• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

Eduard Grishaj “vjen” sërish mes nesh, promovohen dramat e tij “Muri” dhe “Nënshtetasi” lënë në dorëshkrim

October 16, 2022 by s p

Eduard Grishaj është rikthyer serish mes nesh me një tjetër libër. Këtë herë, nga dorëshkrimet e shumta të lëna, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij më e afërt Mirela, ka zgjedhur dy drama për t’ ia servirur miqve dhe publikut.

Në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës, në prani të autoriteteve letrare dhe intelektuale të qyytetit, në mungesë të autoriteteve vendore dhe politike, u promovuan dy drama, “Muri” dhe “Nënshtetasi”.

Për vlerat që përcjellin librat e radhës të Edit, kanë folur Maxhid Cungu, Arben Prendi, Gjovalin Çuni, Zija Vukaj, Ermira Ymeri, Pjerin Mirdita por edhe të tjerë të pranishëm e miq të Edit e familjes Grishaj, si Fatmir Juka, Engjell Çekaj dhe Berhan Kurtaj.

Në fund, tepër e emocionuar, ka folur edhe Mirela Hoxhaj Grishaj, bashkëshortja e Edit. Ajo ka falenderuar për respektin ndaj bashkëshortit të shtrenjtë, ka falenderuar ata që e ndihmuan në nxjerrjen në dritë të botimeve të radhës.

Eduard Grishaj, një intelektual i mirëfilltë, një antikonformist i spikatur, studiues, hulumtues e autodidakt poliglot, modest dhe me sens të rrallë humori, u nda nga jeta shumë para kohe në një aksident tragjik.

Ai ka lënë shumë gjëra në dorëshkrim, teska Mirela, familja, miqtë e të njohurit po bëjnë një punë shumë të mirë për ti nxjerrë në dritën e lexuesve. Këto dy drame, që shpresojmë të shohin edhe dritën e skenës, pasojnë librin “Gjakmarrja në prozën shqiptare”, promovuar në mars të këtij viti.

Eduard Grishaj ka fatin që të mos i mungojë miqve dhe shokëve, pavarësisht boshllëkut fizik që ka lënë për ta e sidomos familjes e të afërmëve. Edi jeton e do të jetojë përmes librave, botimeve, publicistikës që shpresojmë e urojmë të dalin plotësisht në dritë. Falë bashkëshortes Mirela, familjes por edhe miqve, shokëve e të njohurve. /ShkodraWeb/

Filed Under: Opinion Tagged With: Eduard Grishaj

Armët Taktike Bërthamore, Parandalimi i tyre dhe NATO

October 14, 2022 by s p

“Rusia e di mirë se lufta atomike nuk mund të fitohet prandaj nuk duhet të fillohet,” Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Rafaela Prifti

Ndërsa Rusisë i rrëshqet nga dora fitorja në fushëbetejë në Ukrainë, mundësia e një konflikti bërthamor, deri tani të paimagjinueshëm, merr përmasa më serioze çdo ditë e më shumë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi, pas takimit të djeshëm të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës veri-atlantike, se “retorika nukleare e Putinit është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.” Ai tha se NATO ka rritur masat e sigurisë në instalimet strategjike ndërsa po furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, artileri etj. Ekspertët i klasifikojnë armët taktike bërthamore në bazë të karakteristikave të tyre të madhësisë, rrezes së veprimit, efektshmërisë për goditje të objekteve të përzgjedhura ushtarake. Qëkur Putini pushtoi Krimenë në vitin 2014, ai e artikuloj përdorimin e arsenalit bërthamor në emër të sigurisë së Rusisë në dekretin e lëshuar prej tij. Me agresionin e hapur rus në Ukrainë në shkurt të këtij viti, referencat për armët bërthamore janë intensifikuar dhe janë një nga temat më të nxehta të ditës.

A duhen kuptuar deklarimet e reja të Putinit si kanosje apo provokim nga ana e tij? A është në interesin e tij të përdorë këtë gjuhë si presion psikologjik parandalues ndaj perëndimit dhe veçanërisht vendeve anëtare të NATO-s?

Rreziku i shfarosjes bërthamore ka arritur pikën më të lartë në gjashtëdhjetë vitet e fundit, tha Presidenti Biden; ndërsa Putini ka kërcënuar se do përdorë gjithë arsenalin e mundshëm për të mbrojtur Rusinë përfshirë rajonet e sapoaneksuara të Ukrainës. Ndonëse Presidenti Biden tha se nuk mendon se Putini do t’i angazhoj armët taktike bërthamore, humbjet ushtarake të forcave ruse dhe tërheqjet nga zonat lindore nën kontrollin e tyre, e rrisin mundësinë dhe rrezikun e përdorimit të këtyre armëve për të shmangur humbjen dhe kapitullimin e Rusisë në Ukrainë. Nëse Putini nuk del dot nga lufta në Ukrainë me diçka që duket si fitore për të, analistët thonë se rreziku i përdorimit të arsenalit bërthamor vjen duke u rritur.

Armët Taktike Bërthamore

Për armët taktike bërthamore, nuk ka një përkufizim të përbashkët ndërkombëtar, dhe as një kriter të vetëm madhësie të pranuar nga të gjithë për t’i kualifikuar si të tilla. Ekspertët ushtarakë thonë se ato janë më të mëdha se bombat konvencionale, kanë forcë radioaktive dhe efekte të tjera veç shpërthimit fillestar detonues. Për dallim nga armët strategjike të cilat kanë si qëllim dobësimin e kapaciteteve luftarake të armikut në rast lufte, përshirë prodhimin, infrastrukturën dhe sistemet e transportit dhe komunikimit, armët bërthamore nuk i takojnë sferës strategjike, thotë Departamenti amerikan i mbrojtjes. Armët taktike kanë si qëllim përmbushjen e synimeve ushtarake më imediate dhe të përcaktuara paraprakisht në rast të një konfrontimi të armatosur. Këto armë u prodhuan në periudhën pas luftës së ftohtë, në vitet 1950, për t’i dhënë epërsi manovruese forcave të armatosura në situata taktike, sipas analistëve të mbrojtjes. Për dallim nga raketat balistike që arrijnë distanca kilometrike, armët taktike bërthamore montohen në bomba apo predha të artilerisë dhe raketa me rreze më të shkurtër. Forca shpërthyese shkon nga një fraksion i një kilotoni në 50 kiloton. Sa për të kuptuar shkallën e fuqisë detonuese, bomba në Hiroshima kishte përafërsisht 15 kilotonë TNT.

Kush i ka këto armë në dispozicion?

Në bazë të raportit të lëshuar nga Komisioni i Kongresit amerikan për hulumtime, Rusia ka 1,000 deri 2,000 koka bërthamore të gatshme në arsenalin e saj për t’u përdorur si armë bërthamore për qëllime jostrategjike. Putini që ka arsenalin më të madh bërthamor ka deklaruar se Amerika ka krijuar preçedencë për përdorimin e tyre kur hodhi bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 230 armë nukleare që nuk klasifikohen si strategjike, përfshirë edhe 100 B61 bomba të montuara në avionë ushtarakë në Evropë. Këtë javë Korea e Veriut ndërmori manovra të njëpasnjëshme raketore. Sipas medias shtetërore, ushtrimet synojnë të simulojnë goditje të stuhishme ndaj Koresë së Jugut me armë taktike bërthamore.

Pas takimit të djeshëm të grupit nuklear të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se armët atomike e ndryshojnë krejtësisht natyrën e konfliktit. “Rusia e di mirë se lufta atomike nuk mund të fitohet prandaj nuk duhet të fillohet,” vërejti ai.

Parandalimi Afatgjat dhe NATO

I pyetur nëse do përdoren armët bërthamore në Ukrainë, Presidenti Biden shprehu mendimin se Putini mund të tregohet i përmbajtur por nga ana tjetër tha se përdorimi i armëve të vogla bërthamore mund të dalë jashtë kontrollit. Balanca delikate e forcave që ruajnë ekuilibrin e sigurisë është vënë tashmë në një sprovë që përfshin vende dhe rajone brenda dhe jashtë NATO-s.

Në mars trupat e NATO-s të 17 vendeve kryen ushtrime të përbashkëta në Arktik, pjesë e trajnimit të tyre të rregullt, por këtë vit simulimi ndihej shumë afër realitetit, thanë pjesëmarrësit. Javën e ardhshme vendet aleate do fillojnë manovrat ushtarake të parandalimit afatgjat të emërtuara ‘Pasdite e Pamposhtur’ (Steadfast Noon), tha për mjetet e informimit, Jens Stoltenberg. Në seancën e fundit të mbledhjes së djeshme të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s u diskutua për misionet e aleancës në Ballkanin Perëndimor deri në Irak.

Në seancë mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell. “Në periudha të paparashikueshme, forcimi i kooperimit midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian ka shumë rëndësi,” thuhet ndër të tjera në deklaratën për shtyp. Për sa i takon dialogut Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga evropianët, aleanca tha se është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe theksoi se KFOR-i nën NATO-n vazhdon të kryejë misionin e tij në Kosovë në përputhje me mandatin e OKB-së.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Armend Mehaj, i cili ndodhet për vizitë në Nju Jork, u takua mbrëmë me Kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha, me vatranë dhe përfaqësues të komunitetit në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës. Raportin e takimit e paraqiti kryeredaktori i Diellit Sokol Paja. https://gazetadielli.com/vatra-takoi-ministrin-e…/

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

Migjeni uragan i letërsisë shqipe

October 14, 2022 by s p

Bledi Filipi 

Në kujtim të diëlindjes së Millosh Gjergj Nikollës ( 13 tetor 1938- 26 gusht 1938)

 „…vepra ime ka karakter luftarak dhe, paraprakisht, për kushtet e veçanta tonat, duhet me e manovrue, pra, disa herë, edhe në mënyrë të maskueme. Unë s’mund t’ua spjegoj këto grupeve. Ata duhet t’i kuptojnë vetë. Qarkullimi i veprës s’ime  diktohet nga imperativi i etapës shoqnore që po kalojmë. Për veten time, unë e quej veprën t’ime si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve. Në rrnofsha, vepra ime konspektivisht do të kryhet. Kam besim se vegimet e mia do t’i verifikojë zhvillimi i mëvonshëm i ngjarjeve..”.-Migjeni ( “Nëntori” 11 1955/ f.69).

Migjeni ndoshta e parandiente që do të largohej shpejtë nga kjo botë. Ndaj edhe shkrimi i mësipërm vjen si një profeci që ai bën për jetën dhe veprën e tij. Shkrimtar që pëlqehet nga çdo moshë dhe vargjet e tij pëlqehen nga cilido, kjo për të vetmen arsye: se ai ishte vetvetja dhe e nxirrte atë çka i vlonte në gji.

Migjeni , ky uragan i letërsisë shqipe që qe zëri i rinisë së atëhershme jetoi pak por la pas një vepër madhore. Veprimtaria  e Migjenit përmblidhet në vitet 1934-1936. Gjer më 1936-tën ai pati  shkruar pjesën më të madhe të vjershave dhe prozave të tij. Më 1937-1938 shkroi  pak sepse sëmundja sa vinte dhe e rëndonte më tepër. Në  mbarim të vitit 1937 Migjeni do të niset për në Torino të Italisë për t’u mjekuar  dhe ndjekur studimet për letërsi.

Por fati nuk mbajti në anën e Migjenit, sëmundja e rëndoj edhe më tepër dhe pikërisht në marsin e vitit 1938, poeti u shtrua në sanatoriumin e Torinos, dhe më 26 gusht  kur ende nuk kishte mbushur 27 vjeç, Migjeni u shua.

Migjeni , mbetet një ndër shkrimtarët e pëlqyer në letërsinë shqipe si poet dhe si prozator. Prozat e  Migjenit  kanë rëndësi jo vetëm për gjerësinë e tematikës, forcën e ideve, vlerën artistike, por se ato, i flasin hapur lexuesit sikur dialogojnë me të. Përmes alegorisë Migjeni fshikullon anët e errëta të shoqërisë së atëhershme. Kjo duket te : ‘’Sokrati i vuejtun apo derr i kënaqun”, këtu ai godet hipokrizinë shoqërore.

Tek Migjeni nuk mungon as elementi  romantik. Elementi romantik është pjesë përbërëse e  realizmit të Migjenit. Si në prozë ashtu edhe në poezi, Migjeni ka stilin e vet, një stil që i dallon menjëherë shkrimet e tij. Stili i tij është energjik dhe sulmues; gjëmon dhembja për të mjerët. Nëse në poezi Migjeni zgjatet, në prozë bën të kundërtën: shkurt dhe prerazi.

Për gjuhën e Migjenit mund të nxirren këto përfundime:

Ai shkroi në të folmen e Shkodrës, por edhe të folmeve të krahinave të saj. Tek poeti ndeshet ndonjëherë edhe  ndonjë influencë të rrallë të  toskërishtes, kjo për arsye se kishte jetuar në Manastir. Disa nga fjalët gegërisht që e pasurojnë  gjuhën e Migjenit janë: aht, biban, i harlisun,marre,   i molisun , dikon, zhelmel etj.

Gjithashtu në shkrimet e Migjenit hasen edhe  fjalë neolatine: akord, akrobaci, alegori, apotezë, diskret, ekstazë, fatal etj.

Migjeni,  jetoi pak por la pas një vepër madhore. Fuqia e tij e fjalës , saktësia e përshkrimit, njohja e jetës e çuan  i dhanë shtysë për të ecur në krijimtari. Migjeni poeti i madh që i reziston kohërave është dhe mbetet një Bodler i letërsisë shqipe.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bledi Filipi

Komshinjtë…

October 14, 2022 by s p

Gëzim Zilja/

Aty në bregun e detit, në një “Bar” të zakonshëm lagjeje, ku një kafe dhe një raki kushtojnë 100 lekë, dy klientë zhvillojnë një dialog me zë të lart. Tonet vazhdojnë e ngrihen deri në qiell me fjalë të rënda e të pakontrolluara, gjë e pazakontë kjo për banorët. Njëri prej tyre, Sazani, vjen i pakët nga trupi dhe i dobët. Gjithë jetën pantallonat i ka mbajtur me oshkur ose rrip meshini sepse beli i hollë, nuk përshtatet me standardin e prodhimit në seri. Flokët ende nuk i kanë rënë, energjik, hazërxhevap, e mbajnë për njeri të mirë, jo ngatërrestar, megjithëse është tip nervoz e merr flakë si shkrepse, nëse njerëzit nuk i shkojnë pas muhabetit. Qaniu vjen i ngadaltë, fjalëpakë, i shëndoshë, mik i vjetër i rakisë por jo sherrxhi. Kur e shikon, që muhabeti nuk shkon, ngrihet e ikën pa nisur zënkat. Po këtë rradhë sherri, dukej serioz dhe Qaniu nuk u ngrit të ikte si herët e tjera.

-Ha e pi se e ke zënë veten, e mbahesh me të madh,- bërtiste Sazani.

-Me të madh nuk jam mbajtur ndonjëherë, po jam i gjallë unë, nuk jam i ngordhur si ty. Le të marrin detin dhe djemtë e tu apo nuk ua mban!?

-E dimë të gjithë punën tënde, që bën me tët bir. Edhe sesi i nxjerr paratë me djersë. Nuk i ngatërroj djemtë e mi me ato punë,-  shfryu gjithë mllef Sazani.

-Ç’do të thuash me këto ti, more ngordhësirë? Mua do të më zesh në gojë punën dhe djersën ti? Mua dhe tim bir, që rrezikon jetën e tij në mes të detit, për të    siguruar bukën e gojës?  Qaniu i twrbuar nga fjalwt  u ngrit nw kwmbw. 

Flitej dhe kjo ishte e sigurt, se djali i Qaniut me gomonen, që përdorte në verë për turizëm hera-herës, kur ngrohej koha, kalonte klandestinë në brigjet italiane, zakonisht hallexhinjë, që punonin stinën e verës e vjeshtës, në të zezë, në bujqësi, në zonën e Puglies deri në fund të dhjetorit, kur mbaronte dhe vjelja e ullinjve. Strehimin, kur deti ishte i trazuar, ua siguronte, Qaniu, në ca shtëpi të vjetra një katëshe, për të mos rënë në sy të policisë. Kohët e fundit puna ishte shtuar se kalonin matanë edhe emigrantë nga Siria e Afganistani. Nuk mburrej kurrë Qaniu, që kishte para e bënte jetë të thjeshtë. I biri kishte ndërtuar veçmas një vilë dykatëshe pranë shtëpisë së vjetër, ku banonte i ati.  Kjo e tërbonte Sazanin sa herë kalonte andej. Bluante me vete: 

-Ja zorrëtharë si unë ishin dhe ata, po shiko se ç’vilë ka bërë ai langua i Qanos?  Kurrë nuk kishte dalë nga goja e Qaniut një fjalë e vetme për punën e të birit dhe i shmangej ngaherë debatit me moshatarët për këtë temë.

-Yt bir ka hedhur klandestinët nga Siria në det, një herë kur e ndoqi policia,- shpërtheu Sazani. Fytyra e thatë dhe gjatoshe iu skuq nga zilia dhe marazi. Qaniu sikur ta kishte pickuar një nga ato nepërkat laramane me kokë trekëndëshe u hodh përpjetë.

-Do të vras mu këtu, more qen e bir qeni. Të ka mbirë maçoku në bark nga zilia. Mbylle atë hale, mos më shty në gjynah! 

Gjithë ai burrë i shëndetshëm e i fortë, dukej se do ta hante të gjallë. Banorë të lagjes, i larguan, përndryshe një grusht i Qaniut do ta dërgonte në botën e përtejme Sazanin. Gjindja u qetësua. Qaniu me këmishën e zbërthyer e dalë jashtë mbi pantallona, që i mbulonte barkun e madh deri poshtë si fustan, foli me zë të lartë;

-Dëgjo këtu ti burrë llafazan dhe kot. Dëgjoni dhe ju të tjerët miq dhe jo miq të mi! Kurrë im bir nuk ka hedhur njerëz në det. Ndryshe e mbyt me duart e mia! Ata që ai çon matanë, shqiptarët, sirianët e afganët, ju i keni parë. Të huajtë çoku kanë ndonjë lekë, po këta tanët dihet, s’ka ku i kap as qeni, e shumë prej tyre i japin lekët kur kthehen. Të gjithë janë të vdekur, e pa shpresë. Im bir i çon matanë dhe nga të vdekur që janë, i bënë të gjallë, i kthen në njerëz, u jep shpresë duke i hedhur në Itali. Ndaj në vend ta shani, duhet ta falënderoni! As vjedh, as mashtron njeri. Lek me djersë e me rrezik koke është. Çfarë të bënte im bir me tre kalamaj e gruan në ngarkim? Punë s’ka, miq në qeveri nuk kam… Futi këmishën nën pantallona, kaloi dorën mbi flokët ende të dëndura e të trasha si qime furçe dhe u largua ngadalë. Gjindja që kishte ndjekur gjithë skenën nuk pipëtiu për disa çaste. Disa ishin me Qaniun, të tjerët me Sazanin. Po kjo nuk prishte punë. Rëndësi kishte që sherri këtë rradhë u shmang dhe me sa dukej nuk do të vazhdonte më. E shumta të dy komshinjtë do t’ mbanin mëri njëri-tjetrit për një farë kohe. Do t’i kërkonin falje pronarit të kafenesë dhe jeta do të rridhte si më parë. Me policinë njerëzit nuk kishin punë, as Sazani. 

Filed Under: Komente

Presidentja Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia

October 14, 2022 by s p



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.

Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Tutje, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT