narrative letrare si një e vërtetë historike e drejtpërdrejtë. Duhet ta kuptojmë që epoka e romantizmit dhe mënyrës se si tentohej të shkruhej historia dhe letërsia, duke rikujtuar të kaluarën e lavdishme të popullit e duke krijuar  heronj romantikë, jo shpesh herë i përgjigjej realitetit drejtpërdrejtë historik dhe kronologjisë së ngjarjeve historike. Në këtë drejtim Milosao dhe Plaku Balë janë frut i fantazisë dhe trille letrare të mbështetura mbi kujtesën kolektive arbëre rreth konfliktit arbëro-osman të sheullit  XV. Pikërisht nga gjiri i këtij konteksti kulturor një shekull më vonë nën influencat e fuqishme të iluminizmit, luftrave napoloniane dhe romantizmit do të lindte dhe do të merrte udhë  sendërtimi i një identiteti të veçantë kulturor e kombëtar, që në revokimin e së kaluarës heroike të epopesë skënderbejane të shekullit XV do të përpiqej të ngjizte një Shqipëri tjetër përtej detit.

Një vepër shumë e rëndësishme e rrëfimit historik-letrar  në letërsinë shqipe është poema “Istori e Skënderbeut” e Naim Frashërit, (1898), e botuar dy vjet para se të vdiste Poeti Kombëtar. Nuk mund të mungonte Frashëlliu i madh pa i kushtuar edhe poemë Heroit tonë Kombëtar. Në këtë mënyrë ajo (historia) e ruan të kaluarën dhe ua kujton breznive të ardhshme që ta njohin dhe të marrin mësim prej saj. Megjithatë, ajo është vetëm dëshmitare. Kohët dhe njerëzit që mbesin në fletët e saj janë përjetë të ngurëzuara. Poetët besojnë me të drejtë se periudhat dhe shëmbëlltyrat historike mund të shihen më thellësisht vetëm me anën e artit, prandaj, faktet historike i fisnikërojnë me imagjinatën krijuese. Ku mund ta ketë gjendur Naim Frashëri burimin historik të veprës së vet? “Historia e Skënderbeut”, në fakt është një poemë,  e cila mund të jetë mbështetur në leximet e ndryshme të Naim Frashërit për Skënderbeun, qoftë të Barletit të përkthyer në frëngjisht, në gjuhën që ai  lexonte shumë mirë apo dhe burime të tjera në gjuhët europiane. “Istori e Skënderbeut”, është një lloj testamenti politik, me të cilin poeti kombëtar i shqiptarëve dëshironte t’u jepte kumte të reja bashkatdhetarëve të vet. Në poemë mungojnë referencat fetare, por ka një idealizim të fortë të gjendjes së Shqipërisë të para pushtimit turk. Ajo u lexua dhe u mësua përmendësh nga breza të tërë shqiptarësh, duke u kthyer në një tekst të preferuar edhe për faktin se ishte shkruar në tetërrokëshin e njohur popullor. Nëse kur e lexojmë veprën “Historia e Skënderbeut” për herë të parë e presim, që të gjejmë një histori e kronologji historike , lexuesi edhe mund të zhgënjehet,  pasi Naimi krijon edhe  personazhe, të cilët nuk janë historikë si është rasti i Kamanit. Personazhi Kaman ka mbetur ende i padefshifruar se kujt i përket , ndonëse shpesh herë është menduar e gjykuar se në vetvete ai përfaqëson  vetë poetin. Kamani duket  të jetë dhe të luajë rolin e korit antik, njëlloj si tragjeditë e vjetra greke, ku roli i tij është të kumtojë  të vërtetat që mendon Naimi dhe duhet të dinë lexuesit. Mesazhi i Naim Frashërit është i qartë. Lufta e armatosur e drejtpërdrejtë ndaj osmanëve çka përkon dhe me aksionin e Skënderbeut, që kishte mbetur gjallë në memorien e kolektive të shqiptarëve e që vazhdon të jetë edhe sot pjesë e memories sonë kolektive. Marrëveshje me osmanët për një popullsi shumë të vogël siç ishin Arbërit do të thoshte dënim me vdekje dhe në fakt ashtu siç shfaqet në narrativën historike letrare  të mëvonshme të shkrimtarit tonë Ismail Kadare tek romani “Kështjella” në bisedën midis dy kronistëve turq, kryeveqilharxhit dhe kronikanit turk. Kryeveqilharxhi, i cili në roman përfaqëson botën intelektuale osmane e kohës thotë diku që “Thuhet se Skënderbeu, e ka braktisur emrin e tij Skënderbe dhe mban vetëm emrin Gjergj Kastrioti dhe po lufton për të ardhmen”. Pra, nuk po lufton më për të sotmen por për të ardhmen. Kronikani Mevlan Çelebi, sigurisht që është i habitur, i thotë: “Si ndodh kjo gjë? Njeriu lufton për të sotmen, nuk lufton për të ardhmen”, dhe ai i thotë: “jo, ai raportin e ka me të ardhmen, nuk e ka me të sotmen, prandaj ne duhet ta mposhtim që sot”. Pra, në një farë mënyre kjo lloj trajektore historike, e cila tek Ismail Kadareja vjen pasi ai e di historinë dhe jo drejtpërsëdrejti në kohën e Skënderbeut, na shërben për të kuptuar dhe për të nxjerrë një narativë tjetër e cila shfaqet në shek. XX në letërsinë shqipe po fillojnë refleksionet historike të drejtpërsëdrejta përsa i përket të shkuarës. Romani më i rëndësishëm  në narrativën historike-letrare është “Shkodër e rrethueme” e Ndoc Nikaj në vitin 1913, i cili është një përshkrim i ngjarjes më të madhe në historinë e Shqipërisë në luftrat ballkanike. Rrëfimi ngjan më tepër si pjesë e një reportazhi të një lufte dhe në të njëjtën  kohë ka dhe histori të mirfilltë të Shkodrës dhe rrethinave të saj. Nëpërmjet rrëfimit të narrativës historike të Ndoc Nikaj, që është edhe shkrimtar, por edhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve, duket që krijohet një lloj përqasje e re letrare historike në letrat shqipe. N. Nikaj së bashku me Stefë Curanin mbahen si hedhësit e themeleve të historiografisë shqiptare. 

Leximet historike nuk duhen dhe nuk mund të shmangen nga kurrikulat e shkollave sepse nëse duhet të kujtojmë fillimin e një shprehje të Oruellit , “kush kontrollon të shkuarën kontrollon dhe të ardhmen”, besoj se nuk e kemi luksin që të humbasim një monopat të rëndësishëm të njohjes të së shkuarës përmes historisë dhe leximeve historike dhe t’u privojmë të ardhmen brezave të rinj. Për fat të keq në kohët e sotme romani historik konsiderohet një roman demode, një roman që nuk tërheq një audiencë të madhe. Sigurisht, që letërsia ka ligjet e zhvillimit të saj, por ajo që unë dëshiroj të theksoj është se  rrëfimi letrar përmes historisë nuk duhet të humbasë dhe duhet inkurajuar për historianët shkrimtarë.  Pavarësisht faktit se ndonjëherë krijon heronj të idealizuar si Milosao apo Nik Peta, në fakt kjo lloj letërsie shërben për të memoralizuar ngjarje të rëndësishme kombit,  dhe nëse ne duam të kemi një kujtesë kolektive të vazhdueshme, atëherë kjo nuk mund të mbijetojë pa rrëfimin letrar përmes historisë. 

Bibiliografi:

  1. Anne-Maria These. “Krijimi i identeteve kombëtarë., Evropa e shekujve XVIII-XIX” Shkup. Fryma:2006
  2. Aurel Plasari , Gjinaj M.; Mele M.; Elmazi M., “Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare”, Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010
  3. Francesco Altimari. Vepra Letrare 1. Këngët e para të Millosaut. Tiranë:2014.
  4. Rexhep Qosja, Kritika letrare, Rilindja, Prishtinë, 1969. 

*Shkruar për Gazetën Dielli në kuadër të muajit të letërsisë. 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Dorian Koci

TË RËNËT BRITANIKË: TË VETMIT  USHTARAKE TË HUAJ QË SHKELËN NË SHQIPËRI SI LIBERATORË

October 19, 2021 by s p

Mal Berisha/

Hyrje

Në mëngjesin e datës 29 tetor 1944, skuadra e Forcave AjroreMbretërore (RAF), Halifax JP 244,148 u nis nga Brindisi me detyrë të posaçme për të dërguar furnizime në kuadër tëOperacioneve Ekzekutive Speciale (SOE) drejt Shqipërisë.Aeroplani do të zbarkonte furnizime në pllajën e maleve të Çermenikës në Shqipëri. Pas pak kohe fluturim lidhja me ekipinnë avion ishte shkëputur. Avioni mori flakë dhe u rrëzua duke marrë me vete jetët e antarërve të ekipit që fluturonin në të.  Ata ishin: Piloti Edwin John Stubley, rreshterët Charles Mabbs, farmacist, Alfred Coote, shofer, John Thompson, punonjëshekurudhash, Ernest Logan Brown, polic, Austin Donnelly   transportues qelqurinash, dhe Richard Charles Knee, nënpunës.

Pikërisht për këtë, me datën 20 tetor 2021, në Memorialin e tëRënëve Britanikë, te Parku Tirana, do të mbahet një ceremoni nënderim të rreshterit britanik, Peter Twiddy e drejtuar ngaAmbasadori Britanik në Tiranë, Sh.T Alastair King – Smith.


Foto e ekipit britanik të rënë me datën 29 tetor 1944 në Shqipëri


ÇFARË ISHIN OPERATIVËT EKZEKUTIVË SPECIALË?  (SOE)?

NË rrjedhë të luftës së Dytë Botërore, me rënien e Francës në duart e nazistëve, lindi nevoja e menjëherëshme e krijimit të një force vullnetare luftarake britanike, e cila do të zhvillonte një luftë ndryshe kundër ushtrive hitleriane. Kjo forcë u pagëzua me emrin; Special Operations Executive (SOE).Misioni i saj ishte të kryente akte spiunazhi dhe sabotazhi në prapavijat e nazistëve. Luftëtarët e këtij formacioni do të nxirrnin trenat nga shinat, të shembnin urat si dhe të sabotonin fabrikat e prodhimit të armëve. Ata do të ndihmonin organizmin e luftës guerrile në të gjitha vendet e pushtuara nga armiku.

Më 16 korrik 1940, Kryeministri britanik Winston Churchill emëroi Hugh Dalton si drejtues politik të SOE-s dhe menjëherë e urdhëroi atë të fillonte veprimtarinë në terren. Organizata angazhoi 13.000 pjestarë prej të cilëve 3.200 ishin femra. Ajo u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Agjentët e SOE në qershor të vitit 1941, arritën të shpërthenin stacionin elektrik francez Pessac. Ky akt u prit në Londër si një sukses dhe krijoi bindjen se nuk ishin vetëm bombat ato që do të shkatërronin makinën ushtarake gjermane. Ky operacion çoi në qindra të tjera anë e mbanë Europës deri në Lindjen e Largët, në Japoni. Në vitin 1942 një skuadër e SOE – s vrau zëvendësin e Hitlerit, Reinhard Heydrich me një granatë; Në Greqi në vitin 1942 ata shkatërruan urën e Gorgopotamos, duke i prerë furnizimet ushtrisë së Romelit në shkretëtirë; Në Norvegji ata shkatërruan një fabrikë të ujit të rëndë, duke i dhënë fund ëndrrës naziste për prodhimin e një bombe atomike. SOE mund të godiste armikun në çdo kohë dhe në çdo vend.


CILI ISHTE ROLI I SOE – SË NË SHQIPËRI?

Në aktet më të rëndësishme, të ndërmarra nga ana e Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë, është futja e vendit tonë në hartën e veprimeve të SOE. Një numër i madh djemsh e vajzash britanikë erdhën në Shqipëri për tu ballafaquar me një terren dhe situatë krejtësisht të panjohur.      

SOE, përveç vendeve të tjera si Francë, Poloni, Gjermani, Hollandë, Belgjikë, Itali, Jugosllavi, Hungari, Greqi, Kretë, Çekosllavaki, Norvegji, Danimarkë, Rumani, Abisini, Azinë Juglindore veproi edhe në Shqipëri. Një grup i vogël ndërlidhës hyri nga Greqia në Shqipëri në vitin 1943. Agjentët e SOE–së ishin Julian Amery, Anthony Quayle, David Smiley dhe Neil “Billy” McLean.

Si u zhvilluan operacionet e SOE–së në Shqipëri?! Këtë na e ka përshkruar më së miri Rodrick Bailey në librin e tij: “Provinca e Egër”.


SOE NË TOKËN E SHQIPEVE.

Sipas Roderick Bailey-t, në vitin 1943, një ekip i vogël elitë i ushtarëve britanikë, filloi të zbriste me parashutë në malet e Shqipërisë së pushtuar. Ata ishin pjestarë të SOE–s dhe kishin si detyrë të gjenin dhe të armatosnin çetat e luftëtarëve guerrilas dhe të sulmonin armikun sa më shumë që të mundeshin. Ata kurrë nuk kishin shkelur në Shqipëri dhe as që dinin se çfarë do t’i priste atje.


Takim me Dr. Roderick Bailey, autor i librit “Provinca e Egër” me datën 14 shkurt 2013, në Ambasadën Shqiptare në Londër.


Duke u përpjekur të mbijetonin në kushtet më ekstreme dhe në një terren tejet të vështirë këta britanikë të rinj jetuan nën rrezikun e përhershëm se mos binin në duart e armikut ku i priste vdekja e sigurtë. Përveç sëmundjeve, pamundësisë për një jetë të pastër, atyre iu shtohej edhe fakti se guerrilasit shqiptarë, ishin në konflikt me njëri – tjetrin. Në këtë libër të jashtëzakonshëm autori ka përdorur intervistat me të mbijetuarit, ditare të fshehura prej kohësh dhe të deklasifikuara më së fundi, të cilat dëshmojnë historinë e jashtëzakonëshme të SOE–së në Shqipëri.

SOE, sipas dokumentave të saj deri në vitin 1945, ka dërguar në Shqipëri 7.000 pushkë, 5.000 armë gjysmë automatike, 1.800 mitroloza të lehtë, bashkë me 16 milion e pesëqint mijë fishekë, 240 mortaja, me 25.000 bomba, dhe 25.000 granada përveç pistoletave dhe gjashtëdhjetë mitralozave gjysëm të rëndë. Po ashtu ata dërguan 28.000 palë rroba ushtarake, 57.000 palë çizme ushtarake, 14.000 batanie, 390 fenerë, 6 xhipsa, dhe një motorbarkë. Ata dërguan edhe qindra ton me ushqime.

Nga grupi i parë prej 50 britanikëve që zbritën në Shqipëri, 16-të mbetën të vrarë ndërsa 17 të mbijetuar janë dekoruar. Në atë periudhë kohore të veprimtarisë së SOE–së në Shqipëri, dhanë jetën 53 pjesëtarë të këtyre forcave.

Autori e fillon rrëfimin e tij dramatik me pjesë nga vepra e Ismail Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”. Historia e mbetjeve të eshtrave të këtyre të rënëve britanikë është tejet e dhimbshme. Ata kurrsesi nuk mund të vlerësohen si armiq pushtues të Shqipërisë. Përkundrazi, ata erdhën si liberatorëdhe e dhanë jetën për të nxitur dhe ndihmuar popullin shqiptar të çlirohej nga fashizmi dhe nazizmi. SOE u shpërnda zyrtarisht me datën 15 janar të vitit 1946. Pas luftës ata bënë përpjekje të mëdha për të mbledhur eshtrat e të rënëve të tyre, si kudo tjetër edhe në Shqipëri.

Regjimi i Enver Hoxhës, i cili kishte marrë tërësisht një kurs, fillimisht pro-Jugosllav e më vonë pro–sovjetik, i solli shumë pengesa britanikëve për të marrë eshtrat e djemve e vajzave të veta. Autori tregon sesi përkundër tërë pengesave të qeverisë, një oficer i quajtur MacIntosh gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme tek populli shqiptar që u tregua aq bujar ndaj tij. Kështu në shkurt të vitit 1946, ai pasi kishte shkuar fshat më fshat, e breg më breg në kërkim të tyre, arriti të mblidhte eshtrat e të rënëvë britanikë në Shqipëri. Fatkeqësisht, MacIntosh u përzu nga qeveria shqiptare si “reaksionar dhe armik i popullit shqiptar” dhe misioni i tij mbeti i pambaruar. Por më e keqja ende nuk kishte ndodhur. Qeveria angleze ia besoi ambasadës franceze detyrën për marrjen e eshtrave. Në vitin 1950 një atashe francez, shkoi të vizitonte varrezat e britanikëve në Shqipëri.

Ai nuk gjeti asnjë gjurmë të tyre. Qeveria Hoxha i kishte fsheur ato dhe nuk i lejoji që as të vdekur të preheshin në paqënë vendin e tyre. E drejta e këtyre njerëzve për tu prehur në një vend të qetë u “fitua” vetëm pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri. Ata u mblodhën dhe u vendosën në një varrezë në Parkun e Tiranës.

Me datën 11 nëntor 2012, Ambasadori Britanik në Tiranë Sh.T z. Nicholas Cannon dhe Kryeministri i asaj kohe Dr. Sali Berisha organizuan një shërbesë përkujtimore në varrezën e britanikëve në Parkun e Tiranës. Ata ishin 53 të rënë, por vetëm 46 prej tyre i kanë pllakat e varreve mbi kokë.

Shqipëria i ka borxh nderi këtyre të rënëve për kontributin në çlirimin e vendit tonë. Pas kthimit në atdhe, veteranët e SOE që shërbyen në Shqipëri i shërbyen vendit të tyre në fusha të ndryshme të jetës. Shumë prej tyre u bënë njerëz të shquar dhe politikanë të zotët. Le të veçojmë disa prej tyre:

Harold Julian Amery, Baron Amery of Lustleigh, (1919–1996), politikan konservator britanik, i cili shërbeu tre dekada si figurë drejtuese e kësaj partie dhe 42 vjet anëtar i parlamentit. Ai ka shërbyer si oficer ndërlidhës i SOE për lëvizjen e rezistencës antifashiste shqiptare në vitet 1943–1944 në përbërje të grupit të quajtur “Tre Mosketjerët” bashkë me majorin Davis Smiley dhe kolonelin Neil McLean.

John Anthony Quayle, (1913 – 1989) aktor i madh i teatrit anglez, shërbeu si oficer i shërbimit të fshehtë anglez gjatë luftës. Në vitin 1943 mbërriti në Tragjas, Shqipëri. Pas luftës ai iu kushtua aktrimit dhe drejtoi Teatrin Memorial të Shekspirit ku dhe hodhi themelet e krijimit të Kompanisë Mbretërore të Teatrit Shekspirian. Ai ka luajtur rolet e Falstafit, Otellos, Henrin e VIII-të si dhe ka interpretuar edhe me Lorenc Oliverin dhe ka një galeri të pafund rolesh. Për ne shqiptarët mbetet figurë e dashur pasi jo vetëm që shërbeu në Shqipëri, por ishte anëtar aktiv i përhershëm i Shoqatës Anglo Shqiptare (AAA).

Kolonel David Smiley (1916 – 2009) ishte një oficer i shërbimeve të fshehta britanike. Në luftën e Dytë Botërore ai ka luftuar në Palestinë, Irak, Persi, Siri si dhe ka vepruar me SOE–në, në Shqipëri dhe në Tailandë. Ai ka shkruar librin ”Albanian Assignment”.

Magaret Hasluck (1885 – 1948) shërbeu në SOE. Pas luftës, dhe pas ekzekutimit nga komunistët të mikut të saj shqiptar, Lef Nosi, ajo u sëmur rëndë dhe vdiq në varfëri në Dublin në vitin 1948. Atë e ndihmuan miqtë e saj të SOE–së në ditët e fundit të jetës në mënyrë anonime.

Billy McLean (1918 – 1986) Në vitin 1943 McLean iu bashkua misoneve të SOE dhe zbriti në territoret e okupuara nëShqipëri. Në Prillin e vitit 1944 McLean bashkë me një ekip tëvogël të quajtur “Tre Mosketjerët” ku bënte pjesë David Smiley dhe Julian  Amery u përpoqën të pajtonin grupet e ndryshme politke në Shqipëri që të luftonin së bashku kundër nazistëve por nuk i arritën dot. Ai shërbeu dhjetë vjet si antar i Parlamentit Britanik.


STATUJA E HEROINËS SË SOE-S NË LONDËR



Në Londër gjëndet një statuje bronxi e cila i përfaqëson antarët  e SOE – së. Sa herë kaloja anës së lumit Tamiz, në rrugën që të çon nga Ura Lambeth për tek London Eye (Syri i Londrës) ndalesha përpara atij busti. Ajo është përmendorja e një gruaje me një vështrim tejet të mprehtë, portret shumë i bukur, me forma shumë të rregullta që sheh larg. Në të nuk gjen asnjë shformim të shprehur si dukuri e artit modern dhe ruan përmasat dhe raportet natyrale të një skulpture klasike, e skalitur mbi bazën e parimeve të estetikës së realizmit. Në të nuk ka as glorifikim dhe as shtesa tiparesh që ta bëjnë atë super-njeri, super-heroinë, super-grua, super… Në të gjen gjithë ato që skulptori i famshëm francez August Roden do t’u mësonte studentëve të tij në lidhje me raportet formë – përmbajtje të një vepre skulpturore. E pse jo edhe Odhise Paskali ynë.

Jam ndalur shumë herë para atij busti. Madje e kam fotografuar sa herë që kam kaluar pranë. Në një rast foton e saj e kam përdorur në librin “Realitetet Shqiptaro – Britanike” si ilustrim në atë pjesë ku bëhet fjalë për grupin britanik të njohur me emrin Special Operations Executive.  

Ky portret iu është kushtuar pikërisht atyre njerëzve të guximshëm, që arritën të hyjnë në prapavijat e armikut nazist nëpër Evropë.

Ndalohesha me respekt përpara saj, sa herë i kaloja pranë, pasi ajo përfaqëson ata që e shpëtuan botën nga katastrofa. Njëprej ditëve të shëtitjeve të mia buzë Lumit Tamiz takova autorine asaj skulpture.

Ai ishte Ivan Saxton dhe po e pastronte me duart e veta atëbust. Ai më tregoi se si e kishte bërë atë vepër, duke pasur si model pikërisht një anëtare të SOE-s, e cila kishte jetuar në atë zonë të Londrës, ku gjendej busti.

“Ajo heroinë më ka frymëzuar për këtë vepër dhe po ajo më ka pozuar”, – më tha Ivani. “Në fakt pashë në tiparet e saj aq shumë elemente të një përfaqësueseje të kësaj organizate. U mundova t’i shprehja të gjitha në një portret.”

Operativët Specialë Ekzekutivë, janë të vetmit ushtarë të huaj, në istorinë e gjatë të Shqipërisë të cilët erdhën në vendin tonë jo si pushtues por si Liberatorë.

Prandaj do të shkoj me nderim dhe dëshirë të marr pjesë në ceremoninë që organizon Ambasada Britanike tek parku i Tiranës me datën 20 tetor 2021, në orën 11.00. me ftesë të Ambasadorit të Britanik në Tiranë, Sh.T. z. Alastair King – Smith.

Filed Under: Politike Tagged With: Mal Berisha

MBI HISTORINË E LETËRSISË SË NDIKUAR

October 19, 2021 by s p


Nurie Emrullai poete dhe studiuese e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, sjell para lexuesit librin e saj “Ekzili, nostalgjia dhe identiteti në veprat e Milan Kunderës”. Në një rrëfim për “Dielli”-n e “Vatrës” në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, poetja Nurie Emrullai shprehet se letërsia në fund nuk shpik asgjë të re, përveç asaj që ajo zbulon gjithmonë diçka të re brenda nesh. Letërsia i lindi dhe krijoi ligjet e njeriut dhe e përshtati atë në një botë ta panjohur më parë. Njeriu ia doli që përmes letërsisë të njohë veten, misteret, të kaluarën e tij dhe çdo çështje komplekse që e rrethon atë.

HISTORIA DHE LETËRSIA KANË NË QENDËR NJERIUN


“Ja dhe një enigmë tjetër e kujtesës, dhe më themelore se gjithë të tjerat: a kanë kujtimet një kohë të matshme? Vallë zgjasin?… dhe aty fillon tmerri: e shkuara që na kujtohet, nuk ka kohë” Milan Kundera. Historia dhe letërsia kanë në qendër njeriun. Të dyja të shpikura dhe të drejtuara po nga ai, ato krijohen në mënyrë paralele, por me kahe të pakrahasueshme. Nëse historia na jep detajet e një lufte me shifra të definuara, letërsia përcjellë ndjenjën e luftës te lexuesi. Historia gjithnjë është e ftohtë në përshkrimet e saj (sepse atë detyrë ka), ndërsa letërsia e mëson njeriun të ndiejë dhe të krijojë emocion. Letërsia, që në fillesat e saj të hershme, që nga thurja e Miteve, këtu na kujtohen fillimisht poemat epike të Homerit “Iliada” dhe “Odiseja”‒ i cili është “Udhëtari” më i njohur që ka dëgjuar bota; epet e ndryshme të popujve, gojëdhënat, rrëfenjat, përrallat, këngët. Duke vazhduar me krijimin e letërsisë në koherencë me zhvillimin e njeriut, letërsia krijon civilizimin e tij dhe u jep popujve plotnimin e tyre. Letërsia i lindi dhe krijoi ligjet e njeriut dhe e përshtati atë në një botë ta panjohur më parë, dhe e bën këtë vazhdimisht me çdo fëmijë a person që ka interes për të njohur botën.


NJERIU IA DOLI QË PËRMES LETËRSISË TË NJOHË VETEN, MISTERET, TË KALUARËN


Njeriu ia doli që përmes letërsisë të njohë veten, misteret, të kaluarën e tij dhe çdo çështje komplekse që e rrethon atë. Ajo ofron realitete të cilat janë edhe krijime të mendjes njerëzore. Çdo popull ka historinë e tij të letërsisë dhe ka prijësit e saj për ta përcjellë nëpër breza. Por, çfarë ndodh me ata popuj që humbin prijësit e tyre, dhe çfarë u ndodh prijësve që u mohohet e drejta për të pasur një atdhe? Sado që njeriu mundohet të dali jashtë zhguallit të tij, ai asnjëherë nuk mund të tjetërsohet dhe të ndërrojë identitet. Kujtesa dhe lidhja që kemi pas vendit tonë është e trashëguar dhe bartet me të gjitha kujtimet, nostalgjitë dhe dashurinë për të, njësoj siç ndodh për më të dashurit tanë. Falë letërsisë mësojmë për popujt, për historitë e tyre, për zakonet apo karakteret që janë formësuar në shëmbëlltyrën e saj. Për shembull mësojmë rreth besnikërisë së Penelopës ndaj Odiseut, mësojmë për Gilgameshin i cili dëshiron të arrijë pavdekësinë, mësojmë për të bëmat e Don Kishotit dhe të gjithë mbase kemi qeshur e jemi zënë ngushtë nga ideja se kemi gjetur veten diku në ndonjë histori të tij. Kemi lexuar dhe jemi dritësuar (kush ngrihet mbi egon e tij) me vargjet e Rumiut; Fjalën Besë e kemi njohur kur për herë të parë na është rrëfyer legjenda e Konstandinit dhe Doruntinës. Mësuam traditat e japonezëve dhe ndjeshmërinë e tyre përmes Patriotizm-it të Mishimës, jemi thelluar mbi idenë e Absurdit të Kafkës, Kamysë, e ekzistencializmit të Sartrit. Apo kush e ka lexuar Mjeshtri dhe Margarita të Bulkagovit nis e shikon botën me një sy tjetër.


SI DO TË KRIJOHEJ BOTA DHE RENDI I SAJ PA LETËRSINË?

Duke bërë një pyetje kaq të përgjithshme, është disi e pamundur për ta menduar këtë, mendjet të cilat gjithmonë ngushëllim kanë letërsinë. Letërsia është edhe një lloj ikje nga realiteti drejt një realiteti tjetër, duke përmendur realitetet që krijohen dashur a padashur ne. Kështu, duhet të afrohemi drejt temës dhe qëllimit që është vënë për të analizuar dhe shkruar në këtë studim. Pra, duke ardhur drejt synimit tonë, që është vështrim mbi realitetin që na servon shkrimtari Milan Kundera në veprat e tij. Të krijuarit letërsi për Kunderën ma do mendja është njësoj si për atë që e lexon. Me një thjeshtësi në të shkruar, por me një imagjinatë të pasur e plot ngjyra, Kundera arrin që përmes mendimeve të tij, të aftësojë lexuesin që t’i kapi ndodhitë. Në bazë të terminologjive që kam zgjedhur t’i trajtoj në këtë temë, ndarjet e kapitujve janë bërë në bazë të disa pikave që kam menduar se janë me interes për t’u analizuar në botën e letërsisë dhe që lexuesi të ketë mundësi të njoftohet më hollësisht rreth veprave që ceka pak më lart.


EKZILI SI FORMË FRYMËZIMI PËR SHKRIMTARËT


Ekzili është bërë shtysë e rëndësishme nga i cili frymëzohen shkrimtarë të ndryshëm për të rrëfyer këtë “ikje” të padëshiruar që u shpik nga faktori njeri. Është element bazë i letërsisë moderne. Ekzili përfshihet në grupin e foljeve për shkak se bashkë me fjalën ai bart dhe veprimin. Sot shumë autorë lidhin ngjarjet mbi këtë temë, gjithashtu duke shkruar veprat e tyre në një gjuhë të cilën nuk e kanë gjuhë të lindur, ata bëhen pjesë e një kulture tjetër, së cilës mund të mos i përkasin me identitet, por i përkasin në letërsi (kulturë). Në kuptimin më të gjerë themi se është në ekzil, një person i cili për një periudhë kohore relativisht të gjatë është i zhvendosur nga toka e tij e lindjes për shkak të trazirave, përndjekjeve politike ose shtypjes së vazhdueshme nga shteti i tij. Në ekzil ik njeriu i cili vendi i tij nuk arrin t’i ofrojë asnjë lloj sigurie.


EKZILI, MIGRACIONI, DIASPORA…


Edhe pse ka kaluar një kohë mjaft e gjatë që kur është definuar një përkufizim i tillë, ky lloj këndvështrimi përsëri ka mbetur i njëjtë, ashtu siç qëndron përkufizimi njëjtë për migrimin e diasporën. Për largimin e njeriut nga vendi i tij, gjatë periudhave historike janë shpikur shumë emra dhe terminologji që e përcaktojnë formën e ikjes së njeriut dhe largimin e tij larg atdheut: 1.Ekzili- Forma origjinale latine e fjalës, exul / exilum i referohet një personi të dëbuar, ose aktit të dëbimit të një personi. Fjala ekzil është aq e vjetër sa janë të vjetër dhe qytetërimet e para të botës. 2.Migracioni- i referohet largimit nga një vend në një tjetër, me një largësi të madhe. Në vitin 1610 u përdor për njerëzit, dhe në vitin 1640 u përdorur për kafshët. Por origjinën e fjalës e ka nga migrimi i shpendëve nga një vend në një vend tjetër gjatë ndërrimit të stinëve. 3.Diaspora- kjo fjalë rrjedh nga procesi biologjik i shumimit të disa bimëve në mënyrë aseksuale, domethënë vetëm me anë të bartjes së farave të disa luleve me anë të erës. Diasporë do të thotë njerëz të cilët shkojnë atje ku i bart era. Njerëz pa rrënjë. Megjithatë, luftimet e vazhdueshme që ka pasur bota, shkaqet e vështira ekonomike që kanë pasur popujt e ndryshëm, kanë detyruar shumë njerëz të vendosen nëpër vende të huaja për një jetë më të sigurt dhe më të mirë ekonomikisht. Por, kuptohet që përvojat e mërgimit dhe përballja me të panjohurën ndryshojnë nga një person te tjetri. Periudhat kohore kur ndodh largimi i tyre në një vend tjetër, si dhe shkaku përse ndodh, gjithashtu krijojnë rrethana të reja për njeriun. Ekzili si formë dhe veprimtari ka ekzistuar që në kohën e popujve Romakë, kohë e cila ishte e egër për njeriun. Në ato periudha kohore personi që kishte kryer krime- dënohej për ata me varje në mes të sheshit ose dëbohej nga vendi i tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nurie Emrullai, Sokol Paja

The End of Covid-19 is Approaching

October 18, 2021 by s p

By: Dr. Pashko R. Camaj, Doctor of Public Health Sciences

The numbers, both globally and in the United States (US), show a rapid decline in Covid-19 cases over the past month, revealing signs that the third wave, and hopefully the last big wave, is behind us. As scientists continue their work to better understand the reasons for the ebb and flow of Covid infections, which remain relativelyunknown, there is no guarantee that the most recent drop in caseloads will continue. Right now, we see a lot of good, even though it’s wrapped up in some not-so-good news.

First, the good news: The number of new infections has dropped more than45 percent over the past month to a seven-day average of about 84,000, and hospitalizations have dropped 39 percent over the past few weeks, according to the Centers for Disease Control. (CDC). Deaths have also fallen 23 percent over the past month – although more than 1,500 people have died on average over the past seven days.

The bad news: According to data from Johns Hopkins University, more than 363,000 deaths from Covid-19 have been reported this year, surpassing the 352,000 recorded in 2020. So yes, more Americans have died from Covid in 2021 than in 2020, and we still have more than two months until the end of this year. Given that the vaccine had been available to most Americans by mid-March and as well as significant advances in treating patients with Covid, a question – at least rhetorically – needs to be asked: why will 2021 be the deadliest pandemic year since 1919? A follow question begs for an answer: how many of those lives could have been saved by a simple vaccine that has been widely available to all Americans for most of the year? While the highly transmissible Delta variant became the dominant trend sweeping the nation, it spurred another wave that saw cases and deaths rise and many hospitals overloaded. Parts of the country where vaccination rates were lowest were hit particularly hard.

We may have seen the last big wave of Covid-19

The latest declines in Covid-19 cases are in line with a pattern many epidemiologists now know: a somewhat mysterious two-month cycle of Covid waves. Since it started in late 2019 in China, infections have often increased for about two months - sometimes due to a variant, like Delta - and then dropped for the next two months. The reasons for these cycles are not yet fully understood by epidemiologists. Suggestions that these cycles were probably only related to seasonality, or the flow and ebb of social distancing and mask use are most likely inaccurate. The proof is in the fact that bi-monthly cycles have occurred during different seasons of the year and even when human behavior was not changing in noticeable ways. This leads us to conclude that the most plausible explanations include a combination of virus biology and social networking practices. Developing variants of the virus are more likely to infect some people, but not others. The unvaccinated are the group in which the virus finds space to transmit and "spin" freely. Once the most vulnerable among us are exposed, the virus tends to recede, or as we have seen, regroup for another wave. These and possibly other factorscan determine if a virus or its new variants need about two months to circulate through a certain region. We have learned that human behavior plays a role in how significant an outbreak can be, with people often becoming more cautious as caseloads begin to increase. But social distancing alone may not be as important as public discussions often dictate; we tend to assign to ourselves too much control over the virus. We have seen recent declines, occur even as millions of American workers joined the workforce and millions of children gathered again in school buildings. Whatever the reason, Covid's two-month "hills and valleys" cycles continue to occur. They are visible in both the global and US numbers. We saw that cases rose from late February to late April, then fell by the end of June, rose again by the end of mid-September, and have fallen since then.

The lagging indicators: hospitalizations and deathsare also declining

As we saw this past summer, Delta driven infections began in US southern states first in June and began to decline in August. In the rest of the US, it started in July and cases have started to fall in recent weeks. Cases have also dropped in children, despite the lack of vaccines for children under 12 years of age. The most encouraging news is that serious Covid infections are also declining. The number of Americans hospitalized with Covid has dropped about 25 percent since early September. Daily deaths – the lagging indicators – which usually change direction a few weeks after cases and hospitalizations, have fallen by 15 per cent since mid-September. These are the first continuous drops in deaths since the beginning of the summer. Importantly, help is also on the way for those unfortunates who contract the disease, as an antiviral pill has been developed by the Merck pharmaceutical company that may soon provide another weapon in the fight against Covid-19. The pill has been shown to reduce the hospitalizations and deaths by half for people infected with the virus.

               The declining trend in Covid cases we are seeing now may not be a sure thing, as the two-month Covid cycle has not been scientifically proven. There have been many exceptions to the two-month cycle theories. But this uncertainty also means that the near future may be more encouraging than what some expected. And there are some legitimate and good reasons for the optimism that we are finally overcoming this pandemic. Through ongoing vaccination efforts, we now have more than 77 percent of Americans 12 years and older who have received at least one vaccination. Along with the possible authorization of the Pfizer vaccine for children ages 5 to 11, we will see a significant increase in the number of vaccinations this fall. Almost as important, something like half of Americans probably already had the Covid virus, perhaps giving them a good degree of natural immunity. Eventually, immunity will become so widespread – herd immunity – that another wave as large and damaging as the Delta wave was, would not be possible. Covid-19 will have proven to be one of the worst pandemics in modern times. In many ways, it will be an unnecessarily horrible pandemic. Of the more than 715,000 who have died from it in the United States alone, perhaps hundreds of thousands would have survived if they had only chosen to take the vaccine. This fact is what separates this pandemic from others, like the Spanish flu of 1918, for which no vaccine was available.

The worst is behind us

We know that Covid will not go away any time soon, at least not globally. With the ongoing global challenges of delivering sufficient vaccines and fast enough, the virus may continue to circulate for some time, perhaps years. But we also know that access to vaccines, especially in countries like the US, will turn Covid into a manageable disease, not much different from the common flu or cold. The last few weeks have shown that we are approaching a better future than the one that emerged over the last 2-3 months. We can say that whatever the coming months bring our way, the worst of the Covid-19 pandemic, appears to bebehind us.

Filed Under: Analiza Tagged With: Dr. Pashko R. Camaj

TUBIM PËRKUJTIMOR PËR SHKENCËTARIN E MALËSISË PROFESOR AGRON LUCAJ

October 18, 2021 by s p

SOKOL  PAJA/

Me iniciativën e Shoqatës Humanitare “Trieshi” me datën 17 Tetor 2021 në Restorant  Tesoro D’Italia 160 Marble Ave, Pleasantville, NY 10570 u mbajt takimi përkujtimor me rastin e 40 vjetorit te vdekjes tragjike të fizikantit Profesor Agron Lucaj, profesor në degën e fizikës pranë departamentit matematiko-natyrore të Universitetit të Prishtinës. Përfundimi i tij tragjik, flitet dhe përflitet dhe sot e kësaj dite qoftë në vendlindjen e tij, Triesh, Malësi e Madhe, por edhe nga kolegët e tij pranë katedrës universitare. Në fillim të ceremonisë përkujtimore u mbajt 1 minut heshtje për të ndjerin Profesor Agron Lucaj. Tubimin përkujtimor e moderoi Kolë Cacaj i cili ndër të tjera deklaroi se Dr. Agroni ishte një djalë i shkëlqyer i shkolluar në universitete prestigjioze, një djalë i mrekullueshëm që bën krenar çdo malësor e shqiptar. Kolë Cacaj lexoi shkrimin e z.Fikret Lulanaj për të ndjerin Agron Lucaj ku ndër të tjera tha se Dr. Agroni ishte “Ylli shkencor që shëndrit qiellin e Malësisë. Emër i lartë në fushën e shkencës, emër që lartëson emrin e universiteteve të shquara dhe të çdo shqiptari”. Fjalën më pas e mori Doktor Palok Camaj bashkëkohës i Dr. Agronit në kohën e studimeve të doktoraturës i cili deklaroi se Agron Lucaj ishte një djal me zemër shqiptari të madhe e zemër malësori të fortë. Palokë Camaj tregoi kohën me Agronin në Prishtinë, Zagreb, Prizren, formimin e tij, peripecitë e jetës së Agronit dhe dëshirën për kontribuar në Malësi. Vdekja e Agronit e verboi Malësinë. Ai tha se rrymat serbe ishin të interesuara apostafat për likuidimin e Agronit. Zef Gjokaj deklaroi në kumtesën përkujtimore: “Jam këtu për të ndarë me ju kujtime të bukura e të dhimbshme për mikun tim Agron Lucaj. Ishte i thjeshtë dhe modest. Gëzonte autoritet të lartë në mesin e kolegëve. Ai i ndihmonte dhe i mbante shumë afër studentët nga Malësia” tha ai. Z.Gjokaj tregoi me detaje çastet e fundit të Agronit mes jetës dhe vdekjes dhe impresione të ndjesive të ankthit e dhimbjes për ndarjen tragjike nga jeta. Gazetari Gjek Gjonlekaj theksoi se armiqtë e shqiptarëve i kishin inat njerëzit e dijes. Shkolla e Trieshit duhet ta kujtojë dhe përkujtojë Agron Lucajn si i pari malësor me emrin Agron dhe pë kontributin e tij në shkencë. Z.Gjonlekaj kujtoi Gjon Gjekën, babain e Dr. Agronit si patriot të madh dhe ndërtimin e identitetit kombëtar tek heroi i kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti. Kol Gjelaj referoi në kumtesën e tij profilin e Agronit të ardhur nëpërmjet profesorëve, miqve, kolegëve, studentëve bashkëkohës të Agronit. “Fati deshti që një karrierë tejet premtuese të ndalohej në fillimin e saj, dhe sot nuk mbetet tjetër por e imagjinojmë se cili do të ishte limiti i karrierës së tij personale dhe profesionale” tha në fjalën e tij Kol Gjelaj. Lena Lucaj Gojçaj vajza e Zefit, mbesa e Agronit, dërgoi një letër që e lexoi Kol Gjelaj. Ajo falenderoi organizatorët dhe pjesëmarrësit dhe u ndal te roli i Dr. Agronit dhe ndikimi në formimin e saj. Ai pati një ndikimin tek të gjithë ne përtej jetës së tij. Pjetër Lucaj, nipi i Profesor Agronit shprehu mirënjohje të thellë e respekt në emër të familjes për pjesëmarrësit, kumtuesit dhe organizatorët në këtë tubim përkujtimor. “Na dha lumturi qiellore dhe familja do ta kujtojë përjetë veprën e tij. Lavdi” deklaroi Pjetri i përlotur dhe i mallëngjyer për xhaxhain e tij të jashtëzakonshëm Profesor Agron Lucajn. Mëhill Velaj ku u ndal te roli dhe figura e Agronit si shqiptar dhe si shkencëtar dhe kërkoi që ti propozohet Universitetit të Prishtinës titulli i lartë i nderit Honoris Causa për Agron Lucajn. Xheladin Zeneli përshëndeti fondin Trieshi dhe familjen për këtë organizim madhështor dhe u fokusua te roli i Dr.Agronit si shqiptar i suksesshëm me ndikim kombëtar e ndërkombëtar. Përfaqësuesi i Shoqatës Malësia e Madhe Shaqir Gjokaj falenderoi të gjithë kumtuesit e pjesëmarrësit për organizimin. Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të Vatrës dhe foli për rëndësinë e kremtimit të kësaj ngjarjeje dhe arritjet e Dr. Agronit në shkencë si një mision i papërfunduar. Jeta e Agronit do të jetë shembull dhe motivim për të rinjtë malësorë” – deklaroi nënkryetari i Federatës Vatra Dr. Pashko Camaj. Vëllezërit Lucaj, Marku, Gjoka dhe Pjetri shprehën mirënjohje për të gjithë të pranishmit dhe shtruan një drekë vëllazërore në përkujtim të axhës së tyre të dashur dhe të paharruar Profesor Agron Lucaj.

KOL GJELAJ: PËRKUJTIM NË PËRVJETORIN E VDEKJES TRAGJIKE TË PROFESOR AGRON LUCAJ

Agron Gjon Lucaj lindi në Stjepoh, Triesh, komuna e Podgoricës (atëherë Titograd) më 7 Korrik, 1949. Baba i Agronit, Gjoni njihej ndër shqiptarët e Malit të Zi si atdhetar, edukator dhe mësimdhënës prej vitit 1909. Agroni kryen shkollen fillore Gjergj Kastrioti-Skenderbeu (e emëruar kështu pikerisht nga Gjoni) në vendlindje me nota dhe sjellje shembullore. Në mungesë të shkollave shqipe asokohe, Agroni si edhe një numër i kosiderueshëm nxënësish nga Malësia regjistrohet në Shkollen Normale në Prizren në vitin 1964/65 por së shpejti kalon në shkollën Normale të Prishtinës për shkak të kushteve më të volitshme. Shkollat Normale asokohe ishin shkolla të mesme 5-vjecare të konceptuara për përgatitjen e mesimdhënësve në shkollat 8-vjecare. Agroni i pëfundoi të gjitha klasat me sukses të shkëlqyeshem dhe mbaroi shkollën e mesme në vitin shkollor 1968/69. 

Shumica e nxënësve nga Malësia pasi mbaronin Normalen ktheheshin në vendlindje dhe punësoheshin nëpër shkollat fillore të Tuzit ose fshatrat përreth. Mirëpo, Agroni përtej se shkëlqente si nxënës zbulon një afinitet dhe talent për shkencat natyrore. I inkurajuar nga kjo dhe me dëshirën e babës Gjon, Agroni vendos mos të kthehet në vendlindje, por të regjistrohet në degën e Fizikës pranë Universitetit të Prishtinës në vitin shkollor 1969/1970.

Menjëherë pas fillimit të studimeve, falë talentit të tij dhe etikës së punës tërhoqi vëmëndjen e profesorëve dhe kolegëve të tij. Si rezultat, fill pas mbarimit të vitit të parë, Universiteti i ofron bursë të cilin e mori për tre vitet e ardhshme. Kolegu dhe miku i Agronit, profesori dhe shkenctari i njohur nga Kosova Dr. Jahja Kokaj, i cili pastaj ishte ligjerues në disa Universitete nëpër Europë dhe Amerikë, mes tjerash edhe në Universitetin prestigjoz amerikan “Carnegie Mellon University” kështu e përshkruan njohjen me Agronin në një kumtesë të tij në vitin 2011: “Agronin e njoha që në bankat Universitare në Prishtinë. Ishte disa vjet më i ri se unë, apo në fillim të studimeve kur unë përfundoja universitetin. Por takimi me një djalosh që me pamjen e tij shtatgjatë, flokë dhe fytyrë të butë, për mua ishte i jashtzakonshëm apo jetësore. Intelegjenca që buronte nga fjalët e tij të mencura dhe të ëmbla, bujaria dhe burrëria ishin tipare që rrezatonin nga një djalosh i rrethit të mbi Shkodrës, që tani ndriçonte si yll i rrallë në mesin e kolegëve në Departamentit të Fizikës në Prishtinë”.

Agroni përfundoi studimet e fizikës në afat rekord në vitin 1973 me nota të shkëlqyeshme. Fill pastaj punësohet si profesor në shkollën e mesme të cilën e kishte mbaruar vite më parë, por e cila ishte shëndrrua nga Normale 5-vjeçare në Akademi Pedagogjike 4-vjeçare. Aty punoi një vite, dhe në vitin 1974 i ofrohet punë si asistent në katedrën e Fizikës. Menjëherë pas, i inkurajuar nga sukseset e njëpasnjëshme, Agroni rregjistrohet në studimet pasuniversitare pranë Institutit më të specializuar shkencor në ish-shtetin Jugosllav “Rugjer Boshkoviq”, pjesë e Universitetit të Zagrebit. Në këtë Institut pranoheshin studentet me kredenciale më të larta dhe me rekomandime nga katedrat shkencore nga Universitetet e ish-Jugosllavisë. Agroni zgjodhi për specializim lëminë e Fizikës Nukleare. 

Profesor Kokaj shkruan “Puna si asistent në Departamentin e Fizikës dhe studimet posdiplomike në Zagreb ishin shtigje të përbashkëta që fati deshi të na bashkonte një një miqësi më të afërt dhe fatkeqësisht më vonë në ndarje të hershme dhe të kobshme. Mahitë intelegjente në takimet e Departamentit në kohën kur ishte asistent, por edhe qëndrimet e tij serioze dhe vizionare shkencore kanë mbetë jo vetëm kujtesë e pashlyeshme por edhe shembull i kolegëve të Departamentit të Fizikës që aq shumë po i mungon”. Puna me studentët në Prishtinë dhe udhëtimet në relacionin Prishtinë-Zagreb, kryesisht me tren, si dhe kompleksiteti i lëndës ishin tejet të vështira të përballoheshin. Pos kësaj, Agroni në vitin 1976/77 detyrohet të shkojë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pas mbarimit të ushtrisë, kthehet në misionin e tij shkencor, edhe kësaj here del faqebardhë, dhe me notat më të larta gradohet me titullin “Magjistër i Shkencave të Fizikës”. Pastaj, pa humb kohë vazhdon studimet e doktoraturës.

Gjatë studimeve intensive shkencore në Zagreb, Agroni vazhdon të shkëlqejë dhe fiton rrespekt dhe admirim nga vetë stafi ligjërues. Këtë e ilustron prapë profesor Kokaj: “Departamenti i Fizikës Nukleare drejtohej nga zonja e moshuar Lidia Kolombo, e cila gëzonte reputacion ndërkombëtar si eksperte e fushës. Ishte ajo që e zgjodhi Agronin si bashkëpuntore në disertacionin e Doktorturës”. Profesor Kokaj vazhdon më tej “Një rast, erdha për të takuar Zonjen Kolombo në laboratorin ku bëheshin hulumtime në Institut, në laboratorin ku punonte Agroni. Në një bisedë të shkurtër me të, nuk mundi te mos thonte edhe këtë fjali: “Në karrierën time shumë të gjatë shkencore dhe pedagogjike, Agronin e kam doktorant të veçantë. Agroni është njeri dhe shkencetar i veçantë” përfundoi profesoresha.

Në ndërkohë në Universitetin e Prishtinës Agroni fiton titullin Docent, e pastaj Profesor Universitar. Në vitin 1980/81 përfundon pjesën teorike të disertacionit të doktoraturës, dhe kërkon nga Universiteti i Prishtinës që ta lejonte të largohej nga mësimdhënia deri sa të plotësonte pjesën eksperimentale. Agroni gjatë kësaj kohe herë pas here frekuentonte tubime shkencore brenda dhe jashtë shtetit. Gjuhën anglishte e kishte përvetësuar dhe vazhdonte me kurset intensive, sigurisht tue vërejtë se kariera e tij në shkencë në të ardhmen do të kalonte kufijtë e katedrës së fizikës në Universitet. Reputacioni ndërkombëtar i Institutit “Rugjer Bishkoviq” hapte horizonte të reja dhe pa kufi anë e mbanë botës. Viti shkollor 1981/82 ishte tejet i rëndësishëm në jetën shkencore dhe private të Agronit. Ndërkohë që ishte fejuar, kishte ble veturën e re, po kompletonte studimet e doktoraturës, dhe priste një të ardhme të zgjidhte çështjen e banesës. Në shtator 1981 vizitoi vendlindjen dhe të afërmit e tij. U kthye në Prishtinë ku studentët dilnin në provim para tij. Pas disa ditësh vazhdoi për në Zagreb me tren në relacionin Prishtinë-Beograd-Zagreb. Të nesërmen e mbërritjes në Zagreb vazhdoi aktivitet e tij ditore, duke përfunduar në mbremje me kurs të gjuhës angleze. Duke u kthyer në banesën e tij, në një udhëkryq, tramvaji që kalon aty e goditi. Shtrohet në spital në koma, ku pas disa ditësh ndërron jetë në moshën 32 vjeçare. 

Familja, shokët, dashamirët, stafi univerzitar në Prishtinë dhe ai i Institutit në Zagreb ishin të shokuar. Profesor Kokaj e përshkruan kështu marrjen e lajmit për fatkeqësinë e Agronit: “Qëllova në Prishtinë kur nuk mund t’iu besoja veshëve, kur me thane se Agroni kishte pase fatkeqsi, i kishte ra treni dhe plagose per vdejke. O zot, thoja si munde te bie ai far kolosi ne gjendje shume diteshe komatoze. O Zot, si do te kam fuqi te udhetoj per ne vendlidjen e Agronit qe ta vorrosim kete kolos te diturise, ta vorrosi nje pjese shum te dashur te zemres sime.”

Në varrimin e tij në vendlindje në Triesh, jo larg shkollës fillore, ishte pothuaj se krejt Malësia, shumë studentë nga Malësia erdhën enkas nga Prishtina. Një autobus plot studentë dhe kolegë, profesorë dhe dashamirës të Agronit ishin po aty. U lexuan letra ngushellimi nga Instituti ‘Rugjer Boshkoviq”, Universiteti i Prishtinës! Kolonel Dr. Tom Berisha kishte ardhe nga Zagrebi dhe lexoi një letër tejet prekëse. Në fund profesor Kokaj me dhimje shkruan këto fjalë: Udhtimi në bjeshke dhe kodra shkambore deri në fshatin Stjepohe, Triesh ishte i gjatë dhe lotët rreke nuk më lejonin ti shoh ato kodra shkambore. Ishin grandioze dhe për mua trishtuese, por të dashura e të lezetshme, si dhe sublime, kur dija që në këtë vend Agroni im ka vrapuar dhe rritur me lojërat e tij fëminore. Trupi i tij madhështore i gjatë dhe i dashur për mua, tani ishte shtrire në arkivol në të cilin kishe bërë rrugëtimin e fundit nga Zagrebi për në shtëpinë e tij të fëmijërisë. Udhëtimin e fundit që erdhi në lulen e rinisë”. Vdekja e Agronit preki dhe ndryshoi shumeë jetë. Vite më vonë Dr. Anton Berishaj, pedagog në Universitetin e Prishtinss tregonte se emri i Agronit nuk ishte hequr nga dera e kabinetit të tij në Universitet me vite pas vdekjes. Para disa vitesh në Tuz u mbajt një Akademi përkujtimore ku morën pjesë pothuaj se krejt katedra e Fizikës pranë Universitetit të Prishtinës, si edhe personalitete pranë rektoratit të Universitetit, me rektorin në krye. Disa nga profesoret e ri nuk e kishin njoftë, por kishin dëgjuar prej kolegëve të tyre. Disa nga koleget e tij tregonin se vite më vonë profesorët e Institutit në Zagreb ende vazhdonin ta kujtonin Agronin. Vdekja e tij kishte lënë një boshllëk në katedrën e Fizikës për vite me rrallë. Agron Lucaj si asnjë student nga Malësia arriti majat e shkencës në moshë të re, bile nëse nuk duhej të humbte një vit më shumë në shkollën e mesme dhe një vit për shërbim ushtarak, udhëtimet e tij të shpeshta dhe të lodhta mes Prishtinës dhe Zagrebit, ai me siguri të gjitha këto suksese i kishte mbërrijtë edhe më heret në jetë. Në fund, fati deshti që një karrierë tejet premtuese të ndalohej në fillimin e saj, dhe sot nuk mbetet tjetër por e imagjinojmë se cili do të ishte limiti i karrierës së tij personale dhe profesionale.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Agron Lucaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT