• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEPRA E REXHEP RIFATIT SHNDRITË NË 150 VJETORIN E FERIZAJIT

July 15, 2023 by s p

“Atdheu duhet me vepër, jo me fjalë” -Sami Frashëri

Hazir MEHMETI/



Organizuar nga Qendra Kulture e Ferizajt u bë promovimi i veprave të Rexhep Rifatit, gazetar dhe publicist i njohur. Ishte ky manifestim në kuadër të shënimit të Ditëve të Diasporës me rastin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt. Morën pjesë qytetar, personalitete të kulturës, mike e miq të autorit. Aktiviteti u drejtua nga . Zyrafete Shala, Kryetare e Grupit Letrar “De Rada”, Ferizaj. Rreth veprimtarisë së Rexhep Rifatit u paraqitën disa referues. Prof. Dr. Isak Shema e cilësoi veprën e Rexhep Rifatitf: “Një punë kolosale e cila do jetë me vlera të përhershme në letërsi, publicistikë, etnografi, histori. Vepra e tij madhore duhet vlerësuar nga akademitë përkatëse, institucionet tona dhe shoqëria. Njerëzit si Rexhep Rifati kanë sakrifikuar shumë nga vetja e tij për të ngritur e pasuruar historiografinë e kulturë në rrugën e prosperitetit kombëtar.” Hazir Mehmeti, publicist i cili jeton në Vjenë, foli mbi veprën e Rexhep Rifatit nga udhëtimet e shumta të përbashkëta në Kalabri dhe Sicili. Referuesi i radhës ishte Prof. Arsim Hamiti i cili shtjelloi krijimtarinë letrare e publicistike të Rexhep Rifatit.
Pjesëmarrës ishin shumë nga shokë, kolegë, bashkëpunëtorë, bashkë mërgimtarë të Rexhep Rifatit nga disa shtetet evropiane, Zvicra, Gjermani, Austria, Franca e Belgjika morën pjesë edhe mërgimtarë nga Amerika e Kanadaja etj. Mes tyre Shukrije Ramadani, veprimtare dhe bashkëshortja e Heroit të Kombit, Agim Ramadani e cila foli rreth veprës së autorit. Pastaj veprimtarja dhe autorja e disa veprave, shoqja e klasës e autorit, Hanumshahe Sopa, e cila po ashtu pati fjalë përshëndetëse. Sylejman Salihu e Driton Gashi (Gjermani), Xhevdet Kallaba (Zvicer). Pjesën artistike e përmbushën Driton Gashi me qëndrim në Gjermani dhe Shpend Hysaj në Ferizaj i cili edhe ekzekutoi me piano. Në fund të aktivitetit Sabri Pajaziti udhëheqës I sektorit të kulturës më ndau një mirënjohje Rexhep Rifatit me motivacion vlerësues për punën e tij madhore. Organizatori kishte përgatitur koktej rasti për të pranishmit.
Fjala referuse e Hazir Mehmetit me titull:
Rexhep Rifati, emër i nderuar në gazetarinë kombëtare
Të nderuar drejtues të komunës së Ferizajit! E nderuara familja Rifati! Të nderuar të pranishëm! I dashuri Rexhep Rifati!
Ndihem i nderuar sot këtu në Ferizajn e bukur i cili shënon 150 vjetorin e themelimit të tij, të ju përshëndes dhe them pak fjalë rreth mikut tim shumë të respektuar Rexhep Rifati. Ai është, pa dyshim, pjesë e jetës historike të qytetit më shumë se gjysmë shekulli. Qytetit i japin kuptim njerëzit e tij, veprat e tyre dje, sot e nesër. I tillë është Rexhep Rifati me veprën e tij gjatë gjithë jetës mbi 80 -të vjeçare. Jam i bindur se historia e re e Ferizajt nuk do jetë e plotë pa emrin e qytetarit të tij të devotshëm, gazetarit e veprimtarit Rexhep Rifati.
Sot, promovimet e veprave flasin e thonë shumë. Ato janë përkujtim e përmbledhje, janë vlerësim e dashuri për autorin i cili shkriu mund djersë e sakrificë për progresin dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare.
Vepra e tij është e vlerësuar nga secili që ndjenë rrugën e progresit kombëtare për sot e nesër. Të shkruara me shpirt, dashuri e optimizëm edhe atëherë kur ishte vështirë e shpresa vritje.
Ato kanë vlera universale njerëzore.
Ato janë gjithë kombëtare.
Njeriu që nga pranvera e tij e parë, me zemrën e tij të madhe sfidoi pengesat, sfidoi kërcënimet dhe mori udhëtimin e tij në shërbim të njerëzores, në shërbim të kombit.
“Do ta pushkatojmë”,- thanë barbarët serb, kur falanga e tyre lexoi Rilindjen ku Rexha derdhi djersë e mund mbi gjysmë shekulli në shërbim të kombit.
“Jo tha tjetri, ai qenka i çmendur, e shihini si qesh para pushkatimit, do t’ia helmojmë gjashtë fëmijët e tij, ata duhet t’i zhdukim, lëshojeni me dymbëdhjetë plagë për secilin fëmijë nga dy”, -urdhëroi tjetri.
Rexha, ashtu i buzëqeshur e krenar, vazhdoi udhëtimin, me gjithë sfidat dhe rreziqet e tij duke na dhuruar të gjithëve shije nga kamera e tij e vyer.
Ai asnjëherë nuk gjen qetësi me kamerën e tij në kraharor, lapsin në xhep vazhdoi rrugëtimin e tij aty ku zemra rrah mes artit shekullor: bukuritë e trevave shqiptare, jetën dhe sfidat mërgimtare.
“Rexhep Rifati mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rrethanave që lidhen me të”, e tha miku ynë i madh Basil Schader. Zvicra u pasurua me emrin qytetarin e saj nga Kosova, ashtu sikurse “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, dhe më shumë.
Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe, a nuk është kjo një histori e llojit të vet! Në udhëtimet e tij u pasuruan emra të rinj nga fusha e gjuhësisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare nga Atdheu, arbëreshët dhe mërgata.
Kolosi i kombit, At Antonio Belushi tha: “I dashur vëlla Rexhep Rifati, ju jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës. Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” .
Por, Rexha me shpirt djaloshar, vazhdon ecjen e tij tokave të shenjta ku gjaku i shprishur arbëresh e kërkon, “Arbëreshët – fotosintezë e shpirtit tim”, një vepër me vlera shkencore gjeneratave.
Veprat e Rexhep Rifatit pasurojnë bibliotekat në atdhe dhe vende tjera. Për to do flitet gjeneratave me falënderimin e respekt. Ato i pasurojnë jetën dhe historinë e Ferizajit, Kosovës, kombit dhe kontinentit gjithandej ku mërgimtari frymon. Rexhep Rifati do shndritë në altarët e historisë kombëtare. Urime 150 vjetori i qytetit tuaj! Urime Rexhep Rifati dhe familja e nderuar Rifati!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Hazir Mehmeti, Rexhep Rifati

LIBRI   “ARBËRESHËT“  I REXHEP RIFATIT PROMOVOHET NË BERN

October 28, 2022 by s p

Hazir MEHMETI/

Organizuar nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve në Mërgatë. Libri “Arbëreshët – fotosintezë e shpirtit tim” , me parathënie nga Dr. Prof. Antonio Bellusci. Redaktore dhe përkthyese  në italisht Dr. Ornla Radovicka. 

Bern, 15 tetor 2022.  Veprimtaria hulumtuese mbi arbëreshët e  gazetarit dhe veprimtarit të njohur Rexhep Rifati u pasurua në veprën e tij “Arbëreshët- fotosintezë e shpirtit tim”. Kjo vepër u promovua në një atmosferë emocionuese e respekti ndaj gjakut të shprishur arbëresh shekujve dhe autorit të librit në 80 vjetorin e lindjes së tij. Prej 80-të pranverave të tij Rexhep Rifati  ndau me shpirtin arbëresh 50 prej tyre, duke filluar që nga mosha e tij studentore, atëherë kur jeta e tij merrte orientimin e saj në shërbim të kombit.
    Promovimit i dhanë shije personazhet e ardhur enkas nga Kalabria me grupin e tyre artistik “Gjaku i Arbrit”, drejtuar nga profesor Michele Greco përcjell me foto-kollazh nga vendbanimet arbëreshe. 
    Të pranishëm ishin Ambasadori i Republikë së Shqipërisë në Zvicër Z. Ilir Gjoni,  Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër,  Z Sami Ukelli.  Përfaqësuesit konsullor dhe diplomatik, mes  Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani.  Ishin të pranishëm veprimtarë e krijues nga Zvicra, Austria, Gjermania, Franca, Italia. Ambasadori Ilir Gjoni në emër të tre ambasadorëve shqiptarë në Zvicër, përshëndeti aktivitetin dhe uroi autorin. Ai me respekt për veprimtarinë e Rexhep Rifatit, shtoi:  ”Bacës Rexhë i uroi një jetë gjatë e të lumtur dhe njëkohësisht i shprehi mirënjohje për kontributin e tij. Mbi gjysmë shekulli Baca Rexhë ka kontribuar me modesti, por me profesionalizëm. Vepra që flasin vetë, vepra të punës së tij patriotike, njëra nga të cilat është edhe vepra e tij që po promovojmë sot.” Ambasadorët i ndanë mirënjohje Rexhep Rifatit për veprimtarinë e tij me rëndësi kombëtare.  Dr. Ornela Radovicka, redaktore e librit, përcolli përshëndetje për të pranishmit nga At.Antonio Belushi. Ajo foli mbi strukturën dhe mesazhin e librit mes tjerash shtoi se Libri i autorit Rexhep Rifati “Arbëreshët…” është produkt i udhëtimeve të tij tek ngulimet arbëreshe në territorin e Italisë. Struktura e librit shtrihet në një linjë horizontale në dy binarë; imazhe dhe rrëfime të cilat shoqërohen me të dhënat historike e studimore, plotësohen dhe gërshetohen me njëra tjetrën. … Osman Osmani, drejtues i platformës Prointegra.che foli mbi veprimtarinë e platformës si mbështetëse e shumë projekteve, edhe e librit të autorit Rexhep Rifati. Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë: “Edhe unë sot jam arbëresh dhe shpesh bisedoj me Jeronim De Radën. Kur gazetari është fotograf dhe kur fotografi është gazetar, quhet Rexhep Rifati. Fotografia histori arti, histori jete. Në udhëtimet e Rexhep Rifatit jeta merr kuptim. Rexhep Rifati me aparatin e tij na i solli arbëreshët me ngjyrat e dritës ku çdo fotografi flet me shpirtin e personazheve, me dashurinë për artin, arkitekturën, kulturën dhe historinë e tyre.” Mentor Thaqi, poet, lexoi vargje nga poezitë e tij  “Unë jetoj në gjuhë, e ti ku?  dhe “Ec djalosh”. Kryesia e Lidhjes…  shpalli anëtarë nderit të saj At. Antonio Belushin dhe simbolikisht i dhuroi atij një plis Kosove. 
      Autori i librit, Rexhep Rifati në fjalën e tij falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në projektin e tij, familjen e tij. Në veçanti falënderoi grupin artistik të ardhur veçantë rasti “Gjaku i Arbrit”.  “Në ditëlindjen time të 80 -të, duke iu falënderuar familjes, miqve, kolegëve e dashamirëve, sot nxora ekzemplarin e parë (mostër) të librit më të ri: “ARBËRESHËT fotosintezë e shpirtit tim» (shqip dhe italisht), kushtuar motrave dhe vëllezërve arbëreshë, pas vizitës që i bëra të gjitha 52 vendbanimeve, gjegjësisht bashkive arbëreshe, që më dhanë aq shumë forcë, kurajë e dashuri, sa sot ta ndiej vetën shumë më të ri! Zaten, ky ishte edhe projekti im jetësor, filluar gjysmë shekulli më parë kur në Kalabri isha për herë të parë si absolvent i Albanologjikut të Prishtinës. Ndaj, edhe me këtë rast, falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këto udhëtime, duke falënderuar në veçanti misionarin, intelektualin dhe atdhetarin arbëresh, Prof Dr. Antonio Belluscin (Belushin), për fjalën e tij shumë përmbajtjesore e inkurajuese,  redaktoren dhe përkthyesen, profesoresha Ornela Radovicka si edhe Skender Hajdarin redaktorin teknik, të të tria librave të mija monografike, të cilin në një masë e ndjej edhe si bashkautor.  Të gjithë ata që më uruan në këtë përvjetor jubilar, me dëshirën që të gëzojnë shëndetin, lumturinë e prosperitetin dhe lumturinë e përhershme në familje.  Drejtimi i programi i bë nga Nazmi Jakurti.

       Publiku që mbushte sallën përcolli me duartrokitje të gjata këngët arbëreshe të kënduara nga grupi “Gjaku i Arbrit”, ku dallohej këngëtari Michele Greco me zërin e tij karakteristik. Gjithmonë këngët arbëreshe janë të bukura, emocionuese. Ato burojnë nga zemra dhe shpirti i djegur nga malli për tokën mëmë, për Shqipërinë. “Kur jemi të bashkuar, Skënderbeu zbret nga qielli”. A ka simbolikë e porosi më të fuqishme për çdo shqiptarë?   

      Të gjitha të ardhurat nga shitja e librit, sikurse edhe atyre më parë i dhurohen fondit të bursave studentore në Kosovë, themelues i të cilit është pikërisht Rexhep Rifati. Ja ky është Bacë Rexhep Rifati Ynë që shndritë forcë e energji për gjithë ne. 

    Faleminderit Baca Rexhë! 
    Shëndet e suksese të reja!  

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, Rexhep Rifati

URIME 80 PRANVERA REXHEP RIFATI

May 28, 2022 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë       

Më 28 maj, një datë e mbarë që do shënohet gjeneratave bashkë me emrin e Rexhep Rifatit. Atë ditë në Komogllavën e vuajtjeve u dëgjua zëri i foshnjës i cili lumturoi prindërit për të nëntën herë në kullën shekullore. Sot mbushën 80 pranverat e tij me gjithë lulet e tyre dhe acarin e tyre.  

           Sot ai zë në ajrin e freskët të 28 majit, u rrit, u shtua fuqishëm në gjithë hapësirat ku frymojnë shqiptarët.  Ishte zëri i tij që nga pranvera e tij e parë, aspak e lehtë, por Rexha me zemrën e tij të madhe sfidoi pengesat, sfidoi kërcënimet dhe mori udhëtimin e tij në shërbim të njerëzores, në shërbim të kombit. 
          “Do ta pushkatojmë”,- thanë barbarët serb, kur falanga e tyre lexoi Rilindjen ku Rexha derdhi djersë e mund mbi gjysmë shekulli në shërbim të kombit.
            “Jo tha tjetri, ai qenka i çmendur, e shihini si qesh para pushkatimit,  do t’ia helmojmë gjashtë fëmijët e tij, ata na duhet t’i zhdukim, lëshojeni me dymbëdhjetë plagë për secilin nga dy, kurrë mos t’i harron”, -urdhëroi tjetri.  
          Rexha, ashtu i buzëqeshur e krenar, vazhdoi udhëtimin, me gjithë sfidat dhe rreziqet e tij duke na dhuruar të gjithëve shije nga pranverat e tij. Duke na dhuruar porosinë e cila jep energji edhe për nesër. Ai nuk gjen qetësi, shtrëngoi fortë kamerën e tij në kraharor, lapsin në xhep dhe mori udhën aty ku zemra pushon me gjithë artin shekullor: bukurive të trevave shqiptare. 
      “Mos pritni t’ju vijnë njerëzit e ngjarjet, por shkoni tek ata!”-  thënie nga përvoja jetësore e njeriut që jeton me shqetësimet e kombit, me kënaqësitë e tij. Ai jo rrallë shqetësohet, revoltohet me të metat e shoqërisë kur janë pengesë në udhëtimin e dëshiruar për të cilin Rexhep Rifati punoi tërë jetën e tij.   

        “Rexhep Rifati mund të quhet kujtesa ose enciklopedia e gjallë  (por tejet diskrete!) e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rrethanave që lidhen me të”, e tha miku ynë i madh Basil Schader. Zvicra u pasurua me emrin qytetarin e saj nga Kosova martire ashtu sikurse “Shqiptarët në Zvicër në 1001 pamje”, dhe më shumë. 

     Pesëdhjetë vjet udhëtim tokave arbëreshe, a nuk është kjo një histori e llojit të vet!  Në udhëtimet e tij u pasuruan emra të rinj nga fusha e gjuhësisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare nga Atdheu dhe mërgata.  Fati e deshi që të jem pjesë e tri udhëtimeve të fundit javore. Në qenien time ishte kjo hapje horizonti të ri në njohjen e një pjese të kombit, arbëreshët, për të cilët nuk dinim sa duhet.  Por mbi të gjitha mësova mbi përkushtimin e Rexhës ndaj arbëreshëve, dashurinë e tij vëllazërore e flakëruar në gjakun arbëror. Përkushtimin i tij e takuam gjithandej, kudo: në takime, muze, biblioteka, shkolla e institucione të shumta të cilat organizuan pritje vëllazërore për grupin tonë.  

         I mirënjohuri At Antonio Belushi e tha: “Ju i dashur vëlla Rexhep Rifati, jeni Apostull i Arbëreshëve me plotë kuptimin e fjalës.  Jeni pjesë e jona, e gjakut arbëresh” .  

      Udhëtimi ynë i fundit shënonte gjysmë shekulli të rrugëtimit të kamerës profesionale të Rexhep Rifatit dhe ishte simbolikë e veçantë, por  edhe obligim respekti ndaj një pune me vlera kombëtare.   Kudo që shkonim katundeve arbëreshe Rexhën e njihnin, edhe barinjtë e njihnin me të cilët ndalej të kuvendonte, të fotografonte peizazhe në fushat e gjëra arbëreshe.

      Por, Rexhep Rifati nuk ndalet deri në përfundimin e librit kushtuar arbëreshëve   me të cilët u mishërua në jetën tij gjysmë shekulli. Përmbylljen e projektit mbi arbëreshët, e arrin simbolikisht  për ditëlindjen e tij festive, sot kur doli ekzemplari i parë me titull ARBËRESHËT.  Kjo vepër e punuar me kujdes në foto e shkrim, në shqip e italisht, është thesar për arbëreshët, kombin dhe literaturën globale.
      Me fjalët dhe zemrat e shokëve nga ekipi YT:
      Urime Ditëlindja e 80-të!
      Urime ditëlindja e veprës suaj ARBËRESHËT!  

Filed Under: Reportazh Tagged With: Hazir Mehmeti, Rexhep Rifati

Në Kalabri, pikëtakime me personalitete të shquara arbëreshe

October 25, 2021 by s p

Rexhep Rifati/


Gjatë vizitës me ekipin e platformës “prointegra.ch” nga Zvicra, sidomos në Kalabri patëm rastin të takojmë personalitete të shquara nga bota e shkencës, artit dhe kulturës. Në Shën Sofia takuam profesorin e shquar dhe drejtuesin e Katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Kozencës, Prof. Francesco Altimarin, ndërsa në Ungër (Lungra), profesoreshën e Baletit Brunilda Lato e cila prej vitesh punon në dy shkolla në përgatitjen e balerinëve të ri. Po në këtë vendbanim të madh arbëresh, ku edhe ndodhet dioqeza e Kishës e ritit bizantin, takuam edhe këngëtarin e shquar Franccesco Maria Fraga, të quajtur edhe “Princi” , e cili na dhuroi edhe diskun e tij me këngë të lehta arbëreshe.
Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati
Gjatë këtyre takimeve mikes dhe artistes së mirënjohur Brunilda Lato, ish-primabalerinë në Ansamblit Shtetëror të Shqipërisë, që me të migruar në Itali themeloi Qendrën e Vallëzimit “Paganini” në Firmozë ( (Acquaformosa) e kam takuar edhe më parë edhe në Shqipëri e Itali me grupe arbëreshe, i dhurova edhe librin tim m bi shtegtimet në trojet shqiptare në shenjë falënderimi për kontributin e saj në afirmimin e kulturës arbëreshe e sidomos dhe ngritjes së talenteve të ri arbëresh deri në nivele kulmore të artit.Në këtë rrugëtim dje takuam edhe skulptorin e shquar preshevar, Hevzi Nuhiu, që prej afro dyzet vitesh jeton dhe krijon në Shën Mitër ( San Demetrio Corone) skulptura unikale që janë ekspozua dhe kanë bërë nujë edhe në qendrat më reprezentative jo vetëm brenda Italisë por edhe më gjerë.Për punën dhe veprimtarinë artistike të këtyre personaliteteve e shqiptare, por që jetojnë e krijojnë në ngulimet arbëreshe, por edhe rreth 20 katundeve që vizituam brenda javës, portali ynë prointegra do shkruaj ditëve dhe javëve që pasojnë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Rexhep Rifati

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku
  • Presidentja Osmani takon të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin
  • Lot të bardhë…
  • UDHËKRYQET E KOSOVËS…
  • Çfarë është deliri madhështisë?
  • Nevoja urgjente për lidership
  • NJË KËSHILL MBARËKOMBËTAR, PËR TË KOORDINUAR STRATEGJITË DHE MBROJTJEN E INTERESAVE TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN…
  • Woodrow Wilson: Do të bëhej një komb i harbuar…
  • Veprat bamirëse të Mehmet Ali Pashë Kavallës në vendlindjen e tij
  • “VATRA” DHE SHTETFORMIMI KOMBËTAR
  • Aktivitetet e Vatrës kanë gjurmë të fuqishme në historinë e re të Kosovës
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • STATEMENT BY AMBASSADOR JEFFREY M. HOVENIER September 24, 2023
  • Sulmi terrorist serb ndaj policisë së Kosovës, sulm ndaj sovranitetit të Kosovës
  • Kryeministri Kurti me anëtarë të kabinetit ndezën qirinj në nderim të heroit, Afrim Bunjaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT