• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

“NEVER FORGET” -THE SERBIAN GENOCIDE ON ALBANIANS 1844-1999

March 7, 2022 by s p

MSc. Agim Alickaj/

Pocket book by Prof. Dr. Nusret Pllana and MSc. Agim Alickaj

This recently published book is dedicated to the commemoration of glorious Epopee of the Kosova Liberation Army and the remembrance of hero and legendary Commander AdemJashari and his family for their relentless fight for freedom of Kosova and the entire Albanian nation. The sacrifice ofthe Jashari family and other freedom fighters proved once again, that freedom is more precious than life and that the Albanian people will never submit to Serbian barbarians. Their bravery, resistance and sacrifice erupted the inexhaustible volcano of freedom, the flames of which engulfed the wild Serbian beast uprooting it forever from Kosova.

Summarized in about 45 pagesin a pocketbook format, the book titled “Never Forget”, provides an abridged glimpse into important details, data, photographic evidence and information of Serbian genocide against the Albanian civilianpopulation (including women and children) over centuries.

The main goal of this quick guide is to counter the lies, misinformation and fabrications of the Serbian deceptive Putin-like propaganda quickly and effectively. Toefficiently broadcast this important information to Western democracies, to influence the conscience of domestic and international politicians and diplomats as to not forget the crimes of Serbian terrorists and remind them not to bargain with Albanian lands and the statehood of the Republic of Kosova.

The saying “Never again”, which is associated with the Holocaust and other world genocides, was uttered as a pledge to make sure that all those that have suffered these horrific atrocities would not occur in the world. Unfortunately, that did not come to be. It was shatteredin Europe; in Kosova and the former Yugoslavia by the criminal dictator Milosevic in the end of 20th century; and today is now being broken in Ukraine by Russian criminal dictator Vladimir Putin.

Russia has been and still is the greatest enemy of the Albanian nation and the entire democratic world. Serbia is its satellite. The similarity between Kosova and Ukraine is the occupation by dark hegemonic forces and the struggle for freedom of the attacked and oppressed peoples. A major difference is that the Serbian terrorist army committed its crimes in such a cruel fashion, with hate and pleasure, and with unprecedented tortures and massacres of the civilian population, including women and children. In Kosova, the aim was the total annihilation of the Albanian people and the grabbing of their lands, while in Ukraine, the aim is only the subjugation and annexation of the state.

Russia must and will lose this unjustified war. Fascistic Serbia will sink with them.

The book “Never forget” documents everything, simply and concisely. Its distribution started by being available to the interested deputies in the solemn meeting of the Kosova Parliament dedicated to the KLA Epopee.This also includes the government and other officials of Kosova, Albania and other ethnic Territories in the Balkans, various institutions and representatives of Europe and America, foreign embassies in Kosova, our embassies around the world and other important factors inside and outside the country. Prof. Dr. NusretPllana has successfully started its promotion in Italy.

This pocketbook has the potential to become a powerful tool in the hands of Kosova representatives in confrontation with Serbia, especially those who participate in dialogue.

Serbian atrocities will never be forgotten and cannot be forgiven by anyone. The Serbian criminals who caused these tragedies must be brought to justice. Serbia was bombed and expelled from Kosova to stop the genocide but was not convicted and did not apologize.

The time has come for one of the main Russian supporters, Serbia, to be isolated, denazifiedand forced to choose between the darkness of the East and the light of the West. Kosovashould urgently be allowed to join NATO, recognized by the remaining five European countries and the process of integration into the European Union should start immediately.

The creation of the Security Fund by the Government of the Republic of Kosovo is more than appropriate. It must be supported and strengthened permanently, regardless of the state budget or NATO accession. The opponents of thisfund can only be the cowards, the brash, the jealous, the angry, the sold souls, the traitors and the enemies of Kosova and the entire Albanian nation.

Freedom, independence, territorial integrity and sovereignty of the Republic of Kosova are sacred and the only guarantee that the Serbian genocide against Albanian people will never happen again.

MSc. AgimAliçkaj


Filed Under: Politike

Prelud i luftes ne Ukraine

March 7, 2022 by s p

Jani Gjoni/

Une nuk besoja se Rusia do te sulmonte Ukrainen megjithese presidenti i SHBA po deklaronte se sulmi do te fillonte ne 48 ore e me pas ne 24 ore, nderkohe qe Putin e mohonte kete ne menyre kategorike dhe publikisht. 

Po perse une nuk e besoja?

Do te mundohem te permbledh arsyet te cilat me cuan ne ate konkluzion.

. Rusia i kshte kapacitetet ushtarake per te realizuar nje sulm ushtarak me sukses ne Ukraine.

. Kercenimi i Putinit per nderhyrje me force ne Ukraine me dukej si forma me e larte e presionit nderkombetar per te perfituar maksimalisht ne kerkesat qe parashtroi.

. Ekonomikisht Rusia nuk eshte ne gjendje te perballoje nje lufte te gjate edhe sikur te mos kete embargo nderkombetare. Ajo nuk eshte nje shtet i zhvilluar, eshte thjesht nje gas station.

. Financiarisht Rusia e ka te pamundur perballimin e kostove qe krijohen nga lufta. Ajo financiohet vetem nga shitja e produkteve natyrale te pa perpunuara.

. Politikisht nuk perfiton asgje me nderyhrje ushtarake ne mes te Evropes. Asnje lloj mbeshtetje nga askush dhe asnje simpati pervec popullit serb.

. Globalisht Rusia nuk ka aleanca te qendrueshme me shtete te konsoliduara ekonomikisht e ushtarakisht pervec Kines qe kerkon te perfitoje nga cdo konflikt ne Evrope apo kudo tjeter ne bote.

. Historikisht, te dyja palet ne konflikt humbasin, pushtimet gjithnje kane qene te perkohshme panevaresisht nga suksesi ne lufte. E pamundur te mbash nje shtet apo komb nen thunder pergjithmone.

Kjo ishte linja e te menduarit perpara fillimit te veprimeve ushtarake nga ana e Rusise. Ndonjehere me ngacmonte llogjika se perendimi e donte kete ingranim te Rusise ne Ukraine. Me poshte do te shpreh ndonje ide se perse me dukej edhe keshtu. Pra, nuk shikoja arsye thelbesore per te filluar nje lufte, ndoshta arsyetimet e shumta dhe te thella te cojne larg realitetit per te dalluar pretekset nga arsyet e verteta, ato jane gjithnje feminore ne pamje sepse behen per propogande. Nderkohe, lufta ka filluar dhe analizat fillojne me perplasjet e ideve e mendimeve per te zbuluar te verteten.

Fillimi i agresionit Rus ne Ukraine.

Opinioni i pergjithshem ne media dhe nga shume specialiste politik e ushtarak ishte se forcat ruse do te pushtonin Kievin dhe qytetet kryesore me nje lufte rrufe brenda 24 – 48 oreve.

Nuk ndodhi dhe akoma sot pas 12 ditesh nuk ka ndodhur. Perse?

Le te bejme nje parashtrim para se te japim arsyet qe kane ndikuar ne mos realizimin e objektivave ushtarake.

Deri me sot po shikojme forcat ruse duke u perballur me popullsine civile, me shkaterrimin e ndertesave rrugeve, e objekteve te tjera ne qytete. Natyrshem vjen pyetja “kjo eshte lufta?”, po c’eshte lufta?

Eshte lufte ? Le te arsyetojme mbi faktet.

Putini dekelaroi se eshte “Operacion Special Ushtarak” me dy objektiva startegjik:

“denazifikimin e shoqerise ukrainase dhe demilitarizimin e vendit” me vone ato u ndryshuan dhe vazhdojne te ndryshojne. Sot Putin kerkon:njohjen e Krimese, te dy republikave te reja dhe neutralitetin e Ukraines (kurre te mos hyje ne NATO).

Generali Prussian Carl von Clausewitz na meson se: ”Lufta eshte nje akt force per te detyruar amikun ti nenshtrohet kerkesave tona” dhe “Lufta eshte vazhdimi i politikes me mjete te tjera”

Duke analizuar me arsyetimin e Clausewitz shohim se eshte Lufte.

Po perse eshte termi “Special” (Operacion Special Ushtarak)?

Mendoj se eshte bere me qellimin per te maskuar luften e hapur per pushtimin e Ukraines si dhe te parandalonte kryengritjen popullore deri ne arritjen e objektivave ushtarake. Pra me pak fjale, nuk kemi problem me popullin ukrainas, por vetem me nazistet (duke revokuar sentimentet e Luftes se Dyte Boterore, ku te dy popujt luftuan sebashku) dhe me regjimin e droguar e degjeneruar qe po shkaterron jo vetem ruste ne Ukraine por te gjithe popullin. “Ne jemi clirimtaret!”

Psikologjikisht eshte perpunuar me kujdes por nuk funksionoi. Perse?

Ky “Operacion Special Ushtarak” u mendua te imitonte veprimin e ushtrise amerikane ne Irak, Afganistan, Siri me nderhyrje kirurgjikale dhe pa shume collateral. Perse deshtuan? Per kete duhet te bejme nje analize me gjykime ushtarake. 

Shume ushtarake te larte nga vende te ndryshme kane dhene mendimet e tyre rreth luftes ne Ukraine. Une po mundohem te bej nje permbledhje pa reference duke perfshire edhe mendimin tim per kete konflikt.

. Generalship, ose kendveshtrimi politiko ushtark me i larte ne Rusi nuk ishte ne nivelin e reliteteve te kohes. 

Ne rrafshin startegjik:

-Drejtuesit e larte ushtarak perfaqesojne doktrinen ushtarake te luftes se ftohte me perplasje klasike forcash ne fushebeteje.

-Inteligjenca Ruse u bazua ne informacione te gabuara dhe jo realiste.

-Nuk planifikuan luften mediatike ose deshtuan plotesisht ne ate qe ndertuan per te fituar zemrat e njerezve, te opinionit te gjere. E kunderta u vertetua “urrejtja” per Rusine.

-Drejtimi dhe komandimi nuk arriti kordinimin e nevojshem te forcave ne veprime luftarake. Ato ngelen pa lidhje, te shperndara dhe pa kohezion.

-Nuk rrealizuan “gravitetin” ne perqendrimin e forcave por is shperndane ne 4-5 drejtime te dryshme.

-Planizim i dobet llogjistik, mungesa ne furnizime me karburant, ushqime, armatim etj.

-Nuk realizuan “air supremacy” kontrollin e hapesires ajrore.

Ne rrafshin Operacional dhe Taktik:

-Planizim shume i dobet me formacione te ngurta, pa hapesira dhe objektiva konkrete.

-Kollona te stergjatura e te trasha ne gjithe gjeresine e rruges qe nuk krijon asnje mundesi                                                             manovrimi te forcave ne veprime luftarake. 

-Pergatitja dhe Trajnimi i dobet i forcave perpara se te hynin ne veprime luftarake. Afersisht 75% e tyre eshte rekrute, jo profesioniste.

-Mungesa e moralit dhe inspirimit te tyre.

Dy jane elementet mbi te cilat ushtria Ruse mbeshtetet (fuqia e madhe e Zjarrit dhe Manovra te shpejta me mjete te mekanizuara e tanke). Te dyja keto nuk u shfrytzuan sepse ruset prisnin perballjen me formacionet e ushtrise ukrainase, por u detyruan te ballafaqohen me luften urbane qe konsiderohet si “lufte me intesitet te ulet”.

Planifikimi i ushtrise ukrainase synoi te terhiqte forcat ruse ne perplasje me popullin ukrainas qe te realizonte kryengritjen popullore, unitetin kombetar dhe urrejtjen ndaj agresorit qe e realizuan me shume sukses. Gje qe nuk ishte parashikuar nga shtabi i forcave ruse.

Lidershipi ushtarak Ukrainas u tregua is suksesshem si ne planin startegjik edhe ne ate operacional e taktik. 

Udheheqesit politik te Ukraines u treguan teper aktiv, si ne planin nderkombetar per te krijuar perkrahjen e nevojshme edhe ne ate te brendshem per forcimin e unitetit kombetar dhe formimin e moralit te larte. Komunikimi live virtual pati nje impact te larte simpatizues dhe inspirues duke fituar luften per opinionin publik. Kjo fitore ka ndikuar edhe ne opinionin public rus, protestat kunder luftes ne Rusi po rriten nga dita ne dite megjithese nuk eshte ne nivelin kritik. Ai do te arrije atje pasi arkivolet me ushtaret e vrare te zgjojne shpirtin dhe mendjet e trazuara nga propoanda shteterore.

E fundit qe do doja te debatojme eshte Elita Ruse! Cilat jane Opsionet e saj?

Historikisht Elita Ruse ka qene ne anen e gubernes, asnjehere ne anen e popullit. Perse?

Sepse aje eshte krijuar nga vete qeveria me korrupsion e padrejtesi. Kjo eshte oligarkia e sotme “Elita Ruse”. Ajo nuk eshte e panvarur e meritokratike prandaj eshte e detyruar te mbeshtese Putinin dhe rregjimin e tij ne Rusi. Rusia nuk eshte demokraci panvaresisht se bejne zgjedhje, ato jane farse. 

Vetem Demokracia ofron premisat, kushtet dhe mundesite per ndertimin e nje shoqerie te shendetshme, nje shtrese te mesme dhe ate elite kurajoze e dinjitoze qe mund ti kundervihen gubernes ne cdo kohe qe nuk eshte ne linje me interesat publike.

Pytje ne vazhdim:

  1. A eshte ky konflikt fillimi I Luftes se Trete Boterore?
  2. A do pe pershkallezohet ne perdorimin e armeve berthamore?

Jani Gjoni

Filed Under: Analiza

NJË BUQETË URIMESH NGA TË GJITHË

March 7, 2022 by s p

Dr. Mjaftime Dushallari/

Nuk është e lehtë të shkruash gjithcka apo të bësh bilancin e jetës së një njeriu që ka pasur fatin të jetojë për nëntë dekada, përmes gëzimesh e shqetësimesh, dashurisë e humbjeve, përmes të cilave është rritur e formuar si i tillë.  Është edhe më e vështirë kur është fjala për një njeri aktiv, energjik, mendjehapur, krijues që me veprën e tij ka frymëzuar, ka dhënë emocione, ka efektuar jetë njerëzish.  I tillë është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, mjeshtri i tregimit dhe i fjalës shqipe, njeriu me vlera të mëdha të kombit, zoti Naum Prifti.  

Do të duhej më shumë se një studim për të përfshirë të gjitha fushat e artit të fjalës që ka prekur Naum Prifti në krijimtarinë e tij letrare.  Bibliografia e veprës së tij është shumë e gjerë.  Ai ka shkruar vëllime me tregime, novela, legjenda monografi, biografi e studime, pjesë teatrale, komedi muzikore, skenarë filmash, librete estrade dhe librete baleti.  Krijimtaria e Naum Priftit është shumë e pasur dhe e pashtershme.  Ai krijon e krijon, bukur e përditë… është vlerësuar e do të vlerësohet përjetë nga artdashës shqiptarë e të huaj, sepse vepra e Naum Priftit është art i vërtetë.

Ajo që doja të realizoja si një dhuratë e vogël për përvjetorin e 90-të të ditëlindjes së shkrimtarit Naum Prifti, është një gjë shumë më e thjeshtë.  Është një buqetë urimesh nga të gjithë ata që unë mendoj se e kanë njohur shkrimtarin dhe janë efektuar në një mënyrë a në një tjetër prej veprës së tij.  Është momenti që duhet ta urojmë kete artist te fjales shqipe duke shprehur mirënjohjen për gjithcka të mirë kemi përfituar prej tij, për kënaqësinë që na ka dhënë krijimtaria e tij, për cka kemi mësuar nga vepra dhe aktiviteti i tij.  

Më kujtohen disa fjalë nga falenderimi që më dërgoi z. Naum pas shkrimit që unë bëra në gazetën “Ylliria” në NY rreth krijimtarisë letrare dhe personalitetit të këtij shkrimtari disa vite më parë.  “…pasi lexova shkrimin tuaj, kuptova se njeriut i pëlqen më shumë të dëgjojë fjalë të mira dhe vlerësime në pleqëri se sa në rini, sepse qenka në natyrën e njeriut që në këtë moshë do të dijë për kënaqësitë dhe emocionet që u ka shkaktur lexuesve të njohur e të panjohur…”  Pra, le ta kënaqim artistin me disa urime e falenderime mirënjohjeje.

Do të ishte gjë e bukur që zërat e shumë fëmijëve, si cicërima zogjsh, të nisnin këngën e urimit për ditëlindjen për ta falenderuar dhe për t’i shprehur mirënjohjen shkrimtarit për tregimet e zgjedhura për fëmijë, për pjesët që kanë parë dje dhe sot në teatrin e kukullave, si dhe për skenarët e filmave vizatimorë që Naum Prifti ka shkruar me aq dashuri.  “Faleminderit dhe vazhdo të shkruash dhe të na tregosh histori të bukura!”- do të ishte urimi dhe mirënjohja më e thellë që autorin e tyre të dashur do ta kënaqte shumë.  Dhe sa e lehtë është që ta kuptosh gëzimin e Naum Priftit, njeriut optimist dhe po aq pozitiv.  Posi gëzimi i fëmijëve, ai shihet lehte në shkëlqimin e syve dhe në buzëqeshjen e tij të përhershme.

Familjarët e tij janë njerëzit që me gjatë e kanë pasur pranë, janë rritur nën kujdesin, mirësinë, fisnikërinë dhe mëncurinë e tij.  Kanë qenë lexuesit e parë të veprave të tij.  Kanë ndjerë të parët emocionet dhe kënaqësitë artistike, po aq sa dhe ankthet për publikimin e veprave letrare.  Shkrimtari i talentuar u ka transmetuar fëmijëve të tij aftësitë krijuese, i ka bërë të njohin, të duan dhe të vlerësojnë letërsinë dhe artin në tërësi.  Ata janë rritur me krenarinë e ligjshme që u jepte emri i babait të tyre të nderuar.  Ndaj urimi e mirënjohja e familjarëve në këtë përvjetor të madh të lindjes së Naum Priftit, njeriut model në familje e shoqëri, duhet të jetë e pafund.  “T’ju kemi sa më gjatë mes nesh!”- vetëm këtë dëshirojnë me shpirt.  Unë do të shtoja, “Vazhdoni t’ju tregoni njerëzve tuaj, shoqërisë, lexuesve të shumtë aftësitë dhe cilësitë tuaja që kanë qënë e janë influenca juaj!”

Po të mundeshin të gjitha gjërat e vogla që e kanë frymëzuar, të gjithë njerëzit, historitë e të cilëve janë bërë pjesë e veprave të tij, të gjitha vendet që ka shkelur e ka përshkruar me aq dashuri e finesë Naum Prifti, të vinin dhe të festonin me të në këtë përvjetor, kjo do të ishte festa më e bukur e jetës së tij.  Shkrimtari ynë ka shkruar gjithmonë me dashuri të thellë për njerëzit dhe për tokën shqiptare, për traditat dhe historinë tonë.  Tregimet fantastike, aq të ngrohta, të rrjedhshme për fshatin, për Rehovën e tij, për Voskopojën me Cesmën e Floririt etj etj, mbeten perla të letërsisë shqiptare.  Naum Prifti e ka shtrirë vështrimin e tij për traditën edhe më thellë.  Ai ka shkruar edhe përralla e legjenda shumë të bukura shqiptare.  Disa prej tyre i ka përpunuar ose jep variante të reja dhe disa i ka krijuar mbështetur në histori.  Për këto gjithë populli shqiptar e nderon dhe mendoj i ështe mirënjohës.  Në këtë moment, secili duhet të bashkohet shpirtërisht për të festuar me kënaqësi e respekt jetëgjatësinë e shëndetshme, krijuese dhe të suksesshme të ketij talenti duke i uruar të mbetet model frymëzimi për brezat.  

Kultura, serioziteti në punë dhe vullneti për punën krijuese, e kanë ndihmuar Naum Priftin të merret dhe me përkthime nga Italishtja, Frengjishtja dhe Anglishtja.  Përkthimet nga anglishtja që kam pasur rastin t’i njoh, janë shqipërime të përsosura që duken si krijime origjinale të shkruara prej tij.  Naum Prifti ka pasur guximin të përkthejë me sukses nga anglishtja vepra të mjeshtrit të rrëfimit botëror, Roald Dahl.  Veprat e Naum Priftit janë botuar në Tiranë, Prishtinë dhe në Amerikë.  Disa prej tyre janë përkthyer në Anglisht dhe Greqisht.  Fusha e përkthimit e ka bërë të njohur mjeshtrin e tregimit shqiptar dhe më gjerë dhe njëkohësisht i jep mundësinë letërsisë shqipe dhe kombit shqiptar të njihet në botë përmes vlerave të vërteta.  Kjo është një arsye tjetër për të qenë mirënjohës dhe për t’i uruar shkrimtarit tonë të nderuar sa më shumë energji në shpirtin e tij të paplakur.  

Kur u largua nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Naum Prifti ishte mbi 60 vjec.  Kjo nuk e pengoi që edhe në kontinentin e ri, ai të ishte njeri aktiv në jetë dhe në krijimtarinë letrare.  Duke ndjekur traditën patriotike të familjes së tij dhe vecanërisht eksperiencën e vyer të të vëllait, të nderuarit zotit Piter Prifti, Naumi iu bashkua menjëherë Federatës Panshqiptare “Vatra” ku u mundua të jepte ndihmesën e tij si patriot dhe intelektual i formuar.  Ai shërbeu si sekretar i kësaj Federate për 15 vjet.  Në këtë periudhë Naumi bëri një punë të cmuar në botimin e dy librave me platformë gjithëkombëtare “Shekulli 21” – Mendime dhe opinione për të ardhmen e Shqipërisë dhe libri “Kombi” – Rrugët e bashkimit kombëtar.  Ai është koordinator, redaktor dhe korrektor letrar i të dy librave.  Naum Prifti ka qenë organizator dhe pjesëmarrës aktiv i shumë tubimeve të komunitetit shqiptar në New York si për pavarësinë e Kosovës dhe cështje të tjera shqiptare.  Si kryetari i pare i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë dhe me vone anetar i saj, Naum Prifti ka qenë gjithemone aktiv me fjalën dhe veprimtarine e tij krijuese.  Në 106 vjetorin e saj (1 Qershor 2018), Federata Panshqiptare Vatra e ka nderuar z. Naum Prifti me Mirënjohje të Lartë për Kontributin si Sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, për Arritjet në Fushën e Letërsisë dhe si Personalitet i Dashur dhe i Respektuar për Komunitetin Shqiptar.  Po ashtu, në 17 shkurt 2020, Presidenti i lagjes Bronx të New Yorkut Ruben Diaz Jr, në emër të 1.4 milion banorëve, prej të cilëve një numur i konsiderueshëm shqiptarësh, nderoi z. Naum Prifti për Aktivitetin e tij si Shkrimtar i spikatur, Novelist, Dramaturg, Publicist, Përkthyes, per Kontributin e tij në Pasurimin e Kulturës Shqiptare dhe në Vlerat që i shton Komunitetit Shqiptar të New Yorkut.  Për këtë ndihmesë të dalluar në shërbim të kombit, mendoj se dhe komuniteti shqiptar në Amerikë e më gjerë duhet te krenohet e t’i jetë mirënjohës dhe t’i bashkohet urimit tonë në këtë përvjetor të madh të lindjes së shkrimtarit dhe veprimtarit të shquar Naum Prifti për më shumë përvojë e mëncuri në vitet në vazhdim. 

Naum Prifti nuk e ndau kurrë penën nga dora.  Duke sfiduar moshën, probleme shëndetsore dhe ndonjë fatkeqësi familjare, ai vazhdon të mrekullojë lexuesit e tij me tregime, përralla, legjenda dhe histori të së shkuarës dhe të tashmes.  Dy vëllimet, “Nëna e Diellit” dhe “Grirja e Shpirtit”, disa perkthime e studime si dhe shumë botime në shtypin shqiptar në Amerikë, e dëshmojnë më së miri një gjë të tillë.  

Personalisht ndihem mirënjohëse për miqësinë e sinqertë që na ka ofruar z. Naum dhe familja e tij për këto dekadat e fundit që na ra fati të jemi pranë në kontinentin Amerikan.  Ishte 65 vjetori i lindjes së tij që na bashkoi për herë të parë në një mbrëmje të vogël festive familjare.  Qysh atëherë, cdo 7 Mars, që përkon me ditëlindjen e shkrimtarit dhe me Ditën e Mësuesit, u bë traditë të kthehej në takime të bukura miqsh, në diskutime letrare, në promovime librash, shkëmbime krijimesh, festim ditëlindjeje apo festim i Ditës së bukur të Mësuesit.  

Ndihem e privilegjuar që më është dhënë mundësia të lexoj disa nga krijimet e z. Naum të shkruara kur ai nuk ishte vec 16 -17 vjec.  Përvecse më kanë pëlqyer shumë, ato dhe më kanë mahnitur me stilin aq të formuar të mjeshtrit të ardhshëm të tregimit shqiptar në vitet e rinisë së tij të hershme.  Aty lulezonin filizat e personalitetit krijues te rrefimtarit premtues.  Po ashtu, kam pasur fatin të lexoj disa nga krijimet e tij apo ripunime, para se të shihnin dritën e botimit.  Do të vecoja prej tyre variantin origjinal të Naum Priftit të legjendës së njohur të murosjes në kalanë e Rozafës, Udhëtimi fantastik i Garentinës që tingëllojnë si proza poetike qe kendojne.  Tregimi “Te Mulliri i Gjyshit me Babanë” më ka mrekulluar me detajet dhe pershkrimet aq te holla.  Për mendimin tim, ato janë xhevahire të vërteta.  Po xhevahire të cmuara, nga ato që mbaheshin mbyllur në sepetet e drunjta që hapeshin për t’ua dhënë trashëgimtarëve në vitet më të pasme të moshës së tretë.  Se vetëm kështu, në mënyrë perfekte, me shqipe te kulluar, di të shkruajë Naum Prifti, shkrimtari yne i talentuar.

Me kënaqësi në shpirt e me respekt të thellë, unë i uroj shkrimtarit tonë të mirënjohur të jetë kështu sic është që të festojmë edhe 100 vjetorin e tij sëbashku sepse Naum Prifti 90 vjecar është versioni më i mirë i Naum Priftit njeri dhe krijues.  Ai sot është imazhi më i mirë e me i kompletuar i lexuesit.  

Filed Under: LETERSI

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS

March 7, 2022 by s p

Xhelal Zejneli

“7 Marsi” – Dita e Mësuesit

Zgjimi i identitetit kombëtar dhe i kulturës së Rilindjes ndër shqiptarët në këtë periudhë ishte i lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtarinë politike dhe botuese, por edhe me përpjekjet për shkollë në gjuhën shqipe. Të tria sferat kulturore në të cilat ndahej Shqipëria, kishin sjellë me vete sisteme të ndryshme shkollash fillore të huaja. Shqiptarët e fesë islame mund të shkonin vetëm në medresetë në gjuhën turke, ku mësohej teologji dhe arabishtja. Shqiptarët e fesë katolike nuk kishin fare shkolla, para se të ngriheshin institucionet arsimore, që ishin kryesisht italiane, nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër dhe përreth saj në mesin e shekullit XIX. Këtu bën pjesë edhe një shkollë françeskane e ngritur në vitin 1855 si dhe Kolegjia Papnore e hapur nga jezuitët më 1859. Këtyre duhet shtuar edhe Kolegji i Shën Françesko Saverit, i njohur me emrin Kolegja Saveriane, që u hap në Shkodër më 1877. Në fillim të shekullit XX ky institucion, i drejtuar nga jezuitët pati mbi 400 nxënës.

Shqiptarët e fesë ortodokse në jug të Shqipërisë kishin mundësi të hynin në shkollat me bazë gjuhën greke.

Pra, deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX, mësimi në Shqipëri jepej në gjuhë të huaja, rrethanë kjo që e bëri të pamundur shkollimin e masave të popullsisë.

Porta e Lartë i shihte arsimimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj gjithë Shqipërinë në padije dhe errësirë të thellë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe, që kishte mundur të hapej, ishte mbyllur menjëherë.

Edhe kisha ortodokse greke në Shqipërinë e jugut e shihte veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip, e madje në raste të caktuara, për të ruajtur statusin e vet, nuk iu resht as vrasjeve.

Në këto kushte të rënda, ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit XIX ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkollat në gjuhën shqipe. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave shqiptarët do të mund të mësonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre shqipe dhe do të kapërcenin prapambetjen e së kaluarës.

Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanshme, si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit, ashtu edhe kundër kishës ortodokse greke, e cila e ndiente se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën shqipe. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë.

Një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar ishte Petro Nini Luarasi (1865-1911). Ky ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe. Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare është Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Më 12 shkurt 1905 u masakrua nga banditët e hierarkisë ortodokse greke, bashkë me pesë shqiptarë të tjerë, midis tyre eshë i vëllai.

Ndër edukatorë të tjerë të shquar shqiptarë të kësaj kohe është familja Qiriazi ose Kyrias nga Manastiri. Nga kjo familje shquhen Gjerasim Qiriazi (1858-1894), vëllai i tij Gjergj Qiriazi (1868-1912), motrat e tyre Sevasti Qiriazi – Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970).

Me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes, misionarit amerikan Xheni (Jenney), Gjeraqimit iu dha mundësia të studiojë në kolegjin amerikan në Samokov të Bullgarisë. Në këtë kolegj ndoqi shkollimin edhe i vëllai Gjergji. Më 1908 Gjergji ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Naim Frashëri i dha mundësi Sevasti Qiriazi – Dakos të studionte në kolegjin amerikan me emër Robert College në Stamboll dhe të luante një roj veprues në arsimimin e femrave shqiptare. Ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Edhe Parashqevi Qiriazi, e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias studioi në Robert College në Stamboll. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane.

Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni (1862-1915). Njihej edhe me emrin Ndoc Zanoni. Në zgrip të shekullit ushtroi ndikim në zhvillimin e gegërishtes. Vjen nga një familje jezuite. Më 1883 kreu shkollimin në Valencia të Spanjës.

Mati Logoreci (1867-1941) ishte edukator dhe botues Në Monfalkone afër Triestes bëri shkollë për mësues. Më 1 maj 1889 hapi një shkollë në Prizren, e para shkollë shqipe në Kosovë.

Arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, nën kujdesin e Kultusprotektoratit, e drejtonte konsullata austro-hungareze.

*   *   *

Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri (1850-1904) dhe bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen, në emrin e Pandeli Sotirit (1843-1891) për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.

Pandeli Sotiri ishte veprimtar i shkollës shqipe, dëshmor i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Selckë të Lunxhërisë (Gjirokastër). Në Normalen greke të Qestoratit pati mësues atdhetarin Koto Hoxhi (1824-1895) i cili u mësonte nxënësve fshehurazi shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Pandeli Sotiri studimet e larta për mjekësi i kreu në Vjenë. Mori pjesë në themelimin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” (1879-1891) në Stamboll dhe u zgjodh anëtar i kryesisë s saj. Bashkë me publicistin rilindës Jani Vreto (1822-1900) ndihmoi për formimin e degëve të “Shoqërisë së Stambollit” në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, të Egjiptit etj. Jani Vreto ishte adhurues i kulturës helene. Për këtë arsye Faik Konica (1875-1942) e quajti grekoman. Pandeli Sotiri drejtoi revistën kulturore, arsimore e letrare “Drita-Dituria” (1884-1885). Emri i tij është i lidhur ngushtë me shkollën e parë kombëtare shqipe Mësonjëtorja Shqipe e Korçës si drejtor i parë i saj dhe mësimdhënës i lëndëve: aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyre dhe gjuhë frënge. Ishte një ndër nismëtarët e themelimit të “Shoqërisë së Mësimit Shqip” (1888) në Korçë. U vra pabesisht në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare, nga agjentët grekomanë.

*   *   *

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS – Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar korçar Mandi Tërpo.

Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Shkolla u hap në kushtet e pushtimit osman, me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës dhe të Shqipërisë etj. Drejtuesit a saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar.

Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të mëmëdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit.

Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887 veprimtari i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht i arsimit në gjuhën shqipe Thimi Vasil Marko (Korçë, 1855 – Korçë, 1922) i shkruante publicistit Visar Dodanit (rreth v. 1857-1939) në Bukuresht: “Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që mbollëm këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla. Përpjekjet e faqezinjve grekomanë dështuan.”

Drejtuesit e saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.

Përveç Pandeli Sotirit që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë të shquar si veprimtari i Rilindjes Kombëtare Thanas Sina (1859-1934), Petro Nini Luarasi (1865-1911), atdhetari i Rilindjes Kombëtare Naum Dhimitër Naçi (1871-1927) i njohur si Nuçi Naçi, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar Thoma Avrami (1869-1943) etj. Th. Avrami, si delegat i Korçës, mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në vitet 1911-1912 drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës.

Në pranverë të vitit 1891, pas Pandeli Sotirit, drejtimin e shkollës shqipe në Korçë e mori Petro Nini Luarasi. Njëherazi, ai ndihmoi edhe financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. P. N. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit, më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjodh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. Sipas të dhënave të caktuara, e helmoi kleri grek, në bashkëpunim me xhandarët vendës.

*   *   *

Çelja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm ndër atdhetarët e mbarë vendit dhe u bë nxitje për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, në Rekë e Ohër dhe u bënë përgatitje për të tilla shkolla në Elbasan, Leskovik,  Ersekë, etj. Shkrimi shqip filloi të mësohej edhe në mjaft fshatra. Shkollën shqipe në Pogradec e hapi vëllai i Pandeli Sotirit – mësuesi Koço Sotiri (1847-1909) më 14 mars 1887. Më 1889, shkolla shqipe u hap edhe në Prizren.

Komitetit Kombëtar të Korçës filluan t’i vinin nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkë me përgëzimet edhe kërkesa të shumta për t’u dërguar tekste shkollore që të përhapnin mësimin e shqipes, qoftë në shkollë, qoftë jashtë saj.

*   *   *

Po në këtë kohë u themelua në Korçë Shoqëria e Mësimit Shqip në krye me Alo Dishnicën. Kjo shoqëri kishte si detyrë kryesore të organizonte e të drejtonte veprimtarinë e aktivistëve, të shpërndarë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e shkollave të çelura, për hapjen e shkollave të reja shqipe, për grumbullimin e fondeve dhe për shtypjen e teksteve shkollore.

*   *   *

Kundër shkollës shqipe të Korçës shpërthyen valë të furishme kundërshtimi nga qarqet antishqiptare greke. Propaganda fetare, shpifjet, shantazhet, frikësimet dhe shtrëngimet kundër mësuesve, nxënësve, prindërve dhe përkrahësve të shkollës kombëtare shqipe, qenë mjetet e zakonshme të agjenturave greke dhe të autoriteteve osmane. Viktimë e këtij reaksioni antishqiptar ra dhe vetë drejtori i shkollës së Korçës, Pandeli Sotiri, i cili u vra më 1891 në Stamboll nga agjentët grekomanë. Por, atdhetarët shqiptarë, mbarë populli shqiptar, të etshëm për dritë e dituri, kurrë nuk u përulën para trysnisë së forcave obskurantiste mesjetare që synonin t’i mbanin shqiptarët në errësirë.

*   *   *

Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës veproi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë dhe pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe nga disa klerikë antikombëtarë. Në prag të shekullit XX ajo u bë me gjashtë klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë, u bënë veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirimin kombëtar, në rrugën e pandalshme të kombit shqiptar drejt integrimit në familjen perëndimore.

*   *   *

Shkolla e vashave në Korçë – Hapja e të parës shkollë shqipe, të njohur zyrtarisht, në Korçë më 1887, e frymëzoi Gjeraqimin dhe të motrat Sevasti e Parashqevi, të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e Naim Frashërit (1846-1900) dhe të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Stamboll dhe më 15 tetot 1991 hapën të parën shkollë shqiptare të vashave në Korçë.

Mësuese të para të kësaj shkolle ishin Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi, e lindur në Manastir, Polikseni Luarasi dhe Parashqevi Qiriazi. Polikseni Luarasi, e lindur në Korçë në vitin 1880, ishte e para mësuese që dilte nga bankat e shkollës së parë shqipe për vashat në Korçë. Njëherazi, ajo është edhe e para tipografe femër në Shqipëri.

*   *   *

Prej vitit 1960, “7 Marsi” festohet si ditë e mësuesve dhe e nxënësve, si përkujtim i themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Në këtë festë vlerësohen traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri, si veprimtarë dhe ndërtues aktivë të një shoqërie të përparuar. Kjo ditë festohet me nderim çdo vit në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.

Festohet pra në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ndër çamë. E feston edhe diaspora shqiptare në Evropë, në ShBA etj.

 Xhelal Zejneli

Filed Under: Opinion

7 MARSI 1887 DITA E PARË E SHKOLLËS SHQIPE APO NJË VONESË…HISTORIKE

March 7, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Shkollë shqipe e vitit 1876 në Shkodër

Që nga viti 1960 ,me vendim të Qeverisë komuniste të asajë  kohe (me kryeminister Mehmet Shehun), 7 marsi është vendosur të shpallet dhe festohet si dita e Mesuesit ,dhe njekohesisht si data e hapjes së shkolles parë shqipe. Kjo shkollë e vonë është hapur në qytetin e Korçes  me 7 mars 1887 nga patrioti Pandeli Sotiri e tj…, ku kjo  ishte një shkollë fillore me dhjetra nxënës, dhe me bekimin e  pushtuesit otoman..1. Kushdo që ka lexuar sado pak për historinë e shkollës shqipe do t’a pyeste “vehten”, pse ne iliro-shqiptarët si popull autokton i këtyre trojeve të Europës paskemi hapur kaq vonë shkollat tona, kur jabanxhinjët sllav kanë hapur shkollat e tyre shumë më heret… 

PAK FJALË PËR “SHKOLLËN” SHQIPE NËN PUSHTIMIN OTOMAN:

Pushtuesit  450 vjeçar ottoman ishin kundër arsimit shqip (se një popull analfabet nënshtrohet e mashtrohet më lehtë, se një popull i arsimuar në gjuhen e vet amtare). Otomanët nuk lejuan për shekuj që të hapen shkolla shqipe, e veçanarsiht në zonat fushore të cilat i kontrollonin më lehtë se ato malore. Pushtuesi në disa zona (kryesisht në qytete) pranë xhamive kishte hapur ndonjë Mejtep, (shkollë fillore, apo më sakt kurse kundër “analfabetizmit”). Në këto mejtepe , pranë xhamive mësohej vetëm turqisht dhe besimi Islam. Megjithë këtë shumica e popullsisë (muslimane) nuk e kishin të mundur të mësonin as në këto “shkolla”-mejtepe, apo më vonë shkolla më të avancuara si medresetë që edhe këtu nuk mesohej asgjë shqip, por vetem turqisht. Nderkohë në zonat malore , të pakontrolluara (ose kontrolluara me vështirësi) nga pushtuesit ottoman, janë hapur shkolla të niveleve fillore e me nivele pak më të larta. Këto shkolla në të vertet janë hapur në zonat malore  ku kishte në shumicë popullsi kristiane (katolike), të cilat nuk kishin pranuar të kthehen në besimin Islam të pushtuesit turko-osman. Shkollat ishin hapur e mbaheshin nga kleri Katolik, kryesisht pranë kishave dhe objekteve të tjera të ketij besimi. Në këto shkolla edhe pse me mundësi të kufizuara, mësohej shqipja e kohës, latinisht, ketekizën (besim fetar), si dhe “histori” jete, trashigimie e zakonesh, të nevojshme për të  vijuar jetesën e në të shumtën e kohës mbijetesën.   

NJË HISTORI E VOGËL PËR DISA SHKOLLA MË TË  HERSHME SE SHKOLLA E KORÇËS..

Mendova ta filloj me  shkollën e Potgores (Malësi e Madhe) , të cilen e paraqet qartësisht  Regjistri Kadastral, 1416 -1417 , fleta 48/a , në të cilën  shkruhet se ..një copë vresht  prej një shati (rreth 500 m2 , shenim N.B.), e quajtur Stanovina  ,të cilën e mbanë shkolla e Podgorës…2. Ky shënim  na bënë  të mendojmë  se kjo shkollë ishte një institucion i vertet arsimorë, ku mësohej jo vetëm besimi (katekizmi i kishës  përendimore) , dhe teknika e kultivimit të vreshtarisë  të Potgores e rrethinave të Malesisë e më gjerë , por këtu mësohej edhe shkrim e kendim (latinisht  e shqip). Në trojet shqiptare prania e institucioneve arsimore dëshmohet që në periudhën antike e deri në kohën e principatave shqiptare në Mesjetë. Në vitet e pushtimit osman mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi… si në atë të vitit 1584, në Stubëll të Kosovës.3. dhe në  shkollat e tjera shqipe të dokumentuara si shkolla në Velje të Mirditës me 1632, shkolla  e Pllanës me 1638,  shkollat  në  Troshan e Kurbin me 1639 etj.4. Në Himarë (1627), në Vuno e Palasë të Himarës (1632), në Korçë (1637), në  Bilisht (1639), në Dhërmi (1660), në Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e Re në Voskopojë etj.5. Ndërsa në  Shkodër kemi shkolla  me 1698 , ku si mësues shënohen; Gjon Shqiptari , Filip Shkodrani , Dhimiter Dhermiu e tjer..6.  Por edhe më vonë, në  vitin 1836 në Shkodër shënohen 12 shkolla shqipe (tetë për djem dhe katër per vajza ), ku si mesues janë  të shënuar emrat e  Gjon Shkrumit ,Geg Kodhelit, Gjergj Benuesit , Zef  Kamësit , Dom Ejllo Radojës , Dom Pashko Babit etjerë…7. Duhet theksuar se hapja e shkollave shqipe shpesh ishte deri në nivelin  e shkollave të mesme , dhe kishin dhjetra nxënës…

SHKOLLA NË MALËSI TË MADHE !

Malesia e Madhe si treva simbol e shqiptarisë qendronte edhe në krye të luftës kundër errësirës , dhe për këtë në trojet e Malësisë ( perveç shkollës së Potgores që cilesuam më sipër) funksiononin (më vonë) edhe  disa shkolla të tjera , që u mësonin malësorve shkrim e kendim , atdhedashuri , por edhe doktrinën e qytetrimit Europerendimore. Për të “vertetuar” funksionimin e shkollave të kohës (gjatë  gjithë shekullit XVII), mendova të  cilësoi  vetëm dy letra  të Ipeshkevit  famëmadh Pjeter Bogdani , nga të cilat  “mesojmë” qënien dhe funksionimin e shkollave..:  Letra e “parë” nr.153 të dates 20.11.1671 , e cila ndër të tjera tregon per nevojat e shkolles së  Rrjollit ( qyteti i Ballezes) dhe jep mendimin per të pasur mesues  Dom Mark Xhustin. Ndersa letra e “dytë” me nr.182 e dt.29.12.1675 persërit nevojat jo vetem per shkollen e Rrjollit  (Ballezës), por edhe per shkollat e Hotit , Kastratit , Grudes e tj… , ku po t’i lexojmë keto me vemendje bindemi se kemi të bëjmë me shkolla me bazë shqipen e kohës, të cilat  kishin shpesh deri 40 nxënës ..8. Nëse diskutohet alfabeti i perdorur në keto shkolla, pergjegjia është e thjeshtë , ishte  alfabeti latin , afersisht ai alfabet që u miratua në Kongresin e Manastirit me 1908 , nën drejtimin e  kujdesin e kryetarit të komisionit të alfabetit të patriotit pendë-artë të kombit shqiptarë , At Gjergj Fishtës. Vlenë të shenohet se sipas shumë dekumenteve edhe në Kosovë shënohen shkolla shqipe (të hapura para asaj të Korçs 1887), si në Prizren, Pejë ,Gjakovë  e tjer, të hapura para vitit 1840…9. ,gjë që pasuron  historinë e arsimit shqip, edhe pse në kushtet e mbijetesës…  

Ndërkohë shkollat e hapura në fillimet e shek.XX-të e në vazhdim si në Shqipëri, dhe në Malësi të Madhe, dokumentohen pas shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë nga pushtuesi shekullorë ottoman, si dhe pas luftrave mbrojtëse të viteve 1912-1913, 1915 dhe 1920 nga invazionet e shovinisteve fqinjë serbo-malazez dhe kongresit të Lushnjes 1920… Si më të hershmet (pas shpalljes së pavvarësisë në Malësi janë shkollat e hapura në vitin 1916 e vijim, si në në Bajzë , Koplik , Dedaj e tjerë , ku permenden mesuesit e parë Prekë Gjoni nga Pjetroshani, e Kolë Martin Pllumi nga Dedajt e Shkrelit), Ndersa vlen të cilësohet se patriotia e heroina nga Gruda  Tring Smajlja  në vitet 1916-1917 do të sakrifikonte tokat e pasurinë e saj , dhe do të ndihmonte hapjen e  shkollave shqipe në Grudë (Dinosh , Priften…10. Këto shkolla të hapura në trojet tona ishin rizgjim në dritën e diellit i kësaj tradite shekullore të mësimit në gjuhen shqipe , pas shekujsh errësirës turke-osmane që u mundonte të fikte çdo dritë të vertet të arsimimit në gjuhen shqipe… “Gjithsesi”, mësues e mësuese, unë çdo njërin prej jush e konsideroj një “dritë” të veçant, që me punën e perkushtimin tuaj, keni ndriçuar e ndriçoni mendjen e atyre që u jepni mësim, (nxënësve), të cilët janë shpresa dhe e ardhmja e një Shqipërie vertet demokratike dhe Europerendimore… Ndaj ju uroj gëzuar festen tuaj, ditën e 7 marsit.

REFERENCAT:

1.Zhan Klod Faveirial , Historia më e vjeter e Shqiperisë ,fq.489 – 526, Plejad 2004. 

2.Regjistri i Kadastres  e koncensioneve  (rr.Shkoder) ,1416-1417 ,fq.61, Perg.nga Akademia e shkencave te… Shqiperise ,Instituti i Historise,fq.23.Tiranë 1977.

3.Stubëll-i, fshat i Malësisë së Karadakut, që shfaqet më 1555 dhe në një defter osmano-turk, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, shkruan Isak Ahmeti, botuar në agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”. https://www.preshevajone.com/ June 19, 2012.

4.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq. 313 – 314 . botim nga fondacioni Abraham Linkoln 1995.

5.Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, “Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor,” Prishtinë, 2002.

6.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq. 313 – 314 .

7.Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe Motet Vll. II. Fq.39 – 41, Shkodër 1998

8.Pjeter Bogdani ,Letra dhe Dekumente ,Letrat:153, 182.Perg.nga O. Marquet, sh.b. “At Gjergj Fishta”, Shkodër 1997. 

9.Serge Metais ,Histori e Shqiptareve ,Nga Iliret  deri tek pavaresia  e Kosoves, sh.b. “55”, Tiranë 2006.

10.Gjekë Gjonaj; Tringë Smajlja Heroinë e Malësisë, Gazeta “ 55”, fq. fq.18, datë  31 korrik 2004. 

Malësi e Madhe 07 mars 2022.

(Ky shënim i imi me rastin e 135 vjetorit të shkollës së “parë” shqipe, nuk ka si qëllim prishjen e qjefit të atyre që gjithshka na ka lënë “trashigim” shteti komunist e kanë tabu…). 

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT