• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

Emocione rreth festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022” 

April 19, 2022 by s p

Emine S. HOTI 

Norvegji        

C:\Users\viron\Desktop\unnamed (4).jpg
C:\Users\viron\Desktop\unnamed (1).jpg

  Pjesëmarrës të festivalit të XI “Sofra poetike Boras 2022.”

Shkova përsëri në Boras, kësaj here në festivalin e përvitshëm ndërkombëtar të poezisë “Sofra poetike”, 2022, që e organizon me shumë sukses Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”,Boras. Një ngjarje me të vërtetë madhështore, ku cilido prej pjesëmarrësve ndieu kujdesin dhe miqësinë e ofruar, si nga organizatorët, nga autoritetet vendore të pranishëm, por edhe nga poetët e mbledhur në Bibliotekën e qytetit, Boras, për të bërë të njohura aty krijimet e tyre poetike. 

        Si zakonisht, në krye të organizimit, i mirënjohuri, poeti, publicisti dhe përkthyesi Sokol Demaku e, në krah të tij: Riza Sheqiri, Shota dhe Hamit Gurguri, Gladiola Busulla dhe, aktive, e tërë kryesia e QKSH “Migjeni”. Fillimisht ishte shumë emocionues programi i përgatitur në bashkëpunim me mësuesen e gjuhës shqipe në Boras, Qerime (Shota) Gurguri, si dhe disa nga nxënësit, që paraqitën përpara pjesëmarrësve një koncert recital, shumë emocionues e frymëzues. 

         Festivali, siç i është bërë i njohur lexuesit, kësaj here kishte në pjesmarrjen e tij 88 poetë nga vende të ndryshme të botës, të cilët flisnin dhe shkruanin në 14 gjuhë. Unë erdha nga Norvegjia dhe recitova aty poezinë kushtuar poetes shqiptare me banim në Stokholm, Teuta Azirit, e cila u nda para pak kohësh nga jeta, duke lënë tek të gjithë ne kujtimet,nderimin dhe respektin e paharruar për atë, si një grua të emancipuar, atdhetare dhe me talent poetik. 

         Zgjodha një fotografi të saj, e vendosa në një stendë të veçantë dhe recitova tri strofa nga poezia ime, që ia kushtoja Teutës:

“Poetesha e Stokholmit”

Vargje kushtuar mikeshës sonë 

Teuta Haziri, që s`e kemi më mes nesh

…………

Kurdoherë e qeshur dhe miqësore,

Me emër mbretëreshe, e nderuar,

Zemërbardhë, trimëreshë dardane,

Motër dhe mikeshë e paharruar.

Ne gratë e kishim përherë shembull,

Mes nesh ishte një shqiptare – zonjë,

I shkonte plisi dhe veshja kombëtare,

Ndaj e krahasonim me një shqiponjë.

Recitojmë shpesh herë vjershat e saj,

“Poetesha e Stokholmit” për të themi,

E përfytyrojmë përherë si një shqipe,

Motrën tonë në zemër e kemi.

        Ndieva emocion të madh kur vura re  se poezia u mirëprit nga pjesëmarrësit, teksa të gjithë shprehën me duartrokitje respektin dhe nderimin për emrin dhe veprën e Teuta Azirit, kurse poetesha Fortesa Hoti, me banim në Francë, fituese e çmimit “Shkëlqim Demaku”, dhënë nga QKSH “Migjeni”,  erdhi e më përqafoi ngrohtësisht.

C:\Users\viron\Desktop\unnamed (3).jpg

        Festivali bëri vlerësime për poezitë më të bukura dhe, në përfundim Juria përzgjodhi dhe vlerësoi për “Pendën e Artë të Migjenit” poeten Klara Buda, me vendbanim në Paris, Francë dhe poeten e njohur suedeze Anna Mattsson, nga Göteborgu, Suedi.               

        Ishte emociunues edhe vlerësimi që i bëri Juria e Festivalit artistes së re shqiptare të filmit Fortesa Hoti, me banim në qytetin Göeteborg të Suedisë, e cila u vlerësua me çmimin e Festivalit. Po ashtu, çmimi i Festivalit iu dha edhe piktorit të njohur shqiptar, me banim në qytetin Växjö të Suedisë Shyqri Gjurkaj. U duartrokitën gjithashtu Mirënjohjet, që iu dhanë për një bashkepunim të vyer me QKSH ”Migjeni”: Murat Koci, nga qyteti Malmö për punë të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë; Nexhi Hasani, nga Londra; Bukurie Maloku, poete nga Elbasani; Shoqatës kulturore-sportive ”Dardania”; Muharrem Binakut, veprimtar kulturor, Borås; Vanja Izova Velelva, poete nga Maqedonia; Axlin Veljat, poete nga Göteborgu; Ligor Shyti, poet nga Permeti.

          Për mua ishte gëzim edhe takimi me drejtuesit e Shtëpisë botuese ”Dituria” nga Tirana: Mariana dhe Petrit Ymeri.

          Gjithashtu, pata kënaqësinë të takohesha me të gjithë pjesëmarrësit, i urova për sukseset e tyre, e mes tyre veçoj edhe prof.Murat Ajvazi nga Zvicera, i cili iu bashkua entuziazt manifestimit “Sofra poetike, Boras, 2022”. 

           Po aq emocionuese ishte dhe Antologjia e Festivalit, ku gjejnë emrat e tyre poetët: Henrik Mimmersson Suesi, Klara Buda Francë, Ylltare Ferati Kosovë, Flora Peci Kosovë, Adem Pllavci Suedi, Hidajete Hasani Kosovë, Peter Nyberg Suedi, Flora Shabi Kosovë, Elisabeta Gockaj SHBA, Kasam Shaqirvela Maqedoni e V,Vaso Papaj Shqipëri, Bajram Muharremi Suedi, Sokol Demaku Suedi, Valbona Kolaveri Shqipëri, Bukurie Bucpapaj Kosovë, Ibrahim Osmanbašić Bosnje, Luiza Dauti Shqipëri,  Ferzate Bajrami Itali, Djina Dundova-Pancheva Bulagari, Bukurie Maloku Shqipëri, Eltona Lakuriqi Itali, Gabrijela Muja Shqipëri, Mimoza Xhaxhaj Mane Gjermani, Duarte Ëallin Portugali, Viron Kona Shqipëri,Радка Атанасова- Топалова Bulgari, Ivkovic Maja Itali, Afrim Berisha Suedi, Nezi Plaku Velaj Shqipëri, Eva Ermenz Suedi, Mimoza Gjetaj Itali, Gerd Karin Nordlund Suedi,  Fatjon Bunga Shqiperi,  Ахмет Емин Атасой Turqi, Mimoza Eliona Osmani Greqi, Славка Мариновска Bulgari, Adelina Pali Shqipëri,Glladiola Jorbus Suedi, Yllka Sheqiri Suedi,Marigona Zekaj Kosovë, Zahra Hassan Suedi, Jana Ëitthed Suedi, Lili Jusufi Sheqiri Suedi, Vanja Izova Veleva Maqedoni e V, Naser Miftari Maqedonie V, Elvira Kryeziu Kosovë, Remzi Basha Suedi, Anila Kananasi Karapidou Greqi, Nexhat Reaxha Kosovë, Gjelina Maçi Keçi Shqipëri, Ольга Борисова Rusi, Teuta Dhima Shqipëri, Prenda Sejdia Shqipëri, Деляна Ангелова Bulgari, Bardha Mance Greqi, Besarta Shkoza Shqipëri, Ibrahim Abedini Suedi, Ligor Shyti Shqipëri, Axin Ëelat Suedi, Nexhi Hasani Angli, Emine Hoti Norvegji,

C:\Users\viron\Desktop\unnamed (6).jpg

Elizabeta Isufaj Greqi, Ajne Iberhysaj Kosovë, Eli Kanina Shqipëri, Mimoza Zejnullahu Kosovë, Marjan N. Sopi Gjermani, Eugent Kllapi Shqipëri, Njazi A. Kollcaku Suedi, Teuta Haziri Suedi, Vlora Rexhaj-Morina Kosovë, Rozeta Kreste Shqipëri, Иванка Могилска Bulgari, Selvete Abdullahu Kosovë, Liza Brozi Shqipëri, Adrian Zalla Shqipëri, Sarah Iusufi Shqipëri, Gezim Agjeraj Zvicër, Nurie Baduni Shqipëri, Kepa Murua Spanjë, Fernando Portolés Spanjë,  Anxhela Ziso Suedi, Lousie Harvaldsson Suedi, Bahtir Latifi Suedi, Lilijana Hadic Kroaci, Imri Demishai Suedi, Vjollca Gjikola Suedi, Rizah Sheqiri Suedi.

C:\Users\viron\Desktop\unnamed (2).jpg
C:\Users\viron\Desktop\boras-festivali4.jpg
C:\Users\viron\Desktop\boras-festivali.jpg

          Mbajtja e këtij Festivali përcolli edhe shumë mesazhe mbresëlënëse tek të pranishëmit dhe tek ata që e ndoqën nëpërmjet internetit. 

          Festivali, si edhe herë të tjera,  bashkoi zemrat dhe frymëzimet poeteike të poetëve pjesëmarrës nga shumë vende të botës, e ku binin në sy pjesëmarrës nga Kosova e Shqipëria; si dhe mërgimtarë nga disa qyete të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Finlandës, por edhe nga Gjermania, Anglia, Zvicera, Franca etj. 

           Ndër mesazhet e rëndësishme, ishte se aty u shfaq fuqishëm dashuria për kombin shqiptar, për gjuhën e bukur shqipe dhe trashgimënia e saj te brezat e rinj. 

           Me këtë rast uroj nga e zemra pjesëmarrësit dhe, sidomos organizatorët QKSH ”Migjeni” Boras, Suedi, e veçanërisht organizatorin kryesor të saj z. Sokol Demaku. 

          Pas manifestimit, në kafe e gjatë drekës, duke shijuar ushqimet e zgjedhura, shkëmbyem ide e biseda rrethl vatrave tona atdhetare. Të gjithë ne, atdheun e kemi në zemrat tona dhe vazhdimisht i tregojmë botës me krenari rrënjët tona të lashta. 

        Faleminderit gjithë stafit te Migjenit për mikpritjen.

        Të gjithë morëm si kujtim, edhe nga një kopje të Antologjisë së Festivalit. 

         Zhvillimi i këtij Festivali mbetet një shembull i lart dashurie për kulturën, artin dhe peozinë. 

         Faleminderit nga zemra!

         Suksese në festivale  të tjera poetike!

C:\Users\viron\Desktop\boras-festivali3.jpg

Filed Under: LETERSI

MOS – HARRESA NË SHËRBIM TË KUJTESËS HISTORIKE

April 19, 2022 by s p

18 Prill 2022, 

Prishtinë – Makofc

Shkruan: Prof.dr.Nusret PLLANA 

Gjenocidi serb në Makofc të Prishtinës me rrethinë!

Në këtë krim gjenocidial Serbia fashiste, më 17, 18 e 19 prill 1999, i vrau 160 shqiptarë civilë, pa kursyer moshë as gjini, pleq e fëmijë, në mesin e tyre 8 trupa ende konsiderohen të zhdukur.

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të Republikës së Kosovës,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe martirëve të kombit,

Të nderuar invalidë e veteranë të luftrave tona çlirimtare,

I nderuari Kryetar i Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama,

I nderuari Ahmet Isufi,

I nderuari Sylë Vitija, 

I nderuari Fatmir Sopi

Të dashur vëllezër e motra,

Të rënët për liri kanë përmasë historike dhe kombëtare. Të rënët në luftën për liri dhe çlirim, janë themeli i kësaj Kosove që kemi sot, por edhe procesi i madh historik i bashkimit kombëtar. 

Të rënët në logun e betejës janë peshorja e ndërgjegjës së shqiptarëve. Ideali i lirisë, i të rënëve në të njëjtën kohë, për ata shqiptarë që ende kanë dilema se a duhej të bëhej lufta çlirimtare, është kamxhikosje e psikologjisë së robit. Atdheu i të rënëve për lirinë e Kosovës është atdheu i të gjithë shqiptarëve. 

Masakra në Gollak, përkatsisht në Makofc, më 17, 18 e 19 prill të vitit 1999, është ajo pjesa tragjike e jetës historike të popullit shqiptar, vazhdimësi e masakrës gjenocidale të masakrës së Parapashticës e Keqekollës, ku edhe para më shumë se 100 vitesh regjimi barbar serb i pat vrarë dhe djegur 1020 shqiptarë të Prapashticës, kurse 514 të Keqekollës, e që pat shpëtuar vetëm një foshnjë në djep, dhe për fat të keq, sot e kësaj dite, as edhe një film dokumentar nuk e kanë bërë institucionet tona kompetente për këtë gjenocid të paparë të fillim shekullit XX në Kosovë, prandaj shumë shpesh më vie në kokë thënja e të Madhit – gjeniut të letrave shqipe, Faik Konicës, kur zemërplasur me budallakitë e shqiptarëve thoshte: “Ruaje Zot Shqipërinë prej shqiptarëve”, sepse për fat të keq harresën e kujtesës historikevazhdojmë ta kemi edhe më tutje “defekt gjenetik”.

Defekt aq të madh sa që, nuk mund të durohem pa e cituar para jush një njeri me famë botërore, një shkenctar austriak me prejardhje hebreje, autorin e librit “Golgota Shqiptare”, ku ndër të tjera thot: “ Shqiptarët kanë kujtesë të shkurtër, aq të shkurtër sa që xhelatët e tyre për një kohë të shkurtër i thërrasin miq”. 

Ndërkaq senatorja belge Anne Marie Lizin, shqiptarëve vetvrasës dhe bukëpërmbystë ju drejtohet kështu: “Edhe nëse ajri i pastër të vinte nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija. Do të më dukej përbuzje ndaj të gjitha viktimave”. 

E ne shqiptarzijtë, edhe më tutje, qe 23 vite rresht vazhdojmë pa fije turpi ta ushqejmë armikun tonë barbar dyshekullor me duart tona, duke ia blerë mallrat e kontaminuara me qindra miliona vjet për vjet, që don të thot miliarda e miliarda para të gatshme ia dërgojmë Serbisë gjakatare në arkën e shtetit të saj, duke i thënë “faleminderit shumë Serbi që na vrave, na dogje e na poqe”, por ne jemi trushpërlarë dhe prap të duam”.

Dhe, e njejta Serbi pushtuese dhe gjenocidiale është forcuar aq shumë ekonomokisht e ushtarakisht me parat tona të përgjakura, sa që ka blerë armët më moderne e më të sofistikuara të kohës, bile këto ditë i ka blerë edhe raketat e prodhimit kinez me rreze të gjata veprimi, që shkatërrojnë gjithçka, edhe në largësi prej mijëra kilometrash.

Të dashur vëllezër e motra,

Sot na ka tubuar gjaku i djemëve dhe vajzave tona më të mira, i fëmijëve tanë engjëj, i nënave dhe baballarëve tanë, të cilët Serbia nazifashiste e gjenocidiale i vrau vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

Mëngjesin e 18 prillit 1999 forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe sulmuan shumë fshatra të Gollakut, të Komunës së Prishtinës, ku vranë e masakruan në mënyrën më barbare 160 civilë shqiptarë duarthatë, burra, gra, pleq e fëmijë. Kjo ngjarje tragjike ka hyrë në histori me emrin Masakra e Makofcit me rrethinë.

Në Kosovë Lufta e UÇK-së kundër forcave ushtarake dhe policore pushtuese serbe kishte mbi dy vjet që zhvillohej. Gjatë kësaj periudhe në Kosovë kishin ndodhur edhe masakra të tjera, secila më e rëndë se tjetra, shumë tragjike dhe shumë të tmerrshme, por ajo që ndodhi në Makofc, kur edhe me sharrë druri ekzekutoheshin njerëzit e kësaj ane, ishte diçka e paimagjinueshme për logjikën e njeriut normal. Andaj, këtë barbari e mizori fashizoide nuk do ta duronte as truri i njeriut, po të ndodhte edhe në kohë të mesjetës, e lëre më në zemër të Evropës, të ashtuquajtur ‘demokratike’, e cila për fat të keq, me gjithë këtë gjenocid të ushtruar nga barbaria dhe mizoria serbe mbi shqiptarët, për gati dy shekuj me radhë, ajo(Evropa pra) shqiptarët edhe sot e kësaj dite i konsideron qytetarë të rendit të dytë, e pa fije turpi mundohet, me çdo kusht ta barazoj viktimën me kriminelin, i akuzon çlirimtarët për krimet e supozuara, ndërkaq Serbinë pushtuese e gjenocidiale e trajton edhe më tutje si të përkëdhelurën e Ballkanit. 

Skenat barbare nga masakra e Makofcit kishin tronditur opinionin ndërkombëtar, por edhe ngjarjet me kufomat e kësaj masakre dhe të masakrave të shumta gjithandej Kosovës, ishin akte shumë çnjerëzore, që e vërtetonte për të satën herë brenda dy shekujve, urrejtjen patologjike të çmendurisë serbe ndaj racës pellazgo-iliro-dardane, përkatësisht shqiptare. 

Të nderuar udhëheqës të Republikës së përgjakur të Kosovës,

Të nderuar qytetarë të Gollakut me rrethinë,

Të nderuar të pranishëm të këtij këtij tubimi përkujtimor,

Nuk e mban mend asnjë periudhë e historisë njerëzore lojen me të vdekurit, varrosjen dhe zhvarrosjen e tyre, sa herë ju tekej, siç e kanë bërë regjimet barbare serbe mbi shqiptarët në vazhdimësi, e sidomos në fund luftën e viteve 1998/1999, vetëm e vetëm që të zhduknin gjurmët e këtij gjenocidi të paparë në Evropë, pas luftës së dytë botërore. Këtë lojë të çmendurisë së tyre me kufomat shqiptare, vazhdojnë ta bëjnë qe 23 vite rresht, dhe për fat të keq, në mungesë të presionit të mirëfillt ndërkombëtar, edhe më tutje na i mbajnë gjithandej Serbisë gjenocidiale trupat e 1645 shqiptarëve civilë, që i vranë e masakruan barbarisht, vetëm e vetëm pse ishin racë e kundërt me ekzekutorin.

Dihet se pas masakrës, një luftë tjetër e ashpër u zhvillua për marrjen e kufomave, për varrimin e tyre dhe për analizat e komisionit ndërkombëtar, të cilat për pushtetin e satrapit të Ballkanit Millosheviq kishin pak rëndësi, siq nuk kanë rëndësi fare as për kriminelin Aleksandër Vuçiq, Daçiq, Vullin e shumë e shumë kriminela të tjerë të Serbisë fashiste, që janë fotokopje e Kryekriminelit Millosheviq. 

Krimi shtetëror serb në Makofc ndikoi drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar dhe të qarqeve e të qendrave botërore vendimmarrëse për atë çfarë po ndodhte në të vërtetë në Kosovë. 

Prandaj, mos – harresa e kujtesës historike është jo vetëm obligim moral, edukativ e kulturor për ne të gjallët e vdekur, por edhe obligim historik, që t’i kujtojmë më të dashurit tanë, jo vetëm gjatë përvjetorëve të rënjes së tyre, por me vepra e punë të mira për atdheun tonë të larë me gjakun e djemëve dhe vajzave tona, të nënave dhe baballarëve tanë që u therrorizuan me shekuj për lirinë e Kosovës dhe Bashkimin e trojeve shqiptare. Sa herë atdheu i një populli të robëruar përgjaket, janë të rënët ata që bëjnë shenjat e ringjalljes së tij.

Andaj, sot jemi tubuar këtu të përkulemi para tyre, të betohemi para gjeneratave të reja dhe brezave që do të vijnë, se këto flijime me përmasë antologjike të djemëve dhe vajzave tona më të mira, të nënave dhe baballarëve tanë, nuk do t’i harrojmë kurrë, sepse gjaku i tyre është vet liria e Kosovës.

Sido që të merret, flijimi dhe sakrifica e të rënëve për lirinë e atdheut, janë pjesë e kujtesës sonë historike, të brezave që do të vijnë, sepse çdo gjë mund të harrohet, por gjaku i derdhur për liri nuk harrohet kurrë. Andaj, nuk harrohet as gjaku i këtyre 160 qytetarëve të Makofcit e fshatrave të tjera të Gollakut me rrethinë, të rënë këtu, sot e 23 vite më parë, nuk harrohet as vrasja e djaloshit të dëshirit, apo të hasretit siq thot populli, gjaku i dëshmorit Latif Krasniqi, vëllait të vetëm të 7 motrave, njëra prej të cilave, e mbijetuara e kësaj masakre Bukurije Krasniqi, enkas ka ardhë sot nga Gjermania, për t’i nderuar të rënët për liri, të kësaj masakre gjenocidiale, por nuk harrohet as gjaku i atyre nënave, i plakut të moshuar, por as gjaku i asaj foshnje, që është bërë pjesë e lirisë sonë.

Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, të rënët për lirinë e Kosovës kanë përmasë historike dhe kombëtare. 

Të kësaj përmase janë edhe të rënët e Masakrës së Makofcit e të fshatrave të Gollakut me rrethinë.

LAVDI E PËRJETSHME!

Filed Under: ESSE

NJË PYETJE SA PËR KURIOZITET!

April 19, 2022 by s p

Pse nuk ishte e ftuar Shqipëria në takimin e udhëheqësve të shteteve anëtare të NATO-s të Evropës Jug-lindore në Sofie të Bullgarisë me 28 Mars?

Nga Frank Shkreli
A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidence

Në fund të muajit që kaloi, me 28 Mars, Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov organizoi në Sofie një takim të nivelit të lartë të udhëheqsve të shteteve dhe qeverive të Evropës Jug-lindore, antare të NATO-s. 

Në atë takim, sipas të dhënave në media fund muajin e kaluar — të ftuar nga Kryeministri bullgar për të marrë pjesë në atë mbledhje rajonale të nivelit të lartë — morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. Por jo, Shqipëria, por as Serbia nuk ishin të ftuara, sipas lajmeve.

Sipas njoftimeve zyrtare bullgare, takimi kishte për qëllim diskutimin e ndërlikimeve që lufta në Ukrainë mund të ketë për rajonin e Evropës Jug-lindore dhe shqyrtimin e masave që mund të merren bashkarisht për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe ekonomike.  “Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë energjetike si dhe një krizë furnizimi ushqimesh. Por takimi është gjithashtu një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen për të mirën e popujve të tyre dhe të bashkrendojnë veprimtaritë e tyre, për të përballuar pasojat e krizës”, në Ukrainë, është shprehur Kryeministri bullgar, Petkov, në lidhje me mbledhjen e mbajtur në Sofie në fund të marsit që kaloi. 

Ndërsa, Kryeministri i Maqedonisësë Veriut, Dimitar Kovaçevski është cituar të ketë thenë me atë rast se, “Takimi kishte për qëllim parandalimin e çfardo pasojash që kriza në Ukrainë mund të ketë mbi stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në kontekstin e pasojave të mundëshme që mund të rrjedhin nga kriza humanitare dhe nga gjëndja e sigurisë në Ukrainë”, duke shtuar se vendet që morën pjesë në takimin e Sofies me 28 të Marsit që kaloi, mbeten të vendosura në dënimin e luftës në Ukrainë si një pushtim illegal i Ukrainës nga Rusia, është cituar ai nga portali European Western Balkans. 

Kur të merren parasysh objektivat e atij takimi si dhe rrethanat nën të cilat u mbajtë – për të marrë në shqyrtim pasojat ekonomike dhe të sigurisë që mund të ketë lufta në Ukrainë për rajonin e Ballkanit Perëndimor — por edhe ngërçin e procesit të zgjërimit të Bashkimit Evropian (BE) të disa vendeve të Evropës Jug-lindore, përfshir Shqipërinë – natyrisht lindë pyetja kurioze: Pse nuk mori pjesë Shqipëria në takimin e Sofies të 28 marsit dhe pse nuk u ftua të merrte pjesë me vendet e rajonit si vend anëtar i NATO-s dhe si vend i Evropës Jug-lindore, që aspiron antarësimin e saj në BE.   

A group of men sitting at a table with microphones

Description automatically generated with low confidence

Në takimin e Sofies morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Bullgarisë, Kiriul Petkov dhe Kryeministri i Rumanisë, Nicolae Ciuca. (28 Mars, 2022)

A thua se mungesa e ftesës Shqipërisë për të marrë pjesë në atë takim në Sofie, mund të ketë lidhje me këmbënguljen kokëfortë të Shqipërisë dhe të Serbisë për të shkuar përpara me nismën e përbashkët famëkeqe të Presidentit serb, Vuçiq dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Rama, të “Open Balkans”, ose të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”, megjithë pushtimin barbar të  Ukrainës nga Rusia dhe gjithë pasojat gjeopolitike dhe ushtarake që mund të ketë ky akt barbar për Evropën dhe botën?  Siç dihet, nisma “Open Ballkans” është konsideruar nga shumë eskpertë vendas dhe ndërkombëtarë, si një mjet ose proces i shtrirjes së mëtejshme të influencës ruse, nepërmjet vasalit të saj Beogradit zyrtar, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  “Nisma Ballkani i Hapur”, është parë gjithashtu edhe si një akt kundër Republikës së Kosovës, pavarësisë dhe integritetit territorial të saj, që ende nuk njihet nga Serbia as nga aleatja e saj e ngushtë, Rusia. Ndërsa, Moska dhe Beogradi po bëjnë çmos për të minuar shtetin e Kosovës në nivel rajonal, evropian dhe ndërkombëtar.

Fatbardhësisht, nuk është sekret qëndrimi i Bashkimit Evropian e sidomos i Gjermanisë ndaj nismës Vuçiq-Rama për Ballkanin e Hapur. Qeveria e re gjermane e bëri këtë të qartë gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Gjermani, se Berlini zyrtar është i përkushtuar ndaj procesit të Berlinit dhe JO ndaj “Open Balkans”, sa i përket Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, në të vërtetë, po qarkullojnë lajme sipas të cilave disa vende perëndimore, duke përmendur Britaninë e Madhe si nismëtare e një fushatë — deri tani prapa skene — për të hequr qafe njëherë e mirë, nismën “Open Balkans”, si një përpjekje edhe për të minimizuar rolin e Serbisë në Balkanin Perëndimor, duke marrë parasysh qendrimin prej vasali të Beogradit ndaj pushtimit illegal dhe barbar të Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat që ajo luftë mund të ketë tashti dhe eventualisht, jo vetëm në Evropë, por sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ka ardhur koha që edhe Tirana zyrtare t’i hapi sytë, veshët dhe gojën dhe të shpallë nismën e rrezikshme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, “Ballkani i Hapur”, si një nismë e vdekur, që e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Hiqni dorë nga “Ballkani i Hapur”! Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf . S’do mendë se zvogëlimi i rolit të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe minimizimi i influencës ruse në atë rajon, nepërmjet aleatës së saj të vjetër Serbisë (“Këlyshve të Rusisë”), është në interesin e shqiptarëve. Kështu e shohin edhe aleatët perëndimorë të Kombit shqiptar.

Frank Shkreli

See the source image

              Vuçiq, Zaev, Rama – tre aleatët e nismës “Ballkani I Hapur”

Filed Under: Fejton Tagged With: Frank shkreli

ARTIKULLI PËR SHQIPTARËT NË 1990 QË E PUSHOI NGA PUNA GAZETARIN KENNETH C. DANFORTH  TË NATIONAL GEOGRAPHIC

April 19, 2022 by s p

Leonora Laçi

“Diplomatic codes that allow Yugoslavia to get along with the rest of the world do not apply within Yugoslavia”-1990

Unë u njoha me gazetarin Kenneth C. Danforth nga një intervistë që  veprimtari Agim Aliçkaj i ka dhënë gazetarit Beqir Sina me 16 janar të vitit 2008 në pyetjen:-“ Si u lidhët dhe çfarë iu ka shtyrë të merreni edhe me aktivitete dhe veprimtari politike në diasporë?” ai na rrëfen një histori sa të çuditshme për pasojat që pati po aq edhe që duhet të na bëj krenar sepse një gazetar i huaj për hir të një artikulli  pushohet nga puna. Përmes artikullit të tij bota u njoh me Jugosllavinë e vertetë që ata nuk e njihnin. Jugosllavia nuk ishte aq paqësore sa diplomacia botërore mendonte dhe kjo do dëshmohet pas pak vitesh me ngjarjet që do pasojnë në Bosnje e në Kosovë që u desht ndërhyrja ushtarake për të parandaluar masakrat e serbve kundrejt shqiptarve.

Agim Aliçkaj:-“Aktivitetin tim në diasporë e fillova gjatë kohës kur punoja si përfaqësues i turizmit në Nju York duke propaganduar për Kosovën dhe vlerat kulturore të popullit tim në çdo takim me gazetarë, agjent turistik dhe turistët që dëshironin për të vizituar ish-Jugosllavinë.  Dëshiroj të veçoj dy raste nga kjo periudhë.  I pari, në kuadër të një udhëtimi që kisha organizuar për afër 60 agjent turistik dhe disa gazetarë nëpër Jugosllavi, patëm një mbrëmje në Dubrovnik ku u paraqit Ansambli i këngëve dhe valleve nga Kosova “Shota”. Nuk mund ta harroj kurrë krenarinë dhe gëzimin që ndjeva duke shiquar amerikanët e impresionuar me folklorin shqiptar dhe nivelin artistik të paraqitjes së këtij ansambli.   I dyti, kah fundi i mandatit tim krijova miqësi personale me gazetarin e National Geographic nga Uashingtoni, zotin Kenneth Danforth. Kishim planifikuar me te një udhëtim gjysëm politik gjysëm turistik në çdo pjesë të ish-Jugosllavisë, i cili u realizua gjatë muajit Prill të vitit 1990, pas kthimit tim në Kosovë. Gjatë disa ditëve të qëndrimit të tij në Kosovë, unë e shoqërova dhe e informova për gjendjen në Kosovë dhe Ish-Jugosllavi e cila vlonte dhe ishte para shpërthimit. Ai u impresionua sidomos nga një vizitë që bëmë në një familje të madhe shqiptare në Raushiq të Pejës.  Nga ky udhëtim ai e botoi një artikull të gjatë në National Geographic i cili ishte ndër të parët në SHBA që përshkruante gjendjen reale në ish-Jugosllavi. Ky artikull, i cili i çjerrte maskat serbe i zemëroi ata përtej çdo mase. Për të më ruajtur mua dhe familjen time nga hakmarrja e serbëve, në artikull z. Danforth potenconte se kishte udhëtuar i vetëm nëpër Kosovë. Megjithatë, meqë në atë kohë influenca Serbo-Jugosllave në Amerikë ishte ende shumë e madhe dhe pas protestave të shumta të Ambasadës Jugosllave dhe qindra letrave protestuese të lexuesve serb nga anëkënd SHBA-se, National Geographic e pushoi atë nga puna. Ai vazhdoi të merret me shkrime si gazetar “freelance” dhe mbeti i angazhuar edhe për një kohë të gjatë në çështjen e Kosovës, duke marrë pjesë në tubime, demonstrata dhe hiringje të organizuara nga Liga Shqiptaro-Amerikane në Kongresin Amerikan”- rrefen lobisti Agim Aliçkaj për gazetarin amerikan.

Artikulli i tij nxjerr lakuriqsinë e Jugosllavisë që bota nuk e njihte, ose ose mendoj që ata e njihnin mirë por askush nuk nxirrte zë përveç komuniteteve shqiptare jashtë territorit Jugosllav. Si mund të pretendojmë që Europa plakë të reagonte kur historikisht ndaj shqiptarve ka reaguar e fundit. Po të bëjmë një paralelizëm të po të njëjtit vit pra 1990 Shqipëria dhe Kosova të dyja lengonin nga thundra e pushteteve të padeshiruar. Shqipëria sundohej nga të vetët por që kishin burgosur, internuar, pushkatuar e mbytur jo vetëm klasën intelektuale por dhe popullin e thjesht, kishin mbytur fjalën e lirë. Ndërsa Kosova gjendej nen thundren e të huajit që nuk ishte kursyer duke i mohuar të drejtat një populli të tërë duke i imponuar rregullat e veta, edhe aty mbytej fjala e lirë.

Gazetari Danforth na përshkruan frikën që ekzistonte në Kosovë, frikë që e kishte ndjerë dhe ai pa ia thënë askush. Prishtina si kryeqytet ishte blinduar nga milicia serbe, për të dëshmuar forcen e Republikës Jugosllave. Ai na shkruan për lashtësinë e popullit shqiptar dhe të qenurit autoktonë, ndërkohë serbët pretendojnë që Kosova ishte pjesë identifikuese e historisë së tyre.

Çdo thirrje “Kosova Republikë” ishte e destinuar të mbytej që në gjenezë ose ose të përfundonte në gjakëderdhje. A duhej pritur ardhja e një gazetari për të evidentuar se çfarë po ndodhte në zemër të Europës?! Jugosllavia ku bashkëjetonin shumëllojshmëri popujsh. Jugosllavia e 24 milion njerëzve, 24 etniteteve, tre fe kryesore, 6 republika të shtrënguara fortë si gjashtë harqe që nxisin urrejtje.

Ai bënë një retrospektivë mbi Betejen e Fushë Kosovës, për nderimet që ishin bërë ndaj Princ Lazarit i cili nuk dihej ekzakt se ku kishte rënë. Memoriali që nderonte atë dhe heronjt e Kosovës që duket paradoksale sepse në 600 vjetorin  e Betejes në vitin 1989 ishin zhvilluar homazhe nga rreth 1 milion serb për serbët që kanë rënë në atë betejë kur ndërkohë pllakata shkruan “heronjt e Kosovës”. Qellimi i ardhjes së tyre aty ishte që të festojnë nën hundën e popullsisë si për të treguar forcën dhe për të miratuar masat shtrënguese që bëheshin ndaj autonomisë së brishtë të Kosovës. Ai shprehet se-“Shqiptarët e Kosovës qendruan larg kësaj”. 

A cover of a book

Description automatically generated with low confidence
A person standing on a car with a flag on top of it

Description automatically generated with medium confidence
A picture containing text, person

Description automatically generated
A picture containing text

Description automatically generated

Filed Under: Histori Tagged With: Leonora Laci

Sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë

April 19, 2022 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot në 23 vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, përkujtoi martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Konjufca u shpreh se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Megjithatë, sipas kryetarit Konjufca sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, tha kryetari Konjufca. 

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës. Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri.​

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT