• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

Kur Quincy dhe Bostoni flasin shqip

December 2, 2021 by s p

Mbresa nga festimi i Ditës së Flamurit në Amerikë.


Nga Namik Selmani

Shkrimtar Boston


Tashmë është një traditë e bukur që Dita e Flamurit nw Boston, Quincy, Worçester apo në qytete të tjetra të shtetit të Masacuisesit të festohet me mjaft madhështi. Krenaria malli gëzimi bashkohen dhe i japin kwsaj dite një buzëqeshje të ngrohtë, emocion gëzim.Ishte një rastësi e bukur që Dita e Flamurit të 109-vjetorit të Pavarësisë të festohej këtë vit në një nga restorantet më tradicionalë shqiptarë të Masacusesit, në restorant “Alba” në Quinci.Për arsye të pandemisë bashkia e Bostonit nuk e lejoi festimin në shesh ku është bërë tradicionalisht. Përkujtimi i kësaj dite të shënuar për kombin tonë përherë ka patur jehonë te secili shqiptar madje edhe te miqtë amerikanë. Ndryshe nga herët e tjera protkolli edhe u prih pak se në Quinci po bëhej parada e përvitshme e qyteti ku kalon një pjsë e madhe e kulturës amerkane e komniteteve që e përbëjnë këtë qytet dhe shtet. Ngjyrat e kësaj feste ishin bashkuar aq bukur me gjuhën kuq e zi të flamurit shqiptar që ishte ngritur në një nga mjediset e restorant “Alba”. Njw mjedis mjaft tw ngrohtw kishte krijuar dhe ish-drejtoresha e shkollws shqipe zonja Gentiana Spahiu. Në radhët e shqiptarëve të Masacusesit ka me dhjetra që kanë mbaruar Universitetet më të mira amerikane të Bostonit, Emhersit Një Hamsherit e në qytete të tjera të Amerikës. Për të shkuar këtu deri te majat e diturisë amerikane e dhe botërore si është Universiteti i Harvardit që e kanë mbaruar dhe e vazhdojnë mjaft vajza e djem shqiptarë nga të gjithë trojet tona amtare.Kwtu wshtw krijuar tradita e shkollës shqipe në gjurmët e ndritura të Nolit e Konicës.Në Boston është krijuar për herë të parë Shoqata VATRA.Kwtu mbahet gjallë tradita e folklorit shqiptar të të gjithë trevave me mjaft dashuri, por edhe me sakrificë duke e paraqitur atë në mjaft festivale që bëhen në Amerikë me dinjitet e identitet.Mjaft djem e vajza shqiptare janë bërë pjesë e shkencës më të zhvilluar në Amerikë e në botë. Kemi mjekë të përkushtuar farmacistë, dentistë, inxhinierë, ndretues, biznesmenë, bankierë, gazetarë etjPara aktivitetit u këndyuar himnet e Amerikës dhe të ShqipërisëBashkwdrejtueswt e Shoqatës MAAS BESA Sokol Lushllari bashkë me Erinda Shyta kishin menduar që të gjithë detajet të ishin sa më të sakta Të kishte dhe një gërshetim me përshëndetjeve edhe muzikës shqiptare.Mjaft pjesëmarrës duke pwrfshirë edhe fëmijët kishin ardhur me simbolet kombëtare flamuj bluze etjU prit mjaft ngrohtë përshëndetja e bashkwkryetarit Sokol Lushllari e më vonë të zotit Mark Kozmo që ka qenë nismëtar i kësaj Shoqate dhe kryetar i saj për gati 12 viteNë festë kishin një pjesë të madhe të kohës dhe nxënësit e shkollës shqipe që është hapur para disa vitesh me nismën e Shoqatës “MAAS BESA”Mjaft e mirëpritur ishte edhe përshëndetja e veprimtarit të Shoqatës Petrit AlibejVeprimtari Hafiz Kabashi nga Kosova ishte mjaft i emocionuar për këtë takim dhe kujtonte rrugwn e refugjatwve kosovarw pas luftws sw vitit 1998.Takimi u bë edhe një lloj tryeze për aktivitete të tjera. Veprimtrari I shquar I çështjes shqiptare sidomos asaj të Kosovës Faton Limani që kishte ardhur me familjen dhe me plisin karakteristik, në kokë na foli për përvojën e madhe që ka Shkolla shqipe ILIRIA në MasacusetMenduanm që botimi “Lulet e Diasporës” të bëhet pronë kulturore e brezave më të rinj të shqiparëve të Bostoinit.Kur nis koncerti, Petriti do të bëhej edhe valltari i valles çame të Osman Takës.Festën e gjallëroi edhe grupi i valles shqiptare “Bashkim dance” që ka arritu mjaft suksese në mjaft qytete të Amerikës.Ishte viti i dytë që më duhej dhe mua të bëja një përshëndetje edhe për bashkëatdhëtarët nga Çamëria.Në këtë aktivitet të bukur ishin dhe mjaft shqiptarë nga Kosova.Festa u shoqërua nga këngë e valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.Aktiviteti i mbyll me urimet e ngrohta për flamurin, për mbarësinë e kombit shqiptar dhe të popullit amerikan.

Filed Under: Komunitet

Ligjërimi diplomatik i Shaban Muratit në librin “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”

December 2, 2021 by s p


Halil RAMA/


Pasi ka ndjerë mungesën e mendimit diplomatik shqiptar për çerek shekulli, si ish-funksionar në Ministrinë e Jashtme dhe dy herë ambasador, diplomati i mirënjohur Shaban Murati po e plotëson këtë vakuum me analizat e tija të mirëfillta, të përmbledhura në 17 vepra të botuara në harkun kohor të 17 viteve të fundit. Është ky padyshim një kontribut mjaftë i qënësishëm në pasurimin e historikut të diplomacisë shqiptare. Në analet e kësaj diplomacie, vepra më e fundit e ambasador Muratit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” që u promovua para pak ditësh në praninë e dhjetra personaliteteve shqiptare të politikës, diplomacisë e letrave, zë vend të rëndësishëm, pasi në të shpaloset përvoja 50-vjeçare e një analisti të politikës së jashtme.Në 75 artikujt e kësaj vepre, të shkruara në harkun kohor të tri viteve të fundit (2018-2021) Shaban Murati, “Mjeshtër i Madh” në diplomaci, sjell mendimin e tij të avancuar si studjues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analist diplomatik.Kështu, nëse në artikullin “Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndodhet Shqipëria?” (të datës 30 korrik 2018) shpreh shqetësimin e ligjshëm të një situate alarmante, ku përfaqësues të veçantë të diplomacisë europiane tentonin devijimin e objektit kryesor të bisedimeve përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, tre vjet më vonë, ai denoncon me kurajo pabesinë diplomatike të Zoran Zaevit ndaj Kosovës. Thelbin e kësaj pabesie, Murati e sheh në parashtrimin zyrtar që kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bëri në një intervistë në datën 1 gusht 2021 me Agjencinë Shtetërore Serbe “Tanjug”, ku për herë të parë zbuloi se “Ballkani i hapur” serb do të angazhohet në një platformë dhe betejë diplomatike kundër Kosovës. Do të mjaftonte qoftë edhe mosreagimi i duhur i Ministrive të Jashtme të dy qeverive shqiptare (të Shqipërisë dhe Kosovës) për të përligjur titullin sinjifikativ të veprës së ambasador Muratit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”. Parë nga ky këndvështrim, në ligjërimin diplomatik të tij gjejmë fakte dhe argumenta që rrëzojnë tezën e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.Referuar zhvillimeve historike, Sh.Murati konkludon se “Për sa i përket Kosovës, ndryshimi i kufijve të saj, nëpërmjet ndarjes, ka qenë një kërkesë konstante prej vitesh, e deri sot, e diplomacisë serbe, që nga Millosheviçi e Koshtunica, e deri te Daçiçi e Vuçiçi. Deri para bisedimeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës, edhe disa qarqe të diplomacisë europiane e kishin konsideruar tezën e  ndarjes së Kosovës si alternativë me interes” (fq.13).Vetëm një analist diplomatik i vëmendshëm si Shaban Murati do të mund t’iu kundërvihej hapur tezave të lidershipeve zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të propozimit të Presidentit Serb Vuçiç për ndarjen e mundshme të Kosovës. Pikërisht ky qëndrim i eksponentëve më të lartë të dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës dëshmon vetëvrasjen diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës.Ndaj dhe analisti diplomatik Murati, që para tri vitesh, ndër 14 pyetjeve të ditës që shtroi për Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, iu drejtohet atyre publikisht se: “Me çfarë të drejte dhe norme ndërkombëtare juridike i kërkohet Kosovës t’i japë pjesë nga sovraniteti dhe integriteti i vet Serbisë, shtetit që humbi luftën më 1999? A i kanë lexuar Tirana dhe Prishtina traktatet e paqes dhe marrëveshjet e paqes midis shteteve fituese dhe shteteve të mundura në luftë?…A duhet të lejohet që Kosova të humbë në paqe atë liri e sovranitet, që fitoi në luftë me gjak dhe me ndihmën e NATO-s në vitin 1999?”.Në trajtimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri – Kosovë të tre viteve të fundit, si  dhe të raporteve të tyre me Serbinë, SHBA-të dhe BE-në, Sh.Murati arrin në konkluzionin se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën e tyre më të ulët. Këtë e argumenton edhe me mosdakortësinë për idenë e rrezikshme të partneritetit strategjik me Serbinë. Referuar deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive më 26 Nëntor 2018 në Pejë se “Marrëdhënia jonë me Serbinë është strategjike për afat të gjatë. Shqipëria është e vendosur të ndërtojë një partneritet strategjik me Serbinë”,  ambasador Murati e konsideron këtë kaq jonormale, duke menduar se do ngrejë stuhi reagimesh mbarëshqiptare, njësoj si për idenë tjetër të ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.Ambasadori Murati argumenton se ky nivel i ulët marrëdhëniesh midis Shqipërisë dhe Kosovës kryesisht vjen nga presioni i fortë i Serbisë, e cila, gjatë mandatit të dytë të qeverisë së Shqipërisë ka gjetur një terren tepër të përshtatshëm për një ofensivë dhe për një imponim të ideve, tezave dhe qëndrimeve jopozitive të qeverisë dhe të diplomacisë serbe. Kjo sipas tij edhe për faktin se pas mikrosamitit të Shkupit të 29 korrikut 2021 të krerëve të tri shteteve anëtare, përkrahëse të projektit serb me emrin “mini Shengen” apo “Ballkan i hapur” konstatohet një ngutje diplomatike dhe politike e sforcuar për të ecur sa më shpejt drejt integrimit serb të grupimit të ri subrajonal.  Për të argumentuar lëvizjen e “Ballkanit të hapur” në skemat ruse, analisti diplomatik Sh.Murati sjell në vëmendjen e opinionit publik deklaratën e zëvendësministrit të jashtëm rus, Aleksandër Grushko në Beograd më 18 qershor 2021 se “vendet e Ballkanit duhet të zgjedhin modelin e Federatës ruse, pra të bëhen si një shtet federativ që të ketë qendër drejtuese Beogradin, siç është Moska për Federatën Ruse”. Në këtë kontekst, mbështetjen zyrtarisht dhe publikisht të qëndrimeve të Serbisë nga Tirana zyrtare, ambsadaor Murati e konsideron si qëndrim që solli një çarje midis publikut shqiptar si dhe midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës. Madje me të drejtë Sh.Murati shprehet për defekte të patriotizmit tonë, të cilin e kemi parcial. Ndoshta edhe për këtë mendim e ligjërim diplomatik të avancuar, Prof.dr.Enver Hoxhaj, ish-zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës (2016-2020) e konsideron ambasador Muratin njohësin më të mirë të Kosovës dhe të raporteve të saj me botën e jashtme që nënkupton: rajonin, Europën Juglindore, raportet me BE-në, por edhe kontekstin global të asaj se çfarë raportesh ka Kosova. “Mund të them që është prej njohësve më të mirë, ndoshta prej Vjenës deri në Athinë.. Sa herë shkruhet, flitet për Kosovën: mendimi i tij lexohet në Prishtinë, jo vetëm në mesin e vendimmarrësve politikë, por edhe në mesin e shumë të tjerëve, të cilët e krijojnë, e fuqizojnë kulturën e re politike në Republikën e Kosovës”, vlerëson z.Hoxhaj. Nisur edhe nga ky vlerësim shpreh bindjen në domosdoshmërinë e pasurimit të bibliotekave institucionale dhe vetjake të çdo shqiptari me librat e ambasador Muratit.Veçanërisht në veprën e tij të fundit madhore  “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, analisti diplomatik Sh.Murati argumenton edhe dështimin e madh të BE me Kosovën. Referuar dështimit të tryezave të njëpasnjëshme të bisedimeve Prishtinë-Beograd, autori i kësaj vepre e sheh dështimin e BE-më Kosovën në paaftësinë e saj për të arritur një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tëtëvjeçare Serbi Kosovë, gjë që imponoi nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë të SHBA në ato bisedime.Të mirëargumentuara janë në këtë vepër, “Dalldia filoserbe në dëm të rajonit dhe pozicioni që duhet të mbajë Shqipëria”, “Ideja e rrezikshme ruse për Kosovën në Këshillin e Sigurimit” dhe veçanërisht  “Doktrina ‘Bajden’, si zgjidhje për Kosovën dhe Ballkanin”.Ajo që autori e quan Doktrina e Presidentit amerikan Bajden për Ballkanin, me pak fjalë përmblidhet në luftën kundër korrupsionit si interes strategjik dhe kundër atyre politikanëve që destabilizojnë rajonin, si dhe qendërzimi i dialogut Kosovë – Serbi.  Autori thekson se modelimi i Ballkanit me standarte perëndimore kërkon një forcë bindëse teorike, por kërkon edhe një forcë praktike, të cilën e përfaqësojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës./

Filed Under: Analiza Tagged With: Shaban Murati

Pacolli: Do të kujtohesh përherë President Rugova

December 2, 2021 by s p

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka kujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova sot në 77 vjetorin e lindjes:Presidenti Rugova sot do ti mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President!!

Filed Under: Analiza

Haradinaj: Fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova

December 2, 2021 by s p

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2021-Gazeta DIELLI/ Sot në ditëlinjen e 77-të të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan:Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar.

Filed Under: Ekonomi

Xhelua…

December 2, 2021 by s p

Gezim Zilja

E quajnë Xhelo, rreth të dyzetepesave, por nuk di si e ka ndërruar emrin në Xhoni atje në Amerikë. Po shkelte për herë të parë në qytet pas njëzetë viteve, që ishte larguar. Dhjetë vjet të shkuara vdiq i ati, që jetonte fillikat. E shoqja, mësuese nga ato që nuk harrohen kurrë nga nxënësit, tepër e dëshpëruar nga mungesa e gjatë e  djalit të vetëm, kishte ikur më parë në atë botë, zemërplasur dhe  pengun për ta parë edhe një herë para vdekjes. Jemi njohur me Xhelon në universitet dhe që atëherë nuk ishim parë. Nuk di si ma kishte gjetur numrin e telefonit.

 -Do të më ndihmosh, të shkoj në varret e prindërve të vendos një tufë lule. Ma ka lënë amanet Barbara, ta bëj tufën me shumë lule sidomos krizëntema te bardhe-kuqe,- ngatërronte gjoja shqipen Xhelua. 

– Kush është Barbara? 

– Gruaja ime amerikane. Doja një shqiptare në fillim po fitoi Barbara. Kemi një shtëpi të madhe, me pishinë, që ia blenë prindërit, dy fëmijë..  

– Atje banon edhe sot? 

– Sigurisht. Po vjehrri ka një fermë….

-Xheloooo! Prindërit e tu ishin të vetmuar. I varrosi gjitonëria dhe një halla jote…  -E, eeee! Kam një hallë, po nuk pata kohë ta takoja, se mbarova ca porosi. Unë u kam dërguar prindërve 100 dollarë çdo muaj dhe ndonjë plaçkë. Kam folur dhe në telefon. Do të kisha ardhur edhe në varrim po punët e shumta…. 

-Në Shtëpinë e Bardhë punon ti ? Me sytë nga dera vdiqën. Nuk erdhe as për babanë e as për nënën. Të paktën të shihnin nipat,- nuk mu durua.  Po ku i mbyllej goja amerikanit Xhoni-Xhelo. – Kam tre makina atje në Amerikë. Doja t’i dërgoja një babait. Këtë e kam marrë me qera këtu, pak shtrenjtë mu duk, po hajd’ mo…

-S’ka gjë. Deri te varrezat do na çojë.-  Zbritëm nga makina. Në disa hektarë mbi pjerësitë e kodrinave, zgjateshin pafundësisht, në mënyrën më të çuditshme, varret e mermerta. Tela, gardhe, kangjella hekuri, rrugë pa rrugë, pemë e lule, ku i gjalli e kishte vështirë të kalonte edhe brinjas, pa shkelur mbi ndonjë varr. Ngushtë, shumë ngushtë flinin gjumin e madh të gjorët, që duket nuk gjenin rehat edhe atje nën tokë. Xhelua filloi të më tregonte sipas asaj, që i kishin thënë, se varri i nënës ishte një kilometër drejt rrugës kryesore, pastaj ktheheshe djathtas mbi ca varre të mëdhenjë me mermer e çati të kuqe, ku ishte një pishë me dega të thyera…  Në anën e kundërt të rrugës ishte varri i babait, në mes të dy varreve rrethuar me kangjella hekuri me nga një deriçkë… U bën tre orë që po kontrollonim. Gjetëm dy varre me emrin e të ëmës por mbiemri ishte ndryshe. Dielli ishte në perëndim dhe dita po ia linte vendin natës, që po pllakoste dalëngadalë. 

-Xheloooo! Vetëm po u ngrit nëna ose babai ( Zot! Mos më fut në gjynah!) ta na tregojnë ku janë. Eja të ikim. Vijmë nesër me sabah. 

–  Nesër më ikën avioni. E kam prerë biletën vajtje-ardhje. Bëhen merak Barbara me fëmijët. Mbase vjen nesër dhe i vendos ti lulet. Ma bëj këtë nder…

– Porosi e kryer. Ik i qetë!- Pastaj mërmërita: Do i gjej dhe do u them i keni lulet nga Xhelua. Mendova se më dëgjoi e do i ngelej hatri, por ai vazhdonte i çelur në fytyrë dhe plot gjallëri. Nuk dukej fare i mërzitur. Mund edhe të mos më besonte. Fundja varret nuk mund t’i merrte dot njeri. Ato aty do të ishin edhe pas njëzetë apo njëqind vitesh. Hipëm në makinën me qera, që u ndez me të shkrepurën e parë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Gezim Zilja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT