• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

AMBASADORI I “PUSHTETIT TË BUTË”

March 16, 2022 by s p

Frank Shkreli/

Është kënaqësi që gjëndem përsëri në Qëndër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra – themeluar nga dy prej penave më të ndritura të letrave shqip, Peshkop Fan Nolit dhe Faik Konicës, ambasadorit të Shqipërisë në Washington nga 1926-1939.

Sa i përshtatëshëm dhe me vend është fakti që jemi mbledhur sot këtu  për të nderuar një ambasador tjetër të Shqipërisë të periudhës post-komuniste, Ambasadorin Mal Berishën me promovimine veprës së tij më të fundit, “Ambasador i Pushtetit të Butë”  —  një pasqyrim i veçant i jetës dhe veprimtarisë së tij diplomatike shumë vjeçare në shërbim të interesave të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, pasi siç shprehet edhe ai vet, kur thotë i Shqipërisë, nënkuptohet edhe Kosova si pjesë e saj e pa ndarë.

Fjalët e mia modeste sonte për veprën e Ambasadorit Berisha nuk janë një recension bona fide — per se — pasi versioni PDF më pak ditë më parë, në prak të një vizite disa ditëshe në Washington nga ku sa po jam këthyer. Por jam këtu, i nderuar dhe i privilegjuar, për të përshëndetur mikun tonë Mal Berishën për veprën voluminoze, një pasqyrim i përvojave të tija diplomatike disa vjeçare.Por, bëra ç’mos të isha sonte këtu — në kryeqëndër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra të shqiptarëve të Amerikës dhe të mbarë Kombit për tu njohur më mirë meveprën më të fundit, për të nënvijuar, nga ana ime, respektin që kam Ambasadorin Mal Berisha si njeri, si shqiptar dhe si diplomat gjatë viteve në shërbim të Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.

Libri i Z. Berisha mund të jetë i pari i këtij lloji me titullin “Pushteti i Butë”, por jam i bindur se në historinë shqiptare ka pasur figura atdhetare që e kanë ushtruar këtë llojë “pushteti të butë”, për realizimin e objektivave rë tyre. Ky muaj shënon përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit (2 Mars 1925), përvjetorin e vdekjes së Fan Nolit (13 Mars, 1965) dhe përvjetorin e lindjes së Faik Konicës. Fan Noli në elegjinë e tij kushtuar Luigj Gurakuqit pas vrasjes së tij e quan patriotin shkodran, “gojë mjaltë e zemër hekur”.  Ndërsa fjalimi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë bëri aq bujë në botën e atëhershme evropiane sa që gazeta amerikane Nju Jork Tajms e kishte cilësuar si një fjalim piktoresk me fjalë bindëse. Ndërsa në kohët moderne, kush më mirë se Dr Ibrahim Rugova personifikon fjalët “pushtet i butë”, “gojë mjaltë” por edhe bindës, në diplomacinë e tij për lirinë dhe pavarësinë që gëzon sot Kosova.Mënyra se si Dr. Rugova siguroi mbështetjen e botës dhe ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës ishte ndoshta mënyra më e përsosur për një entitet të okupuar, që nuk ishte shtet, as nuk kishte ushtri as polici e ekonomi jo se jo – për të projektuar para botës vlerat, kulturën dhe përvojën e rëndë por krenare të historisë së shqiptarëve në trojet e veta – ishte diçka vërtetë e mrekullueshme dhe fatlume për Kosovën dhe për shqiptarët.Në mungesë të pushteteve të tjera, përveç mbështetjes së fortë të popullit të Kosovës,  “Pushtetii butë”,për Rugovën ishte ushtrimi i këtij pushteti në veprim!Ishte ndoshta shembulli më i mirë i përdorimit të “pushtetit të butë”, moral dhe njerëzor, në historinë e shqiptarëve dhe më gjërë.

Shumica e njerëzve mund ta konsiderojnë detyrën e ambasadorit, në shërbim të interesave të vendit të vet, si një profesion me shumë prestigj dhe shumë ambasadorë, qofshin ata shqiptarë ose të vendeve të tjera, e përqafojnë atë detyrë, si një nder dhe privilegj të madh t’i shërbesh Kombit tënd në një vend të huaj, “një jete tëtërënëshërbimtëpakursyerndajvendittonë”, siçshprehetautori.  Edhe është e tillë, por nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos për familjet e diplomatëve. Veçanërisht, për ambasadorët shqiptarë. Nuk e di si ishte jeta e ambasadorëve shqiptarë në kohën e komunizmit, por në periudhën e demokracisë, e di se nuk ishte dhe nuk është as sot edhe aq e lehtë, sidomos nga pikëpamja ekonomike.

Prandaj, përdorimi i “pushtetit të butë” mund të ishte edhe e vetmja mënyrë për Ambasadorin Berisha dhe të tjerë si ai, për të shprehur talentet, energjinë dhe emocionet, në shërbim të Atdheut.

Ambasadori Mal Berisha ishte, pra, njëri prej atyre ambasadorëve shqiptarë që gjatë karrierës së tij diplomatike ka kontribuar me punë të mëdha dhe të vogëla, por të vyera, duke përdorur “pushtetin e butë” dhe “gojën e embël”, për të projektuar interesat e vendit që përfaqësonte në botën e huaj.

Ambasadori Berisha, karrierën diplomatike e filloi, i ardhur nga një botë kulturore e artistike gjë që bëri të mundur që Ambasadori i ri të kishte mundësi – siç thotë edhe vet, të “ndërthurte përvojën e mëparshme me punën e diplomatit”.  Siç duket, kështu lindi “diplomacia kulturore” dhe libri me titull: “Ambasadori i Pushtetit të Butë”.Ashtu si edhe veprat e tjera të autorit, libri i fundit, “Ambasador i Pushtetit të Butë”, është me një rëndësi të veçantë, për historinë, por sidomos për diplomacinë shqiptare është një kontribut i shënueshëm.Një libër i çmueshëm, sidomos për nga dëshmitë personale për një periudhë plot lëvizje e ngjarje të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë dhe Kosovën.

Dikush mund të pyet, more ç’është kjo frazë “pushtet i butë” dhe nga e ka origjinën. “Babai”, si të thuash i kësaj fraze, është akademiku amerikan Joseph Nye Jr., i cili ishte i pari që paraqiti këtë koncept të “pushtetit të butë”, në vitin 1990. Z. Nye e përcaktoi “pushtetin e butë”, si një mundësi për të siguruar atë që dëshiron nepërmjet një diplomacie të butë dhe jo nepërmjet kërcënimeve dhe ultimatumeve. Profesor Nye ka thenë se “pushteti i butë” mund të zhvillohet nepërmjet marrëdhënieve me aleatët, ndihmës ekonomike dhe shkëmbimeve kulturore. Ai ka thënë  se përdorimi i diplomacisë kulturore ose “pushtetit të butë” do të rezultonte në një opinion publik më të favorshëm për vendin që përdor këtë koncept të marrëdhënieve edhe në zhvillimin e politikës së jashtme. Është pra një mënyrë për të influencuar ngjarjet duke e bindur kundërshtarin për qëndrimin tënd, pa pasur nevojë të përdoret fuqia ushtarake ose sanksionet ekonomike – sidomos kur është fjala për një shtet të vogël siç është Shqipëria.  “Pushteti i butë”, sipas Prof. Nye, është edhe më i rëndësishëm sot për arsye të globalizmit dhe revolucionit në fushën informatike. Por, për një vend të vogël si Shqipëria — pa një forcë të konsiderueshme ushtarake ose financiare për t’i imponuar dikujt vullnetin e saj — “pushteti i butë”, mund të jetë mënyra më efektive për zhvillimin e diplomacisë.Ky, është pra edhe thelbi i librit prej 500 faqeshi Mal Berishës ku ai e shpjegon më së miri këtë koncept të diplomacisë kulturore.

Joseph Nye e ka përkufizuarpushtetin e butë si “aftësinë për të siguruar atë që dëshiron nëpërmjet diplomacisë dhe jo nëpërmjet shtërngimit ose  shantazheve”. Ai ka theksuar gjithashtu se fuqia e butë “mund të zhvillohet nëpërmjet marrëdhënieve me aleatët, ndihmës ekonomike dhe shkëmbimeve kulturore”. Ai ka argumentuar se përdorimi i “pushtetit të butë” në politikën ndërkombëtare, do të rezultojë në “një opinion publik më të favorshëm dhe besueshmëri jashtë vendit”, për shtetin që e përdorë atë. Besoj se ky është edhe përfundimi në të cilin ka ardhur Mal Berisha, bazuar në përvojën e tij diplomatike të përshkruar në librin e tij, Ambasadori i “Pushtetit të Butë”, një libër për tu lexuar edhe nga diplomatët e rinjë shqiptarë, si një manual udhëzues i zhvillimit të diplomacisë kulturore në të ardhmen.

“I dërguar i jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë…është një titull i padëmshëm por nuk përputhet fare me realitetin. Në ditët tona, të dërguarit nuk gëzojnë fuqi të plota. ata duhet të kërkojnë udhëzime  për çdo rast, shkurt ata nuk janë fuqi plotë; megjithse ndonjëherë , duke qenë njerëz,  qëllon të jenë të jashtëzakonshëm”. (Thënje e Faik Konicës, cituar në librin e kolegut tim nga vitet tona në Zërin e Amerikës, Ilir Ikonomi).

Miku i ynë Ambasador Mal Berisha (ashtu si të gjithë ambasadorët kudo në botë) mund mos të ketë qenë fuqiplotë, siç thotë edhe Konica, por qëllon të ketë qenë i jashtzakonshëm, si ushtrues i pushtetit të butë në shërbim të Atdheut të vet dhe si përfaqësues i denjë i diplomacisë kulturore të shqiptarëve.

Me këtë vepër, Ambasadori Mal Berisha kryen një detyrë ndaj vetvetes por edhe kundrejt shumë kolegëve të tij diplomatë aktualë dhe ish-diplomatë shqiptarë – kryesisht i shtyrë — siç shkruan edhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, të Shqipërisë,  Z. Besnik Mustafaj — “nga dëshira për të pohuar se, (Ambasador Mal Berisha), duke i shërbyer Shqipërisë, ka arritur të ketë edhe për veten e tij një jetë të bukur me gjithë andrallat e saj, gjë që i shkon një burri të realizuar”. Një burri malësor që i ka hije, do të thosha unë!  Urimet e mia i nderuar Z. Ambasador Berisha!

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza

“AMBASADOR I PUSHTETIT TË BUTË”, PROMOVIM MADHËSHTOR NË VATËR

March 16, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York me 15 Mars 2022, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra organizoi një promovim madhështor të librit të Ambasador Mal Berishës “Ambasador i pushtetit të butë”. Studiues, vatranë, miq, media, artistë, diplomatë e personalitete shqiptare në diasporë, drejtues shoqatash të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktive duke e kthyer këtë promovim libri në një festë të vërtetë libri e takimi mes miqsh, patriotësh dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. Nën drejtimin e gazetares Marjana Bulku dhe organizimin ekskluziv të Vatrës e Diellit, ky promovim shënoi një rekord për nga pjesëmarrja, interesi, kumtesat shkencore dhe mesazhet e forta diplomatike në një kohë kur bota vuan mungesën e diplomacisë aktive dhe paqes globale. Me pjesëmarrjen e posaçme të Ministrit Shqiptar të Diasporës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi, të Shoqatës Atdhetare Dibra, Shoqatës Kraja, Skenderbej, Batalioni Atlantiku, Open Hands, Shkolla Shqipe e Bronxit, Shkolla Shqipe Children Of the Eagle, Liga Shqiptaro-Amerikane e shumë pjesëtarë të organizatave e shoqatave shqiptare nderuan me pjesëmarrjen aktive në promovim duke treguar edhe një herë se Vatra është lokomotiva tërheqëse e krejt komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miq të veçantë të Ambasador Berishës në këtë promovim ishin edhe Orhan Sakiqi, Bashkim Ahmeti – Izano dhe Pranvera Ahmeti. Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj i cili kujtoi njohjen me Ambasador Mal Berishën dhe kontributin e tij në dobi të çështjes së Kosovës dhe shërbimin që i ka bërë Mal Berisha çështjes kombëtare e shtetit shqiptar me veprimtarinë e tij diplomatike e patriotike. Libri “Ambasador i pushtetit të butë” erdhi në Vatër pas një serie promovimesh në Tiranë, Durrës, Korçë, tregues ky i rëndësisë dhe efekteve ndikuese që kjo vepër ka në mjediset akademike, mediatike dhe pa dyshim edhe në  ato diplomatike. “Pushteti i butë ambasadorial në kushtet e një realiteti kërcënues plot konflikte ndërkombëtare, kriza, pragluftë, e bën edhe më të domosdoshme këtë lloj diplomacie të butë pasi siç pohojnë manualet e shkencave politike fuqia e përqëndruar  në vlera dhe parime është ajo që prodhon nder e normalitet dhe jo frikë e terror siç ndodh kur fuqia shtyp dhe kërcënon liri” theksoi në fjalën e saj gazetarja Marjana Bulku. Ky libër sipas zonjës Bulku përcjell mjaft mesazhe qytetarie në një  botë të trazuar ku çdo individ pavarësisht detyrave që ushtron mundet të jetë patriot që e do kombin, respekton bashkëkombasin dhe mbi të gjitha historinë e tij me çdo të vërtetë të bukur apo të hidhur. Autori sipas gazetares Bulku na mëson se çdokush mundet  të jetë “ambasador” i vendit të tij pavarësisht territoreve ku jeton apo funksioneve që ushtron. Gazetari Frank Shkreli në fjalën e tij deklaroi se Ambasadori Mal Berisha gjatë karrierës së tij diplomatike ka kontribuar me punë të mëdha dhe të vogëla, por të vyera, duke përdorur “pushtetin e butë” dhe “gojën e embël”, për të projektuar interesat e vendit që përfaqësonte në botën e huaj. Përdorimi i “pushtetit të butë” sipas z.Shkreli mund të ishte edhe e vetmja mënyrë për Ambasadorin Berisha dhe të tjerë si ai, për të shprehur talentet, energjinë dhe emocionet, në shërbim të Atdheut. “Miku i ynë Ambasador Mal Berisha (ashtu si të gjithë ambasadorët kudo në botë) mund mos të ketë qenë fuqiplotë, siç thotë edhe Konica, por qëllon të ketë qenë i jashtëzakonshëm, si ushtrues i pushtetit të butë në shërbim të Atdheut të vet dhe si përfaqësues i denjë i diplomacisë kulturore të shqiptarëve” tha ndër të tjera në fjalën e tij Frank Shkreli. Studiuesi Idriz Lamaj theksoi në fjalën e tij rëndësinë historike dhe shkencore që ka libri dhe mbi të gjitha u ndal në disa detaje të rolit të jashtëzakonshëm që ka pasur Mal Berisha si diplomat në dobi të çështjes së Kosovës dhe promovimit të vlerave kombëtare në shtet ku ka shërbyer. Editori epokal i Diellit z.Dalip Greca deklaroi në fjalën e tij se libri “Ambasador i Pushtetit të Butë” i diplomatit par exellent Mal Berisha i kalon kufijtë e një ditari me shënimet dhe mbresat e një diplomati,ai është më shumë se kaq, është një libër për dashurinë dhe devocionin ndaj Kombit, është një libër për diplomacinë dhe miqësinë, për historinë, humanizmin, mbi të gjitha siç ka titullin është një libër për Diplomacinë kulturore ose Pushtetin e butë, një libër që të mëson se si t’i duash njerëzit dhe vendin tënd me përkushtim dhe si t’i kapërcesh situatat e vështira pa u kthyer mbrapsht. “Në këtë libër voluminoz prej 537 faqesh, të organizuar në gjashtë kapituj-nga Kreu  1 tek 6-shti, shkruar me një stil original që e dallon autorin se është vetja, një stil rrëfimtar, emocional, përmes të cilit ambasadori Berisha e mbanë lexuesin të mbërthyer pas ngjarjeve, shumë prej të cilave të japin tronditje të fortë emocionale” citoi ndër të tjera z.Greca. Studiuesi Dr. Paulin Marku u shpreh në fjalën e tij se libri “Ambasador i pushtetit te bute” është një libër shumë i rëndësishëm dhe shërben edhe si një udhërrëfyes për diplomatet e rinj dhe të karrierës, gjithashtu edhe për studiuesit, albanologët, profesorët, polititologët, gazetarët dhe më gjërë. Jemi mësuar të lexojmë, libra, ditare, shënime e dokumente diplomatike me autorësi kryesisht te huaj, ndërsa sot kemi në dorë një libër të një diplomati të lartë shqiptar. “Në këtë libër autori është treguar i kujdesshëm dhe mjaft detajist qe te përshkruajë punën dhe rolin e një diplomati, qëndrimin dhe momentin e duhur se kur duhet  te ndërhyje një diplomat për çështje te caktuara, qe cenojnë apo dëmtojnë imazhin e atdheut. Libri trajton një gamë të gjërë të aktiviteteve të shërbimit diplomatik që nga udhëtimi i tij drejt Stambollit, te aktiviteteve diplomatike, kulturore dhe artistike, ku një vend te rëndësishëm zënë përkushtimi ndaj atdheut dhe çështjes se Kosovës e deri ne largimin e tij si diplomat. z. Berisha nuk reshti se promovuari kulturën dhe artin shqiptar qe nga Turqia, Britania e Madhe e deri ne Amerike. Ambasador Berisha ishte jo vetëm promovues i vlerave kombëtare por dhe organizator i takimeve e shkëmbimeve me qëllim promovimin e interest të kombit shqiptar” tha ndër të tjera studiuesi Dr. Paulin Marku. Ministri Shqiptar i Diasporës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi si pjesëmarrës nderi në këtë promovim theksoi rëndësinë shkencore të librit, rolin e diplomacisë në shuarjen e konflikteve dhe mbi të gjitha vlerësoi figurën e jashtëzakonshme të Ambasador Mal Berishës në Diplomacinë shqiptare. Ministri Çupi gjithashtu i dhuroi Vatrës një pllakatë mirënjohje në emër të shtetit të Maqedonisë, të cilën ia dorëzoi Presidentit të Nderit z.Agim Rexhaj. Në përfundim të kumtesave Ambasador Mal Berisha falenderoi të gjithë të pranishmit, Vatrën e Diellin për organizmin model dhe solli ndërmend detaje nga shërbimi i tij në diplomacinë shqiptare dhe episode që kanë shënuar rrugëtimin e tij diplomatik. Mbrëmja vëllazërore vazhdoi deri në orët e vona me një koktejl festiv të përgatitur nga patrioti Toni Musaj dhe biseda të gjata mes miqsh e patriotësh që e kthyen Vatrën në një shtëpi të vërtetë patriotike për të gjithë shqiptarët në mergatën e Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Mal Berisha, Sokol Paja

SHOQATA ATDHETARE KRAJA MODEL ORGANIZIMI DHE VEPRIMTARIE NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT DHE KOMBIT

March 16, 2022 by s p

Sokol Paja/


Në Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra ishin për vizitë zyrtare drejtuesit e rinj të Shoqatës Atdhetare Kraja të cilët morën pjesë aktive në promovimin e librit “Ambasador i pushtetit të butë” dhe zhvilluan biseda konstruktive me drejtuesit e Vatrës dhe Editorin e Diellit për projektet serioze që kjo shoqatë ka në të ardhmen e afërt. Kryetari Sami Kanaqi së bashku me drejtuesit Musa Lukoliç, Armend Gjeçbritaj, Drita Popoviq dhe studiuesin krajan Hamid Alaj nderuan Vatrën dhe vatranët me vizitën e tyre dhe premtimin për një angazhim sa më të fortë në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë. Me rastin e vizitës zyrtare, kryetari Sami Kanaqi u anëtarësua në Vatër dhe kështu lidhja organike dhe bashkëpunimi i frytshëm mes kësaj shoqatë e Vatrës do të jetë e fortë dhe e përhershme. Vatra i shpreh mirënjohje të thellë drejtuesve të Shoqatës Atdhetare Kraja të cilët së bashku me Vatrën dhe shoqatat e tjera shqiptare në Amerikë e veçanërisht në New York do të bëjnë të mundur që çështja shqiptare dhe interesi i shqiptarëve në trojet shqipfolëse do të jetë kurdoherë në krye të veprimtarive, axhendave dhe angazhimeve primare të diasporës shqiptare në Amerikë.  Shoqata Atdhetare Kraja është e formuar që në vitin 1991 në Neë York, USA me synim mbajtjen gjallë të lidhjeve shpirtërore e tradicionale mes patriotëve krajanë që jetojnë në Amerikë dhe vendlindjes së tyre në Krajë. Në fokus të aktiviteteve dhe veprimtarisë së shoqatës është ruajtja e traditave kombëtare, ruajtja  e identitetit kombëtar shqiptar, ruajtja e gjuhës, forcimin e lidhjeve shpirtërore të patriotëve krajanë në vendlindje dhe mergatë. Shoqata Atdhetare Kraja ka një model organizimi të shkëlqyer dhe për organizatat e tjera shqiptare që veprojnë në Amerikë. Shoqata Atdhetare Kraja është shumë pranë veprimtarive patriotike të diasporës shqiptare në Amerikë ku ka marrë pjesë gjithmonë masivisht në të gjitha aktivitetet patriotike si festa e Flamurit Kombëtar, Pavarësia e Kosovës, Parada Shqiptare dhe organizime të tjera atdhetare në New York, Uashington, New Jersey etj. Kjo shoqatë kryen aktivitete bamirësie, patriotike dhe edukative në vendlindje duke promovuar talentet nëpërmjet dhënies së bursave për studentët. Shoqata Kraja çdo vit organizon Piknikun dhe  festivalin e fëmijëve të titulluar “Tradita” ku këndohet, kërcehet dhe vallëzohet vetëm shqip. Kjo shoqatë loboi në Uashington te instancat qeveritare shqiptare dhe amerikane për hapjen e pikës së kufirit Zogaj-Skje në Shkodër. Shoqata Kraja mori pjesë aktivisht në promovimin e librit për “Veshjen e Nuses Krajane” të studiuesit krajan Hamid Alaj, ka marrë pjesë në Kuvendin e Vatrës si edhe në festimet për Nënë Terezën në Vatër. Shoqata Atdhetare Kraja është një prej shoqatave më të organizuara dhe aktive në komunitetin shqiptar në New York.  Në mandatin dy vjeçar struktura e re e Shoqatës Kraja është me këtë përbërje: Kryetar: – Sami Kanaqi, Nënkryetar:  -Venera Gjenashaj, Musa Luka, Sekretar: -Armend Gjeçbritaj, Drita Popopviq, Agim Gjenashi, Arkatar: -Urim Draga. Programin Vallzimin për fëmijë do ta udhëheqin Venera Gjenashaj dhe Teuta Draga. Aktivitetet Sportive janë nën drejtimin e Bekim Berjashit ku me datë 15 maj 2022 do të organizohet një turne memorial në futboll në New Jersey kushtuar të ndjerit kapitenit legjendar të Krajës prof. Xhafer Cuka. Pikniku vjetor do të jetë nën drejtimin e Safet Doçit. Lulzim Popi do të jetë organizator i mbrëmjeve muzikore për grumbullimin e fondeve për nevojat e Shoqatës. Koordiantore për bashkëpunim me shoqatat shiqiptaro amerikane është Dafina Demiri. Koordinatore për bashkëpunim mes Shoqatës Kraja dhe shoqatave ndërkombëtare me seli në Shqipëri zonja Xhuljeta Perashi. Shoqata Kraja ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje të gjithë aktivistëve ri e të vjetër të cilët kanë kontribuar në aktivitete komunitare dhe patriotike të Shoqatës Atdhetare Kraja. Fokusi i punës 2 vjeçare do të jetë perspektiva për të rritur fodet për bursat e studentëve, bashkëveprimi me faktorë të rëndësishëm në komunitetin shqiptar për të avancuar çështjen kombëtare dhe forcimi i lidhjeve me shoqata që forcojnë bashkëpunimin dhe angazhimin për të mirën e shqiptarëve në Amerikë dhe trojet shqipfolëse.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

Njeriu që ktheu në realitet ëndërrat e Nolit dhe diasporës shqiptare në SHBA

March 15, 2022 by s p

Nga Bejdo Malo/

Tiranë më 13 mars 2022- “Kam një ëndrr, nuk di nëse do t’ja mbrrij ose jo, Shqipërinë etnike, që një ditë të bashkohet Shqipëria me Kosovën”. Kjo është ëndërra e shqiptarit më të madh të Amerikës, për nga rëndësia, mënçuria dhe kontributi rreshtohet me Fan Nolin dhe shqiptarët martirë të mbarë shqiptarisë. Është i vetmi shqiptar që ka dëshmuar në Kongresin Amerikan për të bindur administratën amerikane për krijimin e shtetit të Kosovës. Është inisjatori dhe kontribuesi më i madh në grumbullimin e fondeve për zgjedhjet e disa presidentëve, si për Roland Regan, Bill Klinton, për Xhon Kerrin dhe shtatë presidentë të tjerë. Është takuar dy herë me Fan Nolin dhe është një prej miqve dhe bashkëpuntorët më të afërt të Baba Rexhepit klerikut bektashin më me emër në SHBA. E gjeti disaporën shqiptare me probleme dhe përçarje duke i parë me shumë dyshim ata që arratiseshin nga Shqipëria dhe mbrrinin në SHBA. U bë faktor i rëndësishëm dhe bindi më skeptikët se ishte një patriot i madh një shqiptar i kulluar 24 karad dhe një filantrop që vinte nga aristokracia e vërtetë shqiptare. Është figura më e kompletuar e diasporës shqiptare duke arritur që 28 nëntori i çdo viti të ishte tubimi më i madh i shqiptarëve. Shumë i qartë dhe korrekt në çdo hap që ka hedhur në jetë duke fituar çdo sfidë të saj. 

Guximtari

Në rrethin e Kolonjës në krahun e djathtë të rrugës Ersekë-Leskovik, ndodhet një prej fshatrave martirë të kombit shqiptar. Kjo për shkakun se historia e tij para 1945, është e lidhur si mishi me kockën me patriotizmin shqiptar. Por historia pas vitit 1945 bëhet tragjike dhe shumë e komplikuar. Fashati me rreth 300 banorë, që u ngjan fshtrave zvicerianë, psoi një kalvar të gjatë persekutimi nga Petrit Dume dhe Josif Pashko si inisjatorë të e vëllavrasjes në Kolonjë. Shpallja si fshat i lidhur me Ballin dhe si mikpritëse e familjeve Butka herët me Sali dhe pastaj me Sali Butka, nuk mund të pajtohej tërësisht me komunizmin. Batalioni famëkeq “Hakmarrja” vuri në shinjestër familjet aeistokrate t fshatit Radanj. Në 1947, duket se kishte shkuar thika në palcë dhe nga fshati u arratisën dy vëllezërit Bardha dhe gjashtë të afërm të tyre duke kapërcyer kufirin nga mali Shelegunj. Familja Bardha mbeti vetëm me një nënë fisnike dhe dy djemtë e saj. Ekrem Bardha kishte parë me sytë e tij se si Petrit Dume dhe Josif Pashko kishin arritur që të masakronin një djalë vendi duke i prerë veshët, duart dhe kjo kishte mjaftuar që ai të ishte një patriot dhe shqiptar i vërtetë. Ekrem Bardha kishte lindur më 13 maj 1933, dhe ishte vetëm 14 vjeç kur vëllezërit e tij u arratisën. Mbi nënën e tij dhe vetë atë u lëshuan hodhitë e sigurimit të shtetit, duke tentuar që t’i përulnin duke i kërcënuar se do ti eleminionin nëse nuk do të pranonin që kur të vinte vëllai i tyre Samiu në shtëpi të njoftonin sigurimin. Por nuk ja arritën dot nuk ja dolën. Sami Bardha dhe tërë ata që donin të rrëzonin komunizmin kurrë nuk u tradhëtuan nga familja dhe të afërmit e tyre. Po me tradhëti sigurimi arrestoi në prill të vitit 1951, Sami Bardhën. Rrugëtimi dhe kalvari për të takuar vëllanë i Ekrem Bardhës dhe familjes së tij ishte një torturë. Kjo e detyroi Ekrem Bardhën që në 17 maj të 1953 të arratiset në Greqi, duke qëndruar për dy ditë në Koncë dhe për 60 ditë në Janinë në burg e pastaj në kampin e Llavas në Athinë ku qëndroi një vit dhe në 1954 në Gjermani në përbërje të kompanisë 4000. Dhe pas dy vjetësh emigroi në SHBA. Por drama kishte ndodhur tre muaj pasi ishte arratisur Ekrem Bardha vëllanë e tij në gusht e kishin pushkatur duke mbetur pa varr edhe sot e kësaj dite duke mos ju gjetur eshtrat. Radanj, ndodhet afër fshtrave Gërmenj, Podë, Vrëpckë, dhe kanë një popullsi diku tek 900 banorë. Radanj si drejtim kryesor të ekonomisë ka prodhimin e drithërave dhe rritjen e dhive. Kultivohet mirë fasulja pllaqi, një zej që dinë ta bëjnë vetëm banorët e kësaj zone. Krenaria e këtij fshati por dhe Kolonjës është Ekrem Bardha i cili është filantrop më i madh i mbarë shqiptarisë, biznesmen shumë i njohur shqiptaro amerikani që ka investuar miliona dollarë dhe Shqipëri. Ai është lideri i Frontit Kombëtar Shqiptar në Michigan, alias Balli Kombëtar,është ideator dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), pronar për shumë vjet i gazetës Illyria duke investuar tek ajo miliona dollarë dhe duke e kthyer atë në trubunë të shqiptarisë. Dimesioni i tij i vërtetë është Shqipëria etnike . I vlerësuar për rolin si atdhetar në njohjen, pavarsimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i vetmi shqiptar që të dëgjohet në Komisionin e Kongresit Amerikan për Kosovën, duke argumentuar para administratës Klinton, Sekretarrs Madelin Ollbrajt dhe Gjeneralit Westi Klark se krijimi i shtetit të Kosovës është e vetmja alternativë e shpëtimit nga shtypja dhe robëria serbe. Por ai është dhe një nga kontribuesit e mëdhenj në para së bashku me qindra mijëra shqiptarë të diasporës në Amerikë që siguruan fondet për lobimin dhe luftën në Kosovë. Ai është Konsull Nderi i Shqipërisë në Michigan dhe konsiderohet si shqiptari më të suksesshme në Amerikë. Krijues i restorantit “Piaca” në Tiranë ku qëndroi dhe Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri dhe realizues i Kantinës “Bardha” në Marikaj , Vorë ku në vitet e fundit në një sipërfaqe prej pesë hektarësh me vreshta prodhon mbi 100 mijë shishe verë të markës “Bardha” nga të cilat 60 mijë verë e kuqe dhe 40 mijë verë e bardhë të cilat eksportohen. Marka e verës Bardha me simbolin e shqiponjës me dy krerë është vera me e mirë e prodhuar në Shqipëri me standarte të klasit të parë. Ekrem Bardha është mbreti dhe iniciator i rritjes së kualitetit në verërat shqiptare. Kauza politike e Ekrem Bardhës fillon në vitin 1956, dhe nuk ka reshtur asnjë ditë. Ai e ka ndarë çështjen me elitën më të lartë të politikës amerikane që ka vendosur fatet e botës. Ky fakt e bën më të veçantë Ekrem Bardha sepse ai është takuar me 10 presidentë të SHBA për kauzën shqiptare. Presidenti Ronald Reagan e siguroi atë pas një takimi që ai do të refuzojë ambiciet greke në Shqipëri me çdo kusht. Ndërsa kur u takua gjithashtu me Presidentin Bill Clinton para bombardimit të Serbisë nga NATO dhe u sigurua se Kosova do të çlirohet nga shtypja serbe. Ky është dhe sukesi më i madh i tij. Ekrem Bardha, si Konsull nderi i Shqipërisë në Miçigan, u bën thirrje shqiptarëve të vazhdojnë të jenë të bashkuar, të mos e braktisin Shqipërinë dhe u është gjendur shqiptarëve në çdo dramë e ftakeqësi. Këtë bëri dhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë. Veprimtari i palodhur dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan u bëri thirrje shqiptarëve të mos e braktisin vendlindjen. Dua që shqiptarët, thotë ai të bashkohen në kohë të vështira. Është rasti historik, sidomos i politikanëve në Shqipëri, që kanë krijuar një atmosferë negative, ose mund të them një urrejtje që të bashkohen. Dëshiroj që shqiptarët të bashkohen sepse historikisht shqiptarët kur janë bashkuar, kanë fituar dhe këtë ka si moto të misionit të tij Ekrem Bardha. Ai tërmetin e parë të jetës së tij quan Luftën e Koresë, e cila nxorri nga vëmëndja dhe axhenda e ditës Shqiplrinë e viteve 50-të. Ai priste që anglo-amerikanët të zbarkonin nga dita në ditë dhe kur filloi lufta e Koresë u arratis, pasi vemëndja e politikës ameriakne dhe botërore u zhvendos atje. U dëshpërua më shumë kur si pjestar i kompanisë 4000 misioni i tyre për shkak të luftës së Koresë u kthye në roje deposh. Kështu ai mori rrugën e Amerikës duke u shndërruar në faktorin numur një për çëshjen mbarë shqiptare. 

Çka ndodhur në 70 vjet

Para 70 vitesh Ekrem Bardha braktisi Shqipërinë, por jo përgjithmonë. Rruga e tij deri sa mbrriti në SHBA, është një histori më vete. Por shumë shpejt Ekrem Bardha në SHBA u shndërrua në protagonist. Pas rënies së komunizmit, ai ishte ndër investitorët e parë, në një kohë kur pak kush besonte në demokracinë e re të Ballkanit. Ai ka konfirmuar se kur u ktheva në Shqipëri pas 40 vitesh, e gjeta Shqipërinë sikur ishte Hiroshima, sikur i kishte rënë bomba atomike”. 89 vjeçari thotë se janë politikat jo të favorshme ato që mbajnë larg Shqipërisë investimet e huaja. Dhe një pjesë investuan, por atë investim e humbën për një kohë të shkurtër. Ekrem Bardha, si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, ka ndihmuar në çështjen kombëtare. Në takimet që ka patur me gjashtë presidentë amerikanë, veç mirënjohjes për punën e bërë nga Shtetet e Bashkuara, ai ka ngritur gjithmonë shqetësimet e komunitetit për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Duhet të jemi krenarë, duhet të jemi mirënjohës. Në shumë raste, më vjen keq ta them por, nuk jemi aq të bindur dhe t’i japim meritat e vërteta Amerikës se çfarë ka bërë për vendin tonë, për Shqipërinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mrekullia dhe lumturia në jetë është të jesh në Shqipëri, në vendin tënd konfirmon Ekrem Bardha sepse, është një vend i bekuar. “Kam dhe një ëndërr, nuk e di nëse unë do t’a mbërrij ose jo, që Shqipërinë etnike, të mos e harrojmë. Që Shqipëria dhe Kosova një ditë duhet të bashkohen” konfirmon ai herë pas here dhe në çdo intervistë që ka dhënë. Bardha u largua nga Shqipëria në vitin 1953, në moshë shumë të re, për të emigruar drejt Greqisë, Gjermanisë dhe SHBA-së. Në këtë të fundit, arriti të bëhej një biznesmen i suksesshëm. Por pas 38 vitesh emigrimi dhe pas rënies së komunizmit, Ekrem Bardha vendosi të rikthehej në Shqipëri për të hapur një biznes. Një nga kryeveprat e tij është libri “Afër dhe larg Shqipërisë”, ku në këtë libër Ekrem Bardha rrëfen jetën mes Amerikës dhe Shqipëris

Në moshën 19 vjeçare arratiset nga Shqipëria me nënën dhe dy vëllezërit e tij për shkak të keqtrajtimit që i bënte regjimi komunist familjes së tij. Në librin ” Afër dhe larg Shqipërisë “, që lexohet me një frymë ka përmbledhur kujtimet dhe përvojat që nga arratisja nga Shqipëria e deri deri suksesi i arritur në SHBA. Sukses do të thotë që të jesh i vendosur në disa parime kombëtare, për zgjidhjen e problemeve sepse si popull kemi patur shumë probleme por kemi arritur suksese , jo plotësisht por kjo është bërë me sakrifica. Sukses, më i madh pavarësia e Kosovës; sukses është ai që shqiptarët , falë Ekrem Bardhës janë në vendin e dytë pas Izraelitëve, si lobistë në SHbA, me kontributin e dhënë në shumë drejtime falë miqësisë së Ekrem Bardhës me palën amerikane duke arritur që sot të kemi një Koosvë të pavarur. Që sapo ka shkelur në SHBA sipas librit Afër dhe larg Shqipërisë” ai qenë gjithmonë në kontakt dhe shumë i intersuar por dhe shumë koaistent për problemet e shqiptarëve. 

Mesazhi i tij që ka dhënë tërë jetën por në librin e tij është që politikanët shqipzarë të mësojnë nga demokracia e SHBA-së, dhe atë ta zbatojnë atë.

Ai konfirmon se ka parë intersin e përgjithsshëm të shqiptarëve dhe nga ky kënd ka guxuar të flasë dhe veprojë me kurajo e guxim. Në librin e tij konfirmohet se ka qindra dhe mijëra shqiptarë, aktivistë të rinj të cilët janë kontribuar shumë për çështjen shqiptare. Babai i Ekrem Bardhës ka lindur në Konicë , dhe e kanë larguar grekët me dhunë siç është gjithë historia e Çamëve. Ata u vendosën në Leskovik dhe babai i vajzës që dashuroi babai i tij i vuri kusht që do tja jepte për grua nëse nuk do të emigronte. Në vitin 1953 ky guximtar u largua nga Shqipëria, nga diktatura komuniste, me familje, nënë e me vëllezërit dhe në fund arriti në SHBA. Aty punoi dhe patëm sukses sepse këtë të drejtë, Amerika u jep të gjitha kombeve , të gjithë popujve sepse ajo kështu është krijuar,është fati i të gjithëve që u jep Amerika.

Që nga viti 1956 , Ekrem Bardha ka takuar emra të shumtë dhe të njohur shqiptarë në vende të ndryshme, dhe ka diskutuar gjatë dhe hapur me ta se çdo të bëhet me shqipërinë. A do të kthehemi më në Shqipëri. Mirëpo, shumë nga ata i flisnin për Kosovën. Në një udhëtim në Francë ai takoi profesor Abaz Ermenji , dhe tregon se ai më tha:Se të gjithë shqiptarët duhet të angazhohen rreth çështjes së Kosovës. Më tej ai rrëfen se “Kur u ktheva në Amerikë , në profesionin tim si berber , në sallonin tim, vinin njerëz me shumë rëndësi, si psh, Vilijam Brumfilld ,kongresisti amerikan, shumë i rëndësishëm në Kongres si kryetar i Dhomës për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan, pastaj senator dhe kongesistë të shumtë. Kështu fillova miqësinë me ta duke u thënë realitetin. Sepse amerikanët nuk duan gënjeshtra. Kur ata të besojnë, bëjnë çështë e mundur për ty dhe të ndihmojnë deri në fund. Kështu, bisedonja me kongresistin Brumfilld, sepse ai kishte bërë disa deklarata në Kongesin amerikan lidhur me këtë çështje. Madje edhe kolegët i tij i thonin: “Mos je i çmendur, kush është Kosova” sepse nuk dinin shumë për të. Pra, kongresisiti Amerikan, Brumfilld edukon kolegët e tij, flasim për vitet prej 1970 deri në 1980. Më kujtohet kur dhashë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kur shpërthyen demonmstratat në Kosovë, dhe fola për të drejtat e njeriut në këtë vend. Kemi bërë shumë sakrifica duke vënë edhe jetën në rrezik sepse ish Jugosllavia ka qenë një shtet mjaft i privilegjuar nga Amerika dhe mbështetur nga administrata amerikane. UDB-ja ishte shumë aktive në Amerikë dhe vepronte për ti përçarë shqiptarët dhe për ti frikësuar ata.

Jo vetëm ai , por qindra shqiptarë u aktivizuam, punuam dhe sakrifikuam duke kuptuar se në fushtata parazgjedhore, për kongresistë e deri në presidentin amerikan duhet përkrahur, madje edhe me financa. Kështu filloi miqësia, jo vetëm si Ekrem Bardha, por qindra shqiptarë nga diaspora. Këtë e mundësoi demokracia Amerikane dhe Ekerem Bardha nuk deshtëtoi fitoi miq. Ai thotë se: “Kuptuam se duhet të japim edhe kontributin tonë financiar, gjë që është shumë reale dhe e njohur. Kështu filluan ato lëvizjet tona dhe kontaktet që rezultuan me këtë që kemi sot kur flasim për Kosovën ,si shtet i pavarur. Ai ka thënë se:” Të më thoshte dikush para 20-30 viteve se do të ndodhë kjo, të kemi një Shqipëri në NATO, do ti thonja “ti sje në rregull, sdo ta përjetoj këtë”. Andaj, kemi arritur një sukses që ne nuk mund ta imagjinojmë. Pra, sot me një shqipëri në NATO, me shpres se së shpejti do të hyjë edhe në bashkimin Evropian, pastaj me një Kosovë të lirë dhe të pavarur, me shpresë se do të gëzojmë të gjitha të drejtat si çdo popull, kudo që jetojmë. Sepse , ne si shqiptarë, historikisht asnjëherë nuk kemi qenë agresorë, nuk kemi sulmuar askënd por gjithmonë ishim të detyruar të luftojmë për liri”. Bashkëudhtarja më e vyer në rrugëtimin e tij në Shqipëri mbetet vajza e tij Donika Bardha që meriton një shkrim të posaçëm.

Filed Under: Opinion

U FESTUA DITA E VERËS NË NJU XHERZI

March 15, 2022 by s p

Dr. Bexhet Asani/

Në Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane u kremtua dita e verës, dita më e hareshme e festave të motmotit. Këtë vit 2022 është viti i 6 që festohet dita e verës në këtë Qendër. Nismëtarë të kësa feste ishin prof. Bexhet Asani dhe Astrit Zhaku. Tanimë kjo festë për struganët është bërë traditë. Këtë vit (2022) për të festuar ditën e verës, morën pjesë mbi 300 fëmijë e të rritur. Zonjat strugane përveç qahijave, kuleçve dhe gurabijeve tradicionale që kishin përgatitur për ditën e verës, ato kishin përgatitur edhe ushqime strugane dhe ëmbëlsira. Gëzimi i fëmijëve ishte i madh, po ky gëzim shihej edhe në fytyrat e të rriturve. Në rajonin e Strugës dhe të Ohrit fëmijët shqiptarë shkojnë shtëpi më shtëpi në fshat për vezë të ziera apo të pa ziera, rrinë para derës duke imituar zogjtë ciu-ciu-ciu gjersa të dalë zonja e shtëpisë t’ u japë vezë, disa kokrra misër të zier, gështenja të ziera, mollë, sheqerka etj. Për të gjithë të pranishmit mësueset Zera Musli dhe Gonxhe Meta kishin përgatitur veroret apo martinkat siç i thonë në trevën e Strugës. Verorja (një pe i kuq dhe një me i bardhë të përdredhur) vihet te byzylyku i dorës së djathtë me qëllim që dora të mos ndalohet së punuari gjithë verës! Programin e udhëhoqi Faton Arifi. Përshëndeti kryetari Astrit Zhaku. Për rëndësinë e ditës së verës foli prof. Bexhet Asani. Në këtë festë të gëzuar të kryemotit ishin të pranishëm poetesha me origjinë çame zonja Arjana Fetahu Gaba, shkrimtarja Sabije Veseli, poeti dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë z. Mhill Velaj dhe poeti Idriz Çelaj nga Kosova. Ata përshëndetën të pranishmit dhe uruan që kjo traditë shumë e lashtë të vazhdojë të festohet edhe në të ardhmen. Për pjesëmarrësit e shumtë përveç vezëve të ngjyrosura me lëvoret e qepëve u shtrua një drekë e begatshme sipas traditës.Festën e ditës së verës e përcolli kamermania e pasionuar Ike Bajrami.Në vazhdim po ju prezentoj një album me fotografi të ndryshme nga dita e verës në Nju Xherzi dhe në Strugë.B.A.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT