• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

Kullat në Marjan të Oparit në kohën e Ali Pashë Tepelenës

October 9, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Marjani,fshat në krahinën e Oparit për therë të parë përmendet në ky memorien e Gjon Muzakës, ku kjo dinasti e madhe mbarështronte blegtorinë në malin e tij të përmendur. Banorët e tij janë të përmendur si ndërtues dhe mjeshtra popullorë të ndërtimit të shtëpive, urave dhe kullave.Në shekullin e XVII-XVIII-të, ku fshat kishte më tepër se 280 shtëpi të mëdha, të ndërtuara majë shkëmbinjve, që nga larg dukeshin si kala. Në to rridhte uji i ftohtë, që vinte nga Ostrovica. Rrugët i kishte të shtruara me kalldrëm. Gjatë kohës kur krahina e Oparit hyri brenda kufijve administrativë të Pashallëkut të Janinës, edhe aty si në gjithë Shqipërinë u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative. Sipas Pouqueville, me porosi të Ali Pashë Tepelenës, arqitekti shqiptar Petro Korçari, ndërtoi në Epir më shumë kala se ç’rrënoi qytete në kohë të tij konsulli romak Paul Emili. Ali Pasha kishte ndërtuar fortesa të vogla ose kulla kudo në Pashallëkun e tij. Përveç kështjellave dhe godinave administrative, Ali Pasha Tepelena ndërtoi dhe vepra publike si hane, çesma publike, kanale rregullues dhe lundrues etj.

Foto nga Shqipëria në 1928 të Teki Selenicës

Filed Under: Uncategorized

Njeriu, ndërgjegja, ndryshimi…

October 9, 2022 by s p

Agustin Mirakaj/

Ndërgjegja është ajo që i bën njerëzit e përgjegjshëm të ngrihen kundër shtypëse, kundër tiranëve dhe diktatorve. Sot jetojmë në një botë “të lirë” të kapur nga të kapurit e djeshëm. Liria është vegim. Kapja është fakt. Nënshtrimi është përditshmëri. E theme këtë sepse jam i bindur sepse të kapurit e djeshëm janë në krye të kësaj çorbe të prishur që sërviret përditë për konsumim masiv. Prandaj, ne duhet të kuptojmë se anti-drejtësia na ka prekur të gjithëve si juve atje në Shqipëri dhe neve këtej në mërgim. Drejtësi e munguar, drejtësi e mohuar. Juve atje nga politikanët mizantropë dhe ne këtej në mërgim nga shërbëtorët e politikanëve që marrin udhëzime e metoda sesi të udhëheqin diasporën me të njëjtën praktikë kapjeje, mashtrimi e nënshtrimi. Këtej në diasporë, mekanizmi servilist është i njësuar me ata të partisë n’atdhe. Ky mekanizëm i bën servilët të mbyllen në izolimin e vetvetes dhe të jenë servilë edhe pse janë në tokën e lirë Amerikane. Ata nuk e besojnë lirinë e tyre. Ky fakt më zgjon çdo mëngjes që të shprehem dhe të luftoj akoma më shumë dhe me të gjitha forcat për më të mirën e mundshme, dhe mos të jem peng si disa të tjerë që mendojnë se janë të lirë pa qenë të tillë. Një pakicë e vogël e burrave blihen dhe shiten kollaj. Tregti dinjiteti si tregti flamujsh do thoshte i madhi Ernest Koliqi. Ndergjegja e kësaj specie s’ka ndjeshmëri, ekzistenca s’ka të ardhme, morali është i rënë përtokë. Unë mendoj se lumturia nuk varet nga gjendja e jetës në të cilën na ka vendosur rastësia, por si rezultat i një ndërgjegjeje të pastër, mishërimit të vlerave, e besimit te liria dhe Zoti. Kur ndërgjegjja është e pastër, njeriu është i lirë, vjen momenti që qënia duhet të marrë një pozicion, pozicionin që ndjen se është i drejtë.

Vetëdija, ndërgjegja, vullneti i pavarur dhe imagjinatat krijuese na japin mundësinë për të kuptuar atë që quhet liri dhe dinjitet.

Fuqinë për të zgjedhur, për t’u përgjigjur dhe për të ndryshuar e ka ndërgjegja e njeriut të pastër e të lirë.

Midis heshtjes dhe përgjigjes ka një hapësirë ku në atë hapësirë ​​është fuqia për të menduar, analizuar, kërkuar, për të parë dritën, për të gjetur rrugën, për të marrë guximin drejtë lirisë. Unë jam i vendosur dhe asgjë, askush nuk mund të më izolojë mes mureve të ndonjë “burgu” fjale apo as një kasolle kashte e sistemit monist. Pa drejtësi nuk nga ndryshim.

Filed Under: Analiza

Eliminatoret e Euro 2024 – Shqipëria kërkon një biletë përballë Polonisë dhe Cekisë. Kosova pretendon vendin e parë, në përballje me “tradhëtarët” e Zvicrës

October 9, 2022 by s p

Përgatiti: Albano Kolonjari/

U hodh sot Frankfurt të Gjermanisë eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. Duke parë edhe kualitetet e lojtarëve duket se rivali kryesor për kuqezinjtë në këto eliminatore do të jetë Çekia. Tekniku në detyrë Edi Reja theksoi direkt nga Frankfurti në një lidhje direkt për “SuperSport” se:”Polonia dhe Çekia janë skuadra që i njohim dhe janë të vështira. Është një grup që do ta luajmë me të gjitha, mjafton të jemi mirë dhe mos të kemi dëmtime. Polonia është shumë e veshtirë, por Çekia mendoj që do të jetë kundërshtari ynë. Jemi të kënaqur disi sepse kemi evituar Anglinë, Italinë.”. Ende nuk dihet se kush do të drejtojë Shqipërinë në këto eliminatore pasi kontrata e Rejas skadon në muajin Nentor 2022 pas miqësores me Italinë. Presidenti Duka theksoi se në momentin e duhur do të ulet me trajnerin Reja për të diskutuar vazhdimësinë: “Këtu sot jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. “Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje, – tha Duka.

Përfaqësuesja e Kosovës mësoi edhe ajo emrat e kundërshtarëve për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”. Dardanët janë në Grupin I. Përballë tyre do të jenë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra. Interesant është fakti që skuadra zviceriane ka në gjirin e saj shumë lojtarë kosovarë të cilët kanë zgjedhur të luajnë për Zvicërën dhe do të jenë të detyruar të luajnë përballë vendëlindjes së tyre ose origjinës. Presidenti i FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës), në një lidhje direkte me SuperSport. “Zvicra? Ka shqiptarë në ekip, por edhe shqiptarë që jetojnë atje. Do të ketë spektakël, besoj se dëshira do të jetë më e madhe për fitore për të gëzuar edhe tifozët që do na mbështetin. Besoj shumë tek ekipi dhe djemtë. Kemi një grup shumë të mirë, djemtë janë në formë. Nuk ka asnjë short dhe grup të lehtë, por besoj shumë tek ekipi. Short korrekt dhe grup korrekt, patjetër që pres kualifikimin. Dua të dalim në vendin e parë në këtë grup. Besoj shumë që do të kemi sukses, pasi kemi atmosferë të mirë dhe dëshirë të madhe për të kualifikuar Kosovën në Euro 2024. Jam shumë i kënaqur me shortin. Kam besim te lojtarët dhe trajneri.

Filed Under: Analiza

FILONID DURRËSAKU – DIJETAR DHE MJEK ILIR -EMËR I NDERUAR NË ANTIKË

October 9, 2022 by s p

Duke bërë kërkime dhe hulumtime shkencore nëpër burime dhe literaturë të shumtë, në arkiva e biblioteka të ndryshme, ndeshëm edhe emrin e Filonid Durrësakut.-Filondidi ishte dijetar ilir i shquar në antikitet, që jetoi aty nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të parë të erës sonë.-Shquhej dhe nderohej nga bashkëkohanikët, si njëri ndër mjekët më të zotët të kohës.-Të dhënat dhe faktet e reja, të njohura e të panjohura, për këtë dijetar, shtrojnë para nesh një obligim dhe detyrë mjaft delikate, që të trajtojmë me paanësi, nderim e respekt, këtë pararendës të mjekësisë iliro-shqiptare.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies – Budapest

Studimi dhe njohja e traditës, përcaktimi i saj, nuk ka vetëm vlerë historike; nuk bëhet për treguar ndejnjën dhe krenarinë kombëtare, si qëllim në vete, por ngaqë e reja në shkencë, nuk lindë në hapsirë dhe kohë të zbrazët, por në vazhdimësi, aty ku nuk ka ndërprerje, ku çdo gjë është e trashëguar bez pas brezi duke sfiduar kohën dhe gjithçka që është munduar ta e shkatërroj apo shlyej atë. Kjo gjë, nuk e ngushton sferën e hulumtimeve dhe krijimeve shkencore në ditët e sotme; përkundrazi e zgjeron atë, duke i dhënë asaj një ngjyrim më të theksuar të autoktonisë dhe vazhdimësisë iliro-shqiptare në këto troje.

Shfrytëzimi dhe mbështetja në dëshmitë e burimeve të shkruara antike, bëri që shkencëtarët, pa hamendje të pranojnë në përgjithësi se, qytetet ilire, në kuptimin e vërtet të kësaj fjale, u themeluan aty kah fundi i shekullit të shtatë dhe fillimi i shekullit të gjashtë, para erës sonë. Qytetet më të njohura të kohës ishin: Durrësi [Durrahu], Ulqini, Shkodra [Scodra], Apollonia, Bylisi, Dimali, Antipatrea, Zgërdheshi [Albanapolisi], Lisi, Rizoni, etj, të cilat në periudhën e parë të ekzistencës së tyre, nuk ishin vetëm qendra të njohura tergtare, por, edhe si qendra të njohura kulturore dhe ushtarake. Pozicioni i tyre gjeografik, ishte shkaks, për një zhvillim të hovshëm të mardhënjëve ekonomike, bujëqsisë, tregtisë, kulturës dhe veprimtarive të tjera shoqërore. Kjo gjë mundësoi, një rritje të shpejtë të popullsisë, kështuqë u formuan qytete të pasuara dhe ndikim të madh në bregdetin e Adriatikut, por edhe në brendësi.

Trajtimi thelbësor i këtij problemi shkencor përbëhet nga momente të tilla të rëndësishme si ajo e shkencës dhe kulturës më të lashtë të Ilirisë dhe bartësëve të saj, porblemi i origjinës së Ilirëve dhe i gjuhës; organizimi ekonomik, shoqëror dhe politk i tyre, vendi dhe roli i tyre në botën antike dhe më në fund studimi i premisave që ata krijuan për shkenca të ndryshme, shoqërore, teknike dhe natyrore, në këtë rast, veçanërisht për mjekësinë, në Gadishullin Ballkanik, Mesdheun dhe Evropën në përgjithësi. Ekziston një arsye e veçantë që e bën ilirologjinë në përgjithësi dhe shkencat teknike e mjekësore ilire, në veçanti, të zënë një vend të rëndësishëm, në kuadrin e studimeve albanologjike, ngase shqiptarët jetuan e krijuan gjatë shekujve në një vazhdimësi të pandërprerë, që nga antika e lashtë, si trashëgimtarë e vazhdues të tyre në një rrafsh të ri më të lartë dhe më të zhvilluar. Është kultura e tyre, element shumë i rëndësishëm, i cili përcakton trashëgiminë e tyre historike, kulturore dhe shkencore, të shqiptarëve të sotëm, në trojet e tyre etnike.

Ilirët, si një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, kishin njohuri të thella shkencore në lidhje me natyrën, artin, ndërtimin dhe mjekësinë. Për pasojë, ata kishin mundësi të krijonin njohuri empirike shumëshekullore, në të gjitha sferat e jetës dhe veprimtarisë njerzore. Tashmë na janë të njohura zotësitë e Ilirëve, si mjeshtër të zotët dhe shumë të talentuar për ndërtimin e e veprave hidraulike prej guri; poashtu dalloheshin në përpunimin e pijeve alkoholike, nxjerrjen, përgaditjen dhe përpunimin e mineraleve; në teknikën e aplikimit dhe ndërtimit të bojrave, etj. 

Në këtë kohë shumë shpesh u zbatuan edhe komponimet organike, që u përfituan nga proçese të ndryshme të përpunimit të bimëve, që u ndodhën në viset e Ilirikut. Këto njohur, që të parardhësit tanë i kishin formuar, u përphapn edhe te popujt tjerë fqinjë dhe më largë. Dëshmi e fortë për këtë është etimologjia e shumë bimëve dhe emërtimet e tyre. Pikërisht, në këtë periudhë të antikitetit, jetuan dhe vepruan shumë djetar të shquar ilirë. Është mertië e dijetarëve ilirë, të antikiteti që arritën të tejkalojnë konceptet tradicionale të kohës, duke arritur rrezultate dhe zhvillime të reja shekncore, që ishte një përparim gjithsesi porgresiv në kulturën ilire.

Në fushën e mjekësisë antike, nga burime të kohës, përmenden dy emra të shquar. I pari është mbreti ilir Genti dhe i dyti Filonidi nga Durrësi! Derisa  Genti, është shumë i njohur si burrështetas ilir dhe strateg ushtarak, si mjek i shquar, ai shumë rrallë përmendet. Në brigjet e lumit Drini i Bardhë, rritet një bimë shumë e lashtë e qujatur Iris, e cila përdorej shumë në mjekësinë popullore! [Irisi, është emri mitologjik i Perëndisë së Ylberit]. Plini plaku, që ka jetuar në shekullin e parë të erës sonë, në veprën e tij: “Historia e natyrës” shkruan: “Irisi që vlerësohet shumë për cilësit shëruese … është ai i Ilirëve, që rritet në brigjet e Drinit të Bardhë”. Kjo bimë, është një simbol kuptimplotë i traditës së lashtë që përdroret në mjekësinë popullore; pra më tepër se sa për bukurinë e saj si lule, Irisi, përmendet burimet e shkruara antike! Genti, kishte njohuri të thella për bimët dhe mjekësinë popullore. Një bimë shëruese, e zbuluar nga ai, edhe sot e kësaj dite, mban emrin e tij, Gentiana. Kjo bimë që te populli shqiptar quhet edhe si sanëz ose barë zemre mban emrin e plotë në latinishte: Gentiana lutea, dëshrom se që në shekullin e dytë para erës sonë, shkenca mjekësore, jo vetëm ajo popullore, ishte mjaft e zhvilluar. Sikur Irisi ashtu edhe Gentiana janë elemente të një tradite të pashkruar, që është trashëguar brez pas brezi nga të parët tanë, ilirët, të cilët ishin njohës të mrekullueshëm, të natyrës dhe asaj që i rrehtonte.

Pas Gentit, historia antike, si emër të nderuar përmend edhe mjekun e njohur, Filonid Durrësakun [ose Filonidin nga Durrësi]. Të dhënat e para i hasim tek Stefan Bizantini, që ka jetuar në shekullin e katërt të erës sonë, në veprën e tij të njohur, të shkruar në greqishte: Mbi qytetet e popujve, i cili, thirret në një burim edhe më të vjetër, të marrë nga: Heren Filoni nga Jatrika, ku përmend, mjekur e njohur ilir, Filond Durrësakun.

Stefan Bizantini shkruan për mjekun ilir: “Filonid Durrësaku, mësimet e para i mori te Asklepiadi … ndërsa më vonë, në atdheun e tij, në Iliri, ai shkroi 45 libra, ku përshkroi përvojen e tij të suksesëshme në mjekimet e shumta”. Nga ky citat, ne nxjerrim përfundimin se, Filonidi mjeshtrinë e mjekut e mësoi pranë kryemjekut të famshëm, të kohës së antikitetit, Asklepiadi, i cili jetoi në vitet 128-65 para erës sonë, në Romë, ku zhvilloi veprimtarinë e tij dhe u bë shumë i njohur. Ndërsa burimi më i vjetër, Heren Filoni, të cilin e përmend, Stefan Bizantini, për Filondi Durrësakun shkruan: “Asklepiadi kishte si nxënës [student] Filonid Durrësakun nga Durrësi, Tit Aufidin nga Siçilia dhe Niko Akragantinin nga Athina”. Është me rëndësi të cekët, se burimet antike të shkruara, me saktësi përcaktojnë origjinën dhe qytetin e lindjes së Filonidit, si dhe pohojnë se ai, kryesisht shkroi studime mbi farmakologjinë dhe shumë sëmundje të ndryshme që ishin aktuale për kohën antike.

Filonid Durrësaku ka jetuar dhe punuar në Durrës, në qytetin e lindjes së tij, pra në atdheun e tij, duke ushtruar profesionin e mjekut, ku përvojen e tij shumëvjeqare në fushën e mjekësisë, ai e shkroi në veprat dhe librat tij, në pergamenë, të cilat janë zhdukur, sipas të gjitha gjasëve, me rastin e djegjes së bibliotekës së famëshme të Durrësit, gjatë pushtimit të këtij qyteti, nga gotët, të cilët shkatërruan çdo gjë që gjeten para vetës. 

Përpos Filonid Durrësakut, në burimet antike, përmenden edhe mjektë durrësak: Krotusi, i cili ishte skllav i liruar, dhe ka jetuar rreth shekullit të dytë të erës sonë; pastaj mjeku tjetër: Filologu, që merrej me okulistikë dhe ishte shumë i nderuar në kohën kur ushtronte profesionin e mjekut, poashtu rreth shekullit të dytë të erës sonë. Këta emra që ne cekëm më lartë, të nxjerrë nga burimet antike, janë vetëm disa nga ata qindra intelektual e shkencëtar të antikitetit që jetuan dhe verpruan në qytetin e Durrësit, të cilët me punën e tyre, dëshmuan kulturën dhe traditën e pandërprerë e cila në vazhdimësi ruhet edhe në ditët e sotme.

Filed Under: Politike

Shqip nëpër Gjithë Nju Jorkun dhe në online nga Alba Life, Ambasador i Kombit

October 9, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

“Viktimat e Gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”. Sami Frashëri

Nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan mbarë vitin mësimor akademik 2022-2023, nëpër gjithë Nju Jorkun, si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx, Online…

Në te gjitha shkollat shqipe Alba Life nëpër New York dhe në Online nxënësit u ulën në bangat e tyre për të mësuar GJUHËN SHQIPE. Vitin e ri akademik e filluam me Bronxin para katër javësh, në Qendrën “Illyria” siguruar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit. Duke parë se numri i shkollave është rritur vepruam me shumë kujdes dhe durim derisa morëm lejet nga Bordi i Edukimit për të mësuar Shqip në shkollat publike amerikane.

Disa nxënës që kanë vite që e vazhdojnë shkollën takoheshin me një mall të papërshkruar me njeri tjetrin, ata tregonin me dashuri dhe plot gëzim se ku i kishin kaluar pushimet verore. Disa krenoheshin me Tiranën, Ulqinin, Kosovën, Dibrën, Shkodrën, Sarandën, ndërsa disa të tjerë me vende pushuese rreth Amerikës.

Ajo që më bënte më shumë përshtypje në bisedat e tyre ishte gëzimi që u ndrinte në sytë e tyre për t’u takuar me shokët më të vjetër dhe për t’u prezantuar me të rinjtë.

Prindërit e rinj ishin shumë të interesuar që fëmijët e tyre të mësonin sa më shumë Gjuhën Shqipe. Më vjen keq tha një gjyshe që nuk e kam ditur më parë, kam humbur gati dy vjet kohë, ndërkohë mbesa e saj ishte 6 vjeçe. Mamaja e saj dukej që ishte shumë e etur për të mësuar shqip. E kam tmerr vazhdoi ajo, kur vajza ime nuk më flet me prindërit e mi në skype në shqip, ngase ata nuk kuptojnë qoftë dhe një fjalë anglisht. E vendosa së bashku me burrin që do ta çonim në shkollë shqipe për këtë vit mësimor dhe pasi përfundoi filloi një ngashërim me lot… U ndjeva shumë keq, e di mire se çdo të thotë largësia dhe moskomunikimi me gjyshërit nuk e kam për herë të parë që shoh ngashërime të tilla…

Të gjitha mësueset e perkushtuara i mblodhen si zogjtë plot cicërima pranë vatrës së Shkollës Shqipe.

Nuk ka më kënaqësi kur fëmijët shqiptarë mblidhen së bashku dhe kanë dëshirën e madhe për të mësuar shqip. Prindërit që i kanë sjellë dhe po i sjellin e dinë mirë se ata i dorëzojnë në duar mësuesesh plot përvojë dhe të zonjat në profesion. Shkolla Shqipe “Alba Life” është një shkollë serioze, me autoritet që jo vetëm ju mëson nxënësve Gjuhën Shqipe, por dhe i përfshin në mjaft aktivitete kulturore dhe artistike. Ne kryejmë pesë aktivitetet të shoqeruara me koncerte në skenë si për festën e Flamurit, të fundvitit, Pavaresine e Kosoves, 7 Marsit dhe të perfundimit të shkollës me Festival te shkollave Shqipe “Alba Life, të cilat janë nga më mbresëlënëset dhe më kuptimplotet pasi nxënësit njihen më shumë me historinë e Kombit dhe ndihen më pranë vendit të të parëve të tyre. Ja, që sot Bronxi filloi provat për Festën e Flamurit duke kënduar Himnin Kombëtar si: Rreth flamurit të përbashkuar/ Me një dëshir` e një qëllim/ Të gjith` atij duk` ju betuar/ Të lidhim besën për shpëtim/ Prej lufte veç ai largohet/ Që është lindur tradhëtor/ Kush është burrë nuk friksohet/ Po vdes, po vdes si një dëshmor!

I degjoja me shumë vëmendje dhe kënaqësi pasi të pakten këto mësuese të apasionuara arrijnë të ulin numrin e asimilimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë sepse sic thotë Rilindasi I shquar Sami Frashëri: “Viktimat e Gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës”.

Fillimi i vitit akademik 2022-2023 është një sukses për Shkollat Shqipe çka të kujton thënien e popullit se fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Dyertë e shkollës Shqipe “Alba Life” janë të hapura dhe ne i mirëpresim cilindo që dëshiron të gjej kohë dhe të mësojë SHQIP!

8 Tetor, 2022

New York

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT