• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Faton Bislimi: Lugina e Preshevës mbetet pika më domethënëse dhe më prekëse e kauzës sonë kombëtare

November 24, 2021 by s p

Lugina e Preshevës mbetet pika më domethënëse dhe më prekëse e kauzës sonë kombëtare. Në cilësinë time si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit tonë në SHBA, organizatës së vetme lobiste të regjistruar në Washington, DC që nga 1989, sot isha në një vizitë e mision fakt-mbledhës në Luginë sipas kërkesës së miqëve tanë të fuqishëm në Capitol Hill. I falëmnderoj për mikpritjen dhe diskutimet e frytëshme znj. Ardita Sinani, Kryetare e Preshevës, z. Ragmi Mustafa, Nënkryetar i Preshevës, z. Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit dhe z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bashkëbisedim virtual kishim edhe me z. Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë, me që ai ishte me angazhime në Parlament. Nuk ka organizatë tjetër që ka punuar më sistematikisht sesa lobi ynë për të ngritur çështjen e Luginës tek qarqet kyçe të politikbërjes së jashtme amerikane, veçanërisht në Kongresin e SHBA-ve, tash e gati dy dekada. Diskriminimi nacional e njerëzor i Beogradit, që përjetojnë çdo ditë motrat dhe vëllezërit tanë në Luginë është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i papërballueshëm tutje. Secila ditë e humbur nga Tirana e Prishtina zyrtare për të vënë në ballinë të një strategjie gjithëkombëtare çështjen e Luginës është fitore për planin dinak e të heshtur të Serbisë për spastrim etnik të asaj treve. Si Ligë, bashkë me miqët tanë në Washington, DC, do vazhdojmë me intensitetin e përkushtimin më të lartë të sjellim në vëmendje të Amerikës dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar kauzën e drejtë të shqiptarëve autoktonë të Luginës. Me zemër të rënduar nga realiteti i zymtë që pashë direkt, u ndava nga Lugina sot fizikisht për të vazhduar misionin tim në Capitol Hill nesër, ashtu që bashkë me lobin tonë në SHBA të sjellim jo vetëm shpresën por edhe përkrahjen e nevojshme e domosdoshme për lirinë e barazinë shqiptare në Luginë! Tjetër derë nuk kemi!

Filed Under: Analiza Tagged With: Faton Bislimi

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin kanadez Justin Trudeau

November 24, 2021 by s p


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Kryeministri Trudeau ka përgëzuar Presidenten Osmani për mandatin që ka për të shtyer përpara shumë nga vlerat që kanë rëndësi për Kanadanë. Tutje, ai theksoi se qëndrimi i vendosur i Presidentes për demokracinë dhe kundër korrupsionit, pikëpamjet progresive qoftë për mjedisin apo për fuqizimin e grave, janë fusha në të cilat Kanada pret të punojë me Kosovën.Presidentja Osmani ka potencuar shumë fusha në të cilat mund të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë, nga fusha e mbrojtjes e diplomacisë e deri tek tregtia e arsimi. Sipas saj, Kosova mund të përfitojë nga përvoja kanadeze, posaçërisht sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje. Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Trudeau për mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme kohore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet me Kanadanë dhe ka përmendur se në këtë frymë gjatë kësaj vizite ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada. Presidentja Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, Presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike.

Filed Under: Featured

Marrëdhënia e Midhat Frashërit me librin

November 24, 2021 by s p

(Fjalë me rastin e dhënies së çmimit për veprën më të mirë studimore në panairin e librit 2021)


Uran Butka


Vlerësimi nga ana e jurisë së panairit të librit 2021 me çmimin për veprën më të mirë studimore është një akt madhor, por edhe një domethënie për veprën e zgjedhur të Mid’hat Frashërit, e cila rrjedh nga një përcaktueshmëri genetike e hershme, nga një vullnet titanik, ndjeshmëri e lartë artistike, kulturë e gjerë evropiane dhe një mendje e ndritur. Ndoshta edhe një providencë, që vepra madhore e tij që i rezistoi kohës (shekujve 19, 20 dhe 21), përbaltjes dhe amnezisë shoqërore e politike, të rikthehet e të vlerësohet pas 140 vjetësh, kur është më i nevojshëm se kurrë.Gjithashtu është një akt kulture, sepse vlerësimi i kësaj vepre vjen nga njerëzit e kulturës, nga juria profesioniste e librit, por vjen edhe nga vetë libri, i cili ia kthen borxhin, mundin e mirënjohjen të Zotit. Libri ishte qenia më e çmuar e Midhatit, madje edhe përpara lirisë apo që të çon te liria, mjeti i ndriçimit, ndërgjegjësimit dhe përparimit të një kombi.Në moshën 17 vjeçare, djaloshi Frashëri, themeloi në Stamboll biblioteken personale “Lumo Skëndo”, duke dëshmuar një mëvehtësi dhe një mendësi kulture vetiake, në mjedisin e rilindës dhe të bobliotekave të Abdyl, Naim dhe Sami Frashërit.Botimet e para të tij ishin libra për shkollat shqipe, me të cilët fëmijët të mësonin gjuhën e mëmës dhe diturinë, si edhe përkthimet nga gjuhët e perëndimit të një letërsie artistike dhe edukative për të rinjtë, ndër të cilët edhe “Vilhelm Teli”, për të ngjallur ndjenjën e lirisë e të çlirimit kombëtar.Si kryetar i Kongresit të Manastirit (1908) ai ka meritën që ndihmësoi për miratimin e alfabetit plotësisht latin të shqipes, me të cilin ai shtypi librat, gazetat dhe gjithë literaturën e mëpasme.Më 1909 botoi revistën kuturore “Diturija”, që vijoi për 20 vjet dhe ishte një libër i hapur për shqiptarët.Haxhiqamilistët ai dogjën shtëpinë dhe bibliotekë në Elbasan më 1914, ku ishte mësues i shqipes, pas dorëheqjës nga qeveria e Ismail Qemalit. Më 1917, armiqtë e librit ia dogjën pasurinë librore, që e kishte sjellë nga Stambolli dhe e kishte vendosur për ta ruajtur në shtëpinë e Vrionasve në Berat. Atje, mes të tjerash, gjendeshin, sipas pohimit të vetë Mid’hatit, edhe dorëshkrimet e Abdyl Frashërit per Komitetin e Stambollit dhe Lidhjen shqiptare të Prizrenit.Por ai as nuk u thye, as nuk iu nda librit.Kur ndodhej në Evropë, në vitet 1914-1922: në Bullgari, Rumani, Gjermani, Zvicër, Angli dhe sidomos në Paris dhe Gjenevë, ku ai ishte kryetar I delegacionit shqiptar në Kongerëncën e Paqes dhe Lidhjen e Kombeve, ai shkroi dhe botoi veprat kryesore të tij si “Hi dhe Shpuzë”,”Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë”, “Për Shqipërinë” etj. Po ashtu, mblodhi nektarin e literaturës evropiane, bleu me shpenzimet e tij veprat më të mira veçanërisht botimet për Shqipërinë, shënoi në çdo cep të tyre vendin, datën dhe çmimin dhe i solli në Shqipëri. Kjo pasuri librore prej mëse 40.000 vëllimesh, e sekuestruar në në fund të vitit 1944 nga komunistët, ndodhet sot në Bibliotekën Kombëtare dhe në institucione të tjera private e shtetërore. Një sallë e Bibliotekes kombëtare sot mban emrin dhe botimet e Lumo Skendos.Në vitet 1923-1926, kur ishte ambasador i Shqipërisë në Athinë, përveç mbrojtjes së fuqishme të çështjes Çame, ai nuk u shkëput nga libri dhe krijimtaria, madje prej andej dërgoi dhe botoi në Tiranë librin “Plagët tona”,(1924) një vepër më karaktes të theksuar sociologjik etjKur u kthye nga Greqia, pasi dha dorëheqjen si ambasador për faktin e shëmtuar kombëtar të shtetit shqiptar të faljes së Shën Naumit dhe të një pjese të Vermoshit -Jugosllavisë, bashkë me protestën midhatjane” Anjë pëllëmbë të mos japim nga trupi i mëmëdheut” , Midhati u shndrrua nga diplomat, historian, shkrimtar, publicist, biograf, albanolog, bibliograf, përkthyes, kritik gjuhësor dhe letrar etj, në një librar të thjeshtë. Çeli në Tiranë librarinë “Lumo Skëndo”, një vatër e librit dhe e kulturës shqiptare në vitet ‘30-’40, ku merrnin libra, por edhe shpjegime, udhëzime ,komente, porosi për to nga librari Lumo Skendo për intelektualët, por edhe për të rinjtë, nxënësit , njerëzit e thjeshtë. Ndërkohë, Libraria “Lumo Skendo” kishte marrëdhënie me libraritë dhe shtëpitë botuese të vendeve kryesore te Evropës, si edhe me dijetarë dhe albanologë të shquar evropianë si Shuflai, Pedersen, Jokli, Roques, Majer etj Jeta dhe puna në librarinë “Lumo Skendo” ishte periudha më e qetw dhe më e bukur në jetën e tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Uran Butka

SHQIPTARI ABIDIN DINO…REGJIZORI I FILMIT TE FAMSHEM “GOAL” PER BOTERORIN E VITIT 1966…

November 23, 2021 by s p

“Goal” (1966) nga Abidin Dino (1913 – 1993)


Dergoi per botim: Saimir Z. Kadiu


55 vjet me pare, me 30 korrik 1966, Anglia mundi ne finalen e madhe RFGJ 4-2 pas kohes shtese dhe u shpall Kampione e Botes.Per aresye te moshes ( kam qene vetem 3 vjec) nuk kam patur fatin ta shikoja live kete boteror fantastik.Por disa vite ne pas do te ishte nje film fantastik per kete boteror te cilin do ta shikoja dhjetra here tek kinema Dajti. Dhe yjet e 66-tes Bobby Charlton, Bobby Moore, Jeff Hurst, Seeler, Beckenbauer, Eusebio, Haller, Jashin, Albert, Ratini etj. me dukeshin si fqinj qe i takoje cdo dite tek kinema Dajti…Filmi “Gol” do te behej nje dashuri e madhe e brezit tim qe luante “mendsh” per kembetopin…Por askush nuk e dinte qe ky film dokumentar i jashtezakonshem kishte lidhje edhe me shqiptaret…Nje nga regjizoret e tij, ai me artisti, ai me fantazisti, ai me romantiku ishte ne gjak shqiptar nga nje familje e madhe shqiptare..Quhej Abidin Dino…Abidin Dino vizatoi nje numër skicash të shpejta të skenave në Londër në vitin 1966 në format A4 në përgatitje të dokumentarit “Goal! World Cup 1966”. Me regji nga Abidin Dino dhe Ross Devenish filmi “GOAL”, fitoi Çmimin BAFTA për dokumentarin më të mire per Kupen e Botes 1966.Ka qene nje nga dokumentaret me te mire te historise se futbollit. Detajet fantastike te filmit jane te gjitha made in Abidin Dino…Nuk ishte thjesht nje film per futbollin… por perfshinte jeten, ndjenjat dhe boten e njerezve qe ndiqnin lojen magjike te topit.Keto vizatime te veçanta qe po postoj jane një imazh i gëzueshëm per njerëzit qe dëgjojnë një lojë futbolli në Rrugën Carnaby. Jane vizatime rastësore, por qe kapin energjinë dhe lumturinë e njerëzve që festojnë golin e shënuar. (Keto vizatime jane në koleksionin e Muzeut Sakip Sabanci, Stamboll, Turqi)Dino ishtë një nga mjeshtrat e pikturës moderne turke, me i madh piktor turk i shekullit XX.Ka lindur në Stamboll ne nje familje me origjinë shqiptare nga Çameria. Gjyshi i tij ishte Abidin Dino (lindur ne Preveze te Çamerise ne vitin 1843 dhe vdekur ne Turqi ne vitin 1906), Minister i Jashtem i Turqise dhe nje nga organizatoret e Lidhjes se Prizrenit. Nje personalitet i madh i kohes…njekohesisht edhe themeluesi i burses se Stambollit. Babai i Abidin Dinos se ri ishte Rasih Dino (1865–1928), Firmetar i Pavarsise me 28 nentor 1912.Në vitin 1913, Rasih Dino ishte kryetar i delegacionit të Shqipërisë se Ismail Qemalit ne Londer ne kohen e nenshkrimit te Traktatit te Londrës, i shoqëruar nga Mehmet Konica dhe Filip Noga. Ky delegacion i paraqiti kryetarit të konferencës, ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Britanike, Eduard Greit vijën e kufirit shtetëror të viseve etnike shqiptare, një pasqyrë të hollësishme të mbi përbërjen e popullatës që banonte krahinat që duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar.Artisti i ardhshem jetoi bashke me familjen e tij në Zvicër dhe Francë deri në moshën 12 vjeç. Me pas filloi shkollën e mesme amerikane “Robert College” ne Stamboll, por u largua për tu bërë piktor. Punoi si karikaturist dhe ilustrues dhe i përfshirë në projekte në Leningrad, Moskë, Kyiv ( i ftuar nga kineasti i famshem rus Sergey Yutkevich, regjizori i ardhshem i fimit Skenderbeu), Paris. Dino projektoi gjithashtu Pavionin turk për Panairin e New York-ut në 1939. Pas luftes ai nuk parapelqehej nga politika turke e kohes … u internua në Turqinë juglindore dhe më pas me ndihmen e miqve te tij emigron në Paris, ku jetoi deri në vdekjen e tij ne vitin 1993.Mik i ngushte i personaliteteve te tilla si Picaso, Gertrud Stein, Tristan Tzara, Nazim Hikmet, Jashar Qemal, Max Ernst etj.Para dy vitesh isha per nje vizite pune ne Stamboll. Shfrytezova rastin edhe per te pare disa librari te famshme te qytetit me te rendesishem turk, midis te cilave edhe librarine e famshme Denizler Kitabevi ne Beyoglu, sidomos per librat e vjeter, hartat e shekujve te kaluar, gravurat, vizatimet e piktoreve te medhenj turq apo fotografite e te madhit Ara Guler …Krenari e veçante kur librashitesi shume i kulturuar permendi “arnautin” Abidin Dinon si piktorin me te madh dhe me te rendesishem turk te shekullit XX…Nga fisi Dino kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të si dhe deputet ne parlamentin grek.Motra e tij Lejla Dino ishte kryetare e Shoqatës së Grave shqiptare të diasporës që do t’i shkruante letër gruas së presidentit Wilson për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Vellai tjeter Ahmet Dino ishte nje nga vallëzuesit modernë më në zë të Zvicrës në kohën e vet.Ne atdheun e te pareve te tij, ne Sarande, ka nje rruge qe mban emrin Abidin Dino. Por nuk dihet eshte per gjyshin apo per nipin…(mendoj qe eshte per gjyshin. Nipin nuk e njohin)Perkthyesi i njohur Jusuf Vrioni (nga nena) eshte kusheri i afert i Abidin Dinos. Te dy personalitetet u takuan me njeri tjetrin ne Paris ne tetor 1992.Dergoi per botim: Saimir Z. Kadiu

Filed Under: Sport Tagged With: Abidin Dino

KUR KOMODITETI TË SJELL BUZË GREMINËS

November 23, 2021 by s p

Qeveria e tanishme me të drejtë është pa nga shumë kush si qeveri e shpresës, mirëpo ka indikacione se partitë rivale, sidomos LDK dhe PDK, të trimëruara edhe nga rezultati në zgjedhjet lokale,  do të rigrupohen për një koalcion anti-LVV, me qëllim të përmbysjes së skemës së tanishme qverisëse dhe krijimin e një skeme të re

Nga Mehmet PRISHTINA

Kosova posa ka dalur nga procesi zgjedhor për pushtetin vendor, ku pati një garë dinamike e tepër sfiduese. Secila parti po i komenton nga këndvështrimi i saj fitoret dhe humbjet. Ata që humbën në zgjedhjet nacionale më 14 shkurt, po e konsiderojnë rikthim të tyre në zgjedhjet e tanishme lokale, ndërkohë që fituesi absolut i zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit – LVV bashkë me Listën ‘Guxo’, po pretendojnë se kanë avancuar nga zgjedhjet e kaluara lokale, kur i kishin  dy komuna, kurse tani, në këto zgjedhje, sipas tyre,  i kanë fituar katër komuna.

Matematikat zgjedhore janë bërë objekt analizash në një rrafsh më të gjerë të interesimit publik, dhe emërues i përbashkët i këtyre analizave është fakti se skena politike në Kosovë, përpos që po bëhet më konkurruese, ajo ka prirje edhe të profilohet më tepër. Kjo erdhi sidomos pas ndryshimeve që u bënë në drejtimin e partive LDK dhe PDK dhe për rrjedhojë zgjedhjet lokale dëshmuan se në garën politike të vendit po fillon një periudhë e re e, ku përballja do të jetë më e fortë në saje të ideve e programeve. Kjo përballje erdhi në shprehje edhe në këto zgjedhje ku LDK e PDK në njërën anë ofruan kandidatura konkurruese e sfiduese, kurse në anën tjetër LVV shkoi në zgjedhje me njëfarë komoditeti, duke llogaritur në jehonën e fitores së 14 shkurtit.

Këtë dobësi të LVV e  shfrytëzuan për mrekulli partitë rivale, të cilat arritën të imponohen me kandidatë konkurrues në disa komuna, ku Prishtina ishte modeli më i mirë i kësaj konkurrence. Humbja e Prishtinës për LVV mund të komentohet në mënyra të ndryshme, por shikuar politikisht ata që e humbin kryeqytetin llogariten si humbës moral të zgjedhjeve përgjithësisht. Partia që fiton në kryeqytet, i ndez motorët për fitore të tjera dhe, kryesisht në Evropë, kryetarët e kryeqyteteve më vonë janë bërë edhe kryeministra.

Kosova aktualisht ndodhet para sfidave të mëdha. Pandemia ende parqet rrezik kolektiv për shëndetin e qytetarëve, kriza energjetike po multiplikon kriza të tjera, kurse hasmëria e pambyllur me Serbinë, paraqet majën e ajsberkut të këtyre sfidave. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë disa hapa reformues, mirëpo afër tij ende rrotullohen do ministra që mbajnë hapur anën e bizneseve të caktuara, për llogari që vetëm ata i dinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt duhet të mendojë për një riformatim të kabinitetit të tij qeveritar, sepse disa po “ia pijnë duhanin tinëz“. Biznset janë radiografia më e mirë e një shtetit. Nëse bizneset ankohen dhe ankesat  e tyre shkojnë në vesh të shurdhër, shumë shpejt ndodhë zhgënjimi dhe vota popullore i tregon më së miri përmasat e këtij zhgënjimi.

Qeveria e tanishme me të drejtë është pa nga shumë kush si qeveri e shpresës, mirëpo ka indikacione se partitë rivale, sidomos LDK dhe PDK, të trimëruara edhe nga rezultati në zgjedhjet lokale,  do të rigrupohen për një koalcion anti-LVV, me qëllim të përmbysjes së skemës së tanishme qverisëse dhe krijimin e një skeme të re.Prandaj edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare po shikohen si shansë për rikthimin në pushtet të partive rivale – LDK dhe PDK, të cilat do të detektojnë për çdo ditë dobësitë e Qeverisë dhe do t’i përkthejnë ato në platfoma zgjedhore.

Vend për komoditet tek LVV nuk ka, sepse siç po shkojnë punët, ajo do të përballet me një furtunë kundërshtarësh edhe politik, edhe social, edhe gjeopolitik. Nëse vazhdojnë të ndjehen komod, disa ministra të LVV shumë shpejt do të ndodhen në greminën e karrierës së tyre. 

Prishtinë, 23 nëntor, 2021

Filed Under: Komente Tagged With: Mehmet Prishtina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT