• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Robert Gjonaj (Donovic) rizgjidhet në këshillin e qytetit të Livonias, në Michigan

November 4, 2021 by s p

Nga Rafael Floqi

I riu shqiptaro amerikan “Robert Donovic (Rob  Gjonaj) rizgjidhet në Këshillin e qytetit të Livonias,Michigan, duke marrë shumicën e votave. Puna e tij derë me derë me zgjedhësit edhe kësaj here ia vlejti. Mjaft bashkatdhetarë dhe mbështetës tij ishin grumbulluar të martën në darkë në OneUnderBanquet Hall në Livonia në darkën e fitores. Kjo fitore ishte me diferencë më të madhe nga të gjithë të zgjedhurit, pa u numëruar ende votat me postë dhe abstenimet, duke marrë gjithsej 12,402 vota.

 “Ne, ia dolëm. Ne fituam rizgjedhjen!!! Faleminderit Zotit, familjes, ekipit dhe Livonias. Ne e arritëm këtë së bashku!” reagoi shqiptaro -amerikani Robert Gjonaj, pasi mori vesh rezultatin e fitores te tij, si i rizgjedhur në  Këshillin e Qytetit të Livonias. 

Në një shënim në Facebook Roberti i cili është dhe anëtar i Gardës së Michiganit, i cili gjatë vitit te kaluar e ka ndjekur edhe aktivitetin politik lokal te qytetit të tij Livonias ku banon,  nga Iraku viaSkype, duke marre pjesë në  mbledhjet e këshillit që nga kazerma, kur të nesërmen në mëngjes i duhej të merrej si ushtar me zhvendosjen e trupave me helikopterët amerikanë në Lindjen e Mesme, në Irak, Kuvajt dhe Katar.

“Ishte një luftë e ashpër elektorale thotë aktivisti dhe mbështetësi i tij, Mark Gjokaj. Roberti kaloi tri netët e fundit të fushatës, duke fjetur vetëm tre orë dhe duke shkuar derë më  derë. Ishte një ndeshje e vërtetë politike, jo vetëmme kundërshtarin e Partisë Demokrate, por edhe me Partinë Demokrate të shtetit të Michigan-it,  e cila për këtë vend në Këshillin e këtij  qyteti kishte vënë në dispozicion 10 mijë dollarë, vetëm e vetëm që Roberti të mos rizgjidhej. Por ky djalosh shqiptar me angazhimin e tij, ia doli mbarë. Në takimin e fitores kishte krahas zgjedhësve të tij amerikanë dhe mjaft shqiptarë të zonës e më gjerë, ku krahas Markut, shquheshin ish- kandidati për kongresistnë 2016 për Michiganin, XhonGoci, kryetari i shoqatës së re Jehona e Malësisë në Michigan, VilsonSinishtaj dhe mjaft të tjerë.

“Nesër është dita e zgjedhjeve në Livonia!”, pat shkuar ai të hënën në Facebook. “Është surreale të jesh këtu, afër ditës së zgjedhjeve. Unë kam qenë shumë me fat që kam kaq shumë njerëz që më mbështesin, vullnetarë, që dhurojnë dhe votojnë për mua. Mundohem t’u them të gjithëve “Faleminderit”, por është pothuajse e pamundur, t’ua them të gjithëve që kanë qenë aty për mua. Familjes sime, miqve të mi, bizneseve familjare lokale, amerikanëve, shqiptarëve, të huajve, kolegëve, të gjithëve që më kanë mbështetur dhe mbështesin  mua, ju vlerësoj sinqerisht të gjithëve”.

Ai është modest për atë që ka arritur dhe shton “Mund të them sinqerisht se kemi bërë gjithçka që mundëm, i lamë të gjitha, tejkaluam pengesat, takuam dhe ndërtuam miqësi të shkëlqyera dhe ndihmuam shumë njerëz të mirë. “ thotë  ky djalosh shqiptar i angazhuar,në radhët e Rinisë Republikane, për të cilin vlerat e familjes janë përparësi.

“Unë kërkoj dy gjëra pat shtuar ai  në një fjalor që ndryshon nga ai i luftës aktuale politike “ 1. Thuaj një lutje për të gjithë kandidatët që konkurrojnë, madje edhe konkurrentët e mi. 2. Votoni për mua. Oh, dhe një gjë tjetër! 3. Mësojini Luanët të luajnë futboll” , shton ai jo pa humor, duke iu referuar faktit që ekipi i Detroit “ Lions “është në fund të klasifikimit.

Në një intervistë në fillim të fushatës me ALBTV USA,  Roberti u shpreh se si qëllim të tij për qytetin e tij këtë legjislaturë kishte “ eliminimin e godinave të vjetra të rrënuara, “blait” të atyre që të vrasin syrin, në qytetin e tij me një partneritet, publik privat, duke pasur dhe rezultate të dukshme në këtë drejtim.  Në ndryshim nga parullat e së majtës radikale për denigrimin e forcave të rendit  e shprehur me parullën  “defund the police”, Roberti është përpjekur për të krijuar lehtësira në qytetin e tij, për punësimin e punonjësve të rendit dhe zjarrfikësve edhe në këto kohë të vështira. 

Qëndrimi mbështetës për oficerët tanë të policisë dhe zjarrfikësit në Livonia është me rëndësi të madhe për Robertin, dhe këto nuk janë vetëm fjalë fushate. Ai vet ka dhënë shembullin e tij. Pas shërbimit në ushtrinë amerikane dhe kontributin në komunitet për disa kohë, shqiptaro-amerikani Robert Gjonaj, dy vjet më  parë vendosi të vazhdojë misionin e tij, duke kandiduar për herë të parë në këshillin e qytetit të Livonias, Michigan, SHBA. Duke u bërë kështu kandidati më i ri në moshë në Këshillin e Bashkisë në Livonia. Edhe pse i ri, ai ka shërbyer në forcat e armatosura dhe si oficer rezervë i policisë. 

Robert Gjonaj, Jim Jolly, Laura Toy, dhe Scott Morgan fituan të gjithë vende për Këshillin e Qytetit të Livonias në Zgjedhjet e Përgjithshme të 2 nëntorit 2021. Ishin shtatë kandidatë që konkurronin për katër vende. Donovic mori 16% të votave.  Donovic u zgjodh për herë të parë në 2020.

“Një komunitet i sigurt është një komunitet i fortë, i cili ndihmon në tërheqjen e zhvillimit inovativ që është në përputhje me karakterin e Livonias. Nga na tjetër, sipas sitit të tij të zgjedhjeve “Rob dëshiron të punojë me zyrtarët e qarkut dhe departamentin  të Departamentit të Punëve Publike për të ruajtur cilësinë e rrugëve të qarkut dhe qytetit në Livonia dhe për të forcuar infrastrukturën e qytetit.”

Roberti të thotë se ishte rritur për të qenë një shërbëtor i komunitetit si djali i një familje emigrantësh. Vullneti dhe pasioni për profesionin e kanë shtyrë shqiptaro-amerikanin të guxojë edhe më shumë. “ Unë do të punoj me gjeneratat e ndryshme me të moshuarit, me brezin e ri ( millenials), për të plotësuar nevojat e tyre në kuadër lokal,  thotë ai, i cili ka bërë një punë të palodhur derë më derë. Ai këtë punë e vlerëson dhe si një nder për komunitetin shqiptar në Amerikë.

“Sinqerisht, është nderi më i madh i jetës sime,” shprehet ai. “Unë duhet të shërbej në komunitetin në të cilin jam rritur, në komunitetin që unë dua dhe gjithashtu i shërbej vendit ku familja ime emigroi vetëm 30 vjet më parë. Duke u rritur si fëmijë, gjithmonë kam ëndërruar të isha pjesë e ushtrisë amerikane.”

Vjet pavarësisht se kishte një diferencë prej shtatë orësh me vendin ku ishte caktuar me shërbim, Rob vazhdoi të ishte pjesë e mbledhjeve të këshillit virtualisht pasi mbledhjet që zakonisht zhvillohen në orë 19:00, ndërsa për Rob në Irak qe ora 2 e mëngjesit. Në fillim të vitit të kaluar këshilli i qytetit miratoi një urdhëresë që lejonte pjesëmarrjen në distancë në takimet për anëtarët e këshillit që po shërbejnë në ushtri. Donovic tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë anëtari të mëparshëm të këshillit të Livonia që mund të ketë qenë në detyrë ndërsa njëkohësisht ishte në detyrë aktive ushtarake, por tha se situata e tij nuk është unike.

Roberti është i pasionuar për ruajtjen e ndjenjës së fortë të komunitetit në Livonia, përmes organizatave të komunitetit, duke përfshirë programet e artit dhe muzikës, dhe të parqeve  të qytetit, duke siguruar që ne të vazhdojmë të tërheqim familje të reja dhe t’i joshim mijëvjeçarët që të zgjedhin Livonia-n si vendin për të bërë shtëpinë e tyre. Roberti  punoi me shoqatat e lagjeve për të krijuar dhe mbajtur programe cilësore për angazhimin qytetar së  të rinjve dhe qytetarëve të moshuar. “Tani , tha ia gjatë intervistës me ne , ka shumë njerëz që më  njohin mua,  më çojnë, e-maile apo vijnë në Këshillin e qytetit për të takuar për shqetësimet e tyre, pasi ata besojnë tek unë”.

Prindërit e Robertit kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Malësia në vitet 1980. Familja e tij u vendos qysh në fillim në qytetin e Livonia-s.Michigan, duke punuar e fituar sa për të hapur edhe një restorant familjar, i cili më vonë do të “ndizte” ambiciet e Rob si një sipërmarrës.  Ai dhe tre vëllezërit e tij të vegjël hynë në sistemin e Shkollave Publike Livonia, ku ai ndoqi Shkollën Fillore Johnson, Shkollën e Mesme “Frost” dhe mbaroi shkollën e mesme “Churchill” në 2010. Rob është një anëtar i ushtrisë, një ushtar këmbësorie, një oficer policie rezervë dhe djali i prindërve emigrantë që erdhën në Michigan në vitet 1980. Familja e Robit vazhdoi të fillonte një biznes familjar, ku ai do të punonte, kur nuk po luante futboll të ligës së vogël për Livonia Orioles ose për ChurchillChargers. Rob ndoqi Shkollat Publike Livonia që kur ishte student në Johnson Elementary përmes SchoolcraftCollege. Ai aktualisht shërben në Komisionin e Arteve të qytetit dhe është Zëvendës President i Zhvillimit të Komunitetit për Livonia Jaycees. Rob është anëtar i Dhomës lokale të Tregtisë, Rotary AM dhe LionsClub. Duke ndjekur rrugën e familjes së tij, Rob filloi biznesin e tij të vogël duke u përqendruar në zhvillimin e pronës. Detyra e kompanisë së tij është shit-blerja e pronave, banesave private dhe ato komerciale, rinovimi i tyre dhe vënia e tyre në treg. Përveç zotërimit të biznesit të tij, Donovic është menaxher i biznesit në restorantin e familjes së tij, “Darka e Qetë” që gjendet në Redford, Michigan.

“Për mua është krenari të shërbej edhe zgjedhësve shqiptarë në Livonia, pasi familjet tona erdhën pa asnjë gjë në xhep dhe sot janë intelektualë, juristë mjekë dhe kemi dhe të zgjedhurit tanë në rrafsh lokal dhe më lart. Tani është koha dhe unë e shoh këtë më shumë jo si avancim vetjak por si shërbim ndaj komunitetit tim.”  Dikush që e ngacmon pse s’e ka ndërruar mbiemrin që reflekton periudhën e ish Jugosllavisë, ai të shton disi me turp, kam dashur ta bëj këtë, por nuk mundem tani, pasi jam regjistruar me këtë mbiemër në Ushtrinë Amerikane”.

Për të treguar patriotizmin e tij, të sinqertëka një fakt interesant, vitin e kaluar në prag të 28 Nëntorit se kur ndodhej në Irak, Roberti më dërgoi fotografinë më  flamurin shqiptar para një helikopteri amerikan që po e shihni. Me kë  je aty e pyesim? Me një shok tim amerikan , i cili më  pyeti se flamuri i cilit  vend është ai. Është flamuri i vendit tim. Në Irak takova mjaft shqiptarë që punonin si kontraktorë, që sa panë flamurin erdhën e më  takuan. Unë jam krenar se jam shqiptar, unë jam krenar që jam amerikan, shton ai .

Fakti që shumë përfaqësues të komunitetit shqiptaro- amerikan ndodheshin të martën mbrëma në ata takim në mbështetje të Robertit e tregon se edhe shqiptarët kërkojnë një brez të ri aktiv në politikën amerikane, ndoshta pa shumë zhurmë si disa kandidatë, por me pasion besim dhe këmbëngulje e patriotizëm si Roberti.

Filed Under: Featured Tagged With: Rafael Floqi

Ministri i arsimit të mbretërisë dhe ministrat e tranzicionit shqiptar

November 4, 2021 by s p


Gezim Zilja/


Te ky shkrim dua të kujtoj gjestin e rrallë të ministrit Mirash Ivanaj, dorëheqjen e tij, kur mbreti “hëngri” fjalën e dhënë, pasi i kërkoi të bënte lëshime në reformat arsimore, që ai ndërmori gjatë viteve 1933-1935. Në një shtet ku mbizotëronte padija dhe korrupsioni, me probleme të panumërta ekonomike, ku varfëria dhe sëmundjet gëlonin gjithandej, ku shkollat shtetërore ishin të pajisura keq dhe mësuesit ishin të paktë, shkollat private sidomos ato greke e italjane ndiqnin një politikë antishqiptare, ai guxoi: i kërkoi mbretit reformim rrënjësor të arsimit shqiptar dhe liri të plotë për zbatimin e platformës së tij. Mbreti pranoi. Në kujtimet e vlonjatit Beqir Sinani, një njeri i ditur, nga ndihmësit më të ngushtë të Ivanajt, në hartimin e platformës për arsimin fillor, lexojmë: “… Kjo punë (hartimi i platformës. Shën. im.) bëhej jashtë jashtë orarit zyrtar sidomos natën. Punonim deri më 9-10 të natës dhe atëherë shkonim në shtëpi… “ Qëllimi i reformës së Ministrit Ivanaj, ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe në shumë raste ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italjane dhe greke. Beqir Sinani shkruan në kujtimet e tij: “… Me veprimin përmbysës, me stilin e punës së tij, ai kishte prekur shumë interesa të rretheve reaksionare të fashizmit dhe ndihej se rregjimi mund të kthente situatën e mëparshme…“ Mbreti nën trysninë e disa ministrave të tij, intrigave të oborrit, sidomos të reaksionit italjan dhe atij grek, këmbënguli të bëheshin disa lëshime përfshirë dhe ato lidhur me shtetëzimin e shkollave private. Ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, besnik i parimeve të veta nën moton: ”Frangar non flektar!” (thyhem por nuk përkulem) nuk pranoi të bënte asnjë ndryshim në platformën e tij. I papërkulur, i bindur thellësisht në parimet e veta atdhetare, pa shumë fjalë e justifikime, pas një pune titanike dy vjeçare për reformimin e arsimit shqiptar, më 30.07.1935, i dorëzoi kryeministrit dorëheqjen. Ai shkruante: ” … Tue qenë i bindur vetëm në shkolla të shtetit, pa asnjë cënim të së drejtës individuale ose kolektive, djelmënia shqiptare mund t’edukohet si e tillë dhe të fitojë si ndjesinë kombëtare, e ndërgjegjen shqiptare ashtu dhe moralin shoqnuer dhe disiplinën shtetnore në kuptimin e sakrificit për Atdheun dhe për Mbretin, nuk mund të bashkohem me mendimin e shumicës së Këshillit Ministruer, e të pranoj çfarëdo ndryshimi. Për këtë arsye kam nderin të Ju paraqes dorëheqjen nga Dikasteri i Arsimit.Mirash Ivanaj d.v.30.07.1035. Gjatë leximit të jetës së tij, në librin shkruar nga Lazër Radi, hoqa një paralele me ministrat e arsimit këto tridhjetë vjet, që mendoj se kurkush nuk ua mban mend emrat. Gropa ku e ka zhytur politika dhe ministrat arsimin është e frikshme. Cili nga njëzetë a tridhjetë ministrat e tranzicionit kanë paraqitur te Kryeministri, kur kanë marrë detyrën (me përjashtim të viteve 1992-1996, kur ndodhi depolitizimi i arsimit) një platformë, ku të shkruheshin qëllimet, objektivat dhe reformat, që kërkonte të zbatonte? Edhe kur janë larguar apo zëvendësuar asnjë nuk ka dhënë llogari për atë çfarë bëri e nuk bëri. Cili nga ata ngriti zërin për një problem të vetëm serioz për çështjet arsimore para kryeministrit, dha dorëheqjen ose bëri publike ankesën se po pengohej në reformat e tij? Edhe dorëheqjen e kanë bërë se ia ka kërkuar kryeministri dhe kanë ikur me bishtin nën shalë si një njerëz pa nder, pa dinjitet, pa integritet e ambicje profesionale por me portofolin e stërmbushur?! Duhet të pranojmë me keqardhje, që ministrat e arsimit janë emëruar në detyrë jo për profesionalizëm apo përkushtim ndaj arsimit kombëtar, por për përkatësinë partiake, si jesmenë e eunukë besnikë të kryeministrave përkatës. Gjithë puna e ministrave ka qenë e përqendruar te emërimet e vartësve, rregullimin dhe qokat ndaj njerëzve të afërm, porosive të partisë për të punësuar militantët, kujdesit parësor për tenderat dhe favore të tjera. Në këto 30 vjet të “mbretërimit” të ministrave të llojit myqerem, janë dhënë lincenca për universitete, faktikisht kioska, që shisnin diploma si gjiza e kosi në dyqanet e bulmetit. Në arsimin parauniversitar janë dhënë e jepen lincenca shkollave me ambjente skandaloze, ku notat i vendos pronari, mësuesit trajtohen më keq se hamenjtë në tregun e shumicës së fruta-perimeve, e qëllimi janë fitimet e pronarit etj. etj. Në sitemin arsimor të sotëm edukimi moral, qytetar, dashuria për familjen, atdheun, kulturën, traditën e historinë është në kuotat më të ulta. Ndryshe nuk ka si shpjegohet, që rinia dhe ajka e inteligjencës shqiptare ikën e ikën pa kthyer kokën mbrapa. PS. Prokurori komunist Bedri Spahiu: Besoj se gjatë kohës së burgut do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua? Mirash Ivanaj: Jam nji mendimtar dhe nji demokrat, që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja po të njëjtën rrugë. Vdiq nga torturat në burgun komunist më 1953.Citimet janë marrë nga libri i Lazër Radit: Ministri i hekurt, Mirash Ivanaj. Durrës 2018.Sh. Bot. J.J. Radi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja

KRIMET E SËRBISË JANË SHUMËFISH MË TË RËNDË

November 4, 2021 by s p

Gjokë Dabaj/

Po them: Krimet e Sërbisë ndaj shqiptarëve janë shumëfish më të rëndë se ata të gjermanëve ndaj hebrenjve, në radhë të parë, sepse krimet e nazistëve gjermanë janë shtrirë në fare pak vite. Ndërkaq, kohëzgjatja e genocidit sërb ndaj shqiptarëve është e pakta dhjetë herë më e madhe se ajo e nazistëve gjermanë ndaj hebrenjve. E dyta, genocidi sërb ndaj shqiptarëve nuk është kryer vetëm nëpër kampe përqëndrimi, por edhe në terren. Në vendbanimet e shqiptarëve. Në atdheun e shqiptarëve. Shqiptarët janë mbyllur nëpër kulla apo shtëpi të zakonshme dhe janë djegur të gjallë, me burra, me gra e me fëmijë. Shqiptarët janë nxjerrë në sheshet e katundeve dhe janë pushkatuar ose therur me thika. Shqiptarët janë vrarë me dhjetëra mijë, kohë mbas kohe. Në vitet 1876-1880 e në vazhdim, në vitet 1910-1913, në vitet 1918-1920, në vitet 1941-1945 dhe në vitet 1998-1999. Janë, pra, e pakta 123 vjet genocid ndaj një kombi, thjeshtë sepse lakmohet toka e tij. Megjithëkëtë, krimi sërb mbi shqiptarët nuk po ndëshkohet siç është ndëshkuar me të drejtë krimi nazist mbi hebrenjtë. Pse po ndodh kështu?! Mos është Evropa më e pandijshme kur shqiptarët vriten, theren, digjen e groposen në grumbuj, sesa kur ndaj hebrtenjve kryheshin të njëjtët krime?! Mos është SHBA-ja më e pandijshme?! Mos janë Rusia dhe Kina më të pandijshme?! Apo është Sërbia shoviniste më e fuqishme se Gjermania, për t’i kryer krimet dhe për të mos u bërë ndaj saj kurrfarë gjyqi ndërkombëtar?! Cili është shkaku kryesor që e la dhe po e le Sërbinë të pandëshkuar?!

Unë mendoj që shkaku kryesor që Serbia po mbetet ndërkombëtarisht e pandëshkuar, jemi vetë ne shqiptarët.
Ndaj hebrenjve u zbatua genocid i pashembullt, por pjesa hebreje që mbeti gjallë, nuk heshti, nuk u gjunjëzua, nuk iu lëpi as Gjermanisë, as Botës, e cila doemos do të vihej, jo në krahun e persekutuesve, por në krahun e të persekutuarve. Pjesa hebreje që mbeti gjallë, i tha Botës, me të gjithë mjetet e mundshëm: O Botë, dënoje krimin!
Dhe i publikoi dokumentet një për një, deri sa Bota pranoi dhe vendosi t’i ndëshkojë kryerësit e genocidit. Jo vetëm kryerësit e drejtëpërdrejtë të krimit, por e dënoi krejt kombin gjerman, duke e detyruar që t’i paguajë Izraelit zhdëmtimet sipas vendimeve të gjykatës.

Pse nuk ndodhi kështu me Sërbinë? Nuk ndodhi kështu me Sërbinë, sepse shqiptarët qyqarë e durojnë me qindra vjet genocidin dhe shkojnë e ia shtrijnë dorën sërbit dhe përqafohen me sërbin sikur s’ka ndodhur asgjë.
Kjo është e vërteta dhe mirë na bëhet!

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjoke Dabaj

Ulqini, viktimë e politikës shtetërore e Mali të Zi

November 4, 2021 by s p

Në periudhën tridhjetëvjeçare të pluralizmit në lidhje me raportët e pushtetit shtetëror ndaj Ulqinit, del qartë se kemi të bëjmë me viktimizimin e tij që dëshmohet me shkatërrimin e ndërmarrjeve ekonomike përmes procesit të privatizimit, papunësisë, emigrimit të popullsisë, pa investime nga buxheti shtetëror, ku e dhëna se për kokë të banorit në vitin 2020 është investuar 1 euro,  dëshmon në mënyrë transparente injorimin e këtij mjedisi gjatë këtyre dekadave.

Nail  Draga

Pas ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi qeveria e re ka mundësi të tregohet e kujdesshme për Ulqinin e jo si ajo e mëparshmja e cila nuk ka treguar interesim për investime e zhvillim të përgjithshëm, nga del se për 30-vite është komuna ma e pazhvilluar në bregdet, me emigrim të vazhdueshëm të popullsisë dhe me pagat me të ulta në vend(!), që është paradoks i llojit të vet duke marrë parasysh resurset me të cilat disponon ky mjedis, andaj i mbetet qeverisë se re të angazhohet në këtë drejtim për të ndryshuar dështimet e politikës qeverisëse vite me radhë ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij.

Investime si në vendet koloniale

Kur trajtohen tema të tilla vazhdimisht theksohen investimet kapitale për vitet përkatëse, duke dëshmuar me të dhëna statistikore si kudo në botën demokratike. Pikërisht në këtë aspekt kemi të dhëna që është vështirë të pranohen dhe të besohen kur ato janë publikuar për opinionin e gjerë. 

E dhëna se në vitin 2020 Qeveria e Malit të Zi  në Ulqin ka investuar  20.000 euro apo 1 euro për banorë  paraqet skandal të llojit të vet, fyerje dhe nënçmim për popullsinë e kësaj komune. 

Kemi të bëjmë me gjoja përkujdesje qeveritare që i ngjanë vendëve koloniale, apo  të njerkës  duke dëshmuar në praktikë strategjinë e „investimeve“ në nivel shtetëror. Një veprim i tillë i pushtetit ishte befasi së vazhdimisht në vitin zgjedhor janë bërë investime qofshin edhe  minimale sa për të mashtruar elektoratin votues, ndërsa kësaj here mungoi një angazhim i tillë!

Më të votuarit shkatërruesit e Ulqinit(!)

Por, pavarësisht  se nuk ka pasur investime kapitale, por edhe të dështimeve të pushtetit qendror në procesin e privatizimit në Ulqin për tre dekada,  në zgjedhjet parlamentare (30.8.2020) qytetarët e votuan DPS-in  me 4003 vota, më tepër së asnjëherë deri më tash në këtë komunë(!). E pse qytetarët e komunës së Ulqinit e votuan në këtë numër këtë subjekt politik i cili për 30-vite në pluralizëm ka shkatërruar të gjitha resurset ekonomike, ka rritë papunësinë e ka ndikuar në emigrimin e popullsisë mbetët çështje për analizë të veçantë.

Në pritje të ndryshimeve 

Pas rotacionit të pushtetit në mënyrë demokratike, në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020) qytetarët presin që Qeveria e re të ketë përkujdesje më të madhe ndaj Ulqinit, sidomos kur nënkryetari  i saj D.Abazoviqi është nga ky qytet. Madje të gjithë janë të mendimit se ky është momenti që duhet shfytëzuar për investime kapitale në Ulqin, sepse kemi të bëjmë me individin në pozitën më të lartë  deri më tash nga Ulqini në Qeverinë e Malit të Zi. Përveç investimeve kapitale duhet patjetër të  rishqyrtohet procesi i privatizimit  që këtu ka  marrë permasat e plaçkitjes, ma tepër se në asnjë komunë bregdetare. 

Rikthimi i Valdanosit shpresë për qytetarët

Procesi i rikthimit të Valdanosit, ish pronarëve legjitim me shumicë të votave  nga shumica aktuale parlamentare (por pa votat e  DPS-it) si dhe fillimi i dhënies së vendimeve pronarëve ditë më parë(20 tetor 2021) paraqet moment historik për Ulqinin. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse pronarët rikthehën në pronën e tyre pas 43 vitesh. 

Kujtojmë me këtë rast se në mjediset tjera në Mal të Zi, ish pronarëve iu është kthyer prona  por në Ulqin kishte pengesa byroktarike nga ana e pushtetit, sepse ndaj Valdanosit ekzistonin plane të ndryshme nga qeveritarët me oligarkët e ndryshëm nga vendi dhe bota e jashtme. Por, përfundimisht fitoi drejtësia, e cila u realizu vetëm kur u largua DPS-i nga pushteti, me 30 gusht 2020.

Pas Valdanosit, qytetarët presin që ngjajshëm të ndodhë edhe me kryporën, hotelet e Rivierës së Ulqinit(Galeb, Lido), ndërmarrjet e ndryshme (AgroUlqini, Otrantcomerc, Primorje, Ultep) etj. 

Rasti K1-plaçkitje e pandëshkuar

Në veçanti duhet rishqyrtohet me një process të veçantë gjyqësor ish-Pushimorja e Sindikatave të Kosovës e njohur si K1, e cila ka zgjatur nga monizmi në pluralizëm(1983-2019), duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Ulqinit me 6.5 milion euro, në sajë të akrobacionëve gjyqësore të Podgoricës. Kemi të bëjmë me një rast specifik të korrupcionit shtetëror i panjohur deri më tash ne procedurat  gjyqësore në Mal të Zi, që do të mbesë shembull tipik për tekstet e studentëve te juridikut, se si plaçkitët një komunë e cila nuk është përgjegjëse për një veprim të tillë ndëshkues!

Ulqini i vetmi pa terrene sportive 

Ndonëse me vite terreni sportiv, përkatësisht stadiumi i futbollit në Plazhin e Madh ka qenë në shfrytëzim nga klubi i fitbollit „Otrant“, ka vite që nuk përdorët sepse komuna e Ulqinit nuk është pronar i këtij mjedisi. Të ndodhur në situatë të tillë, futbollistët janë të detyruar të përdorin terren ndihmës për të zhvilluar ndëshjet. Jo vetëm se klubi i futbollit nuk ka terrenin e vet por mungon përkujdesja financiare nga buxheti i komunës, që ndikuan nga rënia në ligën regjionale. Ndonëse më herët është diskutuar se do të ndërtohet një palestër sportive, çdo gjë ishte premtim parazgjedhor  duke mbetur zhgënjim për të rinjët sportdashës në Ulqin. 

Kujtojmë me këtë rast se vite më parë në Tivar është ndërtuar qendra sportive e cila ka kushtuar 8 milion euro, me financim nga komuna(5 milion euro) e qeveria(3 milion euro), ndërsa në  Ulqin kanë munguar nisma të tilla. 

Në këtë aspekt mund të shërbejë si model qytetet tjera në Mal të Zi madje  edhe Tuzi, ndonëse komuna u formatizu e pavarur në vitin 2019, ka arritur ta kompletoj stadiumin e futbollit, madje  edhe me ndriçim publik. 

Përfundim

Mbetët të presim projekt buxhetin për vitin 2022 për të parë se cilat do të jenë financimet kapitale në Ulqin, të cilat kanë munguar vite me radhë nga qeveria, sepse kur është në pyetje Ulqini nuk kemi të bëjmë vetëm me  çështje  ekonomike por edhe politike. Sepse nuk mund të shpjegohet ndryshe qendrimi përbuzës qeveritar vite me radhë  ndaj popullsisë së kësaj komune.                                                                                                                       

(Nëntor 2021)

Filed Under: Komente

“SI T’U MBUSH MENDJA O PADER, ME I SHKRUE ATIJ KRIMINEL?

November 4, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI: 

At Pjeter MESHKALLA ju pergjegjë Nanës sime kur e pyeti per leter që kishte dergue: 

“Jam mendue shumë perpara dhe, vetem mbasi Ju luta së Lumes Zojë, me më shndritë mendjen sesi me veprue, Ajo më tregoi mënyren e veprimit. U ula tek tavolina ime dhe i kam shkrue këte leter Mehmet Shehut: Ka nxjerrë një kopjo nga një sirtar dhe ja ka lexue… Tregonte Nana ime se aq ishte tronditë sa, “gati më ra njisend”! Po, a e din o Pader, se kush asht ai kriminel që i ke shkrue, e sa e sa Priften i ka vra ai në Spajë? 

  • Po, po, të gjitha i dij, po ashtu më mësoj Zoja e Bekueme! 

Jam shumë i sigurt se Ajo më ka ndihmue gjithmonë edhe kur unë ishe në hetuesi heren e parë. Ajo asnjëherë nuk më ka lanë me gabue dhe gjithmonë më ka shpetue nga torturat mizore që hetuesit bajshin mbi ne. Persa e sa muej heren e parë, asht pak e vështirë me e besue, po mue vetem një shputë ftyrës më ka ra hetuesi. Prej asaj ditë që Ju mështeta Zojës, nuk më ka prekë ma kush me dorë. E prap tashti, i jam mështetë Asaj. Mandej, kur mendoj aq shumë të pafajshem nder ata tortura e vuejtje pa asnjë mështetje e, pa pasë kush me u lutë per ata, besoje se mendja atje më rrin! Nuk asht koha me mendue ma per vedi! 

O Pader, Zoja uroj që të shpetojnë, prej duerve t’ atij krimineli se, askush në Shkoder nuk besoj se ta don të keqen! 

  • Ashtu asht. Shkodra e dij se më don me shpirt! Kudo që unë kam hi e kam dalë gjithmonë kam gjetë mikpritjen! 

Mandej, unë nuk jam mjaftue me vizita vetem nder familjet e besimit Katolik, unë kam shkue n’ familjet e të burgosunve të besimit Mysliman, mbasi per 15 vjetë që ishe në burg unë atje kam nda të miren dhe të keqen me të gjithë njësoj, pa asnjë paragjykim fetar as krahinor e kjo, ka ba që na e kemi ruejtë unitetin tek rinia, tue e largue sa ma shumë prej fanatizmit që, nuk duhet nenvleftësue asnjëherë: Fanatizmi asht dami ma i madh që trashigohet dhe rrenon perjetsisht kombe e popuj. 

Nuk ka fat ma të madh se me kujtue djelmët tonë të rij në burg të Burrelit dhe nder kampe pune, tue ndihmue njenitjetrin si t’ ishin vllazen ose kushrinjë, dhe kur ndanin me njenitjetrin një frut pergjysem ose, i piqnin miku mikut kafe si t’ishin vllazen. 

E unë e kam ruejtë edhe sot miqsinë me familjet e nderueme t’ atyne vllazenve që kemi kalue vuejtjet e mnershme në hetuesi e burgje, e që koha nuk na ka lejue me i  harrue asnjëherë…

Po, ajo ma e randsishmja që unë sot due me të tregue asht edhe kjo që do të shpjegoj tashti: O Vidë, po t’ flas si Motres s’eme, unë kam hi e kam dalë në gjysen e shtëpijave të qytetit të Shkodres. Kudo e kurdo gjithmonë të survejuem e t’ruejtun mbas shpine se, ku po shkojmë, ku rrijmë, me ke flasim, me ke takohemi, e madje, edhe kur shkojmë nder vorre, kujt i napim doren? E ba me i mendue të gjitha takimet tona, sot na fikum e marrim në qafë gjysen e Shkodres, tue llogaritë se të gjitha ato lidhje ka njerzë që i kanë raportue nder zyre të sigurimit. 

Unë, jo pa qellim i shkrova leter atij dhe, jam i sigurt se letra e eme ka me e nervozue fort, kur ta lexojnë, mbasi nuk e pret prej meje ate që unë i kam shkrue tash atij… Ai ka me ju dhanë urdhen vartësve të vet që me më arrestue. Askush nuk mundet me ia kthye fjalen atij dhe ashtu kanë me veprue. Kështu, ata do të më arrestojnë dhe do të kerkojnë me më dënue “Vetem per letren e dergueme Mehmet Shehut.”, e kjo, asht ndihma e Zojës së Bekueme, që unë mos me i ba dam e mos me marrë në qafë asnjë njeri e mik t’emin në Shkoder. 

Ajo dhe Vetem Ajo, jam i sigurt, se do të më plotsojnë deshiren teme, jo vetem si Klerik Katolik, po edhe si Shkodran e bashkvuejtës i disa qinda të burgosunve, me të cilët vazhdojmë me kenë Vllazen! 

Pra, kjo asht mështetja eme kryesore tek Zoja e Bekueme: Ruejtja e Nderës, e Ftyrës, e sedres, emnit të fisit në Shkoder si, dhe Emnit tim Pjeter Meshkalla në Shoqninë Jezus.” 

***

Ja pra, vetsakrifikimi per shpetimin e qinda qytetarve!

Ja pra, humanizmi i vertetë i një Kleriku Katolik Atdhetar! 

Një parashikim i sakt dhe i persosun, sigurisht nga një mendje e ndritun dhe shumë e Nderueme në Shkodren tonë Martire!

Ky ishte i madhi At Pjeter Meshkalla S.J.!

Melbourne, 4 Nandor 2021.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT