• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

Konflikti i Ukrainës, a mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në Kosovë?

December 27, 2021 by s p

Shqiprim Pula/

Disa po e ndërlidhin si strategji të Putinit rrezikimin e veriut të Kosovës me Ukrainën? A mund të rrezikohet Kosova? Më 1989 u konsiderua e përfunduar lufta e ftohtë, dhe ndërlidhej me rikrijimin e rendit të ri botëror nga sa konsiderohej si dypolare në atë unipolare, në krye me ShBA-të, si superfuqi e vetme globale me NATO-n si mekanizëm që shërben për ҁështje të interesave Euro-Atlantike. Me shpalljen e mëvetësisë së Kosovës, në Shkurt 2008, Rusia pushtoi një pjesë të territorit të Gjeorgjisë (Abkhazia dhe Osetia Jugore) në Gusht 2008, dhe më pas pushtoi territor në Ukarainë (Donbasi dhe Krimea) më 2014, duke i’u kundërvënë perëndimit, me arsyetimin “si nevojë” për popullatën Ruse në këto vende. Ky veprim ushtarak i Rusisë kundrejt këtyre dy shteteve u bë që të pengohej edhe integrimi i tyre potencial në NATO, ngase më 2004 tre shtetet baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia i’u bashkuan NATO-s dhe mesa duket ishte një lloj sinjali se duke u zgjeruar aleanca veriatlantike po i afrohej kufijve të Rusise, dhe veproi në Gjeorgji e Ukraine për të parandaluar një anëtarësim të tyre në NATO.Që nga 2014, kur në Ukraine (Donbasi dhe Krimea) u aneksuan ushtarakisht nga ana e Rusisë, Ukraina gjendet në një mungesë balanci politik ndërmejet perëndimit dhe Rusisë, nga konflikti i ngrirë që u krijua dhe me një paqëndrueshmëri reale të perspektivës së saj.Lidhja apo paralelja e ngritur ndërmjet veriut të Kosovës dhe Krimes në Ukrainë, ka një emërues të përbashkët që është mos-administrimi i tërësishëm i territorit nga ana e qeverisë qëndrore në dyja vendet, ndërkaq, duhet theksuar se aneksimi politik e institucional i veriut të Kosovës ka ndodhur në praninë e trupave ushtarake të Francës, pas hyrjes së NATO-s në gjithë Kosovën, kurse aneksimi i territorit në Ukarinë ka ndodhur përmes ndërhyrjes ushtarake të forcave Ruse.Duhet kujtuar që nga fund-shekulli i kaluar i tërë Ballkani ka pasur nevojë për vëmendjen ndërkombëtare e veҁanërisht atë amerikane. Të dyja vendet aktualisht kanë dy të përbashkëta, e para, nevojën e padiskutueshme të ndihmës të ҁfarëdo lloji nga perëndimi për shkak të agresivitetit të Rusisë ndaj Ukrainës ashtu sikurse agresiviteti i Serbisë ndaj Kosovës, dhe e dyta, si Kosova ashtu dhe Ukraina, vazhdojnë të mbetën shtete të cilat nuk ushtrojnë sovranitet të plotë mbi gjithë territorin e tyre, e për rrjedhojë konsiderohet konflikt i ngrirë si për Kosovën me Serbinë ashtu dhe për Ukrainën me Rusinë. Fatkeqësisht, duhet thënë, se në rastin e Kosovës, kemi pasur individë që rastësisht janë gjendur në politikë dhe kanë keqkalkuluar politikisht për të shtrirë dhe mbajtur nën administrim të tërë territorin e vendit. E që nga 1999 e këndej, kohë-pas-kohe, Europa sikur humbiste interesimin ndaj Ballkanit e veҁanërisht Kosovës, shpesh herë duke u shtirur se duan t’a zgjidhin konfliktin e ngrirë në mes Kosovës e Serbisë, por pa ndonjë entuziazem të theksuar!. Madje, pas fillimit të procesit të dialogut më 2011, ata edhe publikisht deklaroheshin se do të pranojmë ҁdo marrëveshje që palët do t’a arrijnë mes vete.

Filed Under: Analiza

Shkodra po kalbet…

December 27, 2021 by s p

Stefan Çapaliku/

Shkodra po kalbet. Nga dita në ditë pejsazhi urban, brenda kornizës së ngranë teje, mund të bjerë nga muri i kujtesës e të thyhet copash. Qyteti ka nevojë për investime urgjente që të shpëtojë çfarë mund të shpëtohet nga trashëgimia e vet kulturore. Qyteti ka nevojë për investime urgjente në hartimin e një projekti modern zhvillimi. Teoria dhe praktika e shpalljes armik të një qyteti, që nuk pranon kurrsesi t’ia shplashë kujtesën, duhet të marrë fund. E kaluemja nuk mund të blehet nga askush. Por edhe e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke iu frikësue fantazmave të së vjetrës. Dalë prej asaj të kalueme ne luftuem me aq sa mundëm, që të krijonim një shoqni, ku të pranonim tjetrin si të ndryshëm nga vetja, por në respekt të së vertetës. Projekti i hyrjes në Europë deri më tani deshtoi. Ne duhet ta ridizenjojmë projektin se nuk mund të ketë tjetër alternativë veç Europës. Qyteti gjendet në gjendje emergjence, katandisë si ska ma mirë…Me shpresë se nuk ia prishi njeriu humorin, due t’i them atyne që i kanë dalë për Zot kësaj pune, se, si shkrimtar, nuk mund të rri pa e ba me dije perspektiven time të shikimit, (edhe pse në këtë rast do doja shumë që ta kisha gabim).

Filed Under: ESSE

Pse “kapterrët” e Sigurimit të Shtetit, përdhosin në mënyrë ciklike, shkrimtarin Bilal Xhaferri?

December 27, 2021 by s p

Dr. Hasan Bello/

Para disa ditësh u ribotua për të disatën herë një intervistë, gjithmonë pas vdekjes, e ish-komandantit të kufirit nga ku në vitin 1969 është arratisur shkrimtari Bilal Xhaferri. Ai aludon se gjoja atë mund ta ketë inskenuar ish-Sigurimi i Shtetit. Por nuk sjell asnjë provë konkrete duke thene se “Natën e arratisjes së Bilal Xhaferrit, ish-komisari i Postës Kufitare hoqi qëllimisht njësitin e rojeve, pikërisht në vendin ku pak më vonë kaloi Bilal Xhaferri”.Kaq i duhet intervistuesit, “kapterrit” të ish-Sigurimit në Kinostudio, të tjerat ai i “tjerr” vetë. Ai harron se Bilali është arratisur nga vendlindja e tij, ku vijën kufitare e njihte më mirë se ushtarët që vinin nga rrethet. Në SHBA Bilali do të shkruaj artikujt më kritik ndaj regjimit komunist. Nga dokumentacioni rezulton se Ministria e Jashtme dhe ish-Sigurimi i Shtetit përpiqen maksimalisht për ta penguar emërimin e Bilalit si editor i gazetës “Dielli” të Federatës “Vatra”. Nëse ishte i tyre, pse e penguan “me çdo kusht”? A nuk synonin ata infiltrimin e agjentëve të tyre në radhët e emigracionit në SHBA? Pse ia hoqën fishat aparateve pas operacionit të Bilalit dhe ia përshpejtuan vdekjen? Po sot, pse e ribotojnë në mënyrë ciklike të njëjtën intervistë? Apo në letrat shqipe lufta vazhdon?Në një shkrim të Bilal Xhaferrit me titull “Buzëqeshja e krokodilit” (Enver Hoxhës), ai bën sintezën e tragjedisë shqiptare: “Po t`i hedhim një sy këtyre tridhjetë vjetëve, do të shohim se historia e tyre është historia sesi u thanë kënetat dhe u kthyen në toka pjellore dhe sesi, në të njëjtën kohë, u kthyen shpirtrat e njerëzve në këneta malarike. Kjo është historia sesi ju dha fshatarit toka me dorën e majtë dhe ju muarr me dorën e djathtë”.

Filed Under: Komente

Pasojat djallëzore që vijnë nga normalizimi i së keqes

December 27, 2021 by s p

Agim Baçi/

Raskolnikovi, personazh i romanit “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit, rrëfen fillimisht se e ka kryer krimin e vrasjes, duke besuar se ashtu do ndihmonte nënën e tij që të mos i mbetej borxh fajdexhesës për pagesën e studimeve, ndërkohë që në vetvete e di mirë se këtë hap e kishte hedhur për të treguar se ai nuk i përkiste turmës, se nuk mund të mbetej anonim. Ky racionalizim i së keqes, ardhur nga pena e Dostojevskit, është ndoshta sot shtegu më joshës i njeriut modern në përditshmërinë e tij. Filozofi amerikan Ulliam Barret, në librin e tij “Njeriu irracional”, shprehet se kalimi nga mospranimi i së keqes në krenimin me fuqinë për t’u bërë i keq, ka vetëm një urë të sigurtë për t’ia arritur- të lërë sa më larg vetes dhe shoqërisë gjykimin moral, sidomos atë gjykim që buron dhe mbështetet në besimin fetar.Shoqëria sot është e rrethuar nga ura të tilla, shtyllat e të cilave janë vetëm klishetë që sugjerohen kudo dhe që synojnë të garantojnë njeriun se makthi, pasiguria apo trullosja vijnë nga mungesa e guximit për të marrë në dorë fatin e për të treguar se mund të fitosh vetëm përmes fuqisë, e jo mendjes e besimit. Në një shoqëri si e jona, që ndaloi ligjërisht për shumë vite besimin fetar dhe që e ka trashëgimi dhënien e fuqisë “nga partia”, që ka trashëgimi nga ideologjia komuniste artin e justifikimit të krimit dhe normalizimin e së keqes, rreziku i normalizimit të të fortit ka qenë një rrezik i përhershëm. Mjafton të shohim praninë e tyre fare hapur në politikë, për të kuptuar se trashëgimia e së keqes ka arritur të ngrejë krye e të normalizojë botën e vet, duke e kthyer dijen dhe dashurinë për dijen në një luks të panevojshëm, madje si pengesë për të ecur përpara.Raskolnikovi i shoqërisë së sotme nuk ka nevojë të vrasë fajdexheshën. Mjafton që ai të ketë në mendje justifikimin se, veprimet e tij të këqija në dëm të të tjerëve janë të domosdoshme për të dalë nga kotësia, nga anonimati. Pasi bindin veten se e keqja është normale “raskolnikovët e sotëm” janë të gatshëm t’i bashkëngjiten kujtdo që do i ftonte të tregonin fuqinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të kryer një veprim që, edhe pse do të jetë i keq apo i lig, do t’i bëjë fitues. Në këtë rrugëtim ata i ndihmon bota e pafundme e spektaklit që i provokon dhe josh, që i nxjerr nga kufijtë e normalitetit dhe i fton në fuqinë e duartrokitjeve të masës. Pasiguria dhe frika rrezikojnë të kthehen kështu në mjetet për forcë dhe pushtet, pasi do të vijojë sllogani se vlera morale dhe të menduarit nuk janë më garanci për jetën e sotme.Një njeri të tillë, të braktisur nga besimi, nga arsyeja, e presin më pas dy rrugë- të fitojë me çdo kusht ose të dëshpërohet. Si i tillë, ai është i tëri i veshur vetëm me kostumin e neverisë për të ndershmit dhe të moralshmit dhe çdo kostum tjetër i rri ngushtë, e nxjerr keq, e nxjerr jashtë lojës, së cilës i është futur. Është pikërisht ky, njeriu që i nevojitet më shumë sot politikës, pasi ai është gati të hipë në trenin e rezultateve dhe jo ideve për të ardhmen, që të besojë se veprimet e tij janë të tilla se ashtu i kërkohet dhe jo se ka të drejtë të mendojë apo të vendosë vetë. Ai është njeriu që njeh për të keqe, dhe për jo morale, veç dështimin, ndaj për të shmangur dështimin, ai është gati të bëjë “raskolnikovin e kohës”, duke vënë në plan të parë mosmirënjohjen ndaj gjithçkaje.Diktaturat kanë qenë shfrytëzuesit më të mëdhenj të këtij njeriu, që justifikon gjithçka me klishetë “kjo m’u kërkua”, apo “kaq mund të bëja”, gjë që e kanë përçuar edhe shoqëritë postkomuniste në ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore. Trashëgimia kulturore e këtij njeriu pa të shkuar dhe pa besim, e bën një person të tillë një aset të kujtdo që ka nevojë të ndërtojë një shoqëri rezultatesh dhe që për gjithçka të gjejë justifikimin e duhur.“Njeriu mund të nisë të jetë serioz për veten dhe të tjerët vetëm kur vlerëson besimin, pasi kështu lidhet me të shkuarën dhe të ardhmen”, shkruan filozofi Barret, duke iu kundërvënë filozofisë që mbështet dhe inkurajon vetëm njeriun e rezultateve. Për t’u vënë përballë këtij njeriu që shfaqet pa fytyrë dhe pa destinacion, ka vetëm një rrugë: të bëjmë sa më parë pyetjet e duhura sesi mund të largohemi nga shtrati i dëshpërimit dhe trullosjes.

Filed Under: Kulture

7 vjet më parë, atentatori i Papës lule në Vatikan

December 27, 2021 by s p

Saimir Z. Kadiu/

Me 13 maj 1981, 23 vjecari Mehmet Ali Ağca qellon dhe plagos Papen e Romes ne Sheshin e Shen Pjetrit. Një javë më vonë një gjykatë në Romë e dënon me burgim të përjetshëm. Papa dëgjohet pak kohë pas atentatit nga dhoma e tij në Poliklinikën “Gemelli”, nëpërmjet Radio Vatikanit : “Ju bekoj të gjithëve, u jam veçanërisht pranë dy personave, që u plagosën bashkë me mua dhe lutem për vëllain, që më qëlloi dhe të cilin sinqerisht e kam falur. I bashkuar me Krishtin, prift dhe viktimë, ia paraqes vuajtjet e mia kishës dhe botës.”Një vit më vonë, më 13 maj 1982, Papa Gjon Pali II ishte në Fatima të Portugalisë për një falënderim të veçantë. Ai nuk dyshoi kurrë se e kishte shpëtuar Virgjëra Mari që i qe dukur tre barinjve të vegjël në Fatima më 1917. E prandaj në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Fatima, përsëriti para gjithë botës, moton, që e shoqëroi gjithë jetën: “Totus Tuus – “Jam krejt yti, o Nënë!”. E më 13 maj, në Romë e kudo në botë Kisha katolike kujton dukjen e parë të Zojës së Bekuar më 1917 në Fatima të Portugalisë dhe përvjetorin e atentatit kundër Papa Gjon Palit II në Vatikan.Edhe sot pas 40 vitesh ky atentat ka mbetur mister…Prapavija e veprës është deri sot e pasqaruar. Cili qe motivi i Ağcës? A ishte thjeshte nje keqbërës i vetëm? Kishte ideatorë që fshiheshin pas tij?Eshte shkruar edhe nje liber : “Vrit papën”, me autore gazetarin i talian Marco Ansaldo dhe gazetaren turke Yasemin Taşkın … shume fakte, detaje, intervista… por jo e zbardhur perfundimisht.Kush kishte interes qe Papa i ardhur nga Polonia te vritej?Cili ishte fati i metejshem i Mehmet Ali Ağca? Ai u fal në vitin 2000 nga presidenti italian dhe u dorëzua në një burg turk të sigurisë së lartë. Atje vuajti dënimin për vrasje e mëparshme të Abdi Ipekçiut, një gazetar i majtë i gazetës “Milliyet”.Prej fillimit të 2010-ës Ağca është i lirë.7 vjet me pare, me 27 dhjetor 2014, Agca me nje tufe lule viziton Vatikanin per te nderuar kujtimin e njeriut te madh shpirteror qe tentoi ta vriste me 13 maj 1981…

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT