• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

PARADA SHQIPTARE 2022 – I DEDIKOHET DIBRËS

April 17, 2022 by s p

New York – PRILL 15,2022/


Parada Shqiptare 2022 I dedikohet DIBRËS!Faleminderit Ambasadorit Shqiptar në Kombet e Bashkuara Z. Ferit Hoxha qe na mundosoj ambjentet e ambasades Shqiptare për kete takim.Çdo vit organizata Rrenjet Shqiptare – Albanian Roots ja dedikon paraden nje kauze ose krahine te Shqiperise Etnike. Simjet organizata Rrenjet Shqiptare bashkë me organizatat prezente ne mbledhje ja dedikuan paraden e rradhes DIBRËS. Ne mbledhje u diskutuan disafakte dhe u shpalosen rregullat e reja per pjesmarrjen ne parade. Vitet e kaluara organizatat me pjesmarrje me te gjatene parade kan passur te siguruar vendin e tyre ne renditje te parades. Simjet rregullat u ndryshuan dhe renditja do behet sipas organizates/grupit qe ben performance me te mir the te bukur ne parade.
Tre vitet e fundit Shoqata Atdhetare Dibra eshte votuar si shoqata me e organizuar dhe me profesjonalja ne pjesmarrje te Parades Shqiptare.
Moren pjese Shoqatat: Federata Pan Shqiptare Vatra , Shoqata Atdhetare Dibra, Shoqata Kraja, Shoqata Ulqini, Grupi Rozafati , Shkolla Meso Shqip, Albanian American Pharmacists Association, Albanian America Law Enforcement Association, Albanian American Cultural Center NJ and Albanian Roots at St. Francis College.Board Drejtues i Parades Shqiptare i bën ftesë, artisteve, sportistave dhe personazheve shqiptare qe deshirojn ti bashkohen parades shqiptare të na kontaktojne tek AlbanianRoots@gmail.com
Faleminderit dhe mirupafshim ne Paraden Shqiptare me 11 Qershor!
Marko Kepi

Filed Under: Featured

PASHKËT, DITË SHPRESE, RINGJALLJE E FESTE, EDHE ME KONTRIBUTIN E SHQIPTARËVE..!

April 17, 2022 by s p

NGA  NDUE  BACAJ  

Pashkët  kremtohen  qindra  apo mijëra vite para  ardhjes  së Mesisë  së paralajmruar, Jezu Krishtit, në tokën e Shenjtë të Izraelit , por  atëhere festimi i Pashkëve kishte kuptim tjeter, pasi siç  e gjejmë të shkruar në Bibel (fq.92-94) , Pashkë do të thoshte në  hebraishten e vjeter  KALIM ( kjo e bazuar në foljen  PASAH).  Pashket  atëhere simbolizonin kalimin  e Zotit  nëpër tokat e Izraelit , per ti shpëtuar nga roberia e paganizmit egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që ditën e Pashkëve të bënin nga një qingj fli , ku me gjakun e tij të sterpiknin ballin e shtëpiave të tyre. Sterpikja bëhej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qingjit të piqej  dhe të hahej shpejt pasi janë  Pashket , pra Kalimi…Pashkët në atë kohë festoheshin  të shtunen e parë  pas ekuinoksit me Henë të plotë.. Pas  ardhjes në jetë të  Jezu Krishtit dhe doktrines së tij,  festimi i Pashkëve  vijoj edhe nga vetë Jezusi me  Apostujt e tij.  (Bibla fq.1451). Që nga ajo kohë Pashkët filluan të kenë një kuptim më të gjërë shpirterore dhe  Hyjnore, pasi Pashkët  ishin ditët e kalimit  nga roberia pagane , në  mbreterinë  qiellore të vetë Zotit, më të derguarin e tij Jezusin.. Por kuptimi i vertet i kremtimit të Pashkeve do të vinte  pas ringjalljes në ditën e tretë (të Dielen) të Jezu Krishtit që sundimtarët pagan romak i kishin marrë  jetën toksore duke e kryqezur e varrosur ditën e premte.  U deshtë që në krye të perandorisë Romake të vinte Iliri (shqiptari) nga Nishi (Nasiussi i Dardanisë) i Kosoves (sot nën Serbi)  Flavio  Valerio Kostandini (Kostandini Madh) , që Pashkët të fitonin dimensioni e ri të festimit  si ditë ringjallje , jo më të shtunen hebraike , por të Dielen  Kristiane që nga viti 321. (Po nga perandori ilir Kostandini i Madh),  Kristianizmi si fe e besim ishte “legalizua” me Ediktin e Milanos të vitit 313).  Pashkët festohen tre ditë, pra aq sa zgjati ringjallja e Jezusit, dhe kanë si kohë kremtimi (per katoliket) të dielen e parë me Henë të plotë pas  ekuinoksit të  Pranverës (dhjetditëshi i tretë  i marsit –gjysma e parë e prillit..). Simboli i Pashkëve janë VEZËT që njihen si embrioni i riprodhimit  të jetës, ndersa ngjyra e kuqe që ngjyrosen, “perfaqeson” gjakun që fali pa kursim i derguari i Zotit-Jezusi ,si dhe vet dashurinë hyjnore e  njerzore .  Pashkët si ditë ringjallje e shprese , kanë bekimin , faljen e mëkateve e gabimeve njerëzore , ku kjo arrihet me anë të Sakramentit të Rrëfimit .. Para Pashkëve bëhet  bekimi i bukes dhe vlerave të tjera ushqimore e jetsore… Pashket pas Krishtlindjes janë  evenimenti me i rëndësishëm i “botës” Kristiane , e cila  në këto ditë shkon në  Kisha e Meshë ,duke ndezur qirinjë dhe duke ju lutur  Jezu Krishtit  në Qiell,  doktrina e të cilit tashmë  është jo vetëm BESIM ,por edhe QYTETRIM  ,që e jetojnë e shijojnë edhe ata që e kanë mohuar, siç i paralajmronte Jezusi ndjekesit e tij para dy-mijë viteve…(Vlenë të cilësohet se para Pashkëve janë shtatë javë Krezhme, ku  “agjërohet” , kryesisht duke mbajtur thatë,..).  Ne në Shqiperi  e kemi provuar mbi kurriz ketë mohim në vitet e ateizmit komunist , mohim që ende duket se e kemi mallkim , prandaj  vijojmë të jemi të fundit në Europë (e thuajse në Botë) në qytetrim , zhvillim , ndërtim e mirqenie … “Gjithsesi”  me SHËNDET PASHKËT) të  gjithë  kristianëve (Katolik) shqiptarë , por edhe të gjithë  atyre shqiptarëve  që besojnë në ringjalljen (veçanarisht në atë shpirterore), per të cilen ne shqiptaret ende kemi më nevoj se asnjë komb tjeter në Europë e më gjërë… 

Filed Under: ESSE

Fort e pa shije, “Qeveria në hije” e PDK-së

April 17, 2022 by s p

OMER KOSUMI 

Fakulteti Filozofik, UP

“Qeverisja në hije” origjinën e saj e ka në Britani të Madhe, e zhvilluar si një proces joformal gjatë shekullit XIX, ndërsa zgjerimi dhe përhapja më e madhe e kësaj forme opozitarizmi ka ndodhur në gjysmën e shekullit XX. “Qeveria në hije” është mënyrë e opozitarizmit për partitët opozitare të cilat duke mos udhëhequr me ekzekutivin dhe nga pamundësia për vendimmarje të politikave krijojn mekanizmat të cilat ofrojnë politika alternative karshi partisë në pushtet e cila udhëheq me ekzekutivin. Qëllimet e saj janë organizimi i opozitës konstruktive dhe serioze; paraqitja si alternative për qeverisje të mire për elektoratin dhe ofrimi i përvojes së tyre në vendimmarrje. Ajo shërben si masë kritikuese apo vlerësuese duke ofruar alternativa për vendimet dhe veprimet politike nga qeveria.  

Në sferën politike kosovare për herë të parë një opozitarizëm i ngjashëm i quajtur “Qeveria në hije” është shfaqur në vitin 2005, e formuar nga Partia Demokratike e Kosovës si partia më e madhe opozitare atëkohë. Ideja për “Qeverisje në hije” ishte nga Hashim Thaçi, atëkohë kryetarë i PDK-së, si revoltë ndaj koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të vitit 2004 ndërmjet LDK-së, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe AAK-së, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Atëkohë Partia Demokratike e Kosovës kishte dalur partia e dytë më e madhe me 30 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës por që partia fituese LDK me 47 ulëse të sigurura kishte arritur koalicion për të qeverisur me AAK e cila kishte siguruar 7 ulëse duke e përjashtuar PDK-në nga mundësia për të bashkëqeverisur gjë që kishte bërë që Partia Demokratike e Kosovës të formojë “Qeverin në hije” të përbërë nga 14 departamente prej të cilave dy drejtoheshin nga shoqëria civile, ndërsa të tjerat nga Partia Demokratike. Në vitin 2007, PDK nga zgjedhet parlamentare del si partia më e madhe dhe që nga atëherë ka udhëhequr me pushtetin apo ka qenë pjesë e koalicioneve qeverisëse deri në tetor të vitit 2019.Pra për herën e parë mbas shpalljës së pavarësisë ajo do të ishte parti opozitare. Me rikthimin e PDK-së në opozitë sic duket është rikthyer edhe ideja për “Qeverisjen e mire apo në hije”, kështu kanë bërë të ditur strukturat e saj udhëheqëse të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të udhëhequr sërish duke ofruar një alternativë të re për qytetarët përmes propozimit të ideve dhe projekteve si dhe duke ofruar kuadro profesionistësh. 

Keq-qeverisja gjatë mandateve të tyre, çfarë alternative mund të ofroj? 

Fillimisht duhet bërë krahasimin ndërmjet rrethanave politike dhe shoqërore, pra dy periudhave me realitete të ndryshme, ndërmjet “Qeverisë në hije 1” dhe “Qeverisë në hije 2” të PDK-së.. E përbashkëta e të dy ideve është vetë ideja, kurse dallimi është shkaku. Në atëkohë ideja për “Qeverin në hije” lindi si shkak i përjashtimit të PDK-së për bashkqeverisje, edhepse ishte partia e dytë më e madhe për nga përkrahja elektorale.  Mund të thuhet se atëbotë bënë një opozitarizëm të përligjur në përceptimin e qytetarëve, për dallim nga realiteti i sotshëm kur opozitarizmi i tyre nuk përligjet për shkak të mungesës së përkrahjes dhe fuqis elektorale, edhepse prap është partia e dytë më e madhe. Megjithatë zgjedhjet të fundit parlamentare ndryshuan realitetin politikë “konsociativistë” në Kosovë, duke bërë që të kemi vetëm një parti fituese e cila do të udhëheqë me ekzekutivin dhe shumicën e legjislativit, pra dallimi për nga shkaku themelor është substancial. Dallimi tjetër është tek lidershipi dhe struktura udhëheqëse. Atëkohë, Partia Demokratike e Kosovës është udhëhequr nga përfaqësues politikë apo figura të rëndësishme të UÇK-së, duke u cilësuar si “çlirimtarët” apo “heronjët e luftës”. Ose, figura të cilët në shoqërin tonë postkonfliktuale kanë pasur një përkrahje më të madhe popullore për shkak të bindjes qytetare në karizmin e tyre heroik apo ndjenjën e një përgjegjësie morale ndaj tyre. Ndërsa lidershipi i sotshëm për dallim nga ai në atëkohë, vuan nga antipatia nga një pjesë e madhe elektorale për shkak të paralelizmit të tyre me keqqeverisjen e PDK-së dhe për shkak të mosreformimit të struktures partiake nga poshtë-lart me kuadro profesionale..

 Dallimi kryesorë duhet bërë mbi realitetet politike atëherë dhe sot, me alternativa të ndryshme shkaku i dallimit të problematikave. Atëkohë, shoqëria ishte në një kaos të organizimit të jetës politike dhe publike, e shkatërruar dhe në mungesë të mekanizmave adekuatë institucional për funksionim adekuat shoqërorë, përmbushja e kritereve nga standartet para statusit si dhe më e rëndësishmja mungesa e statusin përfundimtar të Kosovës, të gjitha si shkak-pasoj e luftës së fundit në Kosovë. Të qenurit në këto rrethana, alternativat e tyre ‘qeverisëse’ edhe janë pare nga qytetarët si ‘të drejta’. Arsyja tjetër e përligjjes së “Qeveris në hije” të PDK-së atëkohë ka qenë edhe mundësia e saj reale për të ndikuar në vendimmarjen politike për shkak të fuqisë parlamentare. Andaj shkaku i rrethanave socio-politike, fuqisë parlamentare si dhe kredibiliteti i atëhershëm politik i PDK-së e ‘arsyetonin’  “Qeverinë në hije” nga një parti politike opozitare.

Por a mund të ‘arsyetohet’ “Qeverisja në hije” e PDK-së në realitetin e sotshëm me rrethana dhe problematika ku shkaqet janë të ndryshme nga realiteti i atëhershëm si dhe a mund të këtë ndikim në vendimmarrje? Nëse bazohemi në atë që shkaku i problemeve politike dhe shoqërore e përligj ose jo një “Qeveri në hije”, atëherë mund të themi që JO. Së pari; sepse atëkohë problemet politike dhe shoqërore kanë qenë si shkak-pasoj e luftës së fundit në Kosovë, ndërsa problemet politike, ekonomike dhe shoqërore në shoqërinë tone pas zgjidhjes së statusit përfundimtar janë si shkak-pasoj e keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtet nga partit politike dhe në këtë rast edhe të Partisë Demokratike.. Së dyti, nëse atëkohë është përligjur për shkak të fuqisë elektorale, atëherë sot nuk mundet përshkak të përkrahjes të saj të vogël e cila i’a pamundëson ndikimin në vendimmarrje, duke e pasur parasysh realitetin politik të krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, që ka bërë që të kemi një parti të vetme e cila udhëheq me ekzektutivin dhe shumicë legjislative. Së treti, është e lidhur direkt me arsyen e pare, “Qeveria në hije” e PDK-së nuk mund të përligjet përshkak të besueshmërisë, bindjes dhe përceptimit qytetarë ndaj saj si shkak i keqqeverisjes; keqpërdorimit të pushtetit për arritje dhe përmbushje të objektivave partiake; shfrytëzimit të institucioneve për interesa vetjake e nepotiste; instalim të korrupsionit dhe klientalizmit si mënyrë e marrjes dhe ruajtjes së pushtetit për shkak të mungesës së një programi të qartë që do i’u ofronte zgjidhje problemeve; privatizimit të aseteve shoqërore; keqpërdorimi i tendereve si shpërblim ndaj përkrahjes në fushata elektorale; krizat sociale si papunësia, varfëria, mungesa e ofrimeve cilësore shëndetësore; ndërhyrja në sistemin e drejtësisë si dhe punësimit nepotiste e klientaliste në sistemin arsimor. Së katërti, “Qeveria në hije” nuk mund të përligjet sepse nuk mund të flas PDK për “qeverisje të mirë”. Së pesti, “Qeveria në hije” e PDK-së nuk mund të përligjet për shkak të opozitarizmit të dobët, strukturës saj aktuale e cila pothuasje në përbërje është e ngjashme me atë që ka qenë gjatë keqqeverisjes dhe mungesa e vullnetit dhe seriozitetit për reformim. 

“Qeverisja e mirë” e PDK-së, si alternativ për qytetarët dhe kritikë për qeverinë Kurti në fakt është kritikë kundër keqqeverisjes së tyre të deritanishme, sepse problemet me të cilat ballafaqohet qeveria Kurti janë probleme paraekzistuese të krijuar nga keqmenaximi i tyre, pra ‘alternativa’ e tyre bie ndesh me keqqeverisjen nga ta. “Qeverisja e mire” si alternativ për qytetarët formulohet, implementohet dhe konkretizohet gjatë ushtrimit të mandatit ekzekutiv dhe jo gjatë opozitarizmit. Në opozitë alternativa dhe kritika është çdohere e lehtë për t’u bërë sepse vendimmarja është në duart e të tjerëve. 

Si përfundim, paradoksalisht partia e cila gjatë mandatit të saj ka abuzuar dhe keqpërdorur pushtetin për objektiva partiake e interesa personale; e cila duke u thirrur në të mirën e përgjithshme ka siguruar të mirën e një grupi të caktuar; e cila në mungesë të përgaditjes profesionale për të ofruar një program të qartë me të cilin do të fitonte  pushtetin, ka pasur mënyrat korruptive, nepotiste dhe klientaliste shpreh gadishmërinë për të ofruar “Qeverisjen e mirë”!Kjo paralele, shpreh hipokrizin, injorancën dhe sharlantizmin e tyre.  Me një opozitarizëm të këtill demokracia është në rrezikë si mungesë e konkurrencës karshi parties në pushtet. “Qeveria në hije” e PDK-së nuk do të jetë asgjë përvec e pashije, për aq kohë sa nuk reflekton me ndryshime radikale të strukturës përbërërse, duke përafruar njerëz me integritet të lart moral e profesional.

Filed Under: Analiza

“MËSO SHQIP” DHE “VALLËZIM TRADICIONAL” PROJEKTET QË MBAJNË GJALLË GJUHËN SHQIPE DHE KULTURËN TE SHQIPTARËT NË NEW YORK

April 16, 2022 by s p

Arlinda Suka, mësuese e gjuhës shqipe në shkollën për fëmijët shqiptarë në Staten Island – New York, në klasat: “Mëso Shqip” dhe “Vallëzim Tradicional”, në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës në New York Sokol Paja, rrëfen organizimin e mësimit shqip në Staten Island, aktivitetin edukativ dhe artistik, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare të Amerikës. “Mëso Shqip” dhe “Vallëzim Tradicional” si programe mësimore, edukative dhe kulturore janë një mundësi e shkëlqyer që fëmijët shqiptarë që të ruajnë gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar.

SHOQATA “KRAJA”, “ANA E MALIT” DHE “ULQINI”, PROJEKTE PËR GJUHËN DHE KULTURËN SHQIPTARE

Shoqata “Ana e Malit” filloi rreth gjashtë vite më parë një projekt kombëtar për zhvillimin e gjuhës e kulturës shqipe në Staten Island. Angazhimi im në këto tre shoqata së fundmi erdhi në një mënyrë aq sa spontane aq dhe natyrale dhe në momentin e duhur dhe kohën e duhur. Pasi kisha 4 muaj që kisha ardhur nga Ulqini dhe isha zhvendosur plotësishtn në New York, isha shkëputur nga vendlindja dhe nga puna ime si mësuese dhe isha akoma me kujtimet dhe mallin për familjen, punën dhe çdo gjë që më lidhte me vendlindjen. Në një pasdite të bukur dimri me vjen një ftesë ku shoqatat Kraja, Ulqini dhe Ana e Malit më kërkojnë që në mënyrë vullnetare të jem mësuese e nxënësve shqiptarë që jetojnë në New York dhe të jem pjesë e projekteve të tyre. Pa hezituar e pa menduar pranova sepse doja të jepja kontributin tim për këto nxënës dhe e ndieja si një borxh që të gjithë ja kemi vendlindjes dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Me vonë së bashku me të tre shoqatat vendosem që projektin ta quajmë ” Mëso shqip”. Pasi çdo gjë erdhi shumë shpejt dhe as vetë nuk mendonim që do fillojmë aq shpejt me realizimin e këtij projekti nuk ishim dhe aq të përgatitur për materialet dhe gjërat e nevojshme si abetaret dhe librat tjera që do të na duheshin për të mbajtur në mënyrë sa më cilsore mësimin. Sidoqoftë kemi mundur të sigurojmë mjete mësimore falë Konsullatës së Kosovës që ka bërë dhurimin e shumë materialeve me të cilat kemi startuar, për çka e falenderojmë pa masë dhe jemi shumë mirënjohës. Gjithashtu jemi duke u munduar të sigurojmë sa më shpejt Abetaret ndërkombëtare me të cilat mendojmë të punojmë në vazhdimësi.

VALLËZIM TRADICIONAL E MUZIKË AUTENTIKE SHQIPTARE

Përveç organizinit të mbajtjes se orëve në gjuhën shqipe, tri Shoqatat Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini, si risi tjetër do të kenë dhe klasat e vallëzimit ku theks të veçantë do të vihet në përforcimin e përfomimin e valleve  tradicionale  nga trevat shqiptare të Malit të Zi. Për këtë gjë do të kujdesen me mjeshtri e profesionalizëm mësueset tona të talentuara që më parë vetë kanë qenë valltare në këto shoqata patriotike. Pa dyshim që presim vallëzime e kërcime aq sa kreative, qoftë koreografisë qoftë kostumevë të larmishme nga trevat e ndryshme shqiptare.

GJUHA SHQIPE SI ELEMENT I LASHTËSISË SË KOMBIT DHE KULTURËS SHQIPTARE

Kur flitet për gjuhën që është një element shumë i rëndësishëm i kombit dhe kulturës shqiptare  pa dyshim që do jemi më sensitiv dhe shpesh herë dhe emocionalisht të lidhur me ketë element. Për fat të keq jemi dëshmitarë që gjuha shqipe dhe përdorimi i saj po zbehet sidomos nga shqiptarët e diasporës. Duhet të punohet fort për tu ruajtur gjuha shqipe. Roli jonë si prindër dhe edukues të brezit të ri është që t’a ndalojmë këtë fenomen dhe të kontribuojmë në forma të ndryshme që të ruhet e të fitet anë e mbanë botës ku ka shqiptarë. Pikërisht ky projekt ka për synim që brezat e ri të ruajnë gjuhën e tyre, të mos harrojnë nga vijnë dhe nga i kanë rrënjët.

GJUHA SI RUAJTJE E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE TE SHQIPTARËT E MËRGUAR

Përmes aktiviteteve që po planifikojmë të realizojmë në këtë projekt do mundohemi që theksin ta vendosim në ruajtjen e gjuhës shqipe si trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve që me vite janë në mërgim. Të detyruar nga rrethanat e ndoshta dhe nga “modernizimi i tepruar” apo zhvillimet e kohës sikurse ka filluar që gjuha shqipe në mërgim të flitet më pak sidomos tek moshat e reja, gjë që e vërejta që nga ora e parë e mbajtjes së mësimit, do mundohem që jo vetem unë por të gjithë të tjerët që po ndihmojnë në këtë projekt që të investojmë sa më shumë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe këtu në Amerikë. Kjo gjë duhet shikuar si një borxh që ne ia kemi mëmëdheut tonë. Jo më kot kërkesa ime e parë që ju bëra prindërve që në diten e parë ishte: Flisni sa më shumë shqip me fëmijët tuaj. Me një përpjekje të përbashkët besoj se filizat tona shqiptare jo që do ta flasin e shkruajnë bukur gjuhën shqipe por dhe do ta mbartin brez pas brezi tek fëmijët e tyre.

BOTIMET NË DOBI TË GJUHËS SHQIPE

Unë jam autore e dy librave në fushën e mësimdhënies: “Metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies” të botuar në vitin 2014 ku zakonisht trajtohen tema që kanë lidhje me mësimdhënien pasi vetë kam ushtruar profesionin e mësueses për 11 vite radhazi dhe libri i dytë: “E dua shkollën”. Është libri i letërsisë për klasa të para që u botua në vitin 2021 dhe përdoret si libër zyrtar për klasat e para në shkollat shqipe në Mal të zi. Këto dy kontribute shkencore në specialitetin edukim, kanë rezultuar mjaft të rëndësishme në fushën e mësimdhënies.

PRITSHMËRITË NGA SHKOLLA SHQIPE E STATEN ISLAND

Nga  kjo shkollë pres në radhë të parë vullnet të çeliktë si nga ana e nxënësve dhe prindërve për të ecur para me mësimin e gjuhës shqipe. Nuk pres rezultate të menjëhershme sespse e di që nuk është e lehtë. Sepse çdo fillim ka vështirësitë dhe sfidat e veta por mendoj që jemi mbledhur së bashku të gjithë për një kauzë të mirë: për ruajtjen, kultivimin e gjuhës dhe së bashku në këtë rrugëtim të bukur do kalojmë çdo sfidë dhe gjuha shqipe do të flitet e do të tingëllojnë shumë më bukur nga brezat e ri që po rriten këtu në Amerikë. Na mbetet që të presim që dëshirat tona të flakta të na realizohen falë punës sonë, vullnetit të nënësve, mbështetjes së prindërve e këmbënguljes së jashtëzakonshme të të gjithëve së bashku.  

Filed Under: Opinion Tagged With: ARLINDA SUKALIQI, Sokol Paja

SERBIA PO E DËRDOR GJUHËN E LUFTËS NDAJ KOSOVËS

April 16, 2022 by s p

Serbia hapur po provokon dhe këtë po e bën para hundëve të ushtarëve të KFOR-it. Deri më tani Beogradit nuk i është dërguar ndonjë notë proteste nga NATO dhe nga BE, por as nga Washingtoni zyrtar. Shkelja kaq flagrante e kufinjve të Kosovës, duke e vënë policinë para sprovave të rrezikshme, nënkupton edhe nëpërkëmbje të juridiksionit të NATO-s mbi pacenushmërinë e kufinjve të Kosovës. Kjo i bie që duke cenuar kufinjtë e Kosovës, Serbia po cënon rëndë edhe krediblitetin e NATO-s në këtë pjesë të Kosovës.

Nga Mehmet Prishtina/

Pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare e ka trimëruar Serbinë që të futet në aventura të rrezikshme pranë kufinjve të Kosovës. Që nga 13 prilli deri sot për të pestën herë është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, ndërkohë që ekspertët ushtarak shtrojnë pyetjen: Pse KFOR-i nuk pati informacione për sulmet në veri të Kosovës? Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i eliminojë strukturat paralele në veri të Kosovës, përkundër tentativave. Duke komentuar për sulmet e dy-tri ditëve të fundit ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, në veri të vendit, Qehaja ka thënë se nuk e di se sa hapa kanë ndërmarr institucionet e Kosovës për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla. Sipas tij ekzistojnë ushtarakë të kamufluar në brendi të territorit tonë, ata janë civilë, kryejnë gjoja se detyra të tjera, por në fakt ata janë njerëz që janë ushtarakë profesionistë.Informacionet e gjeneralit Qehaja kemi mundur t’i dëgjojmë në mënyrë të përsëritur edhe nga burime të tjera tash e disa vite. Sipas këtyre burimeve tash më nuk është kurrfarë sekreti se në veri të Kosovës vepron pa pengehueshëm Shërbimi sekret serb, BIA, i cili përpos që është aktiv në terren me informatorët e vet, ai është i gatshëm të ndërmerr veprime të natyrave të ndryshme të karakterit subversiv kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.Këtij mozaiku të përpjekjeve destabilizuese kundër Kosovës, duhet shtuar edhe praninë e rusëve në bazën informative në Nish, qëllimi i të cilëve është destabilizimi i Ballkanit, në veçanti Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Të gjithë së bashku, këto struktura po punojnë që të përgatisin terrenin e një sulmi eventual të armatosur ndaj Kosovës, ndërkohë që mbetet e paqartë se si është e mundur që KFOR-i, edhe pse një herë në muaj takohet me krerë të ushtrisë serbe për analiza të situatës së sigurisë, megjithatë nuk pati informacione për sulmet e fundit që u bënë ndaj policëve të Kosovës.Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshohet se lëndët pirotenike janë hedhur nga territori i Serbisë.Përderisa policia e Kosovës po e njofton detajisht opinionin publik mbi sulmet e njëpasnjëshme që vinë nga territetori i Serbisë, diplomatët në Prishtinë janë treguar unik në dënimin e këtyre sulmeve.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë raportuar më 15 prill.Ai ka paralajmëruar që “të mos bëhen spekulime që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”.“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të turpshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës”, ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka thënë një zyrtarë për media i KFOR-it në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet. Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.Udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Kosovës, liderët e partive politike në opozitë dhe ekspertët e sigurisë i konsiderojnë sulmet e ditëve të fundit ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit si alarm përsigurinë në Kosovë. Pothuajse të gjithë kanë kërkuar që këto sulme të trajtohen me seriozitet dhe të vështrohen si përpjekje për destabilizim të kosovës dhe të mbarë rajonit.Zyra e Presidentes së Kosovës i ka cilësuar këto sulme si përpjekje për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë. Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se këto sulme janë kryer nga Serbia dhe nga strukturat e saj kriminale.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me sulmet kundër Policisë së Kosovës në veri. Duke cituar burimet që kanë identifikuar sulmin e së enjtes, “të ardhur nga Serbia”, Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që “të distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”.Këto provokime të Serbisë vijnë mu në vlugun e agresionit rus në Ukrainë. Institucionet e Kosovës e kanë për detyrë të identifikojnë natyrën e këtyre sulmeve, duke qartësuar nëse bëhet fjalë për provokim të karakterit politik e ushtarak të Beogradit, apo të strukturave paralele serbe që e kanë hallin e kontrabandës, të cilave u pengon prania e forcave policore të Kosovës në shtigjet ilegale.Por, ajo çka është më shqetësuese, këto provokime ende nuk e kanë marrë përgjigjen e duhur nga autoritetet e larta në Bruksel. Ky i fundit është mjaftuar me reagimin e zyrës së BE-së në Prishtinë, si pjesë e një përgjigjeje të përbashkët të shteteve të QUINT-tit dhe KFOR-it në Kosovë.Serbia hapur po provokon dhe këtë po e bën para hundëve të ushtarëve të KFOR-it. Deri më tani Beogradit nuk i është dërguar ndonjë notë proteste nga NATO dhe nga BE, por as nga Washingtoni zyrtar. Shkelja kaq flagrante e kufinjve të Kosovës, duke e vënë policinë para sprovave të rrezikshme, nënkupton edhe nëpërkëmbje të juridiksionit të NATO-s mbi pacenushmërinë e kufinjve të Kosovës. Kjo i bie që duke cenuar kufinjtë e Kosovës, Serbia po cënon rëndë edhe krediblitetin e NATO-s në këtë pjesë të Kosovës. Të ndodhur para një situate të tillë aspak relaksuese, Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera ligjzbatuese, nuk e kanë aspak lehtë të demonstrojnë fuqinë e imponimit të politikave sovraniste në këtë pjesë të vendit tonë. Por kjo nuk është arsyeja që shteti ynë të dorëzohet para provokimeve që vijnë nga struktura keqbërëse të Serbisë. Përkundrazi është koha që të kalohet në një ofenzivë diplomatike për të se senzibilizuar diplomacinë ndërkombëtare mbi pasojat e provokimeve serbe ndaj sovranitetit të Kosovës. Prishtinë, 16 prill 2022

Filed Under: Analiza Tagged With: mehmet prishtin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT