• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA – NJË BUSULLË ORIENTUESE NË GJITHË TURBULLIRAT E KOHËVE

September 23, 2022 by s p

Federata Panshqiptare VATRA në Nju Jork  u bë të enjten epiqendra e  “JAVËS KULTURORE SHQIPTARE NË SHBA”, e cila  mblodhi rreth vetes një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh që kishin ardhur për të ndjekur nga afër promovimin e tri veprave të botuara nga ITSHKSH: “Shkupi, vetë historia e Kosovës” – S. Asani, M. Prishtina, A. Ramaj; “Bisedime mbi -Historin bujqësore të Shqipnis-“ Eqrem bej Vlora; “Propozime për drejtshkrimin” I-II.

Për të shprehur mirënjohjen e sinqertë  ndaj drejtuesve të VATRËS, dhe sidomos ndaj kryetarit të saj z. Elmi Berisha, për organizimin e këtij aktiviteti mbresëlënës, nuk mjaftonin vetëm fjalët, andaj në mënyrë simbolike deshëm të përkujtojmë vatranët se librat ishin ato që zgjuan shqiptarët nga letargjia shumëshekullore, duke i dhuruar tri veprat e sipërpërmendura z. Berisha, si shenjë e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj kauzave sublime që i kemi trashëgim nga rilindësit tanë.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ishte me fat që pati një busullë orientuese në gjithë turbullirat e kohëve. Ishte Federata Panshqiptare Vatra, organizimi më jetëgjatë i shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut, e themeluar në vitin 1912, e cila në të kaluarën pati si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si dhe lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Por edhe aktualisht Federata Panshqiptare Vatra nuk është zhveshur nga petku i misionit të shenjtë, sepse ajo vazhdon të prodhojë unitet brendakombëtar dhe  interaksion komunkimi e bashkëpunimi me institucionet amerikane dhe përfaqësuesit e ndryshëlm të jetës civile në SHBA.

Jam i lumtur që bashkë me kolegët e mi nga ITSHKSH u bëmë dëshmitarë të një entusiazmi të pashoq që u krijua në mbrëmjen e së enjtes në Nju Jork, ku nuk mungoi interesimi i bashkatdhetarëve tanë për punën tonë hulumtuese-shkencore dhe për vizionin tonë mbi të ardhmen e botës shqiptare. Ky interesim burimin e kishte tek vetdija e formuar e mërgatës sonë për rolin që kishte dhe që ka aktualisht në nxitjen e proceseve ndërgjegjësuese të botës shqiptare, kudo ku ndodhet ajo, pikërisht ashtu siç vepruan një shekull më parë viganët e mendimit dhe veprimit shqiptar Fan Noli, Faik Konica, që njëherësh ishin edhe themeluesit e parë të Federatës Panshqiptare – Vatra.

Mesazhi më kuptimplotë që doli nga ky takim në Federatën Panshqiptare – Vatra ishte ideja se civilizimet kanë gjithmonë nevojë për transformime të brendshme, kurse e përbashkëta e këtyre transformimeve është absorbimi i vlerave pozitive univerzale dhe shpërndarja e përvojave më të mira në tejkalimin e keqkuptimeve e mosmarrëveshjeve të natyrave të ndryshme.
Faleminderit vatranë që na bëni krenar me të qenit shembull i atdhedashurisë edhe atëherë kur atdheu nga hallet e shumta ju harron t’iu shpreh mirënjohje institucionale për kontributet tuaja kolosale!  

Nju Jork, 22 shtator 2022

Prof.dr. Skender ASANI – drejtor i ITSHKSH në Shkup

Filed Under: Politike Tagged With: Skender Asani

Book Talk : In Their Footsteps

September 23, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

In their Footsteps – a memoir book of Simon Qafa narrates the struggles of  his freedom loving family that ultimately brought him to the land of the free. The stories of Simon’s father, uncle, cousins are unique yet relatable to many Albanians who were targeted by the communist regime after WWII. Simon, who is a ranking member of Vatra, depicts how those who did not comply were interrogated, intimidated, imprisoned, forced into internment camps and even executed.

Asked by Dielli about the takeaway from the book, Simon Qafa says that he wants “the reader to understand what families go through and the struggles they endure” but also to appreciate “how life has a funny way of turning on you in a split second.”

The assertions are understood to be factual. The writer Louis Romano says that the research for the book involved “many hours of reading as well as personally interviewing Simon Qafa, his family members and others who knew of the Qafa family. The bravery and determination this family shared for generations made for an incredible story.” Romano, a published novelist and Bronx native, knew Simon personally. There are parallels between Simon’s ancestors and Romano’s immigrant family from Sicily, that resonate in the present times. The writer notes that the extreme poverty under which the family lived was not unusual. But “It wasn’t simply poverty that is a common bond but the desire for a better life under freedom for their families that brought various ethnic groups to this great country. Obviously, it is still going on today,” adds Romano.

Determined to have the freedom his family members believed in, Simon Qafa set out on his own path that crossed over a few countries and even landed him in prison.  “What set Simon’s life apart was his journey as a young man from Albania to Kosovo to the seminary in Rome and to prison in New York State,” says Louis Romano to Dielli.

Even though he is very knowledgeable about our history, Romano says that, when writing the book In Their Footsteps, he “was particularly surprised at the brutality that faced the Albanian people over the course of the last three hundred years. Most Americans have no idea what occurred during that period in Albania.” Shedding light on the endurance of Qafa family gives credence to the freedom fighting spirit that resonates with the Albanian American community and groups of various background in and around the Unites States.

The first collaboration has been a success. “So far, the reviews are nothing less than amazing,” relays Louis Romano. For his part, Simon appreciates Romano as “a great writer. Very respectful and patient. He pays attention to little things as much as he does about bigger things.”    

Vatra hosted a book launching party at the Bronx headquarters last night. 

Filed Under: Komente Tagged With: Rafaela Prifti

SI  DESHIROJ  UNE  TE  KUJTOHET GORBAÇEV-I 

September 23, 2022 by s p

                                         Hoëard A. Baker, III

                            Ish Sekretari I Shtetit -1989-1991  

Ridgefield, CT.  (Gazeta me influence globale, The New York Times botoi me 6 shtator 2022  nji shkrim nekrologjik për Presidentin e ish Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbaçev që vdiq me daten 30 gusht 2022.  Figura e këtij  udhëheqsi do të rikujtohet, studjohet, gjykohet, dhe vendoset në histori përjetësisht.

     Nga leximet mbi këte figure historike e paqësore në krye të nji shteti agresiv siç ka qene “Bashkimi Sovietik”, dhe kontributi I tij me përfundue “Luften e Ftohët” pa gjakderdhje, tue rifillue marrëdhanjet normale me nji botë ku sundon legjitimiteti i shteteve  ashtë shkrue -. Shkrimi ma konkret, i ndershëm dhe objektiv , për mendimin tim,ashtë ba nga ish Sekretari i Shtetit amerikan, i nderuemi James Å. Baker, III -që shqiptarët njohin dhe kujtojnë që nga vizita e tij në pranverën e vitit 1991 në Tiranë, si dhe fjalimin e tij që deklaronte kthimin e lirisë në nji vend ish komunist. 

     Kam përkthye shkrimin e Z. Baker që të ekspozoi lexuesin shqiptar me nji pikëpamje qe spjegon nji të kalueme të hidhun.  Falënderoj me këte rast Z. Baker për kontributin e tij t çmueshëm dhe gazetën The New York Times për botimin e këtij shkrimi. Përkthimi ashtë edhe tributi I  nji viktimë të terrorizmit stalinian në Shqipëri për këte figure të madhe që luftoi për “paqën në botë” dhe “lirinë e popujve”- Sami Repishti)

                                   ***

   “ Nuk ka udhëheqës politik botënor që zen nji vend ma me randësi në historinë e viteve të fundit të shekullit njizet, se Mikhail Gorbaçev, për rolin kryesor që ai luejti në përfundimin e Luftës së Ftohët. Bota e Lirë do të jetë për jetë mirnjohse pr veprimtarinë e tij, megjithëse mjaft nga bashkatdhetarët e tij, nuk janë.

     Ne vitet 1950-a, Bashkimi Sovjetik dergoi tankset me ruejte tanësin e imperatorisë sovjetike nga lëvizjet për liri në Gjermaninë Lindore, 1953, Hungari, 1956, dhe Çekosllovaki, 1968. 

      Por, me  6 tetor 1989, Z.Gorbaçev, hapi nji rrugë të re. Në nji fjalim të mbajtun në ndertesën  e Asambles Popullore në Berlinin Lindor ai arriti në përfundimin se çdo komb në Europën Lindore duhet të gjej rrugën e vet drejt socializmit. “Vendimi si ashtë e organizueme nji shoqëni duhet vendosë nga populli vet, por ma parë asht i nevojshm varieteti. E ardhmja  e  Gjermanisë Lindore, -deklaroi  Z. Gorbaçev me fuqi,- duhet të vendoset në Berlin, e jo në Moskë!”.

    Dhe ashtu u ba! Në nandor 1989, Z. Gorbaçev nuk u frikësue nga “hard-liners” në Moskë, dhe refuzoi me përdorue forcën e me pengue ardhjen e lirisë. Megjithate, Lufta e Ftohët që kercënoi Botën me asgjasimin atomik për ma shumë se katër dekada, filloi me u dekompozue.

    Z.Gorbaçev ishte nji forcë me peshë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Na, në qeverinë e SHBA-së ne atë kohë e kuptuem se duhet të përpiqemi me bashkëpunue me Z. Gorbaçev, sepse  nji marrëdhanje produktive me Bashkimin Sovjetik, dhe ma vonë me Rusinë, mund të revelohej si baza e nji rendi të ri mbas Luftës së Ftoht- njI rend në të cilin demokracitë mund të lulzojn. Fatkeqisht, sot na jemi akoma larg nga ky moment optimizmi për arsye të luftës së Vladimir Putin-it në Ukrainë.

   Megjithëse u përpoq me riformue eksperimentin e falimentuem me diktaturën komuniste, ai punoi me frymë ndertuese me rivalt e së kaluemes për kombin e tij.- Shtetet e Bashkueme, Franca,  dhe  Britania e Madhe-me bashkue Lindjen me Gjermaninë  Perendimore. Ai përfundoi marrëveshje me presidentët Reagan dhe George H .Ë.Bush me pakësue arsenalin e armëve që efektivisht përfunduen vrapimin për armët atomike të ndermarrun nga të dy superfuqitë. Ai bashkëpunoi fortësisht me Shtetet e Bashkueme në Organizatën e  Kombeve të Bashkueme me detyrue Irakun të tërhiqej nga okupacioni I Kuveit-it, si dhe me Shtetet e Bashkueme me promovue paqën në mes të Israelit dhe Årabëve si bashkëkryetar i Konferencës për Paqë në Madrid. Ndamja për shumë dekada në Lindje dhe Perendim, u mbyll.

   Po me aq randësi. demokracia dhe liria filuen të përhapen në çdo kand të Botës, ndërsa grushti i tiranisë u dobësue. Me 1987, qytetarët e 75 vendeve të botës jetojshin nën sundimin e rregjimeve autoritare. Por me mbarimin e Luftës së  Ftohët  edhe vetë Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuemi, demokracia u përhap me shpejtësi. Në vitin 2017, vetëm 15 kombe vepronin si rregjime  autoritare. Dhe megjithse “demokracia”pësoi disa disfata në zhvilimin e saj në botë në vitet e fundit, afërsisht ma shumë se gjysma e vendeve të Botës jeton në forma qeveritare demokratike.

   Ka shumë faktorë që kontribuen në përfundimin e Luftës së Ftoht, e veçanërisht fryma rezistuese e popujve të robnuemë të Europës Lindore. Por Amerika, pa dyshim luejti nji rol me randësi. Çdo udhëheqës amerikan që nga Harry Truman deri te George H.W. Bush qendroi pa u lëkundë n kundërshtim të vijës ekspansioniste sovjetikel. Kur erdhi koha, Presidenti George H.Ë. Bush qendroi, në bashkëpunim me Z.Gorbaçev dhe Presidentin Yeltsin, rregulluen me aftësi përfundimin e lojës, kështu që konflikti përfundoi në mënyrë paqësore., dhe jo me  krizmat e armëve bërthamore që miljonat kanë përjetue për vite të gjata.

    Tek Z. Gorbaçev, dy presidentët e fundit amerikanë të Luftës së Ftohët, Z. Bush dhe Z. Reagan- gjetën nji udhëheqje sovjetike që kuptonte se vendi I tyne nuk ishte në gjendje me përballue nji konfllkt militarisht as ekonomikisht me Botën Perendimore. Të dy leaderët amerikanë kuptuen se udhëheqsi sovjetik Gorbaçev kishte të njajtën energji, dhe frymëzohej nga I njajti optimizëm si dhe ata, të dy.

    Megjthëse Z.  Gorbaçev nuk ishte nji figurë impozante, personaliteti I tij mbushte dhomën meë nji qendrim qellim-mirë qe entuziasmonte të pranishmit. Përmbi të gjitha, Z.Gorbaçev, Z. Reagan dhe Z. Bush formuen nji mirëkuptim për mirëbesim që ishte I paimagjinueshëm per parardhësit e tyne, si dhe ata sovjetikë. Ka qenë nji privilegj me punue afersisht dhe bashkërisht me Z. Gorbaçev gjatë atyne ditëve të ndryshimeve dramatike në marrëdhanjet Lindje- Perendim. Me ramjen e Bashkimit Sovjetik, megjithate,, Z.Gorbaçev humbi besimin e popullit të vet, dhe u detyeue me dhanë dorëheqje, 1991. Ai u detyrue të tërhiqet nga skena politike në njI situatë kur Rusia përpiqej akoma me zhvillue nji demokraci të fortë dhe nji ekonomi prodhuese. Por aI luftoi per ato!

    Përsëri për ma shumë se nji dekadë mbas dorëheqjes së tij, Lufta e Ftohët përfundoi. Kompanitë perendimore filuen afarizmin e tyne në Moskë, dhe marrëdhanjet Lindje-Perendim, me gjithë vështirësitë që perballuen, kanë qenë mjaft miqsore.  Ekzistonte nji bashkëpunim aktiv në shume sektore. Përsëri, pesembjetë kombe të pavaruna u formuen, dhe qytetarët e ish Bashkimit Sovjetik filiuen me gëzue liritë që ata nuk kishin njohë kurrë ma parë. 

    Sot, andrra e Z.Gorbaçev për nji Rsui demokratike dhe të zhvillueme mirë, në paq me fqinjt e saj, ashtë dermue me Z.Putin në fuqi, vendi ka zbritë në autoritarianizëm. Në botën e jashtëme, Z. Putin ka preferue ballafaqimin me Shtetet e Bashkueme dhe Botën Perendimore. Ai ka shkelë vazhdimisht normat ndërkombëtare të sjelljes korrekte, veçanerisht me sulmin e pa provokuem të invazionit të Ukrainës.  Sot, jemi në Luftë të Ftohët prsëri  me Rusin, nji situatë në të cilen Moska përsri ban përpjekje me imponue vullnetin e saj me forcën e grushtit që kercënon jo vetëm Ukrainën, por edhe paqen në të gjithë Europen.

    Ka mendje që gjykojnë se Shtetet e Bashkueme dhe aleatët perendimorë duhet  të pranojnë nji pjesë të prgjegjsisë për situatën e tanishme. Megjithëse korrekt në politiken e tyne, rritja e NATO-s mbas Luftës së Ftohët u arrit n nji atmosferë që alarmoi Moskën.  Akoma ma shumë, ndoshta do të ishte arrrijtë në se do të ishte angazhue edhe Rusia në nji partneritet me të vertetë strategjik. Por asnji nga këto potencialitete, ose heqja e tyne, sherben nji justifikin për Z.Putin me deklarue luftën kundër nji vendi fqinj.  

    Deri në  fund, Z. Gorbaçev qendroi i dedikuem kauzës së paqës. Megjithëse, shëndeti I tij i dobët e pengoi nga komentimet per invazionin në Ukrainë ne fillim të ketij viti, Fondacioni Gorbaçev u deklarue qartësisht  me deklaratën:

   ’Na konfirmojm nevojen për nji pushim të luftave dhe per nji fillim imediat të negociatave për paqë. Asgja tjetër ashtë ma e çmueshme për Botën se jetët njerëzore.’ (Theksi i im.SR)

    Nji deklaratë e këtillë ashtë besnike e trashëgimit të Mikhail   Gorbaçev-it, njI udhëheqës i guximshëm që u ba nji frymëzues dhe avokat për ma shumë liri për popjt e Bashkimit Sovjetik. Dëshira e këtyne popujve për liri nuk do të shuhet kurrë. Dhe as edhe kujtesa e trashgimisë së tij, përpjekjet me arrijtë ate liri për të gjithe ata,”

    Pushoftë në Paqë!

—————————————————————————

( James A. Baker, the U.S.Secretary of State from 1989 to 1991. “How I Want the World to Remember Gorbachev” Th N.Y.Times 6 Sept. 2022 Opinion Page.

Filed Under: ESSE Tagged With: Sami repishti

LEKSION  NJERËZOR

September 23, 2022 by s p

Nga Eugjen Merlika/

Më 5 tetor, në Tiranë, në Kinostudjon “Shqipëria e re”, në sallën Marubi, u hap Festivali Ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut. Organizatorët e festivalit, në ditën e parë, zgjodhën filmin “Divorc shqiptar” si të parin e këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor. Filmi është i gjinisë dokumentare dhe ka për regjizore e skenariste bullgaren Adela Peeva. 

Filmi ka meritën se i kapërcen shumë kufijtë e një dokumentari që fotografon një realitet të caktuar të një Vëndi apo të një periudhe. Ai paraqet, nëpërmjet episodeve të jetës së tre çifteve të përzjera, një tabllo të plotë të Shqipërisë komuniste. Shqipëria e Enver Hoxhës, Vendi i besnikërisë së pandërprerë ndaj ideologjisë komuniste, në versionin e saj më të keq, atij të tiranit gjeorgjan Josif Stalinit, shpaloset në pamjet e një filmi prej pak më shumë se një ore, në gjithë hapësirën e saj shtetërore e shoqërore. Nëpërmjet fatit të të tre çifteve, ecurisë dramatike e tragjike të jetës së tyre, dëshmive të personazheve, vërtetësisë rrënqethëse të pohimeve të tyre, spektatorit i shfaqet, në të gjitha përmasat e tij shkatërruese, spektakli famëkeq i një diktature që nuk njeh shëmbëlltyrë të saj në të gjithë Lindjen komuniste evropiane…

Arkitektura e filmit mbështetet në këto tre çifte, tri familje të viteve 60, të formuara nga studentë shqiptarë të diplomuar në Vendet e ish kampit socialist dhe vajza të këtyre Vendeve të dashuruara me ta e të vendosura për të jetuar së bashku në dheun e tyre. Regjizorja, zonja Peeva, na njeh me të përbashkëtën e dukurive  që nuk i fotografon thjeshtë, por mundohet të hyjë në brëndësi të tyre, të mekanizmit që përcakton ecjen, të kuptojë logjikën e tij, nëse do të ketë një të tillë. Por, krahas forcës përgjithësuese të ndodhive, së përbashkëtës së tyre, autorja e filmit na paraqet edhe të vecantën e dukurive, ndryshimet ndërmjet tri familjeve, që përbëjnë boshtin kryesor të dramës së filmit.

Nga tri familjet që, deri para prishjes me B.S., jetonin mirë e bukur në qytetet e tyre, duke punuar e lindur fëmijë, në fund të atij lundrimi të gjatë në një det të stërtrazuar nga valë cunami të trilleve e ligësisë shpirtërore e intelektuale të një kaste kriminelësh, me në krye një kampion të species,  vetëm njëra mbijeton. Dy të tjerat shpërbëhen, tjetërsohen, ligështohen, zhduken. Ky është përfundimi i njerëzve bisha, oficerë sigurimi, apo sekretarë partije, hetues e prokurorë, që qenë dora  e zezë e sistemit kriminal, në të cilin besonin e për të cilin ishin krenarë të kryenin edhe krimet më të përbindëshme. Përzgjedhja e tri familjeve, me tre përfundime të ndryshme, të treja të vëna në darën e diktaturës që i njeh vetes të drejtën për të përcaktuar fatin e qytetarëve të saj deri në imtësitë më vetiake, është sa e zgjuar aq dhe e saktë në vërtetësinë e saj.

Njerëzit arrestohen jo kur bëjnë krime, por kur vjen koha e arrestimeve, kohë që e përcakton tirani dhe kasta e tij. Për ta fabrikohen akuza, përmbajtja e të cilave nuk përputhet as me fantazinë më të ndezur të një njeriu të zakonshëm. Për të pohuar këto akuza t’arrestuarit mbahen në kushte terrori, duke provuar mbi ta gjithë arsenalin e përvojës më të keqe kriminale të GPU së staliniane e metodave, akoma më të stërholluara, të Sigurimit shqiptar. Dhe nëse t’arrestuarit qëndrojnë, nuk pranojnë akuzat, ata përsëri dënohen, sepse ky është interesi i partisë e i regjimit. Përpara këtij realiteti, që ka qënë normaliteti i Shqipërisë socialiste, realitet në të cilin janë vrarë e gjymtuar dhjetra mijra qytetarë të pafajshëm, fati i tri familjeve është një paraqitje përgjithësuese e tyre. Pasojat e arrestimeve të prindërve bien mbi fëmijët, viktimat më të brishta të ligësisë së një sistemi kriminal. Realiteti shqiptar u mbush me fëmijë që u rritën pa prindër, që u detyruan t’urrejnë prindërit, t’i përbuzin ata, t’i shihnin me të njëjtin sy të Sigurimit të Shtetit, t’i mohonin. Por në shumë raste të tilla ishin gjyshërit ata që u kujdesën për fëmijët, në rastn tonë ata të Minellës e të Vasilit u rritën nga prindërit e tyre, në traditën më të mirë të mendësisë njerëzore të familjeve shqiptare. Diçka i qëndroi cunamit, nuk u shemb.

Episode të ndryshme, qëndrime të ndryshme, jetë të ndryshme. Minella dhe Elena i qëndrojnë stuhisë të bashkuar, e sfidojnë diktaturën duke dalë fitues moralisht edhe pse të rrënuar fizikisht. Vasil Orgocka e sheh të shkatërruar familjen e tij, mbasi gruan e dashur, polaken Barbara, shteti shqiptar e ktheu në një kavje që humbi të gjitha aftësitë njerëzore, si pasojë e marrjes forcërisht të substancave kimike. Tragjedia është tepër rrënqethëse e bindëse, do të mjaftonte e vetme të vinte para gjyqit një system të tërë për shkelje të të drejtave të njeriut. Vetmia cfilitëse e  dy personave, dikur të dashuruar e sot të tjetërsuar nga dhuna brutale e shtetit, është një aktakuzë që filmi shpalos me forcë para spektatorit.

Po aq e fuqishme mbetet, në llojin e saj, edhe drama e Voilës, vajzës ruse që  erdhi në Shqipëri për të sendërtuar dashurinë e saj në bashkimin me djalin e zgjedhur. Një ditë arrestohet e, mbas pak kohe, i komunikohet se burri kërkon ndarjen.. Në shpirtgjërësinë e saj e justifikon veprimin e të shoqit, duke menduar se ky i shërben shpëtimit të fëmijëve nga pasojat e arrestimit të saj. Më vonë merr vesh se i dashuri i saj është martuar me një tjetër grua dhe iluzioni i fillimit kthehet në një zhgënjim të madh, që merr përmasa shkatërruese kur djali i saj, atëhere mjek në një fshat të largët të Peshkopisë, nuk pranon as t’a takojë mbas vitesh të gjata burgu. Çfarë drame e llahtarëshme, çfarë rrënimi shpirtëror e moral!

Filmi trajton vetëm një pamje të tragjedisë së shqiptarëve, atë të grave të huaja e familjeve të tyre. Ishte një pjesë e vogël e atij realiteti, tërësinë e të cilit e përbënte dhuna mbi “armiqtë e klasës”, me të gjithë gamën e pasojave të saj shkatërruese mbi një pjesë të mirë të popullsisë. Por filmi shkon më tej: nëpërmjet bisedave me njerëz si Ylli Hila, Pandi Konomi, Dolores Velaj, përfaqësues të organeve të dhunës së regjimit, ai tregon se tragjedia e shqiptarëve nuk kishte vetëm një arkitekt, nuk ishte pjellë  vetëm e mëndjes djallëzore e paranojake të Enver Hoxhës, siç duan t’a paraqesin edhe sot mjaft dëshmitarë t’asaj përvoje. Ajo tragjedi, që ende sot gjen idhtarë që fshihen poshtërsisht mbas valëve të internetit, në shumicën e rasteve, në nivel publiku të thjeshtë, e në deklarata, libra apo intervista të eksponentëve politikë si maja e piramidës, Ramiz Alia, etj kishte shumë autorë në të gjitha nivelet. Ajo ishte shprehje e një maisjeje të rrezikëshme të organizmit të popullit shqiptar. Mbështetja në arsyetime të tilla si “ashtu ishte koha”, “kemi kryer detyrën”, “ kemi zbatuar ligjin”, e të tjera justifikime si këto tregojnë se një pjesë e shqiptarëve pak ose aspak janë të vetëdijshëm për të keqen që kanë prodhuar në jetën e tyre, me pasoja rrënuese mbi jetë njerëzish të pafajshëm. Shëmbja e sistemit, dështimi i plotë i tij, vënia   para gjyqit të historisë, për ta nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ata vazhdojnë të jetojnë në botën e tyre të Enverit e të krimit të pandëshkuar, përparojnë në karjera apo gëzojnë pensione të favorshme, pavarësisht se pushteti demokratik ka ngjyrë rozë apo blu.. Filmi e nxjerr në pah këtë dukuri e, tërthor, pohon një kërkesë morale të shoqërisë, atë të vetëpastrimit, të të kërkuarit falje, të paditjes e dënimit të krimit e pasojave të tij.

Është një kërkesë që, prej njëzet vitesh, bie në vesh të shurdhër, mbasi mendësia komuniste vazhdon të mbijetojë në një shoqëri të re, në kohë të reja, por që nuk arrijnë të shkëputen plotësisht nga e vjetra. Është një problem që e bartim mbi vete, pa patur kurajën e forcën t’a përballojmë me urtësi, me ndërgjegjësim, me kah kritik e vetëgjykues, por edhe me idenë e e tolerancës që na detyron qytetërimi, madje edhe të faljes që na mësojnë doktrinat fetare. Është një lëmsh që na vërtitet nëpër këmbë, që nuk na le të shkojmë para, të shohim t’ardhmen me qetësinë e atij që nuk fsheh kufoma në raftet.

Filmi vë përballë njeri tjetrit Vasil Orgockën e shokët e tij, të dënuar padrejtësisht nga diktatura, dhe xhelatët e tyre që nuk ndjejnë as brejtjen më të vogël për jetët e gjymtuara që duhet t’u rëndojnë në ndërgjegje. Mes tyre duket se nuk ka asnjë pikë takimi, vazhdon lufta, urrejtja, thellohet gremina. Këtë të vërtetë tronditëse na e jep qartë filmi.. Fakti që ai ka tre vjet që qarkullon nëpër  Evropë, duke marrë çmime ndërkombëtare të nderuara ndërsa askush nuk ka guximin t’a shfaqë në Shqipëri, është tepër domethënës. Ai na zbulon përmasat e vërteta të ngërçit tonë si shoqëri e si popull, paaftësinë për të parë në sy të vërtetën e për t’a pohuar haptas atë. Fakti që këtë film e prodhon një regjizore bullgare duhet t’i bëjë të reflektojnë shumë punonjësit tanë të artit, jo vetëm kinematografik, mbi domosdoshmërinë e ndihmesës së tyre, si formues të opinionit publik në zgjidhjen e nyjës gordiane të pas komunizmit shqiptar, asaj të dënimit të sinqertë, pa mëdyshje, pa dredha të krimit komunist.

E falënderojmë nga zemra zonjën Peeva, jo vetëm për vërtetësinë e paraqitjes së një pjese të dhimbëshme të historisë sonë e nivelin e lartë profesional të veprës së saj, por edhe për leksionin e madh njerëzor që na dha.

                                                                                                                  Tetor 2010                                                                                      

Marrë nga vëllimi: “Përsiatje njerëzore, letrare, shoqërore, historike”OMSCA-1 Tiranë 2011

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

VATRA PROMOVOI TRI VEPRA STUDIMORE NGA INSTITUTI I TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE NË SHKUP

September 23, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 22 Shtator 2022 -Federata Panshqiptare të Amerikës “VATRA” promovoi tri vepra studimore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Studime shumë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare veprat “Shkupi, vetë historia e Kosovës”, një ngjarje ekskluzive për shqiptarët e Amerikës. Vepra e autorëve Skender Asani, Mehmet Prishtina dhe Albert Rama, vjen si raport i diplomatëve italianë të kohës dhe është dëshmia më e fuqishme dhe më e freskët e pranisë dhe e autoktonisë shqiptare në Shkup. Libri “Bisedime mbi -Historin bujqësore të Shqipnis-“ i autorit Eqrem Bej Vlora, përgatitur për botim nga Albert Ramaj e Skender Asani, paraqet vlerat e mendimit intelektual shqiptar mbi problematika që ishin më pak të trajtuara në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, siç ishte, bie fjala, çështja e tokës dhe sidomos menaxhimi i saj në pikëpamje agroteknike. Vepra tjetër voluminoze dyvëllimëshe është “Propozime për drejtshkrimin”, e cila promovohet me rastin e shënimit të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që paraqet një jubile të madh të gjuhës sonë standarde.

Në emër të Federatës Panshqiptare Vatra përshëndeti Dr. Pashko Camaj i cili theksoi rëndësinë e këtyre botimeve dhe promovimeve në Vatër. Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu theksoi se me këto promovime forcojmë rrënjët e kombit nëpërmjet ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Vatra do të mbështesë këtë Institut që ashtu si Vatra i shërben çështjes kombëtare, argumentoi zonja Veliu. Studiuesi Sefer Tahiri prezantoi punën e Institutit, veprimtarinë hulumtuese e shkencore dhe ekspozoi punën e jashtëzakonshme që konsiston te mbrojtja e identitetit etnik gjuhësor, kulturor shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Institutit Prof.Dr. Skender Asani deklaroi në fjalën e tij: “Mirënjohje për Vatrën, Diellin e Marjan Cubin që na ka mbështetur ne dhe patriotët e tjerë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Maqedoni gjendet trashëgimia më e madhe e autoktonisë shqiptare. Trashëgimia kulturore në Maqedoni është shumë e pasur dhe e fuqishme. Puna e Institutit është konsideruar si detyrë në zbulimin dhe dokumentimin e trashëgimisë shqiptare, tha ndër të tjera prof. Asani teksa u shpjegoi të pranishmëve punën e Institutit, Departamentet dhe objektivat për të ardhmen. Izmit Nura – zv.drejtor i Agjencisë së Migracionit në Qeverinë e Maqedoni e Veriut foli mbi luftën e drejtë të UÇK, punën e Institutit dhe rolin e Vatrës. Ai tha se kolegët e mi sot janë një armatë, një ushtri kulturore e kombëtare për çështjen tonë.

Dr. Sevdail Demiri – Kryetar i Këshillit të Institutit deklaroi se Vatra dhe Dielli po thyejnë një rekord me vazhdimësinë historike dhe rolin e tyre patriotik e kulturor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zeqirja Ibrahimi Kryeredaktor i Revistës Shkencore të Institutit, foli rreth 50 vjetorit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe propozimet e Institutit, gjithashtu u ndal si gjuhëtar te roli i gjuhës shqipe në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Asllan Bushati lavdëroi punën e Institutit dhe solli detaje rreth luftërave në trojet shqiptare në Maqedoni dhe kërkoi që të mësohet arti luftarak, gjuha osmane dhe greqishtja e lashtë. Drejtori Prof. Dr. Skënder Asani foli gjithashtu rreth elementit katolik në Shkup dhe përpjekjeve për eliminimin dhe asimilim në dekadat e mëparshme. Ai i dhuroi Vatrës në përfundim të ceremonisë së përurimit, një dhuratë simbolike: Boçe nga Bredhi i Nënë Terezës në Shkup. Për nder të profesorëve dhe studiuesve, Federata Vatra dhe Marjan Cubi shtruan një darkë vëllazërore në shenjë mikpritje, respekti e vlerësimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT