• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

Në dorë të kujt janë të dhënat e shqiptarëve?

January 8, 2022 by s p

Agim Baçi/

Rrëmuja që ka ndaluar prej kohësh para derës së PD-së duket se ka hequr vëmendjen e shqiptarëve nga një skandal që duhej të ndalej vetëm me hetimin në zyrat më të larta të qeverisë shqiptare, madje në zyrën e Kryeministrit Rama.Për këdo që nuk ka ndjekur lajmet me kujdes, mjafton të dëgjojë se, një nga katër personat që akuzohet se ka mundur të fusë në dorë të dhënat shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, Endri Ikonomi, ka qenë i punësuar për një nga miliarderët rus, Oleg Viktorovich Boyko, të përfolur më së shumti jo për pasurinë e tij dhe si një nga 100 bisnesmenët më të pasur rusë, por më shumë për historitë që lidhen me këtë emër. Kështu, sipas të dhënave që janë bërë publike, rezulton se një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun Boyko si person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Ky raport përshkruan edhe se “shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje”.Gjithashtu, platforma investiguese e gazetarëve rumunë “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.Pas daljes në dritë të këtyre të dhënave vlen të pyesim: Prokuroria e Tiranës vërtet do ndalet në këtë version të vjedhjes vetëm për një shitje banale të të dhënave, që ka të bëjë me presionin ndaj personave të ndryshëm- që gjithsesi mbetet një shkleje shumë e rëndë për sigurinë dhe privacinë e çdo qytetari- apo do hetojë edhe lidhur me sigurinë kombëtare të cënuar nga zotërimi që kanë këto të dhëna nga shtetas që hetohen për lidhje nga më të dyshuarat në veprimtarinë e tyre të përditshme? E nëse cënohet siguria, a do arrijë prokuroria të marrë nën hetim krerët e AKSH-it, dhe ata që kanë mbrojtur këtë institucion si në rastin e daljes së patronazhistëve ashtu dhe pagave e targave, përfshi këtu edhe Kryeministrin Rama që bëri gjithçka për të mbrojtur institucionin që menaxhon të dhënat e shiptarëve?Ka në fakt një mënyrë që kryeministri mund të shmangë prokurorinë në këtë rast: ta hedh si sondazh me qytetarët te platforma e bashkëqeverisjes, duke pyetur fare hapur nëse duhet ta lejojë ai prokurorinë e Tiranës apo SPAK-un ta hetojnë atë dhe vartësit e tij apo jo…

Filed Under: ESSE

Imzot Ernest Çoba, në përvjetorin e largimit nga jeta

January 8, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

#SiSot, më 8 janar 1980 ndërroi jetë Imzot Ernest Çoba kryeipeshkëv i Shkodrës, Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë.Ernest Çoba lindi më 1913 në Laç (Vau i Dejës) dhe arsimimin e kreu pranë Kolegjit Saverian dhe Seminarit Papnor në Shkodër. Më vitin 1936 u shugurua meshtar dhe gradualisht nga Kisha Katolike ju besuan disa drejtime si mësues i besimit në Seminarin Papnor deri më 1946, shërbeu si provikar i Arkidioqezës së Shkodrës, sekretar i përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Katolike Shqiptare. Nga viti 1956 emërohet Kryetar i Kishës Katolike të Shqipërisë në vitet më të vështira që Kisha Katolike po kalonte me shkëputjen e varësisë së saj nga Vatikani dhe largimin e Bernardin Shllakut si drejtues i saj. Ipeshkëv Zef Simoni dëshmon se Imzot Ernest Çoba do të dënohej me akuzën se kishte ruajtur marrëdhënie të fshehta me Selinë e Shenjtë (Vatikanin) përmes Legatës Italiane në Tiranë, me anë të së motrës dhe se për këtë gjë ai do të merrte dënimin me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Ndërroi jetë në spitalin e burgut të Tiranës më 8 janar 1980.Në fotografi: 1. Imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i Shkodrës, fotografi në mosha të ndryshme. 2. Vizatim i Dom Ernest Çobës#ArkivatFrymëzojnë#ArkivatKujtojnë#ImzotErnestÇoba#AQSH

Filed Under: Histori

Hafiz Ali Korça në përkujtimin e largimit nga jeta

January 8, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

#Sisot, më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça.Ali Korça, biri i Iljas efendiut, ka lindur në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku mbaroi shkollën ibtidaije, rushdije dhe idadije. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Mbasi kreu studimet u kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtëshkrim të gjuhës turke. Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më mbas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Ka marrë pjesë në kongresin e Manastirit (1908) dhe në kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frenge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit. Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957. Nga punimet e tij mund të përmendim, përkthimin e Kuranit, Mevludin, “303 fjalë të Imam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë”, “Rubaijati”, “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”, “Historia e shenjtë dhe katër kalifët”, etj.Nga dokumentet që ruhen rreth Hafiz Ali Korçës, bashkëvendosim këtu një jetëshkrim të tij dhe emërimin e tij në shkollën idadije.#ArkivatKujtojnë#ArkivatFrymëzojnë

Filed Under: Uncategorized

BALI-BOTA E GJALLË E TË VOGLIT

January 8, 2022 by s p

Prof. Dr. Ylli Pango/

Interesant jane minutat e para pasdite, kur fëmija i sapo ćliruar nga “kafazi” i gjumit e ëndrrave, vërshon në dhomën e lodrave dhe fillon t’i ritakoje miqtë një e nga një. (“Hë mo kali këtu je? Nuk shkove dhe ti të flesh gjumë? Po kur fle ti? Nuk të shoh të shtrihesh një herë? As ulur nuk të shoh. Kështu rri gjithmonë?”) “Dë-gë-dë dë-gë-dë!”I hypen lodres prej druri dhe fillon e kalëron…(“Uaaa arushi?! Hajde të ta puth pak turićkën..mmma..mmma…Sa të butë e ke…”)(“ Tollombacja tollombacja…prape fluturon ti? Zbrit moj poshte…) “Ke-te, ke-te, ke-te …”kjo eshte gjuha me tollombacen“Lapsat e vizatimit …de-ge de-de ge-de… da-di da-di ta-di…”fillon i rrjeshton..”Shkarravit diçka në letër me ngjyra…“De-ge-de, ke-te-ke, dë-gë-dë, …”Kjo është gjuha e tij me lodrat. Ende nuk i ka mbushur dy vjeç. U flet lodrave. Gjuhën që ai e di se do ja kuptojnë. Gjuhën bebore-Danjisht.Danja eshte animist. Uaaa…sa fjalë e madhe. Jo, eshte e thjeshte fare. Si vete ai. Ai mendon se lodrat janë të gjalla. Ndjejnë, mendojnë, kanë shpirt?( “E ku di ai ç’është shpirti?” ). Di, si nuk di. Di sipas mënyres se tij. Me ato mjete që i ka vënë në dispozicion deri tani trurthi i tij i vockël.A e dini se ai mendon, të themi, deri diku, si balinezet? Balinezët e Balit. Keni degjuar sigurisht per Balin, ishullin e larget, të arkipelagut të madh indonezian. Ndër më te vegjlit e tij. Perlën e kultures e turizmit të kësaj pjese kaq të magjishme të botes. Feja balineze, një lloj hinduizëm i veçantë sipas të cilit ćdo element i nënës natyrë është i influencuar ashtu si njeriu nga shpirti. Hinduizmi balinez me shume se hinduizem, eshte animizem. Besim se çdo gje qe ekziston ne natyre, ka shpirt. Eshte në një aspekt, aq feminore si fe. Sidomos në menyren si balinezet e shohin dhe e perjetojne kete. Në Bali trungjet e pemëve i veshin me rrypa bezesh si për t’i mbrojtur…Disa syresh sepse i konsiderojne te shenjta. Balinezet venë nëpër rrugë kutiçka të vogla letre a varaku mbushur me kokkrra per t’i ćukitur zogjtë kalimtarë. Si pjesë e natyres. Pjese e tyre. Pemë, zogj, njerez, tokë janë një. Kanë shpirt. Duhet te jenë një harmoni. Një here ne vit sipas balinezëve, toka duhet të bêjë pushim.Askush nuk lejohet të dalë në rruge për 24 orë. Që të mos “ndyjë” tokën. As turistet. Toka duhet te marre pak fryme lirisht. Të ćlirohet nga tere ato “pislleqe” që hedhin njerezia mbi te.Balinezet jane animistë si fëmijët deri në moshën 4-5 vjeç. Ndonese e di qe nuk eshte keshtu, ma ka qejfi te besoj se balinezet, janë ndofta ndër me te lumturit në bote. Bali jeton e rijeton feminine e vet. Atë të shoqerise njerezore. Kesisoj rrit dhe femijet e vet……”Hej njerez mos u merzisni. Mjaft u moret me gjera serioze… Beni pak pushim. Kthehuni a rikthehuni pak te bota e femijes! E në mos i paçi aty pranë, lexoni, shihni perfytyroni djçka që lidhet me botën e tyre…Do ju lehtesojë goxha…”…Ja të kthehemi te fëmija. Pasi mbaron me miq-lodrat, po i rikthehet TV. Nuk po ndjek lajmet sigurisht. As çeshtjen e dites: pushtimin e keshtjelles politike nga kalores idealiste mbi kuaj letre, që thyejnë me ushta, dyer hekuri( do te behej nje film i animuar kryeveper!)Danja po ndjek nje shoqezen e tij në youtube që po mëson format, ngjyrat, numrat…Diku ne Azi, Amerike, Afrikë, diku…Pastaj i kthehet një miushi të animuar…në ekran. Edhe ai është si ajo goca…Miush i zgjuar qe meson.Pastaj vjen e më hypen mua ne bark tek shkruaj i shtrire ne Notes e Iphone. Une jam lodra e rradhes. Kacavjerremi pak mbi babë, rrokullisemi në divan e perseri mbi. Jam pjese e lodrave…E botës së tij…Bota e tij, bota e mrekullueshme, bota e vertete, është një. Si ajo e Balinezëve. Një e tërë dhe e gjallë. Një frymë, një shpirt, një bukuri…

Filed Under: Kronike

NJE DOKUMENT DHE NJE FTESE KOLEGEVE JURISTE…

January 8, 2022 by s p

Zef Preçi/

(Leter e Hapur gjithe dashnoreve te kontratave koncesionare qe thoine se keto kontrata nuk mund te anullohen).Dokumenti dhe citimi i meposhtem vijne nga Komisioni i Kombeve te Bashkuara mbi Ligjin Tregtar Nderkombetar (UNCITRAL) dhe sqarojne, nder te tjera, pikerisht rastet kur nje kontrate e llojit paertneritet publik privat (PPP) mund te anullohet. Per analogji me skandalin shqiptar te incineratoreve mendoj se perben nje baze ndihmese ne sqarimin juridkisht te problemit edhe nga SPAK, duke mundesuar keshtu hetim te pavarur, te paanshem dhe ligjerisht te argumentuar ne mbrojtje te interesave publike. Per me teper qe vendi yna ka nenshkruar edhe konventat e referuar anti-korrupsion dhe kunder krimit transnacional. Shqip edhe qarte: foksumi i hetimeve te korrupsioni perben nje pikenisje te mire per hedhjen drite mbi kete afere dhe simotrat e lidhura te saj ne Tirane dhe ne Fier, por qe gjithsesi ka nevoje te perfshije shpalljen e emergjences mjedisore dhe tere proceduren e ndjekur per te arritur te keto kontrata grabitqare mbi buxhetin e shtetit.Një kategori shkeljesh që ligjet vendase zakonisht e trajtojnë si mjaft serioze për të justifikuar përfundimin e kontratës PPP, pavarësisht nga faza e projektit në të cilën ato zbulohen, janë shkelje të rënda të ligjeve penale të vendit nga partneri privat dhe agjentët e tij, ose një dënim sipas ligjit te vendit të partnerit privat ose ligjit të një vendi të tretë. Korrupsioni dhe ryshfeti i zyrtarëve publikë në lidhje me dhënien ose menaxhimin e kontratës publike ose dhënien e licencave ose lejeve, pavarësisht nëse lidhen ose jo në mënyrë specifike me kontratën PPP janë arsye të njohura gjerësisht për përfundimin e një kontrate PPP. Që nga hyrja në fuqi e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, shtetet kanë marrë përsipër një detyrim ndërkombëtar për të luftuar praktika të tilla dhe shumë shtete do të ndeshkojnë korrupsionin dhe ryshfetin edhe nëse kryhen jashtë vendit në masën që autorët janë shtetasit e tyre, ose praktikat korruptive shkaktojnë dëmtimin e interesave të brendshme. Shembuj shtesë të veprave penale që shpesh justifikojnë përfundimin e kontratës PPP sipas ligjeve të brendshme përfshijnë: (a) pjesëmarrjen në një organizatë kriminale; (b) mashtrimi; (c) veprat terroriste ose veprat e lidhura me aktivitetet terroriste; (d) pastrimi i parave ose financimi i terrorizmit, ose (e) krime të tjera të rënda në kuptimin e nenit 2, nënparagrafi (b), Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transnacional. Ndërprerja në raste të tilla do të justifikohej sa herë që partneri privat si person juridik ka kryer krime të tilla, por edhe në rastet kur personi i dënuar me vendim të formës së prerë është anëtar i organit administrativ, drejtues ose mbikëqyrës të partnerit privat ose ka kompetenca të përfaqësimi, vendimi ose kontrolli në të.

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT