• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

Gjykimi i njeriut mbi baze te perkatesive te tij kolektive joindividuale

June 7, 2022 by s p

Ergys Mertiri/

Nje nga argumentet me te shpeshte dhe me idiote mbi vlerat e presidentit te ri eshte, ai qe lidhet me profesionin e tij. Sipas shume komentuesve ne media, qofshin politikane apo gazetare, eshte gje e mire qe presidenti vjen nga rradhet e ushtarise sepse ushtaraket jane te prirur te jene patriote dhe te perkushtuar ne permbushjen e detyres.

Nese e marrim per baze kete lloj antropologjie popullore mbi profesionin e ushtarakut, mund ta zgjerojme tipizimin edhe me cilesi te tjera te ushtarakut. Mund te themi psh. qe ushtaraku priret te kete mungese te individualitetit, prirje per te qene i nenshtruar, per te mos menduar perballe urdherit, per te qene i rrepte dhe i pandjeshem, etj.

Kjo prirje kultivohet nga vete jeta ne ushtri, si psh. te jetuarit me uniforme, nenshtrimi ndaj hierarkise, disiplina e rrepte ushtarake, formalizimi i marredhenies ne zinxhirin e komandes dhe te sjelljes ceremoniale, sic jane psh. rreshtoret: Togaaa rreshtohu! Gatiii tu! Paraaaa marrsh! Nje dy, nje dy, nje dy!

Te gjitha keto priren te kultivojne sjellje te formalizuara, refleksive, te cilat dobesojne racionalitetin, individualitetin, butesine, tolerancen, deshiren per liri etj. Pervec kesaj, ka te dhena plot mbi problemet shoqerore ne jeten ushtarake neper reparte sic jane: dhuna, bulizmi, crregullimet psikike etj.

Po te nisemi nga profesioni, ndoshta bilanci midis avantazheve dhe disavantazheve te ushtarakut mund te mos na dilte mire, dhe kete mund ta themi per cdo profesion.

Nuk ka argument me pa kuptim sesa gjykimi i njeriut mbi baze te perkatesive te tij kolektive joindividuale. Si ne cdo perkatesi te tille, edhe ne cdo profesion, ka njerez te mire ka dhe te keqinj, ka te afte ka dhe te paafte, ka te ndershem ka dhe te pandershem, ka te zgjuar dhe te trashe, ka me karakter dhe pa karakter. Te jesh ushtarak, nuk ka asnje perparesi per rolin e Presidentit nga te qenit mesues, mjek, inxinier, jurist, diplomat, etj.

Te folurit me klishe banale te tilla eshte jo vetem pasoje e mungeses se argumentit, por edhe nje menyre per te perjashtuar arsyen nga bindjet.

Filed Under: Fejton Tagged With: Ergys Mertiri

Piluri, çatia e botës për 3 ditë

June 7, 2022 by s p

Edi Lesi/

Sot Piluri është gdhirë si gjithë fshatrat e Labërisë, me ato pak frymë që enden e ato romuze që lëshohen në tavolinat e lodhura, teksa të njëjtët burra surbin kafen e hedhin në shpirt ndonjë teke raki, në të vetmin bar-restorant. Këtij grumbulli shtëpish ku jetojnë një grusht të moshuarish, i dhemb më shumë harresa ngjeshur fort gurëve e shpateve, duke qënë se për 3 ditë e 3 net, aty buluroi kënga e vallja, festa e dafrunga, dhe populli qe 10 herë më i shumtë.

Entuziasti Aleksandër Çipa, organizator i këtij eventi, shkon e vjen kudo qosheve të atij sheshi, dhe mirëpret vizitorët. Prej tij jemi ftuar.

Piluri ka vulën e rëndë të të atit, poetit të njohur, lirikut të madh, Lefer Çipa, një foto e të cilit qëndron në ballë të skenës së ngritur për këtë festival. Bejke e Bardhë, ka emrin edhe lokali.

Edhe të rinjtë, edhe ata që nuk kanë mantelin e profesionistëve, ja nisin aty për aty një kënge. Klodi, një 30 vjeçar, qendron majë zjarrit ku po piqet një qingj e po bëhen gjithnjë e më kafe pirgje me kukurec. Ja merr prore, e shtruar një polifonie. Nuk pretendon të jetë bart, as nuk i ka qef stërhollimet llogjike të jetës. Ja jep nga pak shishes së rakisë, dhe përtej se mes tymit e thëngjinjve të fortë të drurit që kërcasin në zgarë, shpall se aty në qelën e tij është me freskët. Jeton poshtë në Himarë, po vjen këtu këto ditë për të ndihmuar.

Shumë vetë presin të hanë prej duarve të tij.

Një natë më parë ka qënë grupi Shota i Kosovës. E kemi humbur atë ngjarje, po të gjithë që ishin, thonë se qe mbresëlënëse.

Nuk janë parë asnjëherë kaq shumë makina që gjarpërojnë e nxijnë prej Potamit e deri këtu lart.

Ngjitja është e vështirë, dhe vetëm gjysma e rrugës e shtruar mirë. Kur vjen për herë të parë një si atmosferë epike të mbulon, duke të ushqyer një ide jo realiste, sikur po shkon në një vendstrehim perendish e legjendash.

Nuk e përmirëson këtë dehje, edhe nëse nga opeli që rrapëllin rregullisht, del papritur një motiv nga Scorpions, “When you came in to my life”.

Ajo tabela e madhe që thotë; “Mirësevini në Pilur”, është pak marketing joshës. Pasiqë, në të vërtetë do dhe një copë udhë të mirë prej aty për të sosur në sheshin kryesor, ndoshta e vetmja sipërfaqe kaq e madhe e rrafshët mes atyre kreshtave të ashpra.

Grupe me veshjet dalluese po mbërrijnë nga çdo zonë e Labërisë. Specialistët thonë se secili fshat ka polifoninë e isot e tij unike. Me ngjyrime tipike. Prej Tepelenës e çdo ane aty, fqinje me Pilurin.

Për Lefter Çipën vijnë dhe miq të largët. Nga Suhareka, e nga Rrafshi i Dukagjinit. Po ashtu, dinjitarë të lartë e deputetë.

Një gazetare e Radio Tiranës, ngjeshur mban një kapele të hijshme, dhe rravgon me mikrofron papra. Ky nuk është një zhvillim për televizionet moderne të showbizit e lajmit të fundit.

Na pat thënë Kiço, në hotelin e të cilit jemi akomoduar në Himarë, që të kërkojmë aty lart, djathë dhie. Më i miri në botë, sipas tij. Nuk e ka aspak keq.

Kiço rreth të 60-tave, i thinjur por me flokë të bollshëm, ka krijuar një shenjë të tijën, duke i lidhur mbrapa, si për të kumtuar se merret me diçka në jetë, ka një pasion. Dhe ja ku e thotë, është peshkatar, po jo si të zakonshmit. E kap gjahun me fuzhnje, duke u zhytur thellë.

Eshtë dhe ai nga Piluri, po ka zbritur me kohë në Himarën që këto ditë zien nga turistët.

Jemi rraseplasur tanimë në qendër të fshatit, ku nuk gjen shumë hapësira boshe. Nëpër kënde ku ka ndonjë hije, rakia nuk ndalon. Mjegulla e kripur e mishit të pjekur të rri në flegra. Karrige janë vendosur kudo ku mbërrijnë degët e rrapit të madh 200 vjeçar. Duhet të jetë më shumë se 35 gradë këtu lart, me gurin e pllakat që emëtojnë dhe ato zjarrmi.

Po skena nuk ngelet në asnjë moment bosh. Vijnë grupet, ja lëshojnë polifonisë. Recitohen poezi e lirika, shumica patriotike.

Kryeplaku Dritan Bala na thotë se 50 shpi janë të hapura. Në verë bëhen 200 a 300 banorë, pasi fëmijet kthehen, e qendrojnë ato dy muaj.

Drejtori i këtij festivali është Kristo Çipa. Në adresimin zyrtar, nuk harron të falenderojë pjesmarrësit, e njohësit e foklorit, që sipas tij, në këtë edicion të tretë kanë qënë mbi 300.

Tre fituesit kryesore u shpallën; çmimi i parë, Lefter Çipa, grupi i Bolenës. Çmimi i dytë, Maliq Lila, grupi i Fushëbardhës. Çmimi i tretë, Feti Brahimi, grupi i Vajzës. Dhe çmimi special, Haxhi Dalipi, grupi i Romësit.

Kuptohet se, pos ekspertëve, vizitorët qenë edhe më të shumtë. Ka jo pak të huaj që shkrepin celularët dhe fiksojnë me video këto këngë me disa zëra e disa role të përcaktuara strikt, një soj, që me siguri e dëgjojnë për herë të parë.

Zbritja është një muzike më vete. Gjiri poshtë i Himarës së bukur, sikur të hapet para krahëve e të sjell tinguj tundues. Atje në ato ujëra do të kridhemi. Në darkë, na pret Kiço, që thotë se ka rakinë e uzon më të mirë në botë.

Filed Under: ESSE

“Rojet e standartit”

June 7, 2022 by s p

Gezim Basha/

Jeta jonë kulturore, agresive dhe pa elegancë, permes dikursit arrogant te “rojeve te standartit,” përpiqet të malcojë një plagë për të cilën nuk ka balsam ideologjik.

Famekeqi Kongres i Drejtshkrimit mbetet nder aktet me te renda e më kriminale te elites sunduese komuniste, produkt tipik i kohes kur valonte huri dhe flitej gjuha e drurit, me bazë fiziologjike trurin e kalcifikuar të Enver Hoxhës.

Gati 50 vjet më vonë, nuk ka motiv politik qe mund ta perligje prishjen me dekret te nje habitati gjuhesor brenda te cilit u krijua pjesa me e madhe e letersise shqipe; nuk ka justifikim filologjik per sulmin e orkestruar ndaj Gegnishtes, e cila ne vitin 1973 autoret e saj te medhenj i kishte ose ne varr ose ne mergim politik.

Per t’ju kujtuar çfare kemi humbur, po e mbyll me strofat përmbyllse te poemes Andra e Jetes nga Dom Ndre Mjeda, hare gjuhesore qe me trukun e shpejte poetik perhere me kujton ‘The Joy of Exclusion’ tek Parajsa e Humbur e Miltonit.

***

E kandshme asht hana

kur del me zana,

e n’tokë me dritë përndaret,

Hyjzit që shndrisin

e që shetisin

n’për qiell, jan’ t’bukur faret.

Kur del agimi

e rruzullimi

me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet

e përmbi kashta

shndritë pika-lashta,

zemra për mall gazmohet.

Asht i madh shendi,

kur ndihet shpendi

ndër pyje tue pingrue;

e knaqshme a ‘j lule

kur iu përkule,

o fllad i leht’, me e l’mue.

Por s’i giet qielli,

nuk i giet prilli

as fllad që shetitë lulet

e me erna veshet,

foshnjës që i qeshet

nanës, kur mbi ‘të përkulet.

Filed Under: Kulture Tagged With: GEZIM BASHA

Harry Bajraktari, një shembull i suksesit shqiptar në Botë

June 7, 2022 by s p

Ramush Haradinaj

Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari, qëndroi gjithmonë afër Atdheut, dhe mbeti shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Falë njerëzve si Harry, e drejta e Kosovës dëgjohet, promovohet dhe mbrohet në mënyrën më të mirë. Me këtë rast, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare.

Gjithmonë kënaqësi takimi me të, si sonte, që folëm për situatën politike në vend, bashkëpunimin me ShBA dhe proceset e rëndësishme integruese të Kosovës drejt NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare.

Filed Under: Politike

Dy të vërtetat e “Ballkanit të hapur”

June 7, 2022 by s p

Shaban Murati/

Kortezia profesionale më detyron të falenderoj ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov për dy të vërteta mbi nismën e “Ballkanit të hapur”, të cilat i pohoi publikisht në konferencën e tij të shtypit në 6 qershor 2020, dy të vërteta që Tirana, Beogradi dhe Shkupi ia fshehin publikut.

E vërteta e parë është se nisma “Ballkan i hapur” është projekt i presidentit serb Vuçiç. “Inisiator i projektit ekonomik rajonal “Ballkan i hapur” është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç”-deklaroi Lavrovi në konferencën e shtypit.

E vërteta e dytë është se Rusia e ka mbështetur dhe e mbështet nismën e presidentit serb “Ballkan i hapur”. “Ne shprehim përkrahje për inisiativën e Beogradit “Ballkan i hapur”-deklaroi Lavrovi në konferencën e shtypit.

Janë dy të vërteta të thjeshta, që marrin rëndësinë pse ai që i pohon është ministri i jashtëm i Rusisë, protektorja kryesore e Serbisë dhe aleati i saj i vetëm strategjik. Janë dy të vërteta, që marrin rëndësi se i pohoi Lavrovi dhe sepse krerët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, që i janë bashkuar projektit serb, ia fshehin opinionit të tyre. As presidenti i Serbisë, as kryeministri i Shqipërisë dhe as kryeministri i Maqedonisë së Veriut, të cilët mblidhen në dasmën serbe të 7 qershorit në Ohër, nuk guxuan të përgënjeshtrojnë dy të vërtetat, që pohoi ministri i jashtëm rus.

Ndjehem i detyruar ta falenderoj Lavrovin, sepse kam tre vjet që u shpjegoj zyrave diplomatike dhe qeveritare në Tiranë dhe opinionit publik të vendit tim se “Ballkani i hapur” është projekt i presidentit Vuçiç për integrimin serb të Ballkanit Perëndimor. Kam tre vjet që u shpjegoj se prapa nismës serbe qendron fuqimisht Rusia, e cila e planifikon “Ballkanin e hapur” si kundërvënie ndaj integrimit europian dhe atlantik. “NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të Ballkanit të mbyllur”,- deklaroi Lavrovi. Në interpretimin gjeopolitik rus integrimi euroatlantik quhet “Ballkan i mbyllur”. Tani Serbia shpiku “Ballkanin e hapur” për t’ia hapur Ballkanin Rusisë. Pak ditë pas samitit themelues të nismës së “Ballkanit të hapur” kam botuar në 25.12 2019 në gazetën “Dita” analizën me titull “Projekti serb-një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan”. (Shih “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, fq. 185). Për vetë projektin e presidentit serb kam tërhequr vëmendjen qysh kur ai ishte në embrion, me analizën “Jugosllavia ante portas”, botuar në 10.4.2017. (Shif “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, fq.214).

Lavrovi ishte tepër i pezmatuar që nuk e lanë të jetë në 7 qershor në Beograd dhe t’i jepte udhëzimet e duhura presidentit serb për samitin e “Ballkanit të hapur”. Por nuk duhet të mërzitet aq shumë, sepse hija e tij do të jetë e pranishme në samit dhe do të përfaqësohet nga tre myteberët e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilëve iu duket sikur kulmi i kozmopolitizmit në kohën e sotme është integrimi serb.

Filed Under: ESSE Tagged With: Shaban Murati

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT