• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2022

Nderim Atit Të Shenjtë

July 30, 2022 by s p

Nga Eugjen Merlika/

Ditët e para të prillit 2005 pllakosën botën e globalizuar në të gjithë larmitë e saj politike, kulturore, fetare e ideologjike, në gjithë ndryshueshmërinë e popujve, të racave, të mirëqënies, të nënzhvillimit, me një lajm që, në sajë të televizionit, nga Roma u përcoll deri në skajet më të largëta në pak sekonda: Papa është sëmurë rëndë. Orë të gjata ankthi për shumicën e njerëzve, linja telefoni të mbingarkuara me Vatikanin, nëpërmjet të cilave kryetarë shtetesh e qeverish e personalitete të ndryshme informohen vazhdimisht mbi ecurinë e sëmundjes, kisha të mbushura me besimtarë që luten, rradhë të gjata qytetarësh të Romës e pelegrinësh nga Vende të ndryshme që ecin në rrugën e Pajtimit për në Sheshin e Shën Pjetrit.

Në paraditën e 2 prillit zëdhënësi i Vatikanit, Joakin Navarro Vals, i komunikon shtypit botëror fjalët e fundit të Papës. Është mesazhi i Tij i fundit dhe i drejtohet të rinjve të cilëve, pesë vite më parë në Tor Vergata, i u kishte besuar misionin më të lartë e më të vështirë: “Ju takon juve të ndryshoni botën!”. Fjalët e fundit, të nxjerra me ndërprerje e me shumë vështirësi, janë këto: “Un dhe u thirra, ju erdhët un u falënderoj.” Ka një kuptim të thellë në këtë frazë. Ati i Shenjtë, që tashmë e ka mbaruar misionin e tij të jetës tokësore e pregatitet të marrë gjykimin për veprën e jetës së tij atje lart tek Krijuesi i Gjithësisë, projekton në t’ardhmen hijen e atij misioni, vazhdimësinë e tij, e përciell atë tek brezi i nipave, tek ata që do t’i japin formën shekullit të ri. Është sendërtimi i thelbit të veprës së Tij, për më shumë se një të katërt qindvjeti në drejtimin e Kishës së Romës, synimi më i lartë që njeriu Vojtila i kish vënë vetes që në rininë e Tij: të luftonte me të gjitha forcat për të ndryshuar botën në ato pjesë ku ajo është ndërtuar keq. Në kllapinë e çasteve të fundit të jetës ndoshta i shfaqet misioni i pakryer plotësisht e kërkon që, deri në frymën e fundit, të  porosisë vazhdimin e tij.  

Asnjëherë në historinë e njerëzimit jeta e një njeriu dhe vdekja e tij kanë qënë objekt i interesit të kaq shumë njerëzve. Pjesëmarrja shpirtërore e popujve të ndryshëm të botës së krishterë e jo, në dramën e dhimbëshme të aktit të fundit të jetës tokësore të Papës Vojtila, është një dukuri e pashembullt. Ajo tregoi forcën cilësore të karakterit të personazhit, ndjeshmërinë e hollë ndaj problemeve madhore të njerëzve, kushtimin deri në vetmohim për zgjidhjen e tyre, koherencën në respektimin e parimeve të Ungjillit, ngulmimin e pafund në përballimin e betejave për lirinë e paqen. Ai nuk ka fuqi ushtarake apo ekonomike. (Dikur Stalini pyeste: “Sa divizione ka Papa?”). Fuqia e Tij është morale, shpirtërore. Ajo buron nga zbatimi i mësimeve të Krishtit e, si e tillë, ajo është fuqia e bariut që i prin tufës së deleve duke i rënë fyellit. Muzika e atij fyelli magjeps, rrëmben, entuziazmon, ngre peshë shpirtëra individësh, bashkësish, popujsh, sepse ajo muzikë ka në qendër të frymëzimit njeriun, krijesën e Zotit në shembëlltyrën e Tij, njeriun që jeton mbi këtë tokë, që përpiqet, punon, dashuron, urren, mëkaton, pendohet e së fundi largohet për të ndërruar jetën e për t’u gjykuar në “Mbretërinë e qiejve”

Funerali i Gjon Palit II, që do të zhvillohet më 8 prill në katedralen e Shën Pjetrit, ka gjasë të jetë më madhështori e më i ndjeri i gjithë historisë së njerëzimit. Prania e rreth dyqind dërgatave nga të gjitha shtetet, e katër Presidentëve në jetë të SHBA, e më shumë se njëqind kryetarësh shtetesh apo qeverish, nderimi para arkivolit nga miliona vetë prej shumë Vendeve të botës, miliardët e ngujuar para televizorëve në të gjitha anët e globit, do t’i japin formën një ngjarjeje epokale, që do të ruhet gjatë në kujtesën historike të planetit.

Karol Vojtila, ish arqipeshkvi i Krakovias, që u shugurua Papë, për një rastësi të çuditëshme, në ditën kur Enver Hoxha festonte 70 vjetorin e lindjes, bir i atij brezi të lindur fill mbas luftës së parë botërore, shpirt poeti e trup atleti, prelati i parë jo italian në fronin e shën Pjetrit mbas 445 vitesh, ka mbartur në vete një seri parësish. Ka kohëgjatësinë më të madhe të qëndrimit si Papë, mbas Piut IX e, ndoshta, mbas Shën Pjetrit, ka vizituar shumicën e Vendeve të botës, duke udhëtuar më shumë se gjithë parardhësit të marrë së bashku, ka numurin më të madh të fjalëve të shkruara e të shqiptuara, një seri mahnitëse enciklikash, letrash apostolike, mesazhesh, diskutimesh, librash. Ai ishte i pari Kryetar i Kishës katolike që hyri në një xhami në Siri, i pari që hyri në një sinagogë në Izrael, i pari që puthi tokën në të cilën shkonte si mik. Ai ishte një nga nismëtarët më të zellshëm të dialogut ndërfetar me përfaqësuesit e besimeve të ndryshme e, kryesisht, me ata që i besojnë një Zoti të vetëm si myslimanët e ebrejtë. Ai ka kurajon të sfidojë haptas e të kërkojë falje për episodet e turpëshme të së shkuarës së Kishës së Romës si inkuizicioni, të kërkojë falje tek muri i Jeruzalemit për tragjedinë e ebrejve në shekuj, të kërkojë falje në emër të Evropës së krishterë për dukurinë e shëmtuar të  shitblerjes së skllevërve nga Afrika.

Veprimtaria e Tij i kalon shumë caqet zyrtare të Vikarit të Krishtit. Ajo rrok në thellësi mesazhin e Mjeshtrit dhe synon t’i avitet atij në metodën e përhapjes e të vënies në jetë, megjithë vështirësitë që paraqet epoka bashkëkohore me tërësinë e saj jo të favorshme. Imazhi i Tij, që është bërë pjesë integrale e qënies sonë, do të jetojë gjatë por fjala e Tij do të na mungojë shumë e do të jetë mjaft e vështirë për atë që do t’i zerë vendin t’a plotësojë atë mungesë. Shprehja zhbiruese e syve, buzëqeshja çarmatosëse e fytyrës, lëvizjet e duarve në përshëndetje, trupi i kërrusur dhe ecja karakteristike do të mbeten të ngulitura në kujtesë si figurat e prindërve që nuk janë më, sepse Ai qe një prind për të gjithë. Dorën e Tij të ngrohtë mbi shpatulla, fjalën e Tij ngushulluese e t’ëmbël, pjesëmarrjen e Tij në dertet e popujve, në këta 27 vite Pontifikati i kanë provuar një pjesë e madhe e botës. I kanë munguar ato vetëm dy popujve të Rusisë e të Kinës, në të cilët komunizmi nuk i fali kurrë Papës polak ndihmesën e dhënë për shëmbjen e tij. Ishte një brengë e madhe në shpirt dëshira e paplotësuar për të shkuar në kryeqytetin rus. Nuk e di nëse Patriarku Aleksej e ka ndërgjegjen e qetë për murin që ngriti mes tij e Papës polak. Ndërsa Kina, kaq shumë e dëshiruar kohët e fundit nga Evropa si partnere ekonomike, sa t’i heqë edhe embargon e armëve si shenjë vlerësimi për “demokratizimin” e saj, ndaj Vatikanit e personalisht ndaj Atit të Shenjtë ka mbajtur qëndrimin tipik komunist. Një qëndrim të tillë mbajti dhe Enver Hoxha e banda e tij më 1981 kur, në brigjet e Puljes, Papa Vojtila do të hidhte vështrimin e Tij dashamirës mbi “ tokën e dashur të Shqipërisë” e do të lutej për të.

Ishte shtator 1991. Në qytetin e Latinës vinte për vizitë Papa Gjon Pali II. Në stadiumin e qytetit Ai do t’i epte kungimin gjithë adoleshentëve që ishin krezmuar ato ditë. Mes tyre ishte edhe një vajzë shqiptare që vinte nga Grabiani, një fshat, kamp internimi i Lushnjes. Babai e porositi që kur t’i afrohej Atit të Shenjtë për të marrë osten t’i thoshte se ishte shqiptare e t’i kërkonte të lutej për Vendin e saj. Vajza e plotësoi porosinë e Papa i vuri dorën mbi shpatulla e i buzëqeshi ëmbël. Me atë buzëqeshje ndoshta desh t’i thonte asaj vajze të re se Vendi i saj ishte në zemrën e tij.

 Do t’a vërtetonte këtë me vizitën që bëri më 25 prill 1993, kur solli mesazhin e shpresës për “ tokën e fshikulluar nga përndjekjet”, mirëkuptimin dhe dhimbjen e sinqertë të babait për bijtë e martirizuar sepse predikuan Ungjillin e Krishtit “ Ajo që ka ngjarë në Shqipëri , të dashur vëllezër e motra nuk ishte parë kurrë në historinë e njerëzimit.” Janë fjalët e Gjon Palit. II në mitingun e Tiranës. Është pohimi i një të vërtete historike së cilës shumë të tjerë nga Perëndimi i kanë anashkaluar. Papa këtë të vërtetë e shpall me forcë, madje dhe në hollësi, kur flet për priftërinjtë e besimtarët e përndjekur nga regjimi. Por mesazhi i Atit të Shenjtë nuk synon të ndalet vetëm në këtë të shkuar aq të hidhur e të dhimbëshme e nuk kufizohet vetëm në sferën e viktimave reale të diktaturës komuniste.  “Kam ardhur për t’i shfaqur çdo shqiptari admirimin dhe mbështetjen në këtë fazë delikate të kalimit historik dhe shumë të dëshiruar, të ringjalljes shoqërore dhe shpirtërore..” ishin fjalët përgëzuese dhe inkurajuese që Kreu i Kishës katolike botërore i drejtonte një populli bujar e mikpritës, por që në gjirin e tij kishte vetëm një të dhjetën e tij katolikë. Dëshmojnë për strategjinë e  atij institucioni për t’i dhënë përparësi harmonisë e mirëkuptimit në shoqëritë e kombet shumë fetare për të shmangur kundërshtitë e ndryshme që mund të lindnin nga këta faktorë e, që në historinë e vjetër e të re të botës, kishin shkaktuar male kufomash.

Në atë vizitë Ai i bëri një thirrje kontinentit të vjetër duke u shprehur: “Evropa nuk duhet të harrojë!”. Donte t’i kujtonte asaj se misioni historik i saj nuk mbaronte me rrëzimin e Murit të Berlinit, se nuk mund të quhej i kryer përderisa në Evropë të kishte Vende të tilla si Shqipëria që “dilte nga një dimër i dhimshëm vuajtjesh” , e të cilat komunizmi i kishte kthyer në gërmadha. Ringjallja e tyre materiale e morale ishte një detyrë e çastit dhe e së ardhmes për kontinentin që me kohë do të bëhej një entitet i vetëm politik.          

Në atë frymë dashamirësie ndaj Shqipërisë duhet parë edhe emërimi i kardinalit të parë shqiptar në historinë e gjatë të kishës së këtij Vendi, në personin e Mikel Koliqit, njërit ndër klerikët më të shquar që patën fatin të mbijetojnë ndaj kalvarit të gjatë të terrorit komunist.

Zëri i Papës Vojtila tingëlloi i fuqishëm e i paprerë, vite me rradhë , për të ndaluar masakrat në ish Jugosllavinë dhe pati një ndikim të madh në vendimin e NATOs për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, në prani të genocidit serb mbi banorët shqiptarë të saj.

Këto e të tjera konsiderata mbi rolin e luajtur në historinë e botës, në mënyrë të veçantë ndihmesa tepër e rëndësishme në shembjen e komunizmit e në fitimin e lirisë, na bëjnë që të përulemi me nderim sot para arkivolit të Tij, e të respektojmë thellë në zemër Karol Vojtilën si një kampion të Krishterimit, të lirisë e të paqes në botë. 

Romë, 6 Prill  2005                 

Marrë nga vëllimi : “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike” OMSCA-1 Tiranë 2011

Filed Under: Kulture

100 Years of U.S.-Albania Relations

July 29, 2022 by s p

U.S. STATE DEPARTMENT

U.S. President Woodrow Wilson advocated for an independent Albanian state at the Paris Peace Conference in January 1919. Shortly thereafter, on July 28, 1922, the United States and Albania established diplomatic relations for the first time when Maxwell Blake, the American Commissioner in Albania, extended written notification of the recognition of Albania by the United States to the Minister of Foreign Affairs of Albania.

U.S.-Albanian diplomatic relations were suspended in 1939 when Albania was occupied by Italy (1939-43) and Germany (1943-44) during World War II. After the war, Albania saw 45 years of isolation and underdevelopment under its communist leader. With the 1991 fall of communism, the Albanian government sought closer ties with the West to improve economic conditions and introduced basic democratic reforms. Diplomatic relations between the United States and Albania were restored in 1991. In 2015, we signed the U.S.-Albania Strategic Partnership to reflect the close partnership between our countries and expand our cooperation to the benefit of both nations.

The United States and Albania commemorate the 100th anniversary of the establishment of U.S.-Albania relations in 2022. Despite interruptions to those relations over the past century, our two countries forged strong bonds, overcame conflict and hardship, and emerged as close allies and friends. With this history in mind, we look toward the future and all that we can accomplish together over the next century. Our two nations are rooted in a shared commitment to democratic values, peace, and economic prosperity, which are the foundation of this enduring partnership. The themes of the 100th anniversary reflect these priorities: Friendship, Democracy, Defense, and Business.

Friendship

Over the past year, the Albanian government has proven itself again as a strong partner by supporting the relocation of Afghans.

In 2022, the United States extended the validity of the B1/B2 visitor visa for Albanians from three to ten years.

In 2021, the U.S. and Albania signed an MOU to protect Albania’s cultural property against looting and trafficking.

Our 2015 Joint Declaration on Strategic Partnership between the United States and Albania was grounded in shared democratic values, respect for human rights, and the rule of law.

The United States provided humanitarian aid to the Albanian Red Cross and UNICEF after the 2019 earthquake, sent fire-fighting experts to help during the 2021 wildfires, and provided more than $4.4M in COVID-19 assistance for vaccine rollout, risk communication, and community engagement.

Albanian scholars and students have researched, taught, or studied at U.S. universities through the Fulbright Program in Albania, founded in 1991. American scholars and students have traveled to Albania for research and teaching projects. In 2021, 91 Albanians came to the United States through the Department’s Private Sector Exchange Visitor Program (BridgeUSA). A 2019 MOU jointly funded the Fulbright Student Program, expanding scholarships for Albanian students to pursue master’s degrees in the United States.

Since 2001, the U.S. Ambassador’s Fund for Cultural Preservation (AFCP) has provided $1.28 million to fund conservation and protection of significant structures and archaeological objects in Albania. In the wake of the November 2019 earthquake, AFCP has focused on restoring historical monuments in Albania, including castles and city walls in Durres and Preze, which were completed and celebrated this year to honor the 100-year anniversary.

Since 1992, the United States government has provided more than $1 billion in assistance to Albania to support political pluralism; civil society; effective local governments; independent media; the rule of law; the energy and health sectors; free-market economic systems; and sustainable economic growth, including through the development of tourism and micro-enterprise partnerships.

Democracy

One pillar of the strong bilateral relationship is a shared commitment to democracy. United States’ support will continue for Albania’s justice reform, civil society, media, and electoral process.

Albania’s participation in the U.S.-led Summit for Democracy in Washington, DC in December 2021 contributed to promoting stronger democratic institutions.

U.S. assistance programming is helping Albania improve government transparency and accountability, strengthen justice institutions in serving the public, increase the capacity of civil society, and counter corruption, all contributing to its EU accession path.

U.S. programming supports a free press in Albania built on high-quality investigative journalism, which is vital to a thriving democracy. We are investing in training and in boosting media literacy to expand public transparency and broaden citizens’ knowledge of the issues that impact their lives and livelihood.

Defense

The United States and Albania share a strong military partnership and commitment in NATO, which Albania joined in 2009.

Between 2003 and 2013, nearly 4,000 Albanian troops worked alongside NATO forces as part of Operation Enduring Freedom and the International Security Assistance Force in Afghanistan. Albanian and U.S. forces stand beside each other in NATO’s KFOR mission in Kosovo too.

Albania was one of the first countries to welcome over 2,500 Afghan evacuees after the Taliban’s takeover in 2021. The U.S. government and American NGOs recognized the Albanian government’s contributions in providing safe refuge to those in need.

In 2021, Albania helped to host Defender Europe 21, which integrated approximately 28,000 U.S., Allied and partner forces from 26 nations in nearly simultaneous operations across training areas in more than a dozen nations from the Baltics, to Africa, to the critical Black Sea and Balkan regions. The exercise was so successful that Albania will once again host portions of Defender-Europe 23 next year.

Albania was elected a non-permanent member of the UN Security Council (UNSC) for 2022-2023. Albania’s priorities in the Security Council include addressing global crises, encouraging peaceful conflict resolution, partnership, and mediation. Albania and the United States are co-penholders at the UNSC on Ukraine issues.

U.S. Special Operations Command Europe (SOCEUR) established a forward-based Special Operations Forces headquarters in Albania this year, with the full support of the Albanian government and Albanian military.

U.S. European Command (EUCOM) is assisting Albania to develop its NATO capabilities. A team from the US Army’s 4th Security Force Assistance Brigade (SFAB) is living and training alongside the Albanian Land Forces to accelerate these efforts.

Business

In October 2020, the United States and Albania signed a Memorandum of Economic Cooperation (MEC). On the same day, Albania signed an agreement with American infrastructure company Bechtel, for the long-planned Skavica Hydropower Project, launching the project in October 2021. This milestone marks a promising future in the United States’ and Albania’s growing economic relationship. The MEC also facilitated an agreement between Albania and U.S. energy companies, ExxonMobil and Excelerate Energy to import U.S. liquified natural gas to Albania through an LNG terminal in Vlora, which will be used to generate energy not only in Albania, but also to meet energy needs across the region.

Bilateral trade between the United States and Albania was $162.2 million in 2021, up 47% from the previous year. S. exports are up 61% and Albanian exports are up 30% compared to 2020. U.S. foreign direct investment also reached a new high in 2021. Prosperous times lie ahead for American investors as Albania demonstrates its advantages as an investment destination.

The American Chamber of Commerce in Albania (AmCham Albania), established in 2000, is increasing bilateral trade, promoting foreign investment in Albania, and burnishing the Albanian business image in U.S. and international markets through 220 active members representing the most productive and successful businesses in Albania.

In 2022, Albania and the Jones International Group signed an MOU on secure digital networks.

Filed Under: Analiza

PRAPE “BALLKANI I HAPUR”, KY VERSION ELOKUENT I “HAPESIRES SERBE”?

July 29, 2022 by s p

Zef Preçi/

Nuk mund te mos ndjesh keqardhje per stafet kryeministrore dhe për vete z. Rama dhe kabinetin e tij qeveritar qe me arrogancen e pushtetit, me naivitetin e mosnjohjes se problemeve te mprehta ne vend dhe midis vendeve te rajonit, me fodullekun qe sjell mungesa e argumenteveve ne favor te tezes se “Ballkanit te Hapur”, me slogane te dala boje me kohe tentojne ta risjellin perseri kete teze. Te jem i drejtperdrejte: qysh nga Dhjetori i 1990-tes kur Byroja Politike e PPSH-se dekretoi pluralizmin politik shumica derrmuese e qytetareve shqiptare jane prononcuar ne favor te nje Shqiperie Europiane qe kulmon me antaresimin ne BE dhe NATO (tashme enderr e realizuar qe me 2008). Ne kete rrugetim, me ulje-ngritjet e veta, kryesisht për shkak te papjekurisese elites politike vendase, kane fryre edhe korente te tjera, por qe kurrsesi nuk kane ndryshuar orientimin Euro Atlantik te shqiptareve.

Tani te kthehemi tek i ashtuquajturi “Ballkani i Hapur”. Pavaresisht termit te perdorur apo evoluimit qe ka ndodhur per te ardhur te ky eufemizem I dy-tre viteve te fundit, dicka eshte e qarte për cilindo individ, qytetar, diplomat a pushtetar qofte ai/ajo: Ne menyre konstante, si Jugosllavia e Titos e Milloshevicit dje, ashtu edhe Serbia e Vucicit sot, synon dominimin ekonomik, politik dhe ushtarak ne Ballkanin. Perendimor. Natyrisht qe ne keto synime autokratin Vucic e ka ndihmuar jo pak trashegimia e ish-Jugosllavise e njohur si “Jugo-sfera”, dmth lidhjet kooperuese ekonomike, teknologjike, te kuslifikimit te fuqise puntore, infrastruktures, etj., te trasheguara prej asaj kohe, por edhe thellimi I disnivelit ne zhvillimin ekonomik dhe prapambetja e vendeve te mbetura ende jashte BE ne kete pjese te botes. Por duhet thene edhe se ne avancimin e kesaj endrre te hershme serbe ka ndikuar jo pak edhe mbeshtetja e z. Rama qe prej gati nje dekade qeveris Shqiperine ne rrethana politike te ngjashme, si dhe ecuria e ngadalshme e procesit te integrimit Europian për vendet e rajonit tone. Ne fakt, boshlleku I ketij procesi filloi te mbushej ngs Procesi I Berlinit dhe mbeshtetja e drejtperdrejte e Kancelares Gjermane Merkel gjate mandatit te saj te fundit. Mirepo me sa duket me interesa te perbashketa për te bere figure te mire ne syte e Perendimoreve – kjo edhe per shkak te konfliktualitetit te brendshem e mungesen e bashkepunimit te qeverise opozitat respektive ne Serbi, Shqiperi dhe Maqedonine e Veriut, liderit hodhen kete teze qe ne fakt sherben vetem ridimensionimit pozitiv te rolit rajonal te Serbise, ndoshta duke shpresuar se keshtu do te rritnin presionin mbi KE për te pershpejtusr integrimin Europian. Kjo te pakten ne rastin e Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise, ne ate mase sa i sinqerte eshte vullneti politik I lidershipit politik ndaj ketij procesi. Ndersa Serbia ne kete rast eshte gjithnje e fituar, pavaresisht progresit te “Ballkanit te Hapur”.

Nuk duhet fshehur fakti se, sic e kane bere te qarte autoritete te rendesishme te SHBA-ve, nisma duhet te jete vetem ekonomike, se suksesi lidhet me pjesmarrjen e te gjashte vendeve te rajonit te Ballkanit Perendimor, se kjo nisme, pavaresisht mbi cfare premisash (treg rajonal, zone ekonomike, etj) kurrsesi nuk zevendeson dhe nuk mund te zevendesoje procesin e integrimit Europian te secilit vend te vecsnte qe e aspiron kete integrim. Per me teper qe edhe Scholtz, pasuesi I Merkel ne postin e Kancelarit te Gjermanise e ka bere te qarte vazhdimin e Procesit te Berlinit… Nderkaq, autoritetet politike dhe dipllmatike te SHBA-ve natyrshem qe inkursjojne e cfaredo forme bashkepunimi qe me veshtrimin nga e ardhmja Europiane afron ekonomiikisht dhe ne pikepamje te zhvillimit vendet e Ballkanit Perendimor. Mirepo trajtimi I tezes se “Ballkanit te Hapur” si instrumenti “qe do te ndryshoje rajonin pergjithmone” – sic deklaroi z. Rama ne fjalimin komemorativ/koncert-mitingun me rastin e 100 vjetorit te vendosjes se marre dhenieve diplomatike te Shqiperise me SHBA-te, mendoj se tingellon e papershtatshme ne rastin me te mire dhe qellimkeqe ne ekstremin tjeter…

Ja perse fokusimi ne politikat zhvillimore te ekonomise sone kombetare qe e bejne vendin te jetueshem dhe dekurajojne braktisjen e tij, si dhe avancimi ne terma reale I bashkepunimit te gjithanshem me Kosoven eshte sherbimi me i mire qe qeveria e z. Rama mund t’u beje edhe bashkepunimit rajonal, duke mos harruar se endrra e qytetsteve shqiptare mbetet BE-ja. Cfaredo devijimi tjeter qe cvendos kete objektiv primar kombetar te politikes se jashtme dhe te përshpejtimit te zhvillimit ekonomik e shoqeror te vendit tone vetem e cenon dhe vonon vete integrimin Europian te tij. Keshtu edhe “hapesira Serbe” dhe “Ballkani i Hapur” si mbulese diplomatike e saj do t’i perkase historise, ashtu sic ka qene ne fillimet e veta fill mbas Luftes se Dyte Boterore kur e pati tentuar pa sukses bullgari Gjergj Dimitrov ne emer te “Internacionalizmit Proletar” te kuptueshem për ate kohe.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Zef Preci

Gjykata Speciale – Njollë e zezë për drejtësinë ndërkombëtare

July 29, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Rrugëtimi ynë dy mijë vjeçar për liri, ishte sa i mundimshëm, tragjik, por edhe i lavdishëm. I mundimshëm, sepse kaluam kalvare të panumërta si popull, tragjik se shpesh ishim në zgrip të ekzistencës e i lavdishëm sepse bijtë më të mirë të kombit, udhëhoqën, luftuan dhe u flijuan për lirinë tonë, të cilën arritëm ta gëzojmë të plotë vetëm në dy dekadat e fundit, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe luftën e UÇK-së.

Por, 20 vjet pas përfundimit, tani si duket lufta për Kosovën, është zhvendosur nga fushëbetejat, në një rrafsh tjetër, jo më pak të rrezikshëm, pra në domenin historik, politik dhe juridik. Dhe kjo betejë ka një emër: Gjykata Speciale. Gjykimi i krerëve të UÇK-së, d.m.th, gjykim i historisë sonë, dështim i politikës sonë dhe një njollë e zezë në drejtësinë ndërkombëtare.

Si u formua Gjykata Speciale dhe nga kush? Në Serbi filloi iniciativa që të njollosej lufta çlirimtare e Kosovës, duke pasur si synim akuzimin e udhëheqësve të UÇK-së dhe këto akuza u fabrikuan dhe u projektuan nga shteti serb, duke mobilizuar të gjithë mekanizmat e vet, kështu serbët kërkonin edhe përkrahjen ndërkombëtare, të fillimisht e morën nga qeveria ruse dhe ajo kineze, dy qeveri me deficit në demokracinë e tyre të brendshme, por që në arenën ndërkombëtare, këto shtete, silleshin armiqësisht kundër Kosovës dhe lirisë se saj. Rusia vazhdoi më tej duke kërkuar përkrahjen e shteteve evropiane për këtë gjykatë.

Hapi tjetër i mirëorganizuar i diplomacisë serbe ishte konstrukti i një akuze që do të trondiste opinionin ndërkombëtar për fakte të paqena.

Dik Marti u gjet për t’u bërë spikeri i akuzave që ishin bërë në zyrën e shërbimit serb në bashkëpunim me rusët dhe ideologët pansllavistë. Ai grup i këshilltarëve të kriminelit S. Millosheviqit, që e këshilloi dhe bëri luftën dhe masakrat më të tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte vënë prapë në veprim, pra ishte iniciativë e tyre kërkesa për themelimin e një gjykate, që nuk e gjen asgjëkundi në histori, për të gjykuar, në këtë rast, Kosovën, pra palën dëmtuar dhe të masakruar, shkaktuar nga brutaliteti i forcave kriminale të shtetit serb. Ky grup këshilltarësh, që frymëzimin e gjenin te intelektualët serbë që përfaqësonin nacionalizmin dhe hegjemonizmin shovinist serb, ani pse e dinin që e kanë humbur Kosovën, prapëseprapë, nuk do të ndalnin angazhimin agresiv dhe denigrues ndaj Kosovës, sepse siç do të deklaronte D.Qosiq: ’’Ne kurrë nuk duhet te heqim dorë nga financimi dhe përkrahja e serbëve për

të drejtën tonë për Kosovën’’. Këshillojnë shtetin serb që të punojë dhe të shpenzojë buxhet për të dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e prezantuar si shtet të dështuar dhe jo funksional. Serbët pasi që bënë projektin për një gjykatë që nga përshkrimi ngjan si një gjykatë e shteteve me diktaturë komuniste, ku fajtori dihet paraprakisht dhe vendimi merret ende pa u zhvilluar vetë gjyqi, pra e tillë është gjykata speciale.

Serbia synonte që akuzat e fabrikuara, përkatësisht gënjeshtrat duhet te jenë aq të tmerrshme kundër luftës së drejtë të UÇK-së, sa të shokonte opinionin ndërkombëtar, dhe, vërtet, ku mund të ketë gënjshtër më të turpshme se të akuzojnë një organizim për liri siç ishte UÇK-ja për “trafikim organesh”. Për këtë, pra ata kërkuan ndihmëmn e aleatëve të tyre ruso-kinezë, perkrahje që edhe e gjetën dhe e kishin gjatë gjithë konflikti ne hapësirën e ish-Jugosllavisë, por për çudi kjo iniciativë e këshilltarëve të Millosheviqit gjeti përkrahje edhe në administratën e presidentit Obama dhe kjo ishte për t’u çuditur, se sa i përket Evropës, nuk do të ishim çuditur fare, kur dihen qëndrimet e mëhershme evropiane në dëm të shqiptarëve, për t’i ushqyer apetitet ruso-sllave në Ballkan. Ata që më së shumti iu gëzuan formimit të Gjykatës Speciale janë qeveria serbe në bashkëpunim me aleatët saj rusët, si dhe lobi serb në Amerikë; këta të fundit përkrahën fuqishëm fushatën e Barak Obamës, ndërkaq si shpërblim morën përkrahjen e tij në politikën denigruese serbe në raport me Kosovën.

Konkludojmë se pas përfundimit të mandatit të Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, presioni për ta formuar dhe vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ishte sui generis për drejtësinë ndërkombëtare, meqë qysh në fillim ishte konceptuar si gjykatë që do të ndiqte vetëm pjesëtarët e një kombi, në këtë rast shqiptarët, e si e tillë, paraqet një nonsens juridik, historik dhe politik, sepse është bazuar në paragjykim dhe fajësi a priori të luftës së drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, për liri e pavarësi.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Nika

SA VENDI I TËRË, SA GJITHË BOTA

July 29, 2022 by s p

( Ndjesi)

…Unë përkëdhelem me aq dëshirë me dialektet. Më përkëdhelet me to. Më flitet me to. Më shkruhet.

…Me gegnishten e soj-llojshme, me shkodranishten perlë në ballë. Me dialektin e dardanëve, kosovarëve. Gjuhë besnike. E fortë gur e burrnore. Rezistente në kohra.

Përkëdhelem e flitem me labçen e lehtë e atë të rëndë, domuze. Me gjirokastritshen nikoqire, me çamçen muzikale, korçarçen pretencioze e pak mëndjemadhkë, tironcen…e tabonit, e Zogut te Zi me të cilën u rrita, copë turinit, me kavajishten-tregtarçen safi, me elbasonllien qibare e me shumë e shumë të tjera çudira, në një pëllëmbë vend-sa gjithë Bota…

Të gjitha më ledhatojnë veshin, kujtesën, më risjellin fēmininë, gjyshen, lagjen, shoqninë nga gjithë Shqypnia. Seicila pjesë nga koloriti, larmia, kulturat, zakonet e bukura. Të gjitha së bashku janë gjuha e mëmës e e tatës, e imja, e motrës time, e djalit tim të parë e të dytit, e miqve të mi të dashur. E mësuesve të mi që ma mësuan. E dheut tim

…Unë përkëdhelem me të gjithë dialektet që njoh, por jam i pangopur me aq e vete ca më tej. ……Përkëdhelem edhe me gjuhët që di…Me gjuhët që mësova e i dashurova. Me gjuhët që vazhdoj t’i eksploroj e me të cilat punoj…

…Me anglishten e sidomos me atë british-english perlë, që nuk fal amerikanizma e që e dua më shumë. Po çudi kam mall edhe për american-english rebele që bën pa rreshtur eksperimente…Se kam jetuar jo pak e e lashë një copë shpirti atje…

Me frëngjishten elegante, galante, gjuhën e parë europiane që mësova e dashurova bashkë me kulturë të saj të pasosur,brilante, të rafinuar…Dora dorës pothuaj njëheraz, me italishten e lehtë si era e të bukur si vera, si dashuria, si lirika, si kanconetat, si gjithë Bella Italia.

Me rusishten e ëmbël, përkëdhelëse, aq të pasur e të paanë. Gjuhë e mëmës të fëmijës tim të dytë. E gruas time të mirë

Po edhe me atë greqishte të pasur e të kulluar që ka ushqyer gjithë gjuhët e botës e që ja hyra ca pak vite më parë e e praktikoja kur shkoja në Greqi. Edhe me të ngalasem(gjirokastritshe) herë herë. Ashtu pak. Me të prekur. Me ndonjë puthje të lehtë. Duhet ti rikthehem e ta takoj prapë atë mike të re-të vjetër…Ta bëj timen e të më bëjë të sajin…

Përmes dialekteve e gjuhëve përqafoj vendin tim e eksploroj e mësoj të dua edhe të tjerē vende. E tu përqafoj kulturat. Me aq sa mund të përqafosh të mëdhatë, bukuritë monumentale, thellësitë e magjishme, lartësitë e papara marramendëse…Kulturat e larmishme të botës.Pasuri pa fund

…Së paku arrij t’i prek, sado pak. T’i adhuroj…Tu falem…

E kam bredhur mirë Shqipërinë…Jo pak botën…

Sa më shumë kam njohur, aq më shumë e kam ndjerë botën timen, të afërt…aspak të madhe e armiqësore…Veç të vogël, të ditur, të dashur…të shtrenjtë…Kur do ta njiohëh, e gjithnjë më shumë e njeh vendin, botën…sa më pranë i vete, aq më shumë e ndjen…

…Të bën të ndjehesh i saj, të bën ta ndjesh tënden…

Jam sa gjithë vendi, ndjehem sa gjithë Bota.

Prof. Dr. Ylli Pango

Filed Under: ESSE Tagged With: Ylli Pango

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT