• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Kosova nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezente e pjesëmarrëse BE-ja

October 27, 2021 by s p

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti takime të veçanta me Sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid/

-Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE/

-Për procesin e bisedimeve më Serbinë, Kryeministri Kurti tha se bosht i tyre duhet të jetë njohja reciproke/ -Sekretarja Schmid përgëzoi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përgatitjen e infrastrukturës ligjore, si fazë e parë për procesin e vetingut si dhe për progresin mbresëlënës në shumë fusha/

PRISHTINË, 27 Tetor 2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Sekretarja e përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Maria Schmid, sot në Prishtinë është pritur në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. 


Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OSBE dhe vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me misionin e saj ne Kosovë  si reflektim i vlerave të përbashkëta të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sundimit të ligjit.

Në takim është diskutuar për një sërë temash që nga gratë në siguri, zhvillimet e fundit në rajon dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit.

Presidentja Osmani shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe përsëriti qëndrimin se reformimi i sistemit të drejtësisë, punësimi dhe fuqizimi i rolit të gruas në Kosovë do të vazhdojnë të jenë prioritet për institucionet e Kosovës. Ajo ka falënderuar zonjën Schmidt për angazhimin dhe ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

Kryeministri Albin Kurti në takim bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi,  e njoftoi sekretaren Schmid me punët dhe progresin e Qeverisë në 7 muaj qeverisje, për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi dhe në veçanti theksoi përkushtimin për zhvillimin e arsimit dual si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

U diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe integrim, porse ritheksoi se nuk përkrah nisma rajonale ku nuk është prezent e pjesëmarrëse BE-ja.

Sekretarja Schmid e përgëzoi kryeministrin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përgatitjen e infrastrukturës ligjore, si fazë e parë për procesin e vetingut si dhe për progresin mbresëlënës në shumë fusha.

Ajo e vlerësoi veçanërisht angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit.   

Për procesin e bisedimeve më Serbinë, kryeministri Kurti tha se bosht i tyre duhet të jetë njohja reciproke, dhe se të pagjeturit do të mbeten prioriteti i parë. 

Zëvendëskryeministri Bislimi, duke folur për dialogun dhe rezultatet që priten nga ai, theksoi përkushtimin e Kosovës në arritjen e njohjes reciproke dhe i cilësoi të papranueshme provokimet që i bën Serbia. 

Sekretarja Schmid shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe ekspertizës për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së.

Kryeministri Kurti falënderoi sekretaren Schmid për vizitën dhe kërkoi që të ngritet përfaqësimi dhe pjesëmarrja e Kosovës në OSBE.

Në takim ishin edhe shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, zvëndësambasadori Kilian Wahl, zyrtarja e Qendrës për Parandalimin e Konfliktit, znj. Mariana Roibu, dhe zyrtarja ekzekutive e sekretares së përgjithshme, znj.Juliane Ziegler.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari

SHTËPIA E KOMITETIT TË KOSOVËS NË SHKODËR , PARA REZIKUT TË SHEMBJES

October 27, 2021 by s p

Shkëputja e shiritit të kujtesës, duke e rrezikuar statutusin e historik e kulturor të kësaj shtëpie, po ndodhë para syve tanë dhe askush, asnjë institucion, asnjë shoqatë, asnjë personalitet me ndikim, nuk po reagon që ta pengojë shembjen e kësaj godine, sepse ajo nuk simbolizon vetëm një pjesë të historisë sonë nacionale, por simbolizon një vetëdije më të thellë kombëtare. 

Nga Emin AZEMI/

Në Shkodër ndodhet një shtëpi e cila në vitin 1981 shteti shqiptar e kishte vënë në listë si “monument kulture”, por për ta gjetur atë nevojitet të bredhësh shumë dhe të pyesësh shumë njerëz, sepse pak kush e di se në atë shtëpi, në vitin 1918,  ka qenë i vendosur “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, një organizatë kjo politike gjithëkombëtare, që kishte luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe të interesave të mbarë popullit shqiptar. Në pamundësi që ta ketë përfaqësuesin e vet në paqen e Versajës, detyrën e përfaqësimit Komiteti ua beson atdhetarëve Atë Gjergj Fishta dhe Mithat Frashëri. Ky Komitet bënte thirrje që t’i tregohej “botës se Kombi Shqiptar, pa ndërlikim fejet e besimesh, ka një zemër e një dëshirë me e përngreh shtetin me lirina të plota. Kush të dojë me nderue vendin, shpin e atdheun le të përpiqët pa bjerrë asnjë dekikë rreth e qark dëshirës kombëtare”, thuhej në deklaratat e kryesisë së komitetit dhe të vet kryetarit të saj Hoxhë Kadriut.

Fati i kësaj shtëpie është shumë i pasigurt, dhe tepër i rrezikuar sepse ditën që e vizituam, hasëm në një rrethojë llamarine, që tregonte se pas një kohe aty mund të mbijë ndonjë përbindësh në formë pallati gjikant. Gjendja e shtëpisë ishte e degraduar deri në mjerim dhe askush nuk e ka të qartë se si është e mundur që një “monument kulture” të përfundojë deri në atë derexhe. 

Objekti në pronësi private daton rreth shekullit XIX (1897‐1900) dhe ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë rrugës “Komiteti i Kosovës”. Më 1992 ajo do t’i rikthehej pronarit të saj të ligjshëm – një familjeje e vjetër shkodrane.

Bashkia e Shkodrës deri më tani nuk ka dhënë kurrfarë sqarimi lidhur me thashethemet se mbi rrënojat e kësaj godine historike do të ngrihet një pallat shumëkatësh, por as Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër (DRTK) – institucion ky në varësi të Ministrisë së Kulturës – nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këto spekulime dhe as nëse planifikon ndonjë projekt për restaurimin e saj.

Shkëputja e shiritit të kujtesës, duke e rrezikuar statutusin e historik e kulturor të kësaj shtëpie, po ndodhë para syve tanë dhe askush, asnjë institucion, asnjë shoqatë, asnjë personalitet me ndikim, nuk po reagon që ta pengojë shembjen e kësaj godine, sepse ajo nuk simbolizon vetëm një pjesë të historisë sonë nacionale, por simbolizon një vetëdije më të thellë kombëtare. 

Nëse trashëgimia jonë historike e kulturore vazhdon të zhbëhet, duke injektuar një realitet bizar urbanistik, atëherë e kemi vështirë të mbajmë në këmbë shtyllat e mbamendjes sonë kolektive. Godina e “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” mund të restaurohet dhe pronarët të kompenzohen nga shteti, por do të ishte  e pafalshme që në vend të kësaj godine të ngrihet një pallat shumëkatësh, i cili gjatë gjithë kohës do t’i bënte hije historisë sonë të lavdishme.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u themelua në ilegalitet të plotë më 1 maj 1918 dhe më 7 nëntor 1918 u vendos përfundimisht në Shkodër nga figurat të shquara atdhetare si: Bajram Curri, Hoxha Kadri Prishtina, Sali Nivica, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Qamil Bala, Sali Rama, Hafiz Ismet Dibra etj. Për të ndezur dritat e alarmit në mbrojtje të kësaj shtëpie historike, së shpejti nga Shkupi dhe Prishtina do të nisen disa peticione në adresë të institucioneve shtetërore relevante të Shipërisë, në funksion të pengimit të zhbërjes së kujtesës sonë kombëtare.

Filed Under: Histori

Zbulohet portreti i Skëndërbeut në Muzeun e Fermos, në Itali

October 27, 2021 by s p

Përgatiti: Eneida Jaçaj/

Një portret i panjohur i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, është zbuluar në Muzeun e qytetit të Fermos në Itali. Portreti është shumë i vjetër në moshë, i përket një periudhe 471 vjeçare. Sipas një dokumenti, portreti i është dhuruar Muzeut të Fermos, nga një prift në vitin 1550. Portreti i heroit tonë legjendar, prijësit të Arbrit, është zbuluar nga studiuesi i mirënjohur, z.Mark Palnikaj, i cili shkoi për një vizitë studimore në Bibliotekën Komunale “Romolo Spezioli”. Ajo që të bën  përshtypje në këtë portret ndryshe nga çka e kemi parë, është se hunda me kurriz të dalë nuk paraqitet e tillë; Skëndërbeu paraqitet në një moshë shumë të re, me mollëza të dala, dhe mendohet sipas studiuesve, që i përket periudhës së Rilindjes Europiane, pasi nuk ka autor, dhe kjo është tipike e kësaj periudhe. Zbulimi i këtij portreti tregon qartë marrëdhëniet e ngushta miqësore të prijësit të Arbrit, udhërrëfyesit, strategut legjendar, Skëndërbeut, me Italinë. Pas krijimit të shtetit të Arbërit, në 1448, Skëndërbeu ishte i pari që vendosi marrëdhëniet diplomatike me shtetet e tjera. Heroi legjendar forcoi marrëdhëniet miqësore me Vatikanin dhe Mbretërinë e Napolit, gjë që e ndihmoi me ushtri dhe financa. Pra, nuk është e rastit, zbulimi i një portreti të tillë. Studiuesi Mark Palnikaj është mjaft i apasionuar me figurën e Skëndërbeut. Siç dihet, ai është autor i librit “Skënderbeu, letërkëmbimet me sulltanët”, i mbështetur në dokumente të zbuluara nga vetë ai, nga Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Napolit dhe nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Bashkëpunimi i z.Mark Palnikaj me arkivat italiane, është i kahershëm. Palnikaj vijon të studiojë dokumente të vjetra që i përkasin historisë së Shqipërisë dhe pritet që së shpejti të vijë me zbulime të mëdha.  

-Z.Mark, si u ndeshët me portretin e heroit tonë kombëtar, Skëndërbeut, në Muzeun e qytetit të Fermos, në Itali?

Me datë 11 deri 14 tetor shkova për një vizitë studimore në Bibliotekën Komunale “Romolo Spezioli”, në Arkivin Dioqezan dhe në Muzeun e qytetit të Fermos në Itali. Kjo vizitë më solli një befasi të këndshme, që nuk e kisha imagjinuar. Në murin e sallës së muzeut, krahas dhjetra portreteve të personaliteteve të ndryshme nga Italia dhe nga vende të tjera, ishte i ekspozuar edhe një portret i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu. Ky portret ndoshta do të më kishte shpëtuar pa e parë, por ishte një rastësi se si ndodhi që unë munda ta shikoja. Midis librave që unë i kam dërguar si dhuratë bibliotekës dhe arkivit, ishin edhe libri im “Skendërbeu, letërkëmbimi me Sulltanët” dhe disa albume mbi Skendërbeun. Kur unë i dorëzova Kryetarit të Provincës së Fermos, Paolo Calcinaro, një album me ngjyra për Skendërbeun shkruar në gjuhët shqipe dhe angleze, ai më falenderoi dhe u shpreh se në muzeun e qytetit kemi të ekspozuar një portret të Skendërbeut. Unë menjëherë kërkova që të më mundësonin ta shikoja.

-Cilës periudhë i përket ky portret, dhe si ka ardhur në Muzeun e Fermos?
 

Kryetari më shoqëroi në sallën e madhe të mbledhjeve të muzeut ku ishte i ekspozuar portreti. Në murin përballë derës hyrëse, në rreshtin e parë, ky portret ishte i vendosur i dyti midis disa dhjetra portreteve të tjera. Ishte i rrethuar me një kornizë druri shumë të vjetër dhe të shkruar në anën e poshtme me gdhendje shenimi; “SCANDERBERG GIORGIO 1414 + 1467”. Reagimi im ishte i menjëhershëm për datën e lindjes dhe të vdekjes së heroit, që sipas meje, ishin të shënuara gabim që të dyja. Punonjësit e muzeut, krejtësisht të qetë më dhanë sa mundën spjegimet e tyre mbi këtë reagim timin. Menjëherë më sollën një katalog me ngjyra, ku ishin të botuara fotot e të gjitha pikturave me një shpjegim të shkurtër për secilën prej tyre. Në katalog, poshtë fotos së portretit në fjalë, ishin të shënuara me korrektësi, sipas njohurive që kisha unë, data e lindjes dhe e vdekjes, 1405 dhe 1468. Kur pashë katalogun u binda menjëherë që ndërhyrja ime ishte e panevojshme dhe nuk u zgjata më në këtë diskutim. Ata me shumë mirësjellje më shpjeguan se ky portret ishte dhuruar, sipas dokumentit që ata kishin, nga një prift në vitin 1550, pra 471 vjet, më parë dhe ky ishte një objekt historik mbi të cilin nuk duhej dhe nuk kishte kuptim të vihej dorë. I falenderova për pritjen dhe për shpjegimet që më dhanë, dhe u largova i kënaqur që shikoja një portret të Heroit tonë Kombëtar, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Në vijimësi, mësova se ekziston në një muze tjetër edhe një portret i Skendërbeut me rroba kombëtare të zonës fushore të Shqipërisë së Mesme. Kur i pyeta se në cilin vend ndodhej, rezultoi që ishte 500 kilometra larg dhe unë në këtë vizitë nuk munda të shkoja ta shikoja. Jemi marrë vesh që do të kryej një tjetër udhëtim të planifikuar në Itali, posaçërisht për këtë portret sapo të jetë e mundur. Sipas konsultave me specialistët e pikturës, ky portret ka mjaft veçanti që e bëjnë shumë interesant qoftë në aspektin historik, qoftë në aspektin artistik si një portret i punuar me teknika shumë të veçanta.

Ja çfarë thotë piktori i njohur nga Mirdita, Pjetër Marku: 

Nuk e kam hasur ndonjë herë këtë portret dhe është i panjohur edhe nga unë në gjithë njohjet e mija të pikturave kushtuar Skënderbeut. Portreti nuk ka autor dhe si duket autori nuk e ka nënshkruar siç ka ndodhur jo rrallë në periudhën e Rilindjes Europjane. Piktura është një portret i mirëkompozuar, një arritje kjo e periudhës së Rilindjes. Piktorët atë periudhë i kushtonin shumë kujdes vendosjes së pikturës në telajo si një gjuhë e veçantë komunikimi. Madje ishte kthyer në kanun kërkesa për kompozimin e veprës në telajo. Piktorët përllogaritnin saktësisht vendosjen e figurës si edhe hapësirat brënda dhe për rreth saj. Ky portret është vendosur mirë sipas atyre kërkesave dhe eksperiencave të kohës. Së dyti, vizatimi i portretit është i ngjeshur saktësisht i vizatuar me kërkesë profesionale. Autori duhet të ketë pasur eksperiencë pune të gjatë pasi ka ruajtur fort mirë raportet kokë – tors. Ana piktorike. Bie në sy sfondi i pikturës i errët gjë që është bashkëkohor i periudhës klasike italiane, dhe trajtimi koloristik ka profesionalizëm. Në vështrimin tim, ky portret paraqet interes si vepër kushtuar Skendërbeut , ndërsa përsa i përket trajtimit koloristik është në zhvillimet e pikturës së kohës. 

-Çfarë ju bën përshtypje në këtë portret të zbuluar nga z.Palnikaj?

Përshtypja ime është trajtimi i veshjeve në kontrast më fytyrën. Piktori në mbajtjen e mbulesës së kokës ose kapeles si edhe në veshje, ruan një raport profesional. Mbi kokë ka një kësulë të kuqe shumë të pikturuar impresive, por që lejon portretin të evidentohet si plan i parë ashtu si edhe veshja e Skendërbeut mes atyre të errtave dhe evidentohen lehtë. Pa hyrë në portretin, kam bindjen se autori ka qënë me eksperiencë të gjatë pune si piktor. Në portret apo fytyrë kemi një gjendje tjetër. Klasikët ndriçonin idenë themelore të veprës, ato kryesisht i shihnin me dritë dhe ngjyrat të thjeshta pa shumë kolorit, por komunikuese me vizitorin. Te portreti sido që ka kujdes të madh në vizatim është mbajtur thuajse monokron, pa shumë kolor, dhe në një gamë larg gamës së veshjeve. Por duhet parë me syrin e piktorit. Ai është një portret me psikologji optimiste, sytë i qeshin figurës. Ai krijon një portret imagjinatë të përafërt me këtë pikturë. Në pamje të parë duket i thjeshtë , komunikues, me kolor të përmbajtur, që vjen nga përvoja krijuese e autorit. Autori e shpreh Skendërbeun shumë njerëzor, si një qytetar më shumë se një luftëtar. Nuk përdor atë përkrenarën dhe veshjen e hekurt që jemi mësuar ta shohim në portretet e tjera të Skendërbeut. Siç duket, autori kishte në veprat e tij psikologjinë e njerëzve të thjeshtë pa sforcime historike e luftëtari. Unë e shoh në tërësinë e vet këtë portret një vepër tjetër unike kushtuar Gjergj Kastriot-Skendërbeut. Dhe duhet të jetë e fundit të shek XV apo mesi i shek XVI. Gjithnjë duke njohur vepra të asaj periudhe, mosha e kësaj pikture është e madhe. Për mua ardhja e një portreti tjetër nga arkivat Italiane për Skenderbeun tregon miqësinë njerëzore të Skënderbeut me Italinë. Vetë fakti se merret edhe një piktor tjetër ndër shumë piktorë me figurën e tij kjo ka domethënie të madhe. Gjithësesi gjendemi para një vepre arti me vlera historike të herëshme artistike dhe kontribut në historiografinë e artit figurativ kushtuar Skënderbeut.

Reagimi i studiuesit Fotaq Andrea

Studiuesi i njohur, Fotaq Andrea, duke analizuar këtë portret është shprehur:

Të falenderoj ngrohtesisht që më dërguat portretin e Skendërbeut zbuluar këto dit

nga Z. Mark Palnikaj në muzeun e Fermos si dhe shkrimin shoqërues për këtë portret.

 I shpreh me këtë rast, përgëzimet e mia Z. Palnikaj për botimin e veprës së tij “Skenderbeu dhe letërkëmbimi me Sulltanët”, i cili për fat të keq ende nuk më ka rënë në dorë, si dhe për zbulimin e vyer që ai ka bërë në Fermo të portretit aq të veçantë të Skenderbeut, të cilin ma derguat me dashamirësi. Pa dyshim, ky portret është i Shkolles Italiane të fillimit të shekullit XVI dhe menjëherë bie dukshëm në sy pozicioni me profil nga e djathta e personazhit, që është shfaqur për herë të parë në medaljonin e v. 1467-1468 botuar në koleksionin e Pietro Voltalinës dhe studiuar me imtesi nga prof. Lutfi Alia. Po ashtu, bie në sy edhe etiketimi SCANDERBERG GIORGIO 1414 + 1467, dëshmi e hershme e një emërtese me ndikim franko- flamand kur mbaresa BERG shpreh një origjine fisnikërore të familjeve të mëdha të Perëndimit dhe që e gjejmë për herë të parë tek emertesa “Pirgu i Scanderbergut” në Savojë të Francës me 1448, si dhe më vonë tek botimi i veprës së Barletit në gjermanisht, ilustruar nga Jorg Breu i Riu me 1533. Për këtë mbaresa SCANDER – BERG ka tërhequr vemendjen që heret Faik Konica tek Albania e tij e famshme. Sa për datën e lindjes me 1414, dihet se ky variant i pasigurt ka qarkulluar që heret në shekullin XVI e që lidhet me moshën e marrjes peng të djaloshit Skendërbe (studiuesi Hammer këmbëngul për v. 1414 si vit lindjeje i Skendërbeut), kurse viti 1467 i vdekjes, dihet që jepet sipas kalendarit të vjetër venecian.

– Çfare bie në sy konkretisht te ky portret i Skendërbeut?

Duhet të jetë i periudhës kur është pikturuar edhe portreti i Skendërbeut mbi portën e shtëpise ku ka bujtur në Romë, duke parë midis dy portreteve njëfarë analogjie pozicionale dhe veshjeje, sidomos te tipari i hundës që na jepet disi e drejte, pa kurriz, por me majën disi të rënë, krejt ndryshe nga portreti në ksilografi te Barleti i v. 1510, që e shfaq Skendërbeun “legjendar” me hundën e theksuar akiline, një sajesë kjo àla Barletiane.. Është sigurisht me veshje veneciane, por fundi i shamisë shfaqet i plotë nën kapele, më e lartë kjo nga kapa e zakonshmja ku KryeHeroi shqiptar na shfaqet në portretet origjinale. Mosha e Heroit jepet më e re, me mollëz të dalë kockore dhe me fytyrë muskulore disi të tërhequr, ku bie në sy hunda edhe buza e poshtme hollake, krejt ndryshe nga “Skenderbeu” i Altissimo-s apo nga “Skenderbeu” i Pinakotekës së Palermos, por që ngjan shumë me portretin e Skendërbeut të shek. XVI referuar nga F. Kenner, me dallimin se bebja e syrit te “Skenderbeu” i Fermos nuk shfaqet e plotë, gjë që le njëfarësoji për të dëshiruar, nëse i besojmë fotografimit që na dhuron publikisht Z. Palnikaj. Ndriçimi i faqes, dhe po ashtu i pjesës së ballit dhe të hundës është i ëmbël dhe kontraston dukshëm me krejt pjesën e pasme të errët të imazhit dhe të sfondit, ku është harmonizuar po ashtu edhe e bardha e shamisë nën kapele si dhe mustaku dhe mjekra e shkrifët dhe e derdhur. Një vëzhgim i ngulët tek pjesa e mjekrës dhe e mustakut, si dhe tek pjesa e gëzofte na shfaq një punë mjeshtërore artistike, ku i është kushtuar kujdes detajit, për ta dhënë sa më të natyrshme, me njëfare ndikimi nga Van Dyk-u. Këto mund të them në përgjithësi nga një shikim i parë i këtij portreti të ri të Skenderbez ut realizuar me porosi nga një fisnik i lartë tek një piktor mjeshtër i shkollës ndoshta napolitane, që fakteqësisht mbetet hëpërhe anonim…”.

Filed Under: Politike Tagged With: Eneida Jacaj, Mark Palnikaj

SHASI, QYTETI “KALENDAR” BESIMI E QYTETËRIMI NËN RRËNOJA

October 27, 2021 by s p

Nga Ndue  BACAJ

HYRJE  

Foto e disa rrënojave të qytetit të Shasit

Që në adolishencën time  nga burra të moshuar të vendit ku u linda dhe u rrita , (duke perfshirë edhe të parët e mi) , kam dëgjuar të bisedohet se ndër mote ka  pas ekzistuar një vend që njihej me emrin Kishat , (qyteti mesjetar i Shasit) ,  dhe  gjindet në trojet shqiptare të mbetura nën  Malin e Zi. Dikur tregonin ata , se atje  kishte qenë një qytet i lulëzuar e bekuar Arbnor-Shqiptar me 365 kisha , ku çdo kishë korespondonte me një ditë të vitit dhe i kushtohej një shenjëtori.. Ky qytet unik në të gjithë Europen e Boten kishte qenë një “kalendar” fetar e civilizues , por edhe një monument i pakontestueshëm i perkatesisë kristiane perendimore të  paraardhësve tanë Ilir-Arber e Shqiptar në trojet e tyre etnike. Nga trashigimia gojore e burrave të moshuar të  Malësisë së Madhe e më gjërë nuk thuhej asgjë e saktë per kohen e ndertimit të qytetit me 365 kisha të Shasit , dhe as per kohen e rrënimit.  Vetëm se rrënimin e ketyre kishave-qytet  ja faturonin pa mendyshje pushtuesve sllav e mbi të gjitha pushtuesit  turk , i cili sipas tyre per  “500” vjet me zjarr e hekur shkatërroi çdo gjë kristiane (kryesisht katolike) në trojet shqiptare , që i pushtoi pas dekës të Gjergj Kastriotit , ndersa banorët Kristian (katolikë) të ketyre trojeve i bani ku me hirë e ku me pahirë të braktisin vendin ose fenë e Krishtit e të rrokin atë të pushtuesit turk , islamizmin… Qyteti “kalendar” i Shasit ndonse “permendet” vetëm në gjysmen e dytë shek.IX , ai me siguri është shumë më i hershëm , pasi duke ditur historinë e kristianizmit në trojet Iliro-Shqiptare , mendoj se duhet ta ketë “fillesen” e tij si qytet “kishtar” të pakten në një kohë me Shkodren apo pak më vonë , aty nga fundi i shek.IV apo fillimi i shek.V… Albanologu  i njohur  kroat Milan Shuflaj thotë se ….: “Pasi qyteti i madh Romak Dioklea  u rrenua  prej katastrofafe natyrale  dhe fuqive barbare. Atë e goditi  rëndë termeti  i vitit  518 . Qyteti u shkretua rreth shekullit VII , dhe pjeset e tij të shkaperdredhura  u rrembyen nga keshtjellat e aferta . Aty u krijua  grupi i qyteteve  mesjetare  Suacium (Svaci-Shasi) ,Drivastum (Drishti ) , Balecium (Balezo ) dhe Danja …” Milan Shuflaj “SERBET DHE SHQIPTARET “ , faqen 15 .1.  Pra siç  shkruan  albanologu Shuflaj Shasi  duhet të ketë filluar të njihet si qytet të pakten që në shekVII… Qyteteve iliro-arbnore-shqiptare  shkatërrimi nuk ju nda edhe në shekujt e më vonë. Për këto shkatërrime të qyteteve iliro-arbënore-shqiptare  duke perfshirë edhe Shasin , Milan  Shuflaj në një botim të tij të vitit 1921 do të shkruante : “Fuqia armike turke e dëboi , e asgjesoi ose e shpernguli brendinë e gjallë të ketyre qyteteve , mbartësinë e thelbit të qytetit autonom , madje shpartalloi edhe lëvoren e qytetit ose e dëmtoi rëndë atë. Nga shekulli XV-XVI shohim se si ngulen kolonitë polipe të epokës mbi rrënojat e qyteteve të dikurshme si mbi mbulesen e një kërmilli , vendosen fshatrat Balzë , Svaç (Shas N.B.) , Drisht ose rrethinat e hapura si pazari jashtem i Durrësit ,pazari i Lezhës ,Tabakët e Shkodrës… Karakteri i qyteteve shqiptare është shkencërisht interesant deri në fillimet e sundimit turk , më pas humb në retorten e administrates bizantine-turke. Mirpo sundimi  turk , që shtrihej në shek.XVI pothuajse mbi të gjitha qytetet  shqiptare , krijoi mjerisht një boshllëk të madh në matrialin e historisë  së brendëshme  të ketyre qyteteve…”.2.  Si rezultat i ketij shkatërrimi (me kulm e thuajse me temel) sot qyteti “kalendar” i 365 kishave është vetem një rrënojë  , por edhe në ketë gjendje ai fletë e dëshmon shumë per autoktonin iliro-arbnore-shqiptare të ketyre trojeve , dhe perkatesinë keristiano-europerendimore të tyre edhe pse ky qytet “kalendar” ka mbi katër shekuj që qendron rrënojë… Është pikrisht deshmia e pavdekshme e autoktonisë shqiptare kristiane (katolike) e europerendimore e Shasit e tjer , që ju prishë edhe sot në fillimet e shekullit të XXI ëndërrat grabitqare e tjetersuese të historisë , ardhacakëve sllav që zbriten “sëvoni” nga Uralet , si turma të mjerimit , por që dalngadal u bënë shtete kampione të shovinizmit…

QYTETI “KALENDAR” I SHASIT NË  VËMENDJEN E STUDIUESVE 

Perpara se të citoj disa nga studiuesit , albanologët  e historianët , të cilet prej më shumë se një shekulli e këtej kanë lënë diçka të shkruar per historinë e qytetit “kalendar” të Shasit , unë dua të cilësoj , se shenimet e tyre ndonse janë edhe perseritëse në mes autorëve unë mendova në pergjithsi , t’i citoj sikur i kanë shkruar…  Do t’i  paraqes jo me mendimin se persëritja është “nëna” e dijes , apo duke perseritur se diçka do të mbetet , por me mendimin se  thenia e të njëjtës histori per qytetin e 365 kishave nga autor të ndryshëm me vlera të pakontestueshme  nderkombëtare , permbanë një histori të pafallsifikueshme per dje , sot dhe nesër. Sigurisht që është per të ardhur keq që  si rezultat i rrokopujave historike që rroken ndër shekuj trojet etnike shqiptare , historia jonë më shumë është dokumentuar e shkruar nga të huaj se sa vendas… 

CITIME  NGA  STUDIUESIT  

Fulvio Kordinjno: “Svasi (Svaç) , qytet i madh , siç e tregojnë rrënojat dhe 365 kishat që i mvishen ketij qyteti . Ka nën perkujdesjen e tij disa fshatra  me rreth 2000 frymë”.3. Ky shenim per Shasin është bërë në vitin 1890 , nga misionari i madh At Domeniko  Pazi , kur ai i kishte vizituar rrenojat e qytetit ipeshkvnor të 365 kishave , ndersa vepra  dhe shkrimet e tij janë publikuar nga F.Kordinjano… 

Pas ketij citimi të shkurtër por shumë domethënës mendova të citoj ,studiuesin dhe historianin Theodor Ippen (i cili ka qenë edhe konsull i pergjithshëm i  Austro-Hungarisë në Shkodër në vitet 1897-1904) , ku gjatë qendrimit tij në Shkodër ka vizituar thuajse të gjitha zonat e Shqiperisë “Eperme” ku mendonte se rrezatonin histori.  Rezultat i kesaj pune shkencore janë edhe  citimet e mia nga vepra e Ippenit , Shqiperia e vjetër… nga e cila citojmë:  “Tri orë poshtë Shkodrës  pranë fshatit  Shën Gjergj  derdhet në Bunë nga e djathta e saj , një lum i vogël i cili buron nga liqeni i Shasit , që shtrihet në veri të Bunës  rreth gjysëm ore larg saj. Bregu i djathtë dhe i majtë i liqenit perbëhen nga vargje kodrash , ndersa pjesa sipërme dhe e poshtme është e rrafshët. E para është një fushë e vogël moçalishte , mjaftë e pashendetëshme ku ndodhet fshati i vogël shqiptar Brinja.  Pas këtij fshati , vargu i kodrave gjatë bregut të djathtë të liqenit , quhet mali i Brinjës… Vargu i kodrave në të majtë të bregut të liqenit  është i zhveshur dhe shkëmbor . Në lartësinë që ngrihet mbi pjesën e siperme të liqenit , shtrihen rrënojat e një vendbanimi të moçëm që quhet Shas dhe që i ka dhënë emrin liqenit të vogël. Kisha latine këtë qytet që ishte qendër ipeshkvnore e quante Svacia.  Emri tani i ka kaluar një fshati të vogël , i cili ndodhet në luginën rrezë kodrave në anën e pertejme ku kalon rruga nga Shkodra për në Tivar . Në fshat ku banorët janë muhamedan , vendi i rrënojave quhet “Kishat”…4. “Rrenojat e Shasit , të njohura nga populli me emrin “Kishat” , shtrihen siper fshatit muhamedan Shas , të djegur nga malazezët gjatë luftës së fundit (viti 1877). Ato qendrojnë mbi vargun e zhveshur dhe shkëmbor të kodrave , që nga ana jugperëndimore e ndajnë Anamalin prej pellgut të vogël të liqenit të Shasit të krijuar nga lumi i Bunës. Po t’i shohesh nga poshtë germadhat janë mjaft ipresionuese . Mbi një tarracë të shpatit të kodres duket  një grup ndertesash të rrethuara prej të cilave njera ngrihet më lart se të trjerat e mbi to shquhen konturet e një qyteti të vogël të fortifikuar . Por kur afrohesh  zhgënjehesh fort . Muret e rrënuara  janë ruajtur keq  dhe kalojnë  njëngjyrëshe  e pa trajtë mbi shkëmbin aty pranë  , pa arritur të japin një ide të qartë mbi planimetrinë e qytetit.  Muri rrethues i qytetit  që duket se formonte  një drejtkëndësh të perzgjatur  mbi kurrizin e kodrës  dhe perfshinte dy pjerrësitë ansore , ruhet vetem pjesërisht  në lartësi  , në qoshet verilindore  , ku arrinë gjithsesi në dy bojë njeriu. Në të dallohen dy porta .  Njëra që mezi arrinë madhësinë e një porte shtepije , prej të ciles hyjmë në qytet dhe një tjeter që ndodhet  mbi shpatin  e pjerrët  nga ana e liqenit.  Brenda qytetit spikasin  rrënojat e një kishe  , të cilat ndodhen  në afersi të portës  së parë  në një sop mbi kurrizim e kodrës.  Ajo formon një drejtkëndësh të përzgjatur me një apsidë mbi të cilën ngrihej krejt e veçuar kulla. Brendësia është e mbushur me gërmadha dhe shkurre , megjithatë dallohet  që ndertesa ndahej në dy ambiente ; në narteksin dhe sallën. Nga lartësia ku ndodhet kisha , të kënaq  papritur  një pamje e bukur , ku midis gjelbrimit  spikasin  njollat blu mbi pasqyren e liqenit të Shasit , i rrethuar bujshëm nga kodërvargu i gjatë dhe pyllëzuar deri në rrezë të Malit të Brinjës , i cili pasqyrohet në ujrat e liqenit . Ky u sherbente dikur malësorëve  të fisit të Shkrelit  në veri të Shkodrës , si kullosë dimërore , ndersa sot bënë pjesë në Malin e Zi. Skaji perendimor i liqenit futet  në një fushë të vogël  moçalore  shumë  të dëmshme  për shëndetin. , në anë të së cilës  ndodhet fshati Brija apo Brinjë.  Në grupin e gërmadhave  në tarracen mbi Shas , pra jashtë mureve  rrethuese  , dallohen tri kisha . Njera prej tyre , me perjashtim të një muri  anësor të rrëzuar  , ruhet ende mjaftë mirë.  Me planimetri drejtëkëndëshe  ajo ka një apsidë  të së njëjtes formë  , të mbuluar me kube gjysmësferike , muri i pasëm i të cilës , dikur i zbukuruar me afreska  , pershkohet nga një dritare e lartë dhe e ngushtë. Në pjesen e përparme të kishës ruhet porta me një timpan  gjysmërrethor  dhe një dritare e lartë  me prirje gotike. . Në krahun e majtë  të portës janë murosur tri epitafe që lexohen me veshtirësi . Njëri  prej tyre  është i vitit 1262 dhe permend një peshkop me emrin  Markus.  Qyteti në  mesjetë ka qenë shumë i njohur  nën emrin Suacia  , Soacia , sllavisht Svaç , emër që tani në formën Shas  i ka mbetur fshatit  fqinjë. Ai ka qenë residence e një peshkopi  katolik , priste monedhat e veta  prej bakri  dhe ende në vitin 1332  banorët e tij  , ashtu si  ata të Antivarit (Tivarit) , Ulqinit , Shkodrës  dhe Drivastit (Drishtit) , quheshin latinë (kupto të besimit katolik N.B.) , çka tregon  deri në ditët tona per sundimin  e elementit  romanik në nomeklaturen  topografike të Shqiperisë  veriore. Megjithse qyteti kishte rënë , ai banohej ende  në vitin 1413”.5.  

HOLLËSI PËR GURËT (me epitafe) TË MUROSURA NË TË MAJTË TË PORTALIT..!

Te guri në afersi të portalit  dallohen mirë shenjat :

+          QIE

SC 

CVS BONEME 

MORIE MONEO

CCLXII   

Ky mbishkrim lexohet:

Hic requiescrit Ep[iscopus] Marcus bonae memoriae A[nno] D[omini] MCCLXII. Te Farlati , Illyricum  Sacrum , ku permenden disa ipeshkvë të ipeshkëvisë  së dikurshme  të Shasit  apo Svacias nuk permendet peshkopi  Markus  i shenuar në mbishkrim. Pranë ketij mbishkrimi  ndodhet një mbishkrim tjetër akoma më i fshirë , prej të cilit  dallohen  vetëm shkronjat e mëposhtme:

REO 

PETERVSVIUO 

TE DEUS 

IT 

E M  

Më tej nga e majta ndodhet i murosur  një gur  i tretë, prej të cilit gjysma është thyer  ndersa shkronjat e gdhendura  në pjesën e ruajtur janë të palexueshme. Edhe keta dy gurë janë gurë varresh  që ndoshta u perkisnin  ipeshkëve  apo dinjitarëve të tjerë të kishës.” .6.   Ndersa historiani dhe studiuesi i njohur Dr.Konstantin  Jireçek për qytetin “kalendar” të Shasit shkruan : “…Svaçi latinisht Suacia ose Soacia  , italsiht Suaço ose Soaço , seli e një peshkopi të kryepeshkopisë së Tivarit , permendet qysh  në vitin 1067 e deri në vitin 1530… Kur në vitin 1242 erdhen Tartarët  nga Hungaria nepër Dalmaci per me kthye në Rusi kah Serbia  e Bullgaria , simbas rrefimeve të asokohshmit Arqidjakon Thomas nga Spalato , qytetet e Svacit e Drishtit u rrethuan prej sish e banorët e tyre u prenë. Svaçi mandej është rindertuar , por persëri pati filluar me ra para 1400-it. Njihen para të preme prej ketij qyteti , ku në njëren anë kanë fëtyren e Shën Gjonit Pagzues e në anën tjetër nji logji  dy podesh e në majë nji pirg me mbishkrimin “Sovaci civitas”. Muret e qytetit ishin në 1406 në një gjendje aq të keqe që peshkopi shkoi  si i derguem i qytetit në Venedik  me kerkue leje per “fortificare et murare locum illum” , tue qenë se turqit kishin fillue me plaçkitë  rrethin. Raguzianët i japin peshkopit në 1413 tjegulla per të mbuluar pullazin e kishës. Në shek.XVI qyteti ishte i lanun e i  zbrazët. Giustiniani (historian venedikas N.B.) shkruan në 1553 se në “antichissima citta delle Suazzi” muret edhe pirgjet ishin ende në këmbë dhe hendeqet para murevet  ende lirë…”. Sot katundarët e rrethit i quajnë gërmadhat “Kishat” ase “Shas” , siç quhet edhe nji fshat i vorfen muhamedanësh  aty afër.  Qendrojnë ende muret e qytetit me dy porta  ; veç ketyre shquhen edhe teprica  të disa kishave si dhe gërmadhat e nji kishe të madhe  me altar në pirg e të nji kishe tjetër  me teprica  pikture e me vorrin e nji peshkopi të quajtun Mark e të vdekun  më 1262.”.7.    Qyteti i Shasit ndonse “perfundimisht” u shkatërrua nga pushtuesit ottoman , pas pushtimit perfundimtar të Anës Malit e Ulqinit e tjer në vitin 1571 , ky shkatërrim kishte filluar shumë më heret jo vetëm nga pushtuesit ottoman , të cilët pas fitores të luftës të Fushë-Kosovës të verës të vitit 1389 i sulmonin keto troje herë pa here , por shkatërrimi i qytetit “kalendar” të 365 kishave , kishte marrë goditje jo të vogla edhe gjatë sundimit të dinastisë shqiptare të Balshajve , si të Gjergj Strazimirit II  i cili ishte në luftë me Venedikun , Turkun , por edhe me sllavin Radiq Cernejoviq. Në keto “kushte” , nga frika e pushtimit turko-otoman Gjergj  Strazimiri , Balsha II  do  të nënshkruante me republiken e Venedikut “dorzimin” e qyteteve  e kalave që nga Shkodra , Ulqini e tjer. Per të treguar sodopak nga ato  kohë mendova të citoj  profesorin , studiuesin dhe njohësin e shkelqyer  të historisë të dinastisë shqiptare të Balshajve , Giuseppe  Gelcich i cili shkruan : “…Ndersa po kryhej pushtimi i Shkodrës dhe i vendeve të tjera që i kishin lëshuar  Republikës së Venedikut , në Senatin Venedikas (31 maj 1396) mbrriti lajmi i papritur , dhe në njëfarë mase krejt i paparashikuar , se me 25 prill (1396) Radiq  Cënejoviqi, i mundur nga ushtria e Gjergj Strazimir Balshës II , kishte pësuar humbje të rënda gjatë betejës , se një pjesë e vendit që Cërnejoviqët u kishin gllabëruar dikur Balshajve , po kthehej në duart e Gjergjit II , dhe se më në fund Budva , dhe të gjitha teritoret e qytetit , deri në gadishullin e Portorozos , ishin pushtuar nga (boshnjaku-sllav N.B.) Sandal Heaniqi..”.8.  Pasardhësit e Balshës II ; gruaja Helena dhe veçanarisht djali i tij Balsha III ,  per interesat e tyre do të  bashkëpunonte jo vetëm me dajat serbo-sllav , por edhe me turqit shpesh duke krijuar edhe probleme me republiken e Venedikun  , me të cilen kishte bërë marrveshje babai i tij Gjergj Strazimiri ,Balsha II… Per këtë “situate” dhe pasardhësit e Balshës II studiuesi dhe profesori Giuseppe Gelcich në vepren e tij  të publikuar per herë të pare në vitin 1899 shkruan: “Të gjitha  ato lëvizje dhe ndoshta pakëz edhe allishverishet që po kurdiseshin në Oborrin e Sulltanit , tronditen për një çast guximin krenar të Helenës dhe të Balshës III . Ata pa hequr dorë për asnjë çast nga qendrimi i tyre armiqësor kerkuan ndërmjetësimin e despotit të Serbisë.  Ky i fundit pasi i pranoi plotësisht kerkesat e së motres dhe të nipit , dergoi menjëherë në Venedik ambasadorët e vet me lutjen që Venediku të tregohej zemëgjërë me ata te dy , dhe t’u kthente gjithçka u kishte marrë. Venediku që e ndiente veten të fortë , falë të drejtave që buronin nga traktatet  e nënshkruara me Gjergj Strazimirin II , dhe i lidhur me ato qytete nga një serë marrëveshjesh  , pranoi t’i quante miq dhe  t’i  bënte qytetar të tij… por larg Shqiperisë . ku ata dëshironin të jetonin (18 maj 1406).  Po në këtë kohë Ipeshkëvi i Suazisë (Shazit) u kerkoi venedikasve mjetet per të rindertuar muret e demtuara aq shumë prej sulmeve të turqëve në atë qytet (në Shas N.B.) me 18 maj 1406. Ndersa Gjon Kastrioti (babi i Gjergj Kastriotit Skenderbe) nuk do të jetë sundimtari i fundit që do të kerkonte të bëhej nënshtetas i  Republikës së Venedikut.9.   

Vlenë të shenohet se Shasi në vitet e Gjergj Kastriotit Skenderbe (1443-1468) , por edhe në vitet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit  dhe pushtimit të Shkodrës (me 1479) nga turqit , e deri në vitin 1571 Shasi , si dhe Ulqini , Tivari e tjer ishin nën pretektoriatin (apo më  saktë nën pushtimin) Venedikas , sipas marrveshjes së nëshkruar nga Balshajt , dhe kushteve të krijuara kur kryeheroi i shqiptarëve dhe Europës , “shkruante” me shpaten e tij historinë e mbrojtjes së qytetrimit e besimit Kristian –perendimorë nga pushtuesit barbarë aziatik turko-osman.   Një pershkrim me shumë vlera historike per qytetin e Shasit e bënë edhe  albanologu e historiani me famë botërore Milan  Shuflaj nga i cili zgjodha të citoj: “Njohuritë tona historike mbi disa pika të veçanta të mureve të qyteteve  rreth Shkodrës kanë shumë boshlleqe . Prapa nyjes së madhe  malore të Lisinjës  ngrihej mbi një varg kodrinash shkëmbore të thata Suacium (Soacia , Suvacium , Sovacium , italisht Soaço , Suaço , Suazzo , serbisht Svaç , në një dokument të vitit 1089). Qyteti gjendej në krahun e majtë të shtratit të lumit Medjureç , i cili është kthyer në një liqen (liqeni i Shasit) , gërmadhat e tij shihen edhe sot siper katundit të vogël të Shasit dhe quhen nga populli  Kishat . Muri rrethues i ketij qyteti të vogël duket se formonte një katërkëndësh të ngushtë dhe të gjatë në drejtim të kurrizit të malit dhe perfshhinte edhe dy shpatullat e tij. Tek ai shihen akoma dy porta , njëra është sipër fshatit , tjetra te shpatulla e pjerrët e liqenit. Qyteti u plaçkit nga tartarët (1242) , por e mori veten  përsëri  dhe në fillim të periudhës së princërve (1388) filloi dekadenca e shpejtë. Në vitin 1406 muri ishte në një gjendje të vajtueshme , por qyteti vegjetoi edhe disa kohë (1413). Pastaj bëhet një pronë e thjeshtë (1443) dhe në vitin 1470 quhet “villa de Suazzo”. Në vitin 1553 (veneciani) Giustiniani shkruan se muret dhe porta e qytetit ishin akoma , dhe gjë që veçanarisht na çuditë (ch’e piu maraviglioso) , edhe hendeku i qytetit nuk ishte mbushur me ledh “. 10. Vepra nga e cila citova si më siper është publikuar në vitin 1918. Por nga dr.Milan Shuflaj mendova të vijoj një citimin të një vepre tjeter të tij , per qytetin e Shasit  të botuar per herë të parë në Zagreb në vitin 1915 , nga ku “mësojmë” se :  “Të gjitha kishat qytetare  të permendura tashma janë vetëm një pjesë e vogël e sasisë së dikurshme , siç del veçanarisht e qartë në rastin e Shasit , ku nuk na permendet me emër as edhe një kishë , dhe ku akoma edhe sot gjenden rrënojat e një kishe me kompanjel mbi apsidë të ndertuar në stil kalimtar dhe më tej rrënojat e një kishe më të vogël me gjurmë afreskesh dhe fragmente mbishkrimesh që i perkasin vitit 1262. Në vitin 1553 veneciani Giustiniani  shkruan , se në atë qytet shumë të vjetër gjenden rrënojat e 360 kishave dhe kapeleve. Dhe akoma edhe sot fshatrët shqiptar tregojnë se ky qytet kishte shumë kisha , dhe rrënojat e tij ata i quajnë “Kishat”, pra në numrin shumës të fjalës “kishë”. Gjatë kohës së turqëve u shkatërruan të gjitha kishat mesjetare , por edhe më parë shumë të tilla  u shkatërruan  qoftë nga luftrat e brendëshme , qoftë nga “dhëmbi shkatërrues i kohës”. Në vitin 1396 pas luftës të pergjakshme midis Radiq Cërnojeviqit  dhe Gjergjit II Balshës , u riparuan pothuajse njëkohësisht kishat katedrale të Tivarit  , të Ulqinit dhe Abacia e Rotecit (Rtac). Raguza në atë kohë dergoi sasi shumë të madhe tjegullash , dhe të njëjten gjë e bëri edhe më vonë  per riparimin e katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër (1403)  dhe të katedrales së Shasit (1413).”.11.  Për rrënojat e sotme të qytetit të Shasit është kujdesur albanologu , studiuesi dhe perkthyesi i perkushtuar “filo-shqiptar” (tashma i ndjer) Robert  Elsie i cili në “fjalorin historik të Shqiperisë” i ka kushtuar Shasit keto rrjeshta: “ SHASI , Zonë arkeologjike dhe ngulim mesjetar pranë lumit Buna në anën malazeze të kufirit të sotëm. Në kulmin e lulëzimit të vet  në Mesjetë , Shasi ishte port për tregti me vendet e tjera të Adriatikut. Në latinisht njihej si Suacium , në italisht si Suazzo ose Sfazzi , në mesjetën sllave  si Svaç dhe në frëngjishten e vjetër si Soans. Shazi permendet për herë të parë në vitin 1067. U plaçkit nga tartarët më 1242  dhe rënia e tij filloi  në fund të shek.XVI… u shkatërrua nga trupat osmane.”. 13.  Mendova që t’i  “mbyllë” citimet e studiuesve , albanologëve dhe historianëve me studiuesin shqiptar të ditëve tona , të mirnjohurin e vlersuarin Dr. Dom Nikë Ukgjini , ku nga puna studimore e të cilit citoj : “Dioqeza e Shasit (Soacen , Soazzo , Suatinesis , Sfacia , Svaç , Shas ) e kishte qendren e vet në qytetin mesjetar me të njëjtin emër Shas , i cili gjendej në jug të Tivarit  e në veri të lumit Buna , tek liqeni i vogël afër fshatit të Brisë ( mali i Brisë) dhe rrugës e cila shkon nga Shkodra për Tivar.  Për herë të parë dioqeza permendet në koncilin Duvnos (Delmitanus) në vitin 877 , dhe i takonte Metropolisë së Dioklesë , kurse më vonë arqipeshkvisë së Tivarit.  Në vitin 1610 , Arqipeshkvi i Tivarit , Marin Bizzi , thotë për këtë dioqezë : Shasi ishte dikur një qytet shumë i madh dhe bukur i ndertuar , ashtu siç dëshmojnë sot gërmadhat e tij. Thuhet se këtu ka pasur 365 kishë , aq Kishë sa ditë kishte viti. Sot nuk ekziston më , është vetëm një fshat.  Në kohen kur aty pari udhëtoi Bizzi , ende ka ekzistuar kisha rezidenciale e Shën Gjon  Pagëzuesit , e cila me siguri do të jetë ndertuar në vitin 1300 , kurse tjetra  gjithashtu  Kishë e rëndësishme , ka qenë Kisha kushtuar Shën Mërisë , e cila gjendej pranë mureve të qytetit dhe është ndërtuar  në vitin 1262. Sipas Daniele Farlatit (njeri ndër autoret e vëllimeve të veprës madhore Iliricum Sacrum-Iliria e Shenjte ,N.B.), si ipeshkëv i fundit i Shasit  përmendet  Thomas , në vitin 1530 , ndersa turqit pushtuan qytetin në vitin 1571 , kur edhe shkatërruan dioqezen në fjalë.”.13.  

KISHAT “KALENDAR” BESIMI  E  QYTETRIMI…

Trashigimia historike na tregon se në qytetin e Shasit  kanë qenë të ndertuara 365 kisha , pra aq kisha sa ditë ka viti  , ku  secila kishë i kushtohej një shenjtori kristian ,  i  “shoqëruar” me diten e perkujtimit e festimit të këtij shenjëtori. Kishat me emrat e shnjëtorve dhe ditet e tyre ishin një “Kalendar” i çdo motmoti (viti) , gjë që e bënte Shasin një qender fetare dhe qytetare unike në të gjithë Europën e më gjërë… Megjithë këtë histori , sot Shasi është një trashigimi rrënojë -historike arbnore-shqiptare , por fatkeqësisht rrënojë është edhe historia e kishave “kalendar”.  Nga 365 kisha mund të identifikojmë qartë vetëm muriet e kishës rezidenciale kushtuar Shën Gjon  Pagëzuesit dhe rrënojat e kishës kushtuar Shën Mërisë. Nga trashigimia gojore “mendohet” se disa nga rrënojat e kishave u perkasin , kishave kushtur Lindjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit , Shën  Markut Ungjilltar , Shën Mhillit , Shnaprenës (Shën  Prendës) , Shën  Shtjefnit , Shnazefit (Shën  Jozefit) , Shën  Nikollës , Shën  Vlashit ,  Shën Pjetrit-apostull , e mbi të gjitha nën keto rrënoja duhet të kenë mbetur kishat kushtuar apostujve Shën Pal (Ptroni i qytetit të Shasit) e Shën Mateu , perkatësisht predikuesit e doktrinës kristiane në Iliri dhe në treven Ilire të Dardanisë e tjer shenjëtor , që gjenden (me ditët e tyre) edhe  në kalendarët e sotëm katolik të 365 ditëve të vitit… Nën rrënojat e sotme të qytetit “kalendar” të Shasit perveç kishave kushtuar shenjëtorëve Kristian-Katolik “botëror” gjinden (“pa tjetër”) edhe rrënojat e kishave kushtuar shenjëtorëve me origjinë Ilire si ato kushtuar martirëve të parë Ilirë të Kristianizmit , Shën Florit dhe Shën Laurit nga Dardania (Kosova), Shën Astit nga Durrësi (të tre keta shenjëtor të martirizuar në fillim të shekullit II-të). Shen Eluterit  Papë nga Nikopoli i Epirit , i cili qëndroi në krye të selisë Papnore në vitet 175-189  , Shen Kajit Papë  nga trojet e Malesisë Madhe , i cili qendroi në krye të Selisë Shenjtë në vitet 283-296. Shen Kostandinit ,(perandori i Romës Kostandini i Madh nga Nishi i Dardanisë) i cili me  Ediktin e Milanos të vitit 313 , bëri që besimi jetdhënës Kristian të perhapet , perqafohet e praktikohet i lirë , pa  perndjekje “shtetrore”… Shën Helenës (nënës të Kostandinit të Madh) , zbulueses të  varrit , kryqit dhe gozhdëve të kryqëzimit të Jezu Krishtit. Shën Donatit shenjëtorit nga Paramithia e Çamërisë , shek.IV. Shën  Niketë  Dardanit (nga Kosova) , autorit të hymnit kishtar (edhe sot) “Te Deum  Laudamus” (Ty Zot të  Lavdrojmë..) , shek.IV. Shën Martinit , ilirit që në gjysmen e dytë të shek.IV  do të bëhej Shenjt  pasi u dallua për përhapjen e Kristianizmit në përgjithësi dhe çrrënjosjen e mbeturinave të paganizmit në fshatra e malësi të Francës..   Shën Jeronimit (që kishte lindur nga prinder Ilir në Dalmaci) i cili perktheu Biblen (vulgaten) në versionin zyrtar në gjuhen e perendimit latinisht e tjer. Shën Jeronimi (347-420) njihet si një ndër dijetarët më të mëdhenjë perkrah Shen Agustinit..  Papa Gjonit i IV me origjinë nga trevat veriore të Ilirisë , i cili per meritat e tij ishte zgjedhur papë në Selinë e Shenjte në vitin 640 (në 642 vdiq)…etjerë.  Këta shenjëtor që cilësove janë vetëm disa nga (qindra) shenjëtorët iliro-arbënor të cilëve mendoj se qyteti Arbënor i Shasit u ka pas ndertuar e kushtuar kishat me ditet e tyre perkujtimore e festive…14.  

NË TË NJË KONKLUZIONI 

Per hirë të vertetës duhet thënë se ndonse dorën perfundimtare të shkatërrimit të qytetit “kalendar”të 365 kishave të Shasit (si dhe të shumë qyteteve dhe qendrave urbane arbënore-shqiptare), ja dhanë pushtuesit shumëshekullor turq , ky shkatërrim kishte filluar shumë më heret ,veçanarisht mbasi  zbriten nga Uralet , sllavët jabanxhi në trojet etnike iliro-shqiptare. Ardhacaket e vonë sllav , sapo u organizuan “shtetrisht” në Ballkan , (të pakten që në fillimin e shekullit XI e mbrapa , me Stefan Nemajen e më vonë me Stefan Dushanin e tjer) ishin munduar (kryesisht) me luftë per të grabitur troje etnike shqiptare.  Siç dihet trojet që i pushtonin sllavo-serbët , mbasi u shkatërronin monumentet e besimit e qytetrimit u mundonin që mbi ato Iliro-Arbëre-Shqiptare  të ngulnin “gurët” e fitorës , siç i quanin ata shëndrrrimet e ndertimet e tyre të dhunshme, mbi monumentet e besimit e qytetrimit qindra e mijëra-vjeçar shqiptar , madje edhe vendeve e vendbanimeve që i pushtonin u ndryshonin edhe emrin (toponimin). Shembujt mund të gjinden lehtësisht edhe sot pasi ende trashigojmë jo pak emra sllav të vendeve e vendbanimeve  si  fshatra , katunde , vende historike e tjerë… Siç dihet nga historia e luftrave të shqiptareve me sllavët (serbo-malazez) për shkatërrimin e qytetit  “kalendar” të  Shasit , një “ndihmë” jo të vogël sië thamë kanë dhënë , perveç turqëv edhe sllavët (që “çditërisht” shpesh kundë shqiptarëve , kryesisht atyre katolik ishin bashkë)… Fatkeqësisht pas shpalljes së pavarësisë së Shqiperisë (1912) nga pushtuesi rreth 450 vjeçar turko-osman (si dhe shumë troje të tjera etnike iliro-arbënore-shqiptare) edhe trashigimia e qytetit të Shasit kishte mbetur  nën okupimin malazez-jugosllav. Per ketë “arësye” hulumtimet profesioniste arkeologjike u perkasin viteve tetëdhjetëtë shek.XX . Keto hulumtime të autoriteteve (profesioniste) serbo-malazeze-jugosllave , pasi bënë disa germime arkeologjike , dhe nuk arriten rezultatet e pritshme (në favor të tyre) ata i lanë pergjysëm keto gërmime , pasi  nga gërmimet e kerkimet e tyre arkeologjike në Shas janë gjetur , matriale ndertimi të shekullit katërt , si dhe enë e orendi shtepiake , prerje monedhash , stoli të ndryshme e tjera , që  vertetonin palëkundëshmerisht  se Shasi e trojet per-rreth kanë qenë vendbanime të hershme Ilire-arbënore-shqiptare  , të pakten  edhe pesë shekuj perpara se  sllavët të zbritshin nga Uralet dhe t’u afroheshin ketyre trojeve  etnike shqiptare… Per kundër kësajë historie që edhe muriet dhe  rrënojat e Shasit flasin  vetëm shqip , ardhacakët sllav , mendojnë se me kishen e tyre (nëse mund të quhet e till) do të bejnë që edhe muriet e rrënojat e qytetit  “kalendar” të 365 kishave katolike –ilire-arbnore-shqiptare të  “flasin” nashke (serbisht). Ketë qellim kanë edhe vizitat e hierarkëve të kishës serbe , por fatësisht si edhe deri sot Shasi dhe historia e tij kanë folur , flasin e  do të flasin në perjetsi vetëm shqip. Për këtë na japin “garanci” edhe banorët e Shasit e trojeve të tjera etnike shqiptare , të cilet ndonse per arësye të kohëve të veshtira të pushtimit turko-osman , janë detyruar të lëshojnë besimin e të parëve të tyre katolik-kristian , dhe në vend të tij të perqafojnë besimit islam , besim që u ka mundësuar vetem një rrugë tjetër per të besuar në Zotin që është një dhe vetëm një si per Kristian dhe musliman ,  por që nuk u ka tjetësuar ndergjegjen kombëtare Iliro-Arbnore-Shqiptare per të ruajtuar vlerat më të çmuara të historisë dhe trashigimisë etnike , të rrënjëve  e trungut të civilizimit e besimit Europerendimor. Këtë banorët e Shasit  dhe ata të trojeve të tjera shqiptare (ndonse të okupuar nën Malin e Zi) e kanë treguar dhe e tregojnë vazhdimisht edhe per ruajtjen e vlerave e trashigimisë (edhe pse rrënojë) të qytetit “kalendar” të 365 kishave…

REFERENCAT:

1.Milan Shuflaj“SERBET DHE SHQIPTARET“, faqen 15, Shb”Bargjini”,Tiranë 2002.  

2.Dr.Milan Shuflaj , Qytetet dhe kështjellat  e Shqiperisë , kryesisht në mesjetë , fq.10-11, botime Onufri 2009.

3.Fulvio  Kordinjano ; SHQIPERIA  permes vepres dhe shkrimeve  të misionarit të madh At Domeniko Pazi 1847-1914 , vll. Dytë , fq.29 , botime “Almera” 2008.

4.Theodor  Ippen ; Shqiperia e Vjeter… , fq.232 ,Tiranë 2003.

5.Theodor  Ippen , po aty , fq.140-142 ,Tiranë 2003. 

6.Theodor  Ippen , po aty ,fq.234 .

7.Vezhgime Iliro-Shqiptare , perpilue prej  Dr.Ludwig Von Thalloczy-t , Munch Und Leipzig 1916 , e perkthye shqip nga Mustafa Merlika-Kruja ,fq.119 , 124-125.  

8.Giuseppe  Gelcich , Zeta dhe Dinastia e Balshajve , fq.207-208 , shpb “55” , Tiranë 2009.

9.Giuseppe  Gelcich , po aty , fq.265-266.

10.Milan Shuflaj;Qytetet dhe kështjellat e Shqiperisë, kryesisht në mesjetë, fq.51-52. 

11.Dr.Milan fon Shuflaj , Situata  të kishës në Shqiperinë paraturke , fq.133-134 ,botime  Franceskane 2013 , perkthye nga orgjinale  gjermanisht dhe pergatiti per  botim Dr.phil.MA Edmond  Malaj.

12.Robert Elsie ; Fjalori historik i SHQIPERISË , fq.540 , shtepia botuese Eugen , Tiranë 2011.

13.Dr. Dom Nikë  Ukgjini ; Kisha katolike në trevat Shqiptare nga shek.XI deri sot. Fq.120-121 , qendra botuese shoqata jezuitëve , Tiranë 2016.  

14.Emrat e shenjëtorëve Iliro-Arbënor i perzgjodha nga revista  “Leka” ; Të drejtat e Shqipnisë Etnike , vll.I  ,shtypashkronja “Zoja e Perlyeme 1944 , fq.311-320. Botim fototipik , Albin 2001.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ndue Bacaj

DËSHMIA SI FAKT HISTORIK DHE ZBARDHJA E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI

October 27, 2021 by s p

Sokol Paja/

New York më 26 Tetor 2021, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA priti poeten Luljeta Lleshanaku, e cila erdhi si përfaqësuese e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj uroi mirëseardhjen dhe foli rreth rëndësisë së zbardhjes së krimeve të diktaturës në Shqipëri. Në këtë takim Luljeta Lleshanaku ndau me vatranët dhe diasporën shqiptare në New York informacionin mbi punën e bërë nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, për transparencën e të shkuarës komuniste, por duke u ndalur konkretisht në rolin e pazëvendësueshëm dhe nevojën imediate të dëshmive të të mbijetuarve nga kampet dhe burgjet në diktaturë. Poetja Luljeta Lleshanaku u shpreh për të pranishmit se “Puna jone si Institut filloi vonë, shumë vonë: 20 vjet pas shembjes së regjimit. Nuk ka mbetur më pothuajse asnjë dëshmitar nga Kampet e Punës së Detyruar në Maliq që ka qenë një nga tmerret më të mëdha të atij sistemi…dhe shumë pak kanë mbetur gjallë nga kampet me tela në Tepelenë, Berat dhe Krujë…Pra, kemi humbur një pjesë të madhe të dëshmitarëve dhe vazhdojmë të humbim çdo ditë…Shumë nga numrat e mi të kontakteve në celular, janë jashtë funksionit tashmë, sepse zotëruesit e tyre kanë ndërruar jetë. Dhe duke humbur dëshmintë, po humbasim edhe historinë. Një pjesë e madhe e të mbijetuarve, pra dëshmitarëve, jetojnë në diasporë, dhe uroj që ky takim të shërbejë si një inkurajim a thirrje për ta. Do të mund të gjejmë mënyra të shpejta që secili prej tyre, të mund të japë dëshminë e tij me shkrim ose në formën e video-regjistrimit nga kudo që ndodhet. Rrëfimi e çdo individi që ka qenë objekt persekutimi, është mjaft i rëndësishëm për punën tonë, por  së pari unë e konsideroj si një çështje ekzistenciale dhe si një detyrim moral që ne, ju e keni ndaj vetes, të afërmve, bashkëvuajtësve dhe brezave të rinj që dinë shumë pak, ose pothuajse aspak mbi tmerret e komunizmit në Shqipëri”- përfundoi Luljeta Lleshanaku. Puna kërkimore në këtë Institut, tha Lleshanaku na përballi prej fillimi me një mungesë të theksuar dhe kaos dokumentacioni zyrtar, që janë pikërisht ato burime, që do ta bënin të pakontestueshëm çdo lloj pretendimi të palëve.  Bëhet fjalë për dokumente që nuk kanë ekzistuar kurrë (pra akte pa dokumente), dhe dokumemte që janë zhdukur; por edhe ato që ekzistojnë, në pjesën më të madhe nuk paraqesin seriozitet në aspektin formal, administrativ.  Pra jemi ndeshur me mendësinë e një shteti që: e para, kujdesj të mos linte asnjë gjurmë kompromentuese pas, duke iu fshehur madje edhe vetvetes, dhe e dyta: me një mungesë të theksuar profesionalizmi në administrimin e dokumentacionit, duke përmbysur kështu edhe një lloj miti të krijuar në popull,  sipas të cilit ‘shteti i Enver Hoxhës, edhe pse diktaturial, gjithsesi funksiononte si shtet.’ Në rrethana të tilla,kujtoi Lleshanaku,  roli i dëshmisë së të mbijetuarve nga persekutimi komunist merr rëndësi të jashëzakonshme. Dëshmitë plotësojnë hallka shumë të rëndësishme informacioni, kryesisht në këto momente: Internimet në kampe me tela me gjemba(1945-1954); kampet e internimit (1953-1990) dhe dëbimet; evidencat mbi torturat, keqatrajtimet, denigrimin, presionet psikologjike të çdo lloji, survejimin e vazhdueshëm– që përbëjnë ndoshta edhe nën më të errët e diabolike; databazat e sakta të vendeve të vuajtjeve të dënimeve; përvetësimin e pronave dhe grabitjen e arit, sekuestrimet e çdo lloji si pjesë e reformave komuniste në ekonomi — që gjithashtu janë pjesërisht të dokumentuara” përfundoi fjalen e saj Luljeta Lleshanaku. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij takimi ishte leximi i letrave të kohës së burgut dhe përndjekjes në kampet e internimit nga Lek Mirakaj, 80 letra që tregojnë ferrin dhe persekutimin komunist mbi shqiptarë të pafajshëm. Në këtë takim shumë emocionues u bënë pjesë edhe studentët shqiptarë të ekselencës që janë mbështetur nga Fondi i Vatrës për studentët: Alesia Beqaraj, Elyssia Rukaj, Edma Arizaj, Mirea Hasanaj, Franka Veliu dhe Lorna Floqi e Anthony Evangelista që nuk mund të ishin present për arsye të distancës gjeografike. Dielli me rastin e numrit të Pavarësisë do përgatisë një speciale për të gjithë këta studentë që janë krenaria shqiptare dhe e ardhmja e diasporës e Vatrës në Amerikë.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT