• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

Niko Kanxheri…

September 9, 2022 by s p

Mevlan Shanaj/

Me këtë djaloshin njihemi që më 1965. Qysh në takimin e parë kur regjistroheshim në Degën Ushtarake sqpo filluam shkollën e lartë të Aktorëve.Më pas u bëmë një treshe e pandarë bashkë me Timon. Në dhjetor të vitit të fundit të shkollës 1969, na fton për vitin e Ri në Korçë. Aty në familjen e tij kaluam pushimet dimërore së bashku me Acon dhe Timon! Më kujtohen përkujdesjet e Thomaidhës( së jëmës) që bënte çmos të kënaqte çunat që kishin vajtur me lugë në brez! Ishte koha që i vija pas Natashës dhe në një përballje te “Ushtari i panjohur” në dëborë rrëshqita , sigurisht i pamësuar me ngricat e Korçës , po nuk di ns më pa apo jo Natasha. Vitet kalojnë, ishim në një film së bashku te “ Malet me blerim mbuluar” ku Niko shkëlqen në një episod! Më pas e mora te filmi im i parë” Korrierët” ka shumë ngjarje në atë film, por ajo që më ka mbetur në ment,autori i skenarit Anastas Kondo, pasi pa filmin më pyeti për Niko Kanxherin! Më tha interpretimi i tij më ka kujtuar Fedian( Kufoma e gjallë e Tolstoit)Kalojnë vitet sukseset e tij shtohen, por sipas meje ka arritur kulmin në interpretim të një monologu te filmi i Joni Shanaj( “ Pharmakon” monologu i vetmisë nën interpretimin e Niko Kanxherit, në këtë film do të mbetetet padyshim maja e mjeshtrisë së aktrimit. Askush tjetër nga ne që kemi bërë karaktere në kinema , nuk kemi mundur ta vulosim kaq mjeshtërisht. Nuk nguroj të them se Marlond Brando , Al Pacino, Robert De Niro, Jack Nicholson Mastrojani dhe së fundi Leonard Di Caprio, na kanë magjepsur me arritje tej të pazakonshmes para kamerës. Këtë mendim të guximshëm për Niko Kanxherin po e ilustroj këtu në këtë postim. Ftoj kundërshtuesit për debat!Lutem shikoni monologun!Qëllimi i këtij postimi!

! https://youtu.be/_D5wCczMlp0

Filed Under: Kulture

76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

September 9, 2022 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qendronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës.

Në korrik, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946. Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Në imazhet e bashkëngjitura këtij postimi, paraqitet një raport i Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës. Në foto shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesor të kësaj levizje.

Filed Under: Kronike

PASHKO GJEÇI…

September 8, 2022 by s p

Bujar Leskaj/

I nderuari Pashko Gjeçi, përkthyesi, intelektuali i persekutuar, që u end aq gjatë në botën e Dantes dhe të Homerit lindi 104 vite më parë, në 7 shtator 1918.

Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938, fiton të drejtë studimi për të ndjekur universitetin në Itali. Në vitin 1943 përfundoi Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Romë me rezultate të larta, me tezë diplome “Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës”.

I grishur për të punuar asistent-pedagog Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga Ernest Koliqi për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit. Ministria e Arsimit e asaj kohe e emëroi si profesor të letërsisë dhe latinishtes në gjimnazin e Shkodrës.

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Pashko Gjeçi vazhdoi të jepte mësim pranë atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe më pas u transferua në qytetin e Durrësit. Këtu u arrestua dhe Gjyqi komunist do ta dënonte me pesë vjet burg të cilat i bëri kryesisht në Durrës dhe në kënetën e Maliqit.

Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeçi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Shkodër. Aty vendos që të përkthejë Dante Alighierin.

Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjekësisë. Punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 do të botohet “Odisea”, një tjetër përkthim i tij.

Me rënien e regjimit komunist dhe ardhjen e viteve 2000, kryeveprat e përkthyera nga ai në shqip ribotohen, por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. “Komedia Hyjnore” dhe “Odiseja” ribotohen më 2006, “Fausti” (pj.1) më 2008, “Andromaka” dhe “Atalia” e Rasinit më 2010.

Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ’70 e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”.

Pashko Gjeçi u dekorua nga Presidenti italian Çampi më 2004 me “Urdhërin e yllit të solidaritetit italian” për përkthimin e Dantes.

Pashko Gjeçi ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.

Filed Under: Emigracion

Personaliteti i Ali Pashë Tepelenës mes shqiptarëve

September 8, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Për popullsinë shqiptare, popullsi të cilës ai i përkiste, Ali Pasha përfaqësonte një figurë të lartë dhe të pazëvendësueshme. Sipas Hobhausit të gjithë shqiptarët , edhe ata që nuk i janë nënshtruar fuqisë së tij, flasin me ekzaltim dhe krenari për bashkatdhetarët e tyre dhe kur vjen puna t i krahasojnë me të , duken se ata vazhdimisht nuk para i pëlqejnë meritat e të tjerëve. Kemi dëgjuar vazhdimisht të thonë , kur bije rasti të bisedojnë për ndonjë pasha tjetër: “Ai nuk është siç është Aliu, ska kokë të tillë”1. Ky adhurim i tyre për Ali Pashën kishte një bazë të fortë perceptimi që merrte shkas sa nga qeverisja efektive e territorit po aq sa dhe në njohjen ndërkombëtare që po arrinin shqiptarët për herë të parë pas tre shekujsh harrese. Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të XIX i nxori shqiptarët në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe bashkë me ta dhe gjuhën e tyre. Nuk besoj se do të jetë ndonjë ekzagjerim pohimi se Ali Pasha i nxiti studimet për gjuhën shqipe dhe kjo nuk është një meritë e panevojshme për të, por nuk i është vënë në dukje deri më sot.2

Pikërisht në këtë kohë kemi një përpjekje për një zhvillim kulturor të shqiptarëve ku si paradigmë zhvillimi u morën veprat dhe autorët e Iluminizmit grek, pasi dhe një pjesë e këtij zgjimi kulturor erdhi nga figura që ishin formuar në shkolla kulturore greke dhe ishin personalitete të kulturës ortodokse. Gjatë kësaj epoke, sidomos pas forcimit të pushtetit të Ali Pashë Tepelenës, në fillimet e shekullit të XIX dhe rritjes së pranisë diplomatike në Janinë, ku dy përfaqësues të shquar, njëri i Francës republikane Fransua Pukëvil dhe tjetri i Mbretërisë Angleze, William Martin Leake ishin dy personalitete shumë të kulturuar që kontribuuan shumë në nxitjen dhe lëvrimin e kulturave vendase. Të frymëzuar të dy nga Filohelenizmi dhe ringjallja e interesit për trashëgiminë greko-romake, ata nuk do të qëndronin indiferent edhe ndaj kulturës shqiptare pasi një pjesë e madhe e botës antike që ata adhuronin shtriheshin në territoret shqiptare. Kështu Pukëvili do të ishte nxitësi kryesor i Marko Boçarit të shkruante në 1809 një fjalës greqisht-shqip nga bisedat me familjen e shquar të Boçarëve, të shpërngulur në Korfuz, ndërsa William Martin Leake në një vepër të tij në (1814) ka botuar një fjalor në tre gjuhë dhe një Gramatikë të toskërishtes.3

Gjithësesi duket se ka pasur një ndryshim në përpjekjet dhe gjykimet e të huajve për gjuhën shqipe dhe lëvrimin e saj, midis udhëtarëve sporadikë që rrinin shumë pak kohë në Pashallëk si është dhe rasti i poetit të madh Bajron dhe mikut të tij Hobhouse dhe këtyre përfaqësuesve diplomatikë që kaluan një kohë më të gjatë në territoret shqiptare. Kështu p.sh Hobhouse kur flet për personalitetin e Ali Pashë Tepelenës vëren, se me autoritetin e madh, që ka ai vet kurrë si ka shkuar ndërmend për arsimimin që duhet të merrnin shqiptarët-4, kur realiteti qëndronte ndryshe pasi të paktë në Janinë në atë kohë ushtronin aktivitetin e tyre pedagogjik për sa i përket ushtrimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe Vangjel Meksi, Jani Evstrat Vithkuqari që pat ndihmuar Leakun në gramatikën e tij, Stefan Postenani, i cili po në ato vite ka bërë një gramatikë të greqishtes me alfabet shqip, apo dhe Jani Vellarai(1771-1823) mjek i birit të Ali Pashës, Veliut që shkroi “Shënimet për një gramatikë greqisht-shqip”. Nisur nga numri i këtyre aktivistëve të arsimit shqip si dhe përpjekjeve të tyre për të shkruar gramatika të shqipes, mund të themi pa frikë se Janina e Ali Pasha Tepelenës ishte një kopsht pjellor për gramatikat e shqipes.5

Bibliografi:

1-Hobhouse,K.Xhon “Letra nga Shqipëria”. (Toena, Tiranë 2001).

2-Lloshi,Xhevat “Përkthimi i V.Meksit dhe redaktimi i G.Gjirokastritit 1819-1827”. (Onufri, Tiranë 2012).

3-Lloshi,Xhevat “Përkthimi i V.Meksit dhe redaktimi i G.Gjirokastritit 1819-1827”. (Onufri, Tiranë 2012)

4-Hobhouse,K.Xhon “Letra nga Shqipëria”. (Toena, Tiranë 2001)

5-Lloshi,Xhevat “Përkthimi i V.Meksit dhe redaktimi i G.Gjirokastritit 1819-1827”. (Onufri, Tiranë 2012)

Filed Under: Histori Tagged With: Dorian Koci

SHUHET MBRETËRESHA ELISABETH II, MONARKJA MË JETËGJATË NË HISTORINË E E MBRETËRISË SË BASHKUAR

September 8, 2022 by s p

MBRETËRESHA ELISABETH II MBRETËROI 70 VJET. AJO ISHTE 25 VJEÇE KUR U NGJIT NË FRON. NGA VITI 1952, AJO KA KALUAR SHTATË PAPË, 14 PRESIDENTË AMERIKANË DHE 15 KRYEMINISTRA BRITANIKË. PRINCI CHARLES DO TË JETË MBRETI I RI.

Queen Elizabeth II has died

https://www.bbc.com/news/uk-61585886

HM Queen Elizabeth II

Queen Elizabeth II, the UK’s longest-serving monarch, has died at Balmoral aged 96, after reigning for 70 years.

Her son King Charles III said the death of his beloved mother was a “moment of great sadness” for him and his family and that her loss would be “deeply felt” around the world.

Senior royals had gathered at her Scottish estate after concerns grew about her health earlier on Thursday.

The Queen came to the throne in 1952 and witnessed enormous social change.

King Charles said: “We mourn profoundly the passing of a cherished sovereign and a much-loved mother.

“I know her loss will be deeply felt throughout the country, the realms and the Commonwealth, and by countless people around the world.”

He will lead the country in mourning as the new King and head of state for 14 Commonwealth realms. Camilla, his wife, becomes Queen Consort.

During the coming period, he said he and his family would be “comforted and sustained by our knowledge of the respect and deep affection in which the Queen was so widely held”.

In a statement, Buckingham Palace said: “The Queen died peacefully at Balmoral this afternoon.

“The King and the Queen Consort will remain at Balmoral this evening and will return to London tomorrow.”

All the Queen’s children travelled to Balmoral, near Aberdeen, after doctors placed the Queen under medical supervision.

Her grandson and now heir to the throne, Prince William, is also there, with his brother, Prince Harry, on his way.

  • Obituary: A long life marked by a sense of duty
  • Moment her death was announced on the BBC

Prime Minister Liz Truss, who was appointed by the Queen on Tuesday, said the monarch was the rock on which modern Britain was built, who had “provided us with the stability and strength that we needed”.

Speaking about the new King, she said: “We offer him our loyalty and devotion, just as his mother devoted so much, to so many, for so long.

“And with the passing of the second Elizabethan age, we usher in a new era in the magnificent history of our great country, exactly as Her Majesty would have wished, by saying the words ‘God save the King’.”

https://emp.bbc.com/emp/SMPj/2.45.0/iframe.htmlMedia caption,

Queen’s death a huge shock to the nation and the world – Prime Minister Truss

Queen Elizabeth II’s tenure as head of state spanned post-war austerity, the transition from empire to Commonwealth, the end of the Cold War and the UK’s entry into – and withdrawal from – the European Union.

Her reign spanned 15 prime ministers starting with Winston Churchill, born in 1874, and including Ms Truss, born 101 years later in 1975.

She held weekly audiences with her prime minister throughout her reign.

At Buckingham Palace in London, crowds awaiting updates on the Queen’s condition began crying as they heard of her death. The Union flag on top of the palace was lowered to half-mast at 18:30 BST and an official notice announcing the death was posted outside.

On the Queen’s death, Prince William and his wife, Catherine, became the Duke and Duchess of Cambridge and Cornwall.

Buckingham Palace staff place the official notice of the Queen's death outside the palace
Image caption,The official notice read: “The Queen died peacefully at Balmoral this afternoon. The King and Queen Consort will remain at Balmoral this evening and will return to London tomorrow.”

The Queen was born Elizabeth Alexandra Mary Windsor, in Mayfair, London, on 21 April 1926.

Few could have foreseen she would become monarch but in December 1936 her uncle, Edward VIII, abdicated from the throne to marry the twice-divorced American, Wallis Simpson.

Elizabeth’s father became King George VI and, at age 10, Lilibet, as she was known in the family, became heir to the throne.

Within three years, Britain was at war with Nazi Germany. Elizabeth and her younger sister, Princess Margaret, spent much of wartime at Windsor Castle after their parents rejected suggestions they be evacuated to Canada.

After turning 18, Elizabeth spent five months with the Auxiliary Territorial Service and learned basic motor mechanic and driving skills. “I began to understand the esprit de corps that flourishes in the face of adversity,” she recalled later.

Through the war, she exchanged letters with her third cousin, Philip, Prince of Greece, who was serving in the Royal Navy. Their romance blossomed and the couple married at Westminster Abbey on 20 November 1947, with the prince taking the title of Duke of Edinburgh.

She would later describe him as “my strength and stay” through 74 years of marriage, before his death in 2021, aged 99.

To mark their Diamond Wedding Anniversary on 20 November 2007, the Queen and Prince Philip re-visit Broadlands where 60 years ago in November 1947 they spent their wedding night
Image caption,The Duke of Edinburgh was at the Queen’s side for more than six decades of reign, becoming the longest-serving consort in British history in 2009

Their first son, Charles, was born in 1948, followed by Princess Anne, in 1950, Prince Andrew, in 1960, and Prince Edward, in 1964. Between them, they gave their parents eight grandchildren and 12 great-grandchildren.

Princess Elizabeth was in Kenya in 1952, representing the ailing King, when Philip broke the news that her father had died. She immediately returned to London as the new Queen.

“It was all a very sudden kind of taking on and making the best job you can,” she later recalled.

Elizabeth was crowned at Westminster Abbey on 2 June 1953, aged 27, in front of a then-record TV audience estimated at more than 20 million people.

Subsequent decades would see great change, with the end of the British Empire overseas and the swinging ’60s sweeping away social norms at home.

Elizabeth reformed the monarchy for this less deferential age, engaging with the public through walkabouts, royal visits and attendance at public events. Her commitment to the Commonwealth was a constant – she visited every Commonwealth country at least once.

But there were periods of private and public pain. In 1992, the Queen’s “annus horribilis”, fire devastated Windsor Castle – a private residence as well as working palace – and three of her children’s marriages broke down.

After the death of Diana, Princess of Wales, in a car accident in Paris in 1997, the Queen drew criticism for appearing reluctant to respond publicly.

There were questions about the monarchy’s relevance in modern society.

“No institution… should expect to be free from the scrutiny of those who give it their loyalty and support, not to mention those who don’t,” she acknowledged.

The Duke and Duchess of York with their eldest baby daughter Princess Elizabeth at her christening
Image caption,Elizabeth Alexandra Mary Windsor was born in Mayfair, London, on 21 April 1926, the first child of the Duke and Duchess of York

As a 21-year-old princess, Elizabeth had vowed to devote her life to service.

Reflecting on those words decades later, during her Silver Jubilee in 1977, she declared: “Although that vow was made in my salad days, when I was green in judgment, I do not regret nor retract one word of it.”

That same commitment to serving was made 45 years later in a thank you letter to the nation on the weekend of her Platinum Jubilee in June.

The milestone was celebrated with a mix of state ceremonies and a colourful festival of all things British, as well as lively street parties.

Although the Queen’s health kept her from some events, she said: “My heart has been with you all.”

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT