• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Grubi: 113 vjetori i Alfabetit na gjen me gjuhën shqipe zyrtare

November 22, 2021 by s p

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” me temë “113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe 14 vjetori i ITSHKSH-së në Shkup”. Grubi në fjalimin e tij potencoi rëndësinë e momentit historik të unifikimit të alfabetit shqip në vitin 1908 dhe vazhdimësinë e misionit të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në mënyrë institucionale në Maqedoninë e Veriut duke çmuar lartë veprimtarinë e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që pikërisht sot shënon 14 vjetorin e themelimit të saj. Ai mes tjerash potencoi se ky 113 vjetor na gjen me gjuhën shqipe zyrare në Maqedoninë e Veriut. Të pranishëm në këtë ngjarje të shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip mes personaliteteve të shumta vendore ishin edhe drejtori i ITSHKSH-së Skender Asani, ambasadorja e SHBA-ve në vend znj. Kate Marie Byrnes, ambasadorët e Francës, Italisë dhe Izraelit – z. Baumgartner, z. Silvestri dhe z. Oran. Në vazhdim fjalimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi:  “Kënaqësi e veçantë që në hapësirat e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, shënojmë një nga datat më të rëndësishme kombëtare, ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. Një popull nuk rron dot pa ideal, pa një qëllim që e bën të punojë, të përpiqet e të përparojë. Ideali ishte i qartë dhe plotësisht i drejtë, të ruhet gjuha e të parëve, shqipja si vlerë në mesin e gjuhëve europiane. 113 vjet u bënë sot nga konkretizimi i një ideali që përcaktoi fatin tonë ekzistencial të asaj kohe për të pasur gjuhë të shkruar. Tashmë 14 vite me rradhë po e dëshmojmë edhe në mënyrë institucionale, përmes institucioneve tona që me përpikmëri realizojmë hulumtime shkencore, aktivitete arsimore dhe kulturore për të promovuar vlerat identitare të shqiptarëve të këtij vendi. Uroj drejtorin Asani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për përvjetorin e Institutit dhe për përkushtimin në drejtim të realizimit të programit. Padyshim se në këtë rrugëtim misionesh, ky institucion ka përkrahjen e madhe të Qeverisë së vendit. Uroj vazhdimësi progresive të punës së Institutit dhe festë të mbarë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar!”

Filed Under: Kronike

NJË GRUSHTDHÉ GJITHMONË ME VETE

November 22, 2021 by s p

ERINA ÇOKU

GRUSHTDHE


Atdhé, mëmëdhé, fëmijëdhé,bukëdhé, ujëdhé, ajërdhé,mirëdhé, keqdhé,ridhé, largdhé, afërdhé,ikjedhé, ardhjedhé, malldhé, asdhé,thjeshtdhé, mbidhé, nëndhé,dhé – dheu bré!
I varur, i pavarur, i ndërmjetëm,i përkohshëm, i jashtëkohshëm, i brendakohshëm,dhé në dhé,dhé, çka dheu të dha,dhé, çka dheut i dhe.

KANGË SHQIPTARËSH 1


Shqiptarët kanë mbetë në mshirë të Zotitsi gjâja e pastrehë dikur motit,mbi krye mbajnë nji gurë t’rândëu kputen degë e u shkulen rrânjë.
Shqiptarët ikin në mshirë të Zotitsi shpendë të egër vakut të motit,shpirtin e lidhun nji filli t’hollëdheun n’shpinë e kurrgjâ n’dorë.
Shqiptarët lindin n’mshirë të Zotitme dritë e ujë kaherë motit,por kryt e bukur ua shtijnë n’ dhèe dritën ua marrin korbat e vet.
Shqiptarët rrojnë në mshirë të Zotittu u përpjekë gjithherë motit,kryet plot mend e zemren plot gazt’parat ua zbrazin me i zanë lak.
Shqiptarët janë damë në mshirë të Zotitpse uni çakejtë i ka pasë marrë motit,e mbajtën shushuja, e mbajnë çakejt’damë a t’bashkumë kurr tu u marrë vesh.
Shqiptarët kanë vjelë dhunti prej Zotitmale, pyje, ujnue motit,po malet i hangrën e pyjet i prenëlumin e pinë e detin s’e gjejnë.
Shqiptarët kanë vend me pritë e përcjellëmshirën e Zotit e Zotin vetë,Zoti i ka bekue me dhè shumë të mârëpo s’ditën të mjerët me mbjellë asnji farë.
Shqiptarët kanë mbetë në mëshirë të Zotitqysh se kanë pjellë zezonat motit,mbjellin gramë nper fusha të vetatuj pritë me i korrë, me i ba çyreka.
Shqiptarëve Zoti asht pikllue tu u dhanë budallve e kta tu e lshue,pse kryet tyne mbjellë me gramëdashninë për vedin kurr s’e nxanë.
Shqiptarët kanë mbetë pa shteg e dritëe s’dinë kah shkojnë, kahdo kanë pritë,do hije t’zeza m’qafë u kanë hypëmakute t’shemtuta si s’dinë me zdrypë.
Shqiptarëve ua kanë marrë mshirën e Zotite i kanë haperdà si zogjtë e korbit,do bjerren larg e do shkëlqejnëdo ndrrojnë feste, do kurrë mâ s’kthejnë.
Shqiptarët e mbetun pa mshirë të Zotitn’dhè t’vet sikundër motit,kurrë krye s’munden me ngrejtëse kanë çakejtë si kanë pjellë vetë.
Shqiptarët kahdo kur Zoti i shef diçka t’hyjnis m’ta e njef,po kurr s’e panë rriskun e vete lamsh u shkon si jetë, si dekë.
E kshtu mor Zot i mshiruemsi shkon e vjen m’kyt vend t’bekuem,shqiptarët shifi e qaj për tàmje kur t’hupen e t’mos jenë mâ.

ME MUE VJEN PRANVERA NË PEJË


Shqipnue shpirtnat tanë mkojnë tokat e pranverësme rranjët e tyne t’ gjata kah m’kah ktij dheu,dhembja na i njeh ngastrat, bashkue e ndamëe andja e jetës shpesh na duket veçse nji andërr e largët.Un vij prej nji ane tu t’kërkue ksaj ane.Pash gjakun e tokës e t’qiellit, si njisoj e kena,ti ku je?
Asht pranver’, gjithçka ndihet me kraharor,fjalët e pemve për rranjët e tyne kuptohen mâ mirë,asht pranver, çka çeli ka m’u bâ frut,nuk do ‘desim uni, tashmâ.Pash kangt e pemve e t’barit, si gjallë ta mbajnë frymën,ti a je?
Pranveren jam tu mbledhë si nji fill t’gjatëprej pragut tim n’Pejë e prej Peje n’pragun tim,kadalë tu mendue, për mue e ty,për nâ si nji u bamë, por nji nuk mbetëm, kadalë tu ndie dashnin n’ rrema përqafue me shpirtin e gjanë e t’lartë përky uji,kadalë tu e bâ nji shtrojë të re për njeriunme u njoftë e me u plotnue brenda kresë.Pash, shpirtin si afrue e largue na nget,ti a je, sikundër jam?
Udha asht nji kurm me brinjë e degë,t’gjitha janë tu m’dhembë nan lekurëe t’gjitha jam tu i ndi’ si rrema t’kuq trupit tim.Pash kryet e maleve n’kryet tand, perngja me mue,ti si je?
N’Prizren kam me qenë dikur,kur t’shkoj, saora ke m’u shkru n’fytin tim nuk di pse, e nuk di qysh.Nesër, sot e dje m’janë bâ lamsh.Pash udhën, si drejt duhet me e marrë,ti pse je?
N’Gjakovë kam lanë do kodra t’blerueme,zaje t’bardha m’bien prej zemree uji i syve m’i merr e m’i çon larg,peng i kputun, i përjetshëm.Pash ujin, si durve t’mija me buzën tande e ke pi,ti qysh je?
Lumi shket n’Pejë tu u lmue gurve t’shpirtite zajet e mija t’bardha ngucen breguttu harrue plagët thellë në ujë.Pash çatinë mbi dritore, si zemren ta ndrit,ti çka je?
Pemët mbledhin shiun n’Pejë,era e dheut asht historia e rranjës tande,po mendimet bahen turrë mbi ura të voglatue zanë brigje e shtigje, për mue dhe ty.Pash zgjimin e ujit n’zemër, si gjallnimin ta jep,ti kah je?
Malet kanë bâ prag e janë afrue me lindë n’zemër edhe njëherë,e krye m’krye e kacarrojnë luminsi shket i lmueshëm diçka tu’ përkundësa ura e lidh prapë shpirtin e zgjidhun,pa lanë dert për penj të trishtë.Pash andrrat, si shenjë t’lanë n’ballë,ti je a s’je?
Pranvera asht e kadaltë në Pejë,nuk ngutet me ardhë, nuk ngutet me ikë,trandafila t’verdhë shpirtnohen n’hundëtu’ e ba dhembten ma t’durueshmee krahanorin t’shelbuem me eter.Pash dritën si t’puthet amel sysh,ti ji.
Pranveren e heq zhag kahdo shkoj,pranvera m’heq zhag kahdo vij,streha m’sheh nan vetull butë,pragu m’sheh drejt buzës urtë,Pash jetën, si asht thelbi ynë i pastërpash jetën, si e ruejmë n’trupat tanë t’përkohshëm,pash jetën, si ka me kenë edhe kur na t’mos jemi,kurrë mos thuaj se s’je, tash si unë jam.

VENDNUMËRO NË DHEUN E ATIT

Na kanë varur gurënë këmbë të mendimevee krahët na i kanë lidhurnë vitet që s’mbarojnë së qeni përbindsha të mrrolët e ngatharakëqë hanë muza të buta e të hajthmeme kotheren e mykur. Na kanë numëruar me turmën qepalla të ngjitura në padijee kujtojnë se tullat e xhamta nuk do na duken më murpo muri është mur çfarëdo që të veshëshpatullat ia ndjejnë burgunqë qenies i ka ardhur rrethaq i lartë e me qiell të hirtë përmbi. Brazda pikëllimi secili hap mbi krye të vetme gërryerjen e ecjes në kurrkund. Dyert i kanë çelësat të gurëzuarnë tatëpërpjetën e Sizifit.Kjo është e vërteta,teksa egërsirat na kanë ngrënë supete as udhën e dënimit s’e ndërrmarrim dot. Ha një kothere!

VENDI I UJIT


Qyteti shter në pikë të ditësme dialektikën e vet të mbledhur shukdielli e djeg,shiu e myk,era i kalon anash e fryn gjithmonë në orën e gabuar.
Qyteti shter e tërheq zvarrë në plasat e vetafigura të përçatura njerëzish,figura ngushtake që nuk nxënëveçse një gram shpirtnjë thërrime, një cifël,diçka që nuk mbrun asgjëveçse një hukatje të verdhë.
Qyteti shterti mos ki frikë,ti nuk je brenda tij,je një shpirt me gojën plot ujëe sy të kapsallitur,ngjyra e tyre më kujton aromën e dheuttë ngopur me shi.
Mos ki frikënë shpirtin tënd ka ujë.
Qyteti shterunë nuk kam frikë,shqisat ndiejnësi bërtet korja e dheutdhe plasat zgjerohen,marrin brendafigurat e njerëzve,fjalët, heshtjet, gurët.
Shter, shter,shteret qyteti,nuk kam frikësytë e mi janë plot me ujë.

KËNGË KOCKASH

pezull mbi qytetrri një ishull i blertëprej kraharorit tim dalë. numrin e brinjëveshtoma qielljanë pak, sa pak.asgjë nuk mbajnë. tejzat e zemrëszgjaten e zgjatenpa u ndalë,do më shpërthejnëprej trupie arratinë do të marringjer te ti. pezull mbi qytetujana ndien baticat e vrullit të platitur. gjatoji krahët e mimbi pemët e tua të gjelbramatanë brengave ishullore,gjatoji gjer në hënëtë kalamendeme mendimettë më bien të plota mbi dhefruta të ngrënshmepër krijesatë vogla ikanake. pezull mbi qytetrri unë si një re e vranëtme shiun mbështjellë në gjigati për vërshim. shtomi kockat qiellpilët’i bëjnë pritë lumit që mbledhzaje për brigjet e mia. palca më këndonbrenda eshtraveme një zë tjetërmishi i flet lëkurëse gjaku gulfe-gulfemblidhet,ndijim, ndijuar, ndijë. prej ndijoreveera fryne tingujt m’i mbart lart, lartlarg, larg. shtomi këngët qiellasht më ashttë lidhen nyjattë ruhet dashnianinëzave thellë. eja në asht qielltë lidhen nyjatnyjat të lidhentë lidhen, të lidhennyjë, nyjë,nyjat, nyjattë mbahet krijesakrijesa e gjithanë një.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Erina Coku

ARAB TIMES (1990) / THIRRJA E LEKA ZOGUT I PËR LIRINË E KOSOVËS

November 22, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2021

https://www.darsiani.com/…/arab-times-1990-thirrja-e…/

“Arab Times” ka botuar, të martën e 30 janarit 1990, në faqen n°6, thirrjen e Mbretit Leka Zogu I për lirinë e Kosovës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :Bruksel, 29 janar (Reuter) : Pretendenti në mërgim (ekzil) për fronin shqiptar, “Mbreti” Leka, bëri sot thirrje për pavarësi për krahinën jugosllave të Kosovës, ku policia qëlloi për vdekje shqiptarët etnikë gjatë demonstratave të fundjavës. “Në vitin 1913 Kosova ishte viktimë e copëtimit të territorit shqiptar. Mbi të gjitha, ajo është bërë një republikë e pavarur, krejtësisht më vete”, tha Leka në një intervistë për gazetën belge “La Dernière Heure”.“Kosova, një enklavë prej 1.7 milionë shqiptarësh etnikë kryesisht myslimanë në Republikën Jugosllave të Serbisë, duhet të bëhet përfundimisht pjesë e Shqipërisë”, tha Leka.Tani jeton në Afrikën e Jugut me gruan dhe djalin e tij, por Leka ishte vetëm dy ditësh kur një pushtim gjerman dhe italian (në fakt italian) detyroi të atin, Mbretin Zog, të ikte nga Shqipëria në vitin 1939.Leka, i cili thotë se synon të përmbysë regjimin stalinist të Shqipërisë për t’i hapur rrugën demokracisë së stilit perëndimor, ishte në Bruksel në një turne në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara për të mbledhur (marrë) mbështetjen e të mërguarve shqiptarë për një kryengritje.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Aurenc Bebja

LIRIA NUK KA ÇMIM

November 22, 2021 by s p

Agim Aliçkaj

Ishte porosia kryesore në Akademinë Përkujtimore kushtuar Adem Jasharit,  Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” e udhëhequr nga Z. Mark Qehaja dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” nga Z. Qemal Zylo. Përveç Markut dhe Qemalit me kolegët  e tyre, respekt dhe meritë e veçant ju takon Ambasadorit William Walker, mysafirëve dhe folësve tjerë, ushtarëve të lirisë nga radhët e UÇK-së, artistëve dhe valltarëve, sidomos moderatores Zonjës Kozeta Zylo. 

         Vlerë e madhe ishte pjesëmarrja e shumë bashkëatëdhetarëve nga të gjitha Trojet Shqiptare. Nga porositë e shumta të folësve në këtë Akademi shumë të rëndësishme mund të veçohen:

-Kombi shqiptar ka dhënë gjithëmonë heronj dhe patriotë të cilët kanë bërë dhe sakrifikuar çdo gjë në mbrojtje dhe ngritje të tij.

-Politikanët e këqinj dhe të tjerët që veprojnë kundër interesave kombëtare duhet të luftohen dhe largohen me mjete demokratike.

-Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të paprekëshme.

-Rezistenca dhe flijimi i heroit Adem Jashari me familje e ngriti në këmbë mbarë kombin shqiptar në luftën dhe fitoren kundër shtetit fashist serb.

-Veprimi i përbashkët pa dallim partiak garanton suksese.

-Bashkimi kombëtarë është amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit.

-Ardhmëria sigurt e Kosovës dhe kombit shqiptar është me shpëtimtaren e popullit shqiptar-Amerikën dhe vendet mike Perëndimore.

Kumtesa e ime:

LUFTA PËR LIRI DHE REZISTENCA HEROIKE E ADEM JASHARIT ME FAMILJE

         Për heroin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari është folur e do të flitet, është shkruar e do të shkruhet. Vepra e tij heroike do të vlerësohet, festohet dhe do të studiohet me shekuj nga populli shqiptar por edhe nga popuj të tjerë të botës, të cilët ballafaqohen me shtypje, robëri dhe padrejtësi të formave të ndryshme.

         Lufta për liri dhe rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist serb ka filluar në momentin kur këmba serbe ka shkelë në tokat e shtrenjta arbërore. Në dalje e sipër nga pushtimi i egër 500 vjeçar turk, në pamundësi për të krijuar ushtri të rregullt dhe të armatoset si duhet, ky popull i shumëvuajtur por heroik, ka luftuar me breca, thika e sopata, me pak armë e municion të siguruara me shumë vështirësi. I organizuar në grupe familjesh, fshatrash dhe kaqakësh nëpër qeta të vogla, kurrë nuk ka pushuar së luftuari në mbrojtje të familjeve, shtëpive dhe tokave të veta stërgjyshore.

          Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor të vitit 1997, shënon kthesë të madhe në luftën për liri kundër pushtuesit serb. Kësaj radhe filloi një rezistencë e organizuar, me formacione ushtarake e cila u shëndrrua në një ushtri të mirëfillët kombëtare. Padyshim se, meritat më të mëdha për këtë i takojnë komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

         Ai i tregoi mbarë botës se liria nuk ka çmim. Në vijë me thënien e njohur të amerikanit Patrick Henry “Give Me Liberty, or Give Me Death” ( Më Jep Lirinë, ose Më Jep Vdekje) ai dhe familja e tij, të rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria terroriste serbe e pajisur me armatim të rëndë, luftuan burra, gra dhe fëmijë, pa ju trembur syri deri në vdekje, në mbrojtje të familjes, shtëpisë dhe të lirisë së mbarë popullit shqiptar.

          Me flijimin e Ademit dhe 56 anëtarëve të familjes Jashari, shpërtheu vullkani i pashueshëm i lirisë, flakët e të cilit e përfshinë bishën e egër serbe për ta shkulur përgjithmonë nga Kosova. I gjithë kombi shqiptar u ngrit në këmbë. Vërshuan vullnetarët nga të gjitha Trojet shqiptare, vërshuan mërgimtarët nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera të botës. Djemt më të mirë shqiptaro-amerikanë krijuan brigadën e lavdishme Atlantiku dhe u nisën për në vendlindje, në mbrojtje të lirisë.

         Në përkrahje të luftës për liri në Kosovë dhe afirmimit të çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë vazhdonte pandërpre aktiviteti lobist i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të ish-Kongresmenit me prejardhje arbëreshe Joseph DioGuardi dhe Këshilltares për Çështje Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Me punë të palodhëshme, dyert e Washingtonit ishin hapur për Kosovën liridashëse dhe ishin mbyllur për shtetin kriminal Serb të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq.

         Liga ishte organizata e parë shqiptaro-amerikane e cila doli haptas në përkrahje të UÇK-së me deklaratën e saj publike në fillim të muajit Shkurt 1998. Organizoi protesta të mëdha në përkrahje të saj në Washington para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill-it ku morën pjesë shumë Senator dhe Kongresmen  të njohur amerikan. Në dëgjimin e organizuar nga Kongresi Amerikan, në Mars të vitit 1998, pak ditë pas vrasjes së familjes Jashari u  konfrontua dhe u hudh poshtë përpjekja e Ambasadorit Gelbard për ta shpallur UÇK-në organizatë terroriste. Me forcën e argumenteve dhe me fakte, nuk mund të shpalleshin terrorist ata që mbroheshin dhe flijoheshin në shtëpitë e veta si familja Jashari !

FATI DHE EKZISTENCA E KOSOVËS DHE KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME AMERIKËN    

         Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar hegjemonizmin dhe  ekspansionizmin ruso-serb. Për më keq, shumë shtete evropiane të helmuara nga propaganda shoviniste serbe dhe të varura nga gazi rus, kanë formuar qëndrime paragjykuese dhe nënçmuese ndaj kombit shqiptar në baza nacionale dhe fetare.  Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare. 

         Pa Amerikën nuk mund të zgjidhet konflikti i Kosovës me Serbinë. Prandaj përpjekjet dhe forcat tona duhet të orientohen kah Amerika. Të insistohet që Amerika të jetë e kyçur drejtpërdrejt në dialog me Serbinë. Nga jurist dhe ekspertë të caktuar të shiqohen mundësitë ligjore dhe diplomatike për marëdhënje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.               

          Në luftën shekullore kundër okupatorit serb, Komandanti legjendar Adem Jashari me familje dhe shumë luftarë tjerë të lirisë luftuan dhe ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ata e dhanë jetën për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha Trojet Tona. Ata na lanë amanet ta vazhdojmë veprën e tyre të shenjtë, të mos ja lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë okupatorit serb dhe tjerëve, ta vazhdojmë rezistencën deri në mundjen përfundimtare të Serbisë shoveniste. 

         Kombi ynë i shumëvuajtur, si të gjitha kombet tjera kush më shumë e kush më pak, ka dhënë edhe njerëz të këqinj, interesxhi të paskrupullt, të korruptuar, të pamoral, me karakter të ulët, me ego të sëmurë, narcisistë, inatçorë dhe ziliqarë, të gatshëm t’i shesin tokat shqiptare dhe t’i tradhëtojnë interesat kombëtare në shërbim dhe për interesa të armiqëve tanë.  

         Edhe pse numri i tyre nuk është i madh, sherri i tyre është. Fatkeqësisht, shumë prej tyre mentalisht të sëmuar, në mesin e të cilëve ka politikanë, gazetarë, analistë, historianë dhe aktivistë të ndryshëm, mendojnë se janë në rrugë të drejtë, se janë më të mënçur dhe më patriotë se të gjithë tjerët dhe e vazhdojnë “kryelartë” rrugën e tyre antikombëtare. Atyre nuk ka nevojë të jua përmendim emrat, sepse e dijmë të gjithë kush janë. Në ditët e sodit të bumit mediatik, nuk mund të mëshifet asgjë. 

         Kemi edhe asi politikanë hajvanë të shekullit, të cilët deklarojnë se Serbisë duhet t’i falën krimet dhe t’i ipet shtesë tokë shqiptare për të marrë njohjen e pavarësisë. Një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, përfshirë edhe mediatorët perëndimorë në dialog me shtetin destruktiv serb, se liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk mund të falen as të negociohen nga askush. Liria është fituar me gjakun e familjes Jashari, shumë heronjve tjerë dhe me sakrificën e popullit të Dardanisë dhe mbarë kombit shqiptar.

         Është e dhimbshme kur e sheh Kryeministrin e shtetit amë, të çarpallisur e në përqafim me kriminelin Vuçiq, të shet pallavra e propagon “paçë, mirëkuptim e mirëqenje” me shtetin primitiv serb, me njëfarë “Ballkani të hapur” i cili i ngjet  mashtrimit të komunistëve serb e shqiptarë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore për “jetë të bukur” kudo në botën komuniste, në Tiranë, Beograd apo Moskë, e cila i kushtoi Dardanisë me dhjetra-mija viktima. Tashti e ka “zbuluar” formën më të re për të patur sukses në dialog, sëpari duhet që Serbisë t’i falen krimet, pastaj ajo do të kërkoj falje! Deklarata e tij e fundit për kinse bashkim të Shqipërisë me Kosovën ka për qëllim ta mashtrojnë popullin shqiptar dhe ta ndihmojnë qeverisjen e diktatorit Vuçiq në Serbi.

         Bashkimi kombëtarë i cili ishte dhe është dëshirë, ideal dhe amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit, nukë bëhet me fjalë boshe. Është nevojë dhe e drejtë legjitime e kombit shqiptar të ndarë padrejtësisht në 6 shtete edhe me fajin e Evropës. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë të kërkojnë ndryshim të kufijve me forcë, gjë që nuk përkrahët nga bota demokratike. Bashkimi kombëtar mund dhe duhet të arrihet gradualisht, në mënyrë paqësore, duke hequr barrierat shtetërore, me lëvizje të lirë dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet. 

         Deri atëherë, duhet të punojmë më shumë dhe organizohemi më mirë në bashkëpunim me njëri tjetrin, me dy shtete të forta në Ballkan, të drejta të garantuara njerëzore dhe nacionale në të gjitha Trojet tona dhe Mërgatën e fuqishme. 

         Kombi shqiptar është komb i lashtë me traditë dhe vlera të larta njerëzore, i papërkulur dhe i pathyeshëm me të ardhme të ndritur.

-Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe luftarëve të lirisë !

-Gëzuar ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari !

-Gëzuar Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë !

-Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar dhe Amerikan! 

Agim Aliçkaj

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Alickaj

“BALLKANI I HAPUR” ËSHTË I PA PRANUESHËM PA KOSOVËN DHE MALIN E ZI

November 22, 2021 by s p

Nikollë Camaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare, në një rrëfim ekskluziv për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, analizon situatën politike në Mal të Zi, shqiptarët si faktor politik përcaktues në skenën politike malazeze, sfidat e Komunës së Tuzit me administrim shqiptar, iniciativën “Ballkan i Hapur” pa Kosovën e Malin e Zi dhe takimet me diasporën shqiptare në Amerikë. Me z. Nikollë Camaj bisedoi Editori i “Diellit” Sokol PAJA.

SITUATA E PËRGJITHSHME POLITIKE NË MAL TË ZI

Asnjëherë më e ndërlikuar, dhe me më shumë të panjohura. Me një qeveri “ekspertësh”, e cila nuk gëzon përkrahjen e shumicës që e ka zgjedhë, por e cila nuk merr guximin për ta shkarkuar, edhe pse, gjasat janë se shkarkimi është i pashmangshme. Pastaj parlamenti me retorikën e viteve të 90-ta, nuk premton asgjë të mirë. Një situatë e këtillë nuk mund të mbahet gjatë, por askush nuk e di zgjidhjen. Se a do ketë rekonstruktim të kësaj qeverie, rikuperim forcash politike për një qeveri të re, apo zgjedhje të parakohshme, si epilog i krejt kësaj,  nuk i dihet, por shpresoj të mos pritet gjatë.

SHQIPTARËT SI FAKTOR POLITIK NË MAL TË ZI

Statusi i shqiptarëve edhe tutje mbetet i pazgjedhur. Them edhe se jemi në një pozitë të pa lakmueshme, mes dy blloqeve të papranueshme për të ardhmen e vendit. Në njërën anë pushtetarët klero-fashistë , në anën tjetër opozita e krimit të organizuar,  e që pret përkrahjen tonë për të rrëzuar këtë qeveri, e për të formuar të renë. Në një situatë të re, që shpresojmë se do të ndoll, duhet të prihemi nga interesat tona kombëtare, e assesi nga ajo që është “interes i madh shtetëror” siç ishte rasti më 1997-ta, pastaj në kohën e referendumit për pavarësi të Malit të Zi, apo të integrimit në NATO. 

“BALLKAN I HAPUR” PA MALIN E ZI DHE KOSOVËN, SI ËSHTË PRITUR NË PODGORICË DHE CILI ËSHTË GJYKIMI JUAJ

Podgorica zyrtare nuk e ka mbështetur, ndërkohë që nënkryetari i Qeverisë D. Abazoviq, gjatë një vizite në Tiranë i ka premtuar përkrahje në këtë drejtim, z. Rama. Për mua është një projekt e papranueshëm, derisa të mos zgjidhen raportet Kosovë Serbi. Nuk mund të krijohet një bashkësi e tillë, me dikë që ka pretendime territoriale. Duaje kojshinë, por mos e prish portën, thotë një fjalë e urtë. Sidoqoftë, jam për bisedimet të çdo lloji me fqinjët, por të vendoset vetëm për variante, të leverdishme e të pranueshme për kombin në përgjithësi, e jo të pjesëve të tij.

ÇDO NDODH NË TUZ? SI PO E QEVERISIN SHQIPTARËT KOMUNËN SHQIPTARE

Tuzin po e qeverisin subjektet që u angazhuan, disa prej tyre me dekada, për themelimin e komunës së plotë, dhe kjo ishte jo vetëm e arsyeshme, por është gjëja më e mirë që ka mundur t’i ndodhë Tuzit, në mandatin e parë të administrimit autonom. Kryesisht jemi të orientuar në rregullimin e infrastrukturës,  të lënë mbas dore me dekada, si edhe në mirëmbajtjen e ambientit. Po ashtu, jemi në bisedime edhe me investues,  për hapje të vendeve të reja të punës, e që disa janë në fazën përfundimtare. 

TAKIMET ME DIASPORËN NË AMERIKË

Takimet me diasporën janë gjithherë të veçanta dhe kuptimplote. Përpos takimeve të drejtpërdrejta, ata na hapin shumë dyer të administratës amerikane, aq të nevojshme për ne. Siç dihet, diaspora jonë, përpos ndihmave materiale vendlindjes, që janë të shumta, dha kontribut të madh në jetësimin e idesë për komunë të plotë, si edhe në marrjen e pushtetit nga partitë që po e qeverisin. Nga kjo vizitë, do të veçoja takimet me shoqatat shqiptare ne New York,  Michigan e Californi, si edhe vizitën Federatës panshqiptare Vatra. Një pritje të ngrohtë organizoi edhe majori i qytetit-motër Rochester Hills. Po ashtu, isha edhe në departamentin e Shtetit, për të shkëmbyer informacione mbi statusin tonë. Të gjitha këto dëshmojnë se Malësidashësit përherë i rrinë pranë vendlindjes së vet.

THIRRJE PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË USA QË TË BASHKOHEN DHE TË KONTRIBUOJNË PËR VENDLINDJEN

Ata nuk kanë nevojë për thirrje; kanë nevojë vetëm për sinqeritetin tonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nikolle Camaj, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT