• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

PAGOJË

March 1, 2022 by s p

Nga Muç Xhepa/

Fatos Shmili, truplartë, i fortë si vetë karakteri i tij, mendjendritur e vullnethekurt, që mbante fort nën kontroll çdo fjalë e hap: cilësi e çimentuar në rininë e hershme, qëkur syri i partisë e kishte vënë në shënjestër, më thërriti pa u ngjitur mirë te shkallët e hyrjes së hotel “Skampës”. Pasdite. 1992. Fundgushti. Me fllad të ngrohtë. Kraste. Flokët e argjendta, të ndara në mes, rënë mbi veshë, ia kishte trazuar era dhe i jepnin pamjen si të ishte portreti i Turgenjevit i thyer në moshë – ballë rrudhosur, sy mallëngjyes, mbështetur në tryezën e punës duke shkruar veprën “Mbrëmje në Sorrento”.- Xhepë dua ndihmën tënde.Më kërceu zemra. E kisha mik të kohëve të rënda. – Do ta kryej porosinë menjëherë.- Nuk është porosi. Është jetike…- Fatos eja në zyrë. Flasim shtruar.- Na dëgjojnë. Atje…- Ajo kohë ka perënduar. Bishat nuk dinë ku të futen. Kanë marrë arratinë në jug. Çamërinë e pushtuar.- Mbete romantik. Dhe, mirë bën. Por, nuk është ashtu.- Ulemi në verandë.- Edhe atje na dëgjojnë. Jemi të pagojë.- Bëjmë një xhiro në bulevard.- Ashtu po. Në anën e pishave.Nëntor 1978. Xhaketa kadife është rënduar. Çadra e drunjtë njërën telë e ka të përkulur. Futet shiu dhe më qull mëngën e djathtë. Pa arritur kryqëzimin e “1 Majit” më është ngjitur në trup edhe një pjesë e saj në shpinë. Nxitoj. E kam lënë të takohem në ora gjashtë me Shpëtim Karanë, drejtorin e bibliotekës së qytetit. Muzg. Shpëtimi, kushëri i nënës, më jep herë pas here libra në anglisht. Vetë është njohës i thellë i gjuhës frënge.- Pasi të largohet bibliotekarja e paradites eja ta marrësh librin.Më tha një ditë më parë. Bëri shenjë me dorë. Sikur mbante shënim në bllok.- Më kupton!Tunda kokën. I pagojë. Gjuhë shenjash thashë me vete dhe i buzëqesha.Shiu u shtua. Era e Krastës e sjell me forcë. Ai përplaset me zhurmë në xhamin e derës kryesore. Hedh sytë në sallën e leximit. Ka fare pak njerëz. Soba në qendër është ndezur. Kanë ditë që ia kanë ndërruar vendin. Ia kanë zgjatur edhe tubat. Të ngrohë më mirë. Dimri ka ardhur shpejt. Më kap një ndjenjë e fortë. Dëshira të shoh se çfarë ka zgjedhur këtë radhë Shpëtimi. Këmbët më dërgojnë pranë sobës. Ulem në tryezën bosh dhe nga astari i çarë i xhaketës, që ka filluar të ngrohet, nxjerr librin e mbështjellë me faqe gazete të “ZËRIiPOPULLIT”. Kapakët, rrobë ngjyrë tulle të errët, janë ngrënë në anë. “Mumu” by Ivan Turgenev, translated by Constance Garnett. Në krye vula e familjes Nosi. Dallohet emri Lef Nosi. I heq pluhurin me gisht. Më zë trishtimi. Ia grabitën bibliotekën, ia morën shtëpi e pasuri dhe në fund e pushkatuan. Patriotin e madh që shkriu jetën për kombin. Perëndi vër dorë e na ruja them me vete.- Xhepë ç’po lexon?Në karrigen tjetër ulet miku i familjes Fatos Shmili. Edhe ai i lagur qull. Vendos çantën e vjetër, të dalë boje, në tryezë dhe nxjerr një libër në gjuhën ruse. Pranë tij fjalorin rusisht-shqip. Kërkon në çantë dhe nxjerr një laps me gomë dhe një bllok shënimesh pa kapakë.- Libër me tregime. Mumu.E merr në duar.- Aha, anglisht!Mbetet te vula. Tund kokën. Shihemi në sy. Pa folur ma kthen. Jemi të pagojë. Merr lapsin dhe shkruan diçka në bllok.- Sikur ta kishim bërë me fjalë. Sot është data nëntë. Të kujton gjë? Pyet duke vështruar përsëri vulën me bojë blu të thellë. E freskët si të jetë vënë sot. Muaji nëntor ka data që të kallin tmerrin. “Nata e kristaltë”, kaloj shpejt ndër mend.- Kristallnacht.- Pëshpëris.- Ah, jo! Një ditë e shenjtë. Me dritë. Ardhja e një shkrimtari të madh. Fatosi shfleton librin. Fotografija e Turgenjevit ulur në karrige.- Jam duke përkthyer tregimin “Asja”. Përkthyes i talentuar, njohës i thellë i rusishtes. Jeta i shkoi fshatrave. Mësues shkollash mediokre. Them me vete i dëshpëruar.Kemi dy orë: unë duke lexuar, Fatosi duke përkthyer.- Do mbyllet biblioteka. Ka kaluar orari…Zëri i pastrueses thyen qetësinë. Dalim jashtë. Shiu ka pushuar.- Kafeja e shtëpisë së kulturës mbyllet në nëntë. Marrim diçka të ngrohtë dhe të flas për “Mumun”. Është nga perlat e letërsisë botërore. E kam në zemër. Pa ia prishur marrim rrugën për te kafeja. Këmbë njeriu gjëkundi. Njerëzia mbyllen herët brenda. Kohë terrori. Neroni është çmendur. Shikon armiq kudo. Brenda lokalit pak tryeza janë të zëna me njerëz të artit. Piktorë, muzikantë… bisedojnë me zë të ulur, mbuluar me tym duhani.- E ka shkruar bukur, me delikatesë.- Histori prekëse.- Miqësi që ndërpritet mizorisht.- Politike?- Proza e tij flet vetë.- Mumu simbolizon popullin, e shtypur.- Po, të pashpresë. Shihemi në sy. Heshtje. Kalojmë poshtë lëngun e nxehtë. Çaj.- Turgenjevi u dha zë robërve.- Në një vend emri Mumu ishte rrethuar me laps dhe në anë shkruar Krishti. Ndërsa poshtë emrit Gerasim, shkruar Zoti. Të ketë edhe karakter fetar? Biblik?- Ai që i ka bërë shënimet do ta ketë studiuar thellë. Historia e Gerasimit, bujkrobit shurdh-memec, lidhja e tij me qenin që i shpëtoi jetën… shkundi skllavërinë…Bulevardi filloi të mbushej. Shëtitja e mbrëmjes. Pas një pjese rruge pa folur, Fatosi ndaloi. Mori frymë thellë. Sikur të ishte e fundit.- Ti e di sa shumë e kam dashur gjuhën e huaj. Ëndërroja të bëhesha përkthyes. Por,…Më vështroi me sytë që i nxirrnin zjarr.- Por nuk më lanë… donin të përktheja të tyren… Tani vajza do të ndjekë shkollën e mesme. I ka hyrë në zemër gjermanishtja. Ti e njeh shefin e ri të arsimit…I shtrëngova dorën. Fjalët humbën mes emocionesh. Menjëherë renda te shtëpia e njeriut që do t’i jepte krahë ëndrrës…

Filed Under: ESSE

Sot është koha, nuk pret nesër, Kosova në NATO! Kosova në BE!

March 1, 2022 by s p

Armend Mehaj*/


Serbia edhe me qëndrimin e fundit pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën tregoi përcaktimin e qartë pro-rus.Qëndrimi zyrtar i Serbisë nuk ishte befasi për askënd nga Bota demokratike perëndimore duke pasur parasysh, se Serbia ka qenë dhe është aleatë i denjë i Rusisë dhe Presidentit Putin.Një keqardhje hipokrite dhe qëndrim kontradiktor për agresionin rus në Ukrainë është një demonstrim i qartë se pse tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së.Republika e Kosovës, institucionet dhe populli i saj kërkojnë nga SHBA, BE, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe gjitha vendet e rreshtuara kundër agresionit rus ndaj Ukrainës që të dënojnë qëndrimin mashtrues dhe kontradiktor të Serbisë.Rusia përmes Serbisë, sikur në vazhdimësi edhe në të ardhmen do të vazhdoj, aktivitetet destruktive për cenimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit dhe më gjerë.Pasojat e përpjekjeve për ta joshur Serbinë drejt Perëndimit me lëshime në dëm të konstruktivitetit maksimal politik të Republikës së Kosovës, mund të jenë të rrezikshme,duke i mundësuar Serbisë që të vazhdoj aleancën e ngushtë me Rusinë edhe në të ardhmen.Përsërisim se është koha që nuk pret, që edhe Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, si shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së si dhe Qipro si anëtare e BE-së, të njohin shtetin tonë.Republika e Kosovës në secilin dimension të saj për 14 vjet të pavarësisë ka dëshmuar dhe konfirmon fuqishëm se është shtet evropian i ndërtuar dhe funksional mbi parimet dhe vlerat më të larta euroatlantike.Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, rrahu kambanën për të gjithë, se kjo është koha që të dihet se kush është në anën e duhur e kush në atë të gabuar të historisë.Kosova, krahas vendeve tjera demokratike doli fuqishëm në mbrojtje të vlerave të Lirisë, Paqes e Demokracisë dhe solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj liridashës dhe paqedashës.Kosova ishte dhe është e vendosur fuqishëm në anën e duhur, për dallim nga Serbia që vazhdon në anën e gabuar të historisë.Prandaj, mos hezitoni!Është koha sot, që nuk pret nesër, për vendimin tuaj të duhur!Kosova në NATO!Kosova në BE!*Minister i Mbrojtjes se Republikes se Kosoves.

Filed Under: Fejton

Dy fjale në prag të 25 vjetorit të shkatërrimit të shtetit në Shkodër dhe në Shqipëri

March 1, 2022 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Me 12 mars 1997, ne oren 20.30, nji urdhen i dale nga skutat e erreta te anti-shtetit, larg prej Labiatise, e perfshiu qytetin e Shkodres fillimisht, me pas te gjithe krahinen, artificialisht, pa asnje shkak e arsye, ne kaosin e krijuar tjeter kund ne Shqipni. Brenda pak oreve, pa pasun asnji sulm nga jashte dhe as nga mbrenda, shteti ne Shkoder ra, te gjitha institucionet, me perjashtim te Bashkise dhe Universitetit, u rrezuan totalisht, ndersa pergjegjesit shteterore leshuan detyrat dhe pozicionet e ngarkueme prej ligjit dhe kushtetutes. Vendi u vendos nen kontrollin e flakeve dhe krismave te nji anmiku qi nuk dukej e nuk shfaqej askund; jeta e qytetareve u kercenue seriozisht nga bandat e ngrituna rishtazi, nderkohe qi vala e dyte e mergimit te shkodranve qi shpresuan per te mirat e lirise, filloi te marre rrugen e vet. Shkodranet iknin pa kthim nga vendi, por fajtoret e cenimit te sigurise publike, gradualisht, jave pas jave, pa prit dhe pa kujtu, filluen te lajne duart, te rishfaqen ne skene, me shpresen naive, se ne me te vertete kujtojme qi ata jane shpetimtaret tone.Shkodra paqesore dhe normale u përfshi në mënyrën mà të papritun në nji krizë dhe turbulence qi nuk kishte te bante aspak me qytetaret e saj dhe u detyrua te përjetonte ndoshta momentet mà të vështira të historisë së saj. Mbi te gjitha qytetaret e Shkodres, te paret qi u hodhen ne barrikadat e lirise kunder diktatures, pane me syte e tyre dhe perjetuan, tradhtimin e idealit demokratik dhe patriotik, shkatërrimin e pamerituem të atyne të mirave materiale dhe morale te rikthyeme pas 1991, te cilat jepnin nji lloj shprese për të ardhmen.Asnjeni nga pushtuesit e huej qi kaluen në këtë truall, nuk e lanë këtë qytet dinjitoz mà të pambrojtun, sesa “shteti rrëmujë” shqiptar i viteve 1997, 1998. Pasojat e kesaj goditjeje te pameritueme, asnjihere nuk u rekuperuan, mbasi toka e djegun e lanun mbrapa nga kaosi i nxitun me qellim, ikja e banoreve te rrethuem nga dhuna dhe permbysja e hierarkise se komandes ne komunitetin vendor, perkunder rregullave qe i rithemeluem me aq mundim gjate viteve 1991 dhe 1992, shkaterroi arsyen, pergjegjesine qeverisese e udheheqese pergjithnje. Ajo cfare erdhi mbrapa ne ndjesine e te mbijetuemve dhe te pamundunve te mbetun ne rrethimin e varfnise, ishte bindja, se per me ba hajr ne kete vend, tash e mbrapa, duhej vec perulje, bindje e verbert ndaj te vertetave qe na imponin Zotat e Larget, sherbim i verber, servilizmi, ngritje flamujsh dhe brohoritje per ma te medhenjt, te huej per ne, qi dijne gjithshka.Kushdo bani ndryshe, u vendos nen shenjestren e atyne qe kishin monopolin e te vertetes, te patriotizmit, te demokracise, social- demokracise, liridashjes dhe pesuan yryshin e skuadrave te servitoreve.Edhe pse me pas jane ba perpjekje per rekuperim te kodeve drejtuese mbi traditen dhe mbi burime njerezore udheheqese te bazueme mbi hierarkine intelektuale, filli i percaktuem ne start nuk u kap kurre. Madje sot, pas 25 viteve nga ajo kohe e cmendun, liria vazhdon me kene lehtesisht e cenueme, e dhunueme me metoda mjeshtrash, ndersa presioni i nendheshem i pushteteve dhe pushtetareve, kamuflon dhe inskenon demokraci te brendshme qytetare, entuziazem popullor rrenc, llogorizim te detyruem, si askund tjeter ne Shqipni.Ka ardhe nje dite qe ne Shkoder, liria jone trumbetohet, nderkohe qe ajo nuk ekziston.Kemi ardhe ne nji vit te atille kur nji populli qe s’ka pase nevoje kurre me ia mesue rrugen e vet askush, sot ia shenojne me cdo lloj shkumsi, ia percaktojne me cdo lloj fjalimesh boshe, ia kufizojne me cdo lloj menyrash shternguese, dhe ai nuk bzan, duke u vendos ne rreshtin e urdhnuem.E trishte te them, por edhe pas 25 viteve, po notojme te përgjumun në teatrin shqiptar te demokracise se kontrollueme nga te Medhenjte, pa e ditun ku àsht bregu i përtejmë i shpresës dhe po nuk u ndalem me mendue nji here mire per projektin tone udheheqes, zhvillimor, emancipues, vetqeverises, mbi kodet tona shekullore, mund të vendosemi edhe ma tutje, spontanisht, padrejtësisht, në rolin e nji lodre të destinueme për t’u sakrifikue nga meskiniteti i politikës se ndertueme per arsye jo publike, krejt larg nesh, pertej bashkesise se rregullave qe na jena mesue me u qeverise, drejtue dhe bashkejetue.

Filed Under: Analiza

Remarks by Ferit Hoxha at the General Assembly on Draft-Resolution on armed Aggression by the Russian Federation against Ukraine

March 1, 2022 by s p

Mr. President,

Dear Colleagues,

Last Friday Albania and the United States of America submitted to the Security Council a draft-resolution on the act of aggression Russia has committed against Ukraine.This act is in clear and blatant violation of Article 2, paragraph 4 of the Charter of the United Nations — the obligation to refrain from the threat or use of force against the territorial integrity or political independence of any State.11 members of the Security Council voted yes, and only one country said no, the aggressor. 81 states co-sponsored it, cross-regionally. We thank all these states for their support and for standing up to defend principles and norms that make us friends and not enemies; that make us embrace peace, not aggression.We are here in the General Assembly today to continue our efforts and rally the world to condemn aggression and hold the perpetrator accountable.Dear Colleagues,We stand in admiration before the courage of Ukrainians, men and women, defending their country, with whatever they have, in a war they did not choose.They are in their right and will prevail, since they know that never in history did Russians tanks win when they were not welcome. This time will be no exception!The Soviet Union is dead and nothing, no fantasy, no nostalgia, no war will never ever bring it back. We condemn the involvement of Belarus in this aggression against Ukraine and call on it to abide by its international obligations.As the Albanian Minister of Foreign Affairs stated yesterday, “this war is more than just a war for the freedom of Ukraine. It is a struggle for the future of a democratic Europe, for the architecture of security and cooperation in our continent, as well as rules based international order”. Therefore, it concerns us all.Dear Colleagues,Russia had been warned: if you go to war, you will face severe and massive consequences. Albania has joined the concert of nations that has imposed sanctions and other restrictive measures against Russia. We have subscribed to the entire package adopted by the EU. We have closed our air space to Russian operators, have joined the individual sanctions on the freezing of assets of individuals up to the Russian President and which will apply to 654 individuals and 52 entities.Economic sanctions include restrictive measures in finance, energy, transport and technology. Albania will no longer participate in any sports activity facing the Russian Federation until Russia ceases its aggression against Ukraine.Also, given the worsening humanitarian situation, we have also committed to shelter refugees.Dear Colleagues,If we agree, willingly or by indifference, to let what is commonly agreed unravel, in front or our eyes as this act of aggression does, what respect do we have for what has been built during 76 years since the world war II?What hopes we do cherish that we can continue to defend our rights, individually and collectively;what assurance there is that we will not be condemned to be just a name plate or end up a dry number in this room?Instead, if we think and maintain that, despite size, might or wealth, we are equal members and responsible actor of this Assembly of Nations, truly committed to uphold norms and values of our civilization working for peace, harmony and cooperation among nations, we need to show it.Albania has cosponsored the draft Resolution and we call on all members States to do so.Russia must immediately stop its military actions, withdraw all forces and military equipment from the entire territory of Ukraine and respect Ukraine’s territorial integrity, sovereignty, and independence within its internationally recognized borders.Thank you.

Filed Under: Politike

Poeti e piktori i madh akademik ukrahinas Taras Shevçenko

March 1, 2022 by s p

ukraine-culture-taras-shevchenko

Poeti i  e piktori  i madh akademik ukrahinas  Taras Shevçenko (1814 – 1861) një pjesë të jetës e kaloi  si  ushtar i thjeshtë  në repartet e ushtarake ruse,  në  stepa e shkretira, i fyer  dhe  i munduar nga oficerët  e kapterët rusë. Me urdhër nga lartë  iu hoqën gradat  oficerit   dhe u ndalua të shkruante e të pikturonte. Por në fshehtësi ai krijoi poezi nga më të dhimbëshmet përmallimi për atdheun  e dashur, Ukrainën.

Shënim:  Taras Shevçenko në disa krijime  poetike, nuk rimon, por ritmi eshte i pranishëm në çdo poezi.

Perktime nga: Agim Xh, Dëshnica

C:\Users\Agim\Desktop\Documents\1_files\Scan_20211208 (5).jpg

  MENDIMET E MIA

Mendime, mendimet e mia,

Mjerë, me ju! 

Ç’u shtruat nëpër letër

Me radhë të zymtë ashtu?

Pse era s’u shpërndau,

Si pluhur në hapësirë?

Pse, mjerimi s’u shtroi të flinit 

Si fëmij të mirë?

Mos u lindëm  nga mjerimi?

E lotët i derdhëm çurk … Si s’u mbytëm?

Si s’vërshuam si det e nuk gërryem fushat?

Njerëzit s ‘pyetën se ç’më dhimbte në gji,

E përse mallkoj fatin tim të mbrapsht,

Përse mundohem… “S’prish punë, ec!”

As me të qeshur nuk më thanë. 

Lulet e mia, fëmijtë e mi,

Pse ju kam ledhatuar

 e pse ju kam mbrojtur?

A qan një zemër në botë,

Ashtu siç kam qarë unë me ju?

A mud të gjendet një vashë

Zemra e saj e sytë e zi,

Të qajnë me ju mendime?

A lypet më tepër?

Vetëm një lot të binte….

Mendime, mendimet e mia.

Mjerë, me ju!

.

LART NË MAL KUJTOJ  UKRAINËN

Kur vjen e diela, ia mbaj pas shkëmbinjsh 

Në fusha, si kusar në fshehtësirë,

Përmes shkuresh zallit të Uralit*

E dal te stepë e gjerë dhe shfreh i lirë…

Zemra e tronditur, përpëlitet 

Si peshku mbi ujë e sëmurë.

Qesh në heshtje e fluturon

Si pëllumb ashtu si dikur.

Në liri në hapësirën e huaj

Përtërihem, gjaku më gufon, 

Ngjitem e ngjitem  

Malit lart vrapoj,

Të shoh, tej në mjegull Ukrainën,

Tmerr kur e kujtoj!

Stepat këtu- të kuqe e gjembore,

Të kaltra e qiellore atje.

Livadhe të endur me blerim,

Lugina në muzg në perëndim. 

Këtu- gëmusha, driza, rërë e shkretë,

Një kodër-varr,

Për të shkuarën flet.

Ndoshta prej fillimit të jetës 

Frymë njeriu s’ka pasur askund

E kjo shkreti fshihej nga bota.

Gjithsesi mbërritëm këtu

E ngritëm fortesa – qyteza kudo,

Pra edhe varre do të ketë 

E punët do të ecin më shpejt!

O vendi i dashur, fati im,

Kur do të kthehem në Ukrainë?

O Zot, medet, do të kalbem, 

Larg te kjo greminë! 

Fortesa Orska 1847

     *Pranë lumi Ural në stepat përtej Kaspikut, ndodhej 

Fortesa Orska, ku poeti e piktori  i madh ukrainas Taras 

Shevçenko ishte internuar për një kohë të gjatë, si ushtar 

i thjeshtë, me urdhërin e Carit, i ndaluar rreptësisht të 

shkruante apo të pikturonte.

            PA LIRI

Mos  nëm , mos i jep  askujt

Atë që fati i jep plakut.  

I dëbuar larg   e në vetmi

Vitet ikin  kot e  pa liri.

Tej në stepa do të vete

Të harroj çdo trishtim më vete.

Por oh!  ç’ prapësi e sa mëzitje!

Kapterët, të ndalin  në çdo shetitje.

MIRË MBETSH,

O KOS ARAL!

U hapën velat…

Tartana me sandallin

Si rrëshqitën nëpër ujëra,

Mes kallamesh në Sir Dar,

Lundrojnë tashmë në kaltërsi.

Mirë mbetsh, o Kos Aral i mjerë,

Dy vjet trishtimin tim të thellë,

Sadopak, munde ta lehtësoje!

Faleminderit, krenohu, pra,

Se njerëzit, pasi të gjetën,

Se ç’duhej bërë për ty, e dinin!

Mirë mbetsh, o mik!

Jo, atë vend

As e lëvdoj, as e mallkoj!

E ndoshta brenga,

Do t’më trazojë sërish.

Ajo që njoha te ajo tokë!

Veç tashti prej saj jam larg.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT