• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

Shuhet Edi Luarasi, aktorja e madhe e teatrit dhe kinemase… nje Annie Girardo shqiptare

December 3, 2021 by s p

Saimir Z. Kadiu

Edi Luarasi me talentin dhe dinjitetin e saj “ngadhnjeu” mbi regjimin qe i pengoi ne menyre brutale karrieren e saj brilante per aresye qe vetem ai regjim i dinte…Ajo nuk u hakmorr si “Dama plake” e Dyrrenmahtit, por me artin, talentin e saj dhe vetemohimin unikal i dha nje leksion demokratik cdo regjimi se si duhen te sillen me artin dhe artistet.Vetem nje rast njihet ne boten e kinemase ku regjimi detyroi nje artiste te madhe sic ishte Edi Luarasi te behej per te mbijetuar .. .rrobaqepese…U prehte ne parajse aktorja jone e madhe!

Filed Under: Ekonomi

“SKAVICA SHPETUESE”, VRET E NUK KURON

December 3, 2021 by s p

Arif Mata

Historia e Skavices nuk eshte e re. 

Ajo nisi ne vitet ’70-te te shekullit te kaluar. kur korifejte Petrit Radovicka e Fahrudin Hoxha ishin ne kulmin e krijimtarise se tyre ne fushen te energjise dhe ndertimit, ashtu si dhe Partia e Punes (Komuniste) te Shqiperise ne kulmin e fuqise. Ceshtja e saj u vu ne levizje ne te gjithe treguesit qe e perbenin dhe te gjithe produktivitetin qe mund te sillte. Di te sigurte se ishte vene ne levizje dhe ide-projekti i ndertimit dhe devijimit te rruges automobilistike Tirane-Peshkopi, prej fshatit Boceve, si rruge e re ne anen e majte te rrjedhjes se Drinit deri ne afersi te fshatit Hotesh ku me nje Ure te re mbi Drin, kalohej ne fshatin Selane, Dohoshisht e deri ne Peshkopi. 

Ishte fjala ne respekt te kuotes 485 m te larte te Diges, pikerishte kjo zgjidhje, qe flitet me se shumti dhe sot. Ne perberje te nje grupi te perbashket te instancave te Partise e Pushtetit te Dibres e perfaqesuesve te Ndermarrjes Kombetare Rruga-Ura Tirane, as.ing. B. Mata ndihmues ne kete grup pune, tregon se kur ing.Dhori Guri u pyet, se ku do ishte niveli i permbyetjes ai kishte thene , se Ura e Topojanit e sotme do te mbetej 1 m nen pasqyren e liqenit ujembledhes.

Ketij projekti te shqyrtuar gjere e gjate me centralizmin maksimal te asaj kohe ishte vendosur, qe ti thuhet jo. Pasi rezultonte nje zgjidhje, qe nuk e perligjte veten, ne nje kendveshtrim e analize te gjere e afat gjate.

Para dy vjetesh projekti eshte nxjerre nga syrtaret dhe pa asnje tranparence qeveritare, po serviret se eshte gati per te filluar venjen ne jete te tij. Popullit te Dibres krejt kalimthi i eshte thene, se po mendohet per ndertimin e nje Hidrocentrali Hidroelektrik ne nje, dy apo dhe tri variante dhe kaq. Gjithecka tjeter eshelne ne terr! Pyetja e pare qe te lind eshte pse ndodh keshtu? Kur ne kompleks demi, qe i shkaktohet vendit e popullit te Dibres eshte shume i larte dhe kurre i kthyeshem. Demi eshte i natyres historike, kulturore, ekonomike, mjedisore, klimatike, gjeostrategjike e drejtime te tjera me te imta. Impakti i vertete do te duhet kohe te dihet, mirekuptohet e provohet kohe pas kohe ne te ardhmen. Duket nje cudi e shkalles se pabesueshme, se si mund te ndertohet nje dige kaq e larte qe grumbullon nje sasi shume te madhe uji, ne nje zone me potence te nje shkalle kaq te larte lekundjesh tektonike e termetesh me fuqi shkaterruese. Kush jane ata studjues e projektore qe i leshuan hi’, me nje mendjelehtesi e mungese pergjegjesie te pashpjegueshme mendimit shkencore te kolloseve te tille si Profesor P.Radovicka, e te tjere?

Ndersa armet me fuqi te madhe vrasese e demtimit masiv sofistikohen dita dites dhe madhesia fizike nuk eshte trend i te ardhmes se tyre, ndryshe po ndodh me kete mega projekt,  vrasesin Skavica!  Ajo eshte planizuar e projektuar te jete gjigande se dhe detyra e saj eshte te demtoje rende jo vetem qenjet humane, po me shume, koder, mal, fushen disa mijra hektarshe te Dibres prodhuese, mijra banesa e ndertime publike, shume rruge, ura, qindra e qindra investime te fermereve te tregut, ku eshte mundur te vihen ne jete kapitale te shtrenjta dhe te akumuluara me shume shpirt, djerse e kohe te cilat sa kane filluar te kthejne fitimet e veta. Kjo gjendje zbulon dhe nje pabesi e menyre gati diktatoriale qeverisje? Me nje studim te plote dhe transparent kjo katasrtrofe mbi investimet shume largpamese, pune e djerse do te ishte parandaluar e kursyer per tjeterkund. Mjafton te permendim vetem themelin bujqesor, qe kjo dige e varros perjetesisht: Fusha e Draj dheZall-Recit, Fusha e Zalldardhes dhe e Lugjej-Topuze, si dhe token me te mire ne te dy anet qe nga rrjedhja e mesme e deri ne Dri e Veleshices, Ranat e Mustafe e Koder-Leshe, gjithe Fushe-Alia,Laces, tokat me jetedhenese te Bllices, Fusha e Kastriotit (Torviolli i famshem), Zbineci i permendur, Fusha e Kandrit, zemra e veshka e tokes bujqesore te Dibres- Fusha e Vakufit, e Rreth Kale, dhe me kryesorja hambari-Fusha e Brezhdanit, Ushtelenxes dhe Cetushit.

 Ne krahun e majte te rrjedhjes se Drinit, vazhdohet me varrosjen e tokave me prodhuese te Koder-Leshe e Arrasit, Zallin e Sines te permendur, tokat me jetedhenese te Vajmedhenjt, Fusha prodhuese e Muhurit, Fusha e Katundit te Ri (Myzeqeja e Vogel e Dibres) tokat me te mira te Hoteshit, Selane-Dohoshishtit, Fusha e Gradecit, Boceves, Vojnikes, Podgorces, Allabegise,  Spasit, Reshanit, Fusha e Dibres se Madhe buze Drinit, nje pjese te fushes se Shupenzes e Fushen me pjellore te Dibres Gjorices,  shume toka pjellore te Grykes se Drinit pertej Kufirit Politik me Maqedonine e Veriut, e tjere e tjere,  Duhen bere evidentime e perllogaritje ne norma e koeficiente ekonomike e shkencore(si ekonomisti Dali Horeshka ndermori te beje kohet e fundit)), per mijra ha toke bujqesore, toke me fruticulture e per fruticulture, pyje-kullotash, nga eksperte qe e njohin mire e shkencerisht vendin ku jetojne, punojne e paguhen. Eshte po kaq e rende tronditja e pariparueshme e jetes se mijra familjeve e banoreve dibrane, qe shuklen perdhunisht nga trojet e tyre shekullore, Jane shume fshatra qe fshihen nga faqja e dheut e historise demografike te Dibres. Nje nder to e totalisht dhe fshati Katund i Ri, vendlindja dhe vendbanimi i familjes e fisit te autorit te ketij shkrimi, argumenti e proteste.

 Eshte koha me e duhur per ti dale zot, vendit te tyre me argumente sa me shkencore, per ta ndalur kete ndermarrje para-funerale te Dibres. Kjo mbrojtje duhet te behet nga te gjithe, si pergjegjesi e tyre per Dibren qe duan, nga specialistet dhe ekspertet e te gjitha fushave te zhvillimit. Zerat e pare te Prof. Adem Bungurit, Murat Koltrakes, Mustafa toles, Ambientialistit te shquar Xhemal Mato, gazetarit Abdurahim Ashikut, gazetarit Bujar Karoshit, I te ndierit Haki Kola, qe tani jane bere shume, duhet te shtohen me shume e shume te tjere. Pasi duket nuk qene e jane mjaft vetem te mesipermet, si argumente te bollshme e shume bindese. Qeverite autokrate, drite shkurtera, oligarke e te koruptuara eshte shume zor te munden ne pangopesine e tyre! Nuk eshte nxjerre mesim valle nga deshtimi me Sopaniken Cidhnake?

U zgjata pak per te provuar, se eshte shume e vertete, thenja qarkulluese kudo, qe me Skavicen e per shkak te saj, nuk ka me Diber. 

Shqiperia e sotme eshte e madhesise se Izraelit. Si mund te guxojme te sillemi me token kaq te paket bujqesore per fryme keshtu!? Ndersa ne Izrael punohet me shkence e thonj qe shkretetiren e Negevit ta kthejne pellembe pas pellembe ne toke te kultivuar e prodhuese bujqesore, Ne anen tjeter ky vend modern qendron ne ballin e botes, per sjelljen shkencore ndaj pasurise kapitale jetedhene, ujit. Po keshtu dhe per industrine e gjithe infrastrukturen moderne te sistemeve ujites e te vet ujitjes se bimeve. Le te lejme pak menjane rrahagjoksin per shpetimin e hebrenjeve, per te cilen kam dhene dhe personalisht kontribut 27 vjet me pare. Kjo merite e rralle dhe e shquar ka zene vend, si dhunti-lavdi historike e mikepritjes e beses shqiptare. Eshte koha te mesojme nga pervoja e ketij shteti te Ri e modern per te zhvilluar vendin me gjthe resurse fale Zotit, vetem ne trendin shkencor me vepra dhe per cdo dite.

Diga e Skavicec nuk duhet te ndertohet se shkaterron shume me shume se perfitimet qe sjell ngritja e saj.

Ne protesten e 4 Nendorit, 2021 te komunitetit dibran e me gjere ne Sheshin e lirise, demokracise e protestes, qe mban emrin e norvegjezit te shquar Dag Hammarskjold fare afer Pallatit te Qelqte te Kombeve te Bashkuara ne New York. u suall dhe nje fakt i ri e argument bazik, qe e kundershton ndertimin e HEC e Digen e Skavices, si e jashte kohe. Kandidatja per Dr. Shkencash ne City University te New York-ut Ferzileta Gjika, bije e Fushe-Alies pruri ne vemendje se, The World Commission on Dams (per digat), ka vendosur qe te ndalohet ndertimi i digave mbi 15 m te larta dhe kur ujembledhesi i tyre grumbullon me shume se 3 milion meter kub uje. Shteti Federal Amerikan per me teper, qe nga viti 1990 ka cmontuar mbi 1700 Diga te Medha, Te njejten gje ka vendosur dhe Komisioni Europian permes Kornizes se Investimeve te Ballkanit Perendimor (WBIF). Cdo lloj vepre me permasa mbi ato tregues i grupon ne Diga te Medha dhe nuk rekomandon ndertimin e tyre. Pse kane nje impact negativ e jo te pranueshem ne nje menyre shume komplekse ne mjedis, ne klime, efektin sere, per rrezikun ne shtimin e sasise se karbonit dhe pasiguri te tjera te te ardhmes. Mbi kete baze njohje te cudit fakti, se si Kompania amerikane Bechtel eshte bere pjese e kesaj sipermarrje me dem kesisoj shume te madh. Nuk duam te besojme, se eshte vene ne plan te pare apo eshte bere pis ne afera korruptive, sic Qeveria Rama eshte bere sot me fakte, e pabesueshme. Akoma nuk eshte shuar e larguar, flaka si atomike, as tymi e mjergulla e Gerdecit klithshem pergjakes dhe i padenuar, qe la pas nje bashkupunimi tjeter, jo i studjuar thelle gjitheanshmerisht.

Nuk eshte me nje zbulim i ri, se per prodhimin e energjise elektrike ekzistojne e po shfrytezohen prej kohesh burime shume frutdhenese alternative, me te dobishme e te paasterta ekologjikishte, si energjia e fituar nga fuqia e eres dhe e Diellit. Pikerishte aty ku mendohet te ngrihet nje mal hekur-betoni ne Skavice, ne opinionin tone fillon nje brez vertical gjeografik-tokesor, Qafe-Draj-Baruc-Suka e Kalisit- Fushe e madhe (Kala e Dodes) per instalim-ndertim Pilotash, per fitim energjie nga korenti i perhershem gjithe vjetor i rrymes se ererave. Eshte tanime nje doktrine e plote shkencore e provuar ne praktiken e gjere boterore, se kjo alternative burim energjie elektrike rezulton me efektive se cdo lloj tjeter burimi. Pa shkuar me tej e folur mbi argumentet qe mbeshtesin prodhimin berthamor te energjise. Sa per dijeni, energjia elektrike ne SH B A prodhohet nga burimet si vijon: 40% e saj nga gas natyral, 19% nga qymyri, 20% nukleare, 20% nga burime te rinovueshme (prej saj 13% nga burime jo hidrike dhe vetem 7% nga burime hidrike), ndersa 1% nga burime te tjera.

Na gezon fakti se Vjosa dhe pellgu ujembledhes i saj, po fiton dita dites nje mbrojtje te larte nga shteti shqiptar dhe deri opinioni mjedisor e artistik hollivudian. Eshte vlere e pallogariteshme per vendin e popullin. Po a nuk te lind e drejta shume me teper se morale te pyesesh: C,eshte kjo sjellje kaq e papergjegjeshme, per te mos i vene emer tjeter me Drinin dhe Luginen e tij, popullin qe e banon, pasurine ekonomike, historike, ekologjike, turistike te saj, e cila planifikohet te kryqezohet e varroset keshtu? E admirojne dhe Luginen e Drinit Hollivudiane te tjere si Leonardo Di Capri (kemi nje nderim te madh per to), Vjosen. C’eshte kjo sjellje me dy standarte? A nuk i ka dhene akoma mjaft Drini Shqiperise, sa qe i gjithi nga lume po kthehet ne liqen, e bashkejetuesit e perjetshem te tij, nje here Kukesi e tash dhe Dibra duhet te kthehen ne muhaxhire me perdhune “demokratike?   Eshte vendlindja e Heroit Kombetar dhe treva ku u zhvilluan 19 nga 26 betejat famemedha te Gjergj Kastriotit ne krye te dibraneve e shqiptareve ne mbrojtje te trojeve arberore. Rezultatet dhe lavdia e tyre vune dhe kufirin perendimor te Perandorise Obskurantiste Osmane te Lindjes.  Planifikohet te permbytet nje nga rajonet me te pasura me site arkeologjike te historise se Dibres e Kombit. Ky projekt i padrejte e antinjerezor mund te varrose perjetesisht qindra e qindra mije varre dibranesh, dibranesh, qe me kaq shume sakrifice e kane mbajtur shqiptare kete toke. Mjafton te permendim epopene e kryengritjen e vetem dibraneve, qe e mbuluan me gjak kete toke te shtrenjte me 1913-ten, kur ato me nje vetmohim te pashoq munden ushtrine serbe shume here me te shumte ne numer e armatim. Aty ne Shumbat ra dhe Mic Sokoli dibran Osman Paci me gjoks mbi mitrolozin c’faroses serb.

Ka dhe nje “argument”, qe me gjysem goje permendet na favor te varrosjes se jetes se Dibres? Shpetonka nga permbytja e here pashereshme Fushen e Shkodres! Eshte nje hipoteze qe nuk qendron, zoterinj qeveritare te vendit e ju o popull fisnik e mbreterore i Shkodres? Dibranet si askush luftuan krah jush e shqiptareve kudo, qe populli heroik i Shkodres dhe trojet e tyre shekullore te mos mbeteshin nen pushtetin e sundimin sllav-malazias. Dibranet kane varret e tyre ne trojet shkodrane, ashtu si dhe nje grup luznakesh me trimin dhe luftetarin si ai, Xheladin Seferin.

Qeveria Rama dhe cdo tjeter dhe ju znj. Ambasadore J. Kim, duhet te jeni dhe zeri mbrojtes i shume mijra dibraneve shqiptaro-amerikane te Amerikes, pronave dhe varreve te tyre dhe vet Dibres pjese e rendesishme e Kombit shqiptar, qe Skavice-Diga te mos ngrihet, po dhe Shkodra te mbrohet e Dibra te mos shuhet. Te dyja i kane dhene kaq shume Shqiperise e Kombit dhe meritojne po kaq shume. 

Ndihmojeni Shkodren, me ndihmen shkencore, mundesisht dhe financiare me kthim te Hollandes mike, boterisht te njohur ne kete fushe, tani se fundi mike dhe e kryeministrit Rama e kandidatit per te tille Basha. Fusha e Shkodres mund te mbahet e kulluar e te mbrohet nga ujrat e teperta, po pa e varrosur Dibren. Nje pune qe ju len kryelarte e te mire permendur ne histori. Qofte dhe diktatura e varfer dhe e izoluar nga bota e zhvilluar, pati mundur ta beje ate mjaftueshem, po dhe duke mbrojtur Dibren dhe dibranet, nga gjema qe i rrezikon sot.

Ju deputetet Lulzim Basha, Hulusi Manja, Lavderim Krashi, Xhelal Meziu duhet ta udhehiqni Parlamentin shqiptare, se e keni me se detyre e ne dore te jeni zeri mborjtes i Dibres dhe dibraneve e shpetues te tyre. ose nenshtrojuni Qeverise Rama, per nje projekt qe demton me shume se vetem Dibren?   

Te gjithe ju udheheqesit vendore bashke me gjthe dibranet qe demtohen drejte per drejte ose jo vellazerishte e jashte politikes, qendroni bashke e shpetojeni Dibren, gjakun e te pareve, pronen, token dibrane, historine e varret tuaja. Hidheni kete hap te madh ne kohe paqeje per veten tuaj te femijeve e brezave pa mbarim qe do te na zevendesonje. Jepni nje mesim Qeverise Rama se me popullin tend, ne demokraci nuk mund te sillesh si me sklleverit.

Kjo veper do te jete hic me pak se e barasvlefshme me ate te gjysherve tane qe u ngriten per te vdekur me 1913 dhe fituan ate qe ndryshe, mund te vritet e varroset sot.

E pergjithmone.

               Arif   Mata

Ish Drejtor i Bujqesise dhe Ushqimit te Dibres                    New York, 15, Nentor, 2021.

Filed Under: Uncategorized

Fantazmat e Luftës apo kembanat e paqes për Ballkanasit”?

December 3, 2021 by s p

Gjeneral* Piro Ahmetaj

Kujtesë mbi pasojat e një lufte barbare të Serbisë së Millosheviçit (1991 – 1999) !

Siç është e njohur, në prag të 1990, BRSS u shpërbë pothuaj paqësisht dhe bashkë me të u shkërrmoq edhe Traktati Varshavës (shkurt 1991). 

Federata e Jugosllavisë, për 40 vjet kishte përfituar nga qasja e Titos “as lindje as perëndim”. Vitet 90, e gjetën me një regjim më të moderuar në raport me pronën, të drejtat e njeriut, besimin fetar dhe gjendje ekonomike, krejtësisht tjetër p.sh me RPSSh të rraskapitur.

Përkundër pritshmërive optimiste, zgjedhjet e para pluraliste në 1990, i fituan ektremistët e Millosheviçit. Në mesin e vitit 1991, Sllovenia  Kroacia Maqedonia shpallën pavarësinë.  Ndërsa në vjeshtën e 1991 ushtria Serbe, rrafshoi Vukovarin dhe bombarduan si barbarë edhe qytetin antik të Dubrovnikut! 

Konflikti etnik dhe fetar në Bosnje, ishte më i përgjakshmi. Pavarësia u njoh ndërkombëtarisht në prill 1992 por ushtria e Gjeneralit  famëkeq Karaxhiç, nuk e njohu dhe e mbajti të rrethuar Sarajevën për 44 muaj. Në gjenocidin e Srebrenicës (11-22 Korrik 1995), u vranë barbarisht 8000 burra, gra dhe fëmijë myslimanë. Kjo masakër damkosi si kriminel lufte Millosheviçin dhe Karaxhiçin, por turpëroi edhe8i pafuqinë e OKB (kaskave Blu), BE, etj.   

Marrëveshja e Dejtonit (14 dhjetor 1995), i dha fund luftës 4-vjeçare. Bosnje-Hercegovina u njoh si shtet i tre popujve dhe dy entiteteve, B&H  dhe Republika Sërpska. Por strategjistët skeptikë të kohës, theksuan se: “kjo nuk ishte një paqe 100% e drejtë, por ishte sigurisht më e drejtë se vazhdimi i luftës”! 

Kosova jonë, mbeti fushëbeteja e fundit e masakrës së Millosheviçit (1998 – 11 qershor 1999), me mbi 15,000 të vrarë, 5000 të zhdukur dhe 850,000 shqiptarë të dëbuar forcërisht nga trojet e tyre.  

Në përmbledhje, 20 vjet luftë brutale para syve të Europës.  Qytetarët e Bosnjës, Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, MV, Malin e Zi dhe Serbisë, e paguan shumë shtrenjtë paqen: “rreth 300 mijë mijë humbën jetën dhe më shumë se 5 milion, lanë shtëpitë, pronat dhe morën arratinë nga pasiguria për jetën”.

Pas luftës, pati më shumë se një “dekadë mjalti”, ku vendet (me histori të përgjakshme..) u futen në garë kush do të anëtarësohej më shpejt në NATO dhe BE. Falë mbështetjes së SHBA: “Kroacia, Sllovenia, janë antare të NATOs dhe BE. Shqipëria, Mal i Zi, MV antare të NATOs”, të cilat përfshi Serbinë “kanë vite që presin te dera jo vetëm standartet por edhe pikëpresjet burokratike të anëtaresimit në BE”! Ndërsa edhe Kosova dhe B&H vijojnë me “përpjekje dëshpëruse drejt NATOs dhe BE”. 

Megjithatë, besoj se pak i kishim ëndërruar këto arritje, por edhe këto pikëpyetje mbi rikthimin e konflikteve të përgjakshme në rajon mbas me pak se dy dekadash paqe!  

Falni por mos harroni (Forget but not forgive) mbetet edhe si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën dhe B&H e martirizuar, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinē, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, që kontribuan aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja  dhe luftrat e përgjakshme.

Vlerësime strategjike mbi rrezikun e një lufte të Re Ballkanike:

Kam ndjekur dhe ndarë me kolegë në Washington, Bruksel, Berlin, Romë, Bukuresht, Sofie, sigurisht në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Beograd, vlerësime mbi rrezikun e një “Lufte të Re Ballkanike”, ku ngrihen dhe po i përsëris disa nga pikpyetjet strategjike: 

Përse shpenzon më shumë se 1 miliard € në vit për mbrojtjen (ose e barabartë me rreth 7 vjet R.Sh  & 10  R.Kosovës ?); Pra, përse armatoset deri në dhëmbë (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35,  raketa Pantsir-S (&FK-3), etj ? Për edhe më thjeshtë, nga kush rrezikohet dhe kë kërcënon Serbia ?!

A është propocionale që ndaj një detashmenti policor për reciprocitetin e targave, Beogradi të mësyjë me trupa ushtarake në kufi të Kosovës? Beogradi akuzon qeverinë e Prishtinës se po kërcënon “ekzistencën e pakicës” Serbe. Të ngjashme me pretendimet që përdori Rusia në 2014 si dhe në vijim ndaj sovranitetit të Ukrahinës! 

A është diplomatikisht korrekte që Ambasadori Rus të inspektojë ushtrinë serbe në kufitë e një shteti sovran/Kosovës !?  A po përpiqet Moska ta manipulojë dhe nxis Beogradin për qëllimet e saj gjeopolitike (?) ndërkohê që Serbia i mbetet “në borxh” për bllokimin e Kosovës në OKB dhe varësia ekonomike, energjitike, linjat e gazit, etj ? 

A shërben kjo si një mesazh force i Rusisë për NATO-n dhe SHBA se: “do ta mbrojë aleatin e saj kyç në rast të një lufte rajonale”, si dhe testuar vendosmërinë e tyre për të “mos dorëzuar komunat veriore të Kosovës nën kontrollin e Beogradit” (?), ndërkohē që Kosova nuk është pjesë e mbrojtjes kolektive (artikullit 5) ?.

Strategjisti i mirënjohur i Ballkanit, Janusz Bugajski, e sheh Serbinë si peng i Rusisë në Ballkan dhe shton se: “për të rritur peshën gjeopolitike në Europën Juglindore, Moska mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re me fqinjët”. Më tej shton: “Bixhozi me Kosovën mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë për të ”mbrojtur serbët” në B&H, Mal të Zi, MV, Kroaci, etj, që sipas ministrit Vulin:  “kanë të drejtë për tu ribashkuar në një shtet të vetëm”!?

Mbas kërcënimeve të Milorad Dodik, për largimin e republikës Serpska, nga Institucionet Kombëtare (FA/ushtria, taksat, agjensia për ilaçe),  përfaqësuesi i OKB në Bosne, Christian Shmidt, jep alarmin se: “Serbët e Bosnjës po kërcënojnë për të formuar ushtrinë e tyre, çka do të çonte në një konlikt të Ri të armatosur” si dhe: “për të shmangur një gjakderdhje tjetër si ajo 92-95, ndërkombëtarët, duhet të shtojë forcat paqeruajtëse”!

Po ashtu, Ambasadori Kroat në Tiranë Zlatko Kramaric, nuk kursen kritikat edhe për ndërkombëtarët (BE),  që sipas tij e mbështesin ose reagojnë me vonesë,  mandej: “nuk kanë mundur të shpëtojë nga sindroma e lëshimeve ndaj “diktatorëve të vegjël”, të cilët nëse nuk ndalen në kohë, mund të shkaktojnë një katastrofë në shkallë globale”.

Rikthimi i Luftës së përgjakshme dhe mendjeve të ndryshkura, mumd të kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe ushtrinë e të korruptuarve, por  është një thikë mbas shpine ndaj masave të mirëbesimit reciprok dhe axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit.

Këtij alarmi në terren, jo vetëm Beogradi por dhe Moska zyrtare, u kundërpërgjigjen me nervozizëm: «Fitili i fuçisë ballkanike janë ultranacionalistët shqiptarë”!?

Nga ana tjetër, me BE-në e konsideruar nga strategjistët “pa timon” si dhe me SHBA-të e fokusuar në Kinë dhe marrëdhënie “të parashikueshme” me Rusinë, Kremlini mund ti “leverdisi gjeopolitikisht” edhe opsioni i përplasjes ushtarake në Rajon.

Por në këtë “prag lufte të re”, u realizua “vizita e shpresës” (do ta quaja) të Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar (8-10 Nëntor), fillimisht në Bosnjë-Hercegovinë, ku shprehu: “vendosmërinë e SHBA-ve për mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit dhe parandaluar kolapsin e institucioneve”. Mbas bisedimeve zyrtare, përfshi me Z. Dodik deklaroi se: “është e hapur mundësia për të tërhequr vendimet e marra si dhe përsëriti se USA mbeten të përkushtuara për të mos lejuar një luftë në Rajon”. Ndërsa mbas vizitës në Malin e Zi, Ai mori garanci nga autoritetet vendase për: “përmbushjen e detyrimeve në NATO dhe axhendën e integrimit në BE”! 

A mundet të shmangen fantazmat e riciklimit të Luftës si dhe a/si mund të ndërtohet paqe e  qëndrueshme edhe për ballkanasit ? 

Shkimtari Misha Glenny në librin e tij THE BALLKANS (1804-2012) heton rrënjët e gjakderdhjes, pushtimeve dhe nacionalizmit për skajin juglindor të Evropës. Ndër të tjera, ai zbulon se: “vendet që ne i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura“, si dhe ekspozon marrëdhënien shpesh katastrofike midis Ballkanit dhe Evropës, duke ngritur edhe pyetje kritike!

E keqja kur harrohet përsëritet edhe më dhumshëm; thirrjen ulëritëse “Njerëz qëndroni Vigjilent“; Paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme“, mbeten mësime të përbotshme dhe për të gjitha kohët.  Konsideruar këto mësime dhe jo vetëm, besoj  fortë se JO fantazmat e riciklimit të LUFTËS por PAQJA, mbetet misioni i vetëm i bashkëqytetarëve ballkanas, por ato shërbejnë dhe si këmbana alarmi për të qëndruar zgjuar dhe punuar/luftuar çdo ditë kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore! 

Me statusin e një eksperti me eksperiencë në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë rajonale dhe NATO-s, do të këshilloja aktorët shtetërorë që marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur, Proçesi i Berlin, apo me çdo emërtim tjetër”, ta kushtëzojnë me një paketë Masash të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave vendet angazhohen se:

1. Nuk kanë qëllime zyrtare (Aims), nuk  planifikojnë operacione sulmuese (Ways), dhe nuk zhvillojnë aftësi & kapacitete ushtarake (Means) që kërcënojnë vendet ndërkufitare; të respektojnë Marrveshjen e Dejtonit në raport me Bosnje Hercegovinën dhe jo vetëm.

2.     Do të zbatojnë standartin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes (jo më shumë se 2%) si dhe ndërpresin programet e armatimit (Avion, Raketa, Helikopterë luftimi, Tanke, etj) që prishin balancat e fuqisë ushtarake (në ajër, tokë dhe det) midis 6 vendeve nënëshkruese.  

3.    Nuk do të vendosin instalime dhe as zhvillojnë aktivitete ushtarake, në përkatësisht 20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore,  në kufijtë zyrtar të vendeve nënëshkruese.

4.   Shkëmbimi informacioneve mes angjensive kombëtare  të inteligjencës në lidhje me trafiqet e armëve, ADM, krimin e organizuar, grupet radikale, terroriste, etj!

5.   Nuk do të lejojnë që  teritoret e tyre (ajrore, tokësore & detare) të shërbejnë si rrugëkalime të armatimeve të vendeve potencialisht kundërshtare të NATO/BE (Rusia, Kina).

6. Ngritjen e strukturave, kapaciteteve dhe një momerandum bashkëpunimi për reagime të përbashkëta në rastet e emergjencave civile, natyrore, epidemive mjekësore, etj.

7. Marrëveshja do t’i nënshtrohet paraprakisht një diskutimi gjithëpërfshirës me përfaqësues me peshë, qytetarët dhe grupet e interesit, në mënyrë që miratimi i saj të realizohet me konsesus sa më të gjerë mes partive politike.

8.  Marrëveshja, përfshi edhe këtë paketë me parakushtet e  mirëbesimit reciprok, mbetet e hapur për t’u diskutuar dhe miratuar nga parlamentet e 6 vendeve të ballkanit, (rreshtimi alfabetik në anglisht = Albania, Bosnja, Mal i Zi, MV, Kosova & Serbia), por mbështetur në parimin e vetëvendosjes, mundet të nënëshkruhet edhe mes vendeve që nuk kanë pretendime ose bien dakord me parakushtet e mësipërme. 

11.  Marrëveshjet e fokusuara te interesat ekonomike (lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave, tregjeve, shërbimeve, dhe investimeve) parakushtëzohen (must) nga paketa e masave të mirëbesimit reciprok sipas pikave të sipërpërmendura.

12.  Ngritjen e një Bordi Ekspertësh, për të formuluar Draft-marrëveshjen dhe matricën e zbatimit me detyrimet që kanë Institucionet e vendeve nënëshkruese. 

13. Ngritjen e një Komiteti të Përbashkët (Regional Steering Committee) për të monitoruar dhe informuar në kohë reale Autoritetet e vendeve anëtare mbi përmbushjen e detyrimeve nga institucionet respektive sipas matricës finale që do e shoqërojë marrëveshjen.

14. Vendet antare të Rajonit të EJ-L (Kroacia, Sllovenia, Mal i Zi, Shqipëria, MV, Bullgaria, Rumania), t’i paraqesin NATO-s, një vlerësim rreziku strategjik si dhe ti kërkojnë zyrtarisht përgatitjen e planit operacional (Contingency Plan) me skenarët e reagimit të përbashkët, nëse kërcënohet çdonjëri nga vendet ose statuskuoja gjeopolitike në rajon. 

15. Ciladoqoftë marrëveshja, përfshi edhe këtë paketë parakushtesh të mirëbesimit reciprok, para miratimit do të duhet (must) të konsultohet me USA dhe NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen, stabilitetin, axhendën e integrimit Euratlantik të rajonit, si dhe kanë interesa  dhe përgjegjësi gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe.

Në shtesë,  me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë dhe kontribute me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj,  do t’i këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare, të: “shmangin shpërdorimin politik, fasadat populisto-elektorale, përsonalizimin dhe inatet irracionale mes tyre”. Për më tepër: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke përgatitur një Patformë Partneriteti Strategjik midis RSh dhe asaj të Kosovës. Me fjalë të tjera, jetësimin e projektit: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave mbarëkombëtare, duke konfirmuar se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit. 

Së fundmi, e përsëris edhe më fortë, se ashtu si në të gjitha angazhimet për 30 e kusur vjet në fushën e reformave të sigurisë dhe anëtarësimit në NATO, ri-konfirmoj me përulje se: ”Partia ime mbeten interesat Kombëtare dhe Shqipëria demokratike si SHBA dhe gjithë Europa” !  

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpërt për Sigurinë Kombëtare & NATOs,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut, si & Ish: 

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zëvendës ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Analiza

DR. FATJONA R. LUBONJA NJË DOKTORE SHKENCASH NGA UNIVERSITETI I KOLUMBIA’S I BASHKOHET VATRËS E DIELLIT

December 3, 2021 by s p

Dielli

Dr. Fatjona R. Lubonja një doktore shkencash nga Universiteti i Kolumbia’s i bashkohet Federatës Vatra dhe gazetës Dielli. Ajo do të angazhohet në veprimtaritë edukative, kulturore dhe patriotike të Vatrës dhe ne gazetën Dielli do të kete këndin e saj të shkrimeve me fokus social, edukativ dhe narrativ. Fatjona R. Lubonja Ed.D është studiuese, humaniste, dhe autore e shumë eseve narative që trajtojnë fushën e Edukimit dhe Neuro-Shkencës. Libri titullohet “Ditët që ikën pa leje”. Botimin nga Shtëpia Botuese “Marlin Barleti”, Editues, Enon Myftiu. Libri “Ditët që ikën pa leje”, botuar fillimisht në SHBA, “The Days That Left Without Permission”, i sjell lexuesit, profesionalizëm, finesën, sensualitet, dhe kualitetin artistik që e pasuron fondin tonë letrar dhe studimor. Narativa e librit është një përmbledhje me ese të shkurtra, dedikuar momenteve në jetë që krijojnë emocione dhe lënë memorje në rrugëtimin e jetës. Për njerzit që janë larguar nga vëndlindja dhe për tu kthyer një moment si vizitorë të heshtur. Fatjona R. Lubonja është fituese e “Editor Choice” nga National Library, USA, dhe është në përgatitjen e publikimit të librit të ri në New York, bazuar në një narrative historike. Fatjona R. Lubonja mban titullin Doktoreshë e Shkencave në Edukim dhe ka kryer studimet për Edukim, Neuroshkencë dhe Shkenca Aplikimi në Universitetin e Kolumbia’s “Columbia University” në, New York, Rowan në New Jersey, dhe specializuar ne Harvard University. Në ligjërimet e saj Dr. Lubonja diskuton rëndësinë e Rehabilitimit Mendor dhe Terapinë e Aplikimit Analitik (ABA) në rastet e trajtimit të Autizmit, ADHD, goditjes apo traumave në tru, etj… Vecanërisht Dr. Lubonja drejton dhe diskuton pyetjet si: C’farë është Autizmi, dhe c’farë thonë studimet e fundit të Neuro-Shkencës. Si mund të aplikohen studimet e fundit të Neuro-Shkencës në trajtime të ndryshme terapike si ato të Spektrit të Autizmit apo Rehabilitimit Mendor. Si mësojmë, dhe përse është e rëndësishme që humultimet e fundit shkencore të aplikohen në edukim. Fatjona R. Lubonja është një karakter i dashur për publikun Shqiptar si një histori suksesi që në moshen e adoleshences ku në fillimet e saj është shënjuar në fushën e artit me role kryesorë në filmat “Mirela” dhe “Një vajzë dhe një djalë”, “Ofelia” si dhe në videoklipi “Makina e memories”.

Filed Under: Reportazh

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë nderohet me Çmimin e Mirënjohjes nga Ministria Federale e Jashtme e Austrisë

December 3, 2021 by s p

Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare i ka akorduar Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Çmimin e Mirënjohjes për ndihmën ndaj familjeve në nevojë në zonën e tërmetit, projekt i implementuar vitin e kaluar nga Departamenti i Rinisë në KNFSH dhe realizuar me mbështetjen e “Religions for Peace”. Çmimi iu dorëzua Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Dr. Genti Kruja dhe Departamentit të Rinisë në KNFSH nga Ambasadori i Austrisë në Tiranë, SHTZ. Christian Steiner në një ceremoni të zhvilluar ditën e enjte me dt. 2 dhjetor 2021 në rezidencën e Ambasadës Austriake në Tiranë. Ambasadori Z. Steiner ka falënderuar punën e Këshillit Ndërfetar dhe veçanërisht angazhimin vullnetar të rinisë në aktivitete humanitare dhe sociale zhvilluar në situata kritike siç ishte periudha pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe ajo gjatë pandemisë së Covid 19.Në emër të KNFSH-së z. Kruja shprehu gjithashtu falënderimet ndaj ambasadës austriake për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e dialogut ndërfetar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe konferencave të zhvilluara midis universiteteve të themeluara nga komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë, si dhe ambasadorin z. Steiner për bashkëpunimin dhe organizimin e ceremonisë së dorëzimit të çmimit, firmosur nga Ministri i Jashtëm i Austrisë Dr. Michael Linhart.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT