• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2022

TRILUSSA OSE MAKS RAKIPAJ

October 26, 2022 by s p

Visar Zhiti/

…ngjajnë edhe si portrete poeti italian, satiristi i njohur Salustri, mjafton ta lexojmë pak mbrapsht me rrokje mbiemrin e tij dhe del Trilussa dhe, po ta lexojmë edhe ca më mbrapsht poezinë e tij, na del Maks Rakipaj, përkthyesi në shqip, po aq hokatar dhe ngacmues me dashamirësi… Ata ngjajnë dhe në humor, pra dhe në shpirt.

Maksi e rikrijoi Trilussa-n, nga dialekti roman i italishtes e kaloi në tironçen tonë, prapë e folur kryeqyteti, me trille gjuhësore, përshtati emrat dhe vendet dhe situatat, karakteret, aq sa po të përkthehet Trilussa i Maksit në italisht, del një Maks Trilusë shqiptar po aq i bukur.

Kur shikoja statujën e Trilussa-s në Romë, andej buzë lumit Tevere, mua më dilte parasysh Maksi, miku im dhe në burg, aq sa i thosha statujës: ç’kemi bashkëvuajtës? Ndoshta nga që vuajmë njësoj, edhe kur qeshim…

Me rastin e 151 vjetorit të lindjes së Poetit, mora siç është zakoni, pa leje nga fb i Maksit vetëm këtë fletë:

MAkS RAKIPAJ

Kalendari poetik: Carlo Alberto Camillo Salustri 1871-1950

I njohur me pseudonimin-anagramë Trilussa, poet, shkrimtar dhe gazetar italian. U bë i njohur me poezitë e tij satirike në dialektin romanesk; unë kom gadit në dialektin tiranesk 225 poezi, fabula dhe sonete nga Trilussa. Ja një fabul nga i madhi Trilussa në 151 vjetorin e lindjes së Tij:

GREVTHYESI

Nji Kal karroce, pri pleqnis,

shkojte rrugës tuj rrëshkit,

grev do boj, i tha pronarit,

ose m’shto tagjin e barin;

por pronari, shum kurrnac:

-Nji grevthys, -tha, -do thërras.

Thirri Mushkun, ky tha jo,

-S’un ja boj kalit kët gjo,

-Kolt e tjer, po e murën vesh,

mu t’shkretin m’bojn përshesh…

Pronari, me gjet dermon,

-Hajt pra, tha, po mor Gamor.

-Miqt e mi s’i hudh përtok,

Kalin, Mushkun i kom shok,

Ene j’gjo: -ti mu kaptinën ma njef,

s’m’dhe me hongër, me shkelma t’boj telef…

Shokët un s’kam si tradhtoj,

Nji kaptin kina, menojm njisoj.

S’kom rrug qetër, po mor noj Rob,

ky bo grevthysin me qef t’modh,

për nji grosh, vllain e shet,

jipi dy: pronar’n e vet,

vje nji dit t’gjithve ja dredh,

me vlla, pronar, parti e shtet.

_______

gaditi kahone Maksim Rakipaj

Filed Under: Kulture

Artisti Ylli Baka, viziton Uashington DC dhe kujton me resepkt VATREN

October 26, 2022 by s p

Merita B. Mccormack/

Ylli Baka, artisti i mirenjohur shqiptar ndodhej ne Washington DC per te marre pjese ne nje dasem shqiptaro amerikane dhe pati rastin te takohej edhe me perfaqesues te Vatres.
Ne Washington DC ai ngriti peshe dhe ndezi atmosferen artistike ne gezimin e nje dasme shqiptaro-amerikane. Amerikani qe drejtoi banketin, qartazi nuk e njeh gjuhen shqipe, por ama nuk ngaterroi asnje germe kur permes fjalise ne anglisht lajmeroi se mbremja kishte nje surprize dhe njoftoi se aty sapo kishte mberitur nga Shqiperia, Ylli Baka, artisti I mirenjohur dhe I shume dashur prej shume personash. Ate sjellje e realizuan prindrit e dhendrrit, Valbona dhe Adhurim Selimaj , vlonjatet e mirenjohur ne komunitetin shqiptar ne kete zone.
Kur Ylli hyri me mikrofon ne dore nga ana e salles dhe filloi te kendonte “Jam fisnik den baba den”, nuk mbeti njeri pa u integruar ne kercim apo kendim, pavaresisht kombesise. Artisti i dashur dhe i talentuar megjithese kishte udhetuar gjate, dukej sikur ishte clodhur e gati per te rindezur cdo pjese muzikore, sipas radhes.
Ne nje moment pushimi u takuam e biseduam pak. Mesova se ai nuk e diskutoi fare kur i kerkuan nese mund te vinte ne kete dasem kaq larg ne Amerike. Posacerisht pra. E kam bere disa here tha. E ndjen artisti mallin dhe dhembshurine e shqiptareve ne mergim dhe ju sjell sado pak gezim e cmallje. E pyeta nese ishte lodhur, jo me tha. Vijme per gezim. Ai me dashamiresi kujtoi edhe vizitat e meparshme ne Qender te Vatres ne Nju Jork dhe ne deget e Vatres ne shtetin e Florides. Artisti rikujtoi se i ishte ndjere i gezuar qe preku historinë e shquar të shqiptarëve të Amerikës, veçanerisht të Vatrës Shqiptare të Amerikes, që luajti rolin e shtetit të munguar shqiptar. Artisti kujtoi me shume respekt e nderim te ndjerin Dalip Greca, ish kryeredaktori i Diellit dhe VATRAN i perkushtuar. Ylli shprehu keqardhjen dhe ngushellimet e tij me kete rast.Pastaj biseda vazhdoi me kujtimet nga vizita ne Vater ne vitin 2018, ku diskutuan mes shume gjerave edhe per Banden Muzikore te Vatres.
Kur e pyeta se kur u shenua shperthimi i tij si yll i muzikes me tregoi se ka shume vite por megjithe fillimet e hershme, 2004 ishte viti qe e beri shume te njohur . Pra rreth dy dekada ne skene kombetare dhe mbetet sikur e ke nje mik te veter, te njohur prej shume kohesh.
Bisedat vazhduan nga tema ne teme, dhe Ylli na pergezoi per ngrohtesin e shfaqur por edhe per komunitetin e mire e te forte qe kemi krijuar. E falenderuam qe na solli pakez memedhe ne nje dasem dhe i uruam rrugen e mbare.
Artisti, kur mesoi se une isha nga Cangonji, me tha se kishte shkruar nje kenge per Devollin dhe devollinjte por se nuk ka dale akoma. E falenderova! E pyeta si i qemton fjalet dhe gjetjet. Me tregoi se vlereson takimet ne person dhe ato behen frymezim.
Prania e Yllit ne dasem e ndezi atmosferen dhe zjarri i gezmit qofte i gjate e pashterrshme. Yllit i faleminderit per artin dhe per resepektin ndaj Shqiptarise e ndaj VATRES , familjes qe na ftoi ne dasem ju faleminderit, e cifti i ri me trashegime!

Filed Under: Komunitet

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Organizativ për shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

October 26, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 26 Tetor 2022/ Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u themelua Këshilli Organizativ për shënimin e Njëqindedhjetë Vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në këtë përbërje:

1. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2. Koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar; zëvendës kryesues;

3. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

4. Përfaqësues, Zyra e Kryeministrit, anëtar;

5. Ministri i Mbrojtjes, anëtar;

6. Ministri i Punëve të Brendshme, anëtar dhe

7. Ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal; anëtar.

Sipas vendimit të miratuar, ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:

8. Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;

9. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;

10. Përfaqësues, Protokolli i Shtetit, anëtar; dhe

11. Përfaqësues, Sekretariatit Koordinues Ndër Qeveritar, anëtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt, të 102-tën me radhë. Në mbledhje, mes tjerash, u bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe u miratua nisma për negocim të Marrëveshjes më Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

MANIFESTA 14, KOSOVA DËSHMOI EDHE NJË HERË POTENCIALIN QË E KA

Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti sot në mbledhjen e 102-të të Qeverisë së Kosovës:

Të nderuar kabinet qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Jemi krejt në fund të muajit tetor, i cili sjell edhe përmbylljen e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore evropiane të organizuara për herë të parë në Kosovë.

Me organizimin e Bienales Ndërkombëtare Manifesta 14, dëshmuam edhe njëherë potencialin që e ka vendi ynë.

Ky ishte një edicion i suksesshëm, i cili mundësoi që për 100 ditë radhazi qytetarët tanë të shijojnë art dhe program artistik të pasur, ndërkaq pati ndikim tejet të mirë në promovimin e Kosovës në botë.

Manifesta 14 Prishtina solli artistë të artit bashkëkohor ndërkombëtar, vendor në Prishtinë ndërsa përmes vizitorëve të shumtë, duke pasur ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

Transformimi i hapësirave publike dhe aktivizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor, janë vetëm disa nga efektet pozitive, që i ka sjellë vendit tonë Manifesta.

Andaj, shfrytëzoj rastin që ta ftoj gjithsecilin prej juve, që në këto pak ditë, të cilat kanë ngelur deri te mbyllja e bienales nomade Manifesta pra, t’i vizitoni intervenimet artistike në lokacionet e ndryshme të Bienales.

Janë 25 sosh dhe janë pak ditë, mirëpo mbresat ngelen të paharrueshme.

Përveçse në art dhe në kulturë, tetori na ishte një muaj i shënuar edhe në sport, sidomos në arenën ndërkombëtare. Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Budva. Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që u mbajt në Abu Dhabi. Ndërkaq, xhudistja Loriana Kuka e mori medaljen e bronztë. Kurse, Laurina Gashi, me medaljen e saj të artë në Kupën Evropiane për Kadete, na premtoi se e ardhmja e vendit tonë në xhudo është po aq e ndritur sa e tashmja, me të cilën tashmë jemi mësuar. Kjo na bënë edhe më të lumtur që në fund të muajit të kaluar në Qeveri miratuam programin 12 milionësh, “Kosova, shtet i xhudos”, që synim ka mbështetjen institucionale për këtë sport dhe masivizim e tij.

Suksese e histori u shënuan edhe në sporte tjera. Ballkani i Suharekës na dha shijen e fitores së parë të një ekipi nga Kosova në garën e futbollit ndërkombëtar, UEFA Conference League. Ndërkaq, përmes kualifikimeve të njëpasnjëshme në tournamente të mëdha ndërkombëtare, suksese po shënohen edhe në sportet elektronike.

Duket se nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bënë që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë, por qeveria jonë i mbanë ata gjithmonë në mendje, kurse në politikëbërjen tonë, në qendër.

Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm, prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre.

Ju faleminderit të gjithë atyre artistëve e sportistëve, njerëzve të kulturës, të cilët po kontribuojnë brenda vendit tonë e jashtë vendit tonë për vendin tonë.

Filed Under: Sociale

Hapet shkolla shqipe në Rümlang të Kantonit të Zyrihut

October 26, 2022 by s p

Vazhdojnë sukseset e «Shkollës Shqipe» në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. A ka gëzim më të madh kur i sheh këta fëmijë, të buzëqeshur, të lumtur me abetare në duar. 

Ein Bild, das Person, stehend, darstellend, Gruppe enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Mësuesja Qefsere Sejdiu së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Rümlang të Zyrihut

Dje, e hënë, datë 24 tetor 2022 hapi dyert edhe shkolla shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi e pikës shkollore në Rümlang të Zyrihut dhe dhjetëra pikave shkollore ku prindër dhe mësues u bënë bashkë me qëllim që  të hapet pika shkollore sa më afërm këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë dhe i vijojnë mësimet në shkollën e vendit në këtë rajon. Mësimi zhvillohet çdo të hëne nga ora 16:00 -18:30, ku Medini, Burhani, Jora, Aroni, Alisa, Xhensila, Saranda, Rejhani, Sara, Almini, Lorisi, Rinesa, Lea, Selina dhe Era ju bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tjerë, t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.

Ein Bild, das Boden, drinnen, Raum, Fenster enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Të gjithë kanë arsye të buzëqeshin, nxënës, prindër, mësues, sepse i shoqërojnë fjalët që mrekullueshëm tingëllojnë, ora e mësimit në gjuhën shqipe ka filluar!

Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe i ngjasonte një çerdheje të vogël në vendlindje. Një copëzë e atdheut shpërndahej nëpërmjet teksteve shkollore “Gjuha dhe kultura kombëtare. Në fytyrat e prindërve shihej qartë gëzimi se tani fëmijët e tyre jo vetëm që do të mësojnë edhe shqip, por edhe e kanë afër shkollën shqipe. Gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim sa më të afërt e treguan edhe në mbledhjen e prindërve në mbrëmjen e kësaj të hëne, ku ata vullnetarisht zgjodhën edhe kryetaren e Këshillit prindëror znj. Burbuqe Elmazi, e cila së bashku me prindërit tjerë do të angazhohen jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve por edhe rreth aktiviteteve të lira. 

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Filed Under: ESSE

Në Gjurmë të Historisë së Popullit Tonë

October 26, 2022 by s p

Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. organizoi shfaqjen e filmit dokumentar, Kapedanët e Gorës dhe Nën Komiteti i Fshehtë, “Beselidhja Gorare 1906”. Filmi u pergatit  dhe sponsorizua nga publicisti  i njohur dhe ish deputeti i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqiperisë,  z.Koçi Tahiri, njëkohsisht edhe Kryetar i Shoqatës “Besëlidhja Gorare 1906”.  Qëllimi i shfaqjes së filmit  ishte  njohja me kapedanët e Gorës, promovimi i  traditave, historisë dhe kulturës së popullit tonë, si trashigëmi për brezin e ri.  

Në këtë aktivitet morën pjesë, kryetari i nderit të shoqatës, Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”z. Bashkim Shehu, Ish Gjeneral Major i forcave të armatosura të Republikës së Shqiperisë, z. Armando Vilçani, ligjevënesi i qarkut te  Westerchester,  z. David Tubiolo, përfaqesuses të shoqatës se Plavës dhe Gucise, aktivisti i njohur  z. Esad Gjonbalaj si dhe pjesmarrës të tjerë të komunitetit shqiptar ne NY, Texas dhe Virginia .

Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga Znj. Alketa Veshi, njëkohsisht edhe sekretare e shoqatës. Në hyrje të fjalës së saj  theksoi : Ne nje nga qendrat me te medha boterore, ne Manhattan, promovohet nje film dokumentar shqiptar me vlera historike dhe kulturore.

Ajo ia dha fjalen z. Imer Laçaj, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. Ai foli për veprimtarinë e publicistit Koçi Tahiri dhe theksoi se, Zoti Tahiri përkrahu lëvizjen demokratike në Shqiperi, që  në fillimet e para të viteve 1990.Ai ishte një nga nismëtarët e parë, dhe themelues i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Shqiperisë . Z.Tahiri është zgjedhur kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqiperisë për Bujqësinë, anëtar i Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, si dhe Kryetar i Sindikatave të Bujqëve dhe të Fermerëve Privatë të Shqiperisë.” Ai ka qënë  gjithashtu deputet i kuvendit të Republikës së  shqipërisë në legjislaturën e viteve 2017-2021. Ai është shpërblyer me shumë medalje nga organizata të ndryshme brenda e jashtë vendit. Zoti Tahiri ka botuar rreth 15 libra me tematika të ndryshme. Ai është aktualisht kryetar i  shoqatës “Beselidhja Gorare 1906”, me të cilën shoqata jonë do të bashkëpunojë vazhdimisht në të ardhmen. Për punën e bërë Zoti Koçi Tahiri është dekoruar me Medaljen e lartë “Pishtari i demokracisë.”

Pastaj moderatorja, ia dha fjalen Z. Koci Tahiri. Ai foli për përpjekjet që janë bërë për realizimin e këtij filmi dokumentar, duke theksuar, puna dhe studimi i këtij dokumentari është bërë në mënyrë hierarkike,  në hulumtimin e të dhënave historike nga arkivat e vendit dhe të  Manastirit,  evidentimin e informacioneve  historike, duke bashkëpunuar me historianë të njohur të vendit tonë,  si edhe,  nga intervista me banorë të zonës së Gorës.  Roli i Kapedanëve të Gorës në historinë e popullit tonë ishte trajtuar ndryshe nga realiteti dhe ishte i fshehur.Prandaj,  është dashur të kryhet një punë e madhe evidentuese dhe e saktë , me qëllim që historia të njihet ashtu siç është, me të vertetat dhe ngjarjet e ndodhura.

 Në vazhdimësi u shfaq filmi “ Kapedanët e Gorës”. Ai  tregonte rreth perpjekjeve të tyre për të ndihmuar të varferit e këtyre zonave , si  edhe mbrojtjen e vlerave historike të Gorës.  Filmi shpjegon se si keta kapedanë të Besëlidhjes Gorare u lidhën me Mihal Gramenon e Themistokli Gërmenjin për të mbrojtur vlerat e gjuhës Shqipe dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në këtë krahinë. Besëlidhja Gorare bëri hapa shumë të rendësishme dhe bashkëpunoi ngushtë me Ҫerçiz dhe Bajo Topullin në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë në Jug,  ndaj pushtuesëve dhe sundimit otoman. Ajo bashkëpunoi  me patriotë të tjerë deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më  28 Nentor të  Vitit 1912.

Besëlidhja Gorare është dekorur me urdhërin “Kalorësi i Skenderbeut” nga ish Presidenti i Shqipërisë  Bujar Nishani, si  dhe medaljen  “Krenaria e Bashkisë Maliq” nga kryetari i Bashkisë, z. Gëzim Topçiu.

Në fund të filmit, shoqata Shqipetaro-Amerikane Skenderbej i dha një çertificatë mirënjojhe Z. Koçi Tahiri me motivacionin: “Për kontributin e shquar patriotik në evidentimin, ruajtjën dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore të popullit tone, veçanarisht të krahinës së Gorës, qarku Korçë. Ҫertifikata u dorëzua nga Kryetari i Nderit të shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” z. Bashkim Shehu.

Në emër të shoqatës Besëlidhja Gorare, Z. Koçi Tahiri, u dorëzoi çertifikatë mirënjohje Z. Armando Vilçani dhe Vladimir Milloshit, të pranishëm në këtë aktivitet, duke i falenderuar  jo vetëm si pinjolle të Kapedanëve të Gorës por edhe  për punën që kanë bërë në interes  të popullit, si bijë të këtyre zonave.  

Zoti Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkise së Maliqit ,dergoi një mesazh falenderimi Shoqatës Shqiptaro Amerikane “ Skenderbej” për aktivitetin e organizuar.Ai u lexua nga anëtari i kryesisë së Shoqatës dhe ideatori i organizimit të këtij aktiviteti zoti Adrian Tahiri.   

Pas filmit , pjesëmarrësit,  festuan promovimin në katin e 22-të ( Roof top party) me ushqim të përgatitura nga pronari i restorantit dhe mik i shoqatës sonë, bisnesmenit të  suksesshëm z. Zamir Vejuka dhe vëllait të  tij z.Myzafer Vejuka. U krijua një atmosferë vertet festive dhe emocionale.Antarët e shoqatës tonë dhe pjesëmarresit këndonin shqip e kercenin vallet e bukura shqipëtare, në lartesitë e gradaçielëve të Manhattenit, me peizazhin mahnitës të Empire State Building përpara, dhe ndertesave të tjera të larta që rrethojnë restorantin ku u zhvillua aktiviteti.Ata kaluan momnente tepër të gezueshme dhe të paharruara, në biseda të lira shoqërore,  në një takim tepër mbreselënës në “zemër” të Manhattenit.

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”. NYC Më 24 Tetor 2022

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT