• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

Themelohet dega më e re e Vatrës “Westchester-Putnam” në New York

May 29, 2022 by s p

Sokol Paja/

Westchester, New York më 28 Maj 2022 – Shënohet një ditë shumë e veçantë për historinë e Vatrës, themelohet dega më e re e Vatrës “Westchester-Putnam” në New York. Kjo degë do të drejtohet nga Drita Vushaj – Kryetare, Diana Scotto – Nënkryetare, Fiton Osmanaj – Sekretar dhe John Shala – Arkëtar i degës “Westchester-Putnam”. Kryetarja e Degës Drita Vushaj me rastin e ditës së themelimit, në fjalën e mirëseardhjes dhe prezantimit u shpreh ndër të tjera: “Bashkohemi sot bashkë për të punuar të gjithë për çështjen kombëtare, për të mirën e komunitetit tonë shqiptar dhe të Vatrës në tërësi. Sot formojmë grup patriotësh e profesionistësh shqiptarë për me trashëgu emrin shqiptar e vlerat tona kombëtare në Amerikë”. Arkëtari i Vatrës Besim Malota mbajti fjalim në emër të Kryesisë së Vatrës ku inkurajoi degën e re të merret me aktivitetet patriotike siç i ka pasur hije dhe traditë Vatrës në 110 vite histori. Shtimi i degëve dhe anëtarësisë në Vatër shton vlerat e Vatrës dhe rrit fuqishëm veprimtarinë në dobi të çështjes kombëtare, tha ndër të tjera z.Malota. Prend Qetta anëtar prej 10 vitesh në Vatër cilësoi se kjo degë do të punojë për kombin dhe se do të ecë nën mësimet dhe veprimtarinë e lavdishme të Fan Nolit dhe Faik Konicës. Editori i Diellit vlerësoi seriozitetin dhe angazhimin në veprim të patriotëve që themeluan degën më të re të Vatrës në New York. Dega “Westchester-Putnam” filloi rrugëtimin patriotik me 32 anëtarë.

Filed Under: Featured Tagged With: Sokol Paja

110 VJETORI I VATRËS, PRESIDENTI ILIR META DHE KRYETARI I PRISHTINËS PËRPARIM RAMA KONFIRMOJNË PJESËMARRJEN

May 29, 2022 by s p

Me rastin e festimeve të 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama. Pritet në ditët në vazhdim konfirmimi i personaliteteve të tjera kombëtare e drejtuesve të larta të institucioneve të shtetit e kombit shqiptar.

Filed Under: Ekonomi

FAMILJA, MIQTË DHE BASHKËPUNËTORËT NDERUAN DALIP GRECËN

May 29, 2022 by s p

Familjarë, miq, shokë, bashkëpunëtorë të ngushtë, vatranë, dashamirës të familjes Greca si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë u mblodhën në vizita nderimi te Familja Greca me rastin e pritjes së vizitave ngushëlluese të organizuara nga familja. Në Royal Regency Hotel, me dhjetëra patriotë erdhën për ngushëllime në përkujtim të veprës, jetës e përkujtimit të përjetshëm të njeriut që i dha gjithçka Diellit, Vatrës e komunitetit shqiptar në New York e më gjërë. Dalip Greca do kujtohet gjithmonë prej të gjithë atyre që e njohën si profesionist, patriot, i ndershëm, i palodhur, familjar, gazetar e qytetar model. Familja falenderoi komunitetin shqiptar qe i qendroi prane gjate ketij momenti te dhimbshem të ndarjes së parakohshme nga i shtrenjti i tyre Dalip Greca. Familja shprehu mirënjohje secilit patriot që i lehtësoi dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tyre të shtrenjtë.I ndrittë shpirti në parajsë Dalip Grecës.

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca

SHUHET PRESIDENT BUJAR NISHANI, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI

May 28, 2022 by s p

Me trishtim të madh dhe dhimbje të thellë morëm vesh lajmin e largimit nga jeta tokësore të Presidentit Bujar Nishani. Të gjithë si vatranë dhe shqiptaro-amerikanë u tronditëm nga kjo ikje e parakohshme në amshim e mikut të Vatrës, mikut të shqiptarëve përtej Atlantikut, President Nishanit. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve të Shqiptaro-Amerikanëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme mbarë familjes Nishani, bashkëshortes Odeta, fëmijëve Ersi dhe Fiona, dhe gjithë të arfërmëve për këtë humbje të pa zëvëndësueshme. Ikja e President Nishanit varfëron shoqërinë, institucionet dhe politikën shqiptare.  President Nishani kishte një vlerësim dhe respekt të veçantë për Vatrën e Vatranët. Ne do i jemi përherë mirënjohës për kujdesin dhe dashurinë e treguar ndaj nesh. Presidenti Bujar Nishani do të kujtohet gjithmonë në memorien tonë si njeri me integritet të lartë njerëzor, politik, njeri me largpamësi dhe me kontribut të shquar në forcimin e institucioneve, qeverisjen qëndrore dhe tranzicionin politik të Shqipërisë demokratike.

I paharruar përjetë kujtimi i burrit të shtetit shqiptar President Bujar Nishanit

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured

URIME 80 PRANVERA REXHEP RIFATI

May 28, 2022 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë       

Më 28 maj, një datë e mbarë që do shënohet gjeneratave bashkë me emrin e Rexhep Rifatit. Atë ditë në Komogllavën e vuajtjeve u dëgjua zëri i foshnjës i cili lumturoi prindërit për të nëntën herë në kullën shekullore. Sot mbushën 80 pranverat e tij me gjithë lulet e tyre dhe acarin e tyre.  

           Sot ai zë në ajrin e freskët të 28 majit, u rrit, u shtua fuqishëm në gjithë hapësirat ku frymojnë shqiptarët.  Ishte zëri i tij që nga pranvera e tij e parë, aspak e lehtë, por Rexha me zemrën e tij të madhe sfidoi pengesat, sfidoi kërcënimet dhe mori udhëtimin e tij në shërbim të njerëzores, në shërbim të kombit. 
          “Do ta pushkatojmë”,- thanë barbarët serb, kur falanga e tyre lexoi Rilindjen ku Rexha derdhi djersë e mund mbi gjysmë shekulli në shërbim të kombit.
            “Jo tha tjetri, ai qenka i çmendur, e shihini si qesh para pushkatimit,  do t’ia helmojmë gjashtë fëmijët e tij, ata na duhet t’i zhdukim, lëshojeni me dymbëdhjetë plagë për secilin nga dy, kurrë mos t’i harron”, -urdhëroi tjetri.  
          Rexha, ashtu i buzëqeshur e krenar, vazhdoi udhëtimin, me gjithë sfidat dhe rreziqet e tij duke na dhuruar të gjithëve shije nga pranverat e tij. Duke na dhuruar porosinë e cila jep energji edhe për nesër. Ai nuk gjen qetësi, shtrëngoi fortë kamerën e tij në kraharor, lapsin në xhep dhe mori udhën aty ku zemra pushon me gjithë artin shekullor: bukurive të trevave shqiptare. 
      “Mos pritni t’ju vijnë njerëzit e ngjarjet, por shkoni tek ata!”-  thënie nga përvoja jetësore e njeriut që jeton me shqetësimet e kombit, me kënaqësitë e tij. Ai jo rrallë shqetësohet, revoltohet me të metat e shoqërisë kur janë pengesë në udhëtimin e dëshiruar për të cilin Rexhep Rifati punoi tërë jetën e tij.   

        “Rexhep Rifati mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë  (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rrethanave që lidhen me të”, e tha miku ynë i madh Basil Schader. Zvicra u pasurua me emrin qytetarin e saj nga Kosova martire ashtu sikurse “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, dhe më shumë. 

     Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe, a nuk është kjo një histori e llojit të vet!  Në udhëtimet e tij u pasuruan emra të rinj nga fusha e gjuhësisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare nga Atdheu dhe mërgata.  Fati e deshi që të jem pjesë e tri udhëtimeve të fundit javore. Në qenien time ishte kjo hapje horizonti të ri në njohjen e një pjese të kombit, arbëreshët, për të cilët nuk dinim sa duhet.  Por mbi të gjitha mësova mbi përkushtimin e Rexhës ndaj arbëreshëve, dashurinë e tij vëllazërore e flakëruar në gjakun arbëror. Përkushtimin i tij e takuam gjithandej, kudo: në takime, muze, biblioteka, shkolla e institucione të shumta të cilat organizuan pritje vëllazërore për grupin tonë.  

         I mirënjohuri At Antonio Belushi e tha: “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” .  

      Udhëtimi ynë i fundit shënonte gjysmë shekulli të rrugëtimit të kamerës profesionale të Rexhep Rifatit dhe ishte simbolikë e veçantë, por  edhe obligim respekti ndaj një pune me vlera kombëtare.   Kudo që shkonim katundeve arbëreshe Rexhën e njihnin, edhe barinjtë e njihnin me të cilët ndalej të kuvendonte, të fotografonte peizazhe në fushat e gjëra arbëreshe.

      Por, Rexhep Rifati nuk ndalet deri në përfundimin e librit kushtuar arbëreshëve   me të cilët u mishërua në jetën tij gjysmë shekulli. Përmbylljen e projektit mbi arbëreshët, e arrin simbolikisht  për ditëlindjen e tij festive, sot kur doli ekzemplari i parë me titull ARBËRESHËT.  Kjo vepër e punuar me kujdes në foto e shkrim, në shqip e italisht, është thesar për arbëreshët, kombin dhe literaturën globale.
      Me fjalët dhe zemrat e shokëve nga ekipi YT:
      Urime Ditëlindja e 80-të!
      Urime ditëlindja e veprës suaj ARBËRESHËT!  

Filed Under: Reportazh Tagged With: Hazir Mehmeti, Rexhep Rifati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT