• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2022

KUJTOJMË VATRANIN JONUZ NDREU NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

April 3, 2022 by s p

Dalip Greca/

Sot në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta, 3 Prill 2020, kujtojmë JONUZ NDREUN, vatranin shembullor, veteranin e ushtrisë amerikane, nipin heroit të Kombit Elez Isufi, të birin e qendrestarit antikomunist Hysen Elezi!, Jonuz Hysen Elezi u përcoll në kohë pandemie të Martën e 7 Prillit 2020, në orën 10 të paraditës, në Laurel Grove, në Totowa, New Jersey. Familja humbi njeriun e saj të dashur, Vatra humbi atdhetarin e përkushtuar, Ushtria amerikane humbi nëntogerin e dekoruar për merita të veçanta.I pa harruar Kujtimi i Jonuz Ndreut!Pusho ne Paqe Jonuz Ndreu!

Filed Under: Opinion

VATRA I ORGANIZOI PRITJE MADHËSHTORE ISH-PRESIDENTES SË KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA

April 2, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York më 2 Prill 2022 – Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra organizoi një pritje madhështore në nder dhe respekt të Presidentes së katërt të Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Në një ceremoni të veçantë nderimi të organizuar në Selinë Qëndrore të Vatrës, patriotë, vatranë, media, veprimtarë të komunitetit shqiptar, mësues, diplomat, shkrimtarë e anëtarë të spikatur të diasporës shqiptare në USA, vlerësuan dhe nderuan Presidenten Jahjaga për rolin e saj si Presidente e Kosovës dhe veprimtaritë e jashtëzakonshme shtetformuese e shoqërore ku ajo është angazhuar pas mandatit të saj si Presidente. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në fjalën përshëndetëse e vlerësoi Presidenten Jahjaga për rolin e saj në përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, rritjen e qëndrueshme të institucioneve në Kosovë gjatë mandatit të saj presidencial, rritjen e bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar, SHBAve dhe BE, aktivitete të ndryshme për fuqizimin e shoqërisë civile dhe femrës në Kosovën e pas luftës etj. Kryetari Berisha vlerësoi faktin se Kosova e ka të domosdoshme rritjen dhe bashkëpunimin me instuticionet e Shtetit Amerikan, forcimin e miqësisë, thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e proceseve integruese çka i japin Kosovës siguri dhe stabilitet në kohën e zhvillimeve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu në fjalën e tij falenderuese kryetari Berisha vlerësoi në mënyrë të posaçme Ambasador Frymëzim Isufajn në përmbyllje të mandatit të tij si Konsull i Kosovës në New York duke e falenderuar për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm si diplomat karriere në dobi të shtetit të Kosovës, çështjes kombëtare, duke e përfaqësuar shtetin e Kosovës në mënyrën më dinjitoze të mundshme dhe duke e falenderuar për bashkëpunimin e  shkëlqyer dhe shërbimin me devotshmëri të veçantë e respekt ndaj çdo veprimtarie të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë. Isufaj ishte një djal i shkëlqyer dhe një diplomat i  kalibrit të lartë që nderoi Kosovën e kombin tone, tha në fjalën përmbyllëse kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha. Në fjalën e saj Presidente Jahgaja uroi vatranët, kryetarin Berisha dhe ekipin e ri drejtues të Vatrës për mandatin e ri dhe vlerësoi punën e Federatës Vatra, misionin, angazhimet dhe qëllimet që Vatra ka vendosur në axhenden e saj në dobi të çështjes kombëtare e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e saj Presidentja Jahjaga tha se ndihej e nderuar dhe e vlerësuar në mënyrë të veçantë që ishte ftuar në Vatër në këtë shtëpi atdhedashurie dhe institucioni historik në dobi të çështjes kombëtare. “Miqësia jonë me SHBA  dhe popullin mik amerikan nuk është vetëm shenjë falenderimi për gjithë kontributin që ky vend e popull mik ka dhënë për shtetin e Kosovës e kombin shqiptar përgjatë gjithë proceseve historike që ka kaluar shteti i Kosovës që nga ndërhyrja vendimtare dhe e pakursyeshme humanitare e NATO-s e deri te ruajtja e sovranitetit të kombit tonë. SHBA dhe NATO  ndalën gjenocidin dhe rikthyen vlerat humane e civilizuese të popullit shqiptar. Pavarësia e pakthyeshme e Kosovës, pavarësia e Shqipërisë, rënia e komunizmit në Shqipëri, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe Pavarësia e Kosovës janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë”- përfundoi fjalën e saj Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga. Nën drejtimin ceremonial të Presidentit të Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra e nderoi Presidenten Jahjaga me Mirënjohje me motivacion: “Për meritat e saj në ndërtimin e imazhit, jetës pluraliste e Institucionale,  Sigurisë Kombëtare dhe Integrimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë”.

Filed Under: Featured

MURGESHA SHQIPTARE NË KUFIRIN E POLONISË ME UKRAINËN, TË LUFTËS DHE DASHURISË…

April 2, 2022 by s p

Eda Zhiti/

Më tronditi, por më shumë më dha frymë të shenjtë dhe besim te dashuria njerëzore ajo që më shkruajte motër Moza, murgeshë Salvatoriane. Jam shumë e lidhur më të. Mesazhin e radhës e prisja me merak të madh. Më kishte shkruar se do të nisej per ne Poloni, në kufi me Ukrainen për të çuar ndihma e ushqime për burrat e gratë në luftê si dhe per te marrë me vete në shtepinë e tyre të murgeshave salvatoriane në Itali familje të ikura nga lufta. Teksa shkoja për në punë më mbërriti mesazhi i saj. Po prisja të hapej drita jeshile e semaforit dhe s’m’u durua të lexoj:“Përshëndetje Eda!Kam dëshirë të bashkëndaj me ty këtë përvojë të mrekullueshme…E lexova disa herë më vonë dhe as unë s’mund të rri pa e ndarë me ju:“Gjuha e dashurisë”… Akoma e ndiej dorën tënde të vogël, kur më preke në shpatull ndërsa po udhëtonim nga Medyka, Poloni. U solla e të shikova ishe ti i vogli Artiom, me buzëqeshje në fytyrë e me sy të trishtuar. As unë nuk e di si mund të qëndronin së bashku këto dy gjëra. U ule ndenjur në prehrin tim dhe filluam të luanim me shuplakat e duarve, e pak nga pak komunikimi i ynë u bë më i kuptueshëm. Limitet e gjuhes i kaluam falë dashurisë që Zoti ka vendosur në ne. Pastaj më shtrëngove fort me krahët e tua, më shikove thellë në sy, sikurse doje të më thoje: ndihem mirë me ty, por kam edhe frikë. Autobusi vazhdonte udhëtimin e dielli i pas drekës depërtonte xhamat e me rrezet bëri që të të kaplonte gjumi. Ngadalë e ule kokën në prehrin tim e me dorën tënde të vogël më more në grykë, e me dorën tjetër më shtrëngove dorën time. Moment magjik. Të shikoja ndërsa ti po flije, çfarë mrekullie! Falenderova Zotin për ty dhe për mrekullinë që je. Mendosha prindërit e tu: në veçanti nënën tënde e cila me siguri po të mendon në këto çaste… Po vuan për largimin tënd, ajo nuk e di akoma se ku ndodhesh ti, ajo di vetëm se ti nuk je me te. Çfarë sakrifice për atë grua, që për të ta shpëtuar jetën nga lufta ka pranuar të ndahet prej teje, me shpresën e madhe se do ti japë jetë bebes që po pret në kraharorin e saj.Kështu e tretur në mendimet e mia për ty, kaluan 2 orë, ndërsa ti po flije e unë të mbaja në duart e mia si një thesar të paçmuar i cili kërkon liri e shpëtim…”Sytë i kisha te mbushur me lotë nga dashuria per motër Mozën. Në trup është e vogel, ja ashtu si Shenjtja Nënë Tereza. Dhe m’u kujtua një porosi e Nënë Terezes që “edhe nëse bëjmë gjera te vogla, duhet t’i bëjmë me dashuri te madhe”, ndërsa Motër Moza me dashuri të madhe bën gjëra të mëdha.Zoti të bekoftë për shërbimin tënd, Motër!Ti flet gjuhën e dashurisë! Sa kohë ka njerëz si ty në këtë botë, e Mira e pambaruar do të fitojë mbi të keqen dhe vuajtjet , mbi urrejtjen dhe luftën do të fitojë dashuria…Nga Eda ZHITI

Filed Under: Fejton

13 vjet më parë Shqiperia i bashkohej aleances politike dhe ushtarake me vendet me te fuqishme te botes

April 2, 2022 by s p

PhD Dritan Demiraj/

Sot eshte nje dite e madhe dhe e paharruar ne historine e Shqiperise dhe te Kombit Shqiptar.Si sot 13 vite me pare vendi jone do pranohej anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut ne samitin qe u mbajt ne datat 2-4 prill te vitit 2009 ne Strazburg-Kiel.Me kete akt historik Shqiperia i bashkohet aleances politike dhe ushtarake me vendet me te fuqishme te botes. Padyshim qe anetaresimi i vendit tone ne NATO erdhi si pasoje e mbeshtetjes se vazhdueshme te SHBA-ve te cilat luajten rolin kryesor ne pershpejtimin e procedurave te anetaresimit. Ky anetaresim ne NATO shenon arritjen me te madhe te Partise Demokratike por edhe te Shqiperise.Partia Demokratike ka qene iniciatorja e pare qe ne momentet e zgjedhjeve te 22 marsit 1992, e cila do te firmoste nismen e Partneritetit per Paqe (PfP) me Aleancen e Atlantikut te Veriut dhe pershpejtimin e reformave te tjera qe duheshin plotesuar. Ne kete drejtim padyshim qe nje rol vendimtar kishte mbeshtetja sa i perket reformave te mbrojtjes gjate qeverisjes Berisha, shtimi i buxhetit te ushtrise, modernizimi, rritja e kontributeve sasiore dhe cilesore ne misionet e Aleances ne Afganistan, Irak, Çad, Bosnje, Kosove, etj.Nje rol te jashtezakonshem ne kete drejtim kane luajtur edhe misionet luftarake dhe paqeruajtese te njesive te Forcave Speciale, Komando, Batalionet e Kembesorise te cilet pasqyruan vlerat me te larta te Kombit Shqiptar duke i permbushur me sukses te gjitha detyrat e ngarkuara. Si perfundim, shpresoj dhe urojme qe edhe Kosova ti bashkohet sa me shpejte familjes se madhe Euro-Atlantike me aleatin tone me te madh strategjik SHBA-te ne krye. Mirenjohje te gjithe efektiveve te misioneve luftarake te cilet kane kontribuar shume ne kete drejtim dhe ne te njejten kohe Amerikes e cila ne momentet me te veshtira ka qene gjithmone afer Kombit Shqiptar.

Filed Under: Kronike

2 Prill 1991, 31 vite pas…

April 2, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

Si sot, 31 vite më parë në Shkodër, u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë katër Pishtarë të Demokracisë dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë, të cilët protestonin paqësisht kundër grabitjes së votës së lirë dhe dhunimit të zgjedhjeve të 31 marsit nga partia- shtet.Firmëtari, themeluesi, anëtari i kryesisë së PD, studenti me bindje të hershme liberale, demokrati aktiv që nga takimi me Ramiz Alinë e deri tek organizimi i PD në Shkodër, i dashuri dhe i shtrenjti Arben Broci; të rinjtë veprimtarë të PD: Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u vranë pabesisht, sepse guxuan t’ia thonë pa frikë diktaturës se koha e saj kishte përfunduar njëherë e mirë dhe shqiptarët kishin zgjedhur Lirinë, Demokracinë, Prosperitetin dhe Europën! 2 prilli 1991 dëshmon se shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë Lirinë me çdo çmim, duke iu kundërvënë tiranisë!Heronjtë e 2 prillit nuk janë vetëm heronjtë e Shkodrës, djepit të qëndresës antikomuniste dhe demokracisë! Ata janë heronjtë e gjithë Shqipërisë! Ëndrra, dëshira, guximi dhe përpjekja e Arben Brocit dhe e të gjithë atyre që sakrifikuan jetën dhe derdhën gjakun e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, qëndrojnë në themelet e ndërtimit të shtetit demokratik, të cilin kemi ende shumë punë për ta ndërtuar!31 vite më pas, emrat e 4 martirëve të 2 prillit, thërrasin në ndërgjegjen tonë për të na thënë se e keqja ende nuk është mposhtur!Martirët e votës së lirë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka me aktin e tyre sublim, me jetën e dhënë për t’u bërë të pavdekshëm, na ftojnë të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij sekti, të ngritur mbi diktaturën e drogës, krimit, korrupsionit, vjedhjes së vullnetit e votës së lirë të shqiptarëve.Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Filed Under: Uncategorized

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT