• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

KALAJA E QYTEZA, SIMBOLE TË QYTETRIMIT, ZHVILLIMIT DHE IDENTITETIT ILIRO – ARBËNOR NË TROJET E HOTIT

October 4, 2021 by s p

Nga  Ndue  BACAJ 

Hyrje

Prej  shekujsh  në  Malin ,Flamurin  apo sot Treven e Hotit (të ndarë në mes kufijeve politik të Shqiperisë dhe  Malit Zi ), ekzistojnë  toponime  , rrënoja  dhe vlera  qytetrimi , zhvillimi dhe identiteti  Iliro- Arbënor… Keto trashigimi historike banoret e sotem të Hotit i “thërrasin” Kala  apo Qyteza.. Këto trashigimi  ndonse rrënoja vertetojnë historinë e njejtë me trevat e tjera  Ilire ,ku qendrat urbane ,qyteza apo qytete (me kalatë apo kështjellat) kishin  rol civilizimi , por edhe mbrojtje nga sulmet e armiqve të ndryshem. Është pikrisht kjo aresyeja që shumica e  qendrave urbane , kalave apo kështjellave  ,ndertoheshin  në vende dominante  vrojtimi  ,si dhe me mundesi rrethimi me mure  ,duke zhfrytezuar shpesh edhe  shkembinjet apo guret e medhenj  natyral …Kjo në pergjithsi realizohej duke ndertuar qendren e banuar në maje apo rrfshnalta  të sigurta të Kodrave apo Maleve.. Keto i dokumenton historia e shkruar ,por edhe ajo çfarë trashigohet  sot edhe në Malesi të Madhe ,nga  vendet ku ishin ndertuar Qytezat-Kala të Marshenjit ,Ballexes (Rrjoll), Potgorës , Klementiana (Vukel ),Dinoshë (Grudë) e tjer.. Është interesant se  per Kalanë  apo Qytezen e  Hotit , është shkruar fare pak  ,por perkundrazi  në mes banoreve të sotem  ruhen prej shekujsh  Toponimet , nga të cilat sot ka  disa rrenoja muresh,  guresh dhe themeli , të cilat vertetojne plotesisht  ekzistencen e një qendre urbane ( qyteze) dhe  qendre ushtarake (kalaje) me moshë  Iliro – Arbënore që kanë  “perballuar” baticat e zbaticat e shekujve.  Siç  dihet trojet e Hotit ,si edhe ato te Malesisë Madhe  , kanë qenë  vendbanime të rendesishme  të fisit Ilir të Labeateve .  Teritori Labeat që nga antikiteti ka qenë  edhe Udhkeyqi i rrugeve  Jug-Veri e Perendim-Lindje,  Shkoder – Diokle ( qytet Ilire i shuar ,afer Potgorices se sotme) , Shkoder –  Meteon (në Kuçin e sotem  nën Malin e Zi , N.B.),dhe Lugina e Cemit në Lindje . Prodhimet e bollëshme , zejet e zhvilluara dhe komunikacioni i favorshem kanë bërë  të mundur  tregtinë e zgjeruar me fqinjët. Gjithashtu lundrimi  per krye  liqenit te Shkodres  e lumit Buna ka bërë që Labeatia të kenë  qenë  e lidhur me daljen në detin Adriatik…1.  

Të dhëna për kalanë e qytezën e Hotit

Foto nga disa rrënoja të kalasë së Hotit…

Duke parë pozicionin e këtyre ndërtimeve të hershme në Hotit ,  menjeherë të shkon mendja  se keto kanë qenë ngritur  pikrisht në një vend që i plotesonte kushtet  per të siguruar  një pozicion stretegjik mbrojtje  të banorëve Ilire të asajë kohe, por edhe të vrojtonte  levizjet e rrugeve (toksore e ujore) ,të madhrave , karvaneve dhe  ushtrive ,per më në Veri të Ilirisë , per të vijuar rrugen per tu lidhur  me Europen e kohes… Organizimi ushtarak i provincës duket qartë pas vitit 395 kur Prevali , bëhet provincë kufitare e Perandorisë dhe sidomos  kur ajo gjendet në kufi me shtetin e Gotëve të Lindjes . Më vonë e dëshmon  indirekt  një leter e Papës  Gregori i parë , ku ndërmjet të tjerash permenden edhe persona  që janë detyruara të sherbejnë në ushtri . Fortifikimet e  kesaj kohe të qytetit të Shkodres  ,të Pukes , të Klementianës ,që i permendë Prokopi i Çezaresë , fortifikimi i ri i Shurdhahut (Sardës) dhe fortifikime më të vogla të gjurmuara në Podgorë dhe  kalanë e Hotit..2.  Në kohen e sundimit të Justinianit ,(shekulli  VI mbas lindjes Krishti) ,Iliria ….perjetoi një rigjallrim të tradites  antike ,gjë të cilen na e provojnë  burimet e shkruara dhe deshmitë arkeologjike . Ka edhe një listë  të tërë  të keshtjellave  të ndertuara e rindertuara  nga  Justiniani,por ende  një pjesë e mirë e tyre është e pa lokalizuar…3.  Nga  keto rindertime (apo ndertime) ka perfituar edhe  Kalaja  apo  Qyteza  e Hotit, e cila  pamvaresisht nga madhesia , kishte një pozicion  të rendesishem strategjik… Iliret kanë  banuar në bashkesi të medha  ose të vogla ,në hapsira malore ose fushore ,në qendra Urbane –Qyteza (Çitadela). Fisi Ilir ka qenë  i organizuar në bazë të struktures tradicionale – patriarkale ,në të cilen çdo antar pa dallime  moshe ,ose gjinie  ka qenë i mbrojtur ( ius  gentium) me të drejtat fisnore. Per qellime mbrojtje e sigurie  Iliret neper kuota e lartësira defanzive   ndertonin qytezat e fortifikuara…4. Dy arkeologë austriak, (K. Prashniker dhe A.Shober), mbi njëqindë vite më parë, pasi vizitojnë vendet ku kishin qenë të ndertuara kalaja e qyteza Ilire e Hotit, përshkruajnë vendin , trashigimin historike dhe arkeologjike që konstatojnë, përshkrim të cilin mendova ta citoj: “…Në vazhdim të udhëtimit , vizituam gërmadhat e quajtura Kalaja e Hotit të vendosur mbi një kodër të pjerrët , në pjesën perendimore të ekstremit verior të Liqenit të Hotit….Kodra është 178 m e lartë , ka në pjesën e siperme një rrafsh të rrethuar nga 4 maja: në lindje ruhen gërmadhat e një muri rrethues në formë elipsoidale. Në faqen veriore duken tri kulla katërkëmbëshe me faqe ballore të dalë jasht murit. Nga muri që zbret shpatin lindor qendron ende në këmbë një trakt i madh rreth 100 m larg. Muret e ruajtura në lartësi kanë faqe të brendëshme dhe të jashtme të punuara me gurë të gdhendur  dhe të lidhur me shtresë të trashë llaçi, ndersa hapsira në mes faqeve është mbushur me gurë të vegjël të thyer….Ndersa rruga e re automobilistike kalon nga Hani i Hotit pergjatë bregut të liqenit  nëpër Bozhaj deri në Nënhelm, rruga e vjetër e karvaneve ndjek linjën më të shkurtër dhe kalon nga Kalaja e Hotit përgjatë rrafashnaltës së quajtur Drume…. Në bregun perendimorë të Liqenit të Hotit , bishti ujor në formë fjordi , moçalor dhe i vështirë pë t’u kaluar tërhiqet në verë duke i lënë vend tokës. Në bregun e tij perendimorë shquhet nga larg maja e izoluar e një koni të rregullt, Helm,  me lartësi 254 m dhe, pikrisht përballë tij , deporton në fjord një kodër rreth 60 m e lartë mbi nivelin e liqenit . Kodra bart gërmadhat e një Qyteze të vjetër Ilire, Kalasë së Samaborit. Si gadishull i rrethuar me ujë nga tri anë , ku shpatet shkëmbore herë herë bien thikë , ndersa në krahun e katërt i lidhur me token përmes një qafe , kodra mund të organizohej në një kështjellë të fuqishme , me mjete të thjeshta. Në perzgjedhjen e tij ishte percaktues fakti që, krahas pozicionit mbrojtës , ajo ofronte gjithashtu kushte të dëshirueshme banimi.  Kodra ka një majë më të lartë në perendim dhe një tjetër më të ulët në lindje , të cilat mes shpateve të tyre fshehin një lug mjaft  të sheshtë, që ndërkohë është shesh  i përshtatshëm për vendbanim… Por si shembull i rëndësishëm i një kështjelle Ilire… në thelb është ruajtur vetë muri rrethues që qarkon kalanë dhe ky, pavaresisht se linja e tij është e qartë , ka raste që është zhdukur plotësisht në distanca të gjata. Muri mbrojtës rrethon dy majat dhe lugun në mes  tyre në një planimetri pak a shumë eliptike . Në vendet ku shpatet janë të thikëta , muri është vendosur në një izoips më sipër , ndersa lugu vetë ndahet përmes nga një linjë e drejtë muri….Sistemin ka gjatësi  200 m dhe gjërësinë më të madhe 90-100 m. Më mirë është ruajtur qoshja juglindore e fortifikimit , ku një trakt i vogël muri qendron ende më këmbë mbi 2 m lartësi. Ketu mund të flitet diçka edhe për tekniken e ndertimit . Blloqet e gurëve janë lënë siç kanë dalë nga gurorja, herë me forma kuadratike…deri në 1.60 m gjatësi , 0.60 m lartësi , dhe 1 m thellësi, dhe ndonjëherë në forma shumëkëndëshe , të vënë njëri mbi tjetrin pa ndonjë kujdes të veçantë. Hapsirat e gurëve janë mbushur me gurë të vegjël. Për shtresa të rregullta nuk bëhet fjalë , së paku në traktet e ruajtura , që natyrshëm formojnë vetëm pjesën e poshtme të murit. Kështu prezantohet faqja e jashtme e murit. Prapa dallohet shtresë e poshtme me gurë të vegjël , të lidhur me baltë natyrore, që shkon përpjetë buzës së malit. Askund nuk është ruajtur pjesa e sipërme e murit. Vende vende , aty ku muri është zhdukur pothuajse tërsisht , vazhdimi i tij mund të dallohet përmes çakullit të shpërndarë të bëthamës së murit. Pasi kalon qoshen e sipërpërshkruar , muri mund të ndiqet me disa gjurmë të pakta në tërë krahun jugor. Rreth 25m në  perendim  të qoshes ndodhet një portë , me sa duket porta kryesore e vendbanimit. Këtu del rruga antike e përshkruar nga Nopça, që vjen nga qafa për t’u ngjitur shpatit jugperendimor me gjarpërime dhe që mund të ndiqet deri tek porta së bashku me murin e saj mbështetës. Porta paraqet një sistem teknik të arritur. Ajo ndodhet në një kënd të dalë të murit , i cili me terheqjen e tij formon një lloj kulle , që perforcon porten, në krahun e majtë  të sulmuesit. Për fat të keq , nuk mund të themi asgjë mbi gjërësinë dhe organizimin e portës për shkak të gjendjes shkatërruese të saj. Muri vazhdon më tej shumë i shkatërruar , me gjurmë shumë të pakta , përreth majes perendimore, që kurorzohet sot nga një ledh mbrojtës primitive i luftës së fundit ballkanike. Në bazen veriore të majës , ai zbret drejt lugut dhe, i ruajtur në gjendje më të mirë , vazhdon për gjatë buzës veriperendimore të tij deri tek maja lindore… Në krahun lindor muri paraqet me sa duket  karakter tjeter. Ai është ndertuar me gurë të vegjël të thatë, ndaj Nopça dallon  dy periulla ndërtimi , një të vjetër , siç e kemi përshkruar më parë  dhe një të re, ku muri i ri konstatohet se është vendosur mbi një mur më të vjetër të ndertuar me gurë të mëdhenj. Ai duhet të jetë mur taracimi…. Pak a shumë në mes të krahut gjatësor muri i vjetër ka pasur një kullë me faqe ballore jasht murit, gjurmë të së cilës prej gurësh të mëdhenj natyror me forma që i ofrojnë kuadratike, duken nën murin e ri. Sa duket kjo kullë siguronte më mirë mbrojtjen e murit të drejtë të krahut lindor. Nderkaq duhet permendur edhe një mur i cili pasi shkëputet nga muri rrethues në krahun lindor të portës , ndjek shpatin lindor të majes perendimore , deri te krahu verior i kodrës, ku lidhet përsëri me murin rrethues. Me ndihmen e këtij muri , maja e lartë perendimore ishte organizuar si një hapsirë e veçantë fortifikuese. Monedhat e gjetura në numër të madh , të Korinthit, Apollonisë, Dyrrhachion dhe Scodra të viteve 225-100 para Krishtit , dëshmojnë pë kohen e funksionimit të vendbanimit. Kësaj periulle i pergjigjen edhe copat e qeramikës të grumbulluara… ku krahas fragmenteve të trasha të amforave dhe atyre të perdorimit të përditshëm , mes tyre dhe prodhime lokale , me ngjyrë të zezë nga pjekja, të lëmuara me dorë – ka edhe disa fragmente të tasave me parete fine si dhe kupa të lyera me vernik të zi mjaft të mirë, të cilat e datojnë vendbanimin në përgjithësi në të njëjten kohë me Gajtanin….5. Citova kaq gjatë këtë pershkrim të hollësishëm profesionistësh të mbi një shekulli më parë, pasi sot ka mbetur fare pak nga kjo trashigimi e kalasë apo qytezës Iliro-Shqiptare me mosh rreth 2300 vjeçare…

Trashigimi  gojore  “të shkruara” per kalanë  e  qytezen

Një hotjan erudit (Llesh Smajlaj),duke  shkruar per  historinë  e Hotit sipas trashigimive  gojore që ka “mbledhur” tregon , per dy  vende ndertimesh shumë të hershme me vlera qytetrimi ,zhvillimi e mbrojtje: Së pari me kalanë apo fortifikaten e Samoborrit (siç e quan ai). Kjo fortifikatë (sipas gojëdhenave ) u ndertua që në kohen e fisit Ilir të Labeatëve , që edhe sot …i shihen gjurmet e mbetura të saj ; si muriet e kalasë , që duken shumë të trasha me një shpellë në formë strehimi. Rreth e rrotull kesaj “kalaje”  ka vende të germuara dhe copa qypash të thyer qeramike. Flitet nga të vjetrit se ajo majë gjithmonë është  quajtur Kalaja e Samoborrit . Kjo majë është në mes të katundit Bozhaj dhe Nënhelmit. Bozhajt nga lindja dhe Nënhelmi nga Perendimi. Perveç tjerave kjo kala kishte edhe disa maja të thepisura perreth saj ,si maja e Shkujekës apo maja e Gomiljeve . Nga ana e veriut kishte një koder që quhej Kodra e Burgut Kuq…Rrezë kesaj kalaje  rrjellë një ujë i quajtur Vija e Goricës, me burim në anen e veriut. Bashkë me ketë vijë uji bashkohet edhe ujet e Vitojes  dhe ndajnë Samoborrin me Nënhelmin… Por në ato kohë ka qënë edhe një urë e ndertuar me një gjatësi 120 m ,ku edhe sot ekzistojnë dy ballinat e saja të prishura. Sipas gojëdhenave kjo urë ka funksionuar deri në shekullin e 18-të…6.   Po nga ky burim (gojëdhenash) mesojmë  se kapedani i njohur hotjan i viteve 1416-1417 , Junç  Hoti e kishte qendren e tij ushtarake në kalanë e qytezes së Hotit (që është ndertim i më vonshem se Samoborri). Kjo kala me emrin e qytezes, kufizohej nga lindja me katundin Kushe , nga veriu me Gropen e Fierkuqes ,nga jugu Liqeni i Hotit ,që dikur ky liqe ishte fushë ..pjellore per Hotin…Ndersa nga perendimi kalaja kufizohej me Bozhajt dhe Drumen..7.  

Kalaja , Qyteza dhe vlerat historike që mbartin ato në penden e studiuesve 

Trashigimia  gojore (dhe ajo e shkruar si më siper) tregon , per një kujtesë të admirueshme të hotjanëve , të cilet i kanë transemtuar keto vlera qytetrimi  e identiteti nga njeri brez në tjetrin , jo vetem me krenari ,por edhe me korrektesi…Ketë  e “verteton” me penden e tij edhe  studiuesi e Albanologu i njohur  Theodor  Ippen , (i cili ka qenë edhe konsull i pergjithshem i Austro-Hungarise në Shkoder në vitet 1897 -1904) , kur ndër të tjera shkruan :  

“… Në Drume…në një mal mbi lagjen Vitoja ndodhet edhe rrenoja Samabor ; duket  që qysh në kohen romake  ketu ka qenë një fortifikim ,mbi të cilen pastaj më vonë është ngritur një Keshtjellë mesjetare. Pak më largë ,po në Drume ,është rrenoja e një Keshtjelle  që quhet QYTEZA. Kjo ndodhet mbi Burimin e Krevenices ,që është diçka e veçant ngase gjendet brenda një Shpelle të madhe ,dhe ka prurje të shumta Uji, që krijojnë një basen të thellë, keshtu që fshataret  thonë Krevenica  është një rrjedhje e nëndheshme e Cemit…Persa  i takon rrenojes  Çuteza (Qyteza),ky emer nuk është në të vertet ai i sakti ,kjo fjalë (Qyteza)  është më shumë  emertimi per një rrenojë  të vjeter historike ,diminutivi i “qytetit”, që etimologjikisht  lidhet  me “civitas”,fjalë me të cilen shqiptaret  sot emertojne  rrenojat e vjetra  të keshtjelles ; në Shqiperi  gjenë shumë toponime “qytet”…” .8.   Keto toponime kalaje apo qyteze ,sot i njeh dhe i percakton çdo banorë i Hotit , ku po ti kerkosh të  çon pa hezitim në ato vende, ku “mjegulla” e historisë qindra apo mijera vjeçare ka berë punen e sajë , por gojdhenat e trashiguara si “amanet” nga njeri brez në tjetrin, kanë arritur të na ruajn atë çfar shohim  e degjojmë në të dy anet e kufirit politik të vitit 1913…Duke njohur historinë e qendreses e mbijeteses që nga Iliria e moçme e deri në Shqiptarinë e sotme ne mund të themi pa  “hezitim” ,se edhe kalaja apo qyteza e fortifikuar ruajnë   brenda vite e shekuj ,luftra e shkaterrime ,ringjallje e rindertime, por edhe besime e civilizime të koheve në të cilat Hoti  ka lënë  gjurmë të mira në historinë tonë..Ne nuk mund ta dimë me saktesi se kur kalaja dhe qyteza  kanë  pushuar së ekzistuari  ,pasi per ketë na mungojne dokumentet e shkruara, por ne e dimë  se  në vitin 1330  Behet shume i forte Mali  i HOTIT ( Hotina  Gora) . Gjithashtu në vitin 1414  permendet  perseri Fisi i Hotit (Otti , Octi , Chioti, Coti )… 9.  Nga një burim tjeter  mesojmë  se.. Fiset e Shqiperisë së Veriut  fillojnë të njihen heret, ku si shembull merret  Hoti perseri  qysh  me 1330. 10.   Në regjistrin e  kadastres  dhe koncensioneve …të viteve 1416-1417 ,të perpiluar nga  pushtuesit  Venedikas të asaj kohe , mesojmë se me mbiemrin “HOTI” kishte disa proniar që ishin në krye të disa fshatrave si : në fshatin Potgorë -Andrea  Hoti … (fq.59) ,në fshatin Ljushta krerë shkruhet Junk e Vlatik Hoti …(fq.63) ,në  fshatin e quajtur Pesiugla ,Krye shkruhej Nikoll Hoti.. (fq.64), e tjer..11.  Kryepari i keteije Fisi quhet Kapetan (capitaneus montanee  Ottorum ) në vitin 1434 , Junch  Hoth  ( Junç Hoti ,N.B.) . 12.  Ndersa në vitet e qendreses  antiotomane të shqiptareve  nga mali i Hotit  shenohen të gatshem (në vitin 1466 ) 220 luftetare kembesore dhe 80 kalores ,në perberje të ushtrisë së lavdishme të Gjergj Kastriotit Skenderbe….13.  Në vitin 1474 Ban  Hoti  gëzonte në Male  respektin me të madh…e per ketë aresye ishte personaliteti vendimtare që mundesoi  kalimin e Fiseve (Malesisë së Madhe të kohes ,N.B.) në anen e Venedikut . Në ketë menyrë shpetoi Shkodra nga pushtimi gati i sigurt prej Osmaneve…14.  

Në vitin 1485  Mali i Hotit ishte i organizuar si  Komunë në vehte ,ku në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodres ,perpiluar nga pushtuesi Otoman ,shkruhet NAHIJA E MALEVE TE HOTIT, e cila perbehet nga 

10 fshatra  me 128 shtepi…15.  Një  eveniment interesant në  historinë e Malit Hotit ,me karakter  Ballkanik e me gjërë ,është  aleanca antiturke e vitit  1614,që ne e njohim me “emrin” Kuvendi i Kuçit , per të cilin patrici i Kotorrit  Bolizza  njoftonte se (në vitin 1614 ) , Fiset e Veriut ;Hotet , Kuçet ,Kelmendet ,Kstratet ,Grudet, Shkrelet e tjer ,duke dhënë betimin themeluan lidhjen (Conclusero con  giuemento ) ,per ndihmen dhe mbrojtjen reciproke kunder turqeve. Atebote Hotet kishin 600  luftetarë, Kelmendet 650 ,Kuçet 1500 , Kastratet 130 ,Shkrelet 80 luftetar e tjer…16.   Rendësinë strategjike të kalasë apo forteses  së qytezes të Hotit e njohu edhe shteti otoman ,ku si referencë po marrim vitin 1638. Në ketë vitë shkruhet se  pashai i Bosnjes bënte perpjekje per të fortifikuar dhe rindertuar një fortesë në Hot..17.  Mendoj se ketu behet fjalë pikrisht per kalanë e qytezës që po pershkruajmë.. Hoti është edhe në vemendjen e dy hartografeve të shekullit XVII-të Canteli e Coroneli , por ne menduam të citojmë Albanologun e studiuesin e njohur  Giuseppe  Valentini, i cili ndër të tjera per Hotin shkruan se është  njeri ndër Fiset e Bajraket më të vjeter dhe më të rendesishme  të Malesisë së  Madhe… me 1614  kishte  212 shtepi e 600 burra të aftë per armë … me 1635  kishte 212 shtepi me 1100 frymë… me 1881  Hoti numronte 405 shtepi me 2500 banore ,me 500 burra të aftë per armë ,dhe me  7 fshatra me një siperfaqe   prej 120 km2.. në  vitin 1897  kishte 500 shtepi  me 4500 banorë…Ndersa  1913 –ta   shenon dorzimin  e një pjese  të Hotit nën  Malin e Zi ,por jo  shkatrrimin e ketij  Fisi të njohur ,i cili edhe  në vitin 1918 mbahej  ende si mjaftë i bashkuar edhe pse i ndarë me kufij politik…18.  Në  libra dhe dekumente të ndryshme per Malin ,Fisin apo Bajrakun e Hotit ,edhe pse të ndarë thuajse pergjysem , me “simbole” ; andej kufirit  Traboinin ,dhe  ketej kufirit (në Shqiperinë politike ) Rapshen , ka  matriale të shumta që tregojnë vlerat  e mrekullueshme per të cilat e meritoi  ndër shekuj  që të jenë në krye të vendit në Malesi të Madhe e më gjërë…Gjë që e pershkruan  aq  bukur e në menyre domethenese  njeri ndër gazetaret dhe publicistet më te njohur të Europes së shekullit XX ,( i cili e kishte vizituar Malesinë e Madhe dhe Hotin) ; ku nga ky pershkrim-vlersim ndër të tjera  po citojmë : “..E bekoj çastin kur me erdhi ideja të shtyhesha në Malesi . Po ta kisha perjashtuar nga intineraret e mia ketë etapë të lodheshme dhe magjepse , nuk do të merrja vesh se çfarë është Shqiperia . Sepse Shqiperinë  e interperton më mirë një kullë Malsore sesa të gjitha bulevardet e kryeqytetit…” 19.  Gjithsesi  “shtegtimi jonë historik”  kishte si  objekt simbolet  disi të harruara  të qytetrimit e zhvillimit të Trojeve të Hotit ,  KALANË apo QYTEZEN , vendin dhe rrenojat e të cilave  qendrojnë hijeshëm , duke  na thënë në heshtje  mos na harroni , sepse keshtu do të harroni një pjesë të historisë , zhvillimit e qytetrimit iliro- arbënor e shqiptarë, histori e cila na bashkon prej qindra e mijëra vitesh me Europen (Perendimore), pjesë e së ciles jemi që në fillimin e jetes të njeriut me ndergjegje “Homo Sapiensit” në kontinentin plakë.. 

Referencat:  

1.Preloc Margilaj , ILIRET FLASIN SHQIP, SHQIPTARET  ILIRISHT ,fq.371.  

2.Gëzim  Hoxha , Muzeu  Historik i Shkodres , kumtari -6- fq.66-67 , 1993.  

3.Muzafer  Korkuti ,PARA ILIRET ,ILIRET,ARBERIT ,Histori e Shkurter ,fq. 58.  

4.Preloc  Margilaj po aty … ,fq.313.  

5. Kamilo  Prashniker , Arnold Shober , Kerkime Arkeologjike  në Shqipëri dhe Mal të Zi , fq.91-94, sh.b. “Pegi” Tiranë 2003. 

6.Llesh P.Smajlaj, Hoti gjurmë të pashlyera në shekuj ,fq.64.  

7.Llesh  Smajlaj, po aty ,fq.66-67. 

8.Theodor Ippen ,SHQIPERIA E VJETER, studime gjeografike ,etnografike,historike..fq.31.  

9.Milan Shuflaj, SERBET DHE SHQIPTARET, fq.57.  

10.Konstantin  Jirecek , SHQIPNIJA NE TE KALUEMEN , Botua ne librin shumë autoresh të perkthyer  nga  Mustafa Kruja , Vezhgime  Iliro-Shqiptare ,fq.13.   

11.Regjistrin e  kadastres dhe koncensioneve…të viteve1416-1417 ,fq.59-64.  

12.Milan Shuflaj ,veper e cituar…fq.58.   

13.Oliver Jens Schmitt ,ARBERIA  VENEDIKE ,1392 – 1479 ,fq.496-497.   

14.Oliver Jenns Schmitt,po aty ,fq.499.  

15.Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodres v.1485 , fq.126-128.  

16.Milan Shuflaj ,po aty….fq.66 – 68.  

17.Jahja Drançolli…Në një cep të Ilirisë ,fq.176 ,me refrerencë  K.N.Kostiç  “Nasi gradovina…1922 ,fq.77.  

178.

18.Giuseppe  Valentini ; IL DIRITTO Delle COMUNITA… fq.272-275, Firence 1956.   

19.Indro Montanelli   “SHQIPERIA NJË DHE  NJËMIJË “,fq.22. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ndue Bacaj

NJË NGJARJE NË HISTORINË E MARRËDHËNIEVE AMERIKANO-SHQIPTARE QË SHPESH ANASHKALOHET 

October 4, 2021 by s p

                                                 Nga Frank Shkreli
See the source image

Nuk jam i sigurt, nëse ky anashkalim ndodh me qëllim, ose jo, apo mund të jetë karakteristikë e disa personave të asaj sindromës, sipas të cilës — “unë jam fillimi dhe mbarimi i kësaj historie” – askush dhe asgjë tjetër nuk është pjesë e saj. Në këtë 30-vjetor të rievdnosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri e kam fjalën për vizitën e parë të delegacionit prej 4 vetash të Departmentit të Shtetit në mars/prill, 1991, në Shqipëri, që rrallë e shkurt mund të përmendet aty këtu, me një fjali ose dy.  Ose injorohet me qëllim ose anashkalohet me pa dashje.  Por është e vërtetë se me urdhër të Departmentit të Shtetit, një javë pas nenshkrimit të Memorandumit, 15 mars, 1991 në Washington – si hapi fillestar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona– delegacioni i parë diplomatik amerikan ka mbërrijtur në Tiranë me objektivin kryesor, “për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik”.  Po ve këte në dukje këtë çeshtje sepse, pothuaj, çdo referencë zyrtare që shoh dhe lexoj në lidhje me marrëdhpniet dypalëshe, përmendet nënshkrimi i memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe hapja “zyrtare” e ambasadës së SHBA-ve disa muaj më vonë, por anashkalohet krejtësisht vizita e parë diplomataike amerikane në Tiranë – gjatë të cilës, vërtetë,  është bërë një punë mjaft e madhe para-pregaditore, për hapjen zyrtare të ambasadës amerikane më vonë atë vit, në vjeshtë të 1991. 

Nuk ka dyshim se Ambasadori i parë i SHBA-ve në Tiranë, Z. Bill Ryerson dhe diplomati Chris Hill — të cilët kam pas nderin t’i njoh dhe në dy tre raste të jem në një tavolinë me ta përballë zyrtarëve shqiptarë, sidomos me Amb. Hill — kanë meritat e tyre të mëdha për punën e tyre, në rrethanat absolutisht jo normale politike dhe ekonomike që mbretononin në atë kohë në Shqipëri.  Këta dy diplomatë si rradhë të tjerë të tjerë pas tyre, e kishin kutpuar shumë mirë të kaluarën tragjike nepër të cilën ka kaluar Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës komuniste dhe ishin njohës të krimeve barbare të komunizmit shqiptar kundër dhjetra mijëra viktimave të pafajshme të atij regjimi. Ata luajtën një rol me rëndësi në këtë mes, por edhe komuniteti shqiptarao-amerikan me të cilët ata ishin në kontak, ka luajtur gjithashtu një rol tepër me rëndësi – një fakt ky të cilit iu refuar edhe diplomati lartë amerikan, Z. Raymond Seitz gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit.

Nënshkrimi i dokumentit me 15 Mars, 1991 në Washington për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike amerikano-shqiptare — pas një ndërprerjeje prej pothuaj një gjysëm shekulli — ishte një rast historik për të dy kombet, veçanërisht për komunitetin shqiptaro-amerikan cili kishte pritur me dekada për agimin e asaj dite dhe për hapjen e Shqipërisë që do tu jepte atyre mundësinë për tu takuar me të afërmit e tyre në Atdhe, nga të cilët i kishte ndarë regjimi komunist për pothuaj një gjysëm shekulli. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Zoti Raymond G. H. Seitz, nënshkruesi i Memorandumit për palën amerikane, është shprehur, me atë rast se, “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona e kanë fillimin në agimin e këtij shekulli kur Presidenti Uodrou Uilson i dha shtetit te ri shqiptar përkrahjen e Amerikës.  Kjo lidhje nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare, disa prej të cilëve janë sot në këte dhomë, e të cilët ishin në kontakt me Atdheun gjatë gjithë këtyre viteve…”, ka thënë ndër të tjera diplomati i lartë amerikan. 

 Gjatë atij fjalimi, ai ka paralajmëruar gjithashtu nisjen e shpejt – pa humbur kohë siç e pat cilësuar ai — të një delegacioni diplomatik për në Shqipëri, duke thënë se, “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që me Shqipërinë të fillojnë marrëdhënie ndërtuese dhe produktive në baza të interesit të përbashkët. Ne kemi në plan, që mbrenda një kohe të shkurtër të dërgojmë një delegacion në Shqipëri për të zgjëruar kontaktet me qeverinë dhe popullin shqiptar, si edhe për të filluar përgatitjet për hapjen e misjonit diplomatik…”, ka theksuar me atë rast Ndihmës Sekretari i Shtetit, Raymond Seitz.  

Ndër këto vite e dekada, vizitës së delegacionit të parë amerikan në Shqipëri, por as rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan nuk i është dhënë kredia që meritojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.  Por, vet diplomati i lartë amerikan gjatë fjalimit me atë rast, 30-vjetë më parë ishte i vetdijshëm pë rolin e shqiptaro-amerikanëve, ndërsa ai i ka shprehur falënderimet e tija komunitetit shqiptaro-amerikan për kontributin që ka dhënë gjatë dekadave, për realizimin e atij momenti në histori – vizitës zyrtare diplomatike në Shqipëri dhe rivendosjes së marrëdhënive diplomatike midis dy vendeve.  “…Unë dëshiroj që të falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj dite.  Ndër këta, sot në këte dhomë, janë shumë amerikanë me origjinë shqiptare të cilët kanë kontribuar jashtzakonisht shumë, me kohë e përpjekje, për të vendosur marrëdhënie të reja midis dy vendeve tona”, ka përfunduar fjalimin e tij, Z. Seitz.

Për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në promovimin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare gjatë izolimit të vet-imponuar të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kam shkruar disa herë, por edhe burime të tjera si dhe autorë tjerë shqiptaro-amerikanë i kanë dokumentuar përpjekjet e diasporës shqiptare në Amerikë — në pritje të një dite më të mirë për marrëdhëniet midis dy popujve tanë, e që u realizua, më në fund, me 15 mars, 1991. Ja një nga ato shkrime modeste, sa për informacion– Frank Shkreli/ Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane | Gazeta Telegraf

Prandaj, qëllimi i këtij artikulli modest sot, para se të skadojë edhe 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, dëshiroj të kujtoj tre diplomatë amerikanë, ndër më të mirët diplomatë me të cilët gjatë viteve kam pasë fatin, nderin dhe pri-vilegjin të njihem e të punoja me ta si pjesë e delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991.  Për të cilët edhe sot — pas 30-vitesh — ruaj konsideratën më të thellë, kujtimet dhe respektin më të madh për ata përfaqësues të denjë të Amerikës, si njerëz të mirë, por mbi të gjitha, si diplomatë të shkëlqyer në shërbim të Atdheut tonë të adaptuar.  Gjatë asaj vizite, ata ishin të pa komprometueshëm në mbrojtje dhe në promovimin e vlerave të këtij vendi të madh, që e quajmë Amerikë dhe të vetdijshëm të kaluarës komuniste të atij vendi – ndrëkohë që trashëgimia e tmershme e atij regjimi shihej qartë kudo në vitin 1991.  Respekt për punën e tyre që ata kryen – tre dekada më parë – në rolin e delegacionit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që shkeli për herë të parë në tokën e Shqipërisë në pothuaj 50-vjetë, pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në mbarim të Luftës së dytë Botërore.  Këta diplomatë të nderuar – tani në pension — nuk duhet të harrohen për kontributin që kanë dhënë, sidomos nga kolegët e tyre sot në Shërbimin Diplomatik të Amerikës, qofshin ata në Ambasadën Amerikane në Tiranë, qoftë në Washington.  As për ata ajo periudhë nuk ishte aspak e lehtë në Tiranë, as për diplomatët amerikanë por as për shqiptarët vendas të cilëve u kishte ardhur shpirti në fyt nga një diktaturë komuniste, nga më të egrat në botë, e që e shikonin arritjen e amerikanëve si një ditë shprese për liri.  Unë e di, se isha me ta, sfidat dhe problemet ishin pothuaj të pakapërcyeshme.  Delegacioni përbëhej nga këta 4 veta. Ata ishin: Kryetari i delegacionit Amb. David Swartz, diplomati Richard Mueller, Susan Sutton, shefja e Zyrës që kujdesej për Shqipërinë, të gjithë këta diplomatë të karierrës me përvojë të gjatë dhe autori i këtij shkrimi përkujtimor.

Vizita e parë nga Departmenti i Shtetit në Shqipëri, 30-vjetë më parë ishte një ngjarje historike që kishte tërhequr edhe interesimin dhe vëmendjen e mediave amerikane në atë kohë. Njëra prej tyre, gazeta Nju Jork Tajms gjatë qendrimit të delegacionit të parë amerikan në Shqipëri në mars/prill 1991, kishte dërguar në Tiranë korrespondentin e saj për Evropën dhe Ballkanin, Z. Dejvid Binder, i cili dërgonte, pothuaj çdo ditë nga Shqipëria një korrespondencë për gazetën më të njohur amerikane, duke informuar lexuesit amerikanë veprimtarinë e delegacionit dhe për zhvillimet dramatike të atyre ditëve në Shqipërinë komuniste hermetike, për një vend për të cilin lexuesit amerikanë kishin pak ose aspak dijeni.  Në një prej korrespondencave të tija nga Tirana, gazetari Dejvid Binder shkruante:

“Më 15 mars, Shtetet e Bashkuara rifilluan marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, vetëm dy javë përpara zgjedhjeve pluraliste të autorizuara nga udhëheqja jo stabile komuniste e Presidentit Ramiz Alia.  Z. Muller, specialist i çështjeve të Evropës Lindore, u nis me tre zyrtarë të tjerë anëtarë të delegacionit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të përgatitur rrugën për rihapjen e ambasadës amerikane në rrugën “Labinoti”.  Italianët ende nuk e kanë dorëzuar ndërtesën dhe një ambasador i ri amerikan ende nuk është emëruar, megjithëse David Swartz, zyrtari i Departamentit të Shtetit, me origjinë nga Çikago, që drejton grupin diplomatik amerikan me zotin Muller, është përmendur si një kandidat i mundshëm për ambasador në Tiranë”, shkruante gazeta Nju Jork Tajms. 

“Gjatë qendrimit këtu në Shqipëri”, raportonte Nju Jork Tajms një ditë të marsit 1991, “Grupi i parë diplomatik amerikan ka udhëtuar anembanë këtij vendi prej 3.5 milion banorësh, duke takuar shqiptarë të zakonshëm dhe zyrtarë të lartë.  Të mërkurën mbrëma, delegacioni i parë amerikan organizoi një pritje modeste në hotel Dajti — i ndërtuar nga autoritetet e pushtimit Italian — për rreth 100 shqiptarë, amerikanë dhe diplomatë të huaj”, të akredituar në kryeqytetin shqiptar, të ftuar nga delegacioni i parë diplomatik amerikan në Shqipërinë ende të sunduar nga regjimi komunist.  Në atë pritje, shkruante Dejvid Binder në gazetën Nju Jork Tajms, ishin të pranishëm edhe 4 anëtarë të delegacionit të Komisionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë, i kryesuar nga ish-Senatori Dennis DeConcini, demokrat nga shteti Arizona, pjesë e të cilit ishte edhe kolegu im në Zërin e Amerikës, Dr. Elez Biberaj, në atë kohë shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA që ka vizituar Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit imponuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, me batica dhe zbatica nga koha në kohë, varësisht gjendjes së brendshme politike të Shqipërisë, kryesisht si rrjedhim i konflikteve dhe mosmarrëveshjeve midis dy partive kryesore të vendit, si dhe për mungesë të rendit ligjor dhe të korrupsionit masiv që ka përfshirë, aktualisht, nivelet më të larta të qeverisë dhe të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi. Megjithë vërejtjet dhe kritikat midis miqve, për pothuaj 30-vjet “post-komunizëm”, Kombi shqiptar nuk ka as nuk besoj se do të ketë mik më të madh se Amerikën. Kjo është treguar herë pas here nga Washingtoni, madje edhe gjatë periudhës izolacioniste të Enver Hoxhës, ndërkohë që Washingtoni gjithmonë ka shprehur respektin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse jo për regjimin komunist të asaj kohe. 

Është normale që midis miqësh të ketë periudha ftohjeje në marrëdhëniet e tyre. Kjo ndodh edhe me aleatët, historikisht, më të ngushtë të Amerikës. Në rastin e Shqipërisë, pa dyshim se, “çështja Berisha” e kohëve të fundit, nëse mund ta quajmë ashtu, përbën ftohjen më serioze në marrëdhëniet e këtyre tre dekadave, midis dy vendeve tona. Nuk pretendoj të dijë se cilat janë meritat e kësaj çeshtjeje, por mos dëgjoni zërat e atyre që predikojnë se “çeshtja Berisha” nuk i ka prekur dhe nuk do i afektojë marrëdhëniet midis dy vendeve, tani as në të ardhmen. Presim përfundimin e kësaj çeshtjeje, por cilido të jetë përfundimi, mos tradhëtoni veten as të tjerët, se kjo “çeshtje” i ka dëmtuar rëndë këto marrëdhënie, shpresoj se jo në mënyrë të riparueshme, por shohim . 

I lutem të Madhit Zot që personat dhe institucionet përkatëse që janë përgjegjëse për situatën e krijuar të dinë mirë se ç’janë duke bërë dhe të kenë faktet dhe të vërtetën në anën e tyre. Prandaj është e rëndësishme që kjo gjëndje e krijuar në marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro-amerikane të sqarohet sa më parë për publikun shqiptar dhe mundësisht të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, në interes të shqiptarëve dhe për hir të marrëdhënieve afatgjata midis dy kombeve tona. Varësiht se si do përfundojë kjo situatë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një person ose me një parti politike, por kemi të bejmë me mundësinë e krijimit të një destabiliteti politik. Një skenar i tillë nuk i shërben interesit të askujt në Ballkan. Interesave të Kombit shqiptar, jo se jo, por as interesave të Shteteve të Bashkuara, pasi ato nuk kanë mik më të ngusht në atë pjesë të botës, strategjikisht dhe historikisht, e rëndësishme për Washingtonin. Të gjithë atyre që po merren me këtë çeshtje u bëjë thirrje, në këtë 30-vjetor të hapjes zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë:  Ulëjani hovin retorikës së ashpër dhe inatçore, nga të gjitha palët e përziera në “çeshtjen Berisha”: Mesazhi im është:  COOLER HEADS MUST PREVAIL!

Frank Shkreli

David Swartz

Ish-Ambasadori David Swartz, Kryetari i Delegacionit të Departamentit të Shtetit që për herë të parë (ç’prej vitit 1946) shkeli në tokën shqiptare, Mars/Prill, 1991, menjëherë pas nënshkrimit në Washington të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Pjesëtarë të të tjerë të delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri — Nga e djathta, Susan Sutton, përgjegjëse për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit–në mes zyrtarja MM që iu bashkua delegacionit ditët e fundit të qëndrimit tonë në Tiranë, për tu marrë me disa çeshtje administrative — dhe autori. Mungon fotoja e diplomatit të karrierës Riçard Mueller.

Dr. Elez Biberaj me autorin e këtij shkrimi përujtimor dhe me gazetarin/analistin e gazetës Nju Jork Times Dejvid Binder në një seminar të Qendrës Woodrow Wilson në Washington (circa 1985), ndër të parat për gjëndjen e atëhershme në Kosovë

A picture containing text, person, person

Description automatically generated

Dejvid Binder, korrespondent i gazetës Nju Jork Tajms, njëri prej gazetarëve të njohur amerikanë dhe njohës i çeshtjeve ballkanike raportonte nga Tirana gjatë asaj kohe, për të njoftuar lexuesit amerikanë për “ndryshimin e madh” që po ndodhte në Shqipëri ato ditë.

Gazeta “Rilindja Demokratike” (nr. 23 e ditës së shtunë, 23 mars,1991) e Partisë Demokratike të Shqipërisë (e sa po formuar si parti opozitare në atë kohë) – ka qenë e vetmja gazetë që ka njoftuar arritjen e delegacionit tonë në Tiranë. Media e regjimit nuk njoftoi fillimisht arritjen e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, deri pothuaj dy javë më vonë — vetëm kur u takuam (me një mungesë të madhe dëshire për tu takuar me të) me Xhelil Gjonin anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së.

Karta me vulë me yllin komunist, lëshuar autorit të këtij shkrimi si vezhgues i zgjedhjeve të para pluraliste 31/mars, ’91 në Shqipëri, zgjedhje të cilat — ndryshe nga grupet evropiane — delegacioni dhe organizatat vezhguese amerikane si, Instituti Republikan Ndërkombëtar nuk i njohën ato zgjedhje si të lira dhe të drejta. Megjithse ato u mbajtën nën ligjet komuniste jo demokratike të kohës, sot disa mund t’i konsideronin ato si më të lira se zgjedhjet e fundit “demokratike” parlamentare në Shqipëri, 30-vjet më vonë. Profesor Rexhep Meidani ishte Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mars të ’91.  Disa vite më vonë, Presidenti Meidani gjatë një vizite zyrtare në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 ndaloi për një vizitë në Zërin e Amerikës (prill, 1999).

 Presidenti Meidani në zyrën e autorit në Washington – kujtuam ngjarjet e mars/prillit 1991 në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA- Shqipëri

              The President of Albania Rexhep Meidani (L) is gre : News Photo Presidenti  Shqipërisë, Rexhep Meidani pritet nga Presidenti Bill Klinton dhe Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Javier Solana ku ishin të ftuar për darkë pune në Shtëpinë e Bardhë vendet anëtare të NATO-s dhe të Këshillit të Partneritetit Euro-Atlantik, (24 prill, 1999)

Roli i ish-Ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Z. Muhamet Kaplani ishte jetik, për të mos thenë i pazevëndsueshëm, gjatë atyre ditëve para nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, 30-vjetë më parë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ngulte kembë që në ceremoninë e nënshkrimit në Washington të merrnin pjesë edhe dy liderët e atëhershëm të Partisë Demokratike, pasi përfaqsues të komunitetit refuzonin që rivendosja e marrëdhënieve me mikun historik të Kombit shqiptar dhe me vendin më antikomunist në botë, të mos bëhej vetëm me përfaqsues të regjimit komunist, i cili një shekull më parë i kishte ndërprerë këto marrëdhënie. Argumenti i tyre ishte që në ceremoni të përfshiheshin edhe grupe të tjera siç ishte Partia Demokratike e posa themeluar, me liderët e saj Dr. Sali Berisha dhe Dr. Gramoz Pashko. Diplomatët e regjimit komunist të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork e kundërshtonin pjesëmarrjen e përfaqsuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë në ceremoninë e Stejt Departmentit. Ishte masa e fundit dëshpëruese e përfaqsuesve të një regjimi kriminal komunist që si masë të fundit donin të vononin, që të mos themi të sabotonin një proces historik që ata nuk kishin më mundësi ta ndalonin.  Roli i Misionit të Shqipërisë pranë OKB-së ishte shumë negativ në atë kohë, për të mos thenë armiqësor. Por ka qenë, Ministri i Jashtëm Kapllani që ndërhyri. Berisha e Pashko erdhën në Washisngton dhe morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Respektet e mia për ish-Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani!

Frank Shkreli

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli

“Dielli” që shëndrit mërgatën shqiptare në Amerikë dhe Kanada

October 3, 2021 by s p

Nga Sokol Paja

Gazeta “Dielli” si Organi Zyrtar i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA mori rrugën për në çdo cep e në çdo skaj të mërgatës shqiptare që jeton e vepron në Amerikë dhe Kanada.

U shpreh vlerësim të posaçëm, falenderim të përzëmërt dhe mirënjohje të veçantë të gjithë bashkëpunëtorëve të këtij numri. Gazeta po rritet çdo ditë falë mbështetjes e vëmëndjes suaj.

Jam i privilegjuar që bashkëpunojnë me “Diellin” mendjet më të mprehta, penat më të shkëlqyera dhe më të arrira të botës shqiptare që nga “Zëri i Amerikës”, mediat potente në Tiranë e Prishtinë, Akademikë, kërkues shkencorë në Fakultete dhe Njësi Kërkimi, analistë e kritikë letrarë, përkthyes, poetë, historianë, diplomatë, personalitete absolute të shkencës, ekspertë të ekonomisë, turizmit, arkivistikës,  dhe kibernetikës, veprimtarë, humanistë e patriotë që na mbushin zemrën me gëzim e shpirtin me hare prej sukseseve e veprave të mira. Sukseset dhe arritjet e bijëve e bijave tona në mergatë pasqyrohen imtësisht në këtë numër. Shqiptarët në mergatën e Amerikës dhe Kanadasë e jo vetëm përbëjnë një krenari kombëtare.

Gazeta “Dielli” ka në fokus komunitetin shqiptar në Amerikë, Kanada e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarë që me suksesin e tyre lartësojnë e krenojnë kombin tonë.

Gazeta “Dielli” ka në themel historinë, kulturën, gjuhësinë, albanologjinë, arkeologjinë, median, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, data, ngjarje dhe figura të shquara të kombit shqiptar.

Qëllimi i gazetës është informimi i saktë, promovimi i talenteve dhe personaliteteve të botës shqiptare në mërgatë, promovimi i suksesit dhe thithja e mendimit intelektual në gazetën Dielli, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës dhe Kanadasë, gjithashtu të jetë si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqipfolëse.

Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë ju që mbështesni gazetën më të vjetër të botës shqiptare, gazetën “Dielli” që nga 15 Shkurti i vitit 1909.

Faleminderit që na besoni.

Faleminderit që na ndiqni.

Faleminderit që na mbështesni.

Faleminderit që bashkoheni me ne.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

ZGJEDHJET VENDORE NË MAQEDONI

October 3, 2021 by s p

Xhelal Zejneli 

  Në zgjedhjet vendore të 17 tetorit të vitit në vazhdim, në komunat me shumicë shqiptare, marrin pjesë kandidatë të shumë partive politike. Ka edhe kandidatë të pavarur. Numër të madh kandidatësh garojnë madje edhe nëpër komunat më të vogla. 

Pjesëmarrja në zgjedhje e shumë kandidatëve shqiptarë në një komunë të caktuar, ndikon në shpërndarjen e votës së qytetarëve të kësaj bashkësie etnike. Shpërndarja e votës së shqiptarëve, mund të ndikojë që në komuna të caktuara të mos fitojë kandidati shqiptar. 

Në komunën e Kërçovës, gjithmonë ka mundësi që drejtimin e saj ta fitojë edhe ndonjë kandidat sllavo-maqedonas. Kjo thekson nevojën që në komuna të caktuara, siç është ajo e Kërçovës, shqiptarët të dalin në zgjedhje, jo me dy apo tre kandidatë, por vetëm me një të përbashkët. Sikundër dihet, faktori politik shqiptar nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje që në këtë komunë të dalë me një kandidat të përbashkët. Po qe se në komunën e lartpërmendur do të shkohet në raundin e dytë, gjë që me siguri do të ndodhë, atëherë mbetet që partitë shqiptare të arrijnë një marrëveshje të re për kandidat të përbashkët. 

Në këto zgjedhje janë krijuar koalicione edhe midis partive shqiptare dhe atyre sllavo-maqedonase. Me fjalë të tjera, një parti shqiptare lidh koalicion me një parti sllavo-maqedonase. Kandidatët që garojnë nuk duhet të mbështeten gjithaq te votat e partnerëve të koalicionit. Asnjë lider partie nuk i ka në xhep votat e votuesve të vet, që t’ia japë njërit apo kandidatit tjetër. Ai mund t’u bëjë thirrje votuesve të vet të votojnë për ty, por askush s’e di sa për qind e votuesve do t’i përgjigjen apelit të tij.           

Komunat me shumicë shqiptare janë specifike edhe për diasporën e vet. Me fjalë të tjera, shumë shqiptarë të këtyre komunave jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Në zgjedhjet vendore të para katër vjetëve, kryetari i komunës së Kërçovës u zgjodh në saje të ardhjes së shqiptarëve që punojnë nëpër vende të Evropës dhe në ShBA. Është vështirë të dihet saktë nëse do të vijnë edhe këtë herë dhe sa do të jetë numri i tyre.

Karakteristikë e pushteteve vendore janë: punësimet fiktive, korrupsioni, nepotizmi, partizimi dhe politizimi i administratave komunale, politizimi dhe partizimi i arsimit dhe i shëndetësisë. Ndër votuesit shqiptarë ka të zhgënjyer apo të dëshpëruar. Është rritur edhe numri i shpërnguljeve, i braktisjes së vendlindjes. 

Në këto zgjedhje fushata paraelektorale duket pak më e zbehtë dhe më anemike se herët e kaluara. Partitë dhe kandidatët e tyre fushatën parazgjedhore e zhvillojnë nëpërmjet studiove televizive dhe mediumeve elektronike. Në ato që i quajnë takime me qytetarët, qytetarë ka pak. Në të ashtuquajturat takime me qytetarët, liderët partiakë dhe kandidatët e tyre flasin me vetveten, për arsye se qytetarë ka pak, për të mos thënë fare. Edhe shtabet partiake nuk funksionojnë si dikur. Nëpër takimet me qytetarët marrin pjesë kryesisht një pjesë e anëtarëve të partive apo militantë partiakë. Edhe militantët nuk sillen si dikur. Janë zbutur. 

Të ashtuquajturave platforma zgjedhore partiake, askush s’ua varr veshin. Këto platforma apo programe, në hapësirat ballkanike nuk çojnë shumë peshë. Letra duron çmos, ndërsa shumë premtime mbeten të parealizuara. 

Në aneminë e fushatës ndikojnë rrethana të caktuara, si:

– Koronavirusi Covid-19:

– Tranzicioni në Maqedoni zgjat që nga viti 1991, d.m.th. tridhjetë vjet;

– Tranzicioni në Maqedoni ende s’ka përfunduar;

– Qytetarët apo votuesit janë të lodhur nga premtimet e partive politike apo të kandidatëve – pjesëmarrës në fushatë;

– Premtimet e partive apo të kandidatëve, qytetarët i konsiderojnë si premtime boshe dhe pa mbulesë. 

Një përqindje e caktuar e qytetarëve:

– Janë shpërngulur d.m.th. kanë ikur nga ky vend dhe kanë vajtur në Perëndim;

– Janë të zhgënjyer nga puna e faktorit politik shqiptar;

– Kanë pritur më shumë, ndaj nuk janë të kënaqur me arritjet e deritanishme;

– Nuk shohin perspektivë në këtë vend, kështu që synim i tyre është largimi nga vendi.

Edhe pas tridhjetë vjet tranzicioni dhe pluralizmi politik, shqiptarët merren me çështjen e ujit të pijshëm, me ndotjen e mjedisit, me ajrin e ndotur, me problemin e depozitimit të hedhurinave, me rrugët plot gropa, me mungesën e rrugëve të reja, me qarkullimin rrugor të ngarkuar, me mungesën e hapësirave të gjelbra, me mungesën e bibliotekave, me varfërinë e jetës kulturore, me mungesën e arsimit cilësor, me mungesën e sistemit shëndetësor cilësor, me mungesën e parkingjeve – tokësore, nëntokësore dhe mbitokësore, me mungesën e këndeve për fëmijë, me mungesën e çerdheve apo të kopshteve, me mungesën e qendrave sportive, me mungesën e pedonaleve, me mungesë shkollash në zona të caktuara. 

Edhe pas tri dekadave, shqiptarët në Manastir, në fshatrat e Prilepit apo të Velesit, në Resnjë, në zonën e Prespës, në Krushevë – mbeten të diskriminuar.    

Megjithëkëtë, ka edhe gjëra që nuk mungojnë: 

– Ka me tepricë korrupsion, mitë, ryshfet, papunësi, nepotizëm, punësime fiktive, administratë të stërngarkuar, zyra të mbushura me nëpunës të pasistematizuar apo të sistematizuar në mënyrë fiktive; 

– Ka individë apo persona që janë në lista dhe marrin paga duke ndenjur në shtëpi; 

– Papunësi ka, por asnjë fëmijë i pushtetarëve nuk është i papunë; 

– Probleme sociale ka, por asnjë familje e pushtetarëve, e nomenklaturës apo e establishmentit nuk ballafaqohet me vështirësi të tilla; 

– Shpërngulje dhe dyndje popullsie ka, por pushtetarët apo fëmijët e tyre shpërngulen më pak, për të mos thënë fare;

– Studio dhe shtëpi televizive ka, siç ka edhe mediume elektronike, por s’ka mendim të lirë, mendim kritik, shtyp të pavarur;

– Rrugë dhe rrugica ka sa të duash, por vetëm një numër simbolik i tyre mbajnë emra të figurave dhe të personaliteteve nga historia dhe nga kultura kombëtare shqiptare; 

– Shkolla – fillore dhe të mesme ka – por fare pak shkolla të mesme mbajnë emra figurash dhe  personalitetesh të historisë dhe të kulturës së kombit shqiptar; 

Në anën tjetër: 

– Art të mirëfilltë s’ka, mirëpo kiç dhe shund ka sa të duash; 

– Kulturë elitare s’ka, mirëpo ka me të madhe kulturë masive dhe telenovela, ndërsa reality shou vërshon nga të katër anët;

– Biblioteka s’ka, mirëpo ka me tepricë bastore, pijetore, taverna dhe kazino;

– Arsim cilësor s’ka, mirëpo ka shitblerje notash, diplomash, titujsh akademikë, magjistraturash dhe doktoratash;

– Hulumtime, zbulime, shpikje, gjurmime, kërkime nëpër biblioteka dhe arkiva s’ka, mirëpo ka me tepricë tituj akademikë, magjistra, doktorë shkence;

– Shkencë nuk ka, mirëpo inflacion titujsh akademikë ka sa të duash;

– Pedonale s’ka, mirëpo ka me tepricë trotuare dhe hapësira të zaptuara prej ushqimoreve (pilarave), çajtoreve, byrektoreve, ëmbëltoreve, bozaxhinjve, bukëpjekësve, kafeterive, restoranteve, tregtarëve, shitësve nëpër tezgjah, basmaxhinjve, dyqanxhinjve;  

– Thertore s’ka, megjithëkëtë ka mishshitës dhe kasapë që therin bagëtinë në rrugë, si në vende të caktuara afro-aziatike.  

*   *   *

Kërkesat e qytetarëve sot 

Në zgjedhjet vendore nuk dilet me ide të mëdha. Dilet me programe konkrete, të harmonizuara me potencialet financiare reale të komunave që pretendohen. Ndryshe, fjalët e thëna gjatë fushatës parazgjedhore, mbeten premtime pa mbulesë. Politika moderne nuk është retorikë e zbrazët as sentencë moralizuese.  

Para qytetarëve duhet dalë me çështjet që kanë të bëjnë me infrastrukturën e qytetit dhe të viseve rurale. Këtu duhet kushtuar rëndësi asfaltimit të rrugëve, çeljes së rrugëve të reja, ndërtimit të shtigjeve për biçikleta, ndërtimit të pedonaleve, ndërtimit të parkingjve, planit urbanistik, ndërtimit të stacioneve hekurudhore të reja, ndërtimit të tregjeve të gjelbra të reja, zgjerimit të hapësirave të gjelbra, ndërtimit të kopshteve apo të çerdheve, ndërtimit të këndeve të fëmijëve, zgjidhjes së çështjes së depozitimit të hedhurinave, mirëmbajtjes së shportave të hedhurinave, ruajtjes së mjedisit, ndërtimit të pritave apo të digave për parandalimin e vërshimeve, depolitizimit dhe departizimit të administratës komunale, depolitizimit dhe departizimit të sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, dhënies fund punësimeve mbi baza partiake dhe të farefisnisë, vlerësimit të individëve në bazë të aftësive morale dhe profesionale dhe jo mbi baza të përkatësisë partiake, zhvillimit të turizmit malor, ndërtimit të zonave të lira ekonomike, krijimit të kushteve për sjelljen e investimeve të huaja, marrjes së granteve, shfrytëzimit të fondeve të jashtme, siç ka qenë fondi IPA, mbështetjes së veprimtarisë kulturore, dhënies së bursave nxënësve dhe studentëve të dalluar, mbështetjes së zhvillimit të bujqësisë, të blegtorisë, të hortikulturës, sigurimit të ujit të pijshëm cilësor, pajisjes së shkollave me mjete mësimore bashkëkohore, pajisjes së shkollave me kabinete dhe me laboratorë, trajtimit human të qenve endacakë.

Pjesë e programit të tyre duhet të jenë edhe marrja e masave për ndaljen e shpërnguljes së të rinjve drejt Perëndimit si dhe angazhimi për kthimin eventual të atyre që kanë ikur qëmoti, madje edhe përtej deteve dhe oqeaneve, deri në Amerikë, në Kanada e mbase edhe në Australi. Krijimi i mundësive për qytetarët që punojnë dhe që jetojnë jashtë vendit, të kthehen dhe të investojnë në hapësirat shqiptare. Në veçanti duhet marrë masa për ndaljen e ikjes së trurit. 

Po ashtu, duhet kushtuar rëndësi edhe ruajtjes së rendit, të paqes dhe të qëndrueshmërisë në shkallë komunash dhe më gjerë. Duhet kushtuar rëndësi edhe kultivimit të marrëdhënieve ndëretnike. Aty ku ka zënka, mbi çfarëdo baze qofshin, nuk ka përparim. Pra, kjo është ajo që u intereson qytetarëve, sidomos të rinjve, në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit XXI dhe jo e kaluara apo historia. Historinë e shkruajnë historianët. Ajo mësohet në shkolla. Veprimi politik është akt racional dhe jo aventurë kalorësiake e epokës së Miguel Servantesit. As ëndërr romantike e shekullit XIX. Shoqëria kërkon një jetë më të mirë. Kjo arrihet me punë të ndershme dhe jo me fjalë.

*   *   *

Është nihilizëm të thuhet se asgjë s’është punuar, se asgjë s’është bërë, se asgjë s’është arritur. Sot në skenën politike janë përfshirë edhe të rinjtë. Brezat e vjetër shpejt do të dalin nga skena. Në vend të tyre do të vijnë të rinjtë. Është koha e të rinjve, e njerëzve pa hipotekë. 

Të zhgënjyerit, të dëshpëruarit, të demoralizuarit apo të deprimuarit thonë: “Të gjithë janë njësoj. Si njëri, tjetri. Kushdo që të vijë, do të jetë njësoj. Kushdo që të vijë, ndryshime s’do të ketë. S’kemi të bëjmë me asgjë tjetër, përpos me synimin për të ardhur në pushtet, për të rrëmbyer pushtet. Edhe këta që pretendojnë të marrin apo të rrëmbejnë pushtet, do të abuzojnë dhe do të jenë njësoj si pararendësit e tyre”. 

Të gjithë këta që sot janë në skenë apo që veprojnë në skenë, pothuajse pa përjashtim, kanë qenë pjesë e pushtetit vendor apo e pushtit qendror, kanë qenë në parlament, kanë qenë në qeveri, kanë qenë në organet qeveritare, kanë qenë pjesë të partive “të vjetra”, kanë dalë prej partive të vjetra, kanë ndërruar nga disa parti, kanë kaluar nga një parti në parti tjetër, kanë pasur ambicie politike, kanë qenë karrieristë, kanë dalë ose nga PPD-ja, ose nga PDSh-ja, ose nga BDI-ja, kanë qenë funksionarë të ndonjërës prej tri partive të lartpërmendura; disa prej tyre nga partia mëmë, nuk janë larguar për shkaqe parimore, por për arsye karrieriste. Në botën demokratike, fraksionet që lindin brenda një partie apo ndarja më dysh e një partie, janë dukuri normale dhe demokratike.   

*   *   *

Kryetarët e partive politike duhet t’u thonë kryetarëve të komunave: “Mos punësoni nëpër zyrat e komunave as edhe një person të vetëm, asnjë anëtar, veprimtar apo militant partie”. Veprimtaria dhe angazhimi partiak gjatë fushatës parazgjedhore nuk duhet bërë për të zënë një vend pune apo për të marrë vendim pune. Asnjë komunë nuk mund të funksionojë me trysninë që u bëhet kryetarëve të komunave, duke u thënë: “Më punëso ngase unë kam vrapuar për ty”. 

Xhon Kenedi ka thënë: “Mos pyet se ç’bën shteti për ty, po ç’bën ti për shtetin”. Gjithsesi duhet pyetur se ç’bën komuna për qytetarët, por edhe qytetari duhet ta pyes veten se ç’bën ai për komunën. Qytetari, në përputhje me ligjin, duhet t’i shlyejë detyrimet komunale, t’i paguajë faturat e ujit dhe të hedhurinave, t’i shlyejë detyrimet e tatimfitimit, të tatimit mbi pasurinë dhe pronën. Po të mos e paguash rrymën, telefonin celular, internetin, transmetimin televiziv kabllor – të shkyçin përnjëherë. Po s’e regjistrove veturën një herë në vit, s’mund ta ngasësh atë. 

*   *   *

Në komuna të caktuara, si për shembull në atë të Kërçovës, garojnë edhe kandidatë të pavarur. Kandidatët e pavarur s’e kanë lehtë të ballafaqohen me kandidatët të mbështetur nga partitë politike, sidomos nga partitë që kanë, edhe pushtet vendor, edhe pushtet qendror. Kandidatët e mbështetur nga partitë që kanë pushtet vendor, përkatësisht qendror kanë sasi më të mëdha mjetesh për të zhvilluar fushatë zgjedhore apo për t’i promovuar programet e veta. Përpos kësaj, kandidatët të mbështetur prej partive politike, qofshin ato në pozitë apo në opozitë, kanë pas vetes një makineri të tërë politike, partiake, financiare dhe mediatike. 

Po ashtu duhet theksuar se një kandidat i pavarur, edhe sikur t’i fitojë zgjedhjet vendore, në një kohë kur pjesë e pushtetit qendror është partia oponentë, atëherë kandidati i pavarur has në obstruksionet e pushtetit qendror. Si i tillë, gjatë qeverisjes së komunës ballafaqohet me vështirësi të mëdha.

*   *   *

Edhe këto zgjedhje, sikur ato para këtyre, do të jenë të qeta, pa incidente dhe pa ndonjë problem të theksuar. Është mirë që në votim, duke i respektuar masat kundër koronavirusit Covid-19, të dalin që të gjithë. Me daljen në votim, shqiptarët e dëshmojnë vitalitetin e vet, potencialin politik dhe nivelin politik. 

Ajo që dihet saktë është fakti se qytetarët rëndom kërkojnë dhe duan ndryshime. Duan risi, ide të reja, programe të reja, drejtësi, korrektësi dhe jo abuzime, nepotizëm apo amoralitet. Gjithmonë ka vend për pakënaqësi nga qytetarët.

Në zgjedhjet parlamentare të fundit, qytetarët e Kosovës votuan për të tashmen dhe për të ardhmen, pra jo për të kaluarën. Lufta ka hyrë në histori. Tani bëhet politikë. Është kohë e politikës, e luftës për zhvillim ekonomik dhe social. Asnjë punë nuk bëhet pa mjete financiare. 

Pjesëmarrja në zgjedhje e një numri të madh kandidatësh e fragmentarizon votën shqiptare dhe e ul peshën e saj. Kandidatët duhet të zhvillojnë fushatë të mençur, pa fyerje, pa ofendime dhe pa denigrime. 

Kodi etik i traditës së lashtë shqiptare, që nga koha ilire deri më sot, nuk e lejon fyerjen e tjetrit, sidomos jo, fyerjen e femrës. Kodi etik shqiptar, që nga lashtësia deri më sot, integritetin dhe dinjitetin e femrës e mbron në mënyrë të prerë. Cenimi i integritetit dhe i dinjitetit të një femre paraqet fyerje për çdo femër. Fatmirësisht, në çdo parti të hapësirave politike shqiptare, femrat janë pjesë e procesit politik. Para se të jenë politikane, ato janë para së gjithash nëna, bashkëshorte, motra, bija të prindërve të tyre. Nuk është karakteristikë e shqiptarit të fyejë femrën. Gjatë shekujve, shqiptarja ka lëvizur dhe ka ecur vetë, në të gjitha trojet kombëtare, pa i ndodhur gjë.   

Pretendentët që janë në proces duhet të luftojnë politikisht për çdo votë, të tregojnë urti, maturi dhe modesti. Duhet të angazhohen që në votim të dalin sa më shumë qytetarë. Rregullat dhe normat zgjedhore duhet t’i respektojnë me përpikëri. Epilogu i fundit i këtyre zgjedhjeve do të varet nga raundi i dytë dhe nga koalicionet me partitë e tjera.   

Johan Volfgang Gëte thotë: “Fitorja i përket atij i cili çdo ditë shkon në luftë për të”. Me fjalë të tjera, liri ke aq sa lufton për të. Të rinjtë, perspektivën e tyre duhet ta kërkojnë dhe ta gjejnë këtu, në vendlindje. Për një perspektivë të ndritshme duhet luftuar, duhet punuar dhe duhet vepruar. Politika shqiptare në Maqedoni dhe në rajon, ka qenë dhe është paqësore, stabilizuese dhe euroatlantike. Është koha që Maqedonia e Veriut dhe i gjithë kombi shqiptar të dalin nga periudha e tranzicionit. Nuk është kohë mitesh dhe legjendash. S’fitohet dot lufta me patriotizëm folklorik. Luftërat dhe konfliktet në Ballkan kanë marrë fund. Vetëm Serbia mendon ndryshe. Sakrificat dhe luftërat e shqiptarëve të tridhjetë vjetëve të fundit, kanë hyrë në histori, kanë zënë vend në histori. Luftë nuk bëhet kur t’i kujtohet dikujt.

Të rinjtë sot, me të drejtë duan zhvillim ekonomik, drejtësi, demokraci, shtet ligjor. Asgjë nuk vjen nga qielli. Këto vlera fitohen në beteja politike, me mjete demokratike. Asnjë nga problemet e sipërthëna nuk është i pazgjidhshëm. Reformimi i sistemit politik dhe i partive politike është proces i ngadalshëm, por i pandalshëm. Shqiptarët duhet të dëshmojnë se posedojnë potencial intelektual për ndryshime. Shqiptarët duhet të provojnë se shoqëria shqiptare posedon determinues historikë dhe sociologjikë. Pa këta determinantë, politika mbetet të jetë ambicie e karrieristëve mediokër, pa kurrfarë morali, ideje, ideologjie dhe vizioni. Mbetet të jetë në duart e oportunistëve, të konformistëve, të poltronëve dhe të demagogëve. Të rinjtë nuk duhet të shpërngulen në Evropë. Evropën duhet ta sjellin këtu. Duhet t’i evropianizojnë këto hapësira. Kjo nuk është e pamundur.               

Xhelal Zejneli 

Filed Under: Analiza Tagged With: Xhelal Zejneli

NGA VOTA NË GJERMANI SHËNJA TË POLITIKËS SË MIRË

October 3, 2021 by s p

Nga ALDO CAZZULLO

“Corriere della Sera”, 27 shtator 2021 Përktheu: Eugjen Merlika


Ja PSD u kthye në partinë e parë gjermane, jo me një vijë të së majtës skajore, ala Jeremy Corbyn apo Jean – Luc Mélenchon – për të bërë të heshtin skajorët e shtëpisë sonë – por me një vijë qendërsore, duke bërë të tyren trashëgiminë e Angela Merkel-it; që në këta vite nuk ka drejtuar një Koalicion të Madh (në Gjermani tashmë dy partitë e mëdha vlejnë pothuajse sa gjysma e trupit zgjedhor), por një qendër të majtë, fortësisht të lidhur me qëndrën. Nuk ishte parashikuar, madje dukej e pamundur. Socialdemokratët dukej se ishin të paracaktuar të ndiqnin fatin e Pasokut grek, të zëvëndësuar nga populistët e Syrizës (të detyruar të pranonin këshilla më të buta: jashtë Varoufakis, po ashpërsisë së detyruar nga Berlini), ose atë të PS franceze, të nxjerrë jashtë loje nga një tjetër qëndërsor: Emmanuel Macron. Në të kundërt një parti që, megjithë historinë e saj të lavdishme dukej e vdekur, paraqitet sot në pragun e Kançelarisë; në sajë edhe të “kthimit në rend” të shënuar nga kriza mbas-Covid, me kthimin e rolit të Shtetit dhe rimarrjes së besueshmërisë të institucioneve evropiane. Mbas luftës së parë botërore, pararojat artistike – nga kubizmi tek abstraksionizmi – ndjenë një “thirrje për rregull”: artistët rifilluan të vizatonin figura, rigjetën format klasike, deri edhe vetë Kandinski ndjeu tërheqjen e racionalitetit gjeometrik. Në të njëjtën mënyrë, pandemia ka sjellë një thirrje të arsyes për një botë që dukej e magjepsur nga sirenat e populizmit e të sovranizmit. Në fillim fitorja e Brexit. Më pas ende më e befasishme ajo e Trump-it. Meteora e pabesueshme Bolsonaro. Ngjitja e Podemos dhe Vox në Spanjë. Qeveria verdh-jeshile n’Itali. Dukej se kryengritja kundër sistemit kishte fituar dhe ishte e paracaktuar të qeveriste një botë pa monedhë të përbashkët, kufij të hapur, institucione shumëkahëshe. Pastaj pandemia pështjelloi gjithshka. Trump-i i nisur për t’u rizgjedhur, gaboi në nënvleftësimin e saj dhe vuri në lojë Shtëpinë e Bardhë. Johnson-i, mbas gabimeve të para, shpëtoi dhe tani shton taksat për të financuar National Health Service, shërbimin shëndetësor kombëtar. No-Vax-i Bolsonaro han picën në rrugë sepse i përzënë nga restorantet e Manhattanit e rrezikon të mundet nga i ringjalluri Lula, i sapo dalë nga burgu. Në Spanjë Podemos është shëmbur, Vox është tkurrur e kthehen në alternativën ndërmjet socialistëve dhe popullorëve. N’Itali rishkombëtaristja Legë mbështet tani më evropianisten e qeverive. Në Francë shfryhet Marine Le Pen. E në Gjermani partia e Merkelit lëshon terren jo nga e djathta (Alternativa për Gjermaninë humbet vota e deputetë), por nga qëndra, ku fuqizohen nga një anë liberalët e nga tjetra të Gjelbërit dhe pikërisht socialdemokratët. I fundmi kançelar socialdemokrat, Gerhard Schröder, kishte si parullë të tij “Die Neue Mitte”, qëndra e re. Që nuk do të thoshte të bëhe të gjithë demokristianë e pra të moderuar, ndërmjetës, pothuajse të palëvizshëm. Do të thoshte se reformistët mund të jenë qëndrorë në rrjeshtimin politik të shoqërisë, duke mobilizuar energjitë e të rinjve, të grave, t’atyre që synojnë të fuqizojnë institucionet e jo t’i shkallmojnë, të ndërtojnë Evropën e jo t’a shkatërrojnë, të vënë në lëvizje ashensorin shoqëror pa ndëshkuar shtresat e mesme, të përtërijnë qeverisjen e jo t’a zëvendësojnë me atë që çirret më shumë e rreh më ashpër në rrjetet sociale. Në kohët e tij, Schröderi arriti të marrë më shumë se 21 milion e gjysmë vota, thuajse dhjetë milionë më shumë se sa mblodhi të djelën e shkuar Scholzi. Dypartishmëria është tejkaluar, kuadri copëzohet gjithënjë e më shumë, edhe se kultura politike gjermane vazhdon të çmojë qëndrueshmërinë. Sovranizmi nuk është mundur aspak; shpërthen në Lindjen evropiane, dhe në vetë ish Gjermaninë lindore, ku AFD (më shumë populiste se rishnaziste) është partia e parë. Por reformizmi liberal, si ai që sheh djathtas si ai që sheh majtas, vazhdon të qeverisë Vëndet kryesore të kontinentit dhe institucionet evropianë, bisedon me Amerikën e Biden-it, shpreson të krijojë një front të përbashkët me Rusinë e Putinit kundër vullnetit zotërues të Kinës. Mbas reformizmit është qëndrueshmëria e shtresës së mesme, që njëheri u quante borgjezi, që nuk është një fjalë e ndyrë, është emri i prodhuesve që çojnë përpara ekonominë e që mbajnë peshën e të varfërve të rremë e të të pasurve të vërtetë që nuk paguajnë taksat. Edhe borgjezia mund të tundohet nga zemërimi kundër-sistem dhe nga refuzimi i demokracisë përfaqësuese; por din t’a njohë politikën e mirë që sjell përfundime të mira.
“Corriere della Sera”, 27 shtator 2021 Përktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT