• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

Ëndrra në Paris

June 21, 2022 by s p

Fatmir Terziu/

Treni u ngadalësua. Dhe kjo ndodhi papritmas, ndërsa trupi i tij i metaltë u tërhoq në la Gare de l’Est. Vagonat paliteshin dhe rrotat bluanin metal me dhëmbë derisa ai ndaloi. Ishte vonë. Do të më duhej të lëvizja shpejt për të kapur metronë e fundit pas atij takimi për në hotelin ku më priste ime shoqe. Nuk kisha energji. Isha i lodhur. Ndjehesha i ftohtë dhe i uritur, gjë që më bënte të mërzitur. Vura çantën time rreth gjoksit, kapa bagazhin tim dhe u nisa për në dalje. Ndërsa iu afrova derës, ndjeva ajrin e freskët të majit që vërshonte në hapësirë. E ngjesha më shumë trikon rreth meje ndërsa zbrita shkallët në kalatë, duke peshuar më shumë në dorën e djathtë.

Duke kërkuar për daljen më të afërt, u ktheva majtas, pa parë, dhe u përplasa me një vajzë. Trupat tanë u përplasën, koha u ngadalësua, ndërsa ne u ngjeshëm thuajse me njëri-tjetrin. Flokët e saj rrodhën në fytyrën time si një valë oqeani. Mund të nuhasja flokët e saj, aromën e saj, feminilitetin e saj. Ajo bërtiti e habitur, me zërin e saj plot rini dhe nubilitet. Bota u kthye në kohë reale dhe unë e pashë drithmazi atë. Sytë e mi u hapën gjerësisht nga frika dhe mosbesimi se një vajzë mund të ishte kaq e bukur. Më kujtohen sytë e saj, blu të mbinatyrshme, thuajse një blu safiri, sikur të shkëlqenin nga një fuqi mitike brenda atyre gropëzave të fryra. Lëkura e saj, e bardhë, qumështore, alabastri, sikur të ishte një statujë mitologjike e marrë hua nga Musée du Louvre, që kisha parë dy ditë më parë dhe që ishte vënë me metodat më të avancuara shkencore në jetë. Flokët e saj, të zinj, me shkëlqim, si puplat e korbit të vendlindjes sime.

Sytë na u mbyllën. Vështrimi i saj i deleguar me finesë më përshkoi tej e tej. U ndjeva i ekspozuar dhe në rrezik të dështoja me burrërinë time. Shikova poshtë si i zënë në faj të madh dhe kërkova falje. „Excusez-moi mademoiselle,“ – i thashë, duke vënë dorën time të djathtë në zemër dhe duke u përkulur pak, sikur t’i drejtohesha një mbretëreshe. Shikova përsëri lart. Sytë tanë pikëtakoheshin ende në atë pikë delikate të rrezatimit. Ajo më kishte peshuar tërë ndjesinë time, sa hap e mbyll sytë. Pastaj mori drejtqëndrimin e saj. Trupi i saj u relaksua. Më pas më preku krahun dhe më tha, “false-moi, je ne regardais pas où j’allais”, gjë që e ndjeva se ishte e pavërtetë.

Unë u largova mënjanë. Ajo kaloi nga ana tjetër. Ktheu kokën, më pa si të shikonte një të vdekur në sy. Më bëri një buzëqeshje të lehtë dhe u zhduk në rrjedhën e turmës që po dilte si lumë i tërbuar. Isha i hutuar dhe i tromaksur. Nuk kisha pasur kurrë një shkëmbim të tillë me një vajzë të atillë më parë. Nuk dija çfarë të bëja me të. Ishte mirë, keq apo diku në mes?

Turma ishte rralluar. Fillova të ecja drejt stacionit të metrosë, duke kërkuar për Port d’ Orleans, duke rritur ritmin para se të humbisja trenin e fundit të metrosë. Unë ndoqa tabelat dhe zbrita shkallët për në kalatë. Kishte pak veta dhe ishin thuajse disa grupe-grupe njerëzish në qejf të vetë, lart e poshtë në kalatë, që prisnin qetësisht. U mbështeta në një shtyllë të madhe betoni, tepër i lodhur për t’i kushtuar vëmendje mjedisit të atij stacioni të metrosë, duke pritur trenin, duke nuhatur ajrin e mbushur me shter nga motorët elektrikë. Mund të dëgjoja zhurmën e trenit që po afrohej. Në një çast ishte para meje, duke u ngadalësuar, duke u ndalur, dyert fërshëllyen dhe u hapën. Prita pak, që grupet e njerëzve të dehur e gjysmë të dehur të hipnin në tren. I lodhur dhe me auto-pilot, u përkula, mora bagazhin tim, hipa dhe u ula në një ndenjëse të palosshme pranë derës, duke e vendosur bagazhin midis këmbëve.

Treni u përshpejtua ngadalë, duke gumëzhitur, duke u lëkundur, mbrapa dhe mbrapa melodikisht. Ngrita sytë nga kurioziteti për të parë se kush ishte tjetër në trenin e fundit dhe e pashë atë, ulur në këndin e parë të stolit, përballë meje. I befasuar dhe i zënë në befasi, se do ta shihja më, hodha menjëherë i lëshova sytë poshtë, duke mos dashur të më kapnin atë, isha tashmë thjesht duke e parë me bisht të syve.

Nuk mund ta bluaja më shumë se sa e bukur ishte. E seleksionuar prej natyrës më të bukur, sikur të mos ishte një frymore prej nesh, disi jo njerëzore. Ajo po lexonte një Kindle, me iPod në veshët e saj. Fustani i saj ishte Parisienne, i zi në të errët të butë, ngjyra e vetme, bluja në sytë e saj dhe e kuqe gjaku në buzët e saj. Ajo nxirrte sensualitet, sofistikim dhe besim. Si mund të ishte kjo për një vajzë kaq të re, një vajzë në fillim të të 20-ave?

Ajo lexonte në heshtje, vetëm gishti i madh i lëvizte, gjithnjë kaq pak, teksa hapte përpara përmes Kindle-it të saj. Sytë e saj nuk u ngritën kurrë lart, as për të parë se kush hyri në vagon, e as kush doli nga vagoni, ndërsa treni ndalonte në stacionet e reja. Herë pas here shikoja lart për ta parë atë. Ajo ishte magjepsëse për mua, jo vetëm për shkak të bukurisë së saj, por edhe për shkak të elokuencës së saj. Nuk mund ta shpjegoja, nuk mund ta kuptoja. Pse isha kaq i tërhequr pas saj, si tenja në flakë?

Treni u fut në Île de la Cité, duke u ngadalësuar me shpejtësi, pasagjerët u balancuan në mënyrë që të mos rrëzoheshin. Dyert u hapën. Në cep të syve të mi, e pashë të ngrihej në këmbë dhe filloi të ecte në korridor drejt dyerve, thuajse drejt meje. Ngrita kokën ngadalë, sytë tanë u takuan sërrish, u mbyllën më pas. Aty koha ndaloi. Ajo buzëqeshi, me delikatesë, por mjaftueshëm që unë ta shoh. Sytë e saj, të butë, të urtë, ftues më vunë flakën nga brenda. Unë buzëqesha, një buzëqeshje e lehtë e tradhëtuar, sytë e mi duket se dëshironin të thoshin gjithçka, e që ajo donte të dëgjonte.

Ajo u kthye dhe doli nga treni. E shikova me gojë hapur nga habia. Tingëlloi klaksoni, dera filloi të mbyllej. Paniku u rrit brenda meje, pasi kisha frikë se nuk do ta shihja më. U ngrita nga vendi, u drejtova drejt derës, duke lënë gjithçka pas meje. Dyert u mbyllën me zhurmë, unë tërhoqa poshtë dorezën, ato ishin të kyçura. Treni filloi të lëvizë, unë nuk e pashë më atë. Ajo po ikte diku në thellësi. Ishte një pasnajë ftilluese. Sytë m’u mbyllën më shumë, ndërsa ashtu duke shtrënguar fort tavolinën e drunjtë m’u duk se yjet u larguan me shpejtësi në errësirën e natës. Ishte një e lehur qeni në katet përballë që bëri të kundërtën e asaj që isha duke parë. Pastaj u dëgjua një britmë e madhe. Një britmë therrëse. Sytë e tromaksuar u gjendën në shoqërinë e dritave parisiene dhe të lehjes papushim të qenit në apartamentin përballë.

Në apartamentin ku ai ishte banor i zakonshëm në krahët e një zonje të veshur me të gjumit, ndoshta kishte kohën të freskohej në atë orë të vonë të natës. Ose ndoshta …

„Ndoshta kafshët kanë një intuitë për rrezikun“. – po mundohesha ta kujtoja se ku e kisha lexuar.

„Burrat kanë ndjenja të brendshme“ – më tha ime shoqe, ndërsa përthithte meditimin tim dhe bashkë me mua u bë palë në shikimin rrezatues të Parisit.

„Nuk duhet të kisha dëgjuar ndjenjat e mia“ – i bëra vërejtje të heshtur vetes. Herën e parë që e pashë, e dija se ishte e rrezikshme. E ndjeja dhe më emocionoi. Ajo m’u duke se ishte një grabitqare, një tigreshë, një joshëse në gjueti, një femër e egër. Mjaft e egër. Thuajse krejt e paprekshme, aq sa që i shkatërronte burrat vetëm me atë shikimin në kalatë. Eh, e ndjeva… e ndjeva. Ajo do të më shkatërronte edhe mua. E pashë në sytë e saj. Dhe që herën e parë që e pashë m’u duk e atillë. Ajo po kalonte me të njohurat e saj, duke qeshur dhe duke lëvizur këmbë e duar papushim. Ajo ngriti sytë, më tërhoqi vështrimin dhe ndjesia ime u ngri papritmas. Një mijë ndjenja u shprehën sa hapa e mbylla sytë. Ajo më tha se isha tashmë pre e saj. Ajo më tha se do të vdisja. Ajo buzëqeshi duke më lëshuar shikimin e saj tipologjik. Bota ime u kthye në fokus me ashpërsinë e papritur të një shuplake në fytyrë.

Po djersitja. Kisha frikë. Isha i emocionuar teksa e pashë të zhdukej në turmë. Ishte hera e parë që e pashë. Si mund t’a harroja. Fundja kush më dëgjonte? Kujt po i interesonte ëndërra ime, ndërsa Parisi ishte bërë gati të rikthehej në lëvizjen e tij maramendëse të ditës së re. Në hotelin ku ishim ne ishte qetësi absolute…E gjitha dukej si në ëndërra. Teksa kisha folur me veten, ndoshta padashje kisha shkëputur me zë fjalën ëndërra. E në atë çast ime shoqe m’a ktheu menjëherë. Eh, nuk e sheh, kushedi se çfarë, ëndërra në Paris, thjesht për ti parë me çmimin parisien.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fatmir Terziu

VISAR ZHITI FITOI “LE GRAND PRIX DE POÉSIE” ÇMIMIN MË TË MADH TË AKADEMISË SË FESTIVALIT BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”

June 21, 2022 by s p

NË CRAIOVA, RUMANI

Poetit e shkrimtarit të madh shqiptar Visar Zhiti iu akordua Medalja “Mihai Eminescu” duke e shpallur laureatin “Antar Nderi të Akademisë”. Ky është një lajm i gëzuar për letërsinë shqipe, për kulturën shqiptare.

Filed Under: Politike Tagged With: Visar Zhiti

LIQENI I LUCIFERIT

June 21, 2022 by s p

Nga Muç Xhepa

– “Neroni” i ngrirë mes e poshtë në liqenin, që Luciferi krijoi me lot, pasi tradhtoi Zotin, rënkonte netëve me zë.

Skënder Tufa, mik i imi, azilant politik në Zvicër prej shumë vitesh, më tregon në mesinxher një ngjarje të cilën e kishte mësuar në burg, Gulagun shqiptar.

– “Pantera” merr në duar raportin, ulet në vendin, ku “Neroni” thurte palnet kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, ndez abazhurin dhe lexon e përqendruar. Lotët s’e lënë të shohë qartë. “Të jenë të ikur nga spitali psikiatrik, apo vuajnë nga deluzioni… iluzioni. Rrena, rrena!” thërret si e marrë. Dëshminë e kishin dhënë ushtarët e shërbimit dhe punonjësi që mirëmbante varrin. Të nesërmen, jo në orën e caktuar, sepse pas varrimit e kish bërë zakon të shkonte me buqetë lulesh dhe qirinj. Lutej që t’i faleshin krimet. Priti të bjerë muzgu. Ashtu, në fshehtësi, mori Sulon, besnikun e “Neronit” dhe u nis për te varri. Vendosi të dy duart në pllakën e ftohtë, uli ngadalë kokën duke prekur me veshin e majtë mermerin e lëmuar. U drodh e tëra. Në fillim dëgjoi zhurmë. Përplasje duarsh mbi një gjë të fortë. Pëllëmbësh, grushtesh. “Neroni” kërkonte të çlirohej nga diçka që e kishte mbërthyer. Pastaj zëri. I tij. I mbytur. “Ndihmë, ndihmë, jam brenda! Liqen gjaku! I ngrirë!”.

Pranverë. Njerëzia kanë filluar të shpresojnë për ditë më të mira. Ai që mbyti vendin në gjak ka shkuar të gjykohet. I ktheu këmbët nga dielli, thotë populli. Miku im Jorgji Santo, punojmë mësues në të njëjtën shkollë, më fton për kafe tek hotel “Skampa”. Është i shoqëruar me një mesoburrë. Ulemi te veranda në katin e dytë, që shikon nga “Rrapi i Bezistanit”. Jorgji porosit fërnet, miku i tij dhe unë pije freskuese.

– Arbeni është kushëriri im i parë. Është mjek.

Arben Santo me sy inteligjentë, hundë malësori e fytyrë të tërhequr buzëqesh.

– Më ka folur Jorgji për ju.

– Jemi miq të besës.

– Familje të vjetra elbasanase.

– S’mjafton të qenurit nga i njëjti qytet. Duhen prova. Dhe, ne i kemi dhënë.

Jorgji ka të drejtë, them me vete. Kemi folur hapur për gjendjen e rëndë ekonomike. Natyrë impulsive, varfëria ekstreme e nxënësve, e revoltonte aq, sa shpërthente me të shara të hidhura kundër “Neronit”.

– Arben na trego si ia bëre autopsinë… ekzaminimin për të zbuluar shkakun e vdekjes… Shtrirjen e sëmundjes.

Jorgji s’i përmend emrin kufomës.

– Si çdo të vdekuri tjetër.

Arbeni buzëqesh me sy.

– Raportin e autopsisë. Si ta besuan.

Jorgji më shkel syrin.

– Petrit Gaçja më rekomandoi. Vetë s’besonte… s’donte ta besonte se kishte vdekur…

Edhe Arbeni s’ia zë emrin.

– Përse, mund të ishte gjallë… vërtet.

Jorgji s’e mban të qeshurën.

– Jashtë ç’do dyshimi. Organet i ishin bërë blozë… duhej të kish mbaruar… ditë më parë.

Eh, ashtu bënë për Leninin, Stalinin… punë djajsh them me vete.

– Mënyra si po ma tregon, më ngjeth mishtë.

– Duro se ka edhe më.

Skënderi buzëqesh.

– “Ç’bëre moj Nënë Tereza”, i tha Papa shenjtores, kur u kthye ajo nga vizita në Shqipëri. “Vajte te varri i djallit. U lute t’i faleshin mëkatet”.

– Në fakt të tërëve na bëri shumë përshtypje sjellja e saj.

– Që prej asaj dite, “Neroni” ra në qetësi. Liqenin e Luciferit e shkrinë lutjet e Nënë Terezës.

Filed Under: Fejton Tagged With: Muc Xhepa

Akademik Shaban Sinani: “Moj e bukura More”: këngë ritual apo këngë atdhetare?

June 21, 2022 by s p

-Në kumtesën që prezantoi në Napoli në konferencën ndërkombëtare që u mbajt dje dhe sot më 20 dhe 21 qershor 2022 në Napoli me temë “Napoli, qendër historike me rëndësi kulturore për botën shqiptare dhe Arbërinë, me rastin e dyqindvjetorit të vdekjes së Engjëll Mashit”, akad Shaban Sinani argumenton se dëshira e studiuesve për ta atdhetarizuar përtej kumtit të brendshëm, ka çuar jo vetëm në ndryshimin e përkatësisë tipologjike, nga këngë rituale përshpirtjeje në himn për Shqipërinë, por dhe e ka banalizuar thelbin e këngës “Moj e bukura More”

#AShSh

#UniversitetiL‘OrientaleNapoli

#konferencandërkombëtare

#NapoliqendërhistorikemerëndësikulturorepërbotënshqiptaredheArbërinë

#220vjetoriivdekjessëEngjëllMashit

Moj e bukura More”: këngë ritual apo këngë atdhetare

Nga akad. Shaban Sinani

I.

Për këngën “Moj e bukura More” poetët dhe studiuesit arbëreshë kanë shkruar e dhënë mendime origjinale përgjatë dy shekujve. Ajo është kthyer në shenjë identiteti e mbijetese të arbëreshëve.

Kjo këngë, siç na ka dëshmuar Matteo Mandalà, gjendej e kopjuar edhe në Chodice Chiutino (1708), ndërsa D. Camarda e botoi në librin Appendice al saggio di grammatologia comparata sulla lingua Albanese.

Megjithëse me vetëm shtatë vargje, kjo këngë prej shumë dekadash deri sot gjendet midis dy leximeve: njëri atdhetar e tjetri ritual-fetar.

De Rada, në shenjimin për lexuesin italian të Rapsodive të tij, duke u pajtuar me mendimin e Vincenzo Dorsës, pohon se këtë këngë … in Sicilia, gli albanesi di Palazzo Adriano, cantavanli sul loro monte detto “Delle Rose”; quelli del Mezzojuso sul monte sovrastante; quelli del Contessa e della Piana su i monti rispettivi, S. Maria del Bosco e Pizzutta. In Calabria fanno parte de’ Canti di Russalle o feste patrie antiche, celebrate ne’ giorno di Pasqua.

“Moj e bukura More” ishte një këngë që kishte të kremten e vet, që këndohej për të shoqëruar ritin e mbledhjes së trëndafilave në ditën e rosalia diem, për të nderuar varret e të parëve, të cilët nuk kishin një shenjë diku në viset arbëreshe, por në përfytyrim lidheshin me një vend që quhej More. Qysh prej Dorsës, deri te Candreva, “Moj e bukura More” është kënga që përkujton vendin dove sono sepolti il padre, la madre e il fratello.

Për shekuj me radhë ajo ka shoqëruar ritin e përshpirtjes në varret imagjinare të një prius parenstë fisit, për të cilët dihej se ishin në More. Këtë çështje e ka sqaruar tashmë studiuesi Francesco Altimari.

Për rolin që kanë pasur malet dhe lartësitë në botën arbëreshe në ritualin e rushajave, një e kremte tipike përshpirtjeje, na dëshmon dhe vëllimi poetik i Francesco Crispi-t – Glaviano-s, me titull Mbi malin e truntafilevet (Sul Monte delle Rose) botuar pas vdekjes. Moreja në këtë këngë kujtohet jo si ars patria i arbëreshëve, por si vendi ku duhej të përmbarohej riti i stolisjes së varreve të të moçmëve.

Moreja me Arbërinë nuk janë në të njëjtat raporte si Itaka me Greqinë në poemat antike. Zhvendosja e sforcuar tematologjike prej rrafshit ritual tek ai atdhetar ka bërë që kjo këngë të humbë thuajse gjithë strofën e dytë dhe në mënyrë të rregullt vargun e fundmë:

Mori e bukura Morē

çë t’lē, më se t’ pē!

Atje kam u zonjën mëm,

atje kam u tim’ vellā,

atje kam u zōn tat

të mbuluar nën dhē.

O e bukura Morē

çë t’lē më së t’pē!

II.

Disiplinimi i leximeve, një dukuri që preku për shumë kohë gjithë letërsinë shqipe, duke përfshirë dhe atë gojore, pati çuar deri në ndryshimin e tipologjisë së llojit e nënllojit, jo vetëm në këtë rast.

Kjo këngë gjerësisht u trajtua si një këntik mirëfilli atdhetar. Një arsye mund të ketë qenë ateizmi, që nuk pajtohej me shumë rituale të jetës e të vdekjes. Por arsyeja kryesore ishte se në këto studime përmbajtja atdhetare ishte në krye të hierarkisë dhe ia kalonte çdo përmbajtjeje tjetër. Ky këntik i shkurtër arbëresh u çlirua lehtësisht prej vargut të fundmë: të mbuluar nën dhē, gjithë mbuljuar ndenë dhé, që shpreh thelbin e saj, si këngë kujtimi për të parët e qëmoçëm, varret e të cilëve kanë mbetur larg dhe vajzave arbëreshe nuk u mbetej gjë tjetër veçse lulet e mbledhura t’i mbanin në duar dhe ritin e vjetër ta përmbushin vetëm në mënyrë simbolike.

Moreja i ka shqetësuar studiuesit me një lloj vetëdije mbiatdhetare edhe për shkak të topos-it grek si kujtimi më i përveçëm i arbëreshëve, duke e kuptuar si një emërtim zëvendësues për Arbërinë, si metonimi e saj. Përpjekja për ta lexuar këtë këngë në mënyrë hiperatdhetare nuk ka kursyer edhe emërtimet e përveçme. Në një botim të viteve 1980 në një tribunë dygjuhëshe shqip dhe anglisht që botohej në San Francisco të SHBA, Moreja u zëvendësua edhe gjuhësisht me Madhé, si një formë fonetikisht e shmangur prej Mamadhe, Mëmëdhe (në anglisht përkthehet Motherland).

Në këtë variant Moreja nuk është atdhe i nënkuptuar, por atdheu vetë. Për të përjashtuar çdo interpretim, që mund të lejonte të kuptohej se teksti ishte i përshtatur, botuesi shenjon se prej gjyshes kishte dëgjuar se kënga ishte kënduar nga emigrantët shqiptarë të shekullit të fundmë, ndër të cilët ishte dhe Gjoni.

Teksti shqip Teksti anglisht

Vitet e fundme janë bërë përpjekje për ta rindërtuar këngën “Moj e bukura More” si një trashëgimi gojore jo e arbëreshëve, por e arvanitëve dhe drejtpërsëdrejti si këngë patriotike që këndohet në nderim të Arbërisë, dheut të të parëve.

Kjo poemë, e kthyer në këngë, nuk u përket krijimeve të poezisë gojore të arbëreshëve, por atyre të arvanitasve, thuhet në hyrjen e Antologjisë së poezisë arvanitase, ku ajo është përfshirë si poemë.

Si çdo herë,kur në urdhërin e studiuesve të vërtetë hyjnë me zotësi vullnetarët e shkencës, jo vetëm teksti, jo vetëm gjeneza e tij, jo vetëm autorësia e kronologjia, por edhe çdo gjë tjetër, mund të ndryshohet.

Kështu, në këtë parathënie, shenjohet se poema lindi në vitin 1534, kohë kur rreth 20.000 mijë arvanitas me në krye kapitenin Andrea Doria largohen nga Korona e Moresë në drejtim të Italisë së Jugut. Dhe pikërisht largimit të kësaj mase të madhe të popullsisë arvanitase nga trojet dhe shtëpitë e tyre u kushtohet poema “O e bukura More”, që u kthye në himn për të gjithë popullin arbër:

Petkat e të mirat tona

Na i lamë te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërinë kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lamë te Korona

Papën na kemi me ne

Petkat e të mirat tona

Na i lamë te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thellë të plast’, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq këtë Arbëri!

Malet tanë me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Oj e bukura More!

Thellë të plast’, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq këtë Arbëri!

Ndallandishe e lerë e lerë

Kur të vish ti njatër hjerë

Vjen të vish ti te Korona

Dherat të huaj hare s’kanë

Se s’mbëllin printët tanë

Prindë, luftuat me thik më dorë

Ndërpër shi e ndëpër bore

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Luajtim valle nd’atë More

Shtumë kangjele ndë ato hje Klishtë

tona të bukura

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen turku, turku i zi

E tërpron klishë e shpi

E s’gjën më shpit’ e tona!

Më së gjën trima hajdhjar’

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjithë anitë

E dherat tanë iktin ka sitë

Burrat gjithë me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!

Nën trysni të tilla, kanë ndodhur ndryshime kategoriale, prej nderimit për të parët tek malli e dashuria për atdheun, prej lirikës rituale tek poezia atdhetare. Edhe në poezinë bashkëkohore arbëreshe “e bukura More” zhvendoset nga atje dhe dikur në këtu dhe sot:

E bukura More e sprasme është këtu ku jam.

Këtu kam û zotin tatë, këtu kam û zonjën mëmë

Këtu kam edhe tim vëlla, gjithë mbuluar në këtë dhé.

Moreja nuk është një emërtim zëvendësues për Arbërinë, metonimi e saj, pavarësisht se Moreja ishte land i arvanitëve qysh në shekullin XIII. Kjo këngë nuk ka lidhje me ndonjë vetëdije atdhetare për vendlindjen e humbur, por me kultin e varreve të të parëve.

Dëshira e studiuesve për ta atdhetarizuar përtej kumtit të brendshëm, ka çuar jo vetëm në ndryshimin e përkatësisë tipologjike,nga këngë rituale përshpirtjeje në himn për Shqipërinë, por dhe e ka banalizuar thelbin e saj.

www.akad.gov.al

Filed Under: Kulture Tagged With: Shaban Sinani

A CHARITY CONCERT TO HELP CHILDREN IN ALBANIA

June 21, 2022 by s p

Ana Naqe, the famous and talented Albanian-Belgian soprano gave this exclusive interview for “Dielli” newspaper, Organ of the Pan-Albanian Federation of America VATRA, New York. Ana Naqe was interviewed by the editor of ‟Dielli” newspaper, Sokol Paja.

CHARITY CONCERT DEVELOPED IN BELGIUM AS A HELP FOR CHILDREN IN ALBANIA

This is a charity concert. The idea behind it started during covid period. Iliriana Gjoni approached me and asked if I wanted to participate in a charity concert to help kids in Albania for school supplies. We met in Brussels and Iliriana together with Eugene Gjoni talked about the idea that we should do something for our country. When covid came even more, the kids at home could not follow lessons online. That’s why came the idea to make a concert that would promote Albanian artists and will help kids with their education. For this series of events, there are 2 main targets, promotion of Albanian artists and help the education of the kids. We did it all together united. Iliriana, Eugene, Aulon Naci the composer who selected the artists, as well as brought his own compositions, Ledja Canaj, Radio Jehona in Bruksel, Maison Culturelle Belgo  Albanaise, Sakip Skepi etj.

NEW ACTIVITIES AS AN OPPORTUNITY TO DISCOVER AND SUPPORT TALENTS

We started with classic music concerts but it’s not only that. In the coming months and years, we will try to organize more events, with different artists, from different artistic worlds, such as actors, painters, sculptors, singers, producers and many more. All of the arts possible as the Albania has a lot to show, way more from what is promoted right now.

ALBANIA IN SUPPORT OF TALENTS AND THE NEED FOR ABSOLUTE ATTENTION TO THE YOUNGER GENERATION

 Personally I wouldn’t say a lot. I believe there is a lot to be done and there are a lot of great artists that should be helped and promoted. It is indeed very important that in the coming days, the state should really help the artists and especially the young generation by giving them the opportunities that they need, to create and to do what they know better, make art.

ARTISTIC MESSAGE OF THE CHARITY CONCERT

 Art unites, creates and helps the one in need!

EVENTS THAT HAVE TAKEN PLACE IN BELGIUM AND CONCERTS FOR CHILD SUPPORT

For local kids, I do and did see many events. For kids in Antwerpen I participated in Koca events in 2018-2019 and raised myself quite some money by offering a few solo concerts. For Albania earthquake as well in 2019 we raised 22.000 euro and helped a few families and children. There are many poor kids in Albania and Kosovo who need help and that’s why, these sorts of events are needed!

ANA NAQE, THE FAMOUS AND TALENTED ALBANIAN-BELGIAN SOPRANO

Ana Naqe, Albanian-Belgian soprano began by studying the violin at a very young age and studied at the University of Tirana (Albania). She then studied singing at the Royal Conservatory of Amsterdam (International Masterclass for two years of “Lied” in German and French), at the Superior Conservatory of Music of Granada (XXII Jornadas Internacionales de Interpretación Musical), she obtained a Master in violin and singing at the Royal Superior Conservatory of Brussels and Louvain, Belgium.

She has performed on the stages of theaters and operas around the world such as: the Opéra Royal de la Monnaie – De Munt (Brussels), the Grand Théâtre du Luxembourg, the Teatro Solis in Montevideo, the Flemish Opera in Antwerp and Ghent, the Royal Opera of Wallonia-Liège, the Flemish Royal Theater (KVS) in Brussels, the Théâtre du Châtelet in Paris but also Operadagen Rotterdam, International Festival Belluard Bollwerk Lausanne in Switzerland, Concert Hall Amsterdam, Belgian National Orchestra, Brussels Philharmonic Orchestra, Beaux-Arts in Brussels, Festival de la Chaise-Dieu in France, Concertgebouw in Bruges, ‘t Kuipke in Ghent, Orchester La Passione, LOD, Transparant, Ensemble Spectra, Ensemble Haftcraft.

Very eclectic artist and excellent musician and actress, she is as comfortable in opera and operetta, as in the repertoire of oratorio, religious music and contemporary music.

Last season, Ana took over the role of Dulcinea/Aldonza in L’homme de la Mancha (Wasserman, Leigh, Darion) at the Théâtre du Châtelet.

 She plays the title role in Lucia di Lammermoor (Donizetti) in the play “Bovary”, written by Michael De Cock and directed by Carmen Portacelli (artistic director of the Teatro Nacional de Catalunya), based on the novel by Gustave Flaubert. She is accompanied by the Symphonique Orchestra of Théâtre de la Monnaie, conducted by Ouri Bronchti and on tour in Belgium in 2022 and Spain, Madrid, Barcelona and France – Reims in 2023.

During the covid crisis, the filmmaker Jaco Van Dormael (Toto the hero, the eighth day, The brand new testament) produced a filmed version of the play and Ana performed several plays in it (broadcast by Belgian national television) who also won awards at Film Festival Oostende in Belgium and International Film Festival in Milan in 2022.

This season she will perform “Demeter Calling”, a contemporary play by Sanja Mitrovic programmed by the Flemish National Theater (KVS), the premiere of which will then tour through Belgium and Europe.

In 2024 she will perform in “Hannibal” Contemporary opera at the Opera Vlaanderen in Antwerpen and Ghent in Belgium.

In 2025 Ana will perform the leading role Emma Bovary in the opera Bovary at Théâtre Royal de la Monnaie in Brussels .

Ana will sing in 9 performances for 70.000 people with a new composition by Kevin Houben ,conducted by Kevin Houben with a symphonic orchestra in July 2022 for Tomorrowland in Belgium.

Recently, Ana was hailed by critics for her dramatic role as Klara Friis, lead role in the opera “We the drowned” “We, the drowned”, text by Carsten Jensen, music by Peter Spaepen, at the Oerol Festival in the Netherlands. Bas and at the Marstal Festival in Denmark.

In 2018-2019-2020-2021, she performed the role of Dulcinea/Aldonza in L’homme de la Mancha (Wasserman, Leigh, Darion) under the direction of Michael De Cock / Junior Mthombeni and Bassem Akiki, a KVS and Opéra Royal co-production by La Monnaie in Brussels followed by a tour of Belgium. The production is repeated at the Espanol Theater in Madrid and at the Fidae Festival of the Solis Theater in Montevideo (Uruguay).

On the occasion of the dance performance Tabula Rasa by Isabelle Beernaert, Ana also performs several times at the Carré Theater in Amsterdam with the Orchester La Passione under the direction of Kevin Houben.

She sang with the Haftcraft ensemble in Estonia at the Glasperlenspiel Festival in Tartu and in China in several opera houses as well as at the Beaux-Arts in Brussels and toured in Belgium.

2022

Filed Under: Opinion Tagged With: ana naqe, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT