• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në solidaritet me gazetarët ukrainas dhe në mbështetje të plotë për ndihmesë

March 4, 2022 by s p

Tiranë më 4 Mars 2022

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në solidaritet të plotë me gazetarët dhe familjet e tyre ukrainas të cilët përballen me gjendjen e luftës në vendin e tyre. Në takimin që kryetari i UGSH, gazetari Aleksandër Çipa pati me ambasadorin e Republikës së Ukrainës në Tiranë, Shkëlqesinë e Tij, zotin Volodymyr Shkurov në selinë e Ambasadësë, pasditen e së enjtes, i shprehu diplomatit solidaritetin dhe ndjenjat e forta të mbështetjes dhe përkrahjes për popullin e Ukrainës dhe në veçanti për komunitetin e mediave dhe gazetarëve të vendit të tij. Ai i shprehu zotit Ambasador gadishmërinë që organizata e gazetarëve shqiptarë të mund të kontribuojë me ndihma dhe strehim të disa familjeve të gazetarëve që janë larguar dhe po largohen nga vatrat e tyre nëpër vende të ndryshme europiane, përfshi edhe Shqipërinë.Në takimin e mbrëmshëm ndër të tjera u fol për gjendjen dhe shqetësimin e krejt vendeve europiane prej kësaj lufte dhe pasojave në përshkallëzim të saj. Ambasadori e falenderoi drejtuesin e UGSH për ndjenjat e ngrohta vëllazërore dhe mbështetjen pa kushte që gazetarët shqiptarë po u ofrojnë kolegëve të tyre ukrainas.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Filed Under: Analiza

HISTORIA MBRESËLËNËSE E RUSHEN GOLEMIT NË NJË LIBËR

March 3, 2022 by s p

Shani Pnishi

Para dy vitesh Inis Jorgo që jeton në Toronto të Kanadasë  botoi prozën biografike për nënën e saj të titulluar “Rushen Golemi, ky testament shpirti”. Zonja Golemi njihet si kirurgia grua e parë e diplomuar në Shqipëri, e cila në fillim të viteve të pluralizmit në Shqipëri, u inkuadrua edhe në politikë.Për gazetën “Dielli” biseduam kryesisht për librin e saj për nënën, për letërsinë si pasioni jetësor i saj dhe natyrisht për nënën e saj, Rushen Golemi, një figurë shembull i një intelektualeje shqiptare.

Po e fillojmë me nënën tuaj, znj. Rushen Golemi, kirurgen e parë grua shqiptare, për të cilën në 85- vjetorin e lindjes së saj, ju keni botuar librin “Rushen Golemi, ky testament shpirti”.…

Mendova të shkruaj për një grua të cilën pata fat ta kisha prind, ajo të ishte nëna ime! E kam ndjekur në çdo moment të jetës së saj dhe ndërsa çdo gjë kur isha fëmijë më dukej fare normale, me kalimin e viteve kuptova se përmasat shpirtërore të saj jo rrallë tejkalonin të zakonshmen. E për gjërat që lenë mbresë, patjetër duhet shkruar! Flitet për një person që mbartte pasion brenda vetes e kjo të bën që dëshirën ta kthesh në zotësi, punën në kënaqësi, bën që të lësh produkt në gjithshka kryen sepse ke vënë shpirt,  ke investuar mençuri! Flitet për një zonjë nga e cila buronte natyralisht një mençuri e spikatur, urtësi në mendim, një kurajo që të intrigonte, një elegancë e brendshme e të menduarit, një hijeshi e rrallë fizike shtuar këtu edukimin që ajo morri nga dy prindërit e saj kërkues e sakrifikues të cilët i mësuan asaj se  gjërat e bukura në jetë mund ti kthesh në realitet jo menjehërë, jo pa mund e jo pa u djersitur fort!

Si profesioniste, kolegët e saj e kanë cilësuar prej kohësh Rushen Golemin si një kirurge të spikatur ndaj në kushtet sidomos kur prindi largohet fizikisht prej teje, ti ke më tepër nevojë që gjërat pozitive të tij t’i evidentosh,  thuash me zë të lartë, krenohesh e ndërkohë lexuesi përse jo?…të mësojë diçka, të tërhiqet nga ajo çka po i rrëfen, të kuptojë sa gjerë mund të shtrihet shpirti njerëzor, përmasat që mund të tejkalojë ai ndaj nëse histori të tilla qëmtohen, kuptohen, apo tërheqin vemendjen, ato padiskutimisht nuk duhet të lihen disi anonime, por të inspirojnë e bëhen pronë e lexuesit. E unë e pata të mundur këtë jo vetëm sepse kisha në dorë një lëndë fantastike jetësore, por edhe për faktin sepse shkruaj e përtej këtyre, edhe sepse ja kisha premtuar jo vetem vetes, por edhe mamit dikur se një ditë do e shkruaja jetën e saj.

Isha e bindur se personazhi që isha duke përshkruar, patjetër do të linte mbresë në publikun lexues. Unë e di sa shumë kjo mjeke kirurge ka marrë gjithë jetën e saj dashurinë e qytetarëve, pacientëve të saj. Sa shumë ata e deshën, sa bukur parreshtur ja shprehën asaj respektin, sa populli e aprovoi dhe mbështeti Rushen Golemin kur atë e thërriti koha dhe e bëri pjesë të politikës shqiptare. E kjo nuk ndodhi rastësisht! Aspak! Kjo ndodhi sepse ajo dinte të donte, të mendonte, të ishte kurajoze, ajo dinte të pranonte edhe gabime. Sepse ato janë njerëzore e pranimi i tyre, tregon emancipim! Ajo dinte të të përfqësonte! Ndaj edhe u ula të shkruaj për të. Më ka bërë përshtypje fëmijëria e saj e cila u thye jo pak. Rinia në vazhdim kur edhe pse ishte nxënëse me rezultate të shkëlqyera nuk kishte aspak siguri për të ardhmen…apo fakti se si ajo krijoi një emër të bukur si mjeke…në shoqëri , se si ishte një nënë aq e kujdesëshme e një bashkëshorte e respektuar ..Këtu dua të përmend sa shumë im atë ja përkrahu ëndrrën, si ai kurrë nuk e pengoi që ajo t’i ikte familjes gjatë, sa shumë ai ja përshëndeti tërë jetën atë çka ajo bënte për pacientin. Pra kemi një personazh multi-dimensional e libri im këtë ka rrëfyer: kush ishte familja e saj, cilat qenë influencat e bukura gjatë jetës së saj, shembujt që zgjodhi të ndjekë, apo e pati ajo të lehtë konkurrencën me sfidat e jetës..

Si e ka pritur lexuesi shqiptar botimin e kësaj proze biografike?

Ky libër qëndron mes romanit “fiction” e “non-fiction” pasi ndërsa bazohet besnikërisht në fakte reale, materiali është shkruar në formën e një rrëfimi. Kritika në Tiranë e ka konsideruar mjaft mirë librin dhe i falenderoj ndërsa theksoj: lënda e parë e këtij libri ishte atje, ajo “thërriste” dhe pa frikë e them se është shkruar nga vetë nëna ime Rushen Golemi. Unë si bija e saj por edhe si shkruese, kisha detyrën ta rrëfeja jetën e saj sepse ajo la pas një trashëgimi morale të bukur e inspiruese që vlen jo vetëm për ne fëmijët e saj, por që duhet lexuar nga publiku. Ndësa marr komente të ngrohta nga lexuesi, më ka bërë përshtypje se ka jo pak kërkesa që libri të kthehet në një film. Kjo pastaj, nuk është në dorën time…

Zonja Rushen është personazh kryesor edhe në librin “Yjet e Mjekësisë Shqiptare” të Dr. Fedhon Meksit. Ç’mund të na thoni për këtë?

Libri i kardiologut të shquar Dr. Fedhon Meksit, më ka emocionuar thellësisht! Përveç vlerësimit të tij për dr Rushenin, fotoja e saj (në kopertinë) mes mjekëvë të shquar shqiptarë burra, me çoi pas në vite e më erdhi në sy lidhja e saj e papërshkruar me pacienët, sfida e heshtur përherë me arritje të cilat ajo i konsideronte normale. Ndjesia e një përmase shpirti që të bën përshtypje! Nëna ime do jetë aty, mes burrave të ndritur të mjeksisë shqiptare duke i thenë kujddo sa e mundur e sa e bukur është kur ti di ti imponohesh çdo kohe, kur ti din të arrish!

Pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, zonja Golemi u përfshi edhe në politikë. Çfarë sfidash e përcollën nënën tuaj si politikane?

(Pjesë nga libri) “ Po zëvëndësoheshin sistemet politike gjë që as ishte menduar se mund të ndodhtte. Në vitet 90′, terreni social mund te quhej “i rrëshqitshëm”. Në muret e pallateve shkruhej me një shkrim plot mllef që shprehte frikën e humbjes:” Demokratët të çohen në litar”! Sigurimi i Shtetit kur nuhati se emri i Rushen Golemit po lakohej në skakierën e lëvizjes së re blu , nuk e kurseu por kërkoi ta godiste në pikën e saj të dobët: tek i biri. Trokitën ata në portën e apartamentit tonë një mbëmje shkurti kur sapo ishte rrëzuar busti i diktatorit në sheshin e madh të Tiranës. Kam qënë dëshmitare e atyre momenteve aq gri kur në çast jeta mund të të përmbysej, kur mund të ta trishtonin shpirtin ashtu pa kuptuar-përjetë! Ende më kujtohen telefontata plot presione, fyrje dhe pasjellje, (ndaj mamës por edhe ne familjarëve të saj) ku ndjehej sa shumë ai “dikush” nuk e dëshironte përfshirjen e Rushen Golemit në politikë. Sepse ata e dinin: Ajo dinte të krijonte  produkt: ajo fitonte elektorat!

Dhe ajo foli përpara turmave e nuk nxiti mllefe. E shoqëroja në të gjitha mitingjet e asaj kohe e përpiqesha t’ja dallonja fytyrën në podiumet e thjeshta me ato mbulesat e rrudhosura blu ku fshihej aq shumë shpresë! Por turma e egzaltuar që  tashmë i kishte dy gishtat lart, nuk më lejonte. E kam dëgjuar si ju imponua me qetësi njerëzve që ta dëgjonin kur ju tha se:”ata më në fund duhet të shpresonin, se demokracia nuk ishte diçka që po ju falej por duhej fituar përmes zbatimit të ligjit.” Nuk u lodh shumë të fitonte elektorat nëna ime!  Ajo e kishte të fituar atë me profesionalizmin dhe Njeriun që kishte patur gjithmonë brenda vetes. Tani thjesht, kishte ardhur momenti që të ishte pranë tyre në një tjetër mënyrë si përfaqësuese e tyre!  Dhe ajo u përpoq shumë që ata ta meritonin deputeten e tyre por edhe ajo ti meritonte!  Nuk ishte politikane nëna ime por Rushen Golemi bëri shkëlqyer e më së miri atë që më së shumti politikanët harrojnë ta bëjnë: Njeriun e Plotë! Ajo doli në tribunën e Kuvendit të Shqiptarëve e ju foli atyre fare sinqerisht! Shpesh nuk kishte letër! Plot dinjitet. Ju foli dhe i bindi. I bindi sepse ju drejtohej plot llogjikë, pa fyer e duke menduar që tashmë gjithshka ata meritonin ishte të jetonin nën një erë te re që do i drejtonte drejt Evropës. Kjo ishte edhe ëndëra e mamës time! Që shqiptari të mos denigrohej rrugëve të botës. Rushen Golemi ju foli qartë se shqiptarët sduhet të ishin më të ndarë nën trysni absurde lufte klasash, nën diferencime mediokre. Ajo përherë shprehej se shqiptarët janë të mrekullueshëm…sistemi absurd krijoi çarje e deformime. Ajo ishte e bindur se meritokracia duhet të dominonte dhe pakti i vetëm që Nëna ime e respektuar bëri gjatë gjithë jetës së saj, ishte pakti më të Vërtetën!

Kur qytetarët i drejtoheshin në rrugë për ta përshëndetur me frazën: “zonja deputete” unë ende e kam në vesh ndërsa ajo ju përgjigjej: “…deputete më bëri koha.  Ajo që unë kam dashur të jem, është mjekja , mjekja juaj ndaj më bukur për mua do ishte të më thërrisni:”doktoreshë!” Ajo ndenji pranë elektoratit të saj. Nuk ju premtoi duke i lënë në harresë. Bëri çmos që ti përfaqësonte aq sa mundej për atë kohë të viteve 90′. Kur kthehej nga zona e saj elektorale në shtëpi, e kam dëgjuar t’ju fliste  fëmijëve tanë për fëmijët atje në Fushë Krujë apo Mamurras se edhe ata, ishin po aq të zgjuar sa fëmijët e qytetit, po aq të bukur e me po ato ëndra por me shumë më pak , ama me shumë më pak mundësira…. Shpesh lotonte për pamundësinë e tyre…!!!! Rushen Golemi i donte njerëzit e kjo ja bënte gjithshka, shumë, shumë  të lehtë… sepse nëse ven në punë shpirtin… është e padiskutueshme se ti, i përket që të gjithëve! “

Ndërkohë, keni botuar edhe dy libra me poezi…

Jam autore e dy vëllimeve me poezi: “Tinguj Shpirti” dhe “Ajzberg” e ky roman është krijimi im i tretë sigurisht më i rëndësishmi për mua për nga vlera shpirtërore si dhe impakti i tij në publik. Kam ndërkohë gati për botim edhe një libër me tregime. Edhe prindërit e shijonin shumë faktin që unë shkruaja e kjo më gëzon! Të shkruarit siç është përgjegjësi, është edhe privilegj sepse ti e kalon kohën në mënyrën intelektuale më të bukur duke i marrë në fund asaj si produkt: librin!

Identiteti, është një pikë e fortë e krijimtarisë suaj letrare, por edhe pikë referuese jetësore. A mund të na flisni për mozaikun identitar që ju përcjell?

Rrugët që ne zgjedhim apo vendimet që ndërmarrim në jetë përcaktohen nga vlerat që kemi. Këto zgjedhje tregojnë se edhe kush ekzaktësisht jemi, ku ekzakt përkasim në pentagramin social,  çfarë vlerash përshëndesim në jetë! Unin e seicilit pikërisht këto e përbëjnë: kujtimet, eksperiencat lidhjet me ata që vendos, me ata të përngjashmit e tu! Ndaj edhe identiteti im letrar sigurisht bazohet në keto vlera. Poezia ime përshkruan jo pa shkak, ndjesi që kanë të bëjnë me shpirtin. Nëse më lexoni do kuptoni sa shumë e dua vendin tim; sa rëndësi ka që përballë të kem njerëz të vërtetë, çfarë unë konsideroj dashuri, si e ndjej humbjen e dikujt që dua, raportin me shpresën, zhgënimin, natyrën, forcën për të rezistuar e konservuar shpirtin, identiten tim. Shkalla e përfaqësimit në poezinë time mendoj se ka qënë e pëlqyeshme sepse lexuesi im i përket moshave të ndryshme e ky fakt, më gëzon! I falenderoj që të gjithë!

Edhe koncepti i mallit shfaqet shumë në poezinë tuaj, ndërsa duke jetuar larg atdheut thoni se jeni mësuar me mallin…

Pas kaq vitesh emigracion, malli për vendin kthehet në një ndjesi shoqëruese. Shpesh mendoj se malli është si gjaku nëpër trup për këdo që ka lënë vendin e tij.Ai është sindromë e të ikurve, çmimi që kushdo paguan pasi lë aq bosh sytë e prindërve….

Jeta të çon aty ku nuk e kishe menduar e malli bëhet një ekuilibrues i çuditshëm: të shpon shpirtin por edhe pa të nuk bën dot … Me ato fillime, mua edhe qielli këtu në Kanada më dukej ndryshe…Qielli shqiptar për mua është plot yje…Por mendoj se mbas kaq vitesh e për faktin se largësia ka ndryshuar koncept, s’duhet absolutisht të mbetemi robër të mallit edhe pse  dihet se një ekran celulari, s’mund të të japë kurrë as aromën e brengdetit të Adritikut e as rehatinë shpirtërore të familjes të madhe atje. Malli pengon adaptimin dhe integrimin, por po aq ai është një luks i shpritërave të ndjeshëm!

I përkas brezit të parë të emigruar dhe malli do të ishte edhe sfida ndaj në një nga poezitë e mia me titull: “Transaksioni i ikjes” unë shkruaj: ”sa herë NE e humbëm betejën me mallin” sepse edhe pse kanë kaluar 20 vjet që kur jam larguar nga Shqipëria, unë sytë i kam vetëm nga Lindja e diellit, atje ku gjendet ai vendi im i vogël por aq i rëndësishëm për mua!

Keni promovuar librin me poezi në një ambient shumë të mrekullueshëm në Toronto. A pritet ta promovoni edhe librin për mamanë?

Masat kundër pandemisë e kanë vonuar këtë promovim por patjetër libri im do t’i paraqitet edhe publikut shqiptar në Toronto/Kanada.  Këtu jeton një publik art-dashës, tepër i kulturuar  që din të respektojë bukur krijimin. Ja vlen ta ndaj kënaqësinë time me miqtë në Toronto. Edhe ambasada shqiptare në Ottawa, e personalisht ambasori z. Ermal Muca, është një mbështetës serioz i krijimtarisë time. I falenderoj sëbashku me komunitetin shqiptar në Kanada e jo vetëm, për mbështetjen absolute ndaj shkrimeve të mia!

Keni vizituar atdheun pikërisht në kohën e pandemisë. Si mund ta përshkruani rrugën në të cilën keni kaluar individualisht dhe familjarisht atë periudhë atje?

U ndodha në Shqipëri gjatë mbylljes prej pandemisë, e nuk qe çudi që një ditë u gjenda seriozisht e sëmurë me kovid në spitalin e Durrësit (ato kohë isha spostuar të jetoja në bregdet). Nuk ishte aspak e lehtë ndaj falenderimi im për familjarët e sidomos për mjekët e infermieret atje, nuk mjafton! Vetëm kur ti je pranë bluzave të bardha, kupton përgjegjësinë serioze të këtij profesioni. Në ditët në spital, vazhdimisht mendoja se përveç mirënjohjes tonë, sa shumë seriozitet kërkon trajtimi i duhur financiar i mjekëve dhe infermierëve nga instancat shtetërore. Sepse në fakt , ata janë heronjtë e çdo kohe !
Ky moment aspak i lehtë për mua, rastisi me situatën kur m’u desh t’i gjindem pranë babait tim të moshuar.
Që kur jam larguar nga Shqipëria, përherë më ka munduar ideja sesi unë do të mundesha tju isha pranë prindërve kur ata të moshoheshin.. Dhe momenti kishte mbërritur!
Kalova çaste të ngrohta me tim atë e më dukej sikur fati m’a kishte dëgjuar dëshirën! Shpesh harroja edhe djemtë e mi në Kanadanë e largët. Ishte momenti i tim eti e nuk u mendova dy herë! Donja që babai mos të ndjente vetmi! I flisja e i kujtoja ngjarje që kishim kaluar të dy e në një letër shpesh i shkruaja fjalë zemre: “Rri i qetë sepse mua më ke pranë. Jemi bashkë e ti e din se sa të dua!” – e ai pasi më lexonte, në këmbim më jepte atë buzëqeshjen që tërë jetën na e kishte dhuruar. Ajo buzëqeshje përzihej me vitet e tij mbi supe…Sa shumë dëshironja që ai të ndjehej i qetë, në paqe me veten e këtë nuk do kisha arritur ta përmbushja kurrë, pa mbështetjen shumëanëshe të motrës time, edhe pse ajo jeton jashtë Shqipërisë. Të tre ne fëmijët e tij, u munduam t’i kthenim prindërve investimin e madh që ata kishin bërë për ne! 
Çdo mëngjes kur pinim të dy kafenë, i përsërisja se të gjithë e donim shumë!  Mendoj se më e mira gë që duhet ti ofrohet sidomos moshës së thellë, është dashuria! Dhe cikli i jetës bëri të vetën e im atë u largua qetësisht nga ne një pasdite Marsi, me mua e bashkëshortin tim pranë shtratit të tij.
Kanë kaluar muaj dhe sa herë e kujtoj, emocionohem jo pak, por brenda meje mbizotëron qetësia që nuk e lashë vetëm në ditët e tij të fundit…  Nëse njeriu ka nje ndjenjë që ja lumturon thellë shpirtin, është kujdesi për prindin !
Malli e boshllëku rreth teje, rikonfigurohen kur ti i humb prindët! Mungesa e tyre i dha tjetër dimension dashurive, pendesave, maturisë apo edhe kënaqësivë të vogla të cilat kur i kemi, nuk i vlerërojmë edhe aq…Gjatë jetës time kam njohur plot njerëz por të dy ATA prindërit e mi të respektuar, do të jenë përherë busulla ime shpirtërore si më i miri shembull i të qenurit Njeri!

Filed Under: Kulture

IDETË, VLERAT DHE GUXIMI I POPULLIT UKRAINAS

March 3, 2022 by s p

Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA

E pastaj është guximi. Është ajo gjë me zanafillë nga më të ndryshmet dhe formash të shumta, që shfaqet papritmas e kur nuk e pret e që është guximi. Është në guximin mësimi i vërtetë e sigurisht më i vyer, që Ukraina po i jep sot botës. Nuk është vetëm vendosmëria sypatrembur e presidentit të saj. Është guximi i atij që pa patur mbajtur kurrë një pushkë në dorë shkon të vishet ushtar, edhe se e din se bën një hap ndoshta vendimtar drejt vdekjes (dhe janë dhjetra mijra); është guximi i djemve e vajzave që, në lulishtet e qyteteve, përgatisin shishet Molotov me të cilët nesër ndonjeri do të vrapojë para një tanksi në rrugët e Kievit apo të Odesës; është guximi I nënave që të vetme strehohen jashtë kufijve, të ngarkuara me fëmijë, pa bërë zë që burrat e tyre dhe bashkëjetuesit i braktisin për të shkuar  të luftojnë. Është guximi I një zonje të moshuar që I del përballë një ushtari rus t’armatosur deri në dhëmbë duke I thënë ”çfarë bën këtu, ku nuk është shtëpia e jote?”. Është guximi I një grupi të vogël marinarësh, të cilët me shërbim në një ishull të parëndësishëm të Detit të Zi, anijes ruse që I urdhëron të dorëzohen i përgjigjen “shkërdhehuni!” pa e ditur fundin që do të kishin patur. 

Nga vjen guximi? Sigurisht nga shumë anë. Por më së fundi, pothajse si gjithshka, vetëm nga një anë: nga idetë e nga vlerat. Nga ideja që kemi për vetveten  e për jetën, nga vlera që i japim Vëndit që kemi për rreth e në të cilin jemi lindur, nga ideja që kemi për historinë e tij, për atë që i ka ndodhur para nesh atyre për të cilët ne jemi bij e nipa. Nga pesha e kuptimi që i japim secilës prej këtyre gjërave. Mbas shëmbullit të guximit që sot po japin Ukraina dhe njerëzit e saj gjindet një ndjenjë tepër e fuqishme dinjiteti vetiak por edhe përkatësie të përgjithëshme, ndihet të tingëllojë me një tingull shumë të qartë ideja se ka çështje për të cilat jeta mund të flijohet, për më tepër bindja se nuk mund të lejohet mujshia e atij që dëshëron të na detyrojë vullnetin e tij. E gjithë  kjo së fundi  e gatuar, si me thënë e kalitur dhe e çuar në një temperaturë shumë të lartë nga flaka e atdhedashurisë. Që nuk është  krenaria dhe kërkimi i fuqisë së kombit të vet, është para së gjithash dashuria për Vëndin për historinë e zakonet e tij, e së bashku me dëshirën për të jetuar të lirë në të, të lirë për të përcaktuar fatet, duke i bashkëndarë me të tjerë që flasin të njëjtën gjuhë, por me të cilët jemi në gjëndje të merremi vesh pa nevojën e fjalëve, por vetëm me një shikim, me një shenjë të thjeshtë me kokë. Është nga atdhedashuria, nga kjo ndjenjë e lartë por e thjeshtë të të jetuarit e të virtuteve shoqërore, nga kjo lidhje që mban së bashku shoqërinë njerëzore, që lind guximi i sotëm i ukrainasve. Një guxim që ka të bëjë edhe me ne. Që – nëse nuk duam të fshehim kokën në rërë si struci – sot na pyet të gjithë neve, banorë të Perëndimit demokratik paqësor e të kënaqur. Çfarë ka mbetur nga atdhedashuria në shoqëritë tona? A do t’ishim ne italianët t’aftë me të njëjtin vetmohim, me të njëjtën njëzëshmëri e bashkësi qëllimesh, të bëjmë diçka të ngjajshme me atë që shohim të ndodhë në Kiev apo në Mariupol? Le të përgjigjet secili për vete. Por nëse përgjigja është me mëdyshje e madje një jo, atëherë duhet të pyesim veten edhe përse. Të pyesim përshëmbull nëse biseda e jonë publike – përtej ritualit të ngrirë e të zbrazur të çdo ceremonie zyrtare – a është në gjëndje të çmojë me të vërtetë vlerat që e shoqërojnë atdhedashurinë, nëse protagonistët e jetës sonë politike tregojnë ndonjë koherencë vetiake kundrejt atyre vlerave. Të pyetemi nëse vetë ato vlera, anasjelltas , mos janë të rrethuara zakonisht, sidomos në mjediset intelektuale e të mediave, nga një farë begenisje ironike që i vizaton tashmë si një gjë jashtë kohës. Të pyetemi përsëri, për shëmbull, se nga sistemi i ynë arsimor të rinjtë italianë – tashmë të katandisur  pothuajse në mos njohjen e asgjëje nga historia e Vëndit të tyre – a mund të nxjerrin ndonjë mësim që ka të bëjë me ndjenjën e përkatësisë së përbashkët diçkaje. Kohët që po jetojmë tregojnë se si mund të ndryshojnë rrufeshëm gjërat, idetë e skenarët që i besonim më të sigurtët e më të qëndrueshmit. Sa mund të zbulohet e thyeshme, mund të zhduket në një javë, gjithshka kishim besuar deri dje. Shumë gjëra të së sotmes janë të parcaktuara të mos jetojnë më gjatë. Por për guximin e për atë që e ushqen atë është e vështirë që të mos ketë më nevojë. Më së fundi – lexohet në faqen e një libri të madh e shqetësues, “Perëndimi i Perëndimit” – mbrojtja e qytetërimit është varur gjithmonë nga një detashment njerëzish t’armatosur”. Fjalë që vlejnë aq sa vlen një profeci: por nëse vërtetë do t’ishte kështu, si do të bënin ata njerëz nëse nuk do të kishin guxim, nëse shpirti i tyre do t’ishte i përkulur nga frika?

“Corriere della Sera”, 28 shkurt 2022    Përktheu Eugjen Merlika 

Filed Under: Analiza

MJER’ KUSH “HARRON”

March 3, 2022 by s p

Pergatiti Fritz RADOVANI:

Mjer ata Popuj fatzezë që harrojnë të kaluemen e vet nen komunizem! 

Nuk asht aspak e largët që nder ata shtete historia prap do të persëritet! 

Komunizmi asht provue se asht: “Nana e të gjitha të zezave!”. 

Populli Shqiptar ishte një laborator hermetik mu në qender të Europës ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova ishte “një shifer”. Por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me “të dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çiurçillin, sistemi i qeverisjes së komunizmit u shpernda në Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta. 

Lindja Europjane komuniste stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Europës dhe Botës së mbas Luftës së Dytë Botnore me fakte, dokumenta dhe prova që, janë ma të pakundershtueshmet se, “komunizmi asht një sistem diktatorial, vrastar, kriminal, barbar dhe i pashoq në Botë!”

Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti diktatorial mbi popullin e pambrojtun Shqiptar dhe të merthyem mbrenda “perdes së hekurt”, arrijti me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me drapen e çekan të shtërngueme fort mbi koken e tij e, që ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue ua shpërba edhe pamjen si njerëz, pikrisht njënit prej popujve ma të vjetër të Globit toksor: Popullit Shqiptar.

Kjo farë e keqe komuniste zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa, fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit masakruem rus. Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime, interrnime dhe gjyqe fallse të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun “borgjeze”, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe përparimtar të përgatitun në Europen Perëndimore dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të zhvilluem Europjan. Baza kulturore e tij ishin çerdhet sllave ku komunizmi ishte instalue me kohë nga Rusia. 

Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë viktima të Sigurimit të shtetit. Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue, tue pranue si të ligjëshme edhe dhunimin e shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna” vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare. 

E gjithë kjo “betejë” që ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste e terroriste, që u realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Ever Hoxha, ka pasë një mbështetje të fuqishme.  

Ajo mbështetje shumë e organizueme ishte në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e tij në çdo skutë të vendit me kujdes nga Jugosllavia titiste.

Në vitin 1941, jugosllavët antishqiptarë i vune gishtin diktatorit tonë ma vrastar të Popullit të vet n’ Europë, dhe ky ishte tirani Ever Hoxha, edhe sot i ngordhun, ideolog e drejtues i shtetit nga nentoka e Tiranës së kuqe.

Everi ishte “dija e pafund” e krimit! Edhe njerzit që kanë pasë rast me i dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të “dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe të djallzuem e vrastarë mbasi janë takue me té”. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si “thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte shtrenjtë. Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh, edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen tande, mbasi vetëm ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin Shqiptar. Fotografia e tij ishte në krye të vendit! Kudo, nder zyre, rrugë kryesore, shkolla e edhe në mjaft shtëpija, jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej krimi vrastar ma “njerzorë”! 

Në Shqipni statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Ai ishte “drita” që shpërndanë, “mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij” që ishin absolute, të pagabueshme, të sakta dhe të pandryshueshme, pra duhet nënkuptue të padiskutueshme nga askush, “as nga djali i tij”. Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshëm të intelektualve tanë ose, ma mirë me thanë: “Me gjak të komunizmit real totalitar stalinjano – enverjan”! Dishroni ti hiqni masken komunizmit në Shqipni?! Mos hezitoni!

Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga komunizmi.

Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken! Në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue: “Sigurimi i shtetit  vëpronte kështu se, nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë njëpikë gjak shqiptari! Për kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij.” Aty do të gjeni të shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra mashtruese. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per trashigimtarët e tyne në Shek. XXI. 

Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij, ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë terroristët ma barbar e robnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe XXI. Metodat që sot po aplikohet nga Edi Rama. I etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të pamerituem miljoneri. Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. 

Brajan Capmen thotë: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Rilexoni edhe njëherë këte citat e keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Ever Hoxha, me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese komuniste?

Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun e edukue në kurset e analfabetizmit nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun.

Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe garancinë e sotme per ata kapitale ndër banka.

Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste: “Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë.” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparët e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat sot synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. 

Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë, “në mes të Evropës”, por jashta Saj!

E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se: “Jam Shqiptar”?!

Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para pallatit të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin ata demokracisë, ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem me edukaten e veset Everit e të ‘Ballkanit hapur”! 

Fitoret e atjeshme janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e portofol. 

Perderisa nuk preken as tituj as dekorata të tiranit dhe diktatorit Ever Hoxha si dhe të bashkpuntorve të tij, tue fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue,  edhe sot do të provoni thanjen time se: “Rilindja komuniste” asht vetvrasje kombtare!

Në se kerkoni dhe prova tjera, sot ma shumë se kurr keni “vllezërit tuaj të gjakut komunist rus” që provojnë me fakte çdo fjalë të shkrueme këtu: 

Janë Herojt’ e Ukrahinës Trime që sot po vdesin per Liri e Pamvarsi!

Melbourne, 2 Mars 2022.                         

Filed Under: ESSE

MONUMENTET E KULTURËS TË KULTIT KATOLIK NË QARKUN E SHKODRËS DHE LEZHËS DHE RREZIQET E SOTME

March 3, 2022 by s p

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Instituti Filozofik e Teologjik, Shkodër

Objektet e kultit i kanë fillesat e jetës në periudhën antike, kur themelohen si te tilla për nevojat e bashkimit të besimtarëve në një vend të caktuar për tu lutur Zotit. Jeta dhe pamja e tyre me themelet e lashta ka vazhduar të ndjeke kurbën e ngjarjeve historike gjatë gjithë periudhave pasuese të zotërimit romak, antikitetit të vonë dhe mesjetës. Këtë traditë e kanë konfirmuar si burimet historike ashtu edhe të dhënat arkeologjike, për Shkodrën, Lezhën e shumë qytete të tjera në Arbëri.

Me mbylljen e kishave dhe ndalimit të fesë në Shqipëri në vitin 1967, objektet më rendësi historike pësuan si në kohën e perandorisë së osmane, një goditje të rendë shkatërrimi.  Shteti ateist, pos që shumë prej objekteve më vlerë rrënoj, me një të rënë të lapsit, diktatura dhunoi e përdhosi brenda një viti shumë gjurmë të trashëgimisë fetare e kulturore në vend, duke mos i vendosur as në listën e Monumenteve të Kulturës. 

Sidoqoftë, në listën që patën fatin t’i shpëtojnë rrënimit në vitin 1967, në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, duke i shpallur ato në vitin 1973 e 1984, Monumente Kulture, janë një varg objektesh të kultit të mbetura.

Pas hyrjes së demokracisë në vitin 1991, dhe organizmit të Kishës katolike në vitin 1993, dioqeza e Shkodrës dhe e Lezhës, si dhe të gjitha dioqezat të tjera në Shqipëri, objektet e kultit të cilat ishin në gjendje rrënimi, një pjesë prej tyre i meremetuan dhe i rindërtuan. Por, pjesa tjetër mbeten si detyrë e në mëshirën e fatit të Ministrisë se Kulturës. 

Gjatë kësaj kohe të demokracisë, kur pritej një ndërhyrje radikale në përmasimin e gjendjes në objektet kulturore e sidomos atyre të kultit, realiteti tregon të kundërtën. Gjendja e tyre dita e ditës vetëm sa është përkeqësuar. 

Qarku i Shkodrës

Monumentet e Kulturës, ato të kultit katolik në Qarkun e Shkodrës, sipas inspektim në terren, është jashtëzakonisht e rendë dhe e pa pranueshme, për shkak të mos ndërhyrjes në meremetimin e tyre  më vite më radhe. Edhe në ndonjë objekt që është ndërhyrë në mënyrë të pjesshme, ajo ka qenë me cilësi shumë të dobët, dhe vetëm sa për ta arsyetuar fondin e marrë nga shtetit. 

Ecim sipas një kronologjie të monumenteve të shek. XII-XIII.

Kisha Katedrale e Shën Shtjefnit, në kalanë e Shkodrës me një vlere të  jashtëzakonshme historike e cila i ka muret ngritura dhe harqet, ndërhyrja e parë dhe e fundit ka qenë në vitin 1988, pra në kohen e monizmit. Por sot ajo ka nevojë për meremetimin e mureve. Në rrënojat kishave Trikonkëshe, në Kalanë e Drishtit, nuk mbahet mend që ka pasur ndonjë ndërhyrje restaurimit të tyre, pos që, kohë pas kohë në ato ambiente ka pasur gjurmime të ndryshme arkeologjike për efekt studimi. Po të nijetin fat të keq e kanë rrënojat e kishës së Shën Nikollës në Shat (Mazrek), ku ende mbeten gjallë, absida dy katesh e një Kishe dhe Kambanorja e përgjysmuar. Kishat në Shurdhah (Sardë), ku disa prej tyre akoma i kanë një pjesë të mureve deri në 4 metra lartësi, nuk kanë pasur trajtime restauruese, për pos në disa rrënoja më pak vlerë nga një fond Evropian në vitin 2014. Për shkak të mos kujdesit të dukshëm nga shtetit, po këtu  në Shurdhah (Sardë), famullitari i zonës në vitin 2002, i ka ngritur muret e Kishës se Zojës së Bekuar, duke e mbuluar me çati e tjegulla vendi. Ndërhyrje në meremetimin e rrënojave apo gjysmë mureve ekzistues të monumenteve,  gjatë këtyre 30 viteve, nuk ka pasur as në rrënojat e kishave në kalanë e Nenëshatit, Vau i Dejës; rrënojat e kishave në Balezit, Reç, Malesia e Madhe; rrënojat e kishave në kalanë e Dalmacës në Koman, pos disa gërmimeve arkeologjike për efekt studimi; muret e kishave në Kabash, Fushë Arrëze; Kisha e Shën Mërisë, Vau të Dejës dhe rrënojat e Kishës së Shën Mëhillit, në kalanë e Sapës, Vau i Dejës.

 Në mungesën e kujdesit nga shteti, famullitari i zonës së Gruemirë, Vrakë, është kujdesur për  rrënojat e abacisë dhe Kishës së Shën Gjinit e shek. XII, në Rushkull, Grue e Mirë, Malesia e Madhe. Po aty famullitari e ka rikontruktuar dhe meremetua, kambanorin  e madhe deri në 7 metra lartësi në vitin 2012. Në rrënojat e kishës së Shën Markut në kalanë e Vau të Dejës, nga famullitari i zonës janë ngritur muret e kësaj Kishe dhe është vendosur çatia me tjegulla vendi, në vitin 2004.

 Rrënojat e kishës së Shën Shirqit e Bakut në Dajç të lumit Buna, apo abacia benediktine e shek. VI,  nga mos kujdesi i shtetit rrezikon të zhduket përgjithmonë. Studiuesit tanë në sensin e ngritjes se alarmit shprehen “Bizhuja e humbur e Shirgjit. Kjo kishë e stilit romano – gotike e rindërtuar në shek..XIII, e cila  strukturën e plotë të saj e kishte  deri në vitin 1900, sot e mbetur me një mur ballor, në pritje të një mëshire nga qielli, për mirëmbajtjen e tij. Meqenëse ky mur vazhdimisht është i rrezikuar edhe nga ujërat e lumit Buna, Ministria e Kulturës në viti 2013 ka ngritur disa agjenatura mbrojtëse ndaj gërryerjes së tokës nga ujërat dimëror dhe përmbytjet të vazhdueshme. Për shkak të dobësimit të themeleve nga ujërat e vazhdueshëm aty pran, muri ekzistues e ka fituar një plasje për në mes dhe dita ditës rrezikon të bie. Prandaj kërkohet një punë ma e specializuar dhe ma voluminoze, për jetëgjatësinë e tij. Në këtë objekt, një meremetim i thjesht dhe jo profesional është krye në vitin 2016, nga Ministria e Kulturës, por ajo nuk mjafton për ta mbajtur në jetë atë mur më një histori qindra vjeçar.

Kompleksin, Kishë e qelë, në Kukël, Bushat, ku poeti Mjeda ka jetuar për 30 vite me radhë, është ringritur dhe restaurua me fonde private nga famullitari i zonës Dom Nikë Ukgjini, gjatë vitit 2012-2014. Për shkak të vlera historike dhe arkitekturore që ia ka, Ministria e Kulturës në vinin 2012 sa  për ta pasur si evidentim e ka shpallur Monument Kulture. Po kështu sa për evidentim, qenë shpallur edhe rrënojat dhe muret e Kishës katedrale të Sapës në Nenshatë, në vitin 2016 ku ende spikat më madhështi pjesa ballore e Kishës.

Qarku i Lezhës

Po kështu gjendja e alarmuese është edhe në qarkun e Lezhës.

Në qarkun e Lezhës u bënë disa ndërhyrje, rindërtuese dhe restauruese nga ana e Ministrisë se Kulturës, në katedralen e Shën Nikollit dhe njëkohësisht vendvarrimi i Gjergj Kastriotit,  ku ajo e fundit ndodhi në vitin 2018. Por për rendësin e madhe që  ka i gjithë kompleksi historik, është bërë minimumi i mundshëm për rivitalizimin e tij. Po kështu edhe në kalanë e Lezhës dhe rrënojat e Kishës

së hershme antike, vërehet mungesa e kujdesit njerëzorë. 

Nëse i radhisim sipas rendit kronologjike objekte të tjera, duhet të nënvizojë problematikat e shumta të Kishës së mesjetare, Kisha e Balldrenit e shek..XIII e stilit gotik. Kisha e Balldrenit më vlera kaq të mëdha historike e artistike, si për çudi, në lidhje më afresket, në pjesën e absidës dhe gjurmë të tjera në tërë hapësirën e mureve, për vite të tëra kishte mbetur jashtë vëmendjes të diplomatëve studiues, austro-hungarezë, franceze, italian  e tjerë si: Hahn, Ippen, De Grand,  Jeriçek, Shufllaj, apo jezuitit skrupull, Zef Valentinit. Madje, edhe  studiuesit tanë që kontribuuan për shpalljen Monument Kulture të Kategorisë së parë për vlera arkitekturore, në vitin 1981, nuk e hamendësonin së brenda saj fshihej një pasuri e madhe qindra vjeçare me vlera jo vetëm shqiptare, por dhe ballkanike. U desh të vijë viti 2002, kur në një aksion të hartuar nga Ministria e Kulturës për shpëtimin e pjesës arkitekturore, u zbulua rastësish brenda suvatimit kjo pasuri e rrallë artistike e ideuar nga mendja arbërore. Një projekt tjetër i hartuar nga Ministra e Kulturës në vitin 2005 edhe pse ishte shumë ambicioze për rehabilitimin e plotë të këtij objekti, ai kishte mbetur i fjetur në sitarët e kësaj Ministrie. Nisur nga gjendja e mjerueshme e këtij objekti, situatën në dorë e mori, Dom Nikë Ukgjini dhe sipërmarrësi Gjergj Lejqeza, dhe me ndihmën e kontributeve të tjerë privatë, u arrite që objekti  të restaurohet dhe rikonstruktohet i plotë në vitin 2019, duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe zbulimin gjurmëve të afreske në muret e brendshme. Mbetet nevoja e restaurimit dhe konservimit të afreskeve murale në pjesën e absidës. 

Po e njëjta gjendje kishte ndodhur dhe më Kishën e Shën Barbarës (Shën Barbullës) e shek.. XIII, në fshatin Pllanë. Afresket e saj impresionuese, brenda e jashtë, në pjesën e hyrjes, po shpërlahen gradualisht si rezultat i mungesës së ndërhyrjeve dhe sidomos lagështirës së shkaktuar nga amortizimi i çatisë për gjatë 18 viteve me radhë. Ndërhyrjet e fundit në këtë objekt u bënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2001-2002, duke vendosur një çati provizore mbi atë vjetrën, dhe sistemimi i dyshemesë. Më pas ajo që braktisur plotësisht nga Ministria e Kulturës, duke e lenë pa dyer e dritare e më çati të shkatërruar.  Në këtë rast u pa i nevoja e domosdoshme e një ndërhyrje të shpejt në baza vullnetare gjë që u bë nga Dom Nikë Ukgjini e sipërmarrësi Gjergj Leqejza si dhe disa sipërmarrës të tjerë,  dhe në fund të vitit 2020, u arrite të behët rikonstruktimi i plotë i objektit: çati të re, dyer e dritare, duk përshirë këtu sistemimin e ambientit për rreth dhe përkujtimoren për shkollën shqipe. Mbete nevoja e konsolidimit dhe konservimit të afreskeve murale të cilat akoma e ruajnë shkëlqimin e tyre. 

 Kisha e Shën Aleksandrit (Sh’Lledrit) në kodrën e Bokionit, e cila ndodhet midis fshatrave Spiten dhe Pruell, ka qenë kthyer në gërmadhë nga mos kujdesi i Ministrisë ë Kulturës, por në vitet 2010-2011 këtu kanë ndërhyrë vetë banorët së bashku me priftin famullitar, duke ringritur në këmbë muret e rrafshuara në përjashtim të 50% të absidës,  duke vendosur çatinë e re, dyer, dritare dhe sistemim i ambientit për rreth objektit.  

Në lidhje me Kishën mesjetare të Shën Shtjefnit në fshatin Blinisht, e shek. XIII, më tavan harkor më material guri, këtu është ndërhyrë pjesërisht nga ana Ministrisë së Kulturës sa për t’ia mbushur mendjen ndokujt së po punohet dhe për t’i arsyetuar shpenzimet e bëra. Aktualisht vetëm 60% e strukturave murale janë në këmbë, prandaj është shumë e nevojshme edhe një ndërhyrje konservuese, konsolidues, restauruese e ngritja e një çatie provizore, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë hyrjes së Kishës, absidës dhe asaj çfarë ka mbetur nga muri verior.

Kisha e Shën Nikollit në fshatin Zejmen e shek XIII, e ka humbur plotësisht madhështinë e saj të dikurshme. Pasi ka mbetur pa çati, reshjet atmosferike kanë shkaktuar dëmtimin, zhbërjen dhe fshirjen e plotë të afreskeve dhe rënien e suvasë, duke ekspozuar kështu të gjithë muraturën e brendshme. Gjatë udhëtimit të tij në vitin 1907, Theodor Ippen (diplomat dhe albanolog) ka konstatuar në faqen e majtë të murit të kësaj kishe, gjurmë të qarta afreskesh ku paraqitej Shën Maria e ulur në fron që mbante në prehër Jezu-Krishtin. Nga mos kujdesi i Ministrisë se Kulturës, u bë gërmadhë në muajin janar të këtij viti, duke iu shembure në dy muret anësore, ku muri perëndimorë mbartë në vete gjurme të afreskeve mesjetare.

 Kisha dhe Manastiri i Rubikut i shek. XII, falë mirëmbajtjes së etërve françeskan të cilët edhe sot kujdesen për te, në vitin 1998 ka qenë rekonstruktuar nga françeskanet më mjaftë sukses. Ajo tani ka nevojë për konsolidimin e gjurmëve të afreskeve që gjenden në pjesën e absidës të cilat kanë qenë skajshëm të dëmtuar nga acidet luftarake të depozituar në afërsi të objektit në kohën e komunizmit. 

Një ndërhyrje konsolidimi dhe sistemimi iu bë në vitin 2021, me fonde Evropiane.

Në vazhdën e atyre që po zhduken e rrënohen, janë dhe rrënojat të kohës antike, të Kishës së Shën Marisë në Shenmri, Mamuras, Kurbinë, ku në disa pjesë të mureve ekzistuese e gjysmë të shkatërruara,  akoma janë të dukshme gjurmët të afreskeve mesjetare të cilat nuk do i kemi me.

Në fshatin Gallat, Kurbin, kemi rrënojat e Kishës së Shën Premtës dhe Selisë ipeshkvore të Arbenisë, të cilat janë të pa konsoliduar. Ne shenje dashuria ndaj historisë së objekti, vetë banorët së bashku me priftin e zonës vitin 2013, kanë ndërhyrë duke ringritur në këmbë muret gjysmë të rrafshuara e mbi to kanë rindërtua kishën e re me çatinë e re, dyer, dritare. Nisur nga ky fakt Ministria e Kulturës, këto rrënoja ia ka shpallur Monomet Kulture në vitin 2016. 

Një ansambël ndërtimor e shek.. XIX, shpallur Monumente Kulture në vitin 2015, është dhe Selia e  vjetër e Durrësit në Delbenishtë, Kurbinë, e cila në vitin 2005, që  meremetuar nga famullitari i zonës, për sot është në rrenim e sipër për arsye të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019. 

Kisha e Zojës së Papërlyer dhe Kolegji Françeskan i Troshanit, ndërtime të shek.. XIX, janë një ansambël ndërtimor madhështor i shpallur si Monument Kulture në vitin 2016, dhe gjendja fizike është e mirë nga rekonstruktimi i bërë në vitin 1995, nga famullitari i zonës. 

Përmbyllje

Në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës, vërehet dhe mungesa e evidentimit të shumë objekteve të kultit me vlera konsiderueshme historike, kulturore e fetare. Në mungese të dorës së shtetit, shumë objekte të kultit Monument Kulturës kanë rënë pre e gërmimeve pirate gjatë vitit 2007 dhe këto raste janë bërë publike në Media nga vetë banorët e revoltuar. Gjithashtu nga heshtje e braktisje e monumenteve, banoret në shumë zona, kanë dëmtuar sitet arkeologjike duke ngjitur varre pranë themeleve e objekteve të caktuar. Nga Ministria e Kulturës, jo vetëm në këto raste, por në gjithçka që ka lidhje me Trashëgiminë Kulturore në përgjithësi dhe për Monumentet e Kulturës në veçanti, presim që ky institucion kaq i rëndësishëm të kryejë funksionin për të cilin është krijuar, pra mbrojtjen, përkujdesjen dhe promovimin e çdo aseti të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare. Monumentet e Kulturës përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar dhe çdo objekt i rrënuar nga mungesa e vëmendjes, harresa, pakujdesia apo nga abuzimet e ndryshme, është krim dhe fatkeqësi kombëtare.

AKADEMIA “RRENJET TONA”, KUVENDI I IV MBARËKOMBTAR

 Tirane, 2-4 mars 2022 

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT