Dielli
Dr. Fatjona R. Lubonja një doktore shkencash nga Universiteti i Kolumbia’s i bashkohet Federatës Vatra dhe gazetës Dielli. Ajo do të angazhohet në veprimtaritë edukative, kulturore dhe patriotike të Vatrës dhe ne gazetën Dielli do të kete këndin e saj të shkrimeve me fokus social, edukativ dhe narrativ. Fatjona R. Lubonja Ed.D është studiuese, humaniste, dhe autore e shumë eseve narative që trajtojnë fushën e Edukimit dhe Neuro-Shkencës. Libri titullohet “Ditët që ikën pa leje”. Botimin nga Shtëpia Botuese “Marlin Barleti”, Editues, Enon Myftiu. Libri “Ditët që ikën pa leje”, botuar fillimisht në SHBA, “The Days That Left Without Permission”, i sjell lexuesit, profesionalizëm, finesën, sensualitet, dhe kualitetin artistik që e pasuron fondin tonë letrar dhe studimor. Narativa e librit është një përmbledhje me ese të shkurtra, dedikuar momenteve në jetë që krijojnë emocione dhe lënë memorje në rrugëtimin e jetës. Për njerzit që janë larguar nga vëndlindja dhe për tu kthyer një moment si vizitorë të heshtur. Fatjona R. Lubonja është fituese e “Editor Choice” nga National Library, USA, dhe është në përgatitjen e publikimit të librit të ri në New York, bazuar në një narrative historike. Fatjona R. Lubonja mban titullin Doktoreshë e Shkencave në Edukim dhe ka kryer studimet për Edukim, Neuroshkencë dhe Shkenca Aplikimi në Universitetin e Kolumbia’s “Columbia University” në, New York, Rowan në New Jersey, dhe specializuar ne Harvard University. Në ligjërimet e saj Dr. Lubonja diskuton rëndësinë e Rehabilitimit Mendor dhe Terapinë e Aplikimit Analitik (ABA) në rastet e trajtimit të Autizmit, ADHD, goditjes apo traumave në tru, etj… Vecanërisht Dr. Lubonja drejton dhe diskuton pyetjet si: C’farë është Autizmi, dhe c’farë thonë studimet e fundit të Neuro-Shkencës. Si mund të aplikohen studimet e fundit të Neuro-Shkencës në trajtime të ndryshme terapike si ato të Spektrit të Autizmit apo Rehabilitimit Mendor. Si mësojmë, dhe përse është e rëndësishme që humultimet e fundit shkencore të aplikohen në edukim. Fatjona R. Lubonja është një karakter i dashur për publikun Shqiptar si një histori suksesi që në moshen e adoleshences ku në fillimet e saj është shënjuar në fushën e artit me role kryesorë në filmat “Mirela” dhe “Një vajzë dhe një djalë”, “Ofelia” si dhe në videoklipi “Makina e memories”.